Category: Lajme

  • Tahiri: Kosova duhet t’i marrë përgjegjësitë e veta dhe t’i ndihmojë çlirimtarët

    Tahiri: Kosova duhet t’i marrë përgjegjësitë e veta dhe t’i ndihmojë çlirimtarët

    Tahiri: Kosova duhet t’i marrë përgjegjësitë e veta dhe t’i ndihmojë çlirimtarët

    Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në Komisionin për Legjislacion ka deklaruar se grupi parlamentar i kësaj partie do ta mbështesë pozicionin e sponsorizuesit lidhur me dekretin e presidentes për Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke kërkuar që çdo ndryshim eventual i ligjit të bëhet sa më shpejt, por përmes procedurave të rregullta parlamentare.

    Tahiri ka thënë se Kuvendi është vonuar në trajtimin e kësaj çështjeje, ndërsa, sipas tij, shqetësues është edhe fakti që vendimi po rikthehet për shqyrtim në Kuvend.

    “Ta shqyrtojmë dekretin e presidentes. E para, ne jemi vonuar në këtë diskutim, dhe vonesën e bën edhe më problematike dhe më shqetësuese fakti që ne po e kthejmë vendimin në Kuvend”, ka deklaruar Tahiri, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka theksuar se qëndrimi i Aleancës për këtë çështje ka qenë i qartë që nga fillimi, duke kërkuar që Kosova sa më parë t’i marrë përgjegjësitë e veta dhe të ofrojë mbështetje për çlirimtarët.

    “Çka është e rëndësishme për Aleancën, nga dita e parë, pra kur është marrë vendimi më 16 shtator, është që sa më shpejt që është e mundur Kosova t’i marrë përgjegjësitë e veta dhe t’i ndihmojë çlirimtarët tanë”, është shprehur ai.

    Në këtë drejtim, Tahiri ka bërë të ditur se Aleanca do ta mbështesë qëndrimin e sponsorizuesit të ligjit, si në Komisionin për Legjislacion, ashtu edhe në seancën plenare.

    “Rrjedhimisht, si grup parlamentar, ne e themi kështu: ne do ta mbështesim pozicionin e sponsorizuesit dhe këtu me votë në Komision edhe në seancë”, ka deklaruar Tahiri.

    Megjithatë, ai ka kërkuar që Kuvendi dhe Qeveria, në rast se konsiderojnë të nevojshme ndryshimin apo amendamentimin e dispozitave të këtij ligji, ta nisin menjëherë procesin, pa anashkaluar procedurat parlamentare.

    “Mirëpo kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës, nga Qeveria, në qoftë se kërkesa është për amendamentim, për ndryshim të këtij ligji, të neneve, kjo të ndodhë jo me shpejtësi të tepsisë, por me shpejtësi të dritës”, ka thënë ai.

    Tahiri ka theksuar se Aleanca nuk dëshiron të ndalet te zhvillimet e së kaluarës, por kërkon që nga ky moment të ndiqet një qasje e qartë institucionale, fillimisht të shqyrtohet dekreti, e më pas të nisë procesi i ndryshimeve ligjore përmes procedurës së rregullt.

    “Për të kaluarën s’dua të flas. Tash e tutje është ky. Po, vjen në seancë, vjen dekreti, e rrëzojmë dekretin dhe kërkojmë nga ju që ta nisni menjëherë procesin e ndryshimit mbi procedurën e rregullt. Ne nuk guxojmë kurrsesi me ndryshu në procedurë”, theksoi deputeti.

  • Abrashi: Do ta mbështesim rrëzimin e vetos së Presidentes për Ligjin e Speciales

    Abrashi: Do ta mbështesim rrëzimin e vetos së Presidentes për Ligjin e Speciales

    Abrashi: Do ta mbështesim rrëzimin e vetos së Presidentes për Ligjin e Speciales

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar në Komisionin për Legjislacion se grupi parlamentar i LVV-së do ta mbështesë rrëzimin e vetos së Presidentes për Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Gjatë diskutimit për ligjin e kthyer në Kuvend për rishqyrtim nga Presidentja, Abrashi tha se qëndrimi i vazhdueshëm i LVV-së ndaj Gjykatës Speciale ka qenë arsye edhe siç tha ai për kushtëzimin e votimit për Presidenten e Republikës së Kosovës.

    Ai theksoi se LVV-ja do të vazhdojë ta mbështesë rrëzimin e vetos së Presidentes, në mënyrë që, siç tha, ta përmbyllë këtë mbështetje, njofton Klankosova.tv.

    Abrashi shtoi se fazat e reja që do të iniciohen lidhur me këtë ligj përbëjnë tema të reja, të cilat do të trajtohen veçmas.

  • Si mëson truri ta dojë kafenë? Pse në fillim nuk ju pëlqente, ndërsa tani nuk bëni dot pa të

    Si mëson truri ta dojë kafenë? Pse në fillim nuk ju pëlqente, ndërsa tani nuk bëni dot pa të

    Gllënjka e parë e kafesë së zezë për shumë njerëz nuk është aspak e këndshme.

    Shija e hidhur shpesh shkakton refuzim, por me kalimin e kohës kafeja mund të shndërrohet në një nga pijet më të preferuara.

    Shkencëtarët kanë zbuluar një mekanizëm në tru që shpjegon se si mësojmë t’i duam shijet që fillimisht nuk na pëlqejnë.

    Foto ilustruese

    Një studim i realizuar nga ekipi i Universitetit të Kalifornisë në San Francisko (UCSF), i publikuar më 4 nëntor në revistën shkencore “Nature”, ka zbuluar rolin e dopaminës në këtë proces.

    Dopamina është një substancë kimike në tru që lidhet me motivimin, kënaqësinë dhe të mësuarit.

    Studiuesit kanë identifikuar një sistem më të ngadaltë të çlirimit të saj, i cili aktivizohet nga sinjalet që vijnë prej sistemit tretës pasi konsumojmë ushqim ose pije.

    Si lidhet kafeja me kënaqësinë në tru?

    Sipas studiuesve, kur ushqimi mbërrin në traktin tretës, sensorë të veçantë identifikojnë përbërësit ushqyes, si sheqernat dhe yndyrat. Informacioni më pas përcillet drejt trurit, duke nxitur çlirimin gradual të dopaminës për disa minuta.

    Ky proces ndodh kryesisht pa qenë ne të vetëdijshëm për të.

    Kur truri fillon ta lidhë shijen e një ushqimi me efektet që ai ka në organizëm, krijohet një preferencë që mund të mos ketë ekzistuar më parë.

    Profesori i fiziologjisë Zachary Knight, autori kryesor i studimit, shpjegoi se pikërisht ky sistem i ngadaltë i dopaminës na ndihmon të mësojmë t’i pëlqejmë ushqime të caktuara me kalimin e kohës.

    Në rastin e kafesë, truri mund ta lidhë shijen e saj me efektin stimulues të kafeinës, duke bërë që ajo të na duket gjithnjë e më e këndshme.

    Çfarë zbuluan eksperimentet te minjtë?

    Për të kuptuar më mirë këtë mekanizëm, studiuesit kryen eksperimente te minjtë, duke u dhënë ujë me sheqer ose pije të ngjashme me milkshake drejtpërdrejt në stomak.

    Kjo u mundësoi të ndanin efektin e përbërësve ushqyes nga ai i shijes.

    Ata vunë re se dopamina çlirohej në mënyrë të theksuar në një zonë të trurit të quajtur amigdala bazolaterale, e cila lidhet me emocionet dhe proceset e të mësuarit.

    Kur studiuesit ndërprenë këtë rrugë të sinjalizimit, minjtë vazhduan të ushqeheshin normalisht, por nuk arrinin më të mësonin se një shije e re lidhej me marrjen e kalorive.

    Në një eksperiment tjetër, aktivizimi artificial i fibrave të dopaminës bëri që minjtë të fillonin të preferonin një shije të caktuar, edhe pse ajo nuk u ofronte vlera ushqyese.

    Pse reagimi ishte më i fortë në anën e majtë të trurit?

    Studiuesit analizuan edhe të dhëna nga hulumtime të mëparshme te njerëzit.

    Rezultatet treguan se çlirimi i dopaminës pas konsumimit të lëndëve ushqyese ishte veçanërisht i theksuar në anën e majtë të amigdalës bazolaterale.

    Një reagim i ngjashëm u vërejt edhe në një studim tjetër, ku aktiviteti i trurit u monitorua pas konsumimit të glukozës.

    Ajo që i habiti shkencëtarët ishte fakti se reagimi ishte dukshëm më i fortë në anën e majtë sesa në të djathtën, si te minjtë ashtu edhe te njerëzit.

    Kjo i ka shtyrë studiuesit të hetojnë më tej arsyet e këtij dallimi.

    A mund të ndryshojnë preferencat tona ushqimore?

    Zbulimi hap mundësi të reja për të kuptuar mënyrën se si krijohen dhe ndryshojnë preferencat tona ushqimore.

    Një nga çështjet që intereson shkencëtarët është ndikimi i barnave GLP-1, të cilat imitojnë një hormon të prodhuar në zorrë dhe ndikojnë ndjeshëm në oreks.

    Megjithëse këto barna nuk janë përfshirë në studimin aktual, profesori Knight sugjeron se ato mund të ndikojnë në sinjalet e dopaminës që aktivizohen nga lëndët ushqyese, duke bërë që disa ushqime të bëhen më pak tërheqëse.

    Megjithatë, kjo mbetet ende një hipotezë që kërkon hulumtime të mëtejshme.

    Shkencëtarët shpresojnë se kuptimi i lidhjes mes sistemit tretës dhe trurit mund të ndihmojë në të ardhmen për të kuptuar më mirë pse disa ushqime na pëlqejnë, ndërsa të tjerat jo, si dhe nëse këto preferenca mund të ndryshohen. /Telegrafi/

  • Dyshohet për një rast të dhunimit, arrestohet i dyshuari i mitur në Kaçanik

    Dyshohet për një rast të dhunimit, arrestohet i dyshuari i mitur në Kaçanik

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të mitur në Kaçanik.

    I dyshuari është arrestuar me dyshimet për dhunim.

    “Kaçanik 11.11.2026-16:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur femër kosovare”, thuhet në raport.

    Viktima është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

  • Nga importi te prodhimi vendor – plani prej një miliard eurosh në fokus të “The Future of Business”

    Nga importi te prodhimi vendor – plani prej një miliard eurosh në fokus të “The Future of Business”

    Më 18 nëntor do të mbahet edicioni i tretë i konferencës “The Future of Business”, organizuar nga Data4X, me fokus te investimet konkrete, zhvillimi i prodhimit vendor dhe realizimi i nismës “Agjenda 1 Miliard”, e cila synon zëvendësimin e rreth një miliard eurove importe me prodhim vendor deri në vitin 2030.

    Në një intervistë për Telegrafin, Flandra Marmullaku nga Data4X ka folur për përgatitjet e konferencës, rezultatet e analizave të realizuara deri më tani dhe hapat që pritet të ndërmerren nga sektori privat dhe institucionet për ta shndërruar këtë potencial ekonomik në investime konkrete.

    Sipas saj, edicioni i sivjetmë, që organizohet nën moton “From Opportunity to Investment” (Nga mundësitë te investimet), shënon një fazë të re të nismës, duke kaluar nga identifikimi i mundësive te financimi dhe planet e veprimit.

    “Vitin e kaluar kemi folur për mundësitë, domethënë i kemi identifikuar këto mundësi, ku janë, për rritjen e prodhimit vendor. Ndërsa sivjet do të fokusohemi te kapitali apo te financimi. Çka na duhet dhe ku na duhet financim për t’i bërë këto të mundshme?”, ka deklaruar Marmullaku.

    Marmullaku ka shpjeguar se Data4X ka analizuar rreth nëntë mijë produkte të tregtisë së jashtme, duke identifikuar potencialin që një pjesë e konsiderueshme e importeve të zëvendësohen me prodhim vendor.

    Sipas saj, analiza ka identifikuar deri në nivel produkti sektorët ku ekzistojnë mundësi reale për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese.

    “Një miliard euro deri në vitin 2030 mund të kthehet në prodhim vendor, nëse ne të gjithë punojmë në këtë strategji së bashku, që është e bazuar në të dhëna”, ka theksuar ajo.

    Ndër sektorët me potencial janë materialet e ndërtimit, industria e pijeve, bujqësia dhe fusha të tjera të prodhimit.

    Megjithatë, Marmullaku ka theksuar se realizimi i këtij objektivi kërkon jo vetëm kapital financiar, por edhe ekspertizë, teknologji dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe bizneseve.

    Një nga elementet kryesore të konferencës do të jetë prezantimi i planeve të veprimit nga institucionet dhe sektori privat.

    Marmullaku ka bërë të ditur se pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen edhe me përvojat e vendeve të tjera, përfshirë Slloveninë dhe Poloninë, lidhur me strategjitë që kanë ndikuar në zhvillimin e tyre ekonomik.

    Në konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve financiare, sektorit privat dhe Komisionit Evropian.

    “Do të kemi edhe shembuj konkretë nga shtetet si Sllovenia dhe Polonia, cilat janë historitë e suksesit se si kanë arritur ta rrisin zhvillimin ekonomik me një strategji, e cila do të na ndihmojë edhe neve sa i përket Agjendës Një Miliard”, ka thënë ajo.

    Sipas Marmullakut, konferenca synon të krijojë një hapësirë ku mundësitë e identifikuara për investime të lidhen me burimet e financimit dhe veprimet konkrete të institucioneve.

    Duke folur për procesin që i ka paraprirë konferencës, Marmullaku ka treguar se Data4X ka organizuar tri takime në kuadër të formatit “Data4Breakfast”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sektorit privat dhe institucioneve.

    Një takim është zhvilluar me sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, ndërsa dy të tjerët me sektorët e përpunimit të mishit dhe të pijeve.

    Marmullaku ka vlerësuar se ekziston vullnet nga palët për të avancuar agjendën, por ka theksuar se mbeten sfida të rëndësishme në financim, legjislacion dhe procedura rregullative.

    Ajo ka theksuar se konferenca e 18 nëntorit nuk synon të jetë një aktivitet i izoluar, por pjesë e një procesi afatgjatë që do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2027.

    Sipas saj, takimet me sektorët e ekonomisë do të vazhdojnë, ndërsa në fazat e ardhshme do të prezantohet progresi në zbatimin e planeve të veprimit.

    “Për të mos mbetur si objektiv, ne prandaj jemi duke e vazhduar prej vitit të kaluar, që kjo të mos mbetet vetëm një temë që e kemi hapur, por një punë e vazhdueshme”, është shprehur ajo.

    Marmullaku ka ftuar përfaqësuesit e bizneseve dhe institucioneve që të bëhen pjesë e nismës, duke theksuar se realizimi i saj kërkon kontributin e të gjithë sektorëve.

    “Çdo gjë që ne do ta prezantojmë është e matshme dhe është e bazuar në të dhëna, kështu që jemi shumë të hapur që secili që e sheh se mund të kontribuojë në këtë agjendë, të na bashkëngjitet në këtë nismë”, ka deklaruar Marmullaku.

    Edicioni i tretë i “The Future of Business”, më 18 nëntor, pritet të shërbejë si një platformë diskutimi për investimet, financimin dhe bashkëpunimin institucional, me synimin që potenciali i identifikuar për prodhimin vendor të shndërrohet në rezultate konkrete për ekonominë e Kosovës. /Telegrafi/

  • “Do ta djeg banesën ku jeton” – 23-vjeçarja në Graçanicë denoncon ish-burrin, ai shkel urdhrin mbrojtës dhe përfundon në pranga

    “Do ta djeg banesën ku jeton” – 23-vjeçarja në Graçanicë denoncon ish-burrin, ai shkel urdhrin mbrojtës dhe përfundon në pranga

    “Do ta djeg banesën ku jeton” – 23-vjeçarja në Graçanicë denoncon ish-burrin, ai shkel urdhrin mbrojtës dhe përfundon në pranga

    Një 23-vjeçare në Graçanicë ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, duke deklaruar se prej një muaji po përballej me kërcënime dhe shqetësime të vazhdueshme, pavarësisht urdhrit mbrojtës të lëshuar nga gjykata. Sipas saj, ish-burri e kishte kërcënuar se do t’ia digjte banesën ku jeton, ndërsa disa herë kishte shkuar edhe te dera e saj, mëson Gazeta Sinjali.

    Rasti është denoncuar të mërkurën, më 11 nëntor, në Graçanicë, ndërsa incidentet e raportuara përfshijnë periudhën nga 10 tetori deri më 11 nëntor.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është V.Ž. rreth 23-vjeçare, ndërsa i dyshuari është ish-bashkëshorti i saj, Ž.I. 29-vjeçar.

    Gruaja ka deklaruar para hetuesve se ndaj ish-bashkëshortit ekzistonte një urdhër mbrojtës i lëshuar nga gjykata për shkak të problemeve të mëhershme të dhunës në familje.

    Megjithatë, sipas denoncimit, ai e kishte shkelur disa herë këtë urdhër gjatë muajit të fundit, duke e shqetësuar përmes telefonit dhe duke u paraqitur fizikisht para banesës së saj.

    Në një nga kërcënimet, 29-vjeçari dyshohet se i kishte thënë se do ta digjte banesën ku ajo jetonte.

    Pas intervistimit të viktimës, hetuesit e dhunës në familje në Graçanicë kanë ndërmarrë veprime për lokalizimin e të dyshuarit, të cilin kanë arritur ta gjejnë dhe ta arrestojnë.

    Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorisë, është ndaluar për 48 orë.

    Rasti po trajtohet për dyshimet lidhur me shkeljen e urdhrit mbrojtës dhe kanosjen në kontekstin e dhunës në familje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | E goditi me traktor dhe e la të lënduar në rrugë – 52-vjeçari arrestohet për tentim vrasje në Viti, ky është i dyshuari

    Ekskluzive | E goditi me traktor dhe e la të lënduar në rrugë – 52-vjeçari arrestohet për tentim vrasje në Viti, ky është i dyshuari

    Ekskluzive | E goditi me traktor dhe e la të lënduar në rrugë – 52-vjeçari arrestohet për tentim vrasje në Viti, ky është i dyshuari

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Debelldeh të Vitisë, ku një 22-vjeçar dyshohet se është goditur qëllimisht me traktor nga një person tjetër, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. I riu ka pësuar lëndime në fytyrë dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe rasti po hetohet si vrasje në tentativë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 17:00, në rrugën që lidh fshatin Debelldeh me Kopilaqin.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është Osman Fetahu (52), ndërsa i dëmtuari është M.I., rreth 22-vjeçar.

    Rreth orës 17:10, 22-vjeçari ka telefonuar Policinë dhe ka kërkuar ndihmë, duke deklaruar se Fetahu e kishte goditur me traktor dhe ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

    Pas denoncimit, në zonë janë angazhuar disa njësi policore, përfshirë patrullën reaguese, zyrtarët nga Kllokoti, hetuesit e Stacionit Policor në Viti dhe një patrullë kufitare.

    Në vendngjarje, policët kanë takuar të lënduarin, vëllain e tij dhe tre persona të tjerë që kishin mbërritur pas incidentit.

    Sipas informacioneve policore, i riu kishte lëndime të dukshme në fytyrë, ndërsa rrobat i kishte të mbuluara me baltë si pasojë e përplasjes.

    Ekipi i emergjencës nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti i ka ofruar ndihmën e parë dhe e ka transportuar për trajtim mjekësor. Më pas, për shkak të nevojës për trajtim të mëtejshëm, ai është dërguar në Emergjencën e Gjilanit, nën përcjelljen e zyrtarëve policorë.

    Ndërkohë, Policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë 52-vjeçarin, i cili është dërguar te hetuesit rajonalë në Gjilan.

    Pas konsultimit me Prokurorinë, rasti është iniciuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive He hit her with a tractor and left her injured on the street. 52-year-old boy arrested for attempted murder in the year.

    A serious event occurred in the village of Debeldeh, of the Year, where a 22-year-old was allegedly deliberately hit by tractor by another person who later left the scene. The young man has suffered injuries on his face and has been sent for medical treatment, while the suspect has been arrested and the case is being investigated as attempted murder, exclusively teaches The Signal newspaper.

    The event took place on Wednesday, November 11th, about 5:00, on the road connecting the village of Debeldedeh and Copilaqi.

    According to information provided by the signal, the suspect is Osman Fetah (52), while the injured one is M.I., about 22 years old.

    Around 17:10, the 22-year-old called the police and called for help, claiming that Fetah had hit her with a tractor and had immediately left the scene.

    After the indictment, several police units have been engaged in the area, including the reaction patrol, officials from Klokoti, investigators at the Police Station in the Year and a border patrol.

    At the scene, police have met the injured, his brother and three others who had arrived after the incident.

    According to police information, the young man had apparent injuries to his face while his clothes were covered with mud as a result of the crash.

    The emergency team from the Main Family Medicine Centre in the year has offered first aid and has transported it for medical treatment. Later, due to the need for further treatment, he has been sent to Gjilan’s Emergency, under police officials.

    Meanwhile, police have managed to locate and arrest the 52-year-old, who has been sent to regional investigators in Gjilan.

    After consulting with the prosecution, the case has been initiated for the criminal act of attempted murder.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • I’ll burn down the apartment where you live. The 23-year-old girl in Gracanica denouncing the ex-husband, he violates the defense order and ends up in handcuffs.

    A 23-year-old in Gracanica has denounced her former husband, claiming he was facing constant threats and concerns, despite the defence order issued by the tribunal for a month. According to her, the former husband had threatened to burn her home, while at times she also went to her door, learns The Signal newspaper.

    The case was denounced on Wednesday, November 11th in Gracanica, while reported incidents include the period from October 10th to November 11th.

    According to information provided by the signal, the victim is V.50. About 23-year-old, while the suspect is her former husband, dealt.I. 29-year-old.

    The woman has declared before investigators that there was a defence order issued by the tribunal against the former husband because of the previous problems of domestic violence.

    However, according to the indictment, he had repeatedly violated this order during the last month, disturbing her by telephone and physically appearing in front of her apartment.

    In one of the threats, the 29-year-old allegedly told her she was going to burn down her apartment.

    After interviewing the victim, family violence investigators in Gracanica have taken action to locate the suspect, who they have managed to locate and arrest.

    He was interviewed in the presence of the defense attorney and, at the D.A.’s decision, has been detained for 48 hours.

    The case is being addressed for allegations concerning violations of the defence order and the rowage in the context of domestic violence.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Bizneset paralajmërojnë shtrenjtim deri në 10% të produkteve nga rritja e kostos së energjisë

    Bizneset paralajmërojnë shtrenjtim deri në 10% të produkteve nga rritja e kostos së energjisë

    Bizneset paralajmërojnë shtrenjtim deri në 10% të produkteve nga rritja e kostos së energjisë

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim për rritjen e kostos së energjisë elektrike për ndërmarrjet në tregun e lirë, duke paralajmëruar se kjo mund të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve nga 4 deri në 10 për qind.

    Sipas Lidhjes, kjo situatë rrezikon veçanërisht prodhuesit vendorë, duke ua dobësuar konkurrueshmërinë ndaj produkteve të importuara dhe duke rrezikuar vendet e punës.

    Lidhja e Bizneseve kërkon nga Qeveria dhe autoritetet rregullatore vlerësim urgjent të ndikimit të kostove të energjisë, lehtësim për bizneset dhe masa konkrete për mbrojtjen e prodhimit vendor.

    Reagimi i plotë:

    Si Lidhja e Bizneseve të Kosovës shprehim shqetësimin për rritjen e kostos së energjisë elektrike për ndërmarrjet që operojnë në tregun e lirë të energjisë në Kosovë.

    Nga ankesat e pranuara prej bizneseve të mëdha, kjo rritje pritet të ndikojë drejtpërdrejt në kostot operative dhe të reflektohet në shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve për konsumatorët, me një rritje të vlerësuar nga 4 deri në 10 për qind.

    Shqetësim i veçantë është ndikimi te prodhuesit vendorë, të cilët me këto kosto të reja nuk do të mund ta përballojnë ngarkesën financiare pa i rritur çmimet e produkteve të tyre. Si rezultat, ata do të humbin konkurrueshmërinë përballë produkteve të importuara. Kjo rrezikon të dëmtojë prodhimin vendor, të zvogëlojë aktivitetin ekonomik dhe të rrezikojë vendet e punës.

    Kalimi në tregun e lirë të energjisë, pa një plan të qartë tranzicioni dhe pa masa mbështetëse nga institucionet, po krijon pasiguri dhe kosto shtesë për bizneset. Pasojat përfundimtare do t’i bartin edhe qytetarët përmes rritjes së çmimeve dhe uljes së fuqisë blerëse.

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe autoritetet rregullatore:

    1. Vlerësim urgjent të ndikimit të kostos së energjisë në sektorin privat.
    2. Shqyrtimin e mekanizmave për lehtësimin e kostove për bizneset.
    3. Masa konkrete për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe konkurrueshmërisë së tij ndaj produkteve të importuara.

    Energjia elektrike është një nga faktorët kryesorë të prodhimit dhe zhvillimit ekonomik. Prandaj, institucionet duhet të veprojnë me urgjencë, për të parandaluar dëmtimin e bizneseve, shtrenjtimin e produkteve dhe dobësimin e pozitës së prodhuesve vendorë në treg.

    Prodhimi vendor duhet të mbështetet dhe të mbrohet, jo të vendoset në pozitë të pafavorshme përballë importit.

    Burimi: Insajderi