Category: Lajme

  • Shembet një ndërtesë trekatëshe në SHBA, një person humb jetën dhe dy të tjerë lëndohen

    Shembet një ndërtesë trekatëshe në SHBA, një person humb jetën dhe dy të tjerë lëndohen

    Shembet një ndërtesë trekatëshe në SHBA, një person humb jetën dhe dy të tjerë lëndohen

    Të paktën një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi një ndërtesë trekatëshe është shembur të mërkurën pasdite në Brooklyn të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i Departamentit të Zjarrfikësve të New Yorkut (FDNY), i cili ka bërë të ditur se një person tjetër dyshohet se ka mbetur i bllokuar nën rrënoja.

    “Njësitë e FDNY-së po operojnë aktualisht në një ndërtesë të shembur në Flatbush Avenue në Brooklyn”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Zjarrfikësve.

    Ekipet e emergjencës janë angazhuar në vendin e ngjarjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • A three – story building in the United States collapses, and two others get hurt

    At least one person has lost his life and two others have been severely injured, as a three-story building collapsed Wednesday afternoon in Brooklyn, United States.

    The news has been confirmed by a New York Fire Department official ( FDNY, who has made it known that another person is suspected of being trapped under rubble.

    FDNY units are currently operating at a collapsed building in Flatbush Avenue in Brooklyn, the Fire Department statement said.

    Emergency teams are engaged at the scene.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pesë arsyet pse Pochettino mund të jetë trajneri ideal për Man Unitedin

    Pesë arsyet pse Pochettino mund të jetë trajneri ideal për Man Unitedin

    Argjentinasi Mauricio Pochettino po shfaqet si një prej kandidatëve kryesorë për ta pasuar Michael Carrickun në stolin e Manchester Unitedit, në një kohë kur raportimet sugjerojnë se trajneri aktual i Përfaqësueses së SHBA-së është i hapur për një aventurë të re në “Old Trafford”.

    Përvoja e tij në Ligën Premier, ku ka drejtuar Tottenhamin dhe Chelsean, është një prej faktorëve që mund ta bindë drejtuesit e klubit anglez për ta zgjedhur si trajnerin e ardhshëm.

    Sipas gazetës The Sun, Pochettino ka disa cilësi që e bëjnë një kandidat të përshtatshëm për ta rikthyer Manchester Unitedin në rrugën e suksesit. Mediumi britanik ka renditur pesë arsye kryesore që e favorizojnë argjentinasin.

    1. Aftësia për të zhvilluar talentet e rinj

    Pochettino ka dëshmuar se di t’u japë mundësi futbollistëve të rinj dhe t’i ndihmojë ata të arrijnë nivelin më të lartë. Nën drejtimin e tij janë zhvilluar emra si Harry Kane, Son Heung-min, Dele Alli dhe Cole Palmer.

    Ky i fundit ka vlerësuar ndikimin e trajnerit argjentinas në karrierën e tij, duke theksuar se Pochettino i jepte liri në lojë dhe kujdesej edhe për aspektet personale të futbollistëve.

    2. Aftësia për të rikthyer unitetin në dhomat e zhveshjes

    Manchester United ka pasur vazhdimisht probleme me atmosferën dhe harmoninë në skuadër pas largimit të Sir Alex Fergusonit. Pochettino njihet për qasjen e tij personale ndaj futbollistëve, duke u interesuar jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për jetën e tyre jashtë futbollit.

    Harry Kane e kishte përshkruar atmosferën te Tottenhami nën drejtimin e tij si një familje, ndërsa Dele Alli kishte thënë se argjentinasi e trajtonte si një baba. Kjo qasje mund të jetë e rëndësishme për ta rikthyer besimin dhe bashkëpunimin në dhomën e zhveshjes së Unitedit.

    3. Përvoja në rindërtimin e skuadrave në krizë

    Pochettino ka marrë drejtimin e klubeve në periudha të vështira dhe ka arritur t’i rikthejë në nivel konkurrues. Me Tottenhamin përfundoi në vendin e dytë në Ligën Premier në sezonin 2016/17 dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019.

    Edhe te Chelsea, pas një sezoni shumë të dobët të klubit, arriti ta përmirësonte situatën dhe ta përfundonte kampionatin në zonën e kualifikimit për garat evropiane. Përvoja e tij në menaxhimin e skuadrave me probleme mund të jetë një avantazh për Manchester Unitedin.

    4. Marrëdhëniet e mira me mediat angleze

    Presioni mediatik është një prej sfidave më të mëdha për çdo trajner të Manchester Unitedit. Pochettino, megjithatë, ka krijuar marrëdhënie të mira me mediat britanike dhe është paraqitur edhe në emisionin “Stick to Football”, ku marrin pjesë figura të njohura të futbollit anglez.

    Gary Neville e kishte përmendur më herët argjentinasin si një prej emrave të përshtatshëm për stolin e Unitedit. Sipas ish-kapitenit të klubit, trajneri i ardhshëm duhet të dijë të menaxhojë mediat, dhomën e zhveshjes dhe drejtuesit, si dhe të ketë përvojë në ndeshjet e mëdha.

    5. Rikthimi i Marcus Rashfordit në formën më të mirë

    Një prej detyrave më interesante për Pochettinon mund të jetë rikthimi i Marcus Rashfordit në nivelin që kishte treguar më parë te Manchester Unitedi.

    Sulmuesi anglez, 29-vjeçar, është rikthyer në planet e klubit pas një periudhe 18-mujore larg “Old Trafford”, gjatë së cilës ishte huazuar te Aston Villa dhe Barcelona. Megjithatë, sipas të dhënave të raportimit, ai nuk ka kontribuar me gol apo asistim në tetë paraqitjet e këtij sezoni.

    Rashford ka shënuar gjithsej 138 gola për ekipin e parë të Manchester Unitedit, prandaj rikthimi i tij në formën më të mirë do të ishte një objektiv i rëndësishëm për klubin. Pochettino shihet si një trajner që mund ta ndihmojë në këtë drejtim./Telegrafi/

  • Qytetarët në Zvicër vendosin për ndryshimin e kushteve të punës në spitalin kantonal të Schaffhausenit

    Qytetarët në Zvicër vendosin për ndryshimin e kushteve të punës në spitalin kantonal të Schaffhausenit

    Më 29 nëntor, qytetarët e kantonit të Schaffhausenit do të votojnë për një ndryshim ligjor që prek mbi 1.700 punonjës të spitaleve të këtij kantoni. Nëse miratohet, menaxhmenti i spitalit do të ketë më shumë kompetenca për përcaktimin e pagave dhe kushteve të punës.

    Qytetarët e kantonit të Schaffhausenit në Zvicër do të vendosin në votimin e 29 nëntorit nëse punonjësit e spitalit kantonal duhet të kenë kushte të reja të punësimit, duke kaluar nga ligji kantonal për personelin në një marrëveshje kolektive të punës.

    Sipas televizionit publik SRF, aktualisht shumica e rreth 1.700 punonjësve të Spitaleve të Schaffhausenit konsiderohen nëpunës shtetërorë dhe u nënshtrohen rregullave kantonale për pagat, orarin e punës dhe pushimet, transmeton Telegrafi.

    Ndryshimi i propozuar i ligjit për spitalet synon t’i japë drejtuesve të institucionit më shumë autonomi në politikat e personelit, duke u mundësuar përshtatjen më të shpejtë të pagave dhe kushteve të punës sipas nevojave të institucionit dhe konkurrencës për personel shëndetësor.

    Propozimi parasheh që marrëdhëniet e punës të rregullohen përmes një kontrate kolektive të punës (GAV), e cila do të negociohet ndërmjet drejtuesve të spitalit dhe përfaqësuesve të punonjësve. Në ligj janë paraparë edhe standarde minimale për mbrojtjen e personelit, përfshirë mbrojtjen nga largimi nga puna dhe ruajtjen e pagave gjatë periudhës kalimtare.

    Ndryshimi ka nxitur diskutime mes partive politike. Partia Socialdemokrate (SP) kundërshton reformën, duke shprehur shqetësimin se largimi nga ligji kantonal mund të sjellë përkeqësim të kushteve të punës për personelin shëndetësor.

    Në anën tjetër, sindikata VPOD e mbështet propozimin, duke vlerësuar se marrëveshja kolektive e punës mund të sigurojë mbrojtjen e nevojshme për punonjësit. Shumica e partive të tjera kanë shprehur mbështetje për ndryshimin.

    Këshilli Kantonal i Schaffhausenit e kishte miratuar reformën në gusht me 43 vota për dhe asnjë kundër, ndërsa 12 anëtarë ishin përmbajtur. Meqenëse nuk u arrit shumica e kërkuar prej katër të pestave, propozimi do t’i nënshtrohet votimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve më 29 nëntor.

    Nëse reforma miratohet, Schaffhauseni do t’u bashkohet kantoneve të tjera zvicerane, si Cyrihu, Berna dhe Baseli, ku spitalet publike kanë më shumë autonomi në përcaktimin e kushteve të punësimit të personelit./Telegrafi/

  • Sot vranët dhe intervale me diell

    Sot vranët dhe intervale me diell

    Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

    IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7 gradë, ndërkaq ato maksimale nga 15 deri në 19 gradë.

    Era do të fryjë nga jugperëndimi 1-3m/s. /Telegrafi/

  • Today, people were killed and sundial

    The Hydrometeorological Institute suggests that today it will hold the weather killed and sunny intervals.

    IHK reports that minimal temperatures will range from 2 to 7 degrees, while maximum temperatures from 15 to 19 degrees.

    The wind will blow from southwest 1-3m/s. /Telegraphy/

  • Citizens in Switzerland decide to change working conditions at Schaffhausen Cantonal Hospital

    On November 29th, citizens of the Schaffhausen canton will vote for a legal change affecting over 1,700 hospital employees of this canton. If approved, the hospital management will have more competence for determining wages and working conditions.

    Citizens of the Schaffhausen canton in Switzerland will decide in the November 29th vote whether employees of the cantonal hospital should have new employment conditions, switching from cantonal law to personnel to a collective labour agreement.

    According to Public Television SRFCurrently, the majority of about 1,700 Schaffhausen Hospitals are considered state employees and subject to cantonal rules for wages, working schedules and holidays, the Telegraph broadcast.

    The proposed change of the hospital law aims to grant directors of the institution more autonomy in personnel policies, enabling faster adjustment of wages and working conditions according to the institution’s needs and competition for health personnel.

    The proposal envisions job relations being regulated through a collective labour contract ( GAV, which will be negotiated between hospital directors and employees’ representatives. Minimum standards for protection of personnel, including job protection and salary maintenance during the transition period, are also envisioned in the law.

    The change has sparked discussions among political parties. Social Democrat Party ( The SP) opposes reform, voicing concern that being removed from cantonal law could lead to worsening working conditions for health personnel.

    On the other hand, the VPOD union supports the proposal, praising that collective labour agreement could ensure the protection needed for employees. Most other parties have expressed support for the change.

    The Schaffhausen Cantonal Council had approved the reform in August by 43 votes to and none against, while 12 members had refrained. Since the required four – fifth majority was not reached, the proposal would undergo direct citizens’ vote on November 29th.

    If the reform is adopted, Schaffhausen will join other Swiss cantons, such as Cyril, Berna and Basel, where public hospitals have more autonomy in determining the employment conditions of personnel. /Telegraphy/

  • Nëse hakerët mund të marrin nën kontroll frigoriferin e një supermarketi - sa është e sigurt shtëpia juaj?

    Nëse hakerët mund të marrin nën kontroll frigoriferin e një supermarketi – sa është e sigurt shtëpia juaj?

    Brenda më pak se një muaji, hakerët kanë marrë dy herë nën kontroll frigoriferët e supermarketeve nëpër Evropë, duke shkaktuar zjarre dhe duke çuar dëm ushqime me vlerë miliona euro.

    Më 11 dhe 12 tetor, sulmuesit rritën temperaturën në pajisjet e rreth 700 dyqaneve në Francë deri në 50°C (122°F).

    Më 2 nëntor, një valë e dytë sulmesh kibernetike të dyshuara preku supermarkete dhe biznese ushqimore në të paktën nëntë vende evropiane, përfshirë Belgjikën, Estoninë, Finlandën, Irlandën, Italinë, Luksemburgun, Holandën, Portugalinë dhe Suedinë, përcjell Telegrafi.

    Franca ia ka atribuar sulmin e parë “Shahid Kaveh” – një njësie kibernetike të lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) – duke e cilësuar atë si sulmin e parë kibernetik të sabotimit në shkallë të gjerë në territorin francez.

    Ende nuk dihet se kush qëndron pas valës së dytë.

    Këto sulme kanë ngritur shqetësime lidhur me cenueshmërinë e pajisjeve të lidhura me internetin, duke filluar nga makineritë industriale e deri te pajisjet shtëpiake, përcjell Telegrafi.

    Al Jazeera shpjegon se cilat pajisje në shtëpinë tuaj janë në rrezik, cilat shërbime thelbësore që përdorni janë të cenueshme, si dhe çfarë mund të bëni për t’u mbrojtur.

    Si mund të hakohet një frigorifer?

    Frigoriferët dhe ngrirësit e një supermarketi menaxhohen nga një panel kontrolli, i cili është i lidhur me internetin në mënyrë që kontraktorët të mund ta kontrollojnë atë nga distanca.

    Frigoriferët e “zgjuar” (smart) në shtëpi lidhen në të njëjtën mënyrë: përmes Wi-Fi, një aplikacioni ose një shërbimi në “re” (cloud).

    Sipas raportimeve, sulmuesit i gjetën sistemet e supermarketeve duke përdorur “Shodan” – një motor kërkimi për pajisjet e lidhura me internetin.

    Sipas Vincent Strubel, kreut të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Francës (ANSSI), ata arritën të depërtonin për shkak të mangësive themelore të sigurisë:

    Të ekspozuara: Pajisjet ishin të lidhura drejtpërdrejt me internetin e hapur, pa asnjë mbrojtje shtesë.

    Fjalëkalime të dobëta: Shumë sisteme mbroheshin vetëm nga kredenciale të dobëta ose të paracaktuara (të fabrikës).

    Të vjetruara: Shumë prej pajisjeve ishin modele të vjetra, për të cilat nuk ofrohen më përditësime sigurie.

    Pasi fitojnë qasje, hakerët mund ta fikin frigoriferin, të rrisin temperaturën e tij ose të vjedhin të dhënat e llogarive.

    Në rastin e Francës, ata thjesht përdorën funksionin e shkrirjes së akullit (defrost) që vetë pajisjet e kontrollit e kanë të integruar.

    Një frigorifer i mbrojtur dobët mund të jetë gjithashtu një derë për pajisje të tjera në të njëjtin rrjet, nga laptopët te bravat inteligjente.

    Duke folur para Senatit Francez më 21 tetor, Strubel paralajmëroi se sektori i kujdesit shëndetësor përdor të njëjtin lloj pajisjesh për të ruajtur vaksinat dhe materialet e rrezikshme, nga laboratorët kërkimorë te farmacitë.

    Sa e sigurt është shtëpia juaj?

    Në thelb, çdo gjë e lidhur nëpërmjet internetit mund të hakohet potencialisht.

    Ka rreth 21 miliardë pajisje të lidhura me rreze të shkurtër, të tilla si orët inteligjente, në të gjithë botën dhe 5.4 miliardë pajisje me rreze të gjatë, të tilla si sistemet e monitorimit në distancë, sipas Raportit të Përmbledhjes Globale Dixhitale 2027 të Kepios.

    Familjet amerikane me internet tani kanë mesatarisht rreth 18 pajisje të lidhura, pothuajse dyfishi i numrit një dekadë më parë, sipas Parks Associates.

    Ruterët janë ndër objektivat më të mëdhenj sepse janë gjithmonë online.

    Në prill, Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) e Mbretërisë së Bashkuar paralajmëroi se hakerët e lidhur me inteligjencën ushtarake GRU të Rusisë po “rrëmbenin” ruterët e shtëpive dhe bizneseve të vogla.

    Duke ndërhyrë në cilësimet e tyre DNS, të cilat i shndërrojnë emrat e faqeve të internetit në adresa IP, hakerat i ridrejtuan përdoruesit në faqe interneti të rreme për të vjedhur fjalëkalime dhe të dhëna personale.

    Sipas shkrimit në fjalë, përcjell Telegrafi, edhe televizorët inteligjentë mund të hakohen pa e ditur pronarët e tyre.

    Në qershor, studiuesit zbuluan se më shumë se një e treta e aplikacioneve në televizorët inteligjentë LG dhe Samsung mund t’u lejonin të huajve të përdornin fshehurazi lidhjen e internetit të një familjeje, duke fshehur aktivitetin e tyre pas adresës IP të asaj shtëpie.

    Fshesat robotike me korrent mund të ekspozojnë edhe më shumë.

    Më herët këtë vit, një programues thuhet se zbuloi se mund të kontrollonte pothuajse 7,000 fshesa robotike DJI Romo me një kontrollues PlayStation 5.

    Duke përdorur Claude Code, një mjet kodimi IA të prodhuar nga Anthropic, për të kuptuar se si fshesat me korrent komunikonin me serverat e DJI, ai fitoi qasje në transmetimet e tyre të drejtpërdrejta të kamerave, audion dhe planet e kateve të shtëpive të njerëzve.

    Cilat shërbime jetësore mund të hakohen?

    Të njëjtat dobësi që ekspozojnë një frigorifer mund të ndikojnë në termocentralet, furnizimet me ujë, bankat dhe spitalet.

    Shumë nga këto shërbime drejtohen nga kompjuterë industrialë që mund të arrihen në internet.

    Që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, agjencitë amerikane kanë paralajmëruar se hakerat e lidhur me Iranin po sulmojnë këto sisteme.

    Në korrik, një sulm kibernetik në shtetin amerikan të Minesotës shënjestroi më shumë se 30 sisteme uji të komunitetit, sipas agjencisë së IT-së së shtetit.

    Zyrtarët dyshonin për hakera të lidhur me Iranin, dhe FBI dhe CISA paralajmëruan se sistemet e ujit dhe të ujërave të zeza po shënjestroheshin gjithnjë e më shumë, me objekte në 12 shtete të prekura në atë kohë.

    Po atë muaj, një sulm kibernetik i atribuuar hakerave të lidhur me Iranin detyroi një termocentral të vogël britanik të dilte jashtë linje për katër ditë.

    Ai u raportua si sulmi i parë i suksesshëm i këtij lloji në infrastrukturën energjetike të Mbretërisë së Bashkuar.

    Ndërkohë, Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës e SHBA-së (CISA) rendit sektorët që i konsideron infrastrukturë kritike.

    Grafiku më poshtë tregon disa nga ato kryesore, dhe çfarë mund të thotë një hakim në secilin prej tyre për ju.

    Bankat janë gjithashtu objektiva.

    Në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit, hakerat vodhën të dhëna personale nga të paktën shtatë firma financiare të Koresë së Jugut, duke prekur rreth 68,000 njerëz.

    Yegaram Savings Bank dhe Shinhan Bank u goditën më rëndë, me rreth 40,000 dhe 25,000 klientë të prekur, përkatësisht.

    Sipas The Wall Street Journal, sulmuesi përdori ARTEX, një mjet të inteligjencës artificiale me burim të hapur të zhvilluar në Kinë për të testuar rrjetet për dobësi.

    Firma amerikane e sigurisë kibernetike CrowdStrike tha se sulmuesi ka të ngjarë të ketë qenë një individ me bazë në Kinë i cili përdori gjithashtu Claude Code, një vlerësim që e bëri “me besim të moderuar”.

    Cilat industri janë më të synuara politikisht?

    “Baza Evropiane e Incidenteve Kibernetike” (EuRepoC), një bazë të dhënash kërkimore që gjurmon sulmet kibernetike politike në mbarë botën, ka regjistruar 4.932 incidente të mëdha midis janarit 2000 dhe nëntorit 2026.

    Numri i incidenteve është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur kulmin në 795 incidente gjatë vitit 2024. Rreth dy të tretat e të gjitha incidenteve të regjistruara që nga viti 2000 kanë ndodhur pas vitit 2022.

    Qeveritë janë objektivi kryesor. Institucionet shtetërore përbëjnë pothuajse 40 për qind të të gjitha objektivave; në krye të listës janë shërbimi civil dhe ministritë qeveritare, të ndjekura nga ushtria, policia, partitë politike dhe organet legjislative.

    Infrastruktura kritike është sektori i dytë më i shënjestruar, ku përfshihen shëndetësia, financat, telekomunikacioni, transporti dhe energjia, të ndjekura nga kompanitë e mbrojtjes, prodhimi, kërkimi shkencor dhe ofruesit e shërbimeve dixhitale.

    Pjesa tjetër përbëhet kryesisht nga kompani, shkolla, grupe të shoqërisë civile dhe media.

    EuRepoC gjurmon vetëm sulmet me rëndësi politike, të cilat përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të të gjitha sulmeve kibernetike.

    Përveç këtyre, hakerët shpesh vënë në shënjestër individë dhe kompani përmes mashtrimeve.

    Si mund të mbroheni?

    Hakerët shfrytëzojnë dobësi të tilla si fjalëkalimet e pasigurta dhe pajisjet që nuk marrin më përditësime.

    Awais Rashid, profesor i sigurisë kibernetike në Universitetin e Bristolit, tha për Al Jazeera-n se me rritjen e dixhitalizimit të infrastrukturës, është shtuar edhe rreziku i ndërprerjeve si pasojë e sulmeve kibernetike, përcjell Telegrafi.

    Megjithatë, ai shtoi se “bota funksionon sepse siguria kibernetike funksionon në mënyrë efektive”.

    NCSC-ja e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu këshillon njerëzit të çaktivizojnë funksionet që nuk i përdorin, siç është qasja në distancë te kamerat.

    Nëse një termocentral ose sistem i furnizimit me ujë bie pre e hakerëve, individët kanë pak mundësi veprimi.

    Fushata “Be Ready” (Bëhu gati) në Mbretërinë e Bashkuar – e nisur muajin e kaluar, pjesërisht si përgjigje ndaj kërcënimeve kibernetike – u bën thirrje familjeve të kenë rezerva për tri ditë: ujë, ushqim, ilaçe, para të gatshme dhe elektrikë dore. /Telegrafi/

  • Disa shenja do të kenë fat në dashuri, të tjerat në punë – horoskopi për sot

    Disa shenja do të kenë fat në dashuri, të tjerat në punë – horoskopi për sot

    Disa shenja do të kenë fat në dashuri, të tjerat në punë – horoskopi për sot


    Dashi

    Një ditë me energji të mira ju pret. Në dashuri mund të merrni një lajm që ju gëzon. Në punë, mos u ngutni me vendime të rëndësishme.

    Demi

    Sot do të ndiheni më të qetë dhe më të sigurt në vete. Një çështje financiare mund të marrë drejtimin e duhur. Në dashuri, tregoni më shumë kujdes ndaj partnerit.

    Binjakët

    Komunikimi do të jetë pika juaj e fortë. Mund të merrni një telefonatë apo mesazh që e keni pritur prej kohësh. Shfrytëzojeni ditën për mundësi të reja.

    Gaforrja

    Emocionet mund të jenë më të forta se zakonisht. Mos lejoni që e kaluara t’ju pengojë të shijoni të tashmen. Një person i afërt do të ketë nevojë për ju.

    Luani

    Vëmendja do të jetë te ju. Në punë mund të shfaqet një mundësi interesante, ndërsa në dashuri pritet më shumë afërsi dhe romantikë.

    Virgjëresha

    Është momenti të organizoni më mirë planet tuaja. Mos u merrni me gjëra që nuk varen nga ju. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të sqarojë shumë gjëra.

    Peshorja

    Një ditë e favorshme për marrëdhëniet personale. Mund të merrni një ftesë të papritur ose të takoni dikë që ju ka munguar. Financat kërkojnë pak më shumë kujdes.

    Akrepi

    Intuita juaj do t’ju ndihmojë të kuptoni disa situata. Mos i ndani të gjitha planet me të tjerët. Në dashuri, dikush mund t’ju befasojë me një gjest të bukur.

    Shigjetari

    Do të keni dëshirë për ndryshime dhe aventura. Një mundësi e re mund të hapet në aspektin profesional. Në dashuri, mos kini frikë të shprehni ndjenjat.

    Bricjapi

    Përqendrohuni te qëllimet tuaja. Përpjekjet që keni bërë mund të fillojnë të japin rezultate. Në familje, shmangni debatet e panevojshme.

    Ujori

    Idetë e reja nuk do t’ju mungojnë. Një bisedë mund t’ju frymëzojë për një vendim të rëndësishëm. Në dashuri, është koha të lini pas dyshimet.

    Peshqit

    Dita sjell ndjeshmëri dhe momente të këndshme. Kushtojini më shumë kohë vetes dhe njerëzve që doni. Një lajm i mirë mund t’ju përmirësojë humorin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Some signs will have luck in love, others at work horoscope for today


    Dude

    A day of good energy awaits you. In love, you can receive news that you enjoy. At work, do not rush into important decisions.

    Demi

    Today, you will feel more calm and secure. A financial issue can take the right course. In love, take greater care of your mate.

    Twins

    Communication will be your strength. You can get a call or a message you’ve been waiting for. Use the day for new opportunities.

    crab

    Emotions can be stronger than usual. Do not let the past prevent you from enjoying the present. A loved one will need you.

    Lion

    Your attention will be on you. An interesting opportunity may appear at work, while more closeness and romantic expectations are expected in love.

    Virgin

    It’s time to get your plans better. Do not engage in things that do not depend on you. In love, a sincere conversation can clarify many things.

    Weight

    A favorable day for personal relations. You may receive an unexpected invitation or meet someone you missed. Financials require a little more attention.

    Scorpion

    Your intuition will help you understand some situations. Don’t share all your plans with others. In love, someone can surprise you with a nice gesture.

    Archer

    You’ll wish for changes and adventures. A new opportunity may open up professionally. In love, do not be afraid to express your feelings.

    Capricorn

    Focus on your intentions. Your efforts may begin to yield results. In the family, avoid unnecessary arguments.

    Aquarius

    You won’t miss new ideas. A conversation may inspire an important decision. In love, it is time to leave behind doubts.

    Fish

    Day brings empathy and pleasant moments. Pay more time to yourself and the people you love. Good news can improve your mood.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal