Category: Lajme

  • Sveçla: Uniformat për Policinë e Rendit arrijnë në javët në vijim, nuk ka mungesa në uniformat taktike

    Sveçla: Uniformat për Policinë e Rendit arrijnë në javët në vijim, nuk ka mungesa në uniformat taktike

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se kontrata për furnizimin me uniforma të Policisë së Rendit është nënshkruar dhe se furnizimi pritet të bëhet në ditët ose javët në vijim.

    Gjatë seancës plenare të Kuvendit, Sveçla ka thënë se për uniformat taktike dhe operacionale të Policisë së Kosovës furnizimi është realizuar vazhdimisht dhe se nuk ka mungesa.

    “Uniforma për policinë e rendit tashmë procesi është, kontrata është nënshkruar dhe furnizimi do të bëhet këto ditë, ditë apo javët në vijim. Përsa i takon uniformave taktike dhe operacionale, ato kanë ndodhur në vazhdimësi dhe nuk ka mungesa”, ka theksuar ai.

    Ai ka deklaruar se Policia e Kosovës është e pajisur me uniforma, mbathje dhe pajisjet e nevojshme për kryerjen e detyrave të saj.

    Sveçla ka bërë të ditur se gjatë viteve 2021-2025, buxheti i alokuar dhe i shpenzuar për Policinë e Kosovës ka arritur në 732 milionë euro, ndërsa 189 milionë euro janë shpenzuar për pajisje, uniforma, armatim, automjete dhe investime të tjera.

    “Aktualisht, Policia e Kosovës ka 180 kontrata aktive me vlerë mbi 70 milion euro, të cilat përfshijnë investime në pajisje, uniforma dhe mbathje, shërbime, teknologji informative, ndërtime dhe renovime. Gjatë qeverisjes sonë janë rekrutuar mbi 3 mijë kadet policorë. Natyrisht, me rritjen e numrit të zyrtarëve policorë rriten edhe nevojat për pajisje, uniforma dhe mbathje. Por këto nevoja po adresohen dhe po përmbushen vazhdimisht”, ka deklaruar ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Spektakël në Ligën e Kombeve, Italia sfidon Francën, Anglia kërkon çerekfinalen ndaj Kroacisë

    Spektakël në Ligën e Kombeve, Italia sfidon Francën, Anglia kërkon çerekfinalen ndaj Kroacisë

    Liga e Kombeve e UEFA-s vazhdon këtë të enjte me përballje të zjarrta, ku në qendër të vëmendjes janë duelet Itali–Francë dhe Angli–Kroaci.

    Në Grupin 1 të Ligës A, Italia pret Francën në stadiumin “San Siro”, me fillim nga ora 20:45.

    Francezët kryesojnë grupin me 10 pikë, tri më shumë se italianët, dhe synojnë ta sigurojnë vendin e parë dhe kualifikimin në çerekfinale.

    Ndërkohë, Belgjika, që renditet e treta me gjashtë pikë, përballet me Turqinë nga ora 18:00. Turqit janë të fundit pa asnjë pikë.

    Një tjetër përballje interesante zhvillohet në “Wembley”, ku Anglia pret Kroacinë nga ora 20:45. Anglezët synojnë ta përsërisin suksesin e ndeshjes së parë, kur kishin triumfuar bindshëm 7:0.

    Anglia renditet e dyta në Grupin 3 me nëntë pikë dhe i mjafton të shmangë humbjen për të siguruar çerekfinalen.

    Në krye të këtij grupi qëndron Spanja me 12 pikë, e cila tashmë e ka siguruar kualifikimin dhe këtë mbrëmje luan në udhëtim ndaj Çekisë, nga ora 20:45.

    Mbrëmja premton emocione të mëdha, me disa kombëtare që kërkojnë ta sigurojnë vazhdimin e garës mes tetë më të mirave.

    Burimi: Dukagjini

  • Netflix paralajmëron dokumentarin për Russell Brand

    Netflix paralajmëron dokumentarin për Russell Brand

    Netflix ka njoftuar publikimin e dokumentarit të ri Russell Brand: Open Secret, i cili trajton ngritjen në karrierë dhe rënien e komedianit britanik.

    Filmi pritet të publikohet më 13 nëntor dhe do të ndjekë rrugëtimin e Brand, nga suksesi në botën e komedisë deri te përballja me drejtësinë.

    Me regji nga Olivia Isaacs dhe prodhim të kompanisë 72 Films, dokumentari përfshin dëshmi nga persona të afërt me industrinë dhe pamje arkivore, shkruan DailyMail.

    Ai trajton gjithashtu hetimin e zhvilluar nga The Times dhe The Sunday Times, përmes gazetarëve Rosamund Urwin dhe Charlotte Wace.

    Publikimi vjen pas dënimit të Brand në Gjykatën e Kurorës në Southwark, ku ai u shpall fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulm seksual. Sipas artikullit, të hënën ai u dënua me 10 vjet e gjysmë burg.

    Ndërkohë, debati për mënyrën se si industria e argëtimit trajtonte sjelljet e papërshtatshme të figurave të fuqishme është rikthyer në vëmendje.

    Sekretarja britanike e Kulturës, Lisa Nandy, pritet të takohet me drejtues të televizioneve për të diskutuar masat që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga abuzimi dhe ngacmimi.

    Në këtë debat është përfshirë edhe producenti televiziv Richard Osman, i cili tha se kishte krijuar përshtypje negative për Brand që në fillimet e karrierës së tij, ndonëse nuk kishte punuar dhe as ishte takuar ndonjëherë me të.

    Osman kujtoi se Brand ishte punësuar nga Endemol në vitin 2004 për të prezantuar emisionin Big Brother’s Eforum, që më vonë u bë i njohur si Big Brother’s Big Mouth. /Telegrafi/

  • ​Rrustem Mustafa insiston në marrëveshje politike mes PDK-së dhe Vetëvendosjes

    ​Rrustem Mustafa insiston në marrëveshje politike mes PDK-së dhe Vetëvendosjes

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka ritheksuar nevojën për një marrëveshje politike ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e ka cilësuar si “koalicion për shtet”.

    Në deklarimet jashtë rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës, Mustafa tha se vazhdon të mbështesë idenë e bashkëpunimit ndërmjet dy subjekteve politike, pavarësisht kundërshtimeve që, sipas tij, ekzistojnë ndaj një marrëveshjeje të tillë.

    Ai përmendi se një pjesë e kundërshtarëve të këtij propozimi vlerësojnë se një koalicion i tillë do t’ia zgjaste mandatin politik kryeministrit Albin Kurti dhe se ai duhet të përballet me sfidën e zgjedhjeve, raporton kp.

    Megjithatë, Mustafa rikujtoi se Kosova ka mbajtur tri palë zgjedhje radhazi, duke theksuar se e respekton edhe qëndrimin e atyre që kërkojnë vazhdimin e konkurrencës politike përmes zgjedhjeve.

    “Pikërisht për këtë kam propozuar bashkëpunim ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Atë e kam quajtur koalicion për shtet. E di se ka kundërshtime të shumta. Disa thonë se koalicioni i tillë do t’ia zgjaste jetën politike Albin Kurtit dhe se ai duhet të sfidohet me zgjedhje. Ju kujtoj se tri herë radhazi janë mbajtur zgjedhje, njëra pas tjetrës. Megjithatë, e respektoj këtë qëndrim dhe besoj se konkurrenca politike dhe përgjegjësia shtetërore nuk duhet ta përjashtojnë njëra-tjetrën”, tha ai.

  • G7 paralajmëron Kinën për veprimet rreth Tajvanit: Po kërcënohet stabiliteti rajonal

    G7 paralajmëron Kinën për veprimet rreth Tajvanit: Po kërcënohet stabiliteti rajonal

    G7 paralajmëron Kinën për veprimet rreth Tajvanit: Po kërcënohet stabiliteti rajonal

    Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-s kanë paralajmëruar se aktivitetet gjithnjë e më agresive të Kinës në ujërat në lindje të Tajvanit po kërcënojnë stabilitetin rajonal, lirinë e lundrimit dhe sigurinë e transportit detar ndërkombëtar.

    Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të mërkurën vonë, pas takimit në Paris, vendet e G7-s shprehën kundërshtimin ndaj çdo përpjekjeje për ndryshimin e njëanshëm të status quo-së përmes forcës apo kërcënimit me të.

    “Ne rikonfirmuam kundërshtimin tonë ndaj çdo përpjekjeje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në, veçanërisht përmes forcës ose detyrimit, apo kërcënimit për përdorimin e tyre”, thuhet në deklaratë.

    Kina ka shtuar aktivitetet në brigjet lindore të Tajvanit që nga qershori, përmes patrullimeve të rregullta të rojës bregdetare. Zyrtarët tajvanezë dyshojnë se Pekini po përgatitet për një bllokadë të mundshme detare, duke përdorur mjete ushtarake, paramilitare dhe civile.

    Pekini e ka kundërshtuar deklaratën e G7-s, duke e cilësuar si ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës.

    “Shpërfill faktet objektive, ndërhyn në mënyrë të vrazhdë në punët e brendshme të Kinës dhe shpif e njollos qëllimisht imazhin e vendit”, ka deklaruar Ministria e Jashtme kineze.

    Zëdhënësja e kësaj ministrie, Mao Ning, ka thënë se deklarata “dëshmon edhe një herë se G7 është një grupim ideologjik që i përmbahet mentalitetit të Luftës së Ftohtë dhe angazhohet në politikën e blloqeve”.

    Ndërkohë, Tajvani e ka mirëpritur mbështetjen e G7-s, duke theksuar se paqja dhe stabiliteti në Ngushticën e Tajvanit dhe në rajonin Indo-Paqësor janë thelbësore për sigurinë dhe prosperitetin global.

    Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj, ndërsa presidenti kinez, Xi Jinping, ka përsëritur thirrjen për “ribashkimin” e ishullit me Kinën, duke u zotuar se kjo do të realizohet në mënyrë paqësore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • G7 warns China of actions around Taiwan: Regional stability threatened

    Foreign ministers of G7 countries have warned that China’s increasingly aggressive activities in the waters east of Taiwan are threatening regional stability, freedom of navigation and security of international shipping.

    In a joint statement released late Wednesday, after meeting in Paris, G7 countries voiced opposition to any effort to unilateral change the status quo through force or threat with it.

    We reconfirmed our opposition to any unilateral attempt to change the status quo, especially through force or obligation, or the threat to their use, the statement said.

    China has increased its activities on the eastern coast of Taiwan since June, through regular patrols of the coast guard. Taiwanese officials suspect Beijing is preparing for a possible maritime blockade, using military, paramilitary and civilian means.

    Beijing has rejected the G7 statement, naming it an intervention in China’s internal affairs.

    He takes note of objective facts, harshly intervenes in China’s internal affairs, and deliberately slanders and tarnishes the country’s image, the Chinese Foreign Ministry has declared.

    This ministry’s spokeswoman, Mao Ning, has said that the statement fails once again that G7 is an ideological group that adheres to the mentality of the Cold War and engages in block politics.

    Meanwhile, Taiwan has welcomed G7’s support, stressing that peace and stability in Taiwan’s Strait and in the Indo-Peace zone are essential for global security and prosperity.

    China considers Taiwan part of its territory, while Chinese President Xi Jinping has reiterated the call for the island’s reunification with China, pledging that this will be accomplished peacefully.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Mos e prish tani”, përplasje mes Haxhiut dhe Çitakut për Ligjin e Speciales

    “Mos e prish tani”, përplasje mes Haxhiut dhe Çitakut për Ligjin e Speciales

    “Mos e prish tani”, përplasje mes Haxhiut dhe Çitakut për Ligjin e Speciales

    Pas miratimit të mocionit të PDK-së për futjen në rendin e ditës së Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në Kuvend ka pasur përplasje mes ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, dhe kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

    Çitaku ka propozuar që kjo pikë të renditet ose menjëherë pas pyetjeve parlamentare, ose pas marrëveshjeve ndërkombëtare.

    Por, këtij propozimi i ka reaguar Haxhiu, e cila ka kërkuar që të mos bëhen kërkesa të tjera për ndryshimin e renditjes së pikës.

    “Jo, jo. Mos e prish të lutem, nënkryetare, të lutem me mirëkuptim mos e prish tani me këtë propozim tjetër. Unitetin jo, por të paktën deklarimin e shumicës dhe vullnetin e shumicës”, ka thënë Haxhiu.

    Ajo ka insistuar që Ligji për Specialen të mbetet pika e fundit e rendit të ditës, duke iu referuar ndjeshmërisë së kësaj çështjeje dhe diskutimeve të zhvilluara paraprakisht.

    “Ju e dini qysh është situata, shumë mirë e dini se kemi diskutuar gjerë e gjatë. Kjo pikë radhitet e fundit e rendit të ditës. Dhe ju kisha lutur të mos bëni kërkesa të tjera, sepse shumë mirë jeni në dijeni për sensitivitetin, debatin dhe diskutimet”, ka deklaruar Haxhiu.

    Burimi: Insajderi

  • Now don’t mess it up, fight between Hadzi and Chitak for Special Law

    Following the approval of the PDK’s motion to introduce the Law agenda for Specialised Chambers and Special Prosecutor’s Office in The Hague, there has been a clash between PDK chairman Vlora Citaku and Parliament Speaker Albulen Hadziu.

    Citaku has proposed that this point be listed either immediately after parliamentary questions or after international agreements.

    But this proposal has reacted to Haxhiu, who has demanded that no further demands be made for changing the rank of the point.

    No, no. Please don’t mess it up, Vice President. Please, don’t go wrong with this other proposal. Unity is not, but at least the public declaration and the will of the majority, Haxhiu has said.

    It has insisted that the Special Law remains the last point of the agenda, referring to the sensitivity of this case and previously developed discussions.

    You know what the situation is, you know we’ve been over it. This point ranks the last of the agenda. And I asked you not to make any other demands, because you are very well aware of the sensitivity, debate and discussion, Haxhi said.

    Source Layer: Insander

  • Sveçla: Uniformat për Policinë e Rendit arrijnë në javët në vijim, nuk ka mungesa në uniformat taktike

    Sveçla: U nënshkrua kontrata për uniformat e Policisë së Rendit, furnizimi bëhet në javët në vijim

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se kontrata për furnizimin me uniforma të Policisë së Rendit është nënshkruar dhe se furnizimi pritet të bëhet në ditët ose javët në vijim.

    Gjatë seancës plenare të Kuvendit, Sveçla ka thënë se për uniformat taktike dhe operacionale të Policisë së Kosovës furnizimi është realizuar vazhdimisht dhe se nuk ka mungesa.

    “Uniforma për policinë e rendit tashmë procesi është, kontrata është nënshkruar dhe furnizimi do të bëhet këto ditë, ditë apo javët në vijim. Përsa i takon uniformave taktike dhe operacionale, ato kanë ndodhur në vazhdimësi dhe nuk ka mungesa”, ka theksuar ai.

    Ai ka deklaruar se Policia e Kosovës është e pajisur me uniforma, mbathje dhe pajisjet e nevojshme për kryerjen e detyrave të saj.

    Sveçla ka bërë të ditur se gjatë viteve 2021-2025, buxheti i alokuar dhe i shpenzuar për Policinë e Kosovës ka arritur në 732 milionë euro, ndërsa 189 milionë euro janë shpenzuar për pajisje, uniforma, armatim, automjete dhe investime të tjera.

    “Aktualisht, Policia e Kosovës ka 180 kontrata aktive me vlerë mbi 70 milion euro, të cilat përfshijnë investime në pajisje, uniforma dhe mbathje, shërbime, teknologji informative, ndërtime dhe renovime. Gjatë qeverisjes sonë janë rekrutuar mbi 3 mijë kadet policorë. Natyrisht, me rritjen e numrit të zyrtarëve policorë rriten edhe nevojat për pajisje, uniforma dhe mbathje. Por këto nevoja po adresohen dhe po përmbushen vazhdimisht”, ka deklaruar ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Fuego dhe Nichi s'e lënë rehat njëri-tjetrin me thumbime

    Fuego dhe Nichi s’e lënë rehat njëri-tjetrin me thumbime

    Fuego dhe Nichi s'e lënë rehat njëri-tjetrin me thumbime

    Fuego dhe Nichi kanë vazhduar përplasjet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Dy banorët e kanë thumbuar njëri – tjetrin sërish.

    Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme.