Category: Lajme

  • Osman against vetoing the law: LDK does not support initiatives that do not advocate historical truth

    Democratic League of Kosovo MP ( The LDK) and former Kosovo President Vjosa Osmani have declared that the LDK will not support the overthrow of the presidential veto for the law, if the goal is to return and adopt the same law in the country.

    Osmani has said that the LDK’s position will also depend on the content of what will be brought to the Assembly, but has stressed that her party, in principle, opposes such initiative.

    We are now waiting to see what will be brought to the Assembly. Of course, attitudes always depend on content. But, in principle, if it’s designed to pass the same law and reverse the president’s veto, of course we’re not for, for all the reasons we’ve presented to him at the session then, but also for additional reasons that we’re going to present today at the session, if such a possibility is given, Osman stated.

    It has made it known that it is not yet known whether the goal is to overthrow the president’s veto or a new legal initiative for changing the law. However, according to her, the LDK does not support initiatives that do not make real contributions to the protection of Kosovo’s historical truth and liberation war.

    Osman has criticised, as he has named, initiatives that create false expectations, saying the energy of institutions has had to focus on protecting Kosovo’s historic truth, especially in the international arena.

    You know that principle The LDK is not pro-initive, which in fact, in essence do not achieve anything to protect the historical truth of the Republic of Kosovo and its liberation war, but simply create false expectations. And, instead of all of the state’s energy being focused so far on protecting this historical truth, especially internationally, we see that, even though it’s been nearly two months since the decision, we don’t have an interview in important international media, where the historical truth of the Republic of Kosovo was to be defended before the world, it was expressed.

    The former president has stressed that, according to her, there is also a co-ordinated state presentation on key international platforms for the protection of Kosovo’s history.

    We have no presentation, I’m talking about the entire state, but also different representatives of political parties. Because I’ve been talking about The New York Times, even on important international platforms from September 16th onward, to defend Kosovo’s historic truth. But while the state has had to focus on protecting this truth, we have initiatives that neither comply with the Constitution nor comply with Kosovo’s international obligations, Osmani has said.

    It has warned that such initiatives, according to its assessment, could further undermine the cause of protecting Kosovo’s historic truth, especially on the eve of the appeals procedure.

    Even more harm the cause of defending truth itself, especially before appeals procedure. And I believe a lot that harms even KLA leaders themselves, who must be protected in appeals with legal arguments and powerful legal arguments, which of course matter, she has stated.

    Osmani has also stopped in criticism and labels to the LDK for its positions on the issue. She has said the party has presented its positions principledly, but has faced unacceptable accusations, citing the names of LDK representatives to people of Serbia.

    ) The LDK has given all these positions principledly. Unfortunately, for this principled approach, it has been tarnished in the most unacceptable way possible, even putting our names next to the people of Serbia, which has been unacceptable labelation, Osmani stressed.

    She has reiterated that the LDK will continue to defend the war of the Kosovo Liberation Army and the country’s historic truth, but will not, according to her, violate the dignity of the LDK people and its families of activists.

    We will defend the historic truth of Kosovo, the fair fight of the Kosovo Liberation Army, but at the same time we ask no one, to protect even the dignity of the people of the Democratic League of Kosovo and the families of the Democratic League of Kosovo, who in the past have been killed, tortured and labeled as accomplices only because they have remained loyal to our historic president, she has declared.

    Osmani has said that defending the historic truth of the KLA and the dignity of LDK activists are not conflicting but complementary attitudes.

    Therefore, to protect this truth and defend KLA truth, we don’t think these are against each other. Rather, these are complementary, as was President Ibrahim Rugova and Commander Commander Commander of the Commander-in-chief. KLA, Adem Jasharı, Osman added.

    Source Layer: Insander

  • Baloku kërkon llogari nga Muhaxheri për rastin e Arlinda Zekajt: Është dashur të japë dorëheqje

    Baloku kërkon llogari nga Muhaxheri për rastin e Arlinda Zekajt: Është dashur të japë dorëheqje

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, ka kërkuar llogari nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, duke kritikuar heshtjen e tij për përfshirjen e Qendrës për Punë Sociale në çështjen e kujdestarisë së djalit të viktimës.

    Në seancën e Kuvendit, Baloku ka ngritur pikëpyetje nëse Qendra për Punë Sociale e kishte evidentuar dhunën e raportuar nga Arlinda Zekaj, nëse kishte caktuar një person përgjegjës për rastin dhe çfarë përkujdesjeje u kishte ofruar nënës dhe fëmijës.

    “Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, e kam vetëm një pyetje: pse ende heshtni? Qendra për Punë Sociale u përfshi në çështjen e kujdestarisë së djalit. Ju duhet të jepni llogari nëse qendra regjistroi dhunën që raportoi Arlinda, nëse caktoi një përgjegjës për rastin dhe çfarë përkujdesje e u ofroi nënës e fëmijës”, ka deklaruar ai.

    Ai ka theksuar se Komuna ka përgjegjësi t’u sigurojë shërbime grave dhe fëmijëve që përjetojnë dhunë.

    Baloku ka deklaruar gjithashtu se kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, është dashur të japë dorëheqje.

    Burimi: Dukagjini

  • Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

    Dekreti vjen në mbështetje të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, të ligjit “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit Edi Rama.

    Në një njoftim për shtyp, Presidenca njofton se përpara dekretimit, janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit si të parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta.

    Esmeralda Hasani zëvendëson në këtë detyrë Vlora Hysenin e cila është nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

    Më parë, Hasani ka shërbyer si këshilltare pranë Kryeministrisë. Ajo është diplomuar në të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Milanos. Gjithashtu, ka përfunduar studimet Master në Planifikimin dhe Zhvillimin e Projekteve në Innovation Business School, në Bruksel.

    Hasani është eksperte e pavarur e Komisionit Evropian në fushën e kërkimit dhe inovacionit, si dhe e angazhuar aktivisht në projekte kërkimore, arsimore dhe inovative në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në bashkëpunim me kompani, universitete dhe qendra kërkimore lider në mbarë botën.

    Burimi: RTKLive

  • Haradinaj: Aleanca e mbështet Ligjin për Specialen, në cilindo variant që propozohet

    Haradinaj: Aleanca e mbështet Ligjin për Specialen, në cilindo variant që propozohet

    Haradinaj: Aleanca e mbështet Ligjin për Specialen, në cilindo variant që propozohet

    Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kjo parti e mbështet ligjin për Specialen, pavarësisht ndryshimeve apo variantit që mund të propozohet.

    Haradinaj tha se aktualisht ka paqartësi lidhur me procedurën që duhet ndjekur, nëse çështja duhet të trajtohet në seancë apo të procedohet përmes Presidencës.

    “Edhe tani jemi në një situatë konfuzioni lidhur me këtë çështje, nëse bëhet fjalë për procedurën në seancë apo për procedurën nga Presidenca. Prandaj, duhet të përqendrohemi te baza procedurale.

    Nëse konfirmohet nevoja për tërheqjen e propozimit, atëherë më pas mund të procedohet me amendamentimin e tij.

    Aleanca, cilindo variant që mund të propozohet, e mbështet këtë ligj. E kemi mbështetur edhe më herët dhe do ta mbështesim edhe në vazhdim”, ka thënë Haradinaj.

  • Rrustemi për Ligjin për Specialen: Duhet të koordinohemi me Grupin për Strategji dhe BE-në

    Rrustemi për Ligjin për Specialen: Duhet të koordinohemi me Grupin për Strategji dhe BE-në

    Rrustemi për Ligjin për Specialen: Duhet të koordinohemi me Grupin për Strategji dhe BE-në

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se Kuvendi ka edhe dy javë kohë për të punuar në Ligjin për Gjykatën Speciale, pas kthimit të tij për rishqyrtim nga presidentja.

    Ai ka theksuar se gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme të punohet dhe të zhvillohen konsultime me Grupin për Strategji, si dhe me Bashkimin Evropian, njofton Klankosova.tv.

  • Haxhiu: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk është në rend dite të seancës së Kuvendit

    Haxhiu: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk është në rend dite të seancës së Kuvendit

    Haxhiu: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk është në rend dite të seancës së Kuvendit

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e Specializuara nuk është pjesë e rendit të ditës së seancës së Kuvendit të Kosovës.

    E pyetur lidhur me këtë çështje, Haxhiu është përgjigjur shkurt.

    “Nuk është në rend dite”, tha ajo, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

  • Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

    Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

    Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet e viteve 1876-1914, ku Sanxhaku shfaqet si pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës, Perandorisë Osmane dhe projekteve territoriale ballkanike.

    Nga: Ismet Azizi

    Të kujtosh një historian do të thotë edhe t’i rikthehesh veprës së tij: pyetjeve që ka shtruar, dokumenteve që ka hulumtuar dhe mundësive që u ka hapur studiuesve të tjerë. Në kujtim të Daut Dautit, sjell në vëmendjen e lexuesve një nga kontributet e tij shkencore: doktoratën Britain, the Albanian Question and the Demise of the Ottoman Empire, 1876–1914 [Britania, çështja shqiptare dhe fundi i Perandorisë Osmane, 1876-1914] në Universitetin e Lidsit.

    Megjithëse në qendër të studimit është politika britanike ndaj çështjes shqiptare, në të trajtohet edhe Sanxhaku. Për lexuesit dhe studiuesit e kësaj krahine, vepra ofron material për të kuptuar pozitën e saj ndërkombëtare, lidhjet me Kosovën dhe përfshirjen në projektet e zgjerimit të shteteve fqinje.

    Në trajtimin e Kongresit të Berlinit, Dauti ndalet te pozita strategjike e Sanxhakut të Novi Pazarit. Ai shpjegon se prania ushtarake austro-hungareze bashkëjetonte me ruajtjen e sovranitetit dhe të administrimit osman. Kjo pozitë e ndërmjetme e vendoste krahinën në qendër të interesave që lidhnin Bosnjën, Kosovën dhe drejtimet e komunikimit për në Selanik.

    Edhe projektet hekurudhore përmes Sanxhakut marrin kuptim brenda kësaj gare. Në studim, ato shfaqen si pjesë e rivalitetit ndërmjet fuqive dhe e shqetësimeve të akterëve vendorë për ndërhyrje të huaja.

    Ky këndvështrim ndihmon që historia e Sanxhakut të lexohet përtej kufijve të sotëm: si histori e një hapësire me lidhje administrative, ekonomike dhe politike më të gjera.

    Një nga pjesët më domethënëse të tezës është paraqitja e synimeve të diplomacisë serbe për Sanxhakun përpara Luftës së Parë Ballkanike.

    Në faqen 193, Dauti i referohet raportit të ambasadorit britanik në Vjenë, Cartwright, drejtuar Edward Greyt më 17 gusht 1909. Sipas paraqitjes së autorit, [kryeministri serb Milan] Milovanovići kërkonte pëlqimin e Austro-Hungarisë për kalimin e Sanxhakut dhe të një brezi territorial drejt detit nën Serbi.

    Kjo dëshmi ka rëndësi sepse e vendos Sanxhakun brenda projekteve territoriale që i paraprinë luftës. Ajo tregon një synim diplomatik dhe përpjekjen për të siguruar mbështetje ndërkombëtare, pa dëshmuar vetvetiu se ishte arritur një marrëveshje.

    Në trajtimin e vitit 1912, Dauti sjell edhe pretendimet serbe që iu paraqitën diplomacisë britanike, ku përmendeshin Vilajeti i Kosovës, Sanxhaku i Novi Pazarit dhe territore të tjera. Nga analiza e tij del se ruajtja e ekuilibrit ndërmjet Fuqive të Mëdha shpesh merrte përparësi ndaj kërkesave të popullsive vendore.

    Me interes të veçantë është pjesa kushtuar Aubrey Herbertit, politikanit dhe veprimtarit britanik të angazhuar për çështjen shqiptare.

    Në faqen 256, Dauti trajton udhëtimin e tij të vitit 1912 dhe artikullin e botuar në Morning Post më 19 shtator, me titull From Novi Bazar to Uskub – in the Albanian Borderland, mbi rrugën nga Novi Pazari drejt Shkupit.

    Ky material tregon se rajoni i Novi Pazarit hynte në vështrimin e një vëzhguesi britanik që ndiqte zhvillimet shqiptare dhe ballkanike. Për hulumtimet mbi marrëdhëniet Kosovë-Sanxhak, ai përbën një pikënisje të vlefshme për kërkime të mëtejshme.

    Përshkrimi i Herbertit duhet lexuar në kontekstin e udhëtimit dhe të angazhimit të tij politik. Ai dëshmon një perceptim të kohës; përbërja etnike e vendbanimeve kërkon burime të tjera të posaçme.

    Një çështje që përshkon veprën është ndikimi i përkatësisë fetare në mënyrën si qarqe britanike i shihnin popujt e Ballkanit.

    Sipas Dautit, një pjesë e opinionit liberal britanik e kuptonte çështjen ballkanike kryesisht si çlirim të popujve të krishterë nga sundimi osman. Shqiptarët, me shumicë myslimane dhe me përbërje shumëfetare, nuk përshtateshin lehtë me këtë përfytyrim.

    Kjo analizë ofron pyetje të rëndësishme edhe për historinë e Sanxhakut: si identifikoheshin popullsitë myslimane në dokumentet diplomatike, kur feja zëvendësonte gjuhën ose kombësinë në përshkrimin e tyre dhe si ndikonte kjo në trajtimin politik që merrnin.

    Studimi i Daut Dautit nuk është monografi për Sanxhakun. Kontributi i tij për historinë e kësaj krahine qëndron te vendosja e saj në një kuadër më të gjerë diplomatik dhe te drejtimi i studiuesit drejt raporteve konsullore, korrespondencës politike dhe shtypit britanik.

    Duke ia rikujtuar lexuesit këtë vepër, nderojmë njëkohësisht autorin dhe punën kërkimore që ai ka lënë. Për studiuesit e Sanxhakut, Kosovës dhe marrëdhënieve shqiptaro-ballkanike, ajo mbetet një burim referimi që meriton lexim, diskutim dhe vijim me kërkime të reja. /Telegrafi/

  • Arbër Ademi: Alta Banka u soll në Maqedoni nga qeveria e tanishme

    Arbër Ademi: Alta Banka u soll në Maqedoni nga qeveria e tanishme

    Arbër Ademi nga BDI sot në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me Alta Bankën, me çka tha se ajo është sjellë në Maqedoni nga qeveria aktuale.

    Ai theksoi se Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së e kanë mbrojtur shtetin nga kjo bankë. Ai tha se BDI do të ngrejë padi penale ndaj atyre që kanë shpifur në lidhje me këtë bankë.

    “Qeveria e tanishme u përpoq të lidh BDI-në dhe Qeverinë e kaluar me ardhjen e Alta Bankës. Në vitin 2023 Qeveria e atëhershme nuk ka marrë asnjë vendim që t’i hapte rrugë Alta Bankës në Maqedoni. Qeveria e atëhershme reagoi më 24 tetor 2023, e angazhoi Avokatin e Shtetit që të mbrojë interesat shtetërore në Serbi”.

    “Alta Banka hyri në sistemin bankar të vendit në vitin 2025 nën këtë Qeveri. Të gjitha lejet për Alta Bankën janë dhënë nga institucionet që sot udhëhiqen nga kjo Qeveri”, tha Ademi./Telegrafi/

  • Nichi e sfidon hapur Fuegon: Ta thirri Feron?

    Nichi e sfidon hapur Fuegon: Ta thirri Feron?

    Një tjetër përplasje mes reperëve Nichi dhe Fuego ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku kësaj radhe në debat është përfshirë edhe emri i reperit Fero.

    Gjatë një diskutimi, Nichi e ka provokuar drejtpërdrejt Fuegon, duke i përmendur raportet e dikurshme me Feron dhe duke pretenduar se ky i fundit e kishte fshirë një diss për t’u pajtuar me të, por pajtimi nuk kishte ndodhur.

    “Mos e thirr Feron, shuj se ta thirri Feron. E ka fshirë diss-in që të pajtohet me Feron, por nuk është pajtuar ai. I dobët je”, i tha Nichi.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Fuego nuk ka qëndruar i heshtur, por i është kundërpërgjigjur duke e sfiduar Nichin që të bashkohet me Feron për të shkruar një tekst muzikor.

    “Bëhuni bashkë, ju bashkë edhe një tekst s’mundeni me shkru. Për këtë sport nuk ki më baba. Ty edhe atë në krah i mbaj, të dyve bashkë. Eja provoje”, ia ktheu Fuego.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Përmendja e Feros nuk është e rastësishme, pasi ai dhe Fuego dikur kanë qenë pjesë e të njëjtit label, por më vonë raportet mes tyre janë prishur.

    Kjo nuk është hera e parë që dy reperët përplasen brenda shtëpisë, pasi edhe ditëve të kaluara kanë shkëmbyer kritika dhe akuza për njëri-tjetrin. /Telegrafi/

  • Tronditëse në Suharekë, 11-vjeçarja bie nga pjesa e pasme e furgonit gjatë kthimit në rrugë – përfundon në QKUK me lëndime që ia rrezikojnë jetën

    Tronditëse në Suharekë, 11-vjeçarja bie nga pjesa e pasme e furgonit gjatë kthimit në rrugë – përfundon në QKUK me lëndime që ia rrezikojnë jetën

    Tronditëse në Suharekë, 11-vjeçarja bie nga pjesa e pasme e furgonit gjatë kthimit në rrugë – përfundon në QKUK me lëndime që ia rrezikojnë jetën

    Një vajzë 11-vjeçare nga Suhareka po përballet me lëndime të rënda që ia rrezikojnë jetën, pasi ka rënë në asfalt nga pjesa e pasme e një furgoni ku po udhëtonte. E mitura ishte vendosur në hapësirën e automjetit të destinuar për transportimin e mallrave, ndërsa drejtuesi i furgonit është ndaluar me vendim të Prokurorisë, mëson Gazeta Sinjali.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 14:00, në fshatin Reqan të Suharekës.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, drejtuesi i furgonit është M.K., rreth 56-vjeçar, i cili po drejtonte një automjet të tipit Volkswagen Caddy.

    Në automjet ndodheshin dy vajza të mitura. Njëra prej tyre, e lindur në vitin 2014, ishte ulur në ndenjësen e përparme, ndërsa 11-vjeçarja me inicialet R.H. ishte vendosur në pjesën e pasme të furgonit, në hapësirën e destinuar për bartjen e mallrave.

    Sipas informacioneve hetimore, pasi kishte kaluar një market në fshat, 56-vjeçari kishte nisur të bënte një kthim gjysmërrethor me automjetin.

    Pikërisht gjatë kësaj manovre, në rrethana që ende nuk janë sqaruar, 11-vjeçarja ka rënë nga furgoni dhe është përplasur në asfalt, duke pësuar lëndime të rënda.

    Pas incidentit, shoferi e ka marrë vajzën e lënduar dhe e ka dërguar me automjet pranë shtëpisë së saj.

    Rreth orës 15:10, familjarët e kanë dërguar të miturën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ku i është ofruar ndihma e parë.

    Për shkak të lëndimeve, ajo është transportuar me autoambulancë në Emergjencën e Prizrenit, ndërsa më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë, pasi gjendja e saj është vlerësuar si e rëndë dhe me rrezik për jetën.

    Rasti fillimisht është trajtuar nga hetuesit rajonalë, por pas konsultimeve me Prokurorinë është cilësuar si aksident trafiku me lëndime të rënda, përkatësisht “Rrezikim i trafikut publik”.

    Hetimet më pas i janë kaluar njësisë së trafikut, ndërsa me urdhër të Prokurorisë, drejtuesi i furgonit është ndaluar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali