Category: Lajme

  • After rejecting him, Benita offended Claude

    Ex-Big Brother V residence IP Kosova 4ʹ, Benita Zena, during an interview has been asked if she has repented of the feelings and interest she had shown to Clyde during her time of format.

    She implied that favoring Claude was not necessarily an interest that he would have had outside the format, attributing it to the atmosphere created inside his home.

    Since I’ve been out of Bigut and I see who I’ve expressed favor with, sometimes this drink likes you. It was the effect of isolation, because it wasn’t my preference, she said.

    Source Layer: Insander

  • Kurti pas takimit me Macronin: Diskutuam për integrimin evropian të Kosovës dhe sigurinë në rajon

    Kurti pas takimit me Macronin: Diskutuam për integrimin evropian të Kosovës dhe sigurinë në rajon

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée në Paris.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për mundësitë e reja të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës, integrimin euroatlantik të Kosovës dhe sigurinë në rajon.

    Ai ka thënë se në takim ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Francës për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Kurti ka bërë të ditur se ka shprehur vlerësimin edhe për nismën e Macronit për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet që lidhen me përdorimin e teknologjisë.

    Sipas tij, kjo çështje ishte në qendër të Forumit të Paqes në Paris, ku Kosova iu bashkua Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, që synon mbrojtjen e mirëqenies, të drejtave dhe të ardhmes së brezave të rinj.

    Kurti ka theksuar se Kosova dhe Franca do të vazhdojnë bashkëpunimin për paqe, zhvillim ekonomik dhe një të ardhme të përbashkët evropiane.

    Burimi: Dukagjini

  • Kurti after meeting with Macron: Discussing Kosovo’s European integration, security in region

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has announced he met with France’s president, Emmanuel Macron, at the Élysée Palace in Paris.

    Through a Facebook post, Kurti has indicated that during the meeting they have discussed new possibilities of co-operation between Kosovo and France, Kosovo’s Euro-Atlantic integration and security in the region.

    He has said he has stressed the importance of France’s support for obtaining candidate status and opening membership negotiations in the European Union at the meeting.

    Kurt has also announced that he has expressed appreciation for the Macron initiative to protect children from the dangers associated with technology.

    According to him, this issue was at the centre of the Paris Peace Forum, where Kosovo joined the Political Declaration of the Children’s Summit, aimed at protecting the welfare, rights and future of new generations.

    Kurti has stressed that Kosovo and France will continue co-operation for peace, economic development and a common European future.

    Source Layer: Dukeagini

  • Biden thotë se nuk do të kishte vazhduar fushatën për President nëse do ta dinte se kishte kancer

    Biden thotë se nuk do të kishte vazhduar fushatën për President nëse do ta dinte se kishte kancer

    Ish-presidenti Joe Biden tha në një intervistë të publikuar të mërkurën se performanca e tij në debatin me Donald Trump-in në vitin 2024 “nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe” dhe se ai nuk do të kishte kërkuar një mandat të dytë nëse do ta dinte se vuante nga kanceri.

    Intervista për revistën PEOPLE vjen pak para publikimit të librit me kujtime presidenciale të Biden-it, “Promise Me, America”, që do të dalë javën e ardhshme.

    Debati i korrikut 2024, gjatë të cilit Biden u shfaq i hutuar dhe pati vështirësi në artikulimin e argumenteve për një mandat tjetër, çoi përfundimisht në tërheqjen e presidentit nga gara dhe mbështetjen e zëvendëspresidentes së tij, Kamala Harris, vetëm 107 ditë para zgjedhjeve të vitit 2024.

    Performanca e tij në debat bëri gjithashtu që bashkëshortja e tij, Zonja e Parë Jill Biden, të mendonte se presidenti po pësonte goditje në tru.

    Megjithatë, në intervistën e re, Biden e minimizoi ndikimin e këtij episodi.

    “Shikoni, nuk njoh askënd që nuk ka bërë ndonjë gabim në një debat”, tha Biden në intervistën për PEOPLE. “Për mua, kjo nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe. Së pari, mendoja se do të kishte një debat tjetër, gjë që nuk ndodhi. Por, pavarësisht faktit se nuk pati një debat tjetër, kjo nuk më shqetësoi, sepse nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe”.

    Një debat i dytë, i planifikuar për në shtator, u zhvillua, por mes Harris-it dhe Trump-it.

    Ish-presidenti u diagnostikua me një formë agresive të kancerit të prostatës vetëm katër muaj pasi u largua nga detyra.

    Ai pranoi se ishte ndjerë “shumë keq” para se të mësonte për kancerin dhe shtoi se nuk do të kishte ndërmarrë një fushatë tjetër për Shtëpinë e Bardhë nëse do ta dinte se ishte i sëmurë.

    “Nëse do ta kisha ditur se po ndihesha keq sepse kisha kancer, do të isha tërhequr. Nuk do të kisha vazhduar, sepse nuk mendoj se një burrë 80-vjeçar me kancer duhet të kandidojë për (president)”, tha ai.

    “Por nuk ishte kështu… Besoj se, në mënyrë objektive, isha personi më i përshtatshëm për ta kryer këtë detyrë”.

    Ai tha se e vuri publikun në dijeni për diagnozën e tij “në momentin që e morëm vesh” dhe mohoi ta ketë fshehur të vërtetën rreth gjendjes së tij shëndetësore gjatë presidencës.

    “…Mendoj se është e rëndësishme që një udhëheqës kombëtar, si presidenti, t’u bëjë të ditur njerëzve se ai përballet me të njëjtat vështirësi me të cilat përballen shumë qytetarë amerikanë”.

    Libri i Bidenit do të publikohet të martën e ardhshme. Ai ka deklaruar se sëmundja e kancerit do ta kufizojë mundësinë e tij për ta promovuar atë. /Telegrafi/

  • Mbrojtësit nuk po gjejnë ilaç, Lutfi Dalipi dhe Samuel Krasniqi po bëjnë namin në Zvicër

    Mbrojtësit nuk po gjejnë ilaç, Lutfi Dalipi dhe Samuel Krasniqi po bëjnë namin në Zvicër

    Lutfi Dalipi dhe Samuel Krasniqi po shkëlqejnë në kampionatin zviceran, ku janë shndërruar në futbollistin më të suksesshëm në sezonin 2026/27.

    Sulmuesi 20-vjeçar i FC Vaduzit kryeson renditjen zyrtare të Superligës zvicerane me 36 driblime të suksesshme, duke lënë pas emra të njohur të kampionatit.

    Dalipi ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm deri më tani, pasi përveç aftësive në lojën një kundër një, ka qenë vendimtar edhe në repartin ofensiv. Ai ka realizuar pesë gola dhe ka dhënë nëntë asistime, duke kryesuar edhe renditjen e asistuesve më të mirë të kampionatit.

    Pas tij renditet Umeh Emmanuel i Zurichut me 35 driblime të suksesshme. Sulmuesi nigerian ka realizuar gjashtë gola këtë sezon dhe është një prej futbollistëve kryesorë në fazën sulmuese të skuadrës së tij.

    Podiumi plotësohet nga Alvyn Sanches i Young Boys me 31 driblime, ndërsa në vendin e katërt gjendet një tjetër talent me prejardhje nga Kosova, Samuel Krasniqi i Grasshoppersit, me 27 driblime të suksesshme.

    Pesëshen e parë e mbyll Aliou Balde i St. Gallenit me 24 driblime.

    Në dhjetëshen e parë gjenden edhe Matteo Di Giusto i Luzernit, Mathis Lambourde i Servettes, Winsley Boteli i Sionit dhe Noah Reichmuth i Thunit.

    Dalipi, i cili është pjesë e Young Boys dhe luan si i huazuar te Vaduz, po tërheq vëmendjen edhe të klubeve të tjera evropiane. Së fundmi, interesim për të ka shfaqur edhe RB Leipzig, ndërsa më herët në garë ishin përmendur Fiorentina, Real Betis dhe SC Braga.

    10 futbollistët me më së shumti driblime të suksesshme në Superligën zvicerane:

    1. Lutfi Dalipi (Vaduz) – 36

    2. Umeh Emmanuel (Zurich) – 35

    3. Alvyn Sanches (Young Boys) – 31

    4. Samuel Krasniqi (Grasshoppers) – 27

    5. Aliou Balde (St. Gallen) – 24

    6. Matteo Di Giusto (Luzern) – 21

    7. Mathis Lambourde (Servette) – 19

    8. Winsley Boteli (Sion) – 19

    9. Noah Reichmuth (Thun) – 19

    10. Samuel Essende (Young Boys) – 20./Telegrafi/

  • Ekskluzive | Një tjetër shpërthim i municionit turk në armën amerikane MK-19, i lënduar edhe një pjesëtar i forcave elitare

    Ekskluzive | Një tjetër shpërthim i municionit turk në armën amerikane MK-19, i lënduar edhe një pjesëtar i forcave elitare

    Ekskluzive | Një tjetër shpërthim i municionit turk në armën amerikane MK-19, i lënduar edhe një pjesëtar i forcave elitare

    Problemet me municionin 40-milimetërsh turk, të përdorur në granatahedhësin automatik amerikan MK-19, nuk janë të izoluara. Një tjetër incident i ngjashëm kishte ndodhur edhe në muajin qershor të këtij viti, disa muaj para rastit të shtatorit në Babaj të Bokës.

    Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga incidenti i qershorit, ku shihet momenti kur municioni 40-milimetërsh shpërthen brenda tytës së granatahedhësit automatik amerikan MK-19.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, si pasojë e këtij incidenti është lënduar edhe një pjesëtar i forcave elitare.

    Në video shihet momenti i shkrepjes, kur në vend të daljes normale të municionit nga arma, ndodh një shpërthim i fuqishëm brenda tytës, i përcjellë me tym dhe reagim të menjëhershëm nga personat e pranishëm.

    Ky rast ngre edhe më shumë pikëpyetje për sigurinë e municionit turk që është përdorur gjatë ushtrimeve ushtarake.

    Ajo që e bën edhe më shqetësues këtë zhvillim është fakti se bëhet fjalë për një problem që, sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, ishte shfaqur muaj më herët dhe jo për një incident të vetëm apo të rastësishëm.

    Pavarësisht incidentit të qershorit dhe shqetësimeve që lidhen me funksionimin e këtij municioni, përdorimi i tij kishte vazhduar edhe më tej, derisa në muajin shtator ndodhi një tjetër shpërthim i ngjashëm në Babaj të Bokës, duke rrezikuar jetën e një pjesëtari të FSK-së.

    Pra, bëhet fjalë për një problem të përsëritur, për të cilin duket se nuk janë ndërmarrë masa të mjaftueshme për të parandaluar incidente të tjera.

    Nëse problemet ishin evidentuar që në qershor dhe një pjesëtar i forcave elitare ishte lënduar, shtrohet pyetja se përse municioni ka vazhduar të përdoret edhe më tej dhe kush mban përgjegjësi për mosparandalimin e një rreziku të tillë.

    Pamjet e siguruara nga Sinjali dëshmojnë momentin e shpërthimit brenda tytës së armës, ndërsa përsëritja e rasteve e kthen çështjen nga një incident i veçuar në një problem serioz të sigurisë që kërkon hetim dhe përgjegjësi institucionale.

    Për këtë çështje, emisioni hulumtues „Dosja“ është duke zhvilluar një hulumtim të detajuar, me synimin për të zbardhur rrethanat e incidenteve, zinxhirin e përgjegjësisë dhe arsyet se përse, pavarësisht rasteve të mëhershme, nuk janë ndërmarrë masa për të parandaluar përsëritjen e tyre.

    Siguria e pjesëtarëve të forcave elitare nuk mund të lihet në rrezik nga përdorimi i municionit për të cilin ka pasur paralajmërime dhe incidente të përsëritura.

    Pretendimet për defektet e municionit, lëndimin e pjesëtarit, trajtimin e paralajmërimeve dhe përgjegjësinë institucionale kërkojnë konfirmim nga autoritetet përkatëse.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive another blast of Turkish ammunition into the American MK-19 gun, injured another member of elite forces.

    Problems with Turkey’s 40-mile ammunition, used in US machine grenade launcher MK-19, are not isolated. Another similar incident had occurred in June of this year, several months before the September case in Boca’s Babai.

    The signal newspaper has provided images from the June incident, where the 40-millimeter ammunition explodes within the barrel of US machine grenade launcher MK-19.

    According to information provided by the signal, a member of the elite has also been injured as a result of this incident.

    The moment of the shooting is seen in the video when, instead of the normal exit of ammunition from the weapon, there is a powerful explosion inside the barrel, conveyed with smoke and immediate reaction by those present.

    The case raises even more questions about the security of Turkish ammunition used during military exercises.

    What makes this development even more disturbing is the fact that it is a problem that, according to information provided by the signal, had appeared months earlier and not a single or random incident.

    Despite the June incident and concerns related to the functioning of this ammunition, its use had continued further until another similar explosion occurred in Boka’s Baba, jeopardising the life of an KSF member.

    So it’s about a recurring problem that doesn’t seem to have been taken enough to prevent other incidents.

    If the problems were recorded since June and a member of the elite forces were injured, the question is why the ammunition has continued to be used further and who is responsible for failing to prevent such a danger.

    The images provided by the signal testify to the moment of the explosion within the gun barrel, while repeating cases turns the matter from an isolated incident to a serious security problem requiring investigation and institutional responsibility.

    On this issue, the investigative show “Dosia” is conducting detailed research, with the aim of whiteling the circumstances of incidents, chain of responsibility, and why, despite previous cases, no measures have been taken to prevent their repetition.

    The security of members of the elite forces cannot be put at risk by the use of ammunition for which repeated warnings and incidents have been made.

    Claims of ammunition defects, member injuries, treatment of warnings and institutional responsibility require confirmation by relevant authorities.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Cilësia dhe siguria në shëndetësi, në fokus të konferencës në Prishtinë

    Cilësia dhe siguria në shëndetësi, në fokus të konferencës në Prishtinë

    Cilësia e shërbimeve shëndetësore, siguria e pacientëve dhe besimi i qytetarëve në institucionet shëndetësore ishin në qendër të diskutimeve në hapjen e Konferencës së Parë Ndërkombëtare për Cilësinë e Shërbimeve Shëndetësore, të mbajtur të mërkurën në Prishtinë.

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, tha se cilësia në shëndetësi nuk matet vetëm me infrastrukturë dhe pajisje moderne, por mbi të gjitha me profesionalizmin e personelit shëndetësor dhe rezultatet e trajtimit të pacientëve.

    Ajo theksoi se qytetarët presin të marrin shërbimin e duhur mjekësor në kohën e duhur, të dëgjohen dhe të trajtohen me dinjitet e siguri.

    Sipas Shiroka-Pulës, besimi i qytetarëve në sistemin shëndetësor ndërtohet përmes shërbimeve të sigurta, të qasshme dhe cilësore, ndërsa për këtë nevojiten standarde të larta, përkushtim i vazhdueshëm dhe bashkëpunim institucional.

    Presidentja vlerësoi edhe mbështetjen e Zvicrës në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë, duke përmendur projektet për kujdes shëndetësor cilësor dhe të qasshëm, si dhe integrimin e shërbimeve në nivelet parësor, dytësor dhe terciar.

    Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm shëndetësor nuk varet vetëm nga investimet në infrastrukturë, pajisje dhe teknologji, por kryesisht nga ofrimi i shërbimeve profesionale, të sigurta dhe të përqendruara në nevojat e pacientëve.

    Ai e cilësoi cilësinë si përkushtim të vazhdueshëm të profesionistëve shëndetësorë ndaj pacientëve dhe profesionit të tyre.

    Vitia theksoi se zhvillimi i sistemit shëndetësor është proces që kërkon angazhim dhe bashkëpunim, pasi, sipas tij, asnjë institucion apo shtet nuk mund t’i përballojë i vetëm sfidat në këtë fushë.

    Ministri tha se Kosova mbetet e përkushtuar në avancimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore, në bashkëpunim me profesionistët, institucionet vendore, partnerët ndërkombëtarë dhe komunitetin akademik.

    Rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në këtë sektor e theksoi edhe ambasadorja zvicerane, Anne-Lise Cattin Hennin.

    Ajo tha se qasja në kujdes shëndetësor është thelbësore, por nuk mjafton nëse pacientët nuk mund të mbështeten në shërbime të sigurta, efektive dhe që u përgjigjen nevojave të tyre.

    Ambasadorja përmendi mbështetjen e Zvicrës përmes projekteve për kujdesin shëndetësor cilësor dhe të qasshëm, si dhe shërbimet e integruara shëndetësore, të cilat synojnë përmirësimin e cilësisë së kujdesit dhe orientimin e sistemit drejt pacientit.

    Sipas saj, përmes këtij bashkëpunimi është mbështetur edhe zhvillimi i sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe forcimi i kapaciteteve institucionale.

    Cattin Hennin theksoi se përmirësimi i cilësisë nuk përfundon me vendosjen e standardeve dhe procedurave, por kërkon krijimin e një kulture të përgjegjësisë së përbashkët, ku përfshihen politikëbërësit, menaxherët dhe profesionistët shëndetësorë.

    Konferenca e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë po mbahet nën moton “Investojmë në cilësi – Ndërtojmë besim”. Punimet profesionale vazhdojnë edhe më 12 nëntor, me pjesëmarrjen e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë. 

    Burimi: RTKLive

  • Spanja përballet me ndërprerje të mëdha nga greva e parë e përgjithshme në 14 vjet

    Spanja përballet me ndërprerje të mëdha nga greva e parë e përgjithshme në 14 vjet

    Transporti dhe shërbimet publike në Spanjë janë përballur me ndërprerje të mëdha të mërkurën, për shkak të grevës së parë të përgjithshme pas 14 vjetësh, të thirrur nga sindikatat kryesore për të kundërshtuar krizën e banimit dhe rritjen e kostos së jetesës.

    Protesta janë mbajtur në disa qytete të vendit, përfshirë Madridin dhe Barcelonën, ku dhjetëra mijëra qytetarë kanë marshuar gjatë orëve të mbrëmjes.

    Spanja pritet të mbajë zgjedhjet parlamentare më 29 nëntor.

    Kreu i sindikatës së madhe UGT, Pepe Álvarez, e ka cilësuar grevën si të suksesshme, duke thënë se pjesëmarrja ishte masive. Edhe Unai Sordo, nga sindikata CC OO, ka deklaruar se pjesëmarrja ishte shumë e konsiderueshme.

    Megjithatë, Konfederata Spanjolle e Organizatave të Biznesit ka vlerësuar se pjesëmarrja ishte e ulët dhe e pabarabartë, varësisht nga rajonet dhe sektorët e përfshirë.

    Ndërprerjet më të mëdha janë regjistruar në qendrat kryesore industriale të Madridit dhe në Katalonjë, në verilindje të vendit, ku trafiku është bllokuar në disa rrugë kryesore.

    Ministria e Brendshme ka njoftuar se dhjetëra persona janë arrestuar për incidente të ndryshme. Ndërkohë, mediat spanjolle kanë raportuar edhe për sulme ndaj zyrave të agjencive të patundshmërive.

    Greva u organizua pas protestave të gjera kundër çmimeve të papërballueshme të banesave dhe rritjes së kostos së jetesës. Pakënaqësia u shtua veçanërisht pas dëbimit nga banesa të 87-vjeçares Maricarmen Abascal, e cila kishte jetuar për shtatë dekada në një apartament në Madrid. Ajo ndërroi jetë në spital disa javë më vonë.

    Çmimet e qirave në kryeqytetin spanjoll janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Sipas portalit të patundshmërive Idealista, qiraja mujore për një apartament prej 50 metrash katrorë në Madrid ishte mesatarisht 1.170 euro në tetor.

    Ndërkohë, paga mesatare mujore bruto në Spanjë është rreth 2.460 euro. Kjo do të thotë se qiraja për një apartament të tillë përbën pothuajse gjysmën e pagës mesatare bruto, shumë mbi nivelin prej 30 për qind që ekspertët e banimit dhe institucionet publike e konsiderojnë të përballueshëm.

    Kryeministri socialist, Pedro Sánchez, shpalli zgjedhje të parakohshme muajin e kaluar, pasi parlamenti nuk arriti ta miratonte planin e tij për reformën në sektorin e banimit.

    Greva e fundit e përgjithshme në Spanjë ishte mbajtur në vitin 2012, gjatë qeverisjes së konservatorit Mariano Rajoy.

    Ndryshe nga grevat e mëparshme, të cilat zakonisht kanë ushtruar presion mbi qeverinë në pushtet, këtë herë Sánchez dhe ministrat e tij kanë shprehur mbështetje për protestuesit, madje duke i inkurajuar punëtorët të ndërpresin punën dhe të kërkojnë banesa të përballueshme.

    Në një reagim në rrjetet sociale, Sánchez ka kujtuar se të drejtat e punëtorëve, pensionet dhe shërbimet publike shëndetësore janë arritur përmes angazhimit kolektiv, duke vlerësuar pjesëmarrësit në grevat e mëparshme.

    Në anën tjetër, Partia Popullore konservatore (PP) e ka akuzuar qeverinë se po përpiqet ta shfrytëzojë grevën për përfitime elektorale.

    Kreu i kësaj partie, Alberto Núñez Feijóo, e ka cilësuar grevën si të pakuptimtë, ndërsa sindikatat i ka quajtur me gjuhë fyese. Zëdhënësi i partisë, Miguel Tellado, ka akuzuar qeverinë se po e përdor grevën për t’i paralajmëruar votuesit kundër formimit të një qeverie të djathtë, e cila aktualisht shihet si skenari më i mundshëm pas zgjedhjeve të 29 nëntorit.

    Sánchez, duke iu përgjigjur kritikave, ka deklaruar për televizionin spanjoll se ajo që është e pakuptimtë është vënia në pikëpyetje e të drejtës së punëtorëve për të bërë grevë.

    Një tjetër tregues i ndikimit të grevës është edhe konsumi i energjisë elektrike në sektorin industrial. Sipas të dhënave të operatorit Red Eléctrica, konsumi i energjisë në Spanjë ka rënë për 7.5 për qind gjatë orëve të para të së mërkurës.

    Në grevën e fundit të përgjithshme, 14 vjet më parë, rënia e konsumit të energjisë elektrike kishte qenë mbi 15 për qind.

    Burimi: Dukagjini

  • Mashtrimi disavjeçar: Mijëra euro huq për viza të rreme gjermane (VIDEO)

    Mashtrimi disavjeçar: Mijëra euro huq për viza të rreme gjermane (VIDEO)

    Mashtrimi disavjeçar: Mijëra euro huq për viza të rreme gjermane (VIDEO)

    Paratë i dha me nijetin e mirë, por në këmbim mori veç mashtrimin.

    Një banor nga Hogoshti i Kamenicës pretendon se ra në lajthitje nga L.I., pasi i dha një shumë të majme parash t’ia siguronte një termin për vizë pune në Gjermani, tetorin e vitit 2023, raporton Klan Kosova.

    Krejt këtë skemë, i dyshuari e përgatiti mjaft mirë, duke i përcjellë këtij secilin informacion përmes komunikimeve elektronike.

    Të dyshuarin pohon se e njoftoi përmes rrjeteve sociale. Madje, ky nuk është i vetmi që ra pre e këtij mashtrimi. Veç nga ky fshat pësuan gati 10 persona, por jo të gjithë e lajmëruan rastin në polici.

    3 vjet pas kësaj, ruajtësit e rendit e arritën ta arrestojnë të dyshuarin dhjetëra kilometra larg.

    Viktimat bënë me dije se janë në pritje që organet e rendit të veprojnë dhe paratë e tyre t’u kthehen.

    Ndiqeni të plotë kronikën në vijim: