Category: Lajme

  • Karanfilova-Panovska: Mickoski tha një gënjeshtër për Alta Bankën duke e lidhur me LSDM-në, të veprojë prokuroria

    Karanfilova-Panovska: Mickoski tha një gënjeshtër për Alta Bankën duke e lidhur me LSDM-në, të veprojë prokuroria

    Nënkryetarja e LSDM-së, Fani Karanfilova-Panovska, ne ftuar në emisionin “Top Tema” të televizionit Telma, akuzoi Hristijan Mickoskin se ka thënë të pavërteta si dëshmitar në seancën mbikëqyrëse për Alta Bankën sot në Kuvend, me qëllim që të shmangë përgjegjësinë politike për hyrjen e bankës në Maqedoni, thuhet në një deklaratë nga LSDM-ja.

    “Në seancën e sotme mbikëqyrëse, Kryeministri Hristijan Mickoski guxoi të thoshte një gënjeshtër brutale si dëshmitar në seancën publike dëgjimore”, theksoi Karamfilova-Panovska.

    Ajo vuri në dukje gënjeshtrën e Mickoskit, i cili u përpoq t’ia hidhte përgjegjësinë qeverisë së mëparshme të LSDM-së, duke cituar dokumente qeveritare përkatëse, megjithëse dokumentet tregojnë krejt të kundërtën.

    “Ajo që qeveria e LSDM-së ka bërë me këtë vendim është de facto mbrojtja e interesave shtetërore të vendit tonë dhe interesave të qytetarëve. Sot, ishte një përpjekje brutale, domethënë një gënjeshtër që Kryeministri e tha në mënyrë eksplicite nga kryesuesi i seancës mbikëqyrëse të një instrumenti serioz të Parlamentit para të gjithë deputetëve dhe të gjithë qytetarëve”, theksoi ajo.Karanfilova-Panovska kërkoi një reagim nga Prokuroria Publike, duke theksuar se në rastet e mëparshme, dëshmitarët që dhanë deklarata të rreme në seancat mbikëqyrëse i nënshtroheshin procedurave prokuroriale.

  • Momente dramatike në një poligon të qitjes në Turqi - instruktori ndërhyn në momentin e fundit pasi një person ai drejtoi armën vetes në kokë

    Momente dramatike në një poligon të qitjes në Turqi – instruktori ndërhyn në momentin e fundit pasi një person ai drejtoi armën vetes në kokë

    Në lagjen Nilüfer të Bursës, një instruktor qitjeje ndërhyri kur një person i drejtoi një armë në kokë në një poligon qitjeje.

    Momenti që i shpëtoi jetën u kap nga kamera e sigurisë.

    Sipas mediave turke dhe botërore, incidenti ndodhi në një poligon qitjeje në lagjen Nilüfer disa muaj më parë.

    Siç theksohet më tej, personi që erdhi në poligonin e qitjes për të ushtruar, pasi qëlloi për pak kohë, papritmas ia drejtoi armën vetes.

    Në atë moment, instruktori i qitjes dhe një person tjetër që ishte me të ndërhynë shpejt.

    Pas një përpjekjeje të gjatë, arma iu mor personit që po tentonte të vetëvritej, dhe ngjarjet u kapën nga kamera e sigurisë së poligonit të qitjes. /Telegrafi/

  • Cahani: S’mund të ketë revolucion pa dobësi, por përparësitë e AI janë më të mëdha (VIDEO)

    Cahani: S’mund të ketë revolucion pa dobësi, por përparësitë e AI janë më të mëdha (VIDEO)

    Cahani: S’mund të ketë revolucion pa dobësi, por përparësitë e AI janë më të mëdha (VIDEO)

    A sjell Inteligjenca Artificiale më shumë përparësi apo dobësi?

    Sipas Mërgim Cahanit, themelues i “Gjirafa”, “Super-Inteligjenca” më shumë sjell përparësi, por me të vijnë edhe rreziqet.

    Megjithatë, në “Rubikon” të Klan Kosova, ai tha se me përparësitë e IA-së ia vlejnë edhe rreziqet që vijnë me të.

    “Me çdo risi, inovacion, revolucion që AI tash është në fazë të revolucionit, ende s’e ka mbërri atë qëllim për me tejkalu revolucionin industrial, por është drejt atyre hapave. Nuk ka asgjë te Ai që vjen me një rrezik më shumë proporcionalisht me benefitet që i bjen sesa çdo revolucion apo risi në të kaluarën. Mendoj që është i balancuar”, deklaroi Cahani.

    Ai tha se “nuk mundesh me pas një kerr që ec shpejt e nuk të harxhon. Nuk mundesh me pas një revolucion, një dobi a risi që i ka vetëm përparësitë e veta, e jo dobësitë. Edhe AI është njëjtë”.

    Ndiqeni deklarimin e tij:

  • Sylaj: Kërcënimet me sulme kibernetike që i marrim si shtet mund t`i ndajmë me BE-në (VIDEO)

    Sylaj: Kërcënimet me sulme kibernetike që i marrim si shtet mund t`i ndajmë me BE-në (VIDEO)

    Sylaj: Kërcënimet me sulme kibernetike që i marrim si shtet mund t`i ndajmë me BE-në (VIDEO)

    Ekspertja e sigurisë kibernetike, Gonxhe Sylaj, ka deklaruar se Kosova mund t’i ndajë me Bashkimin Evropian kërcënimet për sulmet kibernetike që mund t’i bëhen shtetit.

    Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka thënë se ndarja e këtyre kërcënimeve me BE-në mund të jenë të nevojshme edhe për shtetet evropiane, që gjithashtu mund të përballen me probleme të njëjta.  

    “Nëse BE, së bashku me Amerikën e me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor arrijnë me u ulë bashkë, të paktën një pjesë me e kontrollu edhe me shtetet aleate që janë, ndoshta me shtetet anëtare të NATO-s, me Kanadanë, me Australinë, arrijmë ta kontrollojmë deri në një masë, ose të paktën që këto shtete të jenë të sigurta, sepse I ndajmë të gjithë kërcënimet e njëjta.”, ka thënë ajo.

    Sylaj ka folur edhe për mënyrën se si tekonologjia sot po konsiderohet si problem dhe atë se si duhet trajtuar ajo.  

    “Nuk është punë që e vendosin pesë vetë, e as pesë shtete. Problemi kryesor është që tekonoligjia po na ndërligj të gjithëve, por nuk po konsiderohet si problem transnacional, ndërkombëtar për me u trajtu bashkë, po trajtohet në kufijtë politikë.”, ka thënë ajo. /Klankosova.tv

  • "Jam arrestuar dhe dënuar në Serbi”- Befason Kelmendi, tregon çka shkruante 'DeepSeek' për të (VIDEO)

    “Jam arrestuar dhe dënuar në Serbi”- Befason Kelmendi, tregon çka shkruante ‘DeepSeek’ për të (VIDEO)

    "Jam arrestuar dhe dënuar në Serbi”- Befason Kelmendi, tregon çka shkruante 'DeepSeek' për të (VIDEO)

    Autori dhe moderatori i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka ndarë një përvojë personale lidhur me pasaktësitë e Inteligjencës Artificiale, duke treguar se si platforma kineze “DeepSeek” për një kohë të gjatë pretendonte se ai ishte arrestuar dhe dënuar në Serbi.

    Gjatë diskutimit për rreziqet dhe ndikimin e Inteligjencës Artificiale, Kelmendi tregoi se kishte pyetur platformën “DeepSeek” se kush ishte Adriatik Kelmendi, por përgjigjja që kishte marrë e kishte habitur.

    “E kam pyetur DeepSeek-un se kush është Adriatik Kelmendi… DeepSeek thoshte se unë jam arrestuar dhe dënuar në Serbi, gjatë njërës prej vizitave të mia apo kalimit nëpër territorin e Serbisë”, tregoi Kelmendi.

    Ai tha se pavarësisht përpjekjeve për ta korrigjuar këtë informacion të pavërtetë, platforma vazhdonte të këmbëngulte në pretendimin e saj, madje duke ofruar edhe lidhje që supozohej se çonin te vendime gjyqësore.

    “Kur i thoja se je gabim, nxirrte linqe kinse të vendimeve gjyqësore të apelimit, të cilat kur i hapje nuk të çonin te asgjë. Por, megjithatë, insistonte. I jam kthyer edhe pas një jave dhe prapë ka insistuar”, tregoi ai.

    Kelmendi tha se për rreth dy deri në tri javë, “DeepSeek” vazhdonte ta paraqiste si person të dënuar në Serbi, duke u përpjekur ta bindte përmes pretendimeve dhe “provave” të ndryshme.

    Madje, sipas tij, platforma shkonte aq larg sa sugjeronte se ai po përpiqej ta fshihte një ngjarje të tillë.

    “Kur i thoja: ‘Po unë jam personi dhe kjo nuk ka ndodhur asnjëherë’, më thoshte: ‘Ju po doni ta fshihni atë që ka ndodhur, sepse ndoshta e keni të rëndë ta pranoni’”, deklaroi Kelmendi.

    Ai shtoi se vetëm pas rreth dy muajsh, përgjigjet e DeepSeek-ut filluan të përputheshin pak a shumë me ato që ofrojnë platformat perëndimore të Inteligjencës Artificiale.

    Për më shumë:

  • &#8220 ; I have been arrested and sentenced in Serbia – surprise Kelmendi, tells what she wrote 𔂺 Deepseek’ for ( VIDEOS)

    AThe hortor and editor of the show, Rubicon, in Klan Kosova, the Adriatic Kelmendi, has shared a personal experience regarding the inaccuracies of Artificial Intelligence, showing how the long-standing Chinese platformcheek claimed he was arrested and sentenced in Serbia.

    During a discussion of the dangers and influence of Artificial Intelligence, Kelmendi indicated that he had asked the platform “DeepSeek” as to who the Adriatic Kelmendi was, but the answer he had received had surprised him.

    I asked DeepSeek who the Adriatic Kelmendi was… DeepSek said that I was arrested and sentenced in Serbia, during one of my visits or crossing across Serbia’s territory. Kelmendi told.

    He said that despite attempts to correct this false information, the platform continued to insist on its claim, even offering connections allegedly leading to judicial decisions.

    When I told him that you were wrong, he pulled links to court appeals that would lead to nothing when you opened them. Yet, he insisted. I went back after a week and he insisted, He showed.

    Kelmendi said that for about two to three weeks,DeepSeek continued to present him as a condemned person in Serbia, trying to convince him through claims and various trials.

    According to him, the platform even went so far as to suggest that he was trying to conceal such an event.

    When I said: Yeah, I’m the guy, and this never happened, he said, You’re trying to hide what happened, because maybe it’s hard for you to accept, She said Kelmendi.

    He added that only after about two months, DeepSeek’s answers began to match more or less those offering Western Artificial Intelligence platforms.

    For more:

  • Syla: Threats with cyberattacks that we take as a state we can share with the EU ( VIDEOS)

    ECyber security expert Gonge Sayla has declared that Kosovo can share with the European Union threats to cyber attacks that could become state.

    In Rubikon of Kosovo, she has said that sharing these threats with the EU may also be necessary for European states, which may also face similar problems.  

    If the EU, along with America and other Western Balkan states, manage to sit down together, at least part of it would be safe, because we share all the same threats with the United States, Canada, Australia, and Australia.

    Sylaj has also spoken of how technology today is considered a problem and how it should be treated.  

    It’s not a five – person job, not five countries. The main problem is that technology is ordering us all, but it’s not considered a transnational, international problem to be treated together, it’s being treated at political boundaries. /I did. tv

  • Është publikuar traileri i sezonit të fundit të serialit "Emily in Paris"

    Është publikuar traileri i sezonit të fundit të serialit “Emily in Paris”

    Netflix ka publikuar trailerin e parë për sezonin e gjashtë dhe të fundit të “Emily in Paris”, i cili del më 24 dhjetor. Emily (Lily Collins) kujton ditët e saj të para në Paris, pastaj udhëton për në Greqi me Mindyn, ku takon përsëri Gabrielin.

    Traileri fillon me një rikthim në të kaluarën në episodet e para, kur Emily mbërrin në kryeqytetin francez, dhe më pas kalon nëpër momentet kulmore të kohës së saj në Evropë. Pas kësaj, Mindy (Ashley Park) e fton atë në një festë në Greqi, dhe ngjarja zhvendoset në jahte dhe bregdetin grek.

    Në një skenë, Emily takon Gabrielin (Lucas Bravo), marrëdhënien e saj prej vitesh që ndërpritet vazhdimisht, në treg. Traileri lë të kuptohet se ende ka ndjenja mes tyre.

    Sezoni i pestë përfundoi me ndarjen e Emily-t dhe Marcello-s. Gabrieli i dërgoi asaj një kartolinë duke e ftuar të bashkohej me të në Greqi, ku ai po punonte në jahtin e punëdhënësit të tij.

    – YouTube youtu.be

    Zgjedhja e fundit

    Sipas përshkrimit zyrtar të publikuar nga Netflix, Emily përballet me vendime në sezonin e ri që do ta vënë në provë besnikërinë e saj. Probleme të papritura në punë dhe ndryshime në marrëdhënie do ta detyrojnë të zgjedhë për herë të fundit midis karrierës, zemrës dhe jetës që ndërtoi në Paris.

    Përveç Greqisë, sezoni u xhirua në Monako dhe Paris. Seriali u krijua nga Darren Star.

    Në serial rikthehen edhe Philippine Leroy-Beaulieu (Sylvie), Samuel Arnold (Julien), Bruno Gouery (Luc), William Abadie (Antoine Lambert), Lucien Laviscount (Alfie), Minnie Driver (Princesha Jane) dhe Paul Forman (Nico).

    Seriali u shfaq premierë në tetor 2020 dhe u bë një nga hitet më të mëdha të Netflix. Në vitin 2021, u nominua për një Emmy dhe një Golden Globe për Serialin më të Mirë Komedi, dhe Lily Collins u nominua për një Golden Globe për Aktoren më të Mirë në një Komedi ose Muzikal. /Telegrafi/

  • Goditje e rëndë për “Gjelat”, konfirmohet mungesa e Mbappes kundër Italisë

    Goditje e rëndë për “Gjelat”, konfirmohet mungesa e Mbappes kundër Italisë

    Goditje e rëndë për “Gjelat”, konfirmohet mungesa e Mbappes kundër Italisë

    Kombëtarja e Francës, do të duhet të bëjë pa yllin e saj kryesor, Kylian Mbappe, në përballjen e ardhshme elektrizuese ndaj Italisë.

    Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga shtabi teknik i kombëtares franceze, me ç’rast sulmuesi i Real Madridit nuk do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë.

    Mungesa e sulmuesit vjen si një goditje e fortë taktike për strategun Didier Deschamps para kësaj sfide direkte të nivelit të lartë.

    Ylli francez nuk do të jetë pjesë e grumbullimit për këtë duel, derisa vendimi është marrë për të mos rrezikuar me gjendjen e tij fizike.

    Mungesa e kapitenit shihet si një minus i madh për “Gjelat”, të cilët duhet të kërkojnë fitoren ndaj rivalëve italianë pa kartën e tyre më të fuqishme sulmuese.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Heavy shot for the Turkeys, confirmed lack of Mbappes against Italy

    France’s national, will have to do without its main star, Kylyan Mbappe, in the upcoming electrification of Italy.

    The news has been officially confirmed by the French national technical headquarters, with Real Madrid’s attacker being unwilling to land in the field.

    The attacker’s absence comes as a strong tactical blow to the Didier Deschamps strategists before this direct high-level challenge.

    The French star will not be part of the gathering for this duel until the decision is made not to endanger his physical condition.

    The captain’s absence is seen as a big minus for the turkeys, who must seek victory over Italian rivals without their most powerful offensive card.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal