Category: Lajme

  • Mother denouncing 17-year-old boy for psychological violence in Gjakova the minor leaves home, police searching for him

    A 40-year-old from Gjakova has denounced her minor son for psychological violence, while he has left home and has not been found by police. The case has ended up in the hands of investigators and Prosecutors for Mitur, the Signal newspaper teaches.

    The event was reported on Wednesday, November 11th, about 3:30 p.m., on Stevilec Street in Gjakova.

    According to information provided by the signal, the damaged is the A.K. (40), which has claimed to have been psychologically abused by her son, B.G. (17).

    After the indictment, the woman has been offered access to medical treatment and housing, but she has refused both.

    The 40-year-old has decided to return to her home, claiming she felt safe.

    Meanwhile, the minor had left the apartment. Police have investigated several locations suspected of being located, but have failed to find it.

    The prosecution for Mitur has consulted the case, while researching the security of the suspect’s presence and investigation into domestic violence are continuing.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nëna denoncon djalin 17-vjeçar për dhunë psikologjike në Gjakovë – i mituri largohet nga shtëpia, Policia në kërkim të tij

    Nëna denoncon djalin 17-vjeçar për dhunë psikologjike në Gjakovë – i mituri largohet nga shtëpia, Policia në kërkim të tij

    Nëna denoncon djalin 17-vjeçar për dhunë psikologjike në Gjakovë – i mituri largohet nga shtëpia, Policia në kërkim të tij

    Një 40-vjeçare nga Gjakova ka denoncuar djalin e saj të mitur për dhunë psikologjike, ndërsa ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është gjetur nga Policia. Rasti ka përfunduar në duart e hetuesve dhe Prokurorisë për të Mitur, mëson Gazeta Sinjali.

    Ngjarja është raportuar të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 15:30, në rrugën “Sadik Stavileci” në Gjakovë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, e dëmtuara është A.K. (40), e cila ka deklaruar se është keqtrajtuar psikologjikisht nga djali i saj, B.G. (17).

    Pas denoncimit, gruas i është ofruar mundësia e trajtimit mjekësor dhe strehimit, por ajo i ka refuzuar të dyja.

    40-vjeçarja ka vendosur të kthehet në shtëpinë e saj, duke deklaruar se ndihej e sigurt.

    Ndërkohë, i mituri ishte larguar nga banesa. Policia ka ndërmarrë kërkime në disa lokacione ku dyshohej se mund të ndodhej, por nuk ka arritur ta gjejë.

    Për rastin është konsultuar Prokuroria për të Mitur, ndërsa kërkimet për sigurimin e pranisë së të dyshuarit dhe hetimet për dhunë në familje po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kane e zbulon trofeun që e dëshiron më shumë se gjithçka

    Kane e zbulon trofeun që e dëshiron më shumë se gjithçka

    Kane e zbulon trofeun që e dëshiron më shumë se gjithçka

    Harry Kane do të shkruajë historinë e futbollit anglez në ndeshjen kundër Kroacisë.

    Kapiteni i Anglisë pritet të regjistrojë paraqitjen e 126-të me kombëtaren, duke u bërë futbollisti me më së shumti ndeshje në historinë e saj dhe duke lënë pas Peter Shiltonin.

    Sulmuesi i Bayern Munichut do të marrë një tjetër vlerësim në Wembley, ku do të prezantojë edhe Topin e Artë para tifozëve anglezë.

    Kane e cilësoi rekordin e ri si një prej arritjeve më të rëndësishme të karrierës, duke theksuar se gjithçka është rezultat i përkushtimit dhe vazhdimësisë.

    Me 91 gola, ai tashmë është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Anglinë.

    Tani synon të bëhet futbollisti i parë që arrin kuotën e 100 realizimeve me përfaqësuesen.

    Megjithatë, rekordet personale nuk janë qëllimi përfundimtar i Kane.

    “Të fitoj një trofe të rëndësishëm me Anglinë është ëndrra ime më e madhe. Shpresoj të kem edhe shumë vite përpara dhe të shoh se çfarë tjetër mund të arrij”, deklaroi 33-vjeçari.

    Burimi: Insajderi

  • Haxhiu për Ligjin për Specialen: Nuk është në rend dite të seancës së Kuvendit

    Haxhiu për Ligjin për Specialen: Nuk është në rend dite të seancës së Kuvendit

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e Specializuara nuk është pjesë e rendit të ditës së seancës së Kuvendit të Kosovës.

    E pyetur lidhur me këtë çështje, Haxhiu është përgjigjur shkurt.

    “Nuk është në rend dite”, tha ajo, transmeton EO.

    Ndërkaq, në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se duhet që fillimisht Ligji për Dhomat e Specializuara të procedohet në Kuvend në formën aktuale, përmes rrëzimit të vetos së presidentes me 61 vota.

    Ajo ka thënë se më pas, si sponsorizuese e ligjit, PDK-ja do t’i shqyrtojë procedurat për amendamentimin e tij.

    Sipas saj, synimi është që ligji të kontribuojë në mbrojtjen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Deliu-Kodra: Do ta procedojmë Ligjin për Specialen në formën aktuale, pastaj do të shohim procedurat për amendamentimin

    Burimi: Dukagjini

  • Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë, kërkojnë miratimin e Putinit për përfshirjen e Evropës në negociatat për Ukrainën

    Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë, kërkojnë miratimin e Putinit për përfshirjen e Evropës në negociatat për Ukrainën

    Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur të enjten në Moskë, ku do të zhvillojnë bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, në kuadër të përpjekjeve të administratës së Donald Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    Washingtoni synon të marrë miratimin e Putinit për përfshirjen e përfaqësuesve evropianë në procesin negociator, pas dy ditëve të bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Abu Dhabi, të cilat përfunduan pa ndonjë përparim vendimtar.

    I dërguari special i Putinit, Kirill Dmitriev, njoftoi përmes një postimi në rrjetin social X mbërritjen e përfaqësuesve amerikanë në aeroportin Vnukovo të Moskës, duke publikuar edhe pamje nga pritja e tyre.

    Bisedimet e 10 dhe 11 nëntorit sollën një marrëveshje në parim për një shkëmbim të rëndësishëm të të burgosurve të luftës, por dallimet kryesore për çështjet territoriale, garancitë e sigurisë pas luftës dhe rolin e Evropës mbetën të pazgjidhura.

    Kushner tha se takimi me Putinin do të përqendrohet te rezultatet e negociatave në Abu Dhabi, ndërsa një nga synimet kryesore është marrja e miratimit të Moskës për përfshirjen e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve evropianë, transmeton Telegrafi.

    “Ne shohim disa hapësira dhe mundësi”, deklaroi ai para gazetarëve, duke shtuar se pas takimit në Moskë, së bashku me Witkoffin do të udhëtojë drejt Dublinit për ta informuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për zhvillimet.

    “Ne ia kemi përcjellë drejtpërdrejt presidentit Putin dhe ekipit të tij disa herë se mënyra e vetme për ta arritur këtë është që ata të jenë pranë nesh. Mendoj se janë të hapur ndaj kësaj ideje. Shpresoj që nesër në Moskë, Steve dhe unë të kemi sukses dhe presidenti Putin ta japë miratimin për këtë”, tha Kushner.

    Për Witkoffin, i cili fillimisht udhëhoqi negociatat e administratës Trump me Rusinë për Ukrainën, kjo është vizita e dhjetë në Rusi që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, në janar të vitit 2025.

    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Putini fillimisht do të informohet nga delegacioni rus për rezultatet e bisedimeve në Abu Dhabi dhe më pas do të dëgjojë vlerësimin e të dërguarve amerikanë.

    Sipas Lavrovit, presidenti rus do të vendosë më pas për hapat e ardhshëm të Moskës në negociata. Ai shtoi se qëndrimi i Rusisë do të vazhdojë të përqendrohet në arritjen e objektivave të pushtimit të saj në shkallë të plotë të Ukrainës.

    Ndërkaq, ndihmësi i Kremlinit, Vladimir Medinsky, i cili udhëhoqi delegacionin rus në Abu Dhabi, ishte edhe më i drejtpërdrejtë. Ai tha se Moska do të jetë e kënaqur vetëm kur të sigurojë fitoren dhe të arrihet një marrëveshje sipas kushteve të saj, që në masë të madhe do të nënkuptonte kapitullimin e Ukrainës.

    Medinsky hodhi poshtë edhe mundësinë e përfshirjes së menjëhershme të Evropës në negociata.

    “Kur ata (evropianët) të zhvillojnë një ndërgjegje, do të mund të marrin pjesë në negociatat për paqe”, deklaroi ai pas bisedimeve në Abu Dhabi.

    Ai akuzoi gjithashtu vendet evropiane se janë pjesë e asaj që e quajti “mashtrim kolektiv ndaj popullit ukrainas”, duke pretenduar se ato mbajnë përgjegjësi edhe për vdekjen e civilëve.

    Deklaratat e zyrtarëve rusë tregojnë se Moska vazhdon të mbajë kërkesa maksimaliste dhe nuk ka dhënë sinjale të qarta për kompromis, pavarësisht përpjekjeve të reja diplomatike amerikane.

    Bisedimet në Emiratet e Bashkuara Arabe shënuan raundin e parë të negociatave trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së, të ndërmjetësuara nga Washingtoni, pas nëntë muajsh.

    Kryenegociatori ukrainas, Rustem Umerov, tha se diskutimet përfshinë hapat drejt një marrëveshjeje më të gjerë paqeje dhe rindërtimit të Ukrainës pas përfundimit të luftës.

    “Hapi i parë është përfundimi i luftës dhe sigurimi i garancive të sigurisë për Ukrainën”, shkroi Umerov në X.

    Kushner pranoi se dallimet mes palëve mbeten të konsiderueshme, por tha se gjatë bisedimeve janë identifikuar disa fusha ku mund të gjenden kompromise.

    “Në disa fusha shohim mundësi për kompromis, ndërsa për të tjera na duhen diskutime të mëtejshme. Megjithatë, mendoj se ky ishte një hap i mirë i parë”, deklaroi ai.

    Ndërkohë, Zelensky, i cili ndodhet në Dublin për takime me liderët evropianë, tha se shpreson që të dërguarit amerikanë të kthehen nga Moska me propozime konkrete.

    “Ajo që ka rëndësi është se amerikanët shkuan te Putini me propozime konkrete. Do të dëshiroja shumë që të ktheheshin në Dublin me përgjigje konkrete”, tha presidenti ukrainas.

    Ai pranoi se mbetet skeptik për mundësinë e përparimit, por shtoi se ende ekziston shpresa për rezultate nga përpjekjet diplomatike. /Telegrafi/

  • LEX | Akuza të rënda për terrorizëm në Banjskë – Stefan Raduloviq para gjykatës për sulmin ku u vra Afrim Bunjaku

    LEX | Akuza të rënda për terrorizëm në Banjskë – Stefan Raduloviq para gjykatës për sulmin ku u vra Afrim Bunjaku

    LEX | Akuza të rënda për terrorizëm në Banjskë – Stefan Raduloviq para gjykatës për sulmin ku u vra Afrim Bunjaku

    Stefan Raduloviq, shtetas i Kosovës dhe i Serbisë, është paraqitur sot, më 12 nëntor 2026, para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku po përballet me akuza të rënda për terrorizëm, lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku më 24 shtator 2023 u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Sinjali.

    Raduloviq akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për përfshirje në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, i cili tronditi vendin dhe nxiti reagime të shumta ndërkombëtare.

    Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ishte pjesë e grupit të organizuar dhe të armatosur që kreu sulmin në Banjskë, me synimin për të cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.

    Prokuroria pretendon se veprimet e grupit kishin për qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë në veri të vendit dhe shkëputjen e kësaj pjese nga territori i Kosovës.

    Provat dhe dyshimet e Prokurorisë

    Në dosjen e Prokurorisë përmenden komunikime telefonike, mesazhe dhe kontakte të dyshuara ndërmjet Raduloviqit dhe personave të lidhur me grupin e Banjskës.

    Sipas pretendimeve të organit të akuzës, në mesin e materialeve hetimore gjenden edhe komunikime që lidhen me armatimin, pajisjet ushtarake dhe organizimin e grupit para sulmit.

    Gjithashtu, në aktakuzë përmendet një fotografi e korrikut të vitit 2023, e cila, sipas Prokurorisë, lidhet me strukturën organizative të grupit të dyshuar.

    Megjithatë, këto pretendime mbeten për t’u vërtetuar gjatë shqyrtimit gjyqësor.

    Arrestimi dhe kundërshtimet e mbrojtjes

    Raduloviq ishte arrestuar më 17 prill 2026 në pikën kufitare në Merdar, nën dyshimin për përfshirje në sulmin terrorist të Banjskës.

    Pas arrestimit, ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit.

    Mbrojtja e tij kishte kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë, duke vënë në dyshim nëse komunikimet dhe materialet e tjera të paraqitura dëshmojnë përfshirjen e të akuzuarit në veprat penale që i ngarkohen.

    Sulmi në Banjskë ku u vra Afrim Bunjaku

    Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur serbësh sulmoi zyrtarët e Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

    Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa u plagos edhe një zyrtar tjetër policor.

    Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e kishte marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe.

    Në shtator të vitit 2024, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 45 personave për këtë rast, duke i ngarkuar me vepra të rënda penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

    Ndërkohë, hetimet dhe procedurat penale kanë vazhduar edhe ndaj personave të tjerë që dyshohen për përfshirje në sulm.

    Rasti i Banjskës mbetet një ndër proceset më të rëndësishme penale që lidhen me sigurinë kombëtare të Kosovës, ndërsa gjykimi ndaj Raduloviqit pritet të trajtojë pretendimet e Prokurorisë për rolin e tij të dyshuar në këtë sulm.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zhduket pa gjurmë 43-vjeçari në Istog, prej 10 ditësh askush nuk e ka parë – zjarrfikësit hapin derën e shtëpisë, por nuk e gjejnë brenda

    Zhduket pa gjurmë 43-vjeçari në Istog, prej 10 ditësh askush nuk e ka parë – zjarrfikësit hapin derën e shtëpisë, por nuk e gjejnë brenda

    Zhduket pa gjurmë 43-vjeçari në Istog, prej 10 ditësh askush nuk e ka parë – zjarrfikësit hapin derën e shtëpisë, por nuk e gjejnë brenda

    Një 43-vjeçar nga fshati Cërcë i Istogut është zhdukur pa gjurmë, ndërsa prej rreth dhjetë ditësh askush nuk e ka parë të hyjë apo të dalë nga shtëpia ku jeton i vetëm. Shqetësimi i një të afërmi ka vënë në lëvizje Policinë, e cila ka kërkuar edhe ndërhyrjen e zjarrfikësve për të kontrolluar banesën, por brenda nuk është gjetur askush, mëson Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, personi i zhdukur është Miftar Shalaj (43), ndërsa rastin në Polici e ka denoncuar një i afërm i tij.

    Ky i fundit ka deklaruar se prej rreth dhjetë ditësh nuk e kishte parë 43-vjeçarin të hynte apo të dilte nga shtëpia, ku ai banonte i vetëm.

    Pas denoncimit, njësitë patrulluese dhe hetuesit e Stacionit Policor në Istog kanë nisur kërkimet, por nuk kanë arritur ta gjejnë as në qytet.

    Duke marrë parasysh rrethanat e raportuara, Policia ka kontaktuar Prokurorinë, e cila ka autorizuar kontrollimin e shtëpisë së tij.

    Në vendngjarje janë angazhuar edhe zjarrfikësit, të cilët kanë hapur derën hyrëse pa shkaktuar dëme, ndërsa përgjegjësinë për hapjen e saj e ka marrë i afërmi që kishte denoncuar zhdukjen.

    Megjithatë, gjatë kontrollit është konstatuar se shtëpia ishte e zbrazët dhe 43-vjeçari nuk ndodhej brenda.

    Pas këtyre veprimeve, Prokuroria ka urdhëruar inicimin e rastit “Person i zhdukur” dhe ndërmarrjen e masave të mëtejshme për gjetjen e tij.

    Deri në informacionet e fundit të siguruara nga Sinjali, vendndodhja e Miftar Shalajt mbetet e panjohur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • It disappears without trace of 43-year-old in Istog, for 10 days no one has seen firemen open the house, but they can’t find it inside.

    A 43-year-old from the village of Istog has disappeared without a trace, while for about ten days no one has seen him enter or leave the house he lives alone. A relative’s concern has set the police on the move, which has also called for firemen to search the apartment, but no one has been found inside, the Signal newspaper learns.

    According to information provided by the signal, the missing person is Miftar Shalaj (43), while the case in police has denounced a relative.

    The latter has claimed that for about ten days he had not seen the 43-year-old enter or leave the house where he lived alone.

    After denouncing, patrol units and police station investigators in Istog have started searching, but they have not even managed to find it in the city.

    In view of the reported circumstances, police have contacted the Prosecutor, who has authorized his house’s search.

    Firemen, who opened the entrance door without causing damage, have also engaged in the scene, while the responsibility for opening it has been claimed by a relative who had denounced the disappearance.

    During the search, however, it has been found that the house was empty and the 43-year-old wasn’t inside.

    After these actions, the prosecution has ordered the initiation of the missing ‘Person case and the undertaking of further measures to locate it.

    Until the latest information provided by the signal, Miftar Shalaj’s whereabouts remain unknown.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX ) grave charges of terrorism in Banjska Stefan Radulovic before the court for the attack in which Africa Bulnjak was killed

    Stefan Radulovic, citizen of Kosovo and Serbia, has appeared today, on November 12th 2026, before the Constitutional Court in Pristina, where he is facing serious terrorism charges in connection with the armed attack on Zvecan Banjska, where Kosovo Police Sergeant Africa Bulnjaku was killed on 24 September 2023, reports the signal.

    Radulovic is accused by the Special Prosecutor of the Republic of Kosovo of involvement in the terrorist attack on the Kosovo Police, which shocked the country and sparked numerous international reactions.

    According to the indictment, he was allegedly part of the organised and armed group that carried out the attack on Banjska, with the aim of violating the constitutional order and security of the Republic of Kosovo.

    The prosecution claims that the group’s actions were aimed at destabilising the security situation in the country’s north and breaking this part of Kosovo’s territory.

    Prosecution Evidence and Doubts

    Phone communications, messages and suspected contacts between Radulovich and the persons associated with the Banjska group are mentioned in the Prosecution file.

    According to claims by the prosecution body, communication in connection with weapons, military equipment, and the organisation of the pre-attack group is included among the investigative materials.

    The indictment also mentions a July 2023 photo that, according to the Prosecution, relates to the organizational structure of the suspected group.

    However, these claims remain to be proven during the trial.

    Arrest and Objections of Defence

    Radulovic was arrested on April 17th 2026 at the Merdar border checkpoint, under suspicion of involvement in Banjska’s terrorist attack.

    After his arrest, the detention measure was imposed on him.

    His defense had rejected the prosecution’s claims, questioning whether communications and other materials presented testify to the accused’s involvement in criminal acts charged.

    The attack on Banjska where Africa Bulnjak was killed

    On 24 September 2023, an armed group of Serbs attacked Kosovo Police officials in the village of Banjska in Zvecan.

    In this attack, Sergeant Africa Bulnjak was killed, while another police official was wounded.

    The responsibility for organising the attack had been taken over by Milan Radojic, former vice president of the Serbian List.

    In September 2024, the Special Prosecutor filed charges against 45 people in this case, charging them with grave criminal acts against Kosovo’s constitutional order and security.

    Meanwhile, investigations and criminal procedures have continued against other persons suspected of involvement in the attack.

    Banjska’s case remains one of the most important criminal processes related to Kosovo’s national security, while the trial of Radulovici is expected to address the prosecution’s claims for his alleged role in the attack.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zoja shpërthen ndaj Akilit: “Ti je ai që i ofendon femrat!” (VIDEO)

    Zoja shpërthen ndaj Akilit: “Ti je ai që i ofendon femrat!” (VIDEO)

    Zoja shpërthen ndaj Akilit: “Ti je ai që i ofendon femrat!” (VIDEO)

    Emocionet kanë përfshirë atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Zoja ka shpërthyer ndaj Akilit.

    Banorja akuzoi Akilin se ai është personi “që i ofendon femrat”.

    Momentin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.