Category: Lajme

  • Rrustem Mustafa propozon bashkëpunim mes PDK-së dhe VV-së: Dallimet partiake nuk duhet të pengojnë interesin e shtetit

    Rrustem Mustafa propozon bashkëpunim mes PDK-së dhe VV-së: Dallimet partiake nuk duhet të pengojnë interesin e shtetit

    Rrustem Mustafa propozon bashkëpunim mes PDK-së dhe VV-së: Dallimet partiake nuk duhet të pengojnë interesin e shtetit

    Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka folur për mundësinë e një bashkëpunimi politik mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke vlerësuar se dallimet partiake nuk duhet të jenë pengesë kur bëhet fjalë për interesin e shtetit.

    “A duhet që dallimet tona partiake të na pengojnë të bashkëpunojmë për interesat e Republikës?”, ka deklaruar Mustafa.

    Ai e ka cilësuar 16 shtatorin si një moment të rëndësishëm për Kosovën, ndërsa ka bërë të ditur se ka propozuar bashkëpunim ndërmjet dy subjekteve politike.

    Sipas Mustafës, konkurrenca politike dhe përgjegjësia shtetërore mund të bashkëjetojnë dhe nuk duhet të përjashtojnë njëra-tjetrën.

    Burimi: Insajderi

  • Rrustem Mustafa proposes co-operation between the PDK and the VV: Party differences must not hinder state interest

    MP The PDK, Rrustem Mustafa, has spoken of the possibility of political co-operation between the PDK and the Vetevendosje Movement, assessing that party differences should not be an obstacle when it comes to the state’s interest.

    Should our party differences prevent us from co-operating for the interests of the Republic? Mustafa has declared.

    He has named September 16th as an important moment for Kosovo, while has announced that he has proposed co-operation between the two political subjects.

    According to Mustafa, political competition and state responsibility can co-exist and should not exclude each other.

    Source Layer: Insander

  • Osmani: LDK-ja kundër përmbysjes së vetos për të miratuar të njëjtin ligj

    Osmani: LDK-ja kundër përmbysjes së vetos për të miratuar të njëjtin ligj

    Osmani tha se qëndrimi i partisë do të varet nga përmbajtja e propozimit që do të paraqitet në Kuvend, por theksoi se kundërshtimet parimore mbeten.

    “Ne po presim tani të shohim se çfarë do të sillet në Kuvend. Natyrisht që qëndrimet gjithmonë varen edhe nga përmbajtja. Por, në parim, në qoftë se synohet që të kalohet ligji i njëjtë dhe të përmbyset vetoja e presidentes, natyrisht që ne nuk jemi për”, deklaroi ajo.

    Ajo kritikoi institucionet për mungesë të angazhimit në arenën ndërkombëtare, duke thënë se energjia shtetërore është dashur të përqendrohet në mbrojtjen e historisë së Kosovës përmes mediave dhe platformave të rëndësishme ndërkombëtare.

    Sipas Osmanit, iniciativat që nuk janë në përputhje me Kushtetutën dhe obligimet ndërkombëtare mund ta dëmtojnë edhe mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në procedurën e apelit.

    “Madje-madje, më shumë e dëmtojnë edhe vetë kauzën e mbrojtjes së të vërtetës, sidomos para procedurës në apel. Dhe besoj shumë që i dëmtojnë edhe vetë krerët e UÇK-së, të cilët duhet të mbrohen në apel me argumente juridike dhe argumente të fuqishme juridike”, tha Osmani.

    Duke folur për reagimet ndaj qëndrimit të LDK-së, ajo i cilësoi të papranueshme etiketimet dhe vendosjen e emrave të përfaqësuesve të partisë pranë njerëzve të Serbisë. Osmani theksoi se mbrojtja e luftës së UÇK-së duhet të shoqërohet edhe me mbrojtjen e dinjitetit të veprimtarëve të LDK-së dhe familjeve të tyre.

    “Ne do ta mbrojmë të vërtetën historike të Kosovës, luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ne nuk i kërkojmë leje askujt, askujt, që të mbrojmë edhe dinjitetin e njerëzve të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, deklaroi ajo.

    Në fund, Osmani tha se këto qëndrime plotësojnë njëra-tjetrën, duke iu referuar figurave të Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.

    Burimi: RTKLive

  • Avokati i Popullit: Mbrojtja e ujërave në Kosovë kërkon veprime urgjente

    Avokati i Popullit: Mbrojtja e ujërave në Kosovë kërkon veprime urgjente

    Sipas raportit, ndër lumenjtë më të ndotur në vend janë Graçanka në Vragoli, Sitnica përgjatë gjithë rrjedhës, Nerodimja në Gerlicë dhe Kaçanik, Drenica në Drenas dhe Vragoli, si dhe Limani i Klinës në Klinë.

    Si burime kryesore të ndotjes përmenden shkarkimi i ujërave urbane të patrajtuara, aktivitetet industriale, përdorimi bujqësor, hedhja e mbeturinave në shtretërit e lumenjve dhe degradimi i tyre nga eksploatimi i pakontrolluar i rërës dhe zhavorrit.

    Raporti evidenton gjithashtu mungesë të kapaciteteve institucionale, veçanërisht në nivelin lokal. Në shumicën e komunave mungojnë zyrtarët dhe inspektorët mjedisorë, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë plane lokale për mbrojtjen e mjedisit.

    Shqetësuese mbetet edhe mungesa e stafit dhe pajisjeve laboratorike në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, si dhe nevoja për zgjerimin e rrjetit të monitorimit të ujërave, veçanërisht atyre nëntokësore.

    Sa i përket cilësisë së ujit të pijshëm, të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se gjatë vitit 2024 janë analizuar 11 mijë e 16 mostra të ujit, prej të cilave 98.7 për qind kanë qenë në përputhje me vlerat parametrike.

    Ndërsa, gjatë periudhës janar-gusht 2025, nga 8 mijë e 435 mostra të analizuara, 98.2 për qind kanë rezultuar në përputhje me standardet përkatëse.

    Megjithatë, raporti veçon edhe problemin e manganit në Liqenin e Badocit, ku gjatë vitit 2024 dhe 2025 janë evidentuar tejkalime të vlerave të përcaktuara.

    Avokati i Popullit ka ngritur shqetësime edhe për rrezikun nga përmbytjet, duke kërkuar planifikim afatgjatë, investime në infrastrukturën ujore dhe mirëmbajtje sistematike të rrjedhave ujore.

    Në raport theksohet se problemet në sektorin e ujërave janë evidentuar ndër vite, por zbatimi i masave për përmirësimin e gjendjes ka avancuar me ritëm të pamjaftueshëm.

    Avokati i Popullit vlerëson se tashmë nevojiten veprime konkrete, urgjente dhe të koordinuara nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se mbrojtja e ujërave kërkon angazhim të përbashkët të nivelit qendror dhe lokal.

    Burimi: RTKLive

  • Ombudsman: Kosovo Water Protection Seeks Urgent Action

    According to the report, among the most polluted rivers in the country are Gracanica in Vragoli, Sitnica across the course, Nerodim in Gerica and Kacanic, Drenica in Drenas and Vragooli, as well as Kline Collina Lima.

    As major sources of pollution are cited in the dismissal of untreated urban waters, industrial activities, agricultural use, waste disposal in river beds, and degradation by the uncontrolled explosion of sand and gravel.

    The report also shows lack of institutional capacities, especially at the local level. Most municipalities lack officials and environmental inspectors, while many do not have local plans for environmental protection.

    Concern remains the absence of laboratory staff and equipment at the Kosovo Hydrometeorological Institute, as well as the need for expanding the water monitoring network, especially underground ones.

    As to the quality of drinking water, data from the National Institute of Public Health in Kosovo show that between 11 thousand and 16 water samples of which 98.7 percent have been in line with presymmetric values during 2024.

    While, during the January-August 2025 period, out of 8 thousand and 435 samples analyzed, 98.2 percent have resulted in compliance with the respective standards.

    However, the report also identifies the mangani problem at Lake Badoci, where exceeded established values were recorded during 2024 and 2025.

    The ombudsman has also raised concerns about the risk of floods, requiring long-term planning, investments in water infrastructure and systematic maintenance of water flows.

    The report notes that problems in the water sector have been calculated over the years, but implementation of measures to improve the situation has advanced at insufficient pace.

    The ombudsman estimates that concrete, urgent and co-ordinated actions are already needed by responsible institutions, stressing that protection of the waters requires joint commitment of the central and local level.

    Source Layer: RTKLive

  • Kurti në Dublin: Llogarisim në presidencën irlandeze për statusin e vendit kandidat në BE

    Kurti në Dublin: Llogarisim në presidencën irlandeze për statusin e vendit kandidat në BE

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar kryeministrin irlandez, Michael Martin, për ftesën dhe mikpritjen gjatë vizitës së tij në Dublin, duke shprehur pritshmëritë që Irlanda, gjatë presidencës së saj të Bashkimit Evropian, ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian.

    Kurti ka thënë se Kosova synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, por fillimisht duhet të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim.

    “Republika e Kosovës dëshiron gjithashtu që t’i bashkohet BE-së dhe NATO-s por për të arritur aty, neve na duhet që fillimisht të marrim statusin e vendit kandidat dhe të hapim negociatat për anëtarësim. Llogarisim në presidencën irlandeze ( të BE-së v.j) dhe duam t’i falënderojmë popullin irlandez për strehimin e mbi 1000 refugjatëve kosovarë në vitin 1999, kur ata ishin detyruar të largoheshin nga mëmëdheu, shkaku i gjenocidit të forcave të armatosura të Millosheviqit të Serbisë  dhe Jugosllavisë”, ka deklaruar ai.

    Kurti ka shprehur mirënjohje edhe për ushtarët irlandezë që kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it për më shumë se dy dekada e gjysmë, duke kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

    Duke folur për Komunitetin Politik Evropian (EPC), pas kritikave të ngritura ndaj këtij formati, Kurti ka vlerësuar se ai ka rëndësi të veçantë, pasi u mundëson liderëve evropianë të takohen, të diskutojnë dhe të bashkërendojnë qëndrimet përballë sfidave të sigurisë.

    Ai ka theksuar se agresioni rus ndaj Ukrainës po vazhdon, përfshirë sulmet ndaj infrastrukturës kritike, ndërsa lufta hibride po shtrihet edhe përtej territorit të Ukrainës.

    Sipas Kurtit, EPC-ja ndihmon në bashkimin e liderëve dhe koordinimin e përpjekjeve të tyre përballë këtyre sfidave.

    “Është shumë e rëndësishme që të kemi liderë që takohen, diskutojnë dhe bashkërendojnë qëndrimet në një kohë kur agresioni rus vazhdon në Ukrainë dhe me luftën kinetike, sulmon infrastrukturën kritike ndërsa lufta hibride po shkon përtej agresionit në Ukrainë. Mendoj që EPC (Komunitetit Politik Evropian) ndihmon sepse liderët mblidhen dhe i bëjnë bashkë forcat”, ka deklaruar Kurti.

    Burimi: Dukagjini

  • Studim për shqiptarët në Kanada, synohet të dokumentohen përvojat e emigrimit, integrimit dhe përkatësisë

    Studim për shqiptarët në Kanada, synohet të dokumentohen përvojat e emigrimit, integrimit dhe përkatësisë

    Një studim gjithëpërfshirës për komunitetin shqiptar në Kanada synon të hedhë më shumë dritë mbi përvojat e emigrimit, integrimin profesional dhe shoqëror, si dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në vendin e tyre të ri.

    Nisma është ndërmarrë nga organizata “Albanian Canadian Development Alternative” (ACDA), e cila ka hapur një sondazh me temën “Mapping the Professional Landscape of Albanian Immigrants in Canada”, përmes të cilit synon të krijojë një pasqyrë më të plotë të pozitës së shqiptarëve në shoqërinë kanadeze.

    Sipas organizatës, Kanadaja është bërë shtëpi për rreth 45 mijë shqiptarë, ndërsa afërsisht dy të tretat e tyre kanë emigruar gjatë tri dekadave të fundit. Një pjesë e konsiderueshme e këtij komuniteti ka ardhur me përgatitje të mesme dhe të larta profesionale, por deri më tani ka pasur pak të dhëna gjithëpërfshirëse për mënyrën se si janë integruar në tregun kanadez të punës dhe në jetën shoqërore.

    Përmes këtij hulumtimi synohet të evidentohen sfidat profesionale, arritjet, përvojat e punësimit dhe pengesat që emigrantët shqiptarë mund të hasin gjatë përshtatjes me sistemin e ri. Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe njohjes së kualifikimeve, shfrytëzimit të përvojës profesionale dhe mundësive për avancim në karrierë.

    Studimi synon gjithashtu të kuptojë më mirë ndjenjën e përkatësisë së shqiptarëve në Kanada, lidhjet me komunitetin dhe mënyrën se si emigrantët ruajnë identitetin e tyre kulturor, ndërkohë që ndërtojnë jetën në shoqërinë kanadeze.

    Sipas ACDA-së, përgjigjet e pjesëmarrësve do të analizohen në mënyrë kolektive dhe do të përdoren vetëm për qëllime të studimit, ndërsa informacionet individuale do të mbahen konfidenciale. Pas përfundimit të hulumtimit, organizata ka paralajmëruar publikimin e një përmbledhjeje me gjetjet kryesore.

    Nisma konsiderohet e rëndësishme për dokumentimin e përvojave të diasporës shqiptare në Kanada dhe për identifikimin e nevojave të saj, në mënyrë që të krijohen programe dhe iniciativa më të përshtatshme për mbështetjen e integrimit të emigrantëve dhe gjeneratave të reja.

    Përmes këtij sondazhi, ACDA synon të krijojë një bazë më të mirë informacioni jo vetëm për shqiptarët që tashmë jetojnë në Kanada, por edhe për ata që planifikojnë të emigrojnë në këtë vend./Telegrafi/

  • Nuk po gjen hapësira te Reali, Alexander-Arnoldit i propozohet gjiganti i Bundesligës

    Nuk po gjen hapësira te Reali, Alexander-Arnoldit i propozohet gjiganti i Bundesligës

    Trent Alexander-Arnold mund të largohet nga Real Madridi pas vetëm dy sezonesh, pasi nuk po arrin të sigurojë një vend të rregullt në formacionin e trajnerit Jose Mourinho.

    Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Përfaqësueses së Anglisë, Emile Heskey, e ka këshilluar publikisht mbrojtësin anglez që të largohet nga skuadra madrilene dhe ta vazhdojë karrierën te Bayern Munichu.

    Sipas tij, kampionati gjerman dhe klubi bavarez do të ishin një destinacion i përshtatshëm për 28-vjeçarin, megjithëse deri më tani nuk raportohet për negociata mes dy klubeve.

    Situata e Alexander-Arnoldit në Madrid nuk është ajo që pritej. Në sezonin 2026/27, mbrojtësi ka regjistruar tetë paraqitje në të gjitha garat, me gjithsej 435 minuta të luajtura dhe një asistim, ndërsa ende nuk ka arritur të shënojë gol. Në La Liga, ai ka luajtur shtatë ndeshje, prej të cilave vetëm katër si titullar, duke grumbulluar 356 minuta.

    Mungesa e vazhdimësisë në formacion ka shtuar diskutimet për të ardhmen e tij, pavarësisht se ka një kontratë afatgjatë me Real Madridin. Anglezi iu bashkua klubit spanjoll në qershor të vitit 2025, pas largimit nga Liverpooli, duke nënshkruar marrëveshje deri më 30 qershor 2031.

    Heskey beson se Bayern Munichu do të ishte një mundësi e mirë për Alexander-Arnoldin, veçanërisht për shkak të aftësive të tij në fazën ofensive.

    Sipas ish-sulmuesit anglez, cilësitë e mbrojtësit në organizimin e lojës, shpërndarjen e pasimeve dhe krijimin e rasteve nga krahu i djathtë mund të shfrytëzoheshin më mirë në skuadrën bavareze.

    Megjithatë, Heskey ka pranuar se preferenca e tij personale do të ishte rikthimi i Alexander-Arnoldit te Liverpooli, klub ku anglezi kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij para transferimit në Madrid.

    Ndërkohë, vlera e tij në tregun e transferimeve vlerësohet në 60 milionë euro nga Transfermarkt. Kontrata deri në vitin 2031 dhe kjo vlerë tregu e bëjnë të vështirë një largim të lehtë nga Real Madridi.

    Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim për interesim zyrtar të Bayern Munichut apo për një vendim të vetë futbollistit për t’u larguar nga ‘Santiago Bernabeu’.

    E ardhmja e tij pritet të varet kryesisht nga minutat që do të marrë në muajt e ardhshëm dhe roli që do të ketë në planet e Mourinhos. /Telegrafi/

  • Paris Guri ironizon me deklaratën e ministres Artane Rizvanolli: Prej që je ministre, çdo nëntor na paralajmëron se do të kemi dimër të vështirë

    Paris Guri ironizon me deklaratën e ministres Artane Rizvanolli: Prej që je ministre, çdo nëntor na paralajmëron se do të kemi dimër të vështirë

    Paris Guri ironizon me deklaratën e ministres Artane Rizvanolli: Prej që je ministre, çdo nëntor na paralajmëron se do të kemi dimër të vështirë

    Deputeti i LDK’së, Paris Guri, i ka reaguar ministres Artane Rizvanolli, pas deklaratës së kësaj të fundit se Kosovën e pret një dimër i vështirë sa i përket aspektit energjetik.

    Guri ka thënë se Rizvanolli prej që është ministre, secilin nëntor, paralajmëron që do të ketë dimër të vështirë.

    Ai ka thënë se ministrja në vend të përgatitjes së deklarimeve, do të duhej që të punonte gjatë verës dhe vjeshtës që rryma të mos shtrenjtohet në dimër.

    “Prej që është ministre, del me paralajmërime që rryma ka me qenë e shtrenjtë”

    “Detyra e ministres është që gjatë verës e vjeshtës mos me iu ardhë qajo faturë në dimër. E pa logjikshme qysh çdo nëntor prej që është ministre, del me paralajmërime që rryma ka me qenë shumë e shtrenjtë në dimër”

    “Është dashtë me punu që rryma mos me qenë e shtrenjt”, ka thënë Guri.

    Burimi: Insajderi

  • Paris Stone ironifies with the statement of Minister Artane Rizvanolli: Since you’re a minister, every November it warns us we’ll have a difficult winter

    LDK MP Paris Guri has reacted to Serbian Minister Artan Rizvanolli, following his statement that Kosovo is facing a difficult winter in terms of energy.

    The stone has said Rizvanolli is the minister, each November, warns that there will be difficult winters.

    He has said the minister, instead of preparing statements, would have to work during the summer and autumn for the current not to be expensive in the winter.

    As a minister, the current has been expensive.

    The task of the minister is that during the autumn summer, don’t come to my bill in winter. Irresponsible since every November since the minister, comes up with warnings that the current has been too expensive in winter

    I should have made sure the current wasn’t expensive.

    Source Layer: Insander