Category: Lajme

  • Debat mes Rrahmanit dhe Haxhiut, përplasen për mungesën e kryeministrit Kurti në seanca

    Debat mes Rrahmanit dhe Haxhiut, përplasen për mungesën e kryeministrit Kurti në seanca

    Debat mes Rrahmanit dhe Haxhiut, përplasen për mungesën e kryeministrit Kurti në seanca

    Një përplasje verbale është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, dhe kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

    Rrahmani ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesën në seancat parlamentare, duke thënë se kjo është hera e katërt që ai nuk merr pjesë dhe nuk u përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

    “Është hera e katërt që po përsëritet. Kurti në katër seanca nuk vjen dhe nuk jep llogari. Në seancën e kaluar ka qenë në Pallatin e Rinisë, në Panair, duke u shëtitur, duke vizituar, dhe nuk ka marrë përgjegjësinë me ardhë me iu përgjigj deputetëve në Kuvend”, ka deklaruar Rrahmani, transmeton Klankosova.tv.

    Pas kësaj deklarate ka reaguar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila ka sqaruar se vizitat zyrtare të kryeministrit janë planifikuar paraprakisht.

    “Vizitat zyrtare të kryeministrit janë planifikuar shumë kohë më përpara. Ka qenë në Paris, tash është në Dublin dhe nuk ke nevojë me thënë që po shëtitet andej-këndej, sepse është kryeministër i vendit”, ka thënë Haxhiu.

    Ajo më pas nuk ia ka dhënë fjalën Rrahmanit për të vazhduar diskutimin./Klankosova.tv

  • “Ke bërë gabim feminist”, Arlinda e ashpër me Jonën! (VIDEO)

    “Ke bërë gabim feminist”, Arlinda e ashpër me Jonën! (VIDEO)

    “Ke bërë gabim feminist”, Arlinda e ashpër me Jonën! (VIDEO)

    Zhvillime të reja janë shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, me në qendër Arlindën.

    Gjatë bisedës, ajo është shprehur e ashpër ndaj Jonës.

    Krejt diskutimi lidhet me feminizmin.

    Pamjet e plota i gjeni në videon e mëposhtme.

  • "Çka m'u keni tek", avokatja e Jeton Sylajt kërkon nga mediat t’ia lirojnë rrugën para seancës

    “Çka m’u keni tek”, avokatja e Jeton Sylajt kërkon nga mediat t’ia lirojnë rrugën para seancës

    "Çka m'u keni tek", avokatja e Jeton Sylajt kërkon nga mediat t’ia lirojnë rrugën para seancës

    Avokatja e Jeton Sylajt, Merita Binakaj është shprehur e shqetësuar nga prania e mediave gjatë paraqitjes së klientit të saj në gjykatë.

    Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e ka pyetur avokaten nëse ishte takuar me klientin e saj dhe se çfarë kishte ndodhur gjatë seancës.

    Megjithatë, avokatja ka kërkuar nga gazetarët që t’ia lirojnë rrugën, duke reaguar me fjalët: “Më falni, çka mu keni tek kështu? Lëshomani rrugën, na çmendët me këto media”, është shprehur ajo, transmeton Klankosova.tv.

    Ndryshe, Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, është sjellë në gjykatë nga pjesëtarët e njësisë speciale FIT.

    Seanca fillestare ndaj tij, mbahet me dyer të mbyllura për publikun./Klankosova.tv

  • Reagimi i parë i Behares pas largimit nga Big Brother, çka do të tregojë në Prime?

    Reagimi i parë i Behares pas largimit nga Big Brother, çka do të tregojë në Prime?

    Reagimi i parë i Behares pas largimit nga Big Brother, çka do të tregojë në Prime?

    Në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova, “Ora Shtatë”, janë diskutuar ngjarjet e fundit në shtëpinë më të madhe në Kosovë, Big Brother VIP Kosova.

    Gjatë emisionit është diskutuar edhe largimi i Behares dhe reagimi i saj i parë pasi la shtëpinë.

    Gazetari Agon Rexhepi tha se ajo kishte ripostuar një storie, përmes së cilës shprehte mirënjohjen për mbështetjen e njerëzve.

    “Gjithçka që mund të them për momentin është se Beharja ju do shumë”, kishte shkruar ajo në storien e saj.

    Sipas tij, Beharja pritet të tregojë një version më të detajuar të asaj që ka ndodhur në Prime-in e ardhshëm.

  • Tentoi ta vriste vëllain me AK-47 për pronë, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Gjakovë

    Tentoi ta vriste vëllain me AK-47 për pronë, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Gjakovë

    Tentoi ta vriste vëllain me AK-47 për pronë, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Gjakovë

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin S.L i cili kishte plagosur të vëllan dhe kushëririn e tij në Pjetërshan të Gjakovës.

    Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore ku i dyshuari ka tentuar ta privojë nga jeta vëllain dhe pastaj ka gjuajtur kushëririn e tij me armë AK-47.

    Të dyshuarit më pas iu kanë gjetur në pronësi armë të tipit AK-47, një pushkë gjuetie, dhjetë fishek të cal.12ga dhe një fishek i cal 7.62mml.

    “Me këto veprime, i pandehuri me inicialet S.L. ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173, paragrafi 1, nën paragrafët 1.3 dhe 1.11, lidhur me nenin 28 si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

  • Kërkesat për ndryshim, hyn në rend dite Ligji për Specialen

    Kërkesat për ndryshim, hyn në rend dite Ligji për Specialen

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar për pikë të rendit të ditës Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

    Të pranishëm në Kuvend ishin 84 deputetë, ndërkaq pro votuan 79.

    Këtë kërkesë e bëri deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, njëherësh ushtruese e detyrës së kryetares së kësaj partie.

    “Në emër të PDK-së, propozoj mocionin procedural për ndryshimin e rendit të ditës për të përfshirë edhe Ligjin për dhomat e specializuara”, tha ajo.

    Çitaku tha se u janë dhënë disa këshilla e rekomandime të cilat sipas saj ligjin do ta bëjnë më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm juridikisht.

  • E detyroi një grua të punonte në lokale me muzikë, dënohet me kaq vjet burg për trafikim me njerëz i akuzuari në Gjakovë

    E detyroi një grua të punonte në lokale me muzikë, dënohet me kaq vjet burg për trafikim me njerëz i akuzuari në Gjakovë

    E detyroi një grua të punonte në lokale me muzikë, dënohet me kaq vjet burg për trafikim me njerëz i akuzuari në Gjakovë

    Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar A.P., me gjashtë vjet burg dhe gjobë prej 3 mijë euro, për vepër penale, “Trafikimi me njerëz”.

    Në komunikatë bëhet e ditur se A.P, akuzohej se nga marsi i 2021 deri më 30.01.2024, në Gjakovë, merr pjesë në trafikimin me njerëz, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe veprimeve të tjera të dhunshme e kontrolluese, të përcjella me maltretim fizik dhe psikik, me qëllim të shfrytëzimit për përfitim të të dëmtuarës A.V. nga Prishtina, ashtu që i pandehuri, pasi fillimisht kishte krijuar kontakt me të përmes rrjeteve sociale dhe ishte takuar në lokalin e tij në Deçan, më pas e sjell për të punuar në lokalin e tij “S.”, në Gjakovë, nga muaji mars deri në prill të vitit 2021. Gjatë kësaj periudhe, e dërgon dhe e mban në banesën e tij në Gjakovë, gjoja për shkak të marrëdhënies së dashurisë.

    ‘’ Më pas, nga muaji maj i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022, e dërgon për të punuar në lokalin e tij me muzikë live në Pejë, ndërsa deri në muajin nëntor të vitit 2022 e dërgon në fshatin Volljak, Komuna e Klinës, për të punuar po ashtu në një lokal me muzikë live. Në fund, e sjell në Gjakovë, ku e detyron të punojë në lokalin me muzikë live “Te X.”, deri në muajin tetor të vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara detyrohet të punojë kundër vullnetit të saj, ndërsa të gjitha të ardhurat nga puna e saj i merr i pandehuri. Në rastet kur paratë nga puna e kryer nuk merreshin drejtpërdrejt nga lokalet, i pandehuri e detyronte të dëmtuarën që t’ia mbulonte obligimet e tij financiare, si qiranë e lokalit, pagat e punëtorëve dhe këstet mujore të kredisë.’’, thuhet mnes tjerash në komunikatë

    Komunikata e plotë:

    Gjakovë, 12 nëntor 2026

    Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues kundër të pandehurit A.P., për vepër penale, “Trafikimi me njerëz”, e dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës

    Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari Samedin Cena, të akuzuarin A.P., e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vjet dhe dënim me gjobë në shumë tremijë (3,000) euro, i cili dënim do të ekzekutohet tridhjetë (30) ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

    I pandehuri A.P., akuzohet se “ nga muaji mars i vitit 2021 deri më 30.01.2024, në Gjakovë, merr pjesë në trafikimin me njerëz, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe veprimeve të tjera të dhunshme e kontrolluese, të përcjella me maltretim fizik dhe psikik, me qëllim të shfrytëzimit për përfitim të të dëmtuarës A.V. nga Prishtina, ashtu që i pandehuri, pasi fillimisht kishte krijuar kontakt me të përmes rrjeteve sociale dhe ishte takuar në lokalin e tij në Deçan, më pas e sjell për të punuar në lokalin e tij “S.”, në Gjakovë, nga muaji mars deri në prill të vitit 2021. Gjatë kësaj periudhe, e dërgon dhe e mban në banesën e tij në Gjakovë, gjoja për shkak të marrëdhënies së dashurisë. Më pas, nga muaji maj i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022, e dërgon për të punuar në lokalin e tij me muzikë live në Pejë, ndërsa deri në muajin nëntor të vitit 2022 e dërgon në fshatin Volljak, Komuna e Klinës, për të punuar po ashtu në një lokal me muzikë live. Në fund, e sjell në Gjakovë, ku e detyron të punojë në lokalin me muzikë live “Te X.”, deri në muajin tetor të vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara detyrohet të punojë kundër vullnetit të saj, ndërsa të gjitha të ardhurat nga puna e saj i merr i pandehuri. Në rastet kur paratë nga puna e kryer nuk merreshin drejtpërdrejt nga lokalet, i pandehuri e detyronte të dëmtuarën që të ia mbulonte obligimet e tij financiare, si qiranë e lokalit, pagat e punëtorëve dhe këstet mujore të kredisë.”

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

    Burimi: Insajderi

  • She was forced by a woman to work at the local music site, sentenced to so many years in prison for trafficking people accused in Gjakova

    The Constitutional Court in Gjakova has sentenced A.P., to six years in prison and a fine of 3 thousand euros for criminal offence, human trafficking.

    In the communique it becomes known that A. P, it was charged that from March 2021 to 30.01.24, in Gjakova, he participates in human trafficking, through cans, the use of force, forced labor, and other violent and controlling actions, followed by physical and mental abuse, with the aim of exploiting for the benefit of injury A.V. from Pristina, so that the defendant, after having first established contact with him through social networks and had met at his local residence in Decani, then brought him to work at his local N.C., in Gjakova, from March to April 2021. During this period, he sends and keeps it in his residence in Gjakova, supposedly because of his love relationship.

    Then, from May 2021 to September 2022, he sends him to his live – music club in Peja, while until November 2022, he sends him to the village of Volljak, the Cline municipality, to work also at a live music club. Finally, I bring him to Gjakova, where I force him to work at the live music club at X.A. until October 2023. During this period, the damaged one is forced to work against its will, while all revenues from her work are taken by the defendant. In cases where the money from the paid job was not taken directly from the locals, the defendant forced the injured to cover his financial obligations, such as the rent of the locals, workers’ salaries and monthly loan installments. Well, it says “other mother” in the communique.

    Full communication:

    Gjakova, November 12, 2026

    The Constitutional Court in Gjakova ) the Department of Internal Crimes has declared a criminal case against defendants A.P. for criminal acts, human trafficking, punishable by the Criminal Code of the Republic of Kosovo.

    After completing the trial, Judge Samedin Cena, accused A.P., found him guilty and pronounced a six-year prison sentence and fine sentence on many three thousand euros, which the sentence will be executed thirty hundred days after the integrity of the court.

    The defendant A.P. is accused of taking part in the trafficking of people, through cans, the use of force, forced labor, and other violent and controlling actions, followed by physical and psychological torture with the aim of using for the benefit of the A.V. from Pristina, so that the defendant, after having first established contact with him through social networks and had met at his local residence in Decani, then brought him to work at his local N.C., in Gjakova, from March to April 2021. During this period, he sends and keeps it in his residence in Gjakova, supposedly because of his love relationship. Then, from May 2021 to September 2022, he sends him to work at his live – music club in Peja, and until November 2022 he is taken to the village of Volljak, Kline Parish, to work also at a live music club. Finally, I bring him to Gjakova, where I force him to work at the live music club at X.A. until October 2023. During this period, the damaged one is forced to work against its will, while all revenues from her work are taken by the defendant. In cases where the money from the paid job was not taken directly from the locals, the defendant forced the injured to cover up his financial obligations, such as rent of the locals, workers’ salaries and monthly loan installments. )

    Against this bias, the parties have a right to accuses in the terms of thirty days from the day of acceptance of written-shaped bias.

    Source Layer: Insander

  • Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe pagën e 13-të

    Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe pagën e 13-të

    Ka nisur protesta e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të organizuar nga Sindikata e Re e KEK-ut, para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues të korporatës në Prishtinë.

    Punëtorët kanë dalë në protestë për të kërkuar paga më të dinjitetshme, nivelizim të pagave dhe ekzekutimin e pagës së 13-të për vitin 2026.

    Ndër kërkesat e tyre janë edhe përmirësimi i kushteve të punës dhe vlerësimi i rrezikshmërisë në vendet e punës.

    Sindikata ka theksuar se punëtorët përballen çdo ditë me kushte të vështira dhe rreziqe gjatë punës në miniera dhe termocentrale./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Një fletërrufe për Lasgush Poradecin!

    Një fletërrufe për Lasgush Poradecin!

    Nga: Hasan Bello

    Një nga praktikat e Revolucionit Kulturor Kinez që u aplikua në shoqërinë tonë në vitet e komunizmit, ishin fletërrufetë. Ato ishin letra të shkruara kryesisht me dorë, të varura në mure, rrugë, shkolla, fabrika dhe institucione, ku njerëzit, shpesh me nxitje nga lart, akuzonin dhe stigmatizonin të tjerët për “shfaqje borgjeze”, ideologji të huaja dhe gabime në punë. Kjo formë u promovua si një lloj kritike masive revolucionare. Pak a shumë si rrjetet sociale sot, ku çdo individ ka mundësinë të kritikojë apo të hedhë baltë mbi çdo kënd.

    Në Shqipëri fletërrufetë u shfaqën pas fjalimit të njohur të diktatorit Enver Hoxha të 6 shkurtit 1967. Ky fjalim nisi një valë të re revolucionare, duke mos kursyer personalitete të njohur të shkencës dhe letërsisë.

    Për ilustrim po sjellim një fletërrufe që Biblioteka Kombëtare ka vendosur për poetin, përkthyesin dhe intelektualin e njohur Lasgush Poradeci më 25 shkurt 1972, ku e kritikon për një libër që ai kishte tërhequr në këtë institucion.

    Në fletërrufe thuhet:

    “Shokut Llazar Gusho

    Pse ju shok mbani prej një kohe të gjatë pa dorëzuar librin e Bibliotekës Kombëtare?

    Libri që ju mbani jashtë afatit të caktuar e presin ta lexojnë dhjetra e dhjetra qytetarë të tjerë

    Pse ju bëheni pengesë për përhapjen dhe leximin e librit?

    A nuk është ky një qëndrim i pa hijshëm dhe shkelje e disiplinës proletare?

    A e dini se veprime të tilla i lenë shteg dëmtimit dhe shpërdorimit të fondit shtetëror të librit?

    A e kini parasysh se përvetësimi, shkatërrimi ose dëmtimi me dashje i librit dënohet si krim në bazë të dispozitave të Kodit Penal?

    Korigjohuni dhe ktheni menjëherë librin në bibliotekë brenda datës 25/2/72

    Biblioteka Kombëtare“! [sic]

    /Telegrafi/