Aleanca do ta mbështesë procedimin për rivotimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ashtu siç po kërkon Partia Demokratike e Kosovës.
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, tha në Komisionin parlamentar për Legjislacion se janë pro mënyrës që propozoi PDK-ja.
Tahiri tha se pas rivotimit, kërkojnë që amendamentimi i tij të bëhet “me shpejtësi të dritës”.
Ai tha se Aleanca kërkonë që menjëherë pas miratimit të nisë procesi i amendamentimit të ligjit.
Në Maqedoni, sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2024 u regjistruan 1.10 vrasje për 100,000 banorë. Krahasuar me vitin 2014, kur shkalla ishte 1.21, u regjistrua një rënie e këtij treguesi.
Nga vendet e rajonit, Mali i Zi ka shkallën më të lartë, me 1.92 vrasje për 100,000 banorë. Në Bullgari, është 1.23, në Serbi 0.82 dhe në Greqi 0.78.
Brenda Bashkimit Evropian, shkalla më e lartë në vitin 2024 u regjistrua në Lituani – 2.63 vrasje për 100,000 banorë. Letonia vjen me 2.40 dhe Estonia me 1.82.
Luksemburgu ka shkallën më të ulët, me 0.30 vrasje për 100,000 banorë, përpara Italisë me 0.57 dhe Republikës Çeke me 0.63.
Edhe pse Lituania është në krye të këtij treguesi, vendi regjistroi gjithashtu rënien më të madhe krahasuar me vitin 2014, kur norma ishte më shumë se dyfish më e lartë. Një trend në rënie është vërejtur edhe në Maqedoni gjatë dekadës së fundit.
Anija e famshme SS United States, e cila dikur ishte më e shpejta në botë dhe më e gjatë se Titaniku, është fundosur qëllimisht pranë brigjeve të Floridës, me synimin që të shndërrohet në shkëmbin artificial më të madh në botë.
Pas gati 30 vjetësh e ankoruar në Philadelphia, anija u zhvendos drejt Floridës, ku do të shërbejë si habitat për jetën detare dhe si atraksion nënujor për entuziastët e zhytjes, transmeton Telegrafi.
Përpjekjet e aktivistëve për ta ruajtur anijen historike si muze dështuan. Në vend të kësaj, pasi u ble nga autoritetet e një qarku në Florida, u vendos që ajo të shndërrohej në një shkëmb artificial. Ndërkohë, është planifikuar edhe hapja e një muzeu në tokë, ku do të prezantohet historia e saj.
SS United States nisi udhëtimet transatlantike në vitin 1952 dhe vazhdoi deri në vitin 1969. Gjatë kësaj periudhe, ajo transportoi familjarë mbretërorë, personalitete politike dhe yje të njohur nga Shtetet e Bashkuara drejt Evropës dhe anasjelltas.
Në mesin e udhëtarëve të saj ishte edhe Bill Clinton, përpara se të bëhej president i SHBA-së. Me këtë anije udhëtuan gjithashtu ish-presidentët amerikanë Harry Truman, Dwight Eisenhower dhe John F. Kennedy.
Në bord kanë qenë edhe emra të njohur të artit dhe kulturës, si Marlon Brando, Coco Chanel, Duke Ellington, Salvador Dalí, Walt Disney, Judy Garland dhe Cary Grant.
Anija u largua nga Philadelphia vitin e kaluar dhe u dërgua në Alabama për pastrim dhe trajtim të materialeve të saj. Të hënën nisi udhëtimin e fundit drejt brigjeve të Destinit në Florida, ku të mërkurën u fundos në një operacion të kontrolluar dhe pa përdorimin e eksplozivëve.
Përpara se të blihej nga autoritetet lokale të Floridës, ishin propozuar disa projekte për t’i dhënë anijes një jetë të dytë, përfshirë shndërrimin në muze ose hotel lundrues. Megjithatë, asnjëra prej këtyre nismave nuk u realizua.
Për vite me radhë, SS United States qëndroi në porte të ndryshme, ndërsa pronësia e saj u bë objekt i betejave ligjore.
Grupi SS United States Conservancy bëri vazhdimisht përpjekje për ta shpëtuar anijen dhe për ta mbajtur mbi ujë, por pa sukses.
Presidentja e organizatës, Susan Gibbs, gjyshi i së cilës kishte ndihmuar në projektimin e anijes, tha se ishte e kënaqur që historia e saj do të vazhdojë të jetojë.
“Anija ka qenë gjithmonë një simbol amerikan, i shprehur hapur dhe pa rezerva, që bashkon kaq shumë njerëz”, tha Gibbs për CBS News. /Telegrafi/
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë, Kamenicë dhe Gjakovë gjatë 11 nëntorit, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Në mesin e rasteve të raportuara janë dhuna psikike ndaj dy fëmijëve të mitur nga ish-bashkëshorti i nënës, sulmi ndaj një bashkëshorteje dhe keqtrajtimi i prindërve nga fëmijët e tyre.
Në Prishtinë janë raportuar tri raste. Në rastin e parë, Policia ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, i dyshuar mashkull kosovar, në vazhdimësi u shkakton presion psikik dy fëmijëve të tyre të mitur. Për këtë rast nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Në rastin e dytë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe e kishte larguar atë nga banesa e tyre. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, në rastin e tretë në Prishtinë, dy persona, një burrë dhe një grua, dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga djali i tyre i mitur. Edhe në këtë rast, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Një rast tjetër është raportuar në Kamenicë, ku një burrë është arrestuar pasi, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se kishte fyer vajzën e tij. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Tri raste të tjera janë raportuar në Gjakovë. Në rastin e parë, pas një mosmarrëveshjeje, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas intervistimit.
Në rastin e dytë, një grua ka raportuar se është keqtrajtuar nga djali i saj i mitur. Sipas Policisë, ajo nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe, me dëshirën e saj, është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Rasti i tretë në Gjakovë është raportuar rreth orës 21:00, ku bashkëshortja dyshohet se është keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë për rrethanat e këtyre rasteve, të cilat janë raportuar si vepra të dhunës në familje. /Telegrafi/
Trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka zgjedhur sulmuesin e Barcelonës, Raphinha, për të mbajtur shiritin e kapitenit për ndeshjen miqësore ndërkombëtare të së shtunës kundër Japonisë në Singapor.
Sipas gazetës Marca, superylli i Barcelonës, Raphinha, do të jetë kapiteni i Brazilit për ndeshjet miqësore të ardhshme kundër Japonisë dhe Singaporit.
29-vjeçari pritet të trashëgojë shiritin e kapitenit në mungesë të mbrojtësit të PSG-së, Marquinhos, i cili do të humbasë këtë pushim ndërkombëtar për shkak të një dëmtimi.
Trajneri i Selecaos e ka zgjedhur Raphinhan përpara lojtarëve si Vinicius Junior, Gabriel Magalhaes dhe Bruno Guimaraes, gjë që flet shumë për cilësitë e lidershipit të kapitenit të Barcelonës.
Hansi Flick e emëroi Raphinhan si kapiten të Barcelonës këtë sezon si shpërblim për ndikimin e tij në rritje në dhomat e zhveshjes, përveç cilësisë së tij të pakrahasueshme në fushë.
Brazili dhe Barcelona kanë rënë dakord të menaxhojnë ngarkesën e punës së Raphinhas për të shmangur dëmtimet, ndryshe nga afatet e mëparshme. /Telegrafi/
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Gjakovë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Tri raste janë raportuar në Gjakovë. Në rastin e parë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në rastin e dytë, një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa viktima nuk ka kërkuar tretman mjekësor. Në rastin e tretë, një person është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Gjakovë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Tri raste janë raportuar në Gjakovë. Në rastin e parë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në rastin e dytë, një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa viktima nuk ka kërkuar tretman mjekësor. Në rastin e tretë, një person është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Three cases of domestic violence were reported within 24 hours in Gjakova, according to the 24-hour Kosovo Police report.
Three cases were reported in Gjakova. In the first case, a woman is suspected of being physically assaulted by her husband. She has accepted medical treatment, while the suspect has been sent to maintenance.
In the second case, a minor allegedly physically attacked his mother.
The suspect is on the run, while the victim has not requested medical treatment. In the third case, a person has been arrested under suspicion that he had committed violence against his wife.
Three cases of domestic violence were reported within 24 hours in Gjakova, according to the 24-hour Kosovo Police report.
Three cases were reported in Gjakova. In the first case, a woman is suspected of being physically assaulted by her husband. She has accepted medical treatment, while the suspect has been sent to maintenance.
In the second case, a minor allegedly physically attacked his mother.
The suspect is on the run, while the victim has not requested medical treatment. In the third case, a person has been arrested under suspicion that he had committed violence against his wife.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e Specializuara do të procedohet në Kuvend në formën aktuale, ndërsa më pas do të shqyrtohen mundësitë për amendamentimin e tij.
Duke folur në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Deliu-Kodra ka thënë se synimi është të procedohet me rrëzimin e vetos së presidentes, për të cilën nevojiten 61 vota në Kuvend.
“Ne jemi të bindur se procedimi do të ndodhë sot, në formën siç është, dhe do ta procedojmë ligjin në formën siç është. Pastaj, si sponsorizues, ne do t’i shohim procedurat për amendamentimin e ligjit”, ka deklaruar ajo.
Deliu-Kodra ka theksuar se PDK-ja synon që ligji të kontribuojë në procesin e përballjes me drejtësinë në Hagë, duke shprehur gatishmëri për diskutime lidhur me përmbajtjen e tij.
Ajo ka thënë se qëllimi është që të arrihet një ligj që do të jetë në funksion të kësaj çështjeje.