Category: Lajme

  • Pristina municipality official arrested, allegedly able to register three municipal properties on behalf of one person

    A Pristina municipality official has been arrested under suspicion of forging documents and misusing official office, after allegedly confirming documents that enabled one person to register three municipal properties in his name.

    The case has to do with a period of time during the 1920s, while the arrest was conducted on November 11th 2026 by the Directorate for Investigation of Economic Crimes and Corruption ( The DHKEK), the unit for the forged investigation of documents, respectively.

    According to the Kosovo Police report, the municipal official allegedly verified suspected documents, through which another person had managed to register three municipal properties in his name.

    By 1111.2026 The DHKEK, the unit for investigating fake documents, with the prosecutor’s authorisation, has arrested the Kosovo male, municipal official of Pristina, on suspicion that the same had proved suspected documents enabling the Kosovo male suspect to register three municipal properties in his name, said in the 24-hour police report.

    After the interview, with the prosecutor’s decision, the suspect was sent to the detention.

    The case has been initiated for criminal acts ? falsification of the document and use of official duty or authority. /Telegraph/

  • U rrahën dhe përdorën mjete të mprehta, ndalohen tre të mitur për tentimvrasje në Gjilan

    U rrahën dhe përdorën mjete të mprehta, ndalohen tre të mitur për tentimvrasje në Gjilan

    Prokuroria Themelore në Gjilan bën të ditur se Departamenti për të mitur, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, je rreth orës 13:00 ka ndaluar tre persona të mitur të cilët dyshohen për veprën penale “Tentim Vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 28 i Kodit Penal të Kosovës.

    Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Mësuesit e viteve 90’ta” në Gjilan, të cilët pas një mosmarrëveshje ndërmjet dy grupeve janë rrahur fizikisht mes vete ku gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, duke pësuar lëndime trupore.

    Me të marrë informacionet e para Policia ka reaguar menjëherë dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka ndaluar të njëjtit për 24 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Tentim Vrasje”.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të miturve ka filluar hetimet si dhe brenda afateve kohore është paraqitur kërkesa për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamentit për të Mitur. /Telegrafi/

  • Zbulohen mbetje mortore në varrezat e martirëve në Prizren – dyshimet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës do të hetohen

    Zbulohen mbetje mortore në varrezat e martirëve në Prizren – dyshimet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës do të hetohen

    Zbulohen mbetje mortore në varrezat e martirëve në Prizren – dyshimet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës do të hetohen

    Më shumë se 27 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren janë zbuluar mbetje mortore njerëzore, të cilat dyshohet se mund t’i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998–1999, mëson Gazeta Sinjali.

    Zbulimi është bërë gjatë gërmimeve të zhvilluara më 10 dhe 11 nëntor, brenda hapësirave të varrezave të martirëve në Lubizhdë të Hasit, ku autoritetet kishin identifikuar dy lokacione të dyshuara.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, operacioni është realizuar nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.

    Gërmimet janë kryer në bazë të një urdhërese për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim, të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Gjatë punimeve në dy lokacionet e dyshuara, ekipet kanë hasur në mbetje eshtërore me prejardhje njerëzore dhe me interes mjekoligjor, të cilat, sipas vlerësimeve fillestare, i përkasin të paktën një individi.

    Mbetjet janë tërhequr nga vendi i gërmimeve dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’u nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme, përfshirë autopsinë dhe analizën e ADN-së.

    Përmes këtyre ekzaminimeve synohet të përcaktohet identiteti i personit, ndërsa deri në këtë fazë nuk është konfirmuar se kujt i përkasin mbetjet e zbuluara.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mortore remains discovered in Prizren’s martyrs’ cemetery suspected of belonging to a missing person during the war will be investigated

    More than 27 years after the end of the war in Kosovo, in the village of Lubizhda of Hasi in Prizren, human morto remains have been discovered, which are suspected to belong to a person missing during the 1998 1999 war, the Signal newspaper learns.

    The discovery was made during excavations held on November 10th and 11th, within the burial spaces of martyrs in Lubizhda Hasi, where authorities had identified two suspected locations.

    According to information provided by the signal, the operation was carried out by the Sector for Investigation of Missing Persons During the War, in co-ordination with the Legal Medicine Institute and the Government Commission for Missing Persons.

    Excavations were conducted on the basis of a warrant for exhumation, autopsy and identification, issued by the Special Department of Foundation Court in Pristina.

    During works at the two suspected locations, teams have encountered in ossuary waste of human origin and with forensic interest, which, according to initial estimates, belong to at least one individual.

    The remains have been withdrawn from the site of excavations and sent to the Institute of Legal Medicine, where they will undergo further examinations, including autopsy and DNA analysis.

    Through these tests it is designed to determine the identity of the person, while until this stage it has not been confirmed who belong to the remains discovered.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Haxhiu: Patient polls should bring health changes

    Haxhiu has stressed that the quality of health services should be measured not only through standards and institutional assessments, but also through patients’ experience and the way they are treated in health institutions.

    She has said that citizens expect to receive the needed aid at the right time, to be heard and treated with professionalism and dignity.

    The patient wants to know if he will get the help he needs, when he needs it, if anyone will listen to it, he will explain the situation and take care of it professionally and with dignity, Haxhi has declared.

    It has also highlighted inequality in access to health services, saying quality treatment should not depend on housing, economic conditions or personal recognition.

    Haxhiu has demanded that patients’ complaints be seriously addressed and converted into concrete measures to improve services.

    I think it’s not enough just to register them; they should lead to concrete improvements so that other patients do not face the same problems, she noted.

    Meanwhile, Health Minister Arben Vitita has said that the second day of the conference has focused on professional discussions, presentations and exchange of experiences from Kosovo and other countries.

    He has made it known that the topics addressed include patient safety, clinical audits, guides and health protocols, rational use of medicines, technological innovation, and patient experience.

    Vitia has stressed that health standards and policies are of value only when translated into better services and safe treatment for citizens.

    The informative health system, which has already started working on the respective groups, obviously helps a lot in this process, because digitalization, among other things, facilitates communication, co-ordination, but also decision making, has declared the Year.

    He has added that clear responsibilities, monitoring and measurable performance indicators are important for increased quality of services, from primary care to QKUK.

    Finally, the minister has reaffirmed that the patient should be at the center of any investment and change in the health system, while the quality of service should be appreciated even through waiting time, communication with health professionals and respect for patient dignity.

    Source Layer: RTKLive

  • Haxhiu: Ankesat e pacientëve duhet të sjellin ndryshime në shëndetësi

    Haxhiu: Ankesat e pacientëve duhet të sjellin ndryshime në shëndetësi

    Haxhiu ka theksuar se cilësia e shërbimeve shëndetësore nuk duhet të matet vetëm përmes standardeve dhe vlerësimeve institucionale, por edhe përmes përvojës së pacientëve dhe mënyrës se si ata trajtohen në institucionet shëndetësore.

    Ajo ka thënë se qytetarët presin të marrin ndihmën e nevojshme në kohën e duhur, të dëgjohen dhe të trajtohen me profesionalizëm e dinjitet.

    “Pacienti dëshiron të dijë nëse do të marrë ndihmën që i nevojitet, në kohën kur i nevojitet, nëse dikush do ta dëgjojë, do t’ia shpjegojë gjendjen dhe do të kujdeset për të me profesionalizëm e me dinjitet”, ka deklaruar Haxhiu.

    Ajo ka vënë theksin edhe te pabarazia në qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore, duke thënë se trajtimi cilësor nuk duhet të varet nga vendbanimi, gjendja ekonomike apo njohjet personale.

    Haxhiu ka kërkuar që ankesat e pacientëve të trajtohen me seriozitet dhe të shndërrohen në masa konkrete për përmirësimin e shërbimeve.

    “Konsideroj që nuk mjafton vetëm që ato të regjistrohen; ato duhet të çojnë në përmirësime konkrete, në mënyrë që pacientët e tjerë të mos përballen me të njëjtat probleme”, ka theksuar ajo.

    Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se dita e dytë e konferencës është përqendruar në diskutime profesionale, prezantime dhe shkëmbim të përvojave nga Kosova dhe vendet e tjera.

    Ai ka bërë të ditur se temat e trajtuara përfshijnë sigurinë e pacientit, auditimet klinike, udhërrëfyesit dhe protokollet shëndetësore, përdorimin racional të barnave, inovacionin teknologjik dhe përvojën e pacientit.

    Vitia ka theksuar se standardet dhe politikat shëndetësore kanë vlerë vetëm atëherë kur përkthehen në shërbime më të mira dhe trajtim të sigurt për qytetarët.

    “Sistemi informativ shëndetësor, për të cilin tashmë ka filluar puna nga grupet përkatëse, natyrisht se ndihmon shumë në këtë proces, sepse digjitalizimi, ndër të tjerash, lehtëson komunikimin, koordinimin, por edhe vendimmarrjen”, ka deklaruar Vitia.

    Ai ka shtuar se përgjegjësitë e qarta, monitorimi dhe treguesit e matshëm të performancës janë të rëndësishëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, nga kujdesi parësor deri në QKUK.

    Në fund, ministri ka ritheksuar se pacienti duhet të jetë në qendër të çdo investimi dhe ndryshimi në sistemin shëndetësor, ndërsa cilësia e shërbimit duhet të vlerësohet edhe përmes kohës së pritjes, komunikimit me profesionistët shëndetësorë dhe respektimit të dinjitetit të pacientit.

    Burimi: RTKLive

  • Arlinda Morina tregon se ka pëlqim për Nora Tushin në Big Brother

    Arlinda Morina tregon se ka pëlqim për Nora Tushin në Big Brother

    Regjisorja Arlinda Morina ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, duke i shprehur hapur pëlqimin banores Nora Tushi.

    Gjatë një bisede mes tyre, Arlinda nuk ka hezituar të tregojë se Nora i pëlqen, duke e bërë të qartë se nuk e ka problem ta shprehë këtë ndjenjë para banorëve të tjerë.

    “Mua më pëlqen kjo. Po më pëlqen. E di kjo. Çka ka lidhje, po flasim për pëlqim”, dëgjohet duke thënë ajo.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Deklarata e saj ka tërhequr vëmendje edhe për faktin se Arlinda më herët ka folur publikisht për seksualitetin e saj, duke deklaruar se është lesbike.

    Kështu, një tjetër moment nga raportet mes banorëve në BBVK 5 ka marrë vëmendje, teksa mbetet të shihet nëse ky pëlqim do të ndikojë në raportin e dy vajzave gjatë qëndrimit në shtëpi.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Në shtëpi po ashtu ka pasur edhe ngacmime ndërmjet konkurrentëve të tjerë, edhe pse ka pak kohë që ka nisur.

    Tashmë nga gara janë larguar dy personazhe: Dion Mala dhe Behare Maksutaj. /Telegrafi/

  • LSDM: Qytetarët e dinë se Mickoski bën gjithçka me urdhër të Vuçiqit

    LSDM: Qytetarët e dinë se Mickoski bën gjithçka me urdhër të Vuçiqit

    Nga LSDM thonë se Mickoski është në panik dhe mbron bankën e Vuçiçit nga hetimi në Serbi. Sipas tyre, Mickoski e detyroi Slaveskin të ngrejë padi penale kundër kryetarit të LSDM-së, Venko Filipce, Aleksandar Sasha Dimitrijeviç, Andrej Zhernovski dhe Aleksandar Trajanovski.

    “Qytetarët e dinë se Mickoski bën gjithçka me urdhër të Vuçiqit, siç është sjellja e Bankës Alta në Maqedoni, operacioni i tij personal i pastrimit të parave. Këtë herë ai po merr përsipër modelin e tij të padive penale, presionit dhe frikësimit të opozitës”.

    “Atë që bënte Vuçiç tani, Mickoski po e bën kundër opozitës në Maqedoni. Kopjo-paste. Maqedonia po bëhet një shtet i robëruar. LSDM ka paralajmëruar për Altën për 11 muaj dhe se kjo nuk duhet të lejohet. Mickoski dhe Slaveski sollën në Maqedoni një bankë të ndaluar në Evropë, nën sanksione në Austri, me ndalim hyrjeje në Mal të Zi dhe nën hetim për origjinën e pronës”, thonë nga LSDM.

    Më tej theksojnë se “do të shohin nëse Prokurori Saveski do të jetë pjesë e kësaj dhe do të bëhet bashkëpunëtor i këtij grupi të organizuar kriminal”.

  • GJYKIME PËR MBRETËRIT

    GJYKIME PËR MBRETËRIT

    Poezi nga: Henry van Dyke
    Përktheu: Maksim Rakipaj

    “Mbretërit më lodhën, tha Zoti.” – Emerson[1]

    Zoti tha: “Më ka lodhur çdo mbret,”
    Por qëmoti ndodhi kjo!
    Ndërkaq njeriu tha: “Jo,
    Me ato xhingla i kam qef.”
    Kështu Ai shtoi ca të tjerë,
    Dhe ata vazhduan lojën e vjetër,
    Vrit e grabit, nuk dinin tjetër.

    Njeriu: “M’u shpif nga këta mbretër!
    Pjella të pushtërve të vjetër,
    U paguaj luftën dhe epshin,
    Unë kukull, ata fijet tërheqin,
    Gjakun tim pinë për verë.
    Pa të qeveris veten njëherë
    Dhe ta shohim çdo të sjellë!”
    Zoti, që i pari bëri vërejtje,
    Në errësirë qeshi me vete.

    _____________

    [1] Ralf Waldo Emerson (1803-1882) eseist, filozof, poet amerikan

  • Obiliqi kaloi te “Kastrioti”, LDK-ja thotë se “Pastrimi” po vazhdon t'i dërgojë qytetarët në përmbarim

    Obiliqi kaloi te “Kastrioti”, LDK-ja thotë se “Pastrimi” po vazhdon t’i dërgojë qytetarët në përmbarim

    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Obiliq ka ngritur shqetësimin për faturimin e shërbimit të mbledhjes së mbeturinave në këtë komunë, duke pretenduar se KRM “Pastrimi” po vazhdon t’u dërgojë qytetarëve fatura dhe raste të borxheve në përmbarim, ndonëse nga 1 qershori 2026 ky shërbim ka kaluar në përgjegjësi të NPL “Kastrioti”.

    Përmes një reagimi publik, LDK-ja në Obiliq ka thënë se qytetarët kanë mbetur në paqartësi se cilit institucion duhet t’i drejtohen për këtë shërbim dhe se kush ka të drejtë t’i faturojë.

    Sipas kësaj partie, po paraqiten raste kur qytetarët për një borxh prej 12 eurosh përfundojnë duke paguar deri në 100 euro, si pasojë e procedurave përmbarimore.

    “Komuna thotë se KRM ‘Pastrimi’ nuk është më kompetente për këtë shërbim, ndërsa në anën tjetër, ‘Pastrimi’ vazhdon t’u dërgojë qytetarëve fatura dhe madje t’i çojë te përmbaruesi, për më tepër pa asnjë paralajmërim”, thuhet në reagimin e LDK-së.

    Kjo çështje lidhet me ndryshimin e organizimit të shërbimit të mbledhjes së mbeturinave në Obiliq, i cili nisi më 1 qershor 2026.

    Atë ditë, kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, kishte njoftuar se KRM “Pastrimi” e kishte përfunduar operimin në këtë komunë dhe se mbledhja e mbeturinave do të kryhej nga ndërmarrja lokale NPL “Kastrioti”.

    Thaçi kishte bërë thirrje që qytetarët, nga kjo datë e tutje, pagesat për shërbimin e mbeturinave t’i kryenin te NPL “Kastrioti” dhe jo më te KRM “Pastrimi”.

    Megjithatë, kryetari kishte sqaruar se obligimet e mëhershme financiare ndaj KRM “Pastrimi” nuk anuloheshin dhe se qytetarët që kishin borxhe për faturat e periudhës së mëparshme duhej t’i paguanin ato.

    Edhe NPL “Kastrioti”, përmes një njoftimi zyrtar, kishte bërë të ditur se në bazë të marrëveshjes me Komunën e Obiliqit ishte operatori përgjegjës për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave, ndërsa faturimi dhe inkasimi i pagesave për shërbimin nga qershori 2026 do të kryhej vetëm nga kjo ndërmarrje.

    Në reagimin e saj, LDK-ja kërkon që institucionet të sqarojnë se kujt u detyrohen qytetarët, për cilën periudhë janë obligimet financiare dhe kush ka të drejtë t’i faturojë ata. /Telegrafi/