Category: Lajme

  • Shtrenjtimi i jetesës, Nagavci: Krizat ndërkombëtare s'mund të jenë arsyetim për çdo rritje çmimesh

    Shtrenjtimi i jetesës, Nagavci: Krizat ndërkombëtare s’mund të jenë arsyetim për çdo rritje çmimesh

    Shtrenjtimi i jetesës, Nagavci: Krizat ndërkombëtare s'mund të jenë arsyetim për çdo rritje çmimesh

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës po përballen me rritjen e kostos së jetesës, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, kur familjeve u shtohen shpenzimet për ngrohje dhe energji elektrike.

    Gjatë fjalës së saj në foltoren e Parlamentit, Nagavci ka thënë se krizat ndërkombëtare dhe luftërat po vazhdojnë të ndikojnë në çmimet e energjisë dhe produkteve ushqimore, duke theksuar se pasojat ekonomike të këtyre zhvillimeve në Kosovë janë ndier që nga viti 2022.

    “Kemi hyrë në muajt e dimrit, po afrohen edhe festat e fundvitit, familjeve u shtohen shpenzimet për ngrohje dhe energji. Në të njëjtën kohë, luftërat dhe krizat ekonomike po vazhdojnë të ndikojnë në çmimet e energjisë dhe të produkteve ushqimore në mbarë botën. Kosova nuk është palë në këto luftëra, por pasojat e tyre ekonomike po i ndiejmë që nga viti 2022. Këtë vit, rritja e çmimeve është bërë edhe më e ndjeshme për shkak të këtyre konflikteve”, ka deklaruar Nagavci, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo ka theksuar se, ndonëse krizat ndërkombëtare kanë ndikim të madh në ekonominë e Kosovës, ato nuk duhet të përdoren si arsyetim për çdo rritje të çmimeve. Sipas saj, duhet të bëhet dallimi mes shtrenjtimit që vjen si pasojë e kostos së furnizimit dhe lëndëve të para dhe rritjes abuzive të çmimeve.

    “Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato s’mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet se cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit apo lëndës së parë dhe cilat rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, është shprehur ajo.

    Nagavci ka renditur edhe masat që, sipas saj, Qeveria ka ndërmarrë gjatë vitit 2026 për të mbështetur qytetarët përballë vështirësive ekonomike. Ajo ka veçuar rritjen e pagës minimale në dy faza, fillimisht në 425 euro nga janari dhe më pas në 500 euro nga korriku.

    “Gjatë vitit 2026, Qeveria ka ndërmarrë masa konkrete për t’i mbështetur qytetarët përballë këtyre vështirësive. Paga minimale është rritur në dy faza: në 425 euro nga janari dhe në 500 euro nga korriku”, ka thënë Nagavci.

    “Shtesat për lehona janë rritur në 500 euro në muaj, ndërkohë që përmes Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 janë paraparë pagesa të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistë, fëmijë, studentët aktivë dhe punëtorët e sektorit privat”, ka deklaruar ajo.

    Shefja e grupit parlamentar e VV-së ka përmendur edhe programin e subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme, për të cilin janë paraparë rreth 15 milionë euro.

    “Për dimrin 2026-2027, Qeveria ka miratuar programin e subvencionimit të faturave të rrymës për familjet e cenueshme, me rreth 15 milionë euro të parapara”, ka theksuar shefja e Grupit Parlamentar të VV-së.

    Ndërkaq, duke folur për projektbuxhetin e vitit 2027, Nagavci ka bërë të ditur se është paraparë rritja progresive e shtesave për fëmijë, me synimin që ato të dyfishohen deri në vitin 2030. Ajo ka paralajmëruar edhe rritje të pagave në sektorin publik gjatë vitit të ardhshëm.

    “Me projektbuxhetin e vitit 2027 është paraparë edhe rritja progresive e shtesave për fëmijë, duke filluar me 25 për qind nga janari, deri në dyfishimin e tyre në vitin 2030. Po ashtu, rritje të pagave në sektorin publik gjatë vitit të ardhshëm”, ka deklaruar Nagavci./Klankosova.tv

  • Living content, Nagavci: International crises of #8217; can be rational for any price increases

    SThe hef of the Vetevendosje Movement Parliamentary Group, Arberie Nagavci, has declared that Kosovo’s citizens are facing increased cost of living, especially during the winter months, when households have increased heating and electricity spending.

    During her speech to the Parliament’s speaker, Nagavci has said that international crises and wars are continuing to affect energy prices and food products, stressing that the economic consequences of these developments in Kosovo have been felt since 2022.

    We have entered the winter months, and the holiday season is approaching, and families have increased heating and energy costs. At the same time, wars and economic crises are continuing to affect the prices of energy and food products worldwide. Kosovo is not a party to these wars, but their economic consequences are being felt since 2022. This year, price hikes have become even more sensitive because of these conflicts, Nagavci has declared, broadcast Clankosova.tv.

    She has stressed that, although international crises have great impact on Kosovo’s economy, they should not be used as rationale for any price hikes. According to her, the gap should be made between the expensive cost resulting from the cost of supply and raw materials and the increase in price abuses.

    International criteria affect our economy as well as many, but they cannot be used as reasonings for any cost. It needs to be known what prices are raised because of the cost of the first supply or materials and which are raised abusively. The extent of living affects everyone, but not all families are equally burdened, she has expressed herself.

    Nagavci has also listed measures that the Government has taken during 2026 to support citizens in the face of economic hardship. It has isolated the minimum wage growth in two phases, initially at 425 euros from January and later to 500 euros from July.

    During 2026, the government has taken concrete measures to support citizens in the face of these difficulties. The minimum wage has increased in two phases — to 425 euros between January and 500 euros from July, Nagavci has said.

    The chances for lechos have been raised to 500 euros a month, while through Pacos for confronting inflation 2.0 have been envisioned to pay once 100 euros for pensioners, children, active students and private sector workers, she has stated.

    The VV’s parliamentary group’s chief has also cited the subsidy programme of electricity bills for vulnerable families, for which some 15m euros were envisioned.

    For the winter of 2026-2027, the government has approved the power-subvention programme for vulnerable families, with about 15m euros ahead, the VV Parliamentary Group’s chief stressed.

    In the meantime, speaking of the 2027 draft, Nagavci has indicated that progressive growth of additions for children has been envisioned in order to double by 2030. It has also warned public sector wage increases over the next year.

    ) With the 2027 draft, progressive growth of additions for children, starting with 25 percent from January to 2030. Also, public sector wage increases over the next year, Nagavci has declared. /Klankosova. tv

  • Luhatjet e motit, meteorologu Rugova: Do të mbizotërojë mot tipik vjeshtor (VIDEO)

    Luhatjet e motit, meteorologu Rugova: Do të mbizotërojë mot tipik vjeshtor (VIDEO)

    Luhatjet e motit, meteorologu Rugova: Do të mbizotërojë mot tipik vjeshtor (VIDEO)

    Meteorologu Mendim Rugova, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ka analizuar motin për këtë javë dhe javët në vijim.

    Rugova tha se gjatë kësaj periudhe do të mbizotërojë mot tipik vjeshtor, me luhatje të temperaturave kohë pas kohe.

    “Pjesa e Dukagjinit mund të ketë temperatura që pritet të arrijnë deri në 22-24 gradë Celsius, si pasojë e erërave jugore. Temperaturat minimale nuk kanë ndryshuar gjatë ditës së sotme dhe pritet të mbeten të ngjashme edhe në ditët në vijim. Erërat do të jenë jugore dhe mund të jenë të forta, prandaj duhet të kenë kujdes, sidomos për objektet dhe infrastrukturën e dobët, të cilat mund të dëmtohen”, tha Rugova.

    Ai paralajmëroi se të shtunën pritet të ketë ndryshim të motit në vend, me rënie të temperaturave deri në afërsi të zeros. Reshje priten gjatë së premtes në mbrëmje dhe të shtunën në mëngjes, por mundësitë për reshje bore janë të pakta.

    “Të shtunën vjen kthesa e motit. Do të ketë ndryshim të temperaturave, me rënie deri afër 0 gradë Celsius. Reshjet priten të premten në mbrëmje dhe të shtunën në mëngjes. Temperaturat do të bien deri në afërsi të zeros, ndërsa mundësitë që reshjet të shndërrohen në borë janë të pakta. Erërat do të ndryshojnë drejtim, duke fryrë nga verilindja”, shtoi ai.

    Sipas Rugovës, këto temperatura pritet të vazhdojnë deri në fund të muajit, ndërsa erërat mund të shkaktojnë luhatje të motit kohë pas kohe.

  • Ariana Grande shfaqet për herë të parë në tapetin e kuq me Ricky Alvarez

    Ariana Grande shfaqet për herë të parë në tapetin e kuq me Ricky Alvarez

    Ariana Grande u rikthye në qendër të vëmendjes të mërkurën, duke marrë pjesë në premierën në New York të filmit Focker-In-Law, pjesa e katërt e serisë Meet the Parents.

    Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare u shfaq për herë të parë në tapetin e kuq me partnerin e saj, Ricky Alvarez, 35 vjeç.

    Çifti u fotografua duke shkëmbyer momente të afërta dhe duke mbajtur duart, duke konfirmuar kështu rikthimin e romancës së tyre, shkruan DailyMail.


    Grande dhe Alvarez kishin qenë në një lidhje nga viti 2015 deri në vitin 2016, pasi ishin njohur kur ai punonte si balerin në performancat e saj. Ata thuhet se e rifilluan lidhjen në qershor, pas ndarjes së këngëtares nga aktori Ethan Slater.

    Për këtë paraqitje, Grande zgjodhi një fustan të bardhë me pjesën e sipërme të ngushtë dhe fund të gjatë.

    Pamjen e plotësoi me grim në nuanca rozë, vathë diamanti dhe flokë të mbledhur në një bisht të ulët. Ndërsa Alvarez u paraqit me xhaketë të zezë, këmishë të bardhë dhe xhinse blu.

    Rikthimi i saj në tapetin e kuq vjen vetëm pak muaj pasi Grande kishte paralajmëruar një pauzë nga paraqitjet publike, pas përfundimit të turneut Eternal Sunshine në shtator.

    Ajo gjithashtu hoqi dorë nga një rol i planifikuar në shfaqjen Sunday in the Park with George në West End, për t’i kushtuar kohë pushimit. /Telegrafi/

  • Shpërthen një veturë në Shën Petersburg, vritet koloneli rus

    Shpërthen një veturë në Shën Petersburg, vritet koloneli rus

    Një veturë ka shpërthyer mëngjesin e 12 nëntorit në Shën Petersburg të Rusisë, duke shkaktuar vdekjen e një ushtaraku. Mediat ruse raportojnë se viktima ishte kolonel dhe ndodhej në timonin e automjetit në momentin e shpërthimit.

    Komiteti Hetimor i Federatës Ruse konfirmoi se një pjesëtar i ushtrisë është vrarë nga shpërthimi në distriktin Pushkinsky, por nuk bëri të ditur gradën e tij, transmeton Telegrafi.

    Sipas kanalit rus në Telegram, Megapolis, shpërthimi ndodhi në autostradën Kolpinskoje. Ndërkaq, mediumi lokal Fontanka, duke cituar burime të veta, raportoi se viktima ishte kolonel.

    Sipas këtij mediumi, ushtaraku ishte larguar nga banesa e tij në Shushary dhe sapo kishte hyrë në veturë, duke nisur të largohej nga oborri i ndërtesës, kur një mjet shpërthyes detonoi. Ai vdiq në vendin e ngjarjes.

    Fillimisht, Fontanka raportoi se në automjet ndodhej edhe një familjar i viktimës, i cili kishte mbetur i plagosur. Megjithatë, më vonë mediumi korrigjoi informacionin, duke bërë të ditur se koloneli ishte i vetëm në veturë dhe se ulësja e pasagjerit ishte bosh.

    Komiteti Hetimor njoftoi se ka nisur hetimet për vrasje. Hetuesit po shqyrtojnë vendin e shpërthimit dhe kanë urdhëruar kryerjen e ekspertizave mjekoligjore dhe teknike.

    Zona është rrethuar nga autoritetet, ndërsa shërbimet ruse të sigurisë po kërkojnë personin që dyshohet se mund ta ketë vendosur mjetin shpërthyes të improvizuar.

    Sipas raportimeve fillestare të kanalit Exilenova+, viktima ishte kolonel i Forcave Ajrore ruse. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet. /Telegrafi/

  • Tentoi ta vrasë vëllanë për pronë, kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit në Gjakovë

    Tentoi ta vrasë vëllanë për pronë, kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit në Gjakovë

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë të ditur se ndaj të pandehurit me inicialet S.L. ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet S.L. më datë 10 tetor 2026 në ora 16:30 në fshatin Pjetërshan – Komuna e Gjakovë, pas një mosmarrëveshjeje pronësore, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta vëllain e tij H.L. si dhe ka rrezikuar jetën e kushëririt të tij P.L. duke shtënë katër herë me armë zjarri të tipit AK-47.

    Si pasojë e të shtënave, të dy të dëmtuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.

    Në njoftim thuhet se po ashtu, i pandehuri S.L. ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin mbi armët të Republikës së Kosovës, dhe atë armën automatike të tipit AK-47 , 1 (një) pushkë gjuetie, 10 (dhjetë) fishek të kalibrit 12 dhe një fishek i kalibrit 7.62mml.

    “Me këto veprime, i pandehuri me inicialet S.L. ka kryer veprat penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ nga neni 173, paragrafi 1, nën paragrafët 1.3 dhe 1.11, lidhur me nenin 28, si dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • VV-ja dhe PDK-ja ende në negociata për mënyrën e procedimit me Ligjin për Specialen

    VV-ja dhe PDK-ja ende në negociata për mënyrën e procedimit me Ligjin për Specialen

    VV-ja dhe PDK-ja ende në negociata për mënyrën e procedimit me Ligjin për Specialen

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) janë ende në negociata për mënyrën se si do të procedohet tutje me Ligjin për Gjykatën Speciale.

    Kryesuesi i Komisionit për Legjislacion dhe deputeti i VV-së, Vigan Qorrolli, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit, ka deklaruar se dakordimi përfundimtar pritet të arrihet gjatë seancës së Kuvendit.

    Qorrolli, i cili është edhe jurist, ka shprehur shqetësimin se ligji mund të mos jetë i zbatueshëm nëse votohet pa u bërë asnjë ndryshim.

    Sipas diskutimeve në Komision, PDK-ja po kërkon që të rrëzohet vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula, në mënyrë që ligji të hyjë automatikisht në fuqi, ndërsa ndryshimet të bëhen më pas përmes amendamenteve.

    Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje po insiston që për këtë çështje të ndërmerret një nismë e re ligjore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • VV and PDK still in negotiations on how to proceed with Special Law

    Vetevendosje Movement, Democratic Party of Kosovo ( The PDK) are still in negotiations on how to proceed further with the Special Court Law.

    Chairman of the Commission for Legislation and VV deputy Vigan Qorrolli, after completing the Commission’s meeting, has declared that the final agreement is expected to be reached during the Assembly session.

    The control, which is a lawyer, has expressed concern that the law may not be applicable if it is voted without any change.

    According to discussions in the Commission, The PDK is seeking to bring down President Justina Shiroka-Pula’s veto, so the law can enter into force automatically, while changes can then be made through amendments.

    On the other hand, the Vetevendosje Movement is insisting that a new legal initiative be undertaken on this issue.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sezon historik për Real Madridin, klubi drejt një rekordi të ri financiar

    Sezon historik për Real Madridin, klubi drejt një rekordi të ri financiar

    Real Madridi pritet të thyejë sërish rekordin e të ardhurave, duke parashikuar një sezon historik nga aspekti financiar, me shifra që mund të arrijnë deri në 1.4 miliardë euro, raporton gazeta spanjolle AS.

    Klubi madrilen synon të tejkalojë rekordin e sezonit të kaluar, kur regjistroi të ardhura prej 1.221 miliardë eurosh. Përveç kësaj, drejtuesit presin të përfundojnë vitin financiar me një fitim neto prej 14.2 milionë eurosh.

    Anëtarët e klubit do të votojnë të shtunën, më 21 nëntor, për miratimin e llogarive financiare të sezonit të kaluar, si dhe buxhetit aktual, i cili është parashikuar në 1.248 miliardë euro.

    Historic season for Real Madrid, club to new financial record

    Një pjesë e rëndësishme e këtyre të ardhurave pritet të vijë nga aktivitetet komerciale të lidhura me stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, të cilat mund të arrijnë në 420.1 milionë euro.

    Ndërkohë, të ardhurat nga sponsorët parashikohet të rriten me 22 për qind, falë marrëveshjeve të reja me Adidasin dhe Emirates, si dhe bashkëpunimeve me Hotels.com dhe Uber Eats.

    Në këtë rritje do të ndikojnë edhe rinovimet e kontratave me Orange dhe San Miguel.

    Një tjetër burim i rëndësishëm financiar për madrilenët është bërë akademia e klubit. Shitjet e futbollistëve si Gonzalo Garcia, Cesar Palacios, Nico Paz, Jacobo Ortega dhe Víctor Munoz kanë ndikuar që të ardhurat e projektuara nga transferimet e lojtarëve të arrijnë në 154.8 milionë euro.

    Pavarësisht se shpenzimet për paga dhe amortizimin e transferimeve arrijnë në rreth 700 milionë euro, kostot e personelit përbëjnë vetëm 46 për qind të të ardhurave totale të klubit. Kjo shifër është dukshëm nën kufirin prej 70 për qind të përcaktuar nga UEFA.

    Madje, organi drejtues i futbollit evropian e ka përmendur Real Madridin si shembull të menaxhimit të qëndrueshëm financiar në futbollin modern. /Telegrafi/

  • Historic season for Real Madrid, club to new financial record

    Historic season for Real Madrid, club to new financial record

    Real Madrid is expected to break its income record again, predicting a financially historical season, with numbers that could reach up to 1.4 billion euros, reports the Spanish newspaper. AS.

    The Madrile club aims to exceed last season’s record record when it registered revenues of 1.221 billion euros. In addition, leaders expect to complete the financial year with a net profit of 14.2m euros.

    Club members will vote on Saturday, November 21st, for the adoption of financial accounts of last season, as well as the current budget, which is envisioned at 1.248 billion euros.

    Historic season for Real Madrid, club to new financial record

    A significant portion of this revenue is expected to come from commercial activities related to the ‘%Santiago Bernabeucu Stadium, which could reach 420.1m euros.

    In the meantime, revenues from sponsors are expected to increase by 22 percent, thanks to new agreements with Adidas and Emirates, as well as co-operation with the Hotels. com and Uber Eats.

    The renovations of contracts with Orange and San Miguel will also affect this increase.

    Another important financial source for the Madrillians has become the club academy. Soccerers’ sales like Gonzalo Garcia, Cesar Palacios, Nico Paz, Jacobo Ortega and Víctor Munoz have contributed the revenue designed by the players’ transfers to 154.8m euros.

    Although wage spending and the amortisation of transfers amount to about 700m euros, staff costs represent only 46 percent of the club’s total income. This figure is evidently below the 70 percent limit set by U EFA.

    The European football executive body has even cited Real Madrid as an example of sustainable financial management in modern football. /Telegraphy/