Category: Lajme

  • Anëtari i Gardës së Nderit humb ndjenjat në Elysee, ky është reagimi i Macron

    Anëtari i Gardës së Nderit humb ndjenjat në Elysee, ky është reagimi i Macron

    Anëtari i Gardës së Nderit humb ndjenjat në Elysee, ky është reagimi i Macron

    Një pjesëtar i Gardës së Nderit franceze ka humbur ndjenjat të mërkurën, më 11 nëntor, gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentit të Sllovakisë, Peter Pellegrini, në Pallatin Elysee në Paris.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, iu afrua menjëherë gardistit për të parë gjendjen e tij dhe për ta ndihmuar, së bashku me pjesëtarë të tjerë të stafit.

    Më pas, ushtari u largua nga vendi i ceremonisë nga personeli i sigurisë. Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e alivanosjes apo gjendja e tij shëndetësore. 

    Burimi: Insajderi

  • Honor Guard member loses his feelings in Elysee, that’s Macro’s reaction.

    A member of the French Honor Guard has lost his feelings on Wednesday, November 11th, during the official welcoming ceremony of Slovakia’s president, Peter Pellegrin, at the Elysie Palace in Paris.

    French President Emmanuel Macron immediately approached the guard to see his situation and help him with other staff members.

    Later, the soldier left the ceremony site by security personnel. So far, no reasons for alvanisation or his state of health have been disclosed. 

    Source Layer: Insander

  • Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

    Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Irlandës, ku do të marrë pjesë në Samitin e 9-të të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

    Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë qëndrimit në Dublin, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme, si dhe me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

    Takimet do të zhvillohen në margjinat e samitit dhe gjatë vizitës së tij në kryeqytetin irlandez.

    Burimi: Dukagjini

  • Të shtëna në Budva të Malit të Zi, një person i vrarë – mediat sjellin detaje rreth ngjarjes

    Të shtëna në Budva të Malit të Zi, një person i vrarë – mediat sjellin detaje rreth ngjarjes

    Një person u vra dhe një tjetër u plagos në një të shtënë me armë në Budva të Malit të Zi.

    Sipas informacioneve nga “Vijesti”, të shtënat ndodhën në një restorant pranë semaforëve kryesorë në Budva, përcjell Telegrafi.

    Një person u vra dhe trupi u la në trotuarin përpara restorantit turk, ndërsa tjetri, i plagosur, iku nga vendi i ngjarjes.

    Tek burri i plagosur u gjetën dy pistoleta.

    Shooting in Montenegro’s Budva, a murdered person media bring details about the event

    Policia e gjeti atë pranë shkollës fillore, nga ku u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore.

    Policia është në kërkim të dy personave të tjerë që ikën.

    Policia bllokoi kryqëzimin kryesor dhe po zhvillohet një kontroll i restorantit dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve.

    Drejtoria e Policisë (UP) konfirmoi këtë mbrëmje se një person u vra.

    “Sonte, rreth orës 21:10, Shërbimi i Kujdestarisë i Departamentit të Sigurisë së Budvës u njoftua se ishte përdorur një armë zjarri. Me të mbërritur në vendngjarje, u përcaktua se një person ishte vrarë. Menjëherë pas incidentit, oficerët e policisë nga Departamenti i Sigurisë së Budvës vendosën bllokada dhe ndërmorën masa dhe veprime urgjente për të identifikuar, gjetur dhe kapur autorin e krimit pas kryerjes së krimit”, thuhet në deklaratë.

    Policia shtoi se duke ndërmarrë masat dhe veprimet e para operative, oficerët e policisë gjetën dhe ndaluan një person në ndjekje, dhe se gjetën armë zjarri – dy pistoleta, si dhe gjurmë të tjera në vendngjarje. /Telegrafi/

  • Shooting in Montenegro’s Budva, a murdered person media bring details about the event

    Shooting in Montenegro’s Budva, a murdered person media bring details about the event

    One person was killed and another was wounded in a gun shot in Budva in Montenegro.

    According to information from the vijesti, the shooting occurred at a restaurant near the main lights in Budva.

    One person was killed and the body was left on the sidewalk in front of the Turkish restaurant, while the other, injured, fled the scene.

    Two pistols were found in the wounded man.

    Shooting in Montenegro’s Budva, a murdered person media bring details about the event

    Police found him near elementary school, from where he was transported in an ambulance for medical assistance.

    Police are searching for two more men to leave.

    Police blocked the main intersection and a restaurant search is under way and witness questioning.

    Police Directorate ( UP) confirmed this evening that one person was killed.

    Tonight, around 21:10 a.m., the Budva Security Department’s Care Service was reportedly used by a firearm. Upon arriving at the scene, a person was determined to have been killed. Shortly after the incident, police officers from the Budva Security Department imposed blockades and took urgent measures and actions to identify, locate and apprehend the perpetrators after the crime committed, the statement said.

    Police added that by taking the first operational measures and actions, police officers found and stopped one person in pursuit, and that they found two pistols, as well as other traces at the scene. /Telegraph/

  • Zbulohen e dy lokale të bixhozit në veri të Mitrovicës, intervistohen 4 persona

    Zbulohen e dy lokale të bixhozit në veri të Mitrovicës, intervistohen 4 persona

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar dy lokale në Mitrovicën e Veriut, ku dyshohet se organizoheshin lojëra të paligjshme të fatit. Gjatë aksionit janë shoqëruar në stacionin policor katër persona, ndërsa të dy lokalet janë mbyllur.

    Sipas njoftimit të Policisë, më 11 nëntor, zyrtarët policorë kanë asistuar inspektorët sanitarë gjatë kontrolleve në dy lokacione në Mitrovicën e Veriut.

    “Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar telefona, llaptop, dokumente dhe pajisje tjera që mundësojnë organizimin e lojërave të bixhozit”, thuhet në njoftim.

    Policia ka bërë të ditur se të gjitha veprimet i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

    “Lidhur me këto raste janë shoqëruar në Stacionin Policor katër persona, të cilët janë intervistuar dhe më pas, me udhëzimet e Prokurorit të Shtetit, janë liruar, ndërsa të dy lokalet janë mbyllur nga ana e Inspektoratit Sanitar”, thuhet më tej në njoftim.

    Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për zbatimin e ligjit dhe luftimin e dukurive negative, duke u bërë thirrje qytetarëve që rastet e dyshimta t’i raportojnë në numrin 192. 

    Burimi: RTKLive

  • Two gambling establishments found in northern Mitrovica, 4 persons interviewed

    Kosovo police have reported that two locals have been discovered in northern Mitrovica, where there are allegedly organised illegal lucky games. During the action, four people have been escorted to the police station, while both bars are closed.

    According to the Police’s announcement, on November 11th, police officials have assisted the Sanitary inspectors during raids at two locations in northern Mitrovica.

    Phones, laptops, documents, and other equipment that enable the organisation of gambling games have been found and seized.

    Police have announced that all actions have been submitted to the State Prosecutor, who has directed the initialisation of cases for criminal work organised by pyramid schemes and illegal gambling.

    In connection with these cases, four persons have been escorted to the Police Station, who have been interviewed and later, with State Attorney’s instructions, have been released, while both establishments have been closed on the side of the Sanitarian Inspectorate, the announcement says.

    Kosovo police have reiterated commitment to law enforcement and fighting negative phenomena, appealing to citizens for suspicious cases to report in 192. 

    Source Layer: RTKLive

  • Shembet një ndërtesë në Brooklyn, nisin kërkimet për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat

    Shembet një ndërtesë në Brooklyn, nisin kërkimet për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat

    Shembet një ndërtesë në Brooklyn, nisin kërkimet për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat

    Një ndërtesë trekatëshe është shembur pasditen e së mërkurën në Brooklyn të SHBA-së.

    Si pasojë e kësaj, njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, derisa kanë nisur kërkimet për shpërtimin e tyre.

    Nga Departamenti i Zjarrfikësve të Qytetit të Nju Jorkut kanë bërë me dije se janë angazhuar disa ekipe shpëtimi, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërtesa është shembur në lagjen “Flatbush” në jug të Brooklyn, një zonë kryesisht banimi.

    “Njësitë e FDNY-së po operojnë aktualisht në një shembje ndërtese në Flatbush Avenue në Brooklyn”, është thënë në deklaratën e departamentit. /Klankosova.tv

  • Mbani trupat amerikane në KFOR

    Mbani trupat amerikane në KFOR

    Mbani trupat amerikane në KFOR

    Shkruajnë: Mark Montgomery dhe Ivana Stradner

    Ndërsa Pentagoni po përfundon rishikimin e pozicionimit të forcave amerikane në Evropë, një angazhim relativisht i vogël meriton të mbrohet nga shkurtimet buxhetore: rreth 600 ushtarët amerikanë që shërbejnë në Forcën e Kosovës të NATO-s (KFOR). Ata mezi zënë vend në debatin për brigadat dhe shpenzimet miliardëshe, por ndihmojnë në ruajtjen e një paqeje të arritur me shumë mund, dhe tërheqja e tyre do të kursente pothuajse asgjë, ndërsa do t’i dhuronte Moskës një fitore të lehtë strategjike.

    KFOR-i u dislokua në qershor të vitit 1999, nën komandën e NATO-s, pasi aleanca bombardoi Jugosllavinë për të ndalur dhunën e forcave serbe të Sllobodan Millosheviqit ndaj shqiptarëve etnikë. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia, e mbështetur nga Rusia dhe Kina, ende refuzon ta njohë atë.

    Rishikimi i pozicionimit të forcave amerikane në Evropë është një proces legjitim. Pas vitesh kërkesash ndaj aleatëve evropianë që të marrin përsipër një pjesë më të madhe të mbrojtjes së tyre konvencionale, administrata Trump ka të drejtë të shtrojë pyetje të vështira se ku forcat amerikane ofrojnë vlerë të pazëvendësueshme dhe ku Evropa mund të marrë përsipër më shumë përgjegjësi, duke pasur kohën e duhur për të zhvilluar aftësitë dhe kapacitetet e saj. Por KFOR-i është një mision në të cilin roli amerikan nuk mund të zëvendësohet lehtë, sepse ai është po aq politik sa edhe ushtarak, dhe një vendim i gabuar rrezikon të shkaktojë jostabilitet në krahun juglindor të Evropës.

    Le të nisemi nga kërcënimi. Edhe pse po pëson humbje të mëdha në Ukrainë, Vlladimir Putini nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për destabilizimin e Evropës. Ballkani, barku i butë i Evropës, është një arenë e preferuar: është e lehtë të nxiten trazira dhe një vend ku mund të shpërqendrohet vëmendja e Perëndimit nga Ukraina. Moska e ka përdorur prej kohësh Serbinë si mjet ndikimi kundër stabilitetit të Kosovës. Në vitin 2017, një tren i prodhuar në Rusi u nis drejt veriut të Kosovës, në një provokim të mirëfilltë lëvizës, mbi të cilin ishte shkruar slogani “Kosova është Serbi”. Rusia drejton një të ashtuquajtur qendër humanitare pranë Kosovës, për të cilën dyshohet se shërben si stacion i inteligjencës ruse. Lidhjet e ngushta të shërbimeve serbe dhe ruse të inteligjencës i japin Moskës qasje te forcat lokale nacionaliste, të përgatitura për provokime. Në vitin 2023, një sulm i armatosur ndaj policisë së Kosovës në veri, për të cilin Prishtina fajësoi militantë të mbështetur nga Serbia, shtoi frikën se aktorët e rreshtuar me Rusinë po shfrytëzonin tensionet; më herët po atë vit, ministri i Jashtëm i Rusisë paralajmëroi se “një situatë e madhe shpërthyese po zien në zemër të Evropës”.

    Tensionet janë përshkallëzuar vazhdimisht. Në maj të vitit 2023, përleshjet mes protestuesve serbë dhe policisë së Kosovës plagosën më shumë se 90 paqeruajtës të NATO-s dhe e shtynë Serbinë të ngrinte nivelin e gatishmërisë ushtarake. Në shtator të po atij viti, sulmi në Banjskë, ku persona të armatosur rëndë vranë një zyrtar policor të Kosovës dhe u barrikaduan në një manastir, tregoi se sa shpejt një përshkallëzim lokal mund të shndërrohet në krizë rajonale.

    Rreziku nuk ka kaluar. Autokrati serb Alleksandar Vuçiq pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të Serbisë të 25 tetorit, por orientimi i politikës së jashtme të Beogradit mbetet i pasigurt dhe ekzistojnë shqetësime se qëndrimet e tij ndaj Kosovës nuk do të ndryshojnë. Në tetor, ambasadori i Rusisë në OKB paralajmëroi se situata në Kosovë “mbetet vazhdimisht e tensionuar dhe fjalë për fjalë po lëkundet në prag të greminës”.

    Megjithatë, Kosova dhe Serbia kanë ruajtur paqen që nga viti 1999, kryesisht falë KFOR-it. Sipas fjalëve të një grupi dypartiak të ligjvënësve amerikanë, kjo forcë funksionon si “një pengesë politike ndaj atyre që kërkojnë të nxisin dhunë etnike”. Zvogëlimi i pranisë amerikane në KFOR mund t’u japë zemër agjendave nacionaliste në Kosovë dhe Serbi, si dhe ambicieve separatiste në Republikën Sërpska, rajonin me shumicë serbe në Bosnjën fqinje.

    Prania amerikane në KFOR vlerësohet pikërisht sepse është amerikane. Trupat amerikane kanë qenë shtylla e KFOR-it që nga krijimi i tij, ndërsa aktualisht Uashingtoni udhëheq Komandën Rajonale Lindje, një pozicion me peshë të vërtetë operacionale dhe jo thjesht simbolike. Tradicionalisht, ShBA-ja ka kontribuar me rreth 600 ushtarë amerikanë, shpesh pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë, në një mision që kërkon angazhim të kufizuar të forcave dhe ka kosto minimale, pa ndikuar ndjeshëm në aftësinë e ushtrisë amerikane për të kryer misione të tjera në pjesë të ndryshme të botës. Ky mision përbën më pak se 1 për qind të numrit të përgjithshëm të trupave amerikane në Evropë.

    Vlera e KFOR-it bëhet e qartë kur krahasohet me Operacionin Althea në Bosnjën fqinje. EUFOR-i, një forcë e udhëhequr nga Bashkimi Evropian me rreth 1 500 trupa, ka hasur vështirësi për t’iu përgjigjur me vendosmëri provokimeve të përsëritura nga udhëheqësi i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili mbështetet nga Moska dhe Beogradi. Ambasadorët e BE-së i refuzuan kërkesat e Bosnjës për të ndihmuar në zbatimin e një fletarrestimi ndaj tij në vitin 2025, duke përmendur rreziqet politike. Dodik i ka përqeshur hapur patrullimet e EUFOR-it. Në mungesë të një shtylle amerikane dhe të një zinxhiri të unifikuar komandues të gatshëm për të vepruar, EUFOR-i shumë shpesh është detyruar t’i menaxhojë krizat, në vend që t’i parandalojë ato.

    Në të kundërt, KFOR-i ka dëshmuar se është në gjendje të shtojë forcat kur vihet në provë, duke ofruar një efekt real parandalues. Pas ngjarjes në Banjskë në vitin 2023, NATO-ja e shtoi praninë e saj paqeruajtëse në Kosovë. Serbia e zvogëloi dislokimin e trupave në kufi, duke i dhënë fund krizës.

    Pentagoni ka të drejtë të shtrojë pyetjen se sa vlen prania ushtarake amerikane. Sa i përket KFOR-it, përgjigjja është e qartë: disa qindra ushtarë amerikanë po arrijnë të ruajnë me sukses një paqe prej çerek shekulli, të cilën Rusia do të dëshironte ta shihte të shkatërrohej. Ligjvënësit nga të dyja partitë tashmë e kuptojnë këtë. Edhe Pentagoni duhet ta kuptojë dhe ta mbajë KFOR-in të paprekur.

    Shkrimi origjinal është botuar në portalin amerikan të specializuar për çështje të mbrojtjes, “Defense One”, dhe është përkthyer dhe përshtatur nga Klankosova.tv

    Mark Montgomery, kundëradmiral i pensionuar i Marinës amerikane, është drejtor i lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive (FDD), ku Ivana Stradner është hulumtuese.

  • Zelensky: Përparimi në bisedimet e paqes varet nga qasja e ShBA-së ndaj Rusisë

    Zelensky: Përparimi në bisedimet e paqes varet nga qasja e ShBA-së ndaj Rusisë

    Zelensky: Përparimi në bisedimet e paqes varet nga qasja e ShBA-së ndaj Rusisë

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të mërkurën se Kievi shpreson të arrijë rezultate konkrete në bisedimet për përfundimin e luftës me Rusinë gjatë këtij viti, por theksoi se shumëçka do të varet nga mënyra se si Shtetet e Bashkuara do të sillen ndaj Moskës, transmeton klankosova.tv

    Zelensky i bëri këto deklarata në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin irlandez, Micheal Martin, pas dy ditësh bisedimesh të ndërmjetësuara nga ShBA-ja mes negociatorëve ukrainas dhe rusë në Abu Dhabi.

    “Ne po përjetojmë sulme masive. Natyrisht, dëshirojmë të arrijmë rezultate deri në fund të këtij viti dhe, sigurisht, do të bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë”, deklaroi Zelensky.

    “Shumëçka do të varet nga formati i dialogut mes palës amerikane dhe asaj ruse nesër. Besoj se është shumë e rëndësishme edhe për amerikanët që të arrijnë një rezultat këtë vit, duke pasur parasysh atë që po ndodh. Më duket se ata e dëshirojnë vërtet këtë”, shtoi ai.

    Sipas Reuters, bisedimet e udhëhequra nga ShBA-ja, të parat që nga muaji shkurt, rezultuan me një marrëveshje për një shkëmbim të rëndësishëm të të burgosurve të luftës, por pa ndonjë njoftim tjetër konkret lidhur me hapat drejt përfundimit të konfliktit.