Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë të ditur se PDK-ja ka arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për kalimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend, por pa ndërhyrje në përmbajtjen e tij.
Gjatë shqyrtimit të këtij ligji në Komisionin për Legjislacion, të enjten, Deliu-Kodra tha se mes dy subjekteve politike ka pasur negociata për mënyrën se si do të procedohet me ligjin.
Ajo bëri të ditur se PDK-ja ka kërkuar mundësinë e amendamentimit të tij në këtë fazë, por për këtë nuk ka pasur pajtim me shumicën parlamentare, e cila ka interpretuar se Rregullorja e Kuvendit nuk e lejon një gjë të tillë.
Sipas Deliu-Kodrës, marrëveshja është që ligji të votohet me të njëjtën përmbajtje si në miratimin e parë.
Ligji për Gjykatën Speciale u miratua në lexim të parë më 5 tetor, ndërsa në lexim të dytë mbrëmjen e 6 tetorit, pas një seance të mbajtur në Kuvend në kohën kur jashtë ndërtesës mijëra qytetarë protestonin në mbështetje të tij.
Nismëtare e ligjit ishte PDK-ja, ndërsa në miratimin e tij kontribuoi edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Më 22 tetor, presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu ligjin në Kuvend për rishqyrtim, pas kërkesës së PDK-së, duke e rikthyer atë në procedurë parlamentare.
Policia ka njoftuar se një zyrtar i Komunës së Prishtinës është arrestuar nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi dyshohet se kishte vërtetuar dokumente që i mundësuan një personi të regjistronte tri prona komunale në emrin e tij.
Rasti ka të bëjë me një periudhë kohore gjatë viteve 2022-2023, ndërsa arrestimi është kryer më 11 nëntor 2026 nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht njësia për hetimin e falsifikimit të dokumenteve.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zyrtari komunal dyshohet se kishte vërtetuar dokumente të dyshuara, përmes të cilave një person tjetër kishte arritur të regjistronte tri prona komunale në emrin e tij.
“Me datë 11.11.2026 DHKEK, njësia për hetimin e falsifikimit të dokumenteve, me autorizim të prokurorit kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, zyrtar komunal i Prishtinës, me dyshimin e bazuar se i njëjti kishte vërtetuar dokumente të dyshuara duke mundësuar që i dyshuari mashkull kosovar, të regjistroi tri prona komunale në emrin e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentit” dhe “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.
PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje që ligji për Dhomat e Specializuara të votohet sot në Kuvend në përmbajtjen aktuale, ndërsa menjëherë pas votimit të nisë procesi i amendamentimit të tij.
Dakordimi parasheh mbivotimin e vetos së Presidentes, duke i hapur rrugë hyrjes së ligjit aktual në fuqi, si dhe nisjen e konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë për ndryshimet konkrete, brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Ligji ishte miratuar në dy lexime më 6 tetor. Më pas, PDK-ja i kishte kërkuar Presidentes kthimin e tij në Kuvend për rishqyrtim, me qëllim përfshirjen e rekomandimeve të fundit të marra nga ekspertët.
Megjithëse PDK dhe LVV kanë arritur pajtim të plotë për përmbajtjen e ndryshimeve, dallimet kanë qenë rreth procedurës. Sipas interpretimit të LVV-së, Rregullorja e Kuvendit nuk lejon amendamentimin në këtë fazë të rishqyrtimit.
Për të shmangur rrezikimin e ligjit për arsye procedurale, palët janë dakorduar që ai të votohet sot ashtu siç është, ndërsa ndryshimet të procedohen menjëherë përmes një nisme për amendamentim.
Me këtë marrëveshje, përfundimisht ligji mbetet, ndërsa hapet rruga që plotësimet e dakorduara të përgatiten dhe të sillen sa më shpejt për miratim në Kuvend.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të personave të zhdukur në raportin 24 orësh.
Rastet kanë ndodhur në Ferizaj, Prizren, Suharekë, Istog e Rahovec.
Lexoni të plotë raportin policor:
Rr. Xhemajl Kada, Ferizaj, 10.11.2026-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij me të meta mentale është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime.
Fsh. Lubizhdë, Prizren 26.04.1999, 1998-1999. Sektori i për Hetimin e Personave të Zhdukur, gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara kanë gjetur mbetje eshtërore të një individi. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore.
Rr. Brigada 123, Suharekë 10.11.2026-20:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime.
Fsh. Cerrcë, Istog 01.11.2026. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i afërmi i tij, nuk është vërejtur duke hyrë a po dalë nga shtëpia ku ai banon i vetëm. Me vendim të prokurorit është bërë hapja e derës nga zjarrfikësit, mirëpo shtëpia ka qenë e boshatisur. Rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Hadije Spahiu, Rahovec 10.11.2026, 15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e tij. Me datë 11.11.2026 rreth orës 21:45 ankuesi ka njoftuar se viktimën e kishte gjetur në Spitalin e Gjakovës pasi që nuk ndihej mire me shëndet. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/
Një vajzë 13-vjeçare nga Kaçaniku ka përfunduar në QKUK në gjendje jo të mirë shëndetësore, pas një rasti të rëndë që po hetohet si dhunim. Për rastin është arrestuar një 16-vjeçar, i cili, sipas deklarimit të tij para hetuesve, ishte njohur me të miturën përmes rrjeteve sociale disa muaj më parë, mëson Gazeta Sinjali.
Ngjarja është raportuar të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 16:00, ndërsa incidenti dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, në territorin e Kaçanikut.
Pas pranimit të informacionit, njësitë policore dhe hetuesit kanë dalë në vendngjarje, ku kanë siguruar hapësirën dhe kanë nisur ekzaminimet.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, 13-vjeçarja fillimisht është dërguar në Emergjencën e Kaçanikut, më pas në Ferizaj dhe prej aty është transferuar në QKUK në Prishtinë, ku po trajtohet nga mjekët.
Ndërkohë, Policia ka arrestuar të dyshuarin, një 16-vjeçar, i cili është intervistuar në prani të nënës dhe avokatit mbrojtës.
Gjatë intervistimit, ai ka deklaruar se ishte njohur me vajzën në rrjete sociale disa muaj më parë dhe se ditën e ngjarjes kishin pasur marrëdhënie seksuale.
Gjendja shëndetësore e vajzës nuk ka mundësuar ende intervistimin e saj, ndërsa deklarimi pritet të merret nga Prokuroria për të Mitur.
Në vendngjarje kanë kryer ekzaminime edhe ekspertët e forenzikës, ndërsa me vendim të Prokurorisë, 16-vjeçari është ndaluar për 24 orë.
A 13-year-old girl from Kachanic has ended up in the CKUK in poor health, following a serious case being investigated as a violation. A 16-year-old has been arrested in the case, which, according to his statement to investigators, was familiar with minors through social networks several months ago, teaches the Signal newspaper.
The event was reported on Wednesday, November 11th, about 4: 00 p.m., while the incident allegedly occurred around 1500, on the Kacanik territory.
After receiving information, police units and investigators have appeared at the scene, where they have secured space and started testing.
Due to the state of health, 13-year-old was initially sent to the Kachanic Emergency, later to Ferizaj and from there moved to KKUK in Pristina, where doctors are being treated.
Meanwhile, police have arrested the suspect, a 16-year-old who was interviewed in front of his mother and defence attorney.
During the interview, he declared that he had met the girl on social networking several months ago and that on the day of the event he had had sex.
The girl’s health condition has not yet enabled her interview, while the statement is expected to be taken by the Prosecutor to Mitur.
Forensic experts have also conducted tests at the scene, while at the Prosecution’s decision the 16-year-old has been banned for 24 hours.
The case is being investigated for criminal work…
The signal where the truth speaks before the news!
Një natë e ngarkuar me zhvillime kriminale është regjistruar në disa qytete të Kosovës. Policia ka arrestuar persona të kërkuar për vepra të rënda penale, ka zbuluar raste të dyshuara të keqpërdorimit të miliona eurove në grante dhe ka nisur hetime për vjedhje të rënda, sulme fizike e dhunë në familje.
Nga një përleshje mes nëntë të miturve në Gjilan, ku njëri përfundoi në QKUK në gjendje të rëndë, deri te vjedhja e katër armëve në Ferizaj dhe zhdukja e pajisjeve në vlerë prej 30 mijë eurosh nga objekti i RTK-së në Obiliq, këto janë ngjarjet kryesore të 24 orëve të fundit.
Prishtinë – Pas katër vjetësh në kërkim, dorëzohet pronari i kompanisë së përfshirë në aferën 180 mijë euroshe në Telekom
Pronari i kompanisë “Smart Marketing”, Rinor Konjusha (32), është paraqitur në Polici pas më shumë se katër vjetësh në kërkim, lidhur me hetimet për një kontratë 180 mijë eurosh me Telekomin e Kosovës.
Ai është intervistuar në prani të avokatit dhe, me vendim të Prokurorisë, është ndaluar për 48 orë.
Rasti lidhet me dyshimet për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim gjatë viteve 2018–2019.
Ferizaj – Mërgimtari kthehet nga Suedia dhe gjen shtëpinë e plaçkitur, i vidhen katër armë
Një 48-vjeçar ka denoncuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në banesën e tij në rrugën “Hamit Tmava” dhe kanë vjedhur tri armë gjahu dhe një pistoletë Beretta.
Pronari ka deklaruar se posedonte leje për armët, vlera e të cilave arrin rreth 8 mijë euro, ndërsa dëmi nga thyerja e derës vlerësohet në 2 mijë euro.
Policia ka nisur hetimet për “Vjedhje të rëndë”, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar.
Gjilan – Përleshja mes nëntë të miturve përfundon me dy të lënduar, njëri dërgohet në QKUK
Një përleshje mes dy grupeve të miturish në rrugën “Zija Shemsiu” ka përfunduar me dy të lënduar, pasi dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta. Njëri nga të lënduarit, L.U., është transferuar në QKUK në gjendje të rëndë, por stabile. Dy të mitur janë arrestuar dhe ndaluar për 24 orë, ndërsa tre të dyshuar të tjerë janë identifikuar, por ende nuk janë lokalizuar. Rasti po hetohet për “Vrasje në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.
Prishtinë – Arrestohet 23-vjeçari që dyshohet se keqpërdorte kartelat bankare të të huajve për blerje online
Burak Yilmaz është arrestuar nën dyshimin për hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike dhe keqpërdorim të kartelave bankare të shtetasve të huaj.
Gjatë kontrollit në një lokacion në rajonin e Prishtinës, Policia ka sekuestruar dy kompjuterë, dy telefona, dy pajisje USB dhe dokumente të tjera.
Me vendim të Prokurorisë, ai është ndaluar për 48 orë.
Mitrovicë – Dy ish-drejtues të kompanisë “Hirano Mushroom” ndalohen për dyshimet për keqpërdorim të granteve
Hasan Lahu, ish-drejtor, dhe Taulant Murati, menaxher i kompanisë “Hirano Mushroom”, janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për keqpërdorim të fondeve ndërkombëtare.
Kompania kishte përfituar dy grante nga Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian, në vlerë të përgjithshme prej 575 mijë e 736 eurosh.
Hetuesit dyshojnë se 62 mijë e 902 euro janë keqpërdorur përmes raportimeve të pavërteta për blerjen e makinerive dhe pajisjeve. Hetimi kishte nisur pas kallëzimit penal të vetë përfaqësuesve të kompanisë.
Obiliq – Hajnat vjedhin pajisje në vlerë 30 mijë euro nga objekti i RTK-së në Bakshi
Një gjenerator, një kontejner dhe pajisje të tjera janë vjedhur nga objekti i transmetuesit të radios së RTK-së në fshatin Bakshi.
Gjatë arrestimit, ai dyshohet se ka bërë rezistencë aktive, por është vënë nën kontroll nga policët dhe, me urdhër të gjykatës, është dërguar në mbajtje.
Prishtinë – Sherri për kartelën bankare të djalit me autizëm, 69-vjeçari ndalohet për dhunë në familje
Një 51-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e saj, 69-vjeçar, pasi ky i fundit dyshohet se e kishte larguar nga banesa pas një mosmarrëveshjeje për kartelën bankare të djalit të tyre me autizëm.
Gruaja ka deklaruar se bashkëshorti e kishte akuzuar për marrjen e kartelës.
Pas ndërhyrjes së Policisë, Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
Prizren – Zbulohen mbetje mortore në varrezat e martirëve, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës
Gjatë gërmimeve të zhvilluara më 10 dhe 11 nëntor në Lubizhdë të Hasit janë zbuluar mbetje eshtërore njerëzore, të cilat dyshohet se mund t’i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998–1999.
Mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime, autopsi dhe analiza të ADN-së, me qëllim të identifikimit të personit.
Gjakovë – I kërkoi para për të blerë bukë, 60-vjeçari dyshohet se e lëndoi bashkëshorten
Një 59-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e saj, pasi gjatë një mosmarrëveshjeje për para për blerjen e ushqimeve, ai dyshohet se e ka kapur me forcë për krahu dhe i ka shkaktuar hematomë.
Gruaja ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa 60-vjeçari i ka mohuar pretendimet për dhunë gjatë intervistimit. Me vendim të Prokurorisë, ai është ndaluar për 48 orë.
Prishtinë – Nëna denoncon ish-bashkëshortin për presion psikologjik ndaj dy fëmijëve të mitur
Një 38-vjeçare ka denoncuar ish-bashkëshortin, duke pretenduar se ai po ushtron presion psikologjik ndaj dy fëmijëve të tyre të mitur. Gruaja ka dorëzuar në Polici edhe një raport të psikologut për vajzën.
Rasti është iniciuar si “Dhuna në familje”, ndërsa është kërkuar intervistimi i vajzës dhe dëgjimi i djalit nga përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale.
Kaçanik – 13-vjeçarja përfundon në QKUK pas rastit të dyshuar të dhunimit, arrestohet 16-vjeçari
Një vajzë 13-vjeçare nga Kaçaniku është dërguar në QKUK në gjendje jo të mirë shëndetësore, pas një rasti që po hetohet si dhunim.
Për rastin është arrestuar një 16-vjeçar, i cili para hetuesve ka deklaruar se ishte njohur me të miturën përmes rrjeteve sociale disa muaj më parë dhe se ditën kritike kishin pasur marrëdhënie seksuale. Për shkak të gjendjes shëndetësore, vajza ende nuk është intervistuar.
Me vendim të Prokurorisë për të Mitur, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.
SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Barni, brendi i njohur i kompanisë globale Mondelēz International, sjell një kombinim të shijës, butësisë dhe argëtimit në momentet e përditshme të fëmijëve. Me formën e veçantë të një arushi, teksturën e butë dhe mbushjen e shijshme, Barni është krijuar për t’i bërë momentet e vogla të ditës edhe më të këndshme.
Nga një ide e vogël drejt një brendi ndërkombëtar
Historia e brendit Barni fillon në vitin 1996 në Francë. Ideja ishte të krijohej një produkt i veçantë për fëmijët, i cili do të kombinonte shijen e një ëmbëlsire të butë me një formë argëtuese dhe lehtësisht të dallueshme.
Me kalimin e viteve, Barni u zgjerua në tregje të ndryshme ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e portofolit të Mondelēz International. Sot, arushi Barni është i pranishëm në më shumë se 40 shtete, ku njihet edhe me emra të ndryshëm, duke ruajtur të njëjtin identitet dhe koncept karakteristik.
Çfarë e bën Barnin të veçantë?
Ajo që e dallon Barnin nga produktet e tjera të kategorisë është kombinimi i disa karakteristikave që e bëjnë atë një zgjedhje praktike dhe argëtuese për momentet e vogla të ditës.
Forma karakteristike e arushit: Dizajni i veçantë e bën produktin tërheqës për fëmijët dhe i jep një identitet të dallueshëm.
Teksturë e butë: Keku i pjekur ka një strukturë të butë dhe të lehtë, e kombinuar me një mbushje të shijshme.
Përbërës të njohur: Në përgatitjen e produkteve Barni përdoren përbërës si mielli, vezët, qumështi dhe çokollata.
Pa ngjyrues dhe konservues artificialë: Një nga karakteristikat e theksuara është se produktet Barni nuk përmbajnë ngjyrues artificialë dhe konservues.
Paketim individual: Produktet janë të paketuara veçmas, duke i bërë praktike për t’u marrë me vete në shkollë, në udhëtime apo gjatë aktiviteteve të përditshme.
Njihuni me produktet Barni
Barni ofron variante të ndryshme shijesh, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të zgjedhin sipas preferencave të tyre.
Barni me mbushje qumështi – Kombinimi i teksturës së lehtë dhe shijes së butë e bën një variant të këndshëm për ata që preferojnë shijet më delikate.
Barni me mbushje çokollate – Për adhuruesit e çokollatës, ky variant kombinon kekun e butë me një mbushje të shijshme me çokollatë, duke krijuar një kombinim klasik dhe të dashur për shumë fëmijë.
Një shoqërues i këndshëm për momentet e fëmijërisë
Barni është menduar si një produkt për fëmijët i përshtatshëm për konsum nga mosha 3 vjeç e tutje.
Falë madhësisë praktike, paketimit individual dhe formës së veçantë, Barni mund të jetë një shoqërues i këndshëm gjatë pushimeve në shkollë, piknikëve, udhëtimeve familjare apo momenteve të vogla të relaksit gjatë ditës.
Barni mund të shijohet edhe në kombinim me fruta të freskëta dhe produkte të qumështit, duke u bërë pjesë e një vakti të larmishëm dhe të balancuar.
Barni – më shumë se një ëmbëlsirë, një arush plot shije!
Me një histori që nis në vitin 1996, një identitet të dallueshëm dhe shije që përshtaten me preferenca të ndryshme, Barni vazhdon të jetë pjesë e portofolit ndërkombëtar të Mondelēz International. Një arush i vogël, një kek i butë dhe një mbushje e shijshme – kombinimi që i jep një prekje të veçantë momenteve të përditshme të fëmijëve.
Esmeralda Hasani është emëruar drejtoreshë e Shërbimit Informativ Shtetëror. Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e saj, pas shkarkimit të Vlora Hysenit.
Kjo e fundit është në arrest shtëpiak për ndihmë ndaj biznesmenit Ergys Agasi, i akuzuar për dosjen ‘AKSHI’, ndërsa ky i fundit ishte në arrati dhe ndante sekrete shtetërore.
Hasani shërbeu si këshilltare në Zyrën e Kryeministrit. Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e strukturës së SHISH pasi drejtoi Departamentin e Mbështetjes. Sipas njoftimit të Presidencës, emri i saj u propozua nga Kryeministri.
Kush është Esmeralda Hasani, gruaja që merr drejtimin e SHISH? Nga Zyra e Kryeministrit te kreu i shërbimit sekret shqiptar
Ajo u diplomua për të Drejtë Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Milanos. Gjithashtu, ajo përfundoi studimet Master në Planifikim dhe Zhvillim Projektesh në Shkollën e Biznesit të Inovacionit në Bruksel.
Aktiviteti i saj profesional është i përqendruar në procesin mësimor në fushën e së Drejtës Evropiane.
Në këtë drejtim, ajo zotëron njohuri të thella të të gjithë procesit të udhëtimit të Shqipërisë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në fushën e menaxhimit të projekteve, ajo ka fituar përvojë të gjerë në të gjitha fazat e zhvillimit të tyre, duke filluar nga krijimi i partneriteteve, konceptimi i idesë dhe hartimi i projektit, deri te shkrimi dhe zbatimi i tij.
Nga shtatori 2015 deri në shtator 2019, ajo shërbeu si Drejtore Ekzekutive e Institutit Barleti për Kërkim dhe Zhvillim, duke arritur rezultate të shkëlqyera.
Ajo është eksperte e pavarur e Komisionit Evropian në fushën e kërkimit dhe inovacionit, dhe është e angazhuar në mënyrë aktive në projekte kërkimore, arsimore dhe inovative në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në bashkëpunim me kompani, universitete dhe qendra kërkimore kryesore në të gjithë botën.
Në këtë kontekst, ajo u përzgjodh së fundmi nga Misioni i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri si Konsulente Ndërkombëtare për Zhvillimin e Projekteve.
Nga shtatori 2017 deri në dhjetor 2018, ajo ishte pjesë e kabinetit të Ministrit të Shtetit për Diasporën, në cilësinë e këshilltares dhe shefes së kabinetit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në procesin e krijimit dhe konsolidimit të institucioneve të reja për diasporën.
Ajo është krijuesja dhe autorja e projektit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, duke garantuar suksesin e propozimit të projektit.
Që nga shtatori i vitit 2019, ajo drejton Institutin Adriapol – Rritje e Mençur dhe Kreative.
Njoftimi i plotë:
Presidenti i Republikës, SH.TZ Bajram Begaj, në mbështetje të neneve 92, shkronja “f” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 5, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Shtetëror”, i ndryshuar”, me propozimin e Kryeministrit, me dekretin nr. 595, datë 12.11.2026, dekretoi sot emërimin e znj. Esmeralda Hasani në pozicionin e Drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror.
Përpara dekretit, kryheshin të gjitha procedurat e verifikimit ligjor të parashikuara me ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në pozicione të larta.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit është mbledhur për të shqyrtuar kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në rendin e ditës së këtij komisioni është përfshirë shqyrtimi i vendimit të Presidentes për kthimin e ligjit në Kuvend për rishqyrtim.
Ligji për Dhomat e Specializuara ishte miratuar në dy lexime në Kuvend më 6 tetor, ndërsa më pas Presidentja e kishte kthyer atë për rishqyrtim, pas kërkesës së PDK-së për përfshirjen e rekomandimeve të marra nga ekspertët.