Category: Lajme

  • ​Nagavci u bën thirrje bizneseve të mos arsyetojnë çdo shtrenjtim me krizat ndërkombëtare

    ​Nagavci u bën thirrje bizneseve të mos arsyetojnë çdo shtrenjtim me krizat ndërkombëtare

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje bizneseve që të mos i përdorin krizat ndërkombëtare si arsyetim për çdo rritje të çmimeve në Kosovë.

    Në seancën e sotme të Kuvendit, Nagavci tha se zhvillimet ndërkombëtare kanë ndikim të konsiderueshëm në ekonominë e vendit, por theksoi se duhet të bëhet dallimi mes shtrenjtimit që vjen si pasojë e rritjes së kostove të furnizimit dhe atij që mund të jetë abuziv.

    Ajo kërkoi transparencë në përcaktimin e çmimeve, duke theksuar se duhet të identifikohet se cilat produkte janë shtrenjtuar për shkak të kostos së importit apo lëndës së parë dhe cilat mund të jenë subjekt i abuzimeve tregtare.

    “Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë. Por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet se cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit apo lëndës së parë dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive”, theksoi Nagavci.

    Ajo u bëri thirrje edhe Qeverisë që gjatë muajve në vijim të shtojë mbikëqyrjen e çmimeve në treg.

    Nagavci tutje kërkoi që të përcillen çmimet e produkteve bazë nga momenti i importit deri te shitja te konsumatori, të kontrollohen marzhet tregtare dhe të hetohen dyshimet për marrëveshje mes tregtarëve që mund të kufizojnë konkurrencën.

    “I bëjmë thirrje Qeverisë që të nisë mbikëqyrjen e shtuar të çmimeve në këta muaj. Të përcillen çmimet e produkteve themelore nga importi deri te shitja te konsumatori. Të kontrollohen marzhet tregtare dhe të hetohet çdo dyshim për marrëveshje mes tregtarëve që kufizojnë konkurrencën. Ligji për çmimin tavan është miratuar dhe puna për funksionalizimin e tij ka filluar”, tha ajo. /Kp/

  • Gjakovë: Dënohet me 6 vjet burg dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz, viktimën e detyronte të punonte në lokale

    Gjakovë: Dënohet me 6 vjet burg dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz, viktimën e detyronte të punonte në lokale

    Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues kundër të pandehurit A.P., për vepër penale, “Trafikimi me njerëz”, e dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

    Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari Samedin Cena, të akuzuarin A.P., e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vjet dhe dënim me gjobë në shumë tremijë (3,000) euro, i cili dënim do të ekzekutohet tridhjetë (30) ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

    I pandehuri A.P., akuzohet se “ nga muaji mars i vitit 2021 deri më 30.01.2024, në Gjakovë, merr pjesë në trafikimin me njerëz, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe veprimeve të tjera të dhunshme e kontrolluese, të përcjella me maltretim fizik dhe psikik, me qëllim të shfrytëzimit për përfitim të të dëmtuarës A.V. nga Prishtina, ashtu që i pandehuri, pasi fillimisht kishte krijuar kontakt me të përmes rrjeteve sociale dhe ishte takuar në lokalin e tij në

    Deçan, më pas e sjell për të punuar në lokalin e tij “S.”, në Gjakovë, nga muaji mars deri në prill të vitit 2021. Gjatë kësaj periudhe, e dërgon dhe e mban në banesën e tij në Gjakovë, gjoja për shkak të marrëdhënies së dashurisë.

    Më pas, nga muaji maj i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022, e dërgon për të punuar në lokalin e tij me muzikë live në Pejë, ndërsa deri në muajin nëntor të vitit 2022 e dërgon në fshatin Volljak, Komuna e Klinës, për të punuar po ashtu në një lokal me muzikë live.

    Në fund, e sjell në Gjakovë, ku e detyron të punojë në lokalin me muzikë live “Te X.”, deri në muajin tetor të vitit 2023.

    Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara detyrohet të punojë kundër vullnetit të saj, ndërsa të gjitha të ardhurat nga puna e saj i merr i pandehuri. Në rastet kur paratë nga puna e kryer nuk merreshin drejtpërdrejt nga lokalet, i pandehuri e detyronte të dëmtuarën që t’ia mbulonte obligimet e tij financiare, si qiranë e lokalit, pagat e punëtorëve dhe këstet mujore të kredisë.”

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./Telegrafi/

  • GTA 6 po shkruan histori, thyen rekorde ende pa dalë në treg – gati 1 miliard dollarë dhe numërimi vazhdon!

    GTA 6 po shkruan histori, thyen rekorde ende pa dalë në treg – gati 1 miliard dollarë dhe numërimi vazhdon!

    Loja e shumëpritur Grand Theft Auto 6 (GTA 6) ka vendosur rekorde të reja, duke u bërë loja më e porositur paraprakisht në historinë e PlayStation Store dhe Microsoft Store, vetëm pak ditë para lansimit zyrtar.

    Sipas të dhënave të kompanisë analitike Sensor Tower, më 10 nëntor loja kishte regjistruar rreth 9.69 milionë porosi paraprake, me një vlerë të vlerësuar prej 942 milionë dollarësh.

    Megjithatë, raportimet më të fundit të 11 nëntorit tregojnë se shifra ka kaluar 10 milionë porosi dhe një miliard dollarë, ende pa dalë loja zyrtarisht në treg.

    Interesimi për lojën ka tejkaluar pritshmëritë e kompanisë Take-Two Interactive, pronare e Rockstar Games.

    Drejtori ekzekutiv i Take-Two, Strauss Zelnick, deklaroi se porositë paraprake janë shumë më të larta sesa parashikimet fillestare të kompanisë.

    Ai shtoi se lansimi i GTA 6 pritet ta bëjë këtë një vit historik për kompaninë.

    Që nga 10 nëntori, përdoruesit e PlayStation 5 dhe Xbox Series X/S kanë mundësi ta shkarkojnë lojën paraprakisht, në mënyrë që të shmangin vonesat dhe mbingarkesat e mundshme të serverëve në ditën e lansimit.

    Ekspertët paralajmërojnë se kërkesa e jashtëzakonshme mund të shkaktojë ngarkesë të madhe në rrjetet e internetit, pasi miliona përdorues pritet ta shkarkojnë ose ta aktivizojnë lojën në të njëjtën kohë.

    GTA 6 do të lansohet zyrtarisht më 19 nëntor 2026, për PlayStation 5 dhe Xbox Series X/S, plot 13 vjet pas debutimit të GTA 5 në shtator të vitit 2013.

    Loja e re e Rockstar Games është ndër titujt më të pritur në historinë e industrisë së videolojërave dhe tashmë ka vendosur rekorde të rëndësishme, ende pa u lansuar. /Telegrafi/

  • Përleshja e përgjakshme në Gjilan, QKUK-ja jep detaje për gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit të therur me thikë

    Përleshja e përgjakshme në Gjilan, QKUK-ja jep detaje për gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit të therur me thikë

    Përleshja e përgjakshme në Gjilan, QKUK-ja jep detaje për gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit të therur me thikë

    17-vjeçari që u lëndua në përleshjen mes dy grupeve të miturish në Gjilan është duke marrë trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po qëndron nën përkujdesje të vazhdueshme mjekësore.

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësen e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, si dhe drejtorin e Emergjencës, për të marrë informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të të miturit.

    Sipas informacioneve të konfirmuara nga QKUK-ja, 17-vjeçari, me inicialet L.U., është paraqitur në Qendrën Emergjente me lëndime të shkaktuara nga mjete të ftohta, ku fillimisht ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Më pas, ai është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku po vazhdon trajtimin.

    “Më pas, pacienti është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku, sipas mjekëve të kësaj klinike, është duke marrë shërbimet e nevojshme shëndetësore dhe është nën përkujdesje të vazhdueshme mjekësore.”

    Ndërkohë, rasti ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, ku një përleshje mes dy grupeve të miturish dyshohet se përfshiu gjithsej nëntë persona. Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, ndërsa përveç 17-vjeçarit, lëndime ka pësuar edhe një i mitur tjetër.

    Dy të dyshuar janë arrestuar dhe ndaluar për 24 orë, tre të tjerë janë identifikuar, por ende nuk janë lokalizuar, ndërsa identiteti i dy personave të tjerë mbetet i panjohur.

    Rasti po hetohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The bloody clash in Gjilan, QKUK gives details of the state of health of 17-year-old stabbed

    The 17-year-old who was injured in the clash between two minor groups in Gjilan is receiving treatment at the Toraque Surgery Clinic at the University Clinical Centre in Kosovo ( QKUK), where you are standing in constant medical care.

    The Signal newspaper has contacted QKUK spokeswoman Mirlinda Qyqala, as well as Emergency Director, to obtain information about the youth’s state of health.

    According to information confirmed by QKUK, the 17-year-old, with the initials L.U., has been presented at the Emergency Center with injuries caused by cold means, where he has first received the necessary medical treatment.

    Then he moved to the Toracal Surgery Clinic, where he is continuing his treatment.

    Then the patient has moved to the Toracal Surgery Clinic, where, according to the clinic’s doctors, he is receiving necessary health services and is under constant medical care. )

    Meanwhile, the case occurred Wednesday, November 11th, on the Semsiu Street in Gjilan, where a clash between two groups of minors allegedly involved a total of nine people. Sharp tools have been used during the beating, while besides the 17-year-old, injuries have suffered another minor.

    Two suspects have been arrested and detained for 24 hours, three others have been identified, but have not yet been located, while the identity of two other persons remains unknown.

    The case is being investigated for criminal acts involving attempted murder and beating taking.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Mosmarrëveshjeje pronësore”, tentoi ta vriste vëllain me AK-47, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë

    “Mosmarrëveshjeje pronësore”, tentoi ta vriste vëllain me AK-47, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë

    “Mosmarrëveshjeje pronësore”, tentoi ta vriste vëllain me AK-47, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se se ndaj të pandehurit me inicialet S.L. ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet S.L. më datë 10 tetor 2026 në ora 16:30 në fshatin Pjetërshan në Gjakovë, pas një mosmarrëveshjeje pronësore, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta vëllain e tij H.L. si dhe ka rrezikuar jetën e kushëririt të tij P.L. duke shtënë katër herë me armë zjarri të tipit AK-47.

    ‘’ Si pasojë e të shtënave, të dy të dëmtuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë. Po ashtu, i pandehuri S.L. ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin mbi armët të Republikës së Kosovës, dhe atë armën automatike të tipit AK-47, 1 (një) pushkë gjuetie, 10 (dhjetë) fishek të cal.12ga dhe një (1) fishek i cal 7.62mml’’, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

    Gjakovë, 12 nëntor 2026 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet S.L. ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet S.L. më datë 10 tetor 2026 në ora 16:30 në fshatin Pjetërshan – Komuna e Gjakovës, pas një mosmarrëveshjeje pronësore, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta vëllain e tij H.L. si dhe ka rrezikuar jetën e kushëririt të tij P.L. duke shtënë katër herë me armë zjarri të tipit AK-47. Si pasojë e të shtënave, të dy të dëmtuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.

    Po ashtu, i pandehuri S.L. ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin mbi armët të Republikës së Kosovës, dhe atë armën automatike të tipit AK-47, 1 (një) pushkë gjuetie, 10 (dhjetë) fishek të cal.12ga dhe një (1) fishek i cal 7.62mml.

    Me këto veprime, i pandehuri me inicialet S.L. ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173, paragrafi 1, nën paragrafët 1.3 dhe 1.11, lidhur me nenin 28 si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Burimi: Insajderi

  • Nisin protestën punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe pagën e 13-të

    Nisin protestën punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe pagën e 13-të

    Nisin protestën punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe pagën e 13-të

    Ka nisur protesta e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të organizuar nga Sindikata e Re e KEK-ut, para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues të korporatës në Prishtinë.

    Punëtorët kanë dalë në protestë për të kërkuar paga më të dinjitetshme, nivelizim të pagave dhe ekzekutimin e pagës së 13-të për vitin 2026.

    Ndër kërkesat e tyre janë edhe përmirësimi i kushteve të punës dhe vlerësimi i rrezikshmërisë në vendet e punës, njofton Klankosova.tv.

    Sindikata ka theksuar se punëtorët përballen çdo ditë me kushte të vështira dhe rreziqe gjatë punës në miniera dhe termocentrale.

  • Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

    Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

    Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

    Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.P., i cili akuzohet për veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

    Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari Samedin Cena e shpalli fajtor të pandehurin, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë. Gjoba do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

    Sipas aktakuzës, A.P. akuzohet se nga marsi i vitit 2021 deri më 30 janar 2024, në Gjakovë dhe në disa lokacione të tjera, ka trafikuar një grua nga Prishtina, duke përdorur kanosje, forcë, punë të detyruar dhe forma të tjera të dhunës fizike e psikike, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas dosjes së rastit, i pandehuri fillimisht kishte krijuar kontakt me të dëmtuarën përmes rrjeteve sociale, ndërsa më pas e kishte angazhuar në lokalin e tij në Deçan.

    Më vonë, ai e kishte dërguar për të punuar në lokale me muzikë live në Pejë, Klinë dhe Gjakovë, ku, sipas aktakuzës, gruaja ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj.

    Të gjitha të ardhurat nga puna e saj, sipas aktakuzës, i merrte i pandehuri. Në rastet kur pagesat nuk merreshin drejtpërdrejt nga lokalet, ajo detyrohej t’ia mbulonte obligimet financiare, përfshirë qiranë e lokaleve, pagat e punëtorëve dhe këstet e kredisë.

  • "Lojërat Mesdhetare", Basha debaton me Hoxhën: Mos të lejojmë të mbahen veç në Prishtinë

    “Lojërat Mesdhetare”, Basha debaton me Hoxhën: Mos të lejojmë të mbahen veç në Prishtinë

    "Lojërat Mesdhetare", Basha debaton me Hoxhën: Mos të lejojmë të mbahen veç në Prishtinë

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha dhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, janë përplasur në diskutimin për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

    Basha tha se s’duhet që Lojërat Mesdhetare të përqendrohen vetëm në kryeqytet, po kërkoi që të përfshihen edhe Prizreni, Gjakova dhe Peja, transmeton Klankosova.tv

     “Është në interes që Lojërat të mbahen në të gjitha qytetet. Mos me leju që Lojërat Mesdhetare me u mbajtë në Prishtinë e me i largu Prizrenin, Gjakovën e Pejën. Ky është debati dhe mospajtimi mes nesh”, tha Basha.

    Ndërkaq, deputetja Hoxha i reagoi ministrit, duke i kujtuar se emërtimi zyrtar i projektit është “Prishtina 2030”.

    “Për kolegun Basha, veç një sqarim, titullari është Prishtina 2030, jo Gjakova, Peja, Prizreni, Kosova 2030. Është me rëndësi me kuptu që projektet kapitale të komunave janë edhe të shtetit. Duhet me kuptu”, deklaroi Hoxha.

    Në kundërpërgjigje, Basha tha se pajtohet që Lojërat quhen “Prishtina 2030”, por theksoi se financimi vjen nga Qeveria e Kosovës.

    “Paratë vijnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet me u bo me kryeqytetin. Unë nuk mendoj që duhet me u përjashtu Prizreni, Gjakova e Peja. Nuk është politike, sepse s’janë komuna të udhëhequra nga VV-ja”, u shpreh ai.

  • Zbulohet identiteti i djalit të guximshëm, goditjet e të cilit e bënë Nurmagomedovin dhe miqtë e tij të rrëzoheshin

    Zbulohet identiteti i djalit të guximshëm, goditjet e të cilit e bënë Nurmagomedovin dhe miqtë e tij të rrëzoheshin

    I riu që qëndroi pranë Merab Dvalishvilit në hollin e hotelit në Abu Dhabi ndërsa sulmohej nga Usman Nurmagomedov dhe miqtë e tij është mundësi 21-vjeçar gjeorgjian Saba Lazishvili, vëllai më i vogël i ish-luftëtarit të UFC-së, Zviad Lazishvili.

    Identiteti i tij u njoftua një ditë pas incidentit nga gazetari gjeorgjian Giorgi Kokiashvili në profilin e tij në platformën X.

    “Ky djalë është Saba Lazishvili, vëllai më i vogël 21-vjeçar i (ish-luftëtarit të UFC-së) Zviad Lazishvili, një mundës që nuk ka goditur kurrë me grusht në jetën e tij”, shkroi Kokiashvili.

    Në një postim në rrjetet sociale, Dvalishvili deklaroi se po jepte një intervistë për RAF në hollin e hotelit kur Usman dhe miqtë e tij iu afruan nga pas dhe filluan ta godisnin atë dhe mikun e tij të ri. Ai shtoi se ai dhe Saba erdhën në Abu Dhabi vetëm, ndërsa grupi i Nurmagomedov kishte rreth 20 persona.

    Në një video që qarkullon në internet, Lazishvili përfshihet në një përleshje me një grup sulmuesish numerikisht më të madh. Sipas faqes së internetit Bloody Elbow, ai rrëzoi dy nga grupi i Nurmagomedov. Ai doli nga incidenti me një çarje nën syrin e djathtë dhe mavijosje në ballë.

    Vëllai i ish-luftëtarit të UFC-së

    Zviad Lazishvili ka një rekord profesional në MMA prej 13 fitoresh dhe një humbjeje. Ai ishte kampion i LFA në kategorinë bantamweight dhe debutoi në UFC në tetor 2021, duke humbur ndaj Jonathan Martinez me vendim unanim.

    Pas asaj ndeshjeje, ai rezultoi pozitiv për substancën e ndaluar klomifen. Ai u pezullua për dhjetë muaj nga USADA dhe nëntë muaj nga Komisioni Atletik Shtetëror i Nevadës, pas të cilave u lirua nga UFC. /Telegrafi/