Category: Lajme

  • Mexhiti: BDI i hapi rrugë “botës serbe” përmes politikës, nëntokës dhe bankave

    Mexhiti: BDI i hapi rrugë “botës serbe” përmes politikës, nëntokës dhe bankave

    Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka akuzuar BDI-në se gjatë kohës sa ishte në pushtet i ka hapur rrugë depërtimit të ndikimit serb në Maqedoninë e Veriut, përmes politikës, nëntokës dhe sektorit financiar.

    Në një reagim në rrjetet sociale, Mexhiti është ndalur te dokumenti zyrtar, i publikuar në opinion, përmes të cilit, sipas tij, qeveria e atëhershme LSDM-BDI i hapi rrugë ligjore dhe institucionale ardhjes së Alta Bankës nga Serbia në Maqedoninë e Veriut.
    Ai ka rikujtuar se që në vitet 2021, 2022 dhe 2023 kishte paralajmëruar për atë që e quan depërtim të “botës serbe” në institucionet dhe shoqërinë e vendit.

    Postimi i plotë:

    Shumëkush mund te ketë pasur dilema kur në vitet 2021, 2022, 2023 paralajmëroja që bota serbe po depërtonte në çdo pore të shoqërisë tonë, ndërsa BDI, fatkeqësisht, po jipte aminin politik.
    Sot, kur opinioni kishte rastin ta shohë edhe publikisht dokumentin zyrtar me të cilin qeveria LSDM-BDI i shtroi udhën ligjore dhe institucionale ardhjes së Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut, më ngelet vetëm të konstatoj se koncepti ‘bota serbe’ i paska shtruar rrënjët shumë thellë në shtetin tonë. E kisha ditur se puna ka shkuar keq, por se kaq keq e kaq larg do të shkonte aleanca me Serbinë, kjo nuk do t’i kishte shkuar në mend askujt, as mua!

    Bota serbe pra, gjatë qeverisjes së BDI-së, gjeti zbatim aktiv përmes shtrirjes në tre segmente kyçe:1. Shtrirja politike përmes projektit ‘Open Balkan’2. Shtrirja e nëntokës përmes mafisë së bixhozit;3. Shtrirja financiare përmes sektorit bankar.
    Bashkëjetesa e këtyre tre hallkave është kanceri i një shoqërie. Ndërlidhja e krimit me shtetin është kapja e shtetit vetë! E kapjen e Maqedonisë së Veriut nga bota serbe, fatkeqësisht, e miratoi pikërisht BDI-ja, partia që sot bën zhurmuesin kryesor nacionalist në vend dhe rajon.

    Por, sa më shumë bërtasin, aq më të madh e kanë hallin se po u del boja, po u shkrihet fasada, po u bien maskat. Sa më shumë trumpetojnë, aq më të tmerruar janë nga fakti se e vërteta vonon, por nuk harron! Sa më shumë tentojnë të na godasin, e zbulojnë të vërtetën për dëmin e thellë që na e kanë shkaktuar si shoqëri dhe neve si shqiptarë në veçanti.Trinomi ‘Bota serbe – nëntoka serbe – banka serbe’ ngadalë po demontohet. Shoqëria do të lirohet nga pasojat e këtij trinomi kancerogjen. E për ata që na e shkaktuan këtë epidemi filoserbe, pasoja do të ketë, për këtë ju siguroj”, shkroi Mexhiti.

  • Ardian Ismajli bën thirrje: Askush të mos hezitojë kur ftohet nga Shqipëria

    Ardian Ismajli bën thirrje: Askush të mos hezitojë kur ftohet nga Shqipëria

    Ardian Ismajli u shpreh se Kombëtarja është përgatitur shumë mirë për sfidën ndaj Finlandës dhe se objektivi është të ruajë vendin e parë në grup, duke theksuar se gjithçka varet nga vetë skuadra.

    Mbrojtësi vlerësoi mbështetjen e tifozëve, foli për rëndësinë e shmangies së gabimeve dhe nënvizoi se lojtarët duhet të japin maksimumin në fushë për të arritur fitoren dhe për të bërë krenarë tifozët shqiptarë.

    “Jemi përgatitur jashtëzakonisht mirë. E dimë rëndësinë. E kemi obligim për vendin e parë. Jemi ekip më kualitativ se të gjithë në grupin tonë, por duhet ta dëshmojmë në fushë”.

    “Ndeshjen e parë në Finlandë, besoj që hiq kartonin e kuq, kemi bërë ndeshjen ndoshta më të mirë në vitet e fundit. Episodet e bëjnë të veten dhe me atë episod, ndeshja iku si iku. E rëndësishme që jemi në vend të parë, gjithçka varet nga ne dhe shpresojmë që ta mbarojmë ashtu siç kemi filluar”.

    “Ndeshja e parë me Finlandën? – Dy goditje standarde, dy gola, të dyja nga fazat e goditjeve të këndit. Besoj se nuk patëm fat në këtë ndeshje, sepse, me të vërtetë, zhvilluam një paraqitje shumë të mirë, edhe pse luajtëm me një lojtar më pak. Patëm dy raste, mund të them, për ta përmbysur ndeshjen, por megjithatë fati nuk ishte me ne”.

    Ai gjithashtu beson se gabimet e bëra me San Marinon tashmë janë analizuar dhe nuk do të përsëriten.

    “Gabimet ndodhin, futbolli pa gabime nuk ka, por shpresojmë të shmangim sa më shumë ato gabime të vogla që ndonjëherë na kushtojnë. Duhet të jemi më të qartë në veprimet tona”.

    “Besoj se edhe trajneri, së bashku me stafin e tij, ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, sidomos pas katër ndeshjeve që zhvilluam një muaj më parë. Ata kanë analizuar gjithçka dhe kanë bërë atë që bën një trajner me stafin e tij. Na i kanë treguar këto gjëra përmes videove dhe gjatë stërvitjeve. Shpresojmë të zbatojmë atë që kërkon trajneri dhe kjo të na sjellë rezultat”.

    Në fund, Ismajli bëri thirrje lojtarëve t’i bashkohen Shqipërisë për ta ngritur edhe më shumë nivelin.

    “Është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe të veshësh fanellën e Kombëtares shqiptare. Sidomos kur luan për Shqipërinë, askush nuk duhet të hezitojë të vijë dhe të japë maksimumin për të përfaqësuar vendin e tij.

    E kam thënë edhe më parë, nuk ka më ekipe të vogla në futbollin e sotëm. Edhe pse skuadrat që përmende janë në pozita të ulëta në renditje, secila Kombëtare luan futboll dhe duhet respektuar”./Telegrafi/

  • Rusia dhe Ukraina bien dakord për lirimin e "më të madh" të të burgosurve

    Rusia dhe Ukraina bien dakord për lirimin e “më të madh” të të burgosurve

    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin më të madh të të burgosurve ndonjëherë.

    Dhe kjo marrëveshje thuhet se ka ardhur pas dy ditësh bisedimesh në Abu Dabi të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

    Kjo, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është bërë e ditur të mërkurën për gazetarët nga i dërguari amerikan Jared Kushner.

    “Një nga aspektet pozitive është se kemi rënë dakord për një shkëmbim të të burgosurve në kuadër humanitar, që do të jetë më i madhi deri më tani; shifrat e sakta do t’i përcaktojmë nesër”, citohet të ketë thënë ai.

    Kushner dhe ndërmjetësi tjetër amerikan, Steve Witkoff, do të udhëtojnë të enjten drejt Moskës për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, e më pas drejt Dublinit për të informuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

    Gjatë luftës që zgjat prej gati pesë vitesh – e cila nisi me pushtimin rus në vitin 2022 – të dyja palët kanë shkëmbyer mijëra ushtarë të kapur rob.

    Megjithatë, përpjekjet diplomatike deri më tani nuk kanë arritur t’i afrojnë palët drejt një marrëveshjeje për ndalimin e luftimeve, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e qindra mijëra njerëzve.

    Edhe bisedimet dy-ditore në Abu Dabi duket se ndoqën të njëjtën linjë; shkëmbimi i të burgosurve dhe dakordësia për të vazhduar dialogun ishin të vetmet rezultate konkrete të përmendura nga palët në deklaratat për shtyp pas takimeve.

    I dërguari rus Vladimir Medinsky dhe negociatori ukrainas Rustem Umerov konfirmuan gjithashtu se është arritur marrëveshje për një shkëmbim të gjerë të të burgosurve, duke shtuar se shifrat do të bëhen të ditura më vonë. /Telegrafi/

  • Ekstradohet nga Zvicra i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

    Ekstradohet nga Zvicra i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

    Ekstradohet nga Zvicra i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

    Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, ka realizuar sot me sukses ekstradimin nga Zvicra për në Kosovë të një personi të kërkuar për veprën penale “Dhunimi”.

    I ekstraduari është shtetas i Republikës së Kosovës, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga organet e drejtësisë kosovare pasi ishte përfshirë në këtë vepër të rëndë penale.

    Menjëherë pas mbërritjes dhe dorëzimit nga autoritetet zvicerane, i dyshuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për të proceduar me hapat e mëtutjeshëm ligjorë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • International arrest warrant fugitives from Switzerland

    Kosovo Police, Directorate for International Police Co-operation ( ILECU, in co-operation with the institutions of justice, has successfully implemented the extradition from Switzerland to Kosovo of a man wanted for criminal work APUumi.

    The extradition is a citizen of the Republic of Kosovo, which was requested under international arrest warrant issued by Kosovo law bodies after being involved in this serious criminal act.

    Shortly after the arrival and handover by Swiss authorities, the suspect has been handed over to the relevant unit of the Regional Police Directorate in Gjilan to proceed with further legal steps.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Hoxha: Tri palë zgjedhjet e kanë dërrmuar opozitën, PDK-ja dhe LDK-ja kanë sfidë lidershipi

    Hoxha: Tri palë zgjedhjet e kanë dërrmuar opozitën, PDK-ja dhe LDK-ja kanë sfidë lidershipi

    Analisti Ylli Hoxha ka vlerësuar se tri palë zgjedhjet e kanë dërrmuar opozitën në Kosovë, ndërsa dy partitë kryesore opozitare, PDK-ja dhe LDK-ja, po përballen me sfida të brendshme dhe probleme lidershipi.

    “Tri pale zgjedhje e kanë dërrmu opozitën. Dy partitë kryesore janë të çrregullime kanë sfidë lidershipi”, ka theksuar ai.

    Në Debat Plus, Hoxha ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja kanë pësuar ndryshime të mëdha në përbërjen e tyre dhe se perceptimi i përplasjes së sotme politike si vazhdim i konflikteve të viteve 2013-2014 është i gabuar.

    “Perceptimi se jemi duke luftuar me LVV-në në vitet 2013-2014 është i gabueshëm. Kanë ndryshuar gjeneratat, ka ndryshuar konteksti, ka ndryshuar krejt fryma, kanë ndryshuar njerëzit dhe mendimet. Botëkuptimi se jemi duke luftuar kundër opozitës sikur në kohën kur në lojë ishin Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi është i gabuar. Deri dje, në lojë ishin Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku”, ka deklaruar Hoxha.

    Ai ka theksuar se partitë opozitare duhet të afrohen në aspektin e bashkëpunimit dhe taktizimit politik, duke mos e parë këtë si dobësi, por si mundësi për të ndërtuar një alternativë të përbashkët.

    Burimi: Dukagjini

  • Hoxha: Three parties of elections have crushed the opposition, PDK and LDK have leadership challenge

    Analyst Ylli Hoxha has estimated that three sides of the election have crushed the opposition in Kosovo, while the two main opposition parties, The PDK and LDK are facing internal challenges and leadership problems.

    More elections have crushed the opposition. The two main parties are of disorder have a leadership challenge, he has stressed.

    In Debat Plus, Hoxha has said that the PDK and LDK have undergone major changes in their composition and that the perception of today’s political crash as a continuation of the 2013-2014 conflicts is wrong.

    The perception that we are fighting LVV in 2013-2014 is wrong. They’ve changed generations, they’ve changed context, they’ve changed the whole spirit, they’ve changed people and thoughts. The meaning that we are fighting against the opposition as if at the time Ibrahim Rugova and Hashim Thaci were at the game is wrong. Until yesterday, the game was Bedri Hamza and Lumir Abdixhiku, Hoxha has declared.

    He has stressed that opposition parties should approach in terms of co-operation and political tactism, not viewing this as weakness, but as opportunities to build a common alternative.

    Source Layer: Dukeagini

  • Foshnja ka temperaturë: Katër gabime që bëjnë prindërit dhe kur duhet të telefonojnë një mjek

    Foshnja ka temperaturë: Katër gabime që bëjnë prindërit dhe kur duhet të telefonojnë një mjek

    Një temperaturë e lartë tek një foshnjë i shkakton panik shumë prindërve, por nuk është një sëmundje në vetvete, por një reagim mbrojtës i trupit. Më e rëndësishme se numri në termometër është se si ndihet fëmija, nëse po pi mjaftueshëm dhe nëse ka shenja që kërkojnë ekzaminim.

    Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), një temperaturë prej 38 gradë Celsius ose më shumë konsiderohet e matur në rektum tek foshnjat. Matja rektale, sipas AAP, është më e besueshme tek foshnjat, veçanërisht tek foshnjat më të vogla se tre muaj.

    Mjekët, siç shkruan portali shëndetësor Healthline, shpesh janë më të interesuar për gjendjen e përgjithshme të fëmijës sesa për vetë numrat: nëse ai po pi lëngje, reagon ndaj mjedisit dhe nëse është jashtëzakonisht i përgjumur.

    Temperatura nuk duhet të ulet menjëherë.

    Shumë prindër mendojnë se temperatura duhet ulur sapo shfaqet. Megjithatë, trajtimi nuk përqendrohet te numri në termometër, por te mënyra se si ndihet fëmija. Nëse foshnja është relativisht e gjallë, pi dhe reagon edhe me temperaturën, ai nuk ka domosdoshmërisht nevojë për ilaçe që në rritjen e parë të temperaturës. Prindërit duhet të konsultohen gjithmonë me një pediatër ose farmacist në lidhje me ilaçet dhe dozën për foshnjat.

    Shumë batanije rrisin temperaturën

    Edhe nëse fëmija dridhet, nuk duhet ngrohur shumë. Rrobat e ngrohta dhe batanijet e trasha e bëjnë të vështirë që trupi të lëshojë nxehtësi dhe mund ta rrisin më tej temperaturën. Rekomandohen veshje të lehta dhe një temperaturë e rehatshme në dhomë.

    Rrjedhshmëria është thelbësore.

    Në një temperaturë të lartë, trupi humbet më shumë lëngje se zakonisht, kështu që foshnjat dhe fëmijët e vegjël dehidratohen më shpejt. Kjo është arsyeja pse atyre duhet t’u ofrohet shpesh ushqyerje me gji, qumësht ose ujë, nëse fëmija është mjaftueshëm i rritur për këtë. Shenjat e dehidratimit përfshijnë gojë të thatë, më pak pelena të lagura, të qara pa lot dhe përgjumje të pazakontë.

    Pa banjo të ftohta ose akull

    Banjat me akull dhe kompresat shumë të ftohta mund të shkaktojnë dridhje, dhe madje mund të rrisin temperaturën e trupit. Nëse fëmija ka nevojë të freskohet, uji i vakët është më i mirë.

    Kur duhet të telefononi menjëherë një mjek

    Nëse një foshnjë është më e vogël se tre muajsh dhe ka një temperaturë rektale prej 38 gradë Celsius ose më të lartë, AAP këshillon që të konsultoheni menjëherë me një pediatër. Sipas AAP, mjeku mund të duhet të kontaktohet edhe kur një fëmijë i moshës tre deri në gjashtë muaj ka një temperaturë prej 38.3 gradësh ose më shumë, dhe një fëmijë më i vjetër se gjashtë muaj ka një temperaturë prej 39.4 gradësh ose më shumë.

    Një ekzaminim është gjithashtu i nevojshëm kur fëmija ka vështirësi në frymëmarrje, ka shenja dehidratimi, është jashtëzakonisht i përgjumur ose nuk reagon, ka konvulsione ose kur temperatura zgjat për disa ditë.

    Në shumicën e rasteve, temperatura është një shenjë se trupi po lufton një infeksion. Nëse një prind është i shqetësuar për diçka, pavarësisht nga numri në termometër, është mirë të kontaktojë pediatrin. /Telegrafi/

  • The baby has a fever: Four mistakes parents make and a doctor should call

    A high fever in an infant causes a lot of panic to many parents, but it is not an illness in itself but a protective response from the body. More important than the number in the thermometer is how the child feels, whether he is drinking enough, and whether there are signs that require examination.

    According to the American Academy of Paddys ( AAP), a temperature of 38 degrees Fahrenheit [38 ° C] or more, is considered to be measured in recipes in infants. Actual measurement, according to AAP, is more reliable in babies, especially in babies less than three months.

    Doctors, as the Healthline health portal writes, are often more interested in their child’s overall state than in numbers: If he is drinking fluids, react to the environment, and if he is extremely sleepy.

    The temperature should not decrease immediately.

    Many parents believe that the temperature should be lowered as soon as it appears. However, treatment focuses, not on the number in the thermometer, but on how the child feels. If the baby is relatively alive, drink, and react to the temperature, it does not necessarily need drugs in its early growth. Parents should always consult a pediatricist or pharmacist about medicine and doses for babies.

    Many blankets increase temperature

    Even if a child trembles, it should not warm up too much. Warm clothes and thick blankets make it difficult for the body to release heat and can further increase its temperature. Light clothing and a comfortable temperature in the room are recommended.

    Conformity is essential.

    At a high temperature, the body loses more fluids than usual, so babies and small children become more dehydrated. That is why they should often be offered breast – feeding, milk, or water if the child is old enough to do so. Dehydration signs include dry mouth, less wet diapers, tearless weeping, and unusual drowsiness.

    Without Cold Baths or Ice

    Ice baths and very cold compresses can cause vibrations and can even increase body temperature. If the child needs to be refreshed, boiling water is better.

    When You Should Call a Doctor Immediately

    If a baby is less than three months old and has a special temperature of 38 degrees Celsius or higher, AAP recommends that you consult a pediatric immediately. According to AAP, a doctor may need to be contacted even when a child between three and six months of age has a temperature of 38.3 degrees or more, and a child older than six months has a temperature of 39.4 degrees or more.

    An examination is also necessary when a child has difficulty breathing, has signs of dehydranation, is extremely sleepy, or does not respond, has concessions, or when the temperature lasts for several days.

    In most cases the temperature is a sign that the body is fighting an infection. If a parent is concerned about something, regardless of the number in the thermometer, it is good to contact the pediatric. /Telegraphy/

  • “Është lojtar vetëm për gjysmë ore”, Cassano me deklaratë nënçmuese për Edon Zhegrovën

    “Është lojtar vetëm për gjysmë ore”, Cassano me deklaratë nënçmuese për Edon Zhegrovën

    Ish-futbollisti i njohur italian, Antonio Cassano, ka bërë një deklaratë që mund të konsiderohet nënçmuese për Edon Zhegrovën, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e yllit të Kosovës për të luajtur në nivel të lartë për 90 minuta.

    Duke komentuar futbollistët e Juventusit në emisionin Viva El Futbol, ish-reprezentuesi i Italisë e ka përmendur edhe emrin e Zhegrovës, i cili nuk ka arritur të ketë shumë hapësirë në skuadrën bardhezi që prej transferimit nga Lille.

    Cassano ka vlerësuar se disa prej lojtarëve të Juventusit nuk po e dëshmojnë potencialin e tyre, ndërsa në këtë kontekst ka përmendur edhe sulmuesin e Kosovës.

    “Lucumi te Bologna dukej sikur Beckenbaueri, ndërsa tani është i tmerrshëm. Për Cambiasson thuhej se pëlqehej nga City, Cancelo i ri, 60 milionëshi, është diçka e paimagjinueshme”.

    “Boga dhe Zhegrova janë lojtarë për gjysmë ore lojë”, ka deklaruar Cassano.

    Kjo deklaratë e italianit është një vlerësim mjaft kritik për Zhegrovën, duke sugjeruar se futbollisti kosovar mund të jetë i dobishëm vetëm kur aktivizohet për një periudhë të shkurtër të ndeshjes.

    Zhegrova iu bashkua Juventusit nga Lille në vitin 2025, por deri më tani nuk ka arritur të sigurojë një rol të rëndësishëm në formacionin e skuadrës italiane.

    Megjithatë, statistikat e tij në Serie A këtë edicion tregojnë se ai ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime, pavarësisht minutave të kufizuara në dispozicion.

    Cassano, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube të njohura si Bari, Roma, Real Madridi, Sampdoria, Milani dhe Interi, njihet për deklaratat e drejtpërdrejta dhe shpeshherë kontroverse në analizat e tij televizive./Telegrafi/