Category: Lajme

  • Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë një person i kërkuar për dhunim

    Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë një person i kërkuar për dhunim

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, më 11 nëntor, është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë një shtetas kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale të dhunimit.

    Sipas Policisë, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

    “Më datën 11.11.2026 është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë shtetasi i Kosovës, pasi i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, pasi ishte përfshirë në veprën penale të dhunimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Pas ekstradimit, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për procedura të mëtejshme ligjore.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare për parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.

    Burimi: RTKLive

  • A person wanted for violations from Switzerland in Kosovo

    Kosovo police have announced that on Wednesday, November 11th, a Kosovo citizen was extradited from Switzerland to Kosovo, who was wanted by international arrest warrant for the criminal act of rape.

    According to police, the extradition was carried out by the Directorate for International Police Co-operation, in co-ordination with relevant Kosovo Police units and justice institutions.

    On the date 1111.2026 has been extradited from Switzerland to Kosovo by the citizen of Kosovo, as the same was required under international arrest warrant issued by the institutions of justice of the Republic of Kosovo, after being involved in the criminal offence of Kosovo, police reports.

    Following the extradition, the suspect has been handed over to relevant units of the Regional Police Directorate in Gjilan for further legal procedures.

    Kosovo police have indicated that they will continue co-operation and exchange of information with local institutions, states and international organisations for prevention, investigation and discovery of criminal activities, as well as tracking and arresting wanted persons.

    Source Layer: RTKLive

  • Trepça pëson tjetër humbje nga skuadra greke

    Trepça pëson tjetër humbje nga skuadra greke

    Trepça pëson tjetër humbje nga skuadra greke

    Kampionja e Kosovës në basketboll, Trepça ka pësuar humbje edhe në përballjen e dytë nga Promitheas Patras.

    Mitrovicasit janë mposhtur në udhëtim nga skuadra greke me rezultat 81:71, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A të FIBA Europe Cup.

    Shkëputja e Promitheas Patras nisi menjëherë në fillim të 10 minutave të fundit dhe fitorja u takoi vendësve që kanë katër fitore e dy disfata. Trepça ka tri fitore e po aq humbje.

    Shown Jones me 15 pikë ishte realizuesi më i mirë te Trepça.

    Trepça duelin e radhës e luan më 18 nëntor ndaj Splitit në palestrën “Minatori”.

  • Trepca suffers loss from Greek squad

    KKosovo’s basketball amputation, Trepca, has also suffered losses in the second run by Promithas Patras.

    Mitrovicas have been defeated on a journey by the Greek team, with 81:71, in the valuable match for FIBA Group Europe Cup.

    Promithas Patras’ expulsion began immediately in the beginning of the last 10 minutes, and the victory met locals who have four defeats. Trepca has three wins and so is the loss.

    Show Jones at 15 points was the best realist on Trepca.

    The next duel takes place on November 18th against Split in the gym — the minister.

  • Zvicër, nivelet e ujit në Cyrih mbeten të ulëta, reshjet e shiut nuk po mjaftojnë për rikuperim

    Zvicër, nivelet e ujit në Cyrih mbeten të ulëta, reshjet e shiut nuk po mjaftojnë për rikuperim

    Thatësira vazhdon të ndikojë në liqenin e Cyrihut dhe rrjedhat ujore, pavarësisht reshjeve të ditëve të fundit. Autoritetet paralajmërojnë se nevojiten periudha më të gjata me shi për rikthimin e niveleve normale të ujit.

    Nivelet e ujit në liqenin e Cyrihut në Zvicër vazhdojnë të mbeten nën mesataren, ndërsa reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit nuk kanë sjellë përmirësimin e pritur.

    Sipas të dhënave më të fundit të autoriteteve kantonale, niveli i liqenit aktualisht është 405.4 metra mbi nivelin e detit.

    Kjo shënon një rritje prej nëntë centimetrash krahasuar me javën e kaluar, por mbetet 53 centimetra nën mesataren e regjistruar gjatë 35 viteve të fundit, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.

    Departamenti i Punëve Publike ka bërë të ditur se disa ditë me reshje nuk janë të mjaftueshme për të rikthyer situatën në normalitet. Për këtë nevojiten reshje të vazhdueshme për një periudhë më të gjatë kohore.

    Ndërkohë, shkarkimi i ujit nga liqeni i Cyrihut në lumin Limmat vazhdon të jetë i kufizuar në 20 metra kub në sekondë, masë kjo që është në fuqi që nga fillimi i muajit tetor.

    Ky kufizim lidhet me sezonin e shumimit të troftës. Sasia e ujit në Limmat është e rëndësishme për mbijetesën e peshqve, pasi ulja e mëtejshme e rrjedhës mund të shkaktojë tharjen e zonave ku vendosen vezët dhe rrezikimin e tyre.

    Situata mbetet një shqetësim për menaxhimin e burimeve ujore në Zvicër, ndërsa rikuperimi i niveleve të ujit pritet të varet nga reshjet e vazhdueshme në javët në vijim./Telegrafi/

  • Zbulohen prapaskenat e përplasjes në aeroplan mes dy yjeve të Man Utd pas humbjes nga Atletico Madridi

    Zbulohen prapaskenat e përplasjes në aeroplan mes dy yjeve të Man Utd pas humbjes nga Atletico Madridi

    Manchester Unitedi raportohet se është përballur me tensione të brendshme pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, me Lisandro Martinez dhe Youri Tielemans që thuhet se janë përplasur gjatë udhëtimit të kthimit drejt Anglisë.

    Sipas gazetës angleze Daily Mail, mosmarrëveshja mes dy futbollistëve ndodhi në aeroplan, pasi Martinez kishte kritikuar publikisht drejtuesit e klubit për mënyrën se si ishte zhvilluar merkatoja e verës.

    Mbrojtësi argjentinas kishte shprehur pakënaqësi me investimet e bëra nga klubi, duke vënë në pikëpyetje edhe punën e drejtorit të futbollit, Jason Wilcox.

    Sipas raportimit të gazetarit Chris Wheeler, komentet e bashkëlojtarit nuk i kishin pëlqyer Tielemansit, i cili kishte shprehur pakënaqësinë e tij gjatë fluturimit për në Manchester.

    Mesfushori belg kishte refuzuar të komentonte intervistën e Martinezit menjëherë pas ndeshjes, duke u përgjigjur shkurt: “Nuk kam koment për këtë”.

    Në deklaratat e tij, Martinez kishte argumentuar se Manchester Unitedi ka nevojë për investime më të mëdha nëse dëshiron të konkurrojë në nivelin më të lartë, pavarësisht përforcimeve të realizuara gjatë afatit kalimtar të verës.

    Këto zhvillime, sipas raportimit, kanë nxjerrë në pah tensionet e mundshme brenda skuadrës së drejtuar nga Michael Carrick, pas disfatës në Madrid.

    Manchester United u mposht 2-0 nga Atletico Madridi më 13 tetor, në ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

  • Rizvanolli paralajmëron dimër të vështirë, thotë se çmimi i energjisë në tregjet ndërkombëtare është rritur

    Rizvanolli paralajmëron dimër të vështirë, thotë se çmimi i energjisë në tregjet ndërkombëtare është rritur

    Rizvanolli paralajmëron dimër të vështirë, thotë se çmimi i energjisë në tregjet ndërkombëtare është rritur

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar një dimër me sfida të mëdha energjetike për Kosovën, pasi, sipas saj, çmimi i rrymës ka kapur shifrën e 500 eurove për megavat-orë në fillim të nëntorit. Situatën aktuale, ajo e ka krahasuar me krizën energjetike të vitit 2021, kur çmimet e tilla ishin regjistruar në kulmin e dimrit.

    Ministrja deklaroi se kjo rritje vjen si pasojë e luftës në Iran dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.

    Rizvanolli ka deklaruar se edhe Kosova po përballet me sfida, sidomos për shkak të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B, i cili është jashtë funksionit që nga 6 prilli për shkak të investimeve në elektrofiltra dhe sistemin e deazotizimit.

    Si masë për përballimin e situatës, ministrja ka bërë të ditur se janë rritur kapacitetet interkonektive me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për 350 megavat në total.

    Burimi: Insajderi

  • Rizvanolli warns difficult winter, says energy prices on international markets have increased

    Economy Minister Artane Rizvanolli has warned a winter of major energy challenges for Kosovo, as, according to her, the electricity price has seized 500 euros per megava-hour in early November. The current situation has compared it to the energy crisis of 2021, when such prices were recorded at the height of winter.

    The minister said this increase resulted from the Iran war and the blocking of the Hormuz Strait.

    Rizvanolli has declared that Kosovo is also facing challenges, especially because of the Kosovo B1 thermal power block Kosova B, which has been out of office since April 6th due to investments in electrofiltra and the deregulation system.

    As a move to cope with the situation, the minister has indicated that inter-conception capacities have increased with Albania, Montenegro and northern Macedonia for 350 megawatts total.

    Source Layer: Insander

  • Hoti: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj veteranëve amerikanë

    Hoti: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj veteranëve amerikanë

    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, me rastin e Ditës së Veteranëve Amerikanë, ka shprehur mirënjohje për shërbimin, përkushtimin dhe sakrificën e veteranëve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka theksuar se kjo ditë ka një domethënie të veçantë për popullin e Kosovës.

    “Kontributi vendimtar i Shteteve të Bashkuara në çlirimin e Kosovës më 1999 dhe angazhimi i vazhdueshëm i ushtarëve amerikanë për paqen dhe sigurinë në vendin tonë mbeten pjesë e pandashme e historisë dhe mirënjohjes sonë”, ka shkruar Hoti.

    Ai ka falënderuar veteranët amerikanë për shërbimin dhe sakrificën e tyre.

    “Faleminderit të gjithë veteranëve amerikanë për shërbimin dhe sakrificën tuaj. Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse!”, ka përfunduar Hoti.

     

    Burimi: RTKLive

  • Hoti: Kosovo will always be grateful to American veterans

    Minister of Labour, Family and Values of Liberation War Andy Hoti, on the occasion of American Veterans’ Day, has expressed gratitude for the service, dedication and sacrifice of veterans of the United States Armed Forces.

    Through a Facebook post, Hoti has stressed that this day has special meaning for the people of Kosovo.

    The United States’ crucial contribution to the liberation of Kosovo in 1999 and the continued commitment of American soldiers to peace and security in our country remain an integral part of our history and gratitude, Hoti wrote.

    He has thanked American veterans for their service and sacrifice.

    Thank you all American veterans for your service and sacrifice. Kosovo will always be grateful!

     

    Source Layer: RTKLive