Gjorgjievski: Po e rinovojmë teleferikun në Vodno

Gjorgjievski: Po e rinovojmë teleferikun në Vodno

Written by

in

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski pret që muajin e ardhshëm teleferiku i Vodnos të vihet sërish në funksion.

“Teleferiku është një nga përvojat e preferuara të shkupjanëve. Ai na afron më shumë me natyrën dhe me pamjen që gjithmonë na kujton se sa i bukur është qyteti ynë. Por, gjatë inspektimit, u konstatuan mangësi serioze, si pasojë e moskryerjes për shumë vite të serviseve të mëdha të domosdoshme dhe mirëmbajtjes së rregullt nga ana e udhëheqësive të mëparshme. Ishte e nevojshme një ndërhyrje e gjerë dhe e thellë, e lënë pas dore për gati një dekadë. Prandaj teleferiku u nxor jashtë funksionit. Për mua, siguria e qytetarëve tanë është mbi të gjitha. Këtu nuk ka kompromis. Tani jemi të përkushtuar në rikonstruksionin e tij të plotë. Për një udhëtim të sigurt, funksionim të besueshëm dhe qetësi për çdo vizitor”, deklaroi Gjorgjievski gjatë inspektimit të sotëm.

Gjorgjievski theksoi se janë duke u zhvilluar punimet për rinovimin e teleferikut dhe rikonstruksionin e plotë të kabinave, ndërsa pritet të mbërrijë edhe motori, i cili është dërguar për riparim jashtë vendit.

“Presim që brenda një kohe shumë të shkurtër, tashmë muajin e ardhshëm, pas përfundimit të punimeve dhe kontrolleve të nevojshme të sigurisë, teleferiku t’i mirëpresë sërish shkupjanët dhe mysafirët e qytetit tonë. Po e rinovojmë atë që për vite me radhë është lënë pas dore”, deklaroi Gjorgjievski