Category: Lajme

  • "Qeveria na bllokoi", Komuna e Prishtinës angazhon kompani private për ta pastruar kryeqytetin

    “Qeveria na bllokoi”, Komuna e Prishtinës angazhon kompani private për ta pastruar kryeqytetin

    "Qeveria na bllokoi", Komuna e Prishtinës angazhon kompani private për ta pastruar kryeqytetin

    Komuna e Prishtinës ka miratuar themelimin e ndërmarrjes së re komunale të pastrimit, por Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka dhënë vlerësim negativ për këtë vendim, duke penguar, një zgjidhje të rëndësishme për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë.

    Kështu ka deklaruar i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili ka kritikuar ashpër këtë vendim, duke thënë se komunat e Obiliqit dhe Fushë Kosovës kanë themeluar ndërmarrje të ngjashme, ndërsa një iniciativë e tillë po i pamundësohet Prishtinës.

    “E krijuam kompaninë e re komunale të pastrimit, ashtu siç kanë vepruar edhe Obiliqi e Fushë Kosova. Por Prishtinën e bllokuan. MAPL-ja e ka kthyer vlerësimin negativ!”, deklaroi Rama.

    Rama tha se kjo nuk është pengesa e vetme nga niveli qendror.

    Sipas tij, edhe marrëveshja me KfW-në, në vlerë prej rreth 72 milionë eurosh, për sigurimin e 100 kamionëve shtesë dhe mijëra kontejnerëve, ka mbetur e bllokuar për shkak të mosnënshkrimit nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.

    “Përderisa Qeveria na bllokon vazhdimisht, çmimin po e paguajnë qytetarët e Prishtinës!”, u shpreh Rama.

    Përballë kësaj situate, Kryeqyteti ka ndërmarrë masa alternative, duke angazhuar operatorë privatë, me mbështetjen e UNDP-së, për t’i dalë në ndihmë ndërmarrjes “Pastrimi” në grumbullimin dhe largimin e mbeturinave.

    Ai bëri të ditur se Kryeqyteti ka ndarë buxhet shtesë për angazhimin e operatorëve privatë, ndërsa kapacitetet e shtuara të kamionëve pritet të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e gjendjes me mbeturinat gjatë ditëve në vijim.

    Kryetari Rama theksoi se, pavarësisht pengesave nga niveli qendror, Kryeqyteti do të vazhdojë të gjejë zgjidhje për qytetarët.

    “Tentimet e tyre për bllokim dhe sabotazh asnjëherë nuk kanë arritur të na ndalin. Ne kemi vazhduar me zhvillimin e Kryeqytetit, i kemi tejkaluar sfidat dhe do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”, theksoi ai.

  • Haradinaj kërkon monitorimin e vizitave të politikanëve serbë: Kush shkel ligjin, të arrestohet

    Haradinaj kërkon monitorimin e vizitave të politikanëve serbë: Kush shkel ligjin, të arrestohet

    Haradinaj kërkon monitorimin e vizitave të politikanëve serbë: Kush shkel ligjin, të arrestohet

    Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve nga Serbia në Kosovë të trajtohen sipas një protokolli të veçantë, me kritere të qarta për dhënien e lejeve, monitorim gjatë qëndrimit dhe masa ndëshkuese në rast të shkeljes së ligjeve të Kosovës.

    Duke folur në Kuvend, Haradinaj ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të kenë kontroll më të madh mbi vizitat e zyrtarëve dhe politikanëve serbë, veçanërisht kur ata gjatë qëndrimit në vend bëjnë deklarata që cenojnë rendin kushtetues apo nxisin përçarje dhe urrejtje.

    “Vizita e politikanëve nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohet me protokoll të vizitave dhe dhënia e lejeve duhet të bëhet me kritere të qarta. Vizitat duhet të monitorohen, pra ato vizita të politikanëve në Kosovë, gjatë qëndrimit në Kosovë duhet të monitorohen. Në rast se gjatë këtyre vizitave ndodh shkelje ose cenim i rendit kushtetues apo dërgohen porosi përçarëse e të urrejtjes, duhet të zbatohet ligji i Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka paralajmëruar se në rast të përsëritjes së situatave të tilla, do të kërkojë përgjegjësi nga të gjitha institucionet dhe zyrtarët që kanë dështuar në kryerjen e detyrave të tyre.

    “Pse dola në këtë foltore, dola se herën tjetër do të kërkojmë përgjegjësi nga kushdo që ka bërë lëshime dhe nga kushdo, nga cilado instancë që nuk e ka kryer punën e vet në rast të këtyre vizitave. Do ta adresojmë te kjo adresë”, është shprehur ai.

    Haradinaj ka kërkuar gjithashtu ashpërsimin e kritereve për lejimin e hyrjes në Kosovë për politikanët serbë që në të kaluarën kanë bërë deklarata kundër rendit kushtetues të vendit.

    “Vizitat nga Serbia, kriteri i dhënies së lejes edhe mundet me u ashpërsu, mundet me iu ndalu vizitat atyre që në ndonjë rast të caktuar kanë bërë deklarime dhe kanë sulmuar rendin kushtetues. Kur vijnë politikanë nëpër tempuj fetarë, e bëjnë deklarata përçarëse, ju e dini që ajo shkakton pasoja në vend”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka vlerësuar se interesi i sigurisë së Kosovës duhet të jetë përcaktues në vendimet për lejimin e vizitave të tilla, duke kërkuar ndalim të hyrjes për personat që kanë bërë deklarata që nxisin tensione.

    “Interesin e sigurisë së Kosovës, të gjithë ata politikanë nga Serbia që ndonjëherë kanë bërë deklarata të tilla, duhet t’u ndalohet hyrja në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, nëse dikush nga ta nuk i përmbahet rregullave dhe protokolleve të lejes së dhënë, duhet t’i ndërpritet leja dhe duhet të arrestohet”, ka theksuar ai.

    “E kuptoj që ky është një zinxhir i institucioneve që merren me këtë temë, por mos lejoni me na u përsërit kjo një herë tjetër”./Klankosova.tv

  • Përplasje për Ligjin e Speciales, PDK kërkon 61 vota, AAK premton mbështetje - LVV kërkon nismë të re

    Përplasje për Ligjin e Speciales, PDK kërkon 61 vota, AAK premton mbështetje – LVV kërkon nismë të re

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se është arritur dakordim me shumicën parlamentare që Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të procedohet për miratim në Kuvend, por pa ndryshime në këtë fazë.

    Duke folur në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, ku po shqyrtohet vendimi i Presidentes për kthimin në rishqyrtim të këtij ligji, Deliu-Kodra tha se PDK-ja, si parti sponsorizuese e ligjit, ka zhvilluar negociata me përfaqësuesit e shumicës parlamentare për mënyrën e trajtimit të tij.

    “Gjatë këtyre ditëve, PDK-ja, si parti sponsorizuese e këtij ligji, ka pasur negociata me partinë që e përfaqëson shumicën parlamentare për mënyrën se si ne do ta trajtojmë ligjin në fjalë. Ne jemi dakorduar që ta kalojmë ligjin”, tha ajo.

    Megjithatë, Deliu-Kodra theksoi se palët nuk kanë arritur marrëveshje për ndryshimin e përmbajtjes së ligjit në këtë fazë.

    Ajo tha se PDK-ja ka konsideruar se amendamentimi i ligjit është i mundur edhe në këtë fazë, ndërsa shumica parlamentare ka pasur një interpretim tjetër.

    Sipas saj, në rrethanat aktuale ligji duhet të procedohet për miratim në Kuvend në formën në të cilën është kthyer për rishqyrtim nga Presidentja, ndërsa më pas të nisë një proces i ri për ndryshimin e tij.

    Deliu-Kodra theksoi se në Kuvend do të votohet versioni aktual i ligjit dhe se për miratimin e tij nevojiten 61 vota. Në fund, deputetja e PDK-së u bëri thirrje kolegëve të saj që ta mbështesin procedimin e mëtejmë të ligjit.

    Kurse Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se partia e tij do ta mbështesë procedimin dhe miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, ku po shqyrtohet vendimi i Presidentes për kthimin në rishqyrtim të këtij ligji, Tahiri tha se Kuvendi ka për detyrë që, në përputhje me Rregulloren e Punës, ta shqyrtojë dekretin e Presidentes.

    Tahiri theksoi se qëndrimi i AAK-së ka qenë i njëjtë që nga dita e parë kur është marrë vendimi, duke kërkuar që shteti i Kosovës sa më shpejt të marrë përgjegjësitë e veta dhe të ndihmojë ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Ai bëri të ditur se AAK-ja do ta mbështesë qëndrimin e partisë sponsorizuese të ligjit, si në Komision ashtu edhe në seancën plenare.

    Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se nuk duhet të votohet i njëjti version i ligjit, por të nisë një proces i ri ligjbërës, duke adresuar shqetësimet e ngritura nga vetë sponsorizuesi.

    Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, në hapje të diskutimit theksoi se kthimi i ligjit nga Presidentja nuk nënkupton anulimin e tij, por aktivizimin e procedurës së posaçme për rishqyrtim parlamentar.

    Ai tha se përgjegjësia e Komisionit është të shqyrtojë arsyet e kthimit të ligjit dhe të përgatisë raportin për seancën plenare, ndërsa vendimi përfundimtar i takon Kuvendit.

    Ai gjithashtu bëri dallimin ndërmjet rikonfirmimit të ligjit të miratuar më parë dhe mundësisë për ndërhyrje të reja në të, duke theksuar se në këtë rast Kuvendi ka vetëm dy mundësi.

    Qorrolli propozoi që diskutimi në Komision të përqendrohet në procedurën juridike që duhet ndjekur dhe në rekomandimin që do t’i përcillet Kuvendit. /kp/

  • Arrestohen dy persona në Mitrovicë, dyshohet se keqpërdorën grante ndërkombëtare prej 575 mijë eurosh

    Arrestohen dy persona në Mitrovicë, dyshohet se keqpërdorën grante ndërkombëtare prej 575 mijë eurosh

    Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin për mashtrim lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar, përmes dy granteve në vlerë prej rreth 575 mijë eurosh.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë një ish-drejtor dhe një menaxher i një kompanie, të cilët dyshohet se kanë përfituar dy grante të dedikuara për furnizim me makineri dhe pajisje në fushën e hortikulturës.

    Rasti lidhet me periudhën 2022-2023, ndërsa dëmi i dyshuar financiar vlerësohet në rreth 62 mijë e 902 euro.

    “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri ish-drejtor, tjetri menaxher të një kompanie, pasi që dyshohet që kanë pranuar dy grante në vlerë rreth 575,736 euro të cilat kanë qenë të dedikuara për furnizim me makineri dhe pajisje në fushën e hortikulturës, ku dyshohet se kanë shkaktuar dëm në vlerë rreth 62,902 euro”, thuhet në raportin e Policisë.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Rasti është iniciuar si “Mashtrim lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar”. /Telegrafi/

  • Manchester United shkarkon Michael Carrick me efekt të menjëhershëm

    Manchester United shkarkon Michael Carrick me efekt të menjëhershëm

    Klubi anglez, Manchester United thuhet se e ka shkarkuar trajnerin Michael Carrick me efekt të menjëhershëm.

    Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit nga Old Trafford kanë marrë vendim për shkarkimin e trajnerit anglez.

    Ky vendim i jep fund papritur periudhës së Carrick në krye të Djajve të Kuq, pas një fillimi katastrofik të sezonit 2026/27.

    Problemet e Unitedit i kanë lënë ata në zonën e rënies nga Liga Premier, duke u afruar me pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

    Mauricio Pochettino është lidhur me si pasues i Carrick dhe më parë ishte raportuar se ishte favoriti për këtë punë.

    United tani pritet të përqendrohet në gjetjen e një trajneri të ri, ndërsa kërkon të ringjallë sezonin. /Telegrafi/

  • Sapo doli nga ndalimi, 16-vjeçari sulmon sërish prindërit në Prishtinë – përfundon për herë të dytë në Polici brenda dy ditësh

    Sapo doli nga ndalimi, 16-vjeçari sulmon sërish prindërit në Prishtinë – përfundon për herë të dytë në Polici brenda dy ditësh

    Sapo doli nga ndalimi, 16-vjeçari sulmon sërish prindërit në Prishtinë – përfundon për herë të dytë në Polici brenda dy ditësh

    Vetëm një ditë pasi ishte ndaluar për dhunë në familje, një 16-vjeçar në Prishtinë është përfshirë sërish në një incident me prindërit e tij. I mituri dyshohet se i ka kërcënuar, ofenduar dhe sulmuar fizikisht nënën dhe babanë, duke përfunduar përsëri në ndalim policor, mëson Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ndërsa rasti është raportuar në Polici rreth orës 22:30.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është i mituri E.P., ndërsa të dëmtuarit janë prindërit e tij, E.P. (47) dhe Sh.P. (40).

    Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë takuar çiftin, i cili ka deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga djali.

    Gjatë intervistimit në stacion policor, babai ka treguar se i mituri ishte ndaluar edhe më 10 nëntor, për 24 orë, për të njëjtën vepër penale.

    Sipas deklarimit të tij, pas lirimit, djali kishte shfaqur sërish sjellje agresive ndaj prindërve, duke i kërcënuar dhe ofenduar, ndërsa më pas i kishte shtyrë fizikisht të dy.

    Pas denoncimit, i mituri është intervistuar në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës.

    Me vendim të Prokurorisë kompetente, ndaj tij është caktuar sërish masa e ndalimit për 24 orë.

    Rasti po trajtohet si “Dhuna në familje”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Once issued from the ban, 16-year-old again attacks parents in Pristina for the second time ends in the police within two days

    Just a day after it was banned for domestic violence, a 16-year-old in Pristina was again involved in an incident with his parents. The minor allegedly threatened, abused and physically attacked mother and father, ending up again in police detention, the Signal newspaper learns.

    The event took place on Wednesday, November 11th, on the Muharrem Feyzaı Street in Pristina, while the case was reported to the police around 10:30.

    According to information provided by the signal, the suspect is the minor E.P., while the injured are his parents, E.P. (47) and S.P. (40).

    After receiving information, police units have appeared at the scene, where they met the couple, who have claimed to have been physically assaulted by the boy.

    During an interview at the police station, the father has indicated that the minor had been detained on November 10th for 24 hours, for the same criminal offence.

    According to his statement, after his release, the boy had again shown aggressive behavior toward his parents, threatening and insulting them while then physically pushing them both.

    After reporting, the minor was interviewed in the presence of the Social Work Centre representative and defence attorney.

    By the decision of the competent Prosecution, a 24 – hour ban is again imposed on him.

    The case is being treated as a family dhuna.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tifozët shkuan për ta takuar, ylli i Real Madridit ua ktheu dashurinë duke iu dhuruar para

    Tifozët shkuan për ta takuar, ylli i Real Madridit ua ktheu dashurinë duke iu dhuruar para

    Një gjest i veçantë i futbollistit të ri të Bregut të Fildishtë, Yan Diomande, ka tërhequr vëmendjen gjatë grumbullimit të kombëtares, duke treguar anën e tij njerëzore përtej paraqitjeve në fushën e blertë.

    Sulmuesi i Real Madridit nuk i ka harruar tifozët që kishin ardhur për ta takuar dhe për t’i shprehur mbështetjen e tyre.

    Pasi i vuri re pranë vendit ku po qëndronte, Diomande vendosi t’i shpërblente në një mënyrë të veçantë, duke u dhuruar para në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen që po i japin.

    Ky veprim është vlerësuar si një gjest i bukur nga futbollisti 19-vjeçar, i cili po përjeton një periudhë të rëndësishme në karrierën e tij, pas ngritjes së shpejtë në futbollin evropian.

    Diomande u bë një nga zbulimet e mëdha të sezonit të kaluar me fanellën e RB Leipzigut, ku regjistroi 12 gola dhe tetë asistime në 33 paraqitje.

    Paraqitjet e tij bindëse i siguruan transferimin te Real Madridi në verën e vitit 2026, në një marrëveshje që raportohet të ketë arritur vlerën e mbi 125 milionë eurove, përfshirë bonuset.

    Edhe në aventurën e re në Madrid, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka arritur të lërë gjurmë. Deri më tani në sezonin 2026/27, ai ka realizuar katër gola dhe ka dhënë dy asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat.

    Tani, Diomande është bashkuar me kombëtaren e Bregut të Fildishtë, e cila gjatë këtij muaji ka dy përballje me Gambinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Afrikës 2027.

    Ndeshja e parë zhvillohet më 12 nëntor, ndërsa takimi i kthimit më 17 nëntor./Telegrafi/

  • Fans went to meet him, Real Madrid’s star gave them money to love

    A special gesture of young Côte d’Ivoire football, Yan Diomande, has attracted attention during the national gathering, pointing to its human side beyond appearances in the green field.

    Real Madrid’s attacker has not forgotten fans who had come to meet him and to express their support.

    After observing them near the spot where they were standing, Diomande decided to reward them in a special way, giving them money in appreciation for the support they are giving him.

    The move has been praised as a beautiful gesture by 19-year-old footballer, who is experiencing an important period in his career after his rapid promotion in European football.

    Diomande became one of the major findings of last season with the RB Leipzig fantel, where it recorded 12 goals and eight assistings in 33 presentations.

    His convincing presentations secured the transfer to Real Madrid in the summer of 2026, in an agreement reportedly worth over 125m euros, including the bonus.

    Even in Madrid’s new adventure, the attacker from Côte d’Ivoire has managed to leave a trail. So far in the 2026/27 season, it has achieved four goals and provided two assistings in 16 presentations in all races.

    Now, Diomande has joined the Côte d’Ivoire national, which during this month has two encounters with Gambi in the framework of qualifications for the 2027 Africa Cup.

    The first match takes place on November 12th, as the return meeting takes place on November 17th. /Telegraph/

  • Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike

    Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike

    Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se LDK-ja nuk do ta mbështesë përmbysjen e vetos së presidentes për ligjin, nëse synimi është që në Kuvend të rikthehet dhe të miratohet i njëjti ligj.

    Osmani ka thënë se qëndrimi i LDK-së do të varet edhe nga përmbajtja e asaj që do të sillet në Kuvend, por ka theksuar se partia e saj, në parim, është kundër një nisme të tillë.

    “Ne po presim tani të shohim se çfarë do të sillet në Kuvend. Natyrisht që qëndrimet gjithmonë varen edhe nga përmbajtja. Por, në parim, në qoftë se synohet që të kalohet ligji i njëjtë dhe të përmbyset vetoja e presidentes, natyrisht që ne nuk jemi për, për të gjitha arsyet që i kemi paraqitur në seancën e atëhershme, por edhe për arsye shtesë, të cilat do t’i prezantojmë sot në seancë, në qoftë se na jepet një mundësi e tillë”, ka deklaruar Osmani.

    Ajo ka bërë të ditur se ende nuk dihet nëse synimi është përmbysja e vetos së presidentes apo një iniciativë e re ligjore për ndryshimin e ligjit. Megjithatë, sipas saj, LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk japin kontribut real në mbrojtjen e së vërtetës historike të Kosovës dhe luftës çlirimtare.

    Osmani ka kritikuar, siç i ka cilësuar, iniciativat që krijojnë pritje të rreme, duke thënë se energjia e institucioneve është dashur të përqendrohet në mbrojtjen e së vërtetës historike të Kosovës, veçanërisht në arenën ndërkombëtare.

    “Ju e dini që në parim LDK-ja nuk është pro iniciativave, të cilat në fakt, në esencë nuk arrijnë asgjë në mbrojtje të së vërtetës historike të Republikës së Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare, por thjesht krijojnë pritje të rreme. Dhe, në vend se e gjithë energjia e shtetit të fokusohej deri tani në mbrojtjen e kësaj të vërtete historike, sidomos ndërkombëtarisht, ne shohim që, edhe pse kanë kaluar gati dy muaj nga vendimi, nuk e kemi asnjë intervistë në media të rëndësishme ndërkombëtare, ku para syve të botës do të mbrohej e vërteta historike e Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo.

    Ish-presidentja ka theksuar se, sipas saj, mungon edhe një prezantim i koordinuar shtetëror në platformat e rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen e historisë së Kosovës.

    “Ne nuk kemi asnjë prezantim, po flas për krejt shtetëror, por edhe përfaqësues të ndryshëm të partive politike. Sepse unë kam folur edhe për The New York Times, edhe në platforma të rëndësishme ndërkombëtare nga 16 shtatori e tutje, për ta mbrojtur të vërtetën historike të Kosovës. Por, ndërkohë që shteti është dashur të fokusohej në mbrojtjen e kësaj të vërtete, ne kemi iniciativa të cilat as nuk janë në përputhje me Kushtetutën, as nuk janë në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës”, ka thënë Osmani.

    Ajo ka paralajmëruar se iniciativa të tilla, sipas vlerësimit të saj, mund ta dëmtojnë edhe më shumë kauzën e mbrojtjes së së vërtetës historike të Kosovës, sidomos në prag të procedurës së apelit.

    “Madje-madje, më shumë e dëmtojnë edhe vetë kauzën e mbrojtjes së të vërtetës, sidomos para procedurës në apel. Dhe besoj shumë që i dëmtojnë edhe vetë krerët e UÇK-së, të cilët duhet të mbrohen në apel me argumente juridike dhe argumente të fuqishme juridike, të cilat natyrisht që kanë rëndësi”, ka deklaruar ajo.

    Osmani është ndalur edhe te kritikat dhe etiketimet ndaj LDK-së për qëndrimet e saj lidhur me këtë çështje. Ajo ka thënë se partia i ka paraqitur qëndrimet në mënyrë parimore, por është përballur me akuza të papranueshme, duke përmendur edhe vendosjen e emrave të përfaqësuesve të LDK-së pranë njerëzve të Serbisë.

    “LDK-ja të gjitha këto qëndrime i ka dhënë në mënyrë parimore. Fatkeqësisht, për këtë qëndrim parimor është goditur, është njollosur në mënyrën më të papranueshme të mundshme, duke vendosur edhe emrat tanë pranë njerëzve të Serbisë, gjë që ka qenë etiketim i papranueshëm”, ka theksuar Osmani.

    Ajo ka ritheksuar se LDK-ja do të vazhdojë ta mbrojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të vërtetën historike të vendit, por njëkohësisht nuk do të lejojë, sipas saj, cenimin e dinjitetit të njerëzve të LDK-së dhe familjeve të veprimtarëve të saj.

    “Ne do ta mbrojmë të vërtetën historike të Kosovës, luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ne nuk i kërkojmë leje askujt, askujt, që të mbrojmë edhe dinjitetin e njerëzve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të familjeve të veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët në të kaluarën janë vrarë, janë torturuar dhe janë etiketuar si bashkëpunëtorë vetëm e vetëm pse i kanë qëndruar besnikë presidentit tonë historik”, ka deklaruar ajo.

    Osmani ka thënë se mbrojtja e së vërtetës historike të UÇK-së dhe e dinjitetit të veprimtarëve të LDK-së nuk janë qëndrime kundërshtuese, por plotësuese të njëra-tjetrës.

    “Prandaj, për ta mbrojtur edhe këtë të vërtetë dhe për ta mbrojtur të vërtetën e UÇK-së, mendojmë që këto nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, këto janë plotësuese, siç ka qenë binomi presidenti Ibrahim Rugova dhe komandanti, kryekomandanti i UÇK-së, Adem Jashari”, shtoi Osmani.

    Burimi: Insajderi