Category: Lajme

  • Remi propozon bashkëpunim me VV-në: Dallimet partiake nuk duhet të na pengojnë

    Remi propozon bashkëpunim me VV-në: Dallimet partiake nuk duhet të na pengojnë

    Remi propozon bashkëpunim me VV-në: Dallimet partiake nuk duhet të na pengojnë

    Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit politik ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se dallimet partiake nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin në interes të Republikës së Kosovës.

    “A duhet që dallimet tona partiake të na pengojnë të bashkëpunojmë për interesat e Republikës?”, ka deklaruar Mustafa.

    Ai e ka cilësuar 16 shtatorin si një moment të rëndësishëm për Kosovën, ndërsa shtoi se se ka propozuar bashkëpunim ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klankosova.tv.

    Mustafa ka theksuar se konkurrenca politike dhe përgjegjësia shtetërore nuk duhet ta përjashtojnë njëra-tjetrën.

    Sipas tij, bashkëpunimi nuk nënkupton amnisti politike, harrim të gabimeve, heqje dorë nga kritikat apo mungesë të llogaridhënies.

    Ai ka shtuar se çdo marrëveshje duhet të ketë objektiva të qarta.

  • Jeton Sylaj sillet në gjykatë nga njësia FIT, seanca me dyer të mbyllura (VIDEO)

    Jeton Sylaj sillet në gjykatë nga njësia FIT, seanca me dyer të mbyllura (VIDEO)

    Jeton Sylaj sillet në gjykatë nga njësia FIT, seanca me dyer të mbyllura (VIDEO)

    Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, është sjellë në gjykatë nga pjesëtarët e njësisë speciale FIT.

    Seanca gjyqësore ndaj Sylajt, i dyshuar për kanosje dhe dhunë ndaj Arlindës, tashmë të ndjerë, do të mbahet me dyer të mbyllura për publikun.

    Kështu raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani e cila ka siguruar edhe pamjet.

    Në aktvendimin e gjykatës, është bërë e ditur se vendimi që seanca të mos mbahet e hapur, është vendosur me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    Te arsyetimi, kjo gjykatë ka bërë të ditur se më 9 nëntor, ka pranuar kërkesë nga Prokuroria, për përjashtim të publikut nga i tërë shqyrtimi gjyqësor në këtë çështje penale, ”me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve tjerë në procedurë.”

    Më 23 tetor 2026, Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj Jeton Sylajt, nën dyshimet për dhunë dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arlinda Zekaj.

    Sipas aktakuzës, Sylaj dyshohet se e kishte rrahur dhe kërcënuar me vdekje Arlindën, para se ajo të vritej me sëpatë nga kunati i saj, Albert Sylaj, vëllai i Jetonit.

    Në aktakuzë, sipas raportimeve, janë përshkruar edhe përjetimet dhe torturat që 49-vjeçarja dyshohet se kishte përjetuar nga ish-bashkëshorti i saj.

  • Guri ironizon Rizvanollin: Pas verës dhe vjeshtës vjen dimri, puno të mos shtrenjtohet rryma

    Guri ironizon Rizvanollin: Pas verës dhe vjeshtës vjen dimri, puno të mos shtrenjtohet rryma

    Guri ironizon Rizvanollin: Pas verës dhe vjeshtës vjen dimri, puno të mos shtrenjtohet rryma

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për paralajmërimet e saj se Kosova do të përballet me një dimër të vështirë në aspektin energjetik.

    Guri tha se deklarata të tilla përsëriten çdo nëntor nga ministrja, e cila do të duhej, sipas tij, që të punonte që qytetarët të mos përballen me shtrenjtim të rrymës.  

    Bile, ai ironizoi me katër stinët, kur iu drejtua partisë në pushtet, transmeton Klankosova.tv

    “Ministrja Artane Rizvanolli mbrëmë, edhe sot, shefja e GP-së të VV-së, na paralajmëroi se na pret një dimër i vështirë në aspektin energjetik. Çdo nëntor e dëgjojmë këtë deklaratë. Veç katër stinë janë në Kosovë. Gjithë pas verës edhe vjeshtës vjen dimri.

    Ministrja ish dashtë me u përgatit që rryma mos me u shtrenjtu në dimër. Detyra e ministres është që gjatë verës dhe gjatë vjeshtës me punu, që qytetarëve mos me ju ardhë ajo faturë në dimër.

    Është e palogjikshme qysh çdo nëntor, prej që është ministre, del me paralajmërime që rryma do të jetë e shtrenjtë këtë dimër”, deklaroi Guri.

  • The stone ironifies Rizvanol: After summer and autumn comes winter, work not to wear the current

    DDemocratic League of Kosovo exclusive ( The LDK), Paris Guri, has criticised Economy Minister Artane Rizvanolli for her warnings that Kosovo will face a difficult winter in terms of energy.

    Stone said such statements are repeated every November by the minister, who would, according to him, so that citizens do not face expensive electricity.  

    In fact, he inflated the four seasons, when he addressed the ruling party, broadcasts I did. tv

    Minister Artian Rizvanelli last night, even today, the VV’s chief GP, warned us that a difficult energy winter awaits us. Every November we hear this statement. Only four seasons are in Kosovo. All after summer and autumn comes winter.

    The minister had to prepare for the current not to be expensive in winter. The minister’s task is that during the summer and during the autumn of the workshop, the citizens don’t have that receipt coming to you in winter.

    It is irrational since every November, since he is the minister, comes up with warnings that the current will be expensive this winter, Guri said.

  • Kosovari në kërkim në Shqipëri, dyshohet se transportonte katër kinezë drejt Greqisë

    Kosovari në kërkim në Shqipëri, dyshohet se transportonte katër kinezë drejt Greqisë

    Kosovari në kërkim në Shqipëri, dyshohet se transportonte katër kinezë drejt Greqisë

    Një 19-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Transit 3”, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim transportonin kundrejt pagesës katër shtetas kinezë, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë.

    Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, pas marrjes së informacioneve për transportimin e paligjshëm të emigrantëve, raporton A2, transmeton Klankosova.tv.

    Në pranga përfundoi M. M., 19 vjeç, banues në Konispol, ndërsa në kërkim u shpall A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë.

    Sipas policisë, 19-vjeçari monitoronte rrugën për të sinjalizuar praninë e uniformave blu, ndërsa bashkëpunëtori i tij transportonte me automjet katër shtetasit kinezë në drejtim të Konispolit.

    Në momentin e ndërhyrjes së policisë, në afërsi të Konispolit, 21-vjeçari braktisi automjetin dhe u largua me vrap, duke përfituar nga errësira dhe terreni.

    Policia ka sekuestruar dy automjetet që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari, ndërsa vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

  • Zajkova: Ndryshimet e shpeshta të ligjeve po krijojnë kaos dhe po e varrosin sundimin e ligjit

    Zajkova: Ndryshimet e shpeshta të ligjeve po krijojnë kaos dhe po e varrosin sundimin e ligjit

    PLD sot ka akuzuar qeverinë se ka krijuar kaos me shkrimin dhe fshirjen e ligjeve në vend, që sipas tyre, po marrin shuplaka të reja nga BE-ja.

    “Ky është një skandal, amatorizëm dhe një katastrofë e paparë që nuk mbahet mend as në vendet më të pasofistikuara! Dje, qeveria dhe shumica e tyre bënë një shpërthim klasik “shkruaj-fshij” pasi kuptuan se kishin fshirë ‘aksidentalisht’ pozicione kyçe, kështu që tani, duke ndjekur një procedurë emergjente, po kthehen në bankat parlamentare për të hartuar ligje brenda natës. Ata lexojnë raporte të shkruara dhe bëjnë sikur janë injorantë, por mesazhi i drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian është mjaft i qartë: ajo që po bëjnë me legjislacionin është kaos i pastër që e vendos Maqedoninë në të njëjtën kategori me shtetet jashtëzakonisht jofunksionale dhe jokompetente. Cili budalla do të investonte në një vend ku ligjet ndryshohen çdo orë vetëm për të kënaqur interesat dhe direktivat e ngushta partiake?”, pyesin nga PLD.

    Nga PLD thonë se analizat e Raportit të fundit të Komisionit Evropian, konfirmojnë qartë korrupsionin në nivel të lartë në vend, ndërsa ndryshimet e shpeshta dhe të paparashikueshme të ligjeve përforcojnë drejtpërdrejt perceptimin e pandëshkueshmërisë.
    “Në vend që të luftojë krimin, qeveria vetëm sa i jep një imazh të mirë publikut, reforma të rreme, konfiskime të pasuksesshme dhe zgjidhje ligjore që ‘godasin’ korrupsionin, në vend që ta ndëshkojnë atë. Populli vuan pasojat e kësaj paaftësie, ndërsa shteti humbet në çdo hap”, shtojnë nga PLD.

    Nga atje thonë se ky është kulmi i paaftësisë dhe do të thoja ‘egërsi ligjore’ që duhet të ndalet menjëherë.

    “Së pari ata votuan për një amnisti për zyrtarët për të mbrojtur korrupsionin e nivelit të lartë, dhe tani me ndryshime të përditshme në Kodin Penal përmes procedurave të shkurtra po krijojnë kaos, ndërsa për qytetarët e zakonshëm po futin dënime të rrepta. Po marrim shuplaka të qarta nga Bashkimi Evropian sepse kjo qeveri e ka shndërruar shtetin në një zonë private për tendera dhe manipulime partiake. Një sjellje e tillë skandaloze duhet të marrë fund – mjaft me varrosjen e sundimit të ligjit”, tha kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova./Telegrafi/

  • Haradinaj kërkon protokoll dhe monitorim të vizitave të politikanëve serbë në Kosovë

    Haradinaj kërkon protokoll dhe monitorim të vizitave të politikanëve serbë në Kosovë

    Haradinaj kërkon protokoll dhe monitorim të vizitave të politikanëve serbë në Kosovë

    Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve nga Serbia në Kosovë të trajtohen përmes protokolleve përkatëse dhe të monitorohen nga institucionet, në mënyrë që të parandalohen shkeljet e ligjeve dhe cenimi i rendit kushtetues.

    Gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit, Haradinaj ka theksuar se gjatë këtyre vizitave duhet të zbatohen ligjet e Kosovës dhe se institucionet duhet të reagojnë ndaj çdo deklarate që nxit urrejtje apo përçarje.

    “Dola në këtë foltore se herën tjetër do të kërkojmë përgjegjësi … Kur vijnë politikanët nëpër tempuj fetar e bëjnë deklaratë përçarëse nxisin urrejtje ju e dini që ajo shkakton pasoja. Unë e kuptoj që është një zinxhir i institucioneve por ju lutem mos lejoni me na u përsërit kjo njëherë tjetër”, është shprehur Haradinaj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Haradinaj seeks protocol, monitoring Serbian politicians’ visits to Kosovo

    Alliance MP, Ramush Haradinaj, has demanded that the visits of politicians from Serbia to Kosovo be addressed through relevant protocols and monitored by institutions in order to prevent violations of the laws and violation of constitutional order.

    During his speech at the Assembly session, Haradinaj has stressed that Kosovo’s laws should be implemented during these visits and that institutions should react to any statements that incite hatred or divisions.

    I went to this conversation that next time we’ll be looking for responsibility… When politicians come to religious temples, they make divisive statements of hatred you know it causes consequences. I understand it’s a chain of institutions, but please don’t let this happen again to us another time, Haradinaj has said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nagavci për shtrenjtimin e jetesës, përmend pikat e projektbuxhetit 2027

    Nagavci për shtrenjtimin e jetesës, përmend pikat e projektbuxhetit 2027

    “Për dimrin 2026-2027, Qeveria ka miratuar programin e subvencionimit të faturave të rrymës për familjet e cenueshme, me rreth 15 milionë euro të parapara”, ka theksuar shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

    Nagavci ka premtuar rritje progresive të shtesave për fëmijë dhe të pagave në sektorin publik.

    “Me projektbuxhetin e vitit 2027 është paraparë edhe rritja progresive e shtesave për fëmijë, duke filluar me 25 për qind nga janari, deri në dyfishimin e tyre në vitin 2030. Po ashtu, rritje të pagave në sektorin publik gjatë vitit të ardhshëm”, ka deklaruar Nagavci.

    Nagavci tha se luftërat nëpër botë kanë ndikim ekonomik në Kosovë, por ato s’mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim.

    “Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato s’mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet se cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit apo lëndës së parë dhe cilat rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, është shprehur ajo.

    Nagavci ka thënë se gjatë vitit 2026, Qeveria ka ndërmarrë masa për mbështetjen e qytetarëve, përfshirë rritjen e pagës minimale në 425 euro nga janari dhe në 500 euro nga korriku, si dhe rritjen e shtesave për lehona në 500 euro në muaj. Ajo ka përmendur edhe Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, përmes së cilës janë paraparë nga 100 euro pagesa të njëhershme për pensionistët, fëmijët, studentët aktivë dhe punëtorët e sektorit privat.

    Burimi: RTKLive

  • Nagavci mentions the points of the 2027 design

    For the winter of 2026-2027, the government has approved the power-subvention programme for vulnerable families, with about 15m euros ahead, the VV Parliamentary Group chief stressed at the Kosovo Parliamentary Group’s plenary session.

    Nagavci has promised progressive increases in additions to children and salaries in the public sector.

    ) With the 2027 draft, progressive growth of additions for children, starting with 25 percent from January to 2030. Also, public sector wage increases over the next year, Nagavci has declared.

    Nagavci said wars around the world have an economic impact on Kosovo, but they cannot be used as rationale for any cost.

    International criteria affect our economy as well as many, but they cannot be used as reasonings for any cost. It needs to be known what prices are raised because of the cost of the first supply or materials and which are raised abusively. The extent of living affects everyone, but not all families are equally burdened, she has expressed herself.

    Nagavci has said that during 2026, the government has taken measures for citizens’ support, including the growth of the minimum wage to 425 euros between January and 500 euros from July, as well as the increase of leho additions to 500 euros a month. She has also mentioned Pakon for dealing with inflation 2.0, through which a total of 100 euros in equal payments to pensioners, children, active students and private sector workers have been envisioned.

    Source Layer: RTKLive