Category: Lajme

  • Gjorgjievski: Po e rinovojmë teleferikun në Vodno

    Gjorgjievski: Po e rinovojmë teleferikun në Vodno

    Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski pret që muajin e ardhshëm teleferiku i Vodnos të vihet sërish në funksion.

    “Teleferiku është një nga përvojat e preferuara të shkupjanëve. Ai na afron më shumë me natyrën dhe me pamjen që gjithmonë na kujton se sa i bukur është qyteti ynë. Por, gjatë inspektimit, u konstatuan mangësi serioze, si pasojë e moskryerjes për shumë vite të serviseve të mëdha të domosdoshme dhe mirëmbajtjes së rregullt nga ana e udhëheqësive të mëparshme. Ishte e nevojshme një ndërhyrje e gjerë dhe e thellë, e lënë pas dore për gati një dekadë. Prandaj teleferiku u nxor jashtë funksionit. Për mua, siguria e qytetarëve tanë është mbi të gjitha. Këtu nuk ka kompromis. Tani jemi të përkushtuar në rikonstruksionin e tij të plotë. Për një udhëtim të sigurt, funksionim të besueshëm dhe qetësi për çdo vizitor”, deklaroi Gjorgjievski gjatë inspektimit të sotëm.

    Gjorgjievski theksoi se janë duke u zhvilluar punimet për rinovimin e teleferikut dhe rikonstruksionin e plotë të kabinave, ndërsa pritet të mbërrijë edhe motori, i cili është dërguar për riparim jashtë vendit.

    “Presim që brenda një kohe shumë të shkurtër, tashmë muajin e ardhshëm, pas përfundimit të punimeve dhe kontrolleve të nevojshme të sigurisë, teleferiku t’i mirëpresë sërish shkupjanët dhe mysafirët e qytetit tonë. Po e rinovojmë atë që për vite me radhë është lënë pas dore”, deklaroi Gjorgjievski

  • Rama: Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara

    Rama: Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara

    Rama: Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara

    Ndërsa po merr pjesë në panelin e organizuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Evropiane (IIEA) në Dublin, kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet politike në Serbi dhe ndikimin e tyre në proceset integruese të rajonit.

    Gjatë bashkëbisedimit me diplomatë dhe ekspertët e rajonit, Rama vuri në dukje se ndryshimet politike në Beograd ende nuk garantojnë një kthesë në raport me Prishtinën apo politikën e jashtme karshi Rusisë.

    Ai nënvizoi se pa një përparim të qëndrueshëm raport me Kosovën, Serbia do të vazhdojë të mbetet peng e së kaluarës së saj politike.

    “Nuk është sekret se KE ka pasur probleme me qeverinë e mëparshme në Serbi. Çështje të shtetit të së drejtës dhe kërkesa të tjera thelbësore, por nga ana tjetër është shumë herët për të thënë diçka me saktësi me atë që vjen më pas. Serbia po kalon një eksperiment social me të ashtuquajturën Listë Studentore. Është diçka mjaft e re në shumë drejtime, por aq sa na takon ne shqiptarëve, duket se nuk ka ndonjë hapje sa i takon normalizimit me Kosovën, hapje për sanksionet me Rusinë apo ato që janë konsideruar si mbyllje me qeverinë e shkuar. Është ende herët. Nëse nuk ka normalizim me Kosovën, fantazma e së shkuarës do të vazhdojë ta ndjekë Beogradin”, ka deklaruar ai.

    Burimi: Insajderi

  • Rama: Without normalisation with Kosovo, Serbia cannot secede from past

    While participating in the panel organised by the Institute of International and European Affairs ( IIEA) in Dublin, Prime Minister Edi Rama has commented on political developments in Serbia and their impact on the region’s integration processes.

    During co-operation with diplomats and regional experts, Rama noted that political changes in Belgrade still do not guarantee a turning point in relation to Pristina or foreign policy towards Russia.

    He underlined that without a steady progress report with Kosovo, Serbia will continue to remain hostage to its political past.

    It is no secret that the EC has had problems with the previous government in Serbia. Law-state issues and other fundamental requirements, but on the other hand, it is too early to say something exactly with what comes next. Serbia is undergoing a social experiment with the so-called Student List. It’s quite new in many ways, but as far as we Albanians are concerned, it seems there is no opening as far as normalisation is concerned with Kosovo, opening up for sanctions with Russia or those considered to be closing with the past government. It’s still early. If there is no normalisation with Kosovo, the ghost of the past will continue to follow Belgrade, he has declared.

    Source Layer: Insander

  • Rama: Pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Serbia peng i së shkuarës

    Rama: Pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Serbia peng i së shkuarës

    Gjatë një bashkëbisedimi në Dublin (Irlandë) me një audiencë ekspertësh të Europës e Ballkanit dhe diplomatësh, organizuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), për temën “Udhëtimi Europian i Shqipërisë: Nga aspirata te integrimi”, Rama tha se Komisioni Evropian ka pasur problematika në raport me administratën e mëparshme serbe, veçanërisht për çështjet që lidhen me shtetin e së drejtës dhe përmbushjen e kërkesave thelbësore të Bashkimit Evropian.

    “Është shumë herët për të thënë diçka më saktësi për atë që vjen më pas”, u shpreh Rama.

    Kreu i Qeverisë i cilësoi zhvillimet politike në Serbi si një eksperiment social dhe politik, duke iu referuar të ashtuquajturës Listë Studentore dhe metodës së përzgjedhjes së personave që do të jenë pjesë e parlamentit apo qeverisë.

    “Serbia po kalon nëpër një eksperiment social dhe politik, në të ashtuquajturën Listë Studentore, me këtë metodën e përzgjedhjes dhe të zgjedhjes së personave që do të jenë në parlament apo në qeveri. Është diçka mjaft e re në shumë drejtime”, deklaroi ai.

    Duke folur për ndikimin që këto zhvillime mund të kenë në marrëdhëniet rajonale, Rama theksoi se, nga këndvështrimi i Shqipërisë, ende nuk vërehet një hapje e qartë e Beogradit në çështjet më të rëndësishme për stabilitetin dhe integrimin e rajonit.

    “Për aq kohë sa nuk ka një qasje të hapur kundrejt Kosovës dhe normalizimit me të, kjo do të thotë që fantazma e së shkuarës do të vazhdojë ta përndjekë Beogradin dhe do të vazhdojë ta pengojë kombin serb që të kryejë një katarsis kaq të nevojshëm, që ende mungon”, u shpreh Rama.

    Burimi: RTKLive

  • Rama: Without normalising relations with Kosovo, Serbia hostage to past

    During a conversation in Dublin (Irland) with an audience of experts in Europe and the Balkans and diplomats, organised by the Institute of International and European Affairs ( IIEA, on Albania’s European Travel theme: From aspirations to integration, Rama said the European Commission has had problems in relation to the former Serbian administration, especially issues related to the rule of law and the fulfillment of the fundamental requirements of the European Union.

    It’s too early to say something more accurate about what comes next, Rama said.

    The Government head named political developments in Serbia as a social and political experiment, referring to the so-called Student List and the method of selecting people who will be part of parliament or government.

    Serbia is going through a social and political experiment, on the so-called Student List, with this method of selecting and choosing people who will be in parliament or in government. It’s quite new in many ways, he said.

    Speaking of the impact these developments could have on regional relations, Rama stressed that, from Albania’s perspective, there is still no clear opening of Belgrade to the most important issues for the region’s stability and integration.

    As long as there is no open approach towards Kosovo and normalisation with it, this means that the ghost of the past will continue to persecute Belgrade and will continue to prevent the Serbian nation from performing such a necessary catharsis, which is still missing, Rama said.

    Source Layer: RTKLive

  • Ish-zyrtari i DASH-it: Veprimet e njëanshme të Kurtit kanë krijuar fërkime me partnerët e Kosovës

    Ish-zyrtari i DASH-it: Veprimet e njëanshme të Kurtit kanë krijuar fërkime me partnerët e Kosovës

    Bashkëpunëtori i Lartë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Politikës Ndërkombëtare në Qendrën për Progresin Amerikan në Uashington, Luke Zahner, ka kritikuar veprimet e njëanshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke vlerësuar se disa prej tyre kanë krijuar fërkime të panevojshme me partnerët më të afërt të Prishtinës.

    Megjithatë, ai ka thënë se edhe Uashingtoni ka pasur momente të qasjes jokonsistente ndaj Kosovës, duke i dhënë përparësi stabilitetit afatshkurtër në vend të zgjidhjeve të qëndrueshme.

    Në intervistën për Telegrafin, Zahner ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbeten strategjikisht të rëndësishme për të dyja vendet, pavarësisht tensioneve të viteve të fundit.

    “Mendoj se veprimet e njëanshme të kryeministrit Kurti në disa raste kanë krijuar pa nevojë fërkime me disa prej partnerëve më të afërt të Kosovës”, ka deklaruar ai.

    Por Zahner ka shtuar se përgjegjësia për tensionet nuk mund të shihet vetëm nga njëra anë.

    “Por edhe Uashingtoni, në disa raste, ka vepruar në mënyrë jokonsistente dhe u ka dhënë përparësi stabilitetit afatshkurtër në vend të zgjidhjeve të qëndrueshme afatgjata”, ka thënë ai.

    Sipas ish-diplomatit amerikan, të dyja palët duhet të punojnë për rikthimin e besimit përmes konsultimeve dhe koordinimit më të ngushtë strategjik.

    Ai ka vlerësuar se përmirësimi i marrëdhënieve do të ishte në interes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

    Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU.

  • Toni Kroos i ashpër me Barcelonën: Nuk kanë asnjë shans për ta fituar Ligën e Kampionëve

    Toni Kroos i ashpër me Barcelonën: Nuk kanë asnjë shans për ta fituar Ligën e Kampionëve

    Toni Kroos ka kritikuar mënyrën se si Barcelona mbrohet, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e skuadrës së Hansi Flick për të përballuar kundërshtarët më të fortë në Ligën e Kampionëve.

    Ish-mesfushori gjerman ka pranuar se i pëlqen mënyra se si luan Barcelona, por mendon se katalunasit nuk kanë cilësinë e nevojshme në repartin defensiv për të zbatuar me sukses një stil kaq ofensiv pa u ekspozuar ndaj kundërsulmeve.

    “Më pëlqen mënyra se si luan Barcelona, por nuk kanë cilësinë e jashtëzakonshme në mbrojtje për të luajtur në atë mënyrë pa e ekspozuar veten. Ka shumë hapësira për t’u shfrytëzuar dhe mbrojtësit e tyre nuk kanë shpejtësinë apo aftësitë e jashtëzakonshme defensive për t’i mbuluar ato hapësira”.

    Gjermani ka theksuar se në Ligën e Kampionëve përballen me skuadra që mund të shënojnë disa gola brenda një ndeshjeje, por edhe me kundërshtarë që mbrohen në mënyrë të shkëlqyer dhe nuk lejojnë Barcelonën të zhvillojë lojën e saj të zakonshme.

    “Në ato situata duhet të dish edhe si të mbrohesh. Barcelona gjithmonë përpiqet të krijojë më shumë raste se kundërshtari, por në Ligën e Kampionëve përballesh me skuadra që mund të shënojnë disa gola në një ndeshje”, ka shtuar ai.

    Kroos ka veçuar Pau Cubarsin si mbrojtësin më të mirë të Barcelonës, duke vlerësuar forcën dhe shpejtësinë e tij në duelet individuale.

    “Për mua, Cubarsi është bindshëm mbrojtësi i tyre më i mirë. Ai ka forcën për t’i fituar duelet individuale dhe shpejtësinë për t’i përballuar situatat e vështira. Por kur i shikoj mbrojtësit e tjerë, nuk shoh dikë të cilit do t’i besoja të mbronte i vetëm kundër një sulmuesi me 30 metra hapësirë pas shpinës”, ka thënë ish-futbollisti i Real Madridit.

    Në fund, Kroos ka marrë si shembull Dayot Upamecanon e Bayern Munichut, duke thënë se Barcelona nuk ka një mbrojtës të këtij profili, i cili mund të lihet i vetëm në një duel kundër sulmuesit me shumë hapësirë pas shpinës.

    “Barcelona nuk ka dikë si Upamecano, një mbrojtës që mund ta lësh krejtësisht të vetëm në një duel një kundër një, me 30 metra hapësirë pas tij, dhe përsëri të jesh i sigurt se do ta përballojë situatën. Me Cancelo, Gerard Martín dhe lojtarë të ngjashëm, kjo bëhet shumë më e vështirë”, përfundoi Kroos./Telegrafi/

  • “Akt burracak”, Abdixhiku reagon ashpër për pretendimet ndaj bashkëshortes së tij

    “Akt burracak”, Abdixhiku reagon ashpër për pretendimet ndaj bashkëshortes së tij

    “Akt burracak”, Abdixhiku reagon ashpër për pretendimet ndaj bashkëshortes së tij

    Një reagim i ashpër publik ka ardhur sonte pasi bashkëshortja e një prej figurave politike në vend është bërë sërish shënjestër e pretendimeve dhe shpifjeve lidhur me tregtinë e energjisë elektrike. Deklaratat e bëra gjatë një emisioni televiziv nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, kanë nxitur paralajmërim për padi të re gjyqësore.

    Në reagimin e bërë publik, është sqaruar prerazi se bashkëshortja e tij, Albina, nuk merret dhe nuk është marrë asnjëherë me tregti të energjisë elektrike, duke i cilësuar këto akuza si gënjeshtra të plota dhe të ulëta politike.

    Për t’i dhënë fund këtyre pretendimeve, i është bërë thirrje medieve dhe shoqërisë civile që t’i drejtohen Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të verifikuar të vërtetën.

    Kjo nuk është hera e parë që ndaj saj ngrihen pretendime të tilla, pasi më parë është ngritur tashmë një padi ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, si iniciator i kësaj shpifjeje. Pas deklaratave të fundit, është paralajmëruar mbështetje e plotë për ngritjen e një padie të dytë, këtë herë ndaj deputetit Ilir Kërçeli.

    Çdo dëmshpërblim financuar që mund të fitohet nga ky proces gjyqësor do t’i dedikohet një kauze bamirësie.

    Përballja politike kërkohet të bëhet me mjete politike dhe me vetë protagonistët, ndërsa sulmet ndaj anëtarëve të familjes janë cilësuar si veprime të turpshme që nuk mund të arsyetohen as me mandatin e deputetit e as me hapësirën televizive. Lufta dhe kërkimi i llogarisë ndaj asaj që u cilësua si «mafia energjetike» do të vazhdojë tutje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Aggressive act, Obadiah reacts harshly to claims against his wife

    A harsh public reaction came tonight after the wife of one of the political figures in the country has again become the target of claims and slander regarding the electricity trade. The statements made during a TV show by Vetevendosje Movement MP Ilir Krkeli have prompted warning of new court indictments.

    In a public response, it has been clearly clarified that his wife, Albina, has never been taken in or traded electricity, calling these accusations full and low political lies.

    To end these claims, it has been called on media and civil society to address the Energy Regulatory Office to verify the truth.

    This is not the first time such claims have been filed against her, as a lawsuit has already been filed against journalist Lirim Mehmetaj as the initiator of this slander. Following recent statements, full support for the establishment of a second indictment has been warned, this time against MP Ilir Krkelli.

    Any financial compensation that can be obtained from this court process will be dedicated to a charity cause.

    Political confrontation is required by political and protagonists themselves, while attacks on family members have been described as shameful acts that cannot be reasoned with either the MP’s mandate or the television space. The war and the search for the account of what was described as energy mafia will continue.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vizitoi 165 vende të botës, influencuesi Kieran Brown rendit Kosovën si një nga pesë vendet me vajzat më të bukura

    Vizitoi 165 vende të botës, influencuesi Kieran Brown rendit Kosovën si një nga pesë vendet me vajzat më të bukura

    Bukuria e vajzave nga Kosova ka marrë vëmendje edhe në një vlerësim të bërë nga influencuesi i njohur Kieran Brown, i cili pretendon se ka vizituar plot 165 vende të botës.

    Pas udhëtimeve të shumta dhe përvojave në kultura të ndryshme, Brown ka ndarë mendimin e tij se në cilat vende jetojnë gratë më të bukura në botë, duke përfshirë edhe Kosovën në pesëshen e parë të renditjes së tij.

    Vlerësimi i tij është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale, veçanërisht për faktin se Kosova është përfshirë në mesin e vendeve që ai veçon për bukurinë e grave.

    Përmes një videoje të publikuar në TikTok, influencuesi ka rikthyer në vëmendje pyetjen se cili shtet ka gratë më të bukura, duke u mbështetur në përvojën e tij të udhëtimeve në 165 vende të ndryshme.

    Natyrisht, bëhet fjalë për një vlerësim subjektiv, të bazuar në përshtypjet dhe përvojat personale të tij, por përfshirja e Kosovës në pesëshen e parë është një tjetër rast që ka nxitur krenari dhe reagime në rrjetet sociale. /Telegrafi/