Category: Lajme

  • Dy fëmijë të mitur nën presion psikologjik nga babai në Prishtinë – nëna denoncon ish-bashkëshortin, dorëzon edhe raportin e psikologut

    Dy fëmijë të mitur nën presion psikologjik nga babai në Prishtinë – nëna denoncon ish-bashkëshortin, dorëzon edhe raportin e psikologut

    Dy fëmijë të mitur nën presion psikologjik nga babai në Prishtinë – nëna denoncon ish-bashkëshortin, dorëzon edhe raportin e psikologut

    Një nënë në Prishtinë ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, duke pretenduar se ai po ushtron presion të vazhdueshëm psikologjik ndaj dy fëmijëve të tyre të mitur. Rasti ka marrë trajtim nga hetuesit e dhunës në familje, ndërsa gruaja ka dorëzuar në Polici edhe një raport të psikologut lidhur me gjendjen e njërës prej fëmijëve, mëson Gazeta Sinjali.

    Denoncimi është bërë të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 08:30, në Stacionin Policor Veriu në Prishtinë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ankuesja është F.H. rreth 38-vjeçare, e cila ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj, K.H., po u shkakton presion psikologjik dy fëmijëve të tyre, një vajze dhe një djali.

    Gjatë intervistimit, nëna ka paraqitur një raport mjekësor të lëshuar nga psikologu për vajzën e mitur, dokument që është marrë në konsideratë gjatë trajtimit të denoncimit.

    Pas shqyrtimit të informacioneve fillestare, është udhëzuar që vajza të intervistohet në cilësinë e dëshmitares, ndërsa djali të dëgjohet nga përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale.

    Rasti është trajtuar nga hetuesit e dhunës në familje, të cilët kanë njoftuar Prokurorinë për pretendimet e paraqitura nga nëna.

    Me udhëzim të Prokurorisë është iniciuar procedura për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa Policia është ngarkuar të sigurojë praninë e të dyshuarit për intervistim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Two minor children under psychological pressure from their father in Pristina, mother convicts the former husband, delivers the psychologist’s report

    A mother in Pristina has denounced her former husband, claiming he is exercising constant psychological pressure on their two minor children. The case has received treatment from domestic violence investigators, while the woman has delivered to the police even a psychologist’s report regarding the condition of one of the children, the Signal newspaper teaches.

    Denonciation was held on Wednesday, November 11th, around 0830, at the North Police Station in Pristina.

    According to information provided by the signal, the complainer is F.H. About 38.

    During the interview, the mother has filed a medical report issued by the psychologist for the minor girl, a document that has been considered during the treatment of the indictment.

    After reviewing the initial information, the girl is instructed to be interviewed in the quality of the witness, while the boy is heard by representatives of the Centre for Social Work.

    The case has been handled by domestic violence investigators, who have announced the prosecution’s claims submitted by the mother.

    With instructions from the Prosecutor’s Office, procedure for criminal work has been initiated in the family, while police are in charge of securing the suspect’s presence for the interview.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • He asked him for money to buy bread, ended up injured.

    A common requirement for money buying food has ended with police intervention in a family in Gjakova. A 59-year-old woman has suffered arm injuries after a clash with her husband, who allegedly caught her by force during the debate. The man has been detained for 48 hours, learns Signal Journal.

    The event took place on Wednesday, November 11th, around 0100, on Fehmi Aganiʹ Street in Gjakova.

    According to information provided by the signal, damaged is the D.P. About 59-year-olds, while the suspect is her husband, L.P. About 60 years old.

    The dispute had begun after the woman had asked her husband to buy food products. He had given her a lot, but she had not been satisfied with the seized money, and a debate had erupted among them.

    During the verbal crash, the 60-year-old allegedly grabbed his wife by the arm to take her away, causing her to beatoma on her left arm.

    The woman has received medical treatment for the injury, while after the authorities’ intervention she has refused housing and has decided to return to her residence.

    According to signal information, spouses live on different floors of the same object, the woman on the first floor, and the man in the third.

    The suspect was interviewed in the presence of the defence attorney and denied allegations of violence.

    After consulting with the Prosecutor, the case has been initiated for the domestic criminal work, while his ban has been ordered for 48 hours.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sherri për kartelën bankare të djalit me autizëm përfundon me arrestim në Prishtinë – 69-vjeçari e nxjerr gruan nga banesa

    Sherri për kartelën bankare të djalit me autizëm përfundon me arrestim në Prishtinë – 69-vjeçari e nxjerr gruan nga banesa

    Sherri për kartelën bankare të djalit me autizëm përfundon me arrestim në Prishtinë – 69-vjeçari e nxjerr gruan nga banesa

    Një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve në Prishtinë, e nisur për shkak të kartelës bankare të djalit të tyre me autizëm, ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe ndalimin e një 69-vjeçari për dhunë në familje. Gruaja ka denoncuar se bashkëshorti e kishte nxjerrë nga banesa, duke e akuzuar për marrjen e kartelës, mëson Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 09:00, në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, e dëmtuara është A.H. rreth 51-vjeçare, ndërsa i dyshuari është bashkëshorti i saj, N.H. rreth 69-vjeçar.

    Gruaja ka deklaruar se gjithçka kishte nisur pasi ishte vërejtur mungesa e kartelës bankare të djalit të tyre, i cili është person me autizëm.

    Sipas denoncimit, bashkëshorti e kishte akuzuar atë se e kishte marrë kartelën dhe, pas mosmarrëveshjes, e kishte larguar nga banesa.

    51-vjeçarja ka deklaruar se kishte qëndruar jashtë banesës deri në mbërritjen e zyrtarëve policorë.

    Pas ndërhyrjes së Policisë dhe trajtimit të rastit, është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e procedurës penale për veprën “Dhuna në familje”.

    Me vendim të Prokurorisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Goditet me veturë një person në Podujevë, i dyshuari arrestohet për vrasje në tentativë

    Goditet me veturë një person në Podujevë, i dyshuari arrestohet për vrasje në tentativë

    Goditet me veturë një person në Podujevë, i dyshuari arrestohet për vrasje në tentativë

    Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është goditur qëllimisht me veturë në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë.

    Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:10, ku dyshohet se ka goditur me veturë një person tjetër.

    Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

    ‘VRASJE NË TENTATIVË- Rr.Ilir Konushefci, Podujevë 11.11.2026 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24orësh të policisë.

    Burimi: Insajderi

  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin

    Jetimi që nxori zbuluar shtetin

    Erind Goçllari është 17 vjeç. Prej tetë vitesh ai ka humbur nënën dhe jeton me të atin, motrën e vëllanë në kushte të vështira ekonomike. Familja mbahet vetëm me një pagesë invaliditeti, pasi babai nuk mund të punojë.

    Në moshën kur duhet të shqetësohet për shkollën dhe ëndrrat e tij, Erindi është përballur me një gjobë prej pesë milionë lekësh të vjetër nga Policia, për pjesëmarrjen dhe aktet e pretenduara të dhunës në protestën e 7 nëntorit.

    Pesë milionë lekë gjobë për një adoleshent që nuk ka as një shtëpi për të jetuar në kushte dinjitoze!

    Në një vend normal, historia e Erindit do të kishte vënë në lëvizje shërbimet sociale, bashkinë dhe institucionet e mbrojtjes së fëmijëve. Dikush do t’i kishte trokitur në derë për ta pyetur se çfarë i mungon dhe si mund t’i sigurohet e ardhmja.

    Në vend të kësaj, në derën e tij ka mbërritur shteti … me faturën e gjobës.

    Sigurisht, varfëria nuk shërben si imunitet ndaj ligjit; nëse një i mitur ka kryer shkelje, ajo duhet hetuar e trajtuar sipas rregullave, duke marrë parasysh moshën dhe proporcionalitetin.

    Por, pyetja që lind natyrshëm është: pse shteti e ka shumë më të lehtë të ndëshkojë një fëmijë sesa ta mbrojë?

    Në gjykatat shqiptare shqyrtohen dosje ku zyrtarë akuzohen për abuzime me miliona euro dhe askush nuk paguar ende asnjë qindarkë. Ndërkohë, ndaj një 17-vjeçari në mjerim, Policia arrin të llogarisë me përpikëri maksimale një gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj. A e tregon Policia e Shtetit të njëjtin zell për të kapur trafikantët, për të goditur pasuritë kriminale dhe për të çuar para drejtësisë ata që vjedhin miliona? A është po kaq e pamëshirshme kur përballë ka njerëz me pushtet dhe para?

    Pas shpërblimeve për efektivët që përballen me protestuesit (të financuara nga taksat e qytetarëve) vijnë gjobat për vetë protestuesit. Njëra dorë e shtetit shpërblen, tjetra ndëshkon, dhe të dyja duket se i kanë sytë dhe duart vetëm në xhepat e qytetarëve.

    Megjithatë, historia e Erindit ka edhe një anë tjetër, atë frymëzuese. Brenda pak orësh, shqiptarët u bashkuan dhe mblodhën mbi 100 mijë euro për t’i ndërtuar një shtëpi (falë nismës së gazetarit Osman Stafa në GoFundMe dhe kujdesit të tij për rikonstruksionin). Njerëz të zakonshëm, që nuk e njihnin fare, vendosën të ndihmojnë menjëherë.

    Kjo histori nuk mund të mbyllet thjesht me suksesin e një fushate bamirësie. Ajo duhet të nisë me një llogaridhënie nga institucionet: sa Erindë të tjerë jetojnë sot në harresë, pa u bërë kurrë lajm dhe pa pasur fatin e një ndihme të organizuar qytetare? Po të interesohej shteti për jetën e këtyre të rinjve me të njëjtin zell që tregon për t’i gjobitur, ndoshta do të kuptonte më mirë edhe arsyet e vërteta që i nxjerrin në protestë.

    Rasti i Erindit na kujton se solidariteti qytetar bën mrekulli, por ai nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë kurrë përgjegjësinë e shtetit. Gjoba ndaj këtij adoleshenti mbetet turpi i të gjithëve.

    Përfundimisht, pyetja që mbetet pezull është: Si ka mundësi që e gjetët kaq shpejt për ta gjobitur, por nuk e kishit gjetur kurrë më parë për ta ndihmuar?

  • Rama: Po vazhdojmë ta pastrojmë kryeqytetin, 72 milionë euro për kamionë dhe kontejnerë u bllokuan nga niveli qendror

    Rama: Po vazhdojmë ta pastrojmë kryeqytetin, 72 milionë euro për kamionë dhe kontejnerë u bllokuan nga niveli qendror

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se Komuna po vazhdon punën për pastrimin e kryeqytetit, pavarësisht, siç tha ai, pengesave dhe bllokimeve nga niveli qendror.

    Duke folur para mediave, Rama tha se 72 milionë euro të dedikuara për blerjen e kamionëve dhe kontejnerëve, me qëllim të zgjidhjes së problemit të mbeturinave në kryeqytet dhe në rajon, janë bllokuar.

    “E dini që 72 milionë që kanë qenë të dedikuar që të blejmë më shumë se 100 kamionë dhe më shumë se 10 mijë kontejnerë që të zgjidhim problemin me mbeturina jo vetëm për kryeqytetin, por edhe për regjionin”, deklaroi Rama, raporton Telegrafi.

    Ai ia atribuoi këtë bllokim Qeverisë së Kosovës, duke përmendur në veçanti ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

    “Ky proces është bllokuar nga niveli qendror, pikërisht nga Hekuran Murati, si dhe shumë projekte të tjera, pasi Qeveria i përdor mekanizmat e vet për të bllokuar çdo projekt”, u shpreh Rama.

    Kryetari i Prishtinës tha se, pavarësisht këtyre pengesave, komuna ka gjetur mënyra për të vazhduar pastrimin e qytetit.

    Ai bëri të ditur se aktualisht, përmes bashkëpunimit me sektorin privat, janë siguruar 12 kamionë, të cilët, së bashku me kamionët e tjerë të përmendur prej tij, e çojnë numrin e përgjithshëm në 14.

    “Ne i kemi tejkaluar sfidat dhe do t’i kalojmë gjithmonë. Tash me sektorin privat i kemi 12 kamionë, ku në total bëhen 14 kamionë, andaj pastrimi i kryeqytetit do të bëhet, do ta shohin edhe qytetarët”, tha Rama.

    Ai theksoi se Komuna do të vazhdojë angazhimin për pastrimin e kryeqytetit, ndërsa qytetarët do të mund ta shohin këtë në terren.

    Pretendimet e Ramës për bllokimin e mjeteve nga niveli qendror janë deklarata të tij dhe kërkojnë përgjigje nga Ministria e Financave për të pasqyruar edhe qëndrimin e palës tjetër. /Telegrafi/

    div style=”position: relative; overflow: hidden; padding-bottom: 177.78%”>

  • Ekskluzive | I kërkuar për tentim vrasje të rëndë, Policia rrethon shtëpinë e 37-vjeçarit në Obiliq – bën rezistencë gjatë arrestimit, ky është i dyshuari

    Ekskluzive | I kërkuar për tentim vrasje të rëndë, Policia rrethon shtëpinë e 37-vjeçarit në Obiliq – bën rezistencë gjatë arrestimit, ky është i dyshuari

    Ekskluzive | I kërkuar për tentim vrasje të rëndë, Policia rrethon shtëpinë e 37-vjeçarit në Obiliq – bën rezistencë gjatë arrestimit, ky është i dyshuari

    Një 37-vjeçar, i cili ndodhej në kërkim policor për disa vepra penale, përfshirë vrasjen e rëndë në tentativë, është arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Mazgit të Obiliqit. Për kapjen e tij janë angazhuar disa njësi policore, ndërsa gjatë ndërhyrjes i dyshuari ka bërë rezistencë aktive ndaj zyrtarëve, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Operacioni është zhvilluar të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 11:30, pasi Policia kishte siguruar informacione se personi i kërkuar ndodhej në shtëpinë e tij, në rrugën “Dita e Flamurit”.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i arrestuari është Megzon Sefedini rreth 37-vjeçar, i cili ishte në kërkim për tri vepra të ndryshme penale.

    Ndaj tij, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar dy urdhërarreste për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

    Pasi kanë marrë informacionin për vendndodhjen e tij, disa njësi të Stacionit Policor në Obiliq janë nisur drejt shtëpisë së 37-vjeçarit, duke ndërmarrë veprime për arrestimin e tij.

    Sipas informacioneve të Sinjalit, i dyshuari është gjetur brenda shtëpisë, por nuk ka bashkëpunuar me zyrtarët policorë dhe ka bërë rezistencë aktive gjatë arrestimit.

    Megjithatë, policët kanë arritur ta vënë nën kontroll dhe ta arrestojnë.

    Pas arrestimit, Sefedini është shoqëruar në Stacionin Policor të Obiliqit, ku është kontaktuar gjyqtari përgjegjës për lëndën.

    Me urdhër të gjykatës, 37-vjeçari është dërguar në mbajtje për ekzekutimin e urdhërarrestit.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive Asked for attempted serious murder, police surround the 37-year-old house of Obilic Qaeda resisting during the arrest, this is the suspect.

    A 37-year-old man who was in search of police for several criminal acts, including the serious attempted murder, has been arrested in his home in the village of Mazzit of Obilic. Several police units have been engaged in his capture, while during the investigation the suspect has been actively resisting officials, the Signal newspaper teaches exclusively.

    The operation was held on Wednesday, November 11, about 11:30, after police had provided information that the wanted person was in his home on the Flag Day street.

    Signal sources suggest the detainee is Megzon Sefedini About 37-year-olds, who were looking for three different criminal acts.

    To him, the Constitutional Court in Pristina had issued two warrants for criminal acts — serious assassination in the attempt and easy bodily access.

    After receiving information about his whereabouts, several units of the Obilic Police Station have headed towards the 37-year-old house, taking action for his arrest.

    According to signal information, the suspect has been found inside the house, but has not collaborated with police officials and has resisted actively during the arrest.

    However, the police have managed to bring him under control and arrest him.

    After the arrest, Sefedini was escorted to the Obilic Police Station, where the judge responsible for the subject was contacted.

    By order of the court, the 37-year-old has been sent to keep up for executing the warrant.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gjenden mbetje mortore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit

    Gjenden mbetje mortore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, janë gjetur mbetje eshtërore të një personi.

    Sipas Policisë, gërmimet janë kryer nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur, ndërsa mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime mjekoligjore.

    Burimi: Dukagjini