Category: Lajme

  • Gjest fantastik nga Diomandé, sulmuesi i Realit u jep para tifozëve në Bregun e Fildishtë

    Gjest fantastik nga Diomandé, sulmuesi i Realit u jep para tifozëve në Bregun e Fildishtë

    Gjest fantastik nga Diomandé, sulmuesi i Realit u jep para tifozëve në Bregun e Fildishtë

    Yan Diomandé e ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me paraqitjet në fushë, por edhe me një gjest human gjatë grumbullimit të Kombëtares së Bregut të Fildishtë.

    Sulmuesi i Real Madridit është filmuar duke shpërndarë para për tifozët e rinj që kishin shkuar për të ndjekur stërvitjen e përfaqësueses së tyre, shkruan “SOOFOOT”, përcjell “Gazeta Express”.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet 19-vjeçari duke iu afruar tifozëve dhe duke u dhuruar para.

    Njëri prej tyre ka treguar se Diomandé i kishte dhënë edhe ushqim, një shportë me fruta dhe 10 mijë franga CFA, që vlejnë rreth 15 euro.

    Ky veprim është pritur me shumë simpati nga tifozët, të cilët e kanë vlerësuar afërsinë e futbollistit me bashkëkombësit e tij.

    Diomandé po kalon një periudhë shumë të mirë në karrierë dhe është kthyer në një prej emrave të rinj më të komentuar të futbollit afrikan.

    Ai ndodhet me kombëtaren për dy përballjet ndaj Gambisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Afrikës 2027.

    Burimi: Insajderi

  • Amazing gest from Diomandé, Real Attacker gives money to fans in Ivory Coast

    Yan Diomandé has attracted attention not only with performance in the field but also with a human gesture during the gathering of the Ivory Coast National.

    Real Madrid attacker has been filmed distributing money to young fans who had gone to attend their representative’s training, writes ʹ SOFOOTT, I follow the newspaper Express.

    In a video published on social networks, the 19-year-old is seen approaching fans and donate money.

    One has shown that Diomandé had been given food, a basket of fruit, and 10,000 CFA francs, worth about 15 euros.

    The move has been met with great sympathy by fans, who have appreciated the proximity of footballer to his countrymen.

    Diomandé is going through a very good career and has become one of the most popular young names of African football.

    It is located with the national for two confronting Gambi, within the qualifications for the 2027 Africa Cup.

    Source Layer: Insander

  • Klekovski në Qendrën Klinike Stomatologjike "Shën Panteleimon": Mbi 40 milionë denarë të investuar në modernizimin e klinikës

    Klekovski në Qendrën Klinike Stomatologjike “Shën Panteleimon”: Mbi 40 milionë denarë të investuar në modernizimin e klinikës

    Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot vizitoi Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare „Shën Panteleimon“ në Shkup.

    Gjatë viteve 2025 dhe 2026, në klinikë janë investuar mbi 40 milionë denarë për modernizimin e pajisjeve dhe për krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe punonjësit.

    Siç thonë nga Ministria e Shëndetësisë, vëmendje e veçantë i është kushtuar ordinancës për anestezi të përgjithshme, e cila është rinovuar tërësisht dhe është pajisur me pajisje shtesë. Në këtë ordinancë marrin trajtim profesional personat me aftësi të kufizuara, fëmijët që nuk mund të bashkëpunojnë gjatë trajtimit, si dhe pacientët me dentofobi të theksuar (frikë të theksuar nga trajtimi stomatologjik).

    “Mbi 40 milionë denarë të investuar brenda dy viteve përbëjnë një investim të konsiderueshëm në shëndetësinë publike stomatologjike. Ky është rezultat i mbështetjes nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit Shëndetësor, por edhe i angazhimit të udhëheqësisë së klinikës. Kur mjetet financiare shpenzohen në mënyrë të dedikuar dhe sipas qëllimit të përcaktuar, kjo reflektohet në çdo ordinancë: përmes pajisjeve më moderne dhe kushteve më të mira për pacientët dhe punonjësit”.

    “Përkundër faktit se një pjesë e shërbimeve stomatologjike ofrohen edhe nga institucionet private shëndetësore, është e domosdoshme të kemi një sektor publik stomatologjik të fuqishëm, veçanërisht duke pasur parasysh se ky institucion është institucion shëndetësor terciar, ku arsimohen dhe aftësohen stomatologët e ardhshëm”, deklaroi ministri Klekovski.

    Ai theksoi në veçanti rëndësinë e ordinancës për anestezi të përgjithshme.

    “Për një fëmijë me aftësi të kufizuara, edhe ndërhyrja më e thjeshtë stomatologjike shpesh mund të realizohet vetëm nën anestezi të përgjithshme. Për këtë nevojitet një hapësirë e sigurt, pajisje adekuate dhe ekip i trajnuar profesionalisht, të cilat sot janë në dispozicion këtu”.

    “Kjo dëshmon se edhe me mjete financiare relativisht të kufizuara, të investuara në vendin e duhur, mund të zgjidhen sfida të rëndësishme. Familjet vijnë nga të gjitha pjesët e vendit për të përfituar nga ky trajtim. Prandaj, hapi i ardhshëm duhet të jetë decentralizimi, në mënyrë që ky shërbim të jetë më pranë pacientëve”, tha Klekovski.

    Drejtoresha e Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare „Shën Panteleimon“, prof. dr. Julijana Nikollovska, theksoi se gjatë çdo procesi të prokurimit, në fokus janë nevojat e pacientëve.

    “Brenda vetëm një viti e gjysmë kemi realizuar ndryshime të dukshme. Këtë e kemi arritur falë mbështetjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimit Shëndetësor, si dhe përmes menaxhimit të kujdesshëm dhe kursimeve të brendshme. Jemi veçanërisht krenarë për ordinancën për anestezi të përgjithshme, e cila është e vetmja e këtij lloji në vend në nivelin terciar të kujdesit shëndetësor. Synimi ynë është të sigurojmë kujdes shëndetësor stomatologjik të qasshëm, të sigurt dhe dinjitoz për çdo pacient”, deklaroi Nikollovska.

  • Klekovski at the Stomatology Clinical Centre “ Saint Pantelimon”: Over 40 million denars invested in clinic modernisation

    Health Minister Sasho Klekovski, today visited the University Clinical Stomatological Centre . Shan Pantelimon in Skopje.

    During 2025 and 2026, over 40 million denars have been invested in equipment modernisation and creating better conditions for patients and employees.

    As they say from the Ministry of Health, special attention has been given to the orientation for general anesthetics, which has been completely renovated and equipped with additional equipment. In this setting, professional treatment is received by disabled people, children who cannot cooperate in treatment, as well as patients with pronounced dentophobics (funded by dentist treatment).

    Over 40 million denars invested within two years constitute a considerable investment in the public dentistry health. This is the result of support from the Health Ministry and the Health Insurance Fund, but also the commitment of the clinic leadership. When financial resources are spent in a dedicated and defined way, this is reflected in any orientation: through more modern equipment and better conditions for patients and employees.

    Despite the fact that part of the dentist’s services is offered also by private health institutions, it is necessary to have a powerful public dentistry sector, especially given that this institution is a terciar health institution, where future dentists are educated and capable, said Minister Klekovski.

    He particularly stressed the importance of orientation for general anesthetics.

    For a disabled child, even the simplest dentistic intervention can often be accomplished only under general anesthesia. This requires a safe space, adequate equipment and professionally trained team that are available here today.

    This proves that even with relatively limited financial means invested in the country, significant challenges can be resolved. Families come from all parts of the country to benefit from this treatment. Therefore, the next step should be decentralisation, so that this service is closer to patients, Klekovski said.

    Director of University St. Pantelemon Clinical Centre, prof. Dr. Julijana Nikollovska stressed that during any procurement process, the needs of patients are in focus.

    Within just a year and a half, we have made significant changes. We have accomplished this thanks to the support of the Health Ministry and Health Insurance Fund, as well as through careful management and domestic savings. We’re especially proud of the general anesthesia, which is the only of its kind in the country at the health care level. Our goal is to provide accessible, secure and dignified dentist care for each patient, Nikolovska said.

  • Deputetët vonohen gjysmë ore pas pauzës, shtyhet seanca për nesër

    Deputetët vonohen gjysmë ore pas pauzës, shtyhet seanca për nesër

    Deputetët vonohen gjysmë ore pas pauzës, shtyhet seanca për nesër

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vendosur ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare, pasi deputetët nuk u kthyen me kohë në sallë pas pauzës.

    Haxhiu ka reaguar ndaj vonesës prej gjysmë ore, duke vlerësuar se është e pamundur të vazhdohet puna e Kuvendit në këto rrethana.

    Në momentin kur ishte paraparë rifillimi i seancës, në sallë ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së dhe LDK-së, si dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Për shkak të mungesës së deputetëve, kryetarja Haxhiu ka vendosur që vazhdimi i seancës të shtyhet.

    Në rend dite për seancën e sotme ishin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni për energjinë, si dhe diskutimi për Ligjin për Gjykatën Speciale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • MPs delayed half an hour after pause, sessions postponed for tomorrow

    Kosovo Assembly Speaker Albulen Haxhiu has decided to postpone the continuation of today’s plenary session, as MPs did not return to the hall in time after the pause.

    Haxhiu has reacted to the half-hour delay, assessing that it is impossible to continue the work of the Parliament under these circumstances.

    At the moment when the relaunching of the session was envisioned, there were only a few PDK and LDK deputies in the hall, as well as only two deputies of the Vetevendosje Movement.

    Due to the lack of MPs, Mayor Haxhiu has decided that the session’s continuation will be postponed.

    In order of days for today’s session were four international agreements, interrecisance with Health Minister Arben Vitita, the energy motion, and the discussion of the Special Court Law.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kryetari i Gjykatës Administrative takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për bashkëpunimin dhe sfidat e institucionit

    Kryetari i Gjykatës Administrative takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për bashkëpunimin dhe sfidat e institucionit

    Kryetari i Gjykatës Administrative takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për bashkëpunimin dhe sfidat e institucionit

    Kryetari i Gjykatës Administrative të Kosovës, Kreshnik Kaçiu, ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

    Gjatë takimit u diskutua për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Administrative, sfidat me të cilat përballet ky institucion i ri, si dhe rolin e tij në trajtimin e çështjeve nga fusha e drejtësisë administrative.

    Kryetari Kaçiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke vënë në pah prioritetet dhe angazhimin e Gjykatës për përmbushjen e mandatit të saj.

    Nga ana tjetër, shefi i EULEX-it, Antero Lopes, e vlerësoi themelimin e Gjykatës Administrative si një vendim të nevojshëm për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë e misionit evropian për të mbështetur punën e këtij institucioni.

    Në fund të takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në përputhje me mandatet dhe kompetencat përkatëse.

    Burimi: Insajderi

  • Administrative Court Chairman Meets EULEX Chief, Discusss Co-operation, Challenges of the Institute

    Kosovo Administrative Court Chairman Kreshnik Kaciu has hosted the European Union’s Mission for Rule of Law in Kosovo ( EULEX, Antero Lopes.

    During the meeting, the Administrative Court’s organisation and operation were discussed, the challenges facing this new institution, as well as its role in handling issues from the field of administrative justice.

    Mayor Kaciu stressed the importance of inter-institutional co-operation, highlighting the tribunal’s priorities and commitment to fulfilling its mandate.

    On the other hand, chief of EULEX, Antero Lopes, praised the establishment of the Administrative Court as a necessary decision for Kosovo and expressed the European mission’s readiness to support the work of this institution.

    At the end of the meeting, the two sides expressed readiness for continued communication and co-operation in the future, in line with relevant mandates and competencies.

    Source Layer: Insander

  • Musmurati: Ministria e Financave ende pa përgjigje për kredinë 74 milionë euro për kompaninë e pastrimit

    Musmurati: Ministria e Financave ende pa përgjigje për kredinë 74 milionë euro për kompaninë e pastrimit

    Musmurati: Ministria e Financave ende pa përgjigje për kredinë 74 milionë euro për kompaninë e pastrimit

    Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se Ministria e Financave ende nuk i është përgjigjur kërkesës për kredinë prej 74 milionë eurosh për kompaninë e pastrimit, me qëllim të stabilizimit të situatës.

    E ftuar në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, Musmurati ka thënë se, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, deri më tani nuk kanë marrë përgjigje nga kjo ministri.

    Ajo ka pretenduar se situata është duke u politizuar, ndërsa theksoi se pasojat e kësaj gjendjeje po i vuajnë qytetarët. /Klankosova.tv

  • Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

    Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

    Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se procesi i amandamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara do të nisë të hënën dhe pritet të përfundojë brenda dy javësh.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Çitaku ka thënë se pas përfundimit të ndryshimeve të propozuara, ligji do të rikthehet në Kuvend për votim.

    Çitaku ka falënderuar deputetët që votuan për këtë nismë, duke e cilësuar votimin si dëshmi të pjekurisë politike dhe vullnetit kombëtar për t’u bashkuar rreth vlerave që, sipas saj, përfaqëson Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    “Faleminderit të gjithëve, të cilët me votën e tyre sot e demonstruan edhe njëherë një shkallë të lartë të pjekurisë politike dhe vetëdijes kombëtare. Ne jemi subjekte të ndryshme politike, mirëpo është e rëndësishme që në momentet kur na e kërkon historia dhe atdheu, ne dimë të bashkohemi rreth vlerës më sublime që e ka prodhuar kombi ynë në shekullin e fundit: Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Çitaku.

    Ajo ka theksuar se ligji nuk është nismë e një partie të vetme politike, por produkt i Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke paralajmëruar se procesi i ndryshimeve do të nisë menjëherë pas votimit, transmeton Klankosova.tv.

    “Ky ligj nuk është për PDK-në, nuk është për partitë politike, ky ligj nuk është vetëm i PDK-së, është ligji i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili po besojmë që do të kalojë sot. Edhe faza e amandamentimit do të fillojë, siç u zotuam edhe publikisht, menjëherë të hënën, edhe siç u zotuam publikisht sërish, do të përfundojë brenda dy javësh”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.

    Çitaku ka shpjeguar edhe arsyet pse PDK-ja kishte kërkuar nga presidentja kthimin e ligjit për rishqyrtim. Sipas saj, qëndrimi i kësaj partie ka qenë se Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe neni 84 i Kushtetutës i japin mundësi Kuvendit që të bëjë ndryshime në ligj.

    Ajo ka thënë se, ndonëse me Lëvizjen Vetëvendosje kishte pasur pajtim për përmbajtjen e ligjit, dallimet kishin të bënin me procedurën, prandaj ishte konsideruar e nevojshme që ligji të ribotohej fillimisht në formën paraprake dhe më pas të niste procesi i amandamentimit.

    “Kur ne i kemi bërë kërkesë presidentes që ta kthejë ligjin për rishqyrtim, ne kemi qenë të bindur, siç jemi të bindur edhe sot, që Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe neni 84 i japin mundësi Kuvendit të Republikës së Kosovës që të bëjë ndryshime në ligj. Me Lëvizjen Vetëvendosje jemi dakorduar për përmbajtjen, mirëpo kemi pasur mendime të ndryshme në procedurë. Ne besojmë që një ligj i një rëndësie kaq të madhe nuk duhet të përcillet me dilema të tilla, andaj jemi pajtuar gjerësisht që fillimisht ta ribotojmë ligjin siç ka qenë dhe menjëherë të fillojë amandamentimi i tij”, ka deklaruar Çitaku.

    E pyetur se brenda çfarë periudhe pritet të amandamentohet ligji me ndryshimet e kërkuara, Çitaku ka bërë të ditur se nisma e re ligjore do të procedohet të hënën, ndërsa brenda dy javësh pritet të rikthehet në Kuvend për votim.

    “Ne ditën e hënë, pra qysh të hënën, do të sjellim nismën e re ligjore me ndryshimet e propozuara dhe brenda dy javësh do ta risjellim në Kuvend për votim. Është e rëndësishme të thuhet që qëllimi i këtij procesi, në të cilin kemi kaluar tani disa javë, është që ligjin ta fuqizojmë dhe ta bëjmë edhe më të qëndrueshëm juridikisht karshi çfarëdo lloj sfidimi që do të mund t’i bëhej atij”, ka theksuar ajo.

    Ajo ka nënvizuar se ligji përbën vetëm një nga instrumentet e mbështetjes për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shtuar se ata kanë nevojë për përkrahje më të gjerë shtetërore dhe institucionale.

    “Ne jemi të vetëdijshëm që ligji është vetëm instrumenti i parë dhe çlirimtarët tanë në Hagë kanë nevojë për mbështetje shtetërore dhe institucionale dhe këtë proces jemi duke e koordinuar bashkërisht në grupin strategjik”, ka thënë Çitaku.

    Ndërkaq, lidhur me mundësinë e konsultimeve me përfaqësues ndërkombëtarë dhe partitë e tjera politike gjatë procesit të amandamentimit, Çitaku ka thënë se PDK-ja është e hapur për diskutime dhe konsultime me të gjitha palët e interesuara.

    Ajo ka theksuar se partia e saj ka qenë e gatshme për konsultime edhe më herët, por, sipas saj, pamundësia për të ndryshuar ligjin në atë fazë kishte bërë që konsultimet të mos kishin efektin e duhur.

    “Patjetër që po. Në fakt, ne kemi qenë të hapur të kemi konsultime edhe tani, mirëpo meqë u pamundësua ndryshimi i ligjit, konsultimi e humbi vlerën e vërtetë. Ne jemi të hapur dhe i ftojmë edhe Bashkimin Evropian, por edhe palët e tjera të interesuara, shoqërinë civile dhe këdo që ka ndonjë shqetësim në raport me ligjin që do të vijë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne jemi të hapur që t’i dëgjojmë”, ka deklaruar ajo.

    Në këtë kontekst, Çitaku ka insistuar se qëllimi i ligjit nuk është ndërhyrja në drejtësi, por, sipas saj, përmirësimi i një procesi që ajo e konsideron të deformuar.

    “Është shumë e rëndësishme të nënvizohet: Ky ligj nuk është në asnjë formë, në asnjë trajtë, përpjekje për të ndikuar në drejtësi. Përkundrazi, synimi i këtij ligji, por edhe i nismave të tjera që do t’i ndërmarrim javëve në vijim, është që një proces të deformuar ta kthejmë në binarë të drejtë. Edhe ne duam drejtësi. Edhe aleatët tanë duan drejtësi, e nëse të gjithë duam drejtësi, e jo një proces të kurdisur e të montuar politikisht, unë jam e bindur që do të ulemi dhe do të gjejmë një gjuhë të përbashkët”, ka thënë Çitaku.

    Ajo ka shtuar se pret që iniciativa të ketë edhe kritika, duke theksuar se nuk pret domosdoshmërisht mbështetje të menjëhershme nga Bashkimi Evropian, por shpreson në gatishmëri për dialog.

    “Pres kritikë, është normale. Nuk pres që Bashkimi Evropian ta duartrokasë këtë iniciativë, por nëse vërtet ka vullnet të mirë, unë jam e bindur që do të gjejmë një gjuhë të përbashkët për të ecur përpara”, shtoi Çitaku.