Category: Lajme

  • “Dikur korrupsioni ishte vetë sistemi, tani po e luftojmë”, Rama: Protesta nuk ka më ‘Flamingo’, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

    “Dikur korrupsioni ishte vetë sistemi, tani po e luftojmë”, Rama: Protesta nuk ka më ‘Flamingo’, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin të Irlandës, me ftesë të Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Evropiane (IIEA), ku mban një fjalë përpara një audience ekspertësh të çështjeve evropiane dhe të Ballkanit, si dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik.

    Fokusi i takimit është rrugëtimi evropian i Shqipërisë, nën temën “Udhëtimi Evropian i Shqipërisë: Nga aspirata te integrimi”, raporton tch.

    “Ajo që më shqetëson është si të bëj më të mirën për vendin tim, si të sjell investime dhe çdo zhvillim të mbështetet në parimet dhe kufijtë ligjorë që duhet t’i përmbushin. Kur vjen fjala të gjykosh njerëzit kush i ndershëm e kush i korruptuar, nuk përcaktohet nga sheshi publik, por nga gjykata. Unë jam më i gjatë se Trump, por SHBA është shumë më e madhe se Shqipëria. Fakti që jam i gjatë nuk më bën t’i shoh njerëzit nga lart. Çdo gjë duhet bazuar te merita dhe te faktet. Jetojmë në një botë që po humb pikënisjen”, tha Rama.

    Ai u pyet edhe me protesta, qindra mijëra shqiptarë që kanë dalë në shesh edhe për korrupsionin apo probleme të tjera.

    “Qindra-mijëra është shifër që nuk përputhet me popullsinë tonë dhe përmasat e bulevardit. Në qershor pati vërtet disa protesta masive dhe u impenjuam për ta sjellë shtetin më parë shqiptarëve sa i përket shërbimeve online. Është fakt se ka pasur ndikim të huaj, nuk kam thënë se protestuesit janë dërguar në shesh nga regjimi iranian, por kam thënë se Irani ka futur duart përmes medias sociale. Pas fillimit të qershorit protesta nuk ishte e njëjta, nuk ka më flamingo. Ka zogj të tjerë dhe parti politike nga e djathta dhe e majta ekstreme. Pastaj kishte dhunë. A ka probleme me korrupsionin? Ka, por a jeni duke ndenjur me duar të lidhura apo po e luftojmë? Po e luftojmë për herë të parë. Deri para disa kohësh sistemi ishte korrupsioni. Jemi në pozitë të mirë””, tha Rama.

    Pyetje: Po zhvillohet një takim në Abu Dhabi për Ukrainën, por po diskutohet edhe arkitektura e sigurisë së Europës. Si e shihni situatën në luftën në Ukrainë? Keni ndonjë ide sesi mund t’i jepet fund gjithë kësaj?

    Rama: “Nuk është se niveli ynë i marrëdhënie me Rusinë ka rënë, ne nuk kemi marrëdhënie me Rusinë që në vitet 60’, kur diktatori ynë tha se do t’i rrijë besnike Stalinit. Kjo vazhdoi deri në 1990, më pas ne lidhëm marrëdhënie diplomatike, por në nivel shumë jodomethënës dhe jemi i vetmi vend në Evropë nga aeroporti i të cilit nuk ka pasur asnjë takim të nivelit të lartë me Kremlinin dhe fluturime direkte dhe sinqerisht, nuk na merr malli për Rusinë. Pa pasur frike se mund të konsiderohem buratin i Rusisë, mund të them se Evropa ka gabuar që hoqi dorë nga diplomacia dhe përqendroi gjithçka tek armatimet. Evropa gjithnjë është prirur drejt diplomacisë, jo drejt armatimeve. Ky ishte gabim që në ditën e parë. Evropa që ja jashtkontrakton këtë përpjekje për paqe Trumpit dhe Witkoff do të mbetet në histori si diçka e qortueshme. Që kur kam qenë fëmijë gjyshja ishte siguruar të më thoshte se fqinjët nuk janë zgjedhja jonë, po janë ato që janë. Rusia nuk do të shkojë asgjëkundi, nuk do të thotë se lufta do të vazhdojë përgjithmonë”.

  • Edi Rama: Pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Serbinë do ta përndjekë fantazma e së shkuarës

    Edi Rama: Pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Serbinë do ta përndjekë fantazma e së shkuarës

    Edi Rama: Pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Serbinë do ta përndjekë fantazma e së shkuarës

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se është ende herët për të shfaqur entuziazëm lidhur me zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe ndikimin që ato mund të kenë në procesin e integrimit evropian të rajonit.

    Gjatë një bashkëbisedimi në Dublin me ekspertë të çështjeve evropiane dhe të Ballkanit, si dhe diplomatë, të organizuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Evropiane (IIEA), me temën “Udhëtimi Evropian i Shqipërisë: Nga aspirata te integrimi”, Rama foli për zhvillimet politike në Serbi dhe perspektivën evropiane të rajonit.

    Ai tha se Komisioni Evropian ka pasur probleme në raport me administratën e mëparshme serbe, veçanërisht sa u përket çështjeve të sundimit të ligjit dhe përmbushjes së kërkesave thelbësore të Bashkimit Evropian.

    “Është shumë herët për të thënë diçka më saktësi për atë që vjen më pas”, u shpreh Rama.

    Kreu i Qeverisë shqiptare i cilësoi zhvillimet politike në Serbi si një eksperiment social dhe politik, duke iu referuar të ashtuquajturës Listë Studentore dhe mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve që pritet të jenë pjesë e parlamentit apo qeverisë.

    “Serbia po kalon nëpër një eksperiment social dhe politik, në të ashtuquajturën Listë Studentore, me këtë metodën e përzgjedhjes dhe të zgjedhjes së personave që do të jenë në parlament apo në qeveri. Është diçka mjaft e re në shumë drejtime”, deklaroi ai.

    Duke folur për ndikimin e këtyre zhvillimeve në marrëdhëniet rajonale, Rama theksoi se, nga këndvështrimi i Shqipërisë, ende nuk ka shenja të një hapjeje të qartë të Beogradit ndaj çështjeve thelbësore për stabilitetin dhe integrimin e rajonit.

    Ai veçoi në mënyrë të veçantë raportet me Kosovën dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke theksuar se mungesa e një qasjeje të hapur të Serbisë ndaj Kosovës vazhdon të jetë pengesë.

    “Për aq kohë sa nuk ka një qasje të hapur kundrejt Kosovës dhe normalizimit me të, kjo do të thotë që fantazma e së shkuarës do të vazhdojë ta përndjekë Beogradin dhe do të vazhdojë ta pengojë kombin serb që të kryejë një katarsis kaq të nevojshëm, që ende mungon”, u shpreh Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Edi Rama: Without normalising relations with Kosovo, Serbia will hunt down ghosts of the past

    Albania’s prime minister, Edi Rama, has declared it is still early to demonstrate enthusiasm over recent political developments in Serbia and the impact they may have on the region’s European integration process.

    During a conversation in Dublin with European and Balkan affairs experts, as well as diplomats, organised by the Institute of International and European Affairs ( IIEA), with the theme Albania’s European Travel: From aspirations to integration, Rama spoke of political developments in Serbia and the region’s European perspective.

    He said the European Commission has had problems in reporting with the previous Serbian administration, especially on issues of rule of law and meeting the fundamental requirements of the European Union.

    It’s too early to say something more accurate about what comes next, Rama said.

    The head of the Albanian government named political developments in Serbia as a social and political experiment, referring to the so-called Student List and the manner of selecting candidates expected to be part of parliament or government.

    Serbia is going through a social and political experiment, on the so-called Student List, with this method of selecting and choosing people who will be in parliament or in government. It’s quite new in many ways, he said.

    Speaking of the impact of these developments on regional relations, Rama stressed that, from Albania’s point of view, there are still no signs of a clear opening of Belgrade to issues essential to the region’s stability and integration.

    He singled out reports with Kosovo and the process of normalising relations between the two countries, stressing that Serbia’s lack of an open approach to Kosovo continues to be an obstacle.

    As long as there is no open approach towards Kosovo and normalisation with it, this means that the ghost of the past will continue to persecute Belgrade and will continue to prevent the Serbian nation from performing such a necessary catharsis, which is still missing, Rama said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kuvendi mblidhet sot, në rend dite interpelanca ndaj ministrit Vitia dhe mocioni për rrymën

    Kuvendi mblidhet sot, në rend dite interpelanca ndaj ministrit Vitia dhe mocioni për rrymën

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, të enjten, seancë plenare, e cila pritet të nisë në orën 10:00.

    Në rendin e ditës janë paraparë dhjetë pika, përfshirë shqyrtimin e katër projektligjeve për ratifikimin e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, si dhe një traktati me Belgjikën për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale.

    Deputetët do të shqyrtojnë edhe Propozim-Programin e Punës së Kuvendit për sesionin vjeshtor 2026.

    Në këtë seancë është paraparë edhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

    Po ashtu, në rend të ditës është edhe mocioni përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

    Rendi i ditës:

    1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
      2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;
      3. Pyetjet parlamentare;
      4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-024 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim;
      5. Shqyrtimi i Projektligjit 11/L-025 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar;
      6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-026 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ndihmën e Ndërsjellë  Juridike në Çështjet Penale;
      7.Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-027 për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës;
      8. Propozim-Programi i Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Sesionin Vjeshtor 2026;
      9. Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike;
      10. Mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

    Burimi: Dukagjini

  • The Assembly meets today, in order the interval against Minister Vitita and the current motion

    The Kosovo Assembly will hold today, on Thursday, the plenary hearing, which is expected to begin at 10:00.

    Ten provisions have been envisioned on the agenda, including the review of four bills for ratification of agreements between Kosovo and Sweden, as well as a treaty with Belgium for mutual judicial assistance in criminal matters.

    MPs will also review the Parliament’s Work Program for the 2026 autumn session.

    Interpretation with Health Minister Arben Vitita is also envisioned in connection with the death of the breast cancer patient, who remained four months without therapy and lack of oncological drugs.

    Also, on the agenda is the content motion regarding the situation in Kosovo’s planning, price and electricity supply.

    Order of day:

    1. Adoption of the chip from previous session;
      2. Declarations off the agenda;
      3. Parliamentary Questions;
      4. Review of Bill No. 11L-024 for Ratification of the Agreement between the Republic of Kosovo and the Kingdom of Sweden for Extradition;
      5. Review of the 11L-025 Bill for Ratification of the Agreement between the Republic of Kosovo and the Kingdom of Sweden for Transfer of Sentencing Persons;
      6. Review of Bill No. 11L-026 for Ratification of the Agreement between the Republic of Kosovo and the Kingdom of Sweden for Inter-Relief Jurydic Assistance to Criminal Affairs;
      7. Review of Bill No. 11L-027 for Ratification of the Treaty for Aid to Enjoine Jurydic in Criminal Affairs between the Republic of Kosovo and the Kingdom of Belgium;
      8. Proposal-The Work Program of the Republic of Kosovo for the 2026 Annual Session;
      9. Interpretation with Health Ministry Minister Mr. Arben Vitita, in connection with the death of a breast cancer patient who remained four months without therapy and lack of oncological drugs;
      10. Content options on the situation in Kosovo’s planning, price and electricity supply.

    Source Layer: Dukeagini

  • Atletico Madridi përgatit ofertën për yllin e Barcelonës, synon transferimin e tij në janar

    Atletico Madridi përgatit ofertën për yllin e Barcelonës, synon transferimin e tij në janar

    Atletico Madridi përgatit ofertën për yllin e Barcelonës, synon transferimin e tij në janar

    Atletico Madridi po shqyrton mundësinë e transferimit të Alejandro Baldes nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit, pasi mbrojtësi i majtë raportohet se ka humbur rëndësinë në planet e trajnerit Hansi Flick.

    Sipas gazetës spanjolle Marca, drejtuesit sportivë të klubit madrilen e kanë identifikuar krahun e majtë të mbrojtjes si një repart që kërkon përforcime, me synimin për të krijuar konkurrencë të drejtpërdrejtë me Alex Grimaldon.

    Atletico synon të përfitojë nga pakënaqësia e Baldes me situatën e tij te Barcelona, ku minutat e lojës dhe roli në skuadër kanë rënë ndjeshëm nën drejtimin e Flickut.

    Një tjetër dëshmi e pozitës së tij në skuadër ishte ndeshja e 8 nëntorit, kur Barcelona mposhti Atletico Madridin me rezultat 2-1, ndërsa Balde e ndoqi të gjithë takimin nga banka rezervë, pa u aktivizuar.

    Në atë përballje, Flick bëri disa ndryshime në repartin defensiv, duke përdorur Frenkie de Jongun si zgjidhje emergjente në krahun e djathtë, ndërsa Gerard Martin dhe Eric Garcia u angazhuan në qendër të mbrojtjes.

    Ky vendim është parë si një tjetër tregues se Balde nuk është ndër zgjedhjet kryesore të trajnerit gjerman.

    Në fund të tetorit, Flick kishte folur edhe për nevojën që mbrojtësi të rikthente vetëbesimin, në mënyrë që të arrinte sërish nivelin e kërkuar për presionin dhe depërtimet në sulm, të cilat janë pjesë e rëndësishme e sistemit të tij taktik.

    Në këto rrethana, Balde raportohet se ka kërkuar nga përfaqësuesit e tij të shqyrtojnë mundësinë e largimit gjatë afatit kalimtar të janarit, në mënyrë që të mos pengohet zhvillimi i tij në karrierë.

    Atletico Madridi po e sheh këtë situatë si një mundësi për ta afruar mbrojtësin e Barcelonës dhe për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Atletico Madrid prepares bid for Barcelona star, aimed at transferring it in January

    Atletico Madrid is considering the possibility of Alejandro Baldes’s transfer from Barcelona to the previous January deadline, as the left-wing defender reportedly has lost importance in coach Hansi Flick’s plans.

    According to the Spanish newspaper MarcaSportsmen at the Madrill Club have identified the left wing of defence as a department requiring reinforcements, with the aim of creating direct competition with Alex Grimaldon.

    Atletico aims to take advantage of Balde’s dissatisfaction with his situation in Barcelona, where the minutes of the game and the team’s role have dropped significantly under Flick’s direction.

    Another testimony to his team position was the November 8th match, when Barcelona defeated Atletico Madrid by 2-1, while Balde attended the entire meeting by the reserve bank without being activated.

    In that confrontation, Flick made some changes in the defensive department, using Frankie de Jong as an emergency solution to the right arm, while Gerard Martin and Eric Garcia engaged in the centre of defence.

    This decision is seen as another indicator that Balde is not one of the German coach’s main elections.

    In late October, Flick had also spoken of the need for the defender to restore confidence so that he could regain the required level of pressure and assault leaks, which are an important part of his tactical system.

    Under these circumstances, Balde has reportedly asked his representatives to consider the possibility of leaving during the January transitional deadline so that his career development will not be hampered.

    Atletico Madrid is seeing this situation as an opportunity to approach Barcelona’s defender and reinforce his left arm.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Izraeli godet spitalin më të madh në jug të Gazës, pesë të vrarë dhe 20 të lënduar

    Izraeli godet spitalin më të madh në jug të Gazës, pesë të vrarë dhe 20 të lënduar

    Izraeli godet spitalin më të madh në jug të Gazës, pesë të vrarë dhe 20 të lënduar

    Të paktën pesë palestinezë janë vrarë pasi një sulm ajror izraelit goditi një ndërtesë në Spitalin Nasser, në jug të Rripit të Gazës, ka bërë të ditur për BBC-në një zyrtar i Mbrojtjes Civile, që vepron nën autoritetin e Hamasit.

    Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se një raketë e vetme, e lëshuar nga një avion luftarak që fluturoi për pak çaste mbi zonë, goditi ndërtesën ku ndodhen repartet e kirurgjisë dhe njësitë e kujdesit intensiv të spitalit. Nga sulmi janë plagosur edhe 20 persona të tjerë, sipas zëdhënësit të Mbrojtjes Civile, transmeton Sinjali.

    Në mesin e viktimave raportohet të jetë edhe një kirurg, i cili u vra gjatë sulmit në orët e hershme të së enjtes.

    Ndërkaq, ushtria izraelite ka deklaruar se cak i sulmit ishte një anëtar i lartë i Hamasit dhe militantë të tjerë, të cilët, sipas saj, po e përdornin spitalin si “qendër komanduese për aktivitete ushtarake dhe terroriste”.

    Në një deklaratë të përbashkët, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Agjencia e Sigurisë së Izraelit (ISA) kanë dënuar ashpër atë që e cilësuan si shfrytëzim të “infrastrukturës civile dhe mjekësore për qëllime ushtarake” nga Hamasi.

    Ato kanë shtuar se gjatë operacionit janë ndërmarrë masa për të zvogëluar rrezikun ndaj civilëve, përfshirë përdorimin e municioneve precize dhe mbikëqyrjen ajrore.

    Sipas së drejtës ndërkombëtare, spitalet gëzojnë mbrojtje të veçantë, megjithatë ato janë goditur vazhdimisht gjatë luftës në Gaza.

    Izraeli e akuzon Hamasin, i cili vazhdon të mbajë armët dhe kontrollin e sigurisë në Rripin e Gazës, se po i përdor spitalet për qëllime ushtarake. Sipas autoriteteve izraelite, grupi palestinez ruan armë dhe operon qendra komanduese e kontrolli brenda spitaleve. Hamasi i mohon këto pretendime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Israel strikes largest hospital in southern Gaza, five killed and 20 injured

    At least five Palestinians have been killed after an Israeli air strike hit a building at Nasser Hospital, south of Gaza, has disclosed about BBC– to a Civil Defense official acting under Hamas’ authority.

    Eyewitnesses have claimed that a single rocket released by a fighter plane that flew over the area briefly hit the building where the surgical departments and intensive care units of the hospital are located. Another 20 people have been injured in the attack, according to Civil Defence spokesman, broadcast the signal.

    Among the victims is also reported to be a surgeon who was killed during the early hours of Thursday.

    Meanwhile, the Israeli Army has declared that the attack was a senior member of Hamas and other militants who, according to it, were using the hospital as a command center for military and terrorist activities.

    In a joint statement, Israel’s Defense Forces ( IDF) and Israel Security Agency ( The ISA has strongly condemned what it described as the exploitation of civil and medical infrastructure for military purposes by Hamas.

    They have added that measures have been taken during the operation to reduce the risk against civilians, including the use of precise ammunition and air surveillance.

    According to international law, hospitals enjoy special protection, however, they are constantly hit during the war in Gaza.

    Israel accuses Hamas, who continues to hold weapons and security control at the Gaza Strip, of using hospitals for military purposes. According to Israeli authorities, the Palestinian group guards weapons and operates command control centres within hospitals. Hamas denies these claims.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

    Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të mblidhet sot, në orën 09:30, për të shqyrtuar vendimin e presidentes për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje do të shqyrtohet vendimi i presidentes për kthimin në rishqyrtim të Ligjit nr. 11/L-001, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar u miratua në Kuvendin e Kosovës, por më pas u kthye për rishqyrtim nga presidentja Justina Shiroka-Pula, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila ishte edhe nismëtare e ndryshimeve.

    Sipas Presidencës, kërkesa e PDK-së kishte të bënte veçanërisht me dispozitat që lidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe me garantimin e të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen në Hagë.

    PDK-ja, në njoftimin e saj, ka sqaruar se kërkesa për kthimin e ligjit në Kuvend nuk nënkupton nisjen e procedurave nga fillimi, por rishqyrtimin dhe plotësimin e dispozitave të caktuara, me qëllim të forcimit të sigurisë juridike dhe shmangies së pengesave të mundshme në zbatimin e tij.

    Sipas PDK-së, ky proces synon që ligji të finalizohet dhe të hyjë në fuqi, ndërsa partia ka shprehur pritjen që ai të miratohet sërish brenda katër javësh.

    Burimi: Dukagjini