Category: Lajme

  • Përqafime e ledhatime mes Rronit dhe Norës në Big Brother VIP Kosova 5

    Përqafime e ledhatime mes Rronit dhe Norës në Big Brother VIP Kosova 5

    Duket se në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” kanë filluar të shfaqen shkëndijat e para të afrimitetit mes dy banorëve.

    Bëhet fjalë për trajnerin e fitnesit, Rron Isufit, dhe këngëtaren Nora Tushi, të cilët kohëve të fundit janë parë gjithnjë e më të afërt me njëri-tjetrin.

    Ishte fillimisht Rroni ai që mori iniciativën për t’iu afruar këngëtares, duke e përqafuar para se të shkonte për të fjetur. Por afrimiteti mes tyre nuk u ndal me kaq, pasi ai u shfaq edhe duke flirtuar me Norën.

    Momente të tjera të afërsisë mes dyshes u vunë re edhe gjatë realizimit të provës javore. Në një moment, Nora shihej duke ia mbajtur duart në faqe Rronit, përpara se ky i fundit ta tërhiqte në një përqafim.

    Këto momente kanë nxitur kureshtje nëse mes dy banorëve mund të jetë duke lindur diçka më shumë sesa një miqësi.

    Mbetet të shihet nëse afrimiteti mes Rronit dhe Norës do të vazhdojë të marrë tjetër drejtim gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

  • Zelensky do të takohet me të dërguarit amerikanë në Dublin pas bisedimeve në Rusi

    Zelensky do të takohet me të dërguarit amerikanë në Dublin pas bisedimeve në Rusi

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se do të takohet të enjten në Dublin me të dërguarit e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pas bisedimeve të planifikuara të tyre në Rusi.

    Në një postim në platformën sociale amerikane X, Zelensky tha se negociatat në Abu Dhabi, ku morën pjesë përfaqësues të Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë, u përqendruan në përgatitjet për një shkëmbim të ri të të burgosurve, garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe format më të gjera diplomatike që përfshijnë partnerët evropianë.

    “Më pas, përfaqësuesit amerikanë do të shkojnë në Rusi dhe pas këtyre bisedimeve, ne do të koordinojmë edhe një herë qëndrimet tona dhe do të përcaktojmë se cilët hapa të mëtejshëm janë të mundshëm. Do të takohemi me ta nesër në Dublin”, tha ai.

    Zelensky përsëriti se përparësi e Ukrainës është përfundimi i luftës “sa më shpejt të jetë e mundur” përmes një paqeje dinjitoze, duke theksuar se Evropa duhet të përfshihet në çdo fazë të procesit diplomatik.

    Ai gjithashtu i bëri thirrje Washingtonit të mbajë qëndrim të vendosur dhe të shtojë presionin ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftës, të cilën, sipas tij, e ka nisur Rusia.

    “Është thelbësore që Shtetet e Bashkuara të mbajnë një qëndrim të fortë dhe të ushtrojnë ndikim mbi burimin e kësaj lufte – pra Rusinë – në mënyrë që Rusia t’i japë fund luftës që ka nisur vetë”, tha ai. /AA/

  • Vuçiq sulmon Listën Studentore për Kosovën: Nuk duan bashkëpunim me Listën Serbe

    Vuçiq sulmon Listën Studentore për Kosovën: Nuk duan bashkëpunim me Listën Serbe

    Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar përfaqësuesit e Listës Studentore, duke vënë në pikëpyetje qëndrimet e tyre për Kosovën dhe raportet me Listën Serbe.

    Në një konferencë për media, Vuçiq tha se është veçanërisht i shqetësuar për zhvillimet që lidhen me komunitetin serb në Kosovë, ndërsa akuzoi përfaqësuesit e Listës Studentore se nuk kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Sipas tij, Kurti kishte deklaruar se do të shihej cili do të ishte qëndrimi i pushtetit të ardhshëm në Serbi dhe nëse ai do ta njihte pavarësinë e Kosovës.

    “Ata nuk iu përgjigjën as për një sekondë Kurtit, i cili tha: ‘Do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i pushtetit të ri dhe nëse do ta njohë pavarësinë e Kosovës’. Për këtë nuk ka përgjigje”, deklaroi Vuçiq.

    Presidenti serb kritikoi edhe një përfaqësues të Listës Studentore për Kosovën, duke pretenduar se ai nuk ka lidhje të drejtpërdrejta me territorin dhe se e ka vizituar vetëm 3 herë gjatë jetës.

    “Ai prezantohet gjithandej si përfaqësues i Listës Studentore për Kosovën, ndërkohë që vetë ka qenë në Kosovë gjithsej 3 herë gjatë jetës së tij. Nuk ka asnjë lidhje me Kosovën dhe as nuk jeton atje”, u shpreh Vuçiq.

    Ai e akuzoi këtë përfaqësues se kundërshton bashkëpunimin me Listën Serbe, subjektin politik që gëzon mbështetjen e Beogradit.

    “E di shumë mirë se nuk dëshiron të bashkëpunojë me Listën Serbe. E di shumë mirë se nuk dëshiron të bashkëpunojë me përfaqësuesit e popullit serb. Po ashtu, e di shumë mirë se si do të veprojnë Kurti dhe të tjerët”, tha presidenti serb.

    Vuçiq u bëri thirrje përfaqësuesve të Listës Studentore që t’i përgënjeshtrojnë pretendimet e tij.

    “Do të ishte mirë që t’i përgënjeshtronit këto. Me kënaqësi do t’i pranonim lajme të tilla, sepse ne u gëzohemi sukseseve të Serbisë dhe mbijetesës së saj, e jo fatkeqësive dhe lajmeve të këqija për vendin tonë”, përfundoi ai.

  • Vuciq attacks Student List for Kosovo: Do Not Want Co-operation with Serbian List

    Serbia’s former president, Aleksandar Vuciq, has criticised representatives of the Student List, questioning their positions on Kosovo and reports with the Serbian List.

    At a media conference, Vucic said he is particularly concerned about developments related to the Serb community in Kosovo, while accusing representatives of the Student List of failing to react to Kosovo Prime Minister Albin Kurti’s statements.

    According to him, Kurti had declared that it would be seen what the future position of power in Serbia would be and whether he would recognise Kosovo’s independence.

    They didn’t answer Kurt for a second, who said: We will see what the position of new power will be and whether it will recognise Kosovo’s independence. That’s why there’s no answer, Vuciq said.

    The Serbian president also criticised a representative of the Student List for Kosovo, claiming that he has no direct links to territory and that he has only visited him 3 times during his life.

    He is represented everywhere as representative of the Student List for Kosovo, while he himself has been in Kosovo a total of 3 times during his lifetime. There is no connection to Kosovo, nor does Vuciq live there, said.

    He accused this representative of rejecting co-operation with the Serbian List, the political subject enjoying Belgrade’s support.

    I know very well that he does not want to cooperate with the Serbian List. I know very well that he does not want to co-operate with representatives of the Serbian people. Also, I know very well how Kurt and others will act, the Serbian president said.

    Vuciq called on representatives of the Student List to deny his claims.

    You’d better deny it. We would be happy to accept such news, because we rejoice in Serbia’s successes and survival, not misfortunes and bad news for our country, he concluded.

  • FSK reagon pas raportimit ekskluziv të Sinjalit: Ushtari ka pësuar lëndime të lehta

    FSK reagon pas raportimit ekskluziv të Sinjalit: Ushtari ka pësuar lëndime të lehta

    FSK reagon pas raportimit ekskluziv të Sinjalit: Ushtari ka pësuar lëndime të lehta

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar publikisht pas raportimit ekskluziv të Gazetës Sinjali lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur gjatë ushtrimeve ushtarake në poligonin e Babajt të Bokës, ku shpërthimi i municionit 40-milimetresh turk brenda granatahedhësit automatik amerikan MK-19 rrezikoi jetën e një ushtari kosovar.

    Në komunikatën e saj zyrtare, FSK e ka konfirmuar incidentin, duke sqaruar se rasti ka ndodhur më herët gjatë trajnimeve ushtarake dhe se pjesëtari i saj ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

    Nga FSK theksojnë se trajnimet me municion luftarak bartin në vete rrezikshmëri të lartë, por pretendojnë se merren të gjitha masat paraprake për menaxhimin e rrezikut, përfshirë pajisjet mbrojtëse individuale dhe kolektive.

    Po ashtu, sipas procedurave standarde në fuqi, FSK njofton se çdo aktiviteti i bashkëngjiten ekipet mjekësore për evakuim potencial, duke garantuar se të gjitha masat e zbatuara janë në linjë me standardet e mbrojtjes të NATO-s.

    “FSK është e vetëdijshme që profesioni ushtarak përbën në vete një rrezikshmëri të lartë në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor. Megjithatë, në relacion me nivelin e aktiviteteve, numri i aksidenteve mbetet i vogël për shkak të masave të sigurisë,” thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

    Kujtojmë se Sinjali publikoi me pamje incidentin e ndodhur në muajin shtator, derisa burime brenda ushtrisë ngritën shqetësime se i njëjti municion turk kishte shfaqur defekte edhe në raste të tjera të mëparshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • KSF reacts after exclusive signal reporting: The soldier has suffered minor injuries

    The Kosovo Security Force has reacted publicly after the Special Reporting of the Signal Journal over the serious incident taking place during military exercises at the Boka Father range, where the explosion of the 40-mile Turkish ammunition within the US automatic grenade launcher MK-19 risked the life of a Kosovo soldier.

    In its official communiqué, the KSF has confirmed the incident, clarifying that the case occurred earlier during military training and that its member has suffered only minor injuries.

    From the KSF stress that training with militant ammunition carries high risk to itself, but claim all precautions are taken for risk management, including individual and collective safety equipment.

    And according to standards in force, The KSF reports that any activity joins the medical teams for potential evacuation, ensuring that all measures implemented are in line with NATO defence standards.

    ) The KSF is aware that the military profession poses in itself a high risk in fulfilling the constitutional and legal mission. However, in response to the level of activities, the number of accidents remains small because of security measures, it is said among other things in their response.

    We remember that the signal published the incident in September, until sources within the military raised concerns that the same Turkish ammunition had shown defects in other previous cases.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

    Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

    Në konferencën për media para kësaj ndeshje, Maran ka thënë se nga ajo që ka parë gjatë grumbullimit, futbollistët janë të motivuar dhe të gatshëm për të dhënë më të mirën në fushë.

    Ai ka theksuar se skuadra duhet ta tregojë në lojë krenarinë dhe përgjegjësinë që sjell përfaqësimi i Shqipërisë.

    “Ne duhet të jemi të aftë ta përcjellim në fushë këtë krenari, këtë mbështetje dhe këtë përkushtim, duke e bërë me shumë përgjegjësi, sepse përfaqësojmë diçka të rëndësishme dhe këtë e dimë shumë mirë”, ka deklaruar Maran.

    Optimizëm para kësaj sfide ka shprehur edhe Ardian Ismajli, i cili ka thënë se Shqipëria është përgatitur shumë mirë dhe se synimi është përfundimi në vendin e parë në grup.

    “E dimë rëndësinë. E kemi obligim për vendin e parë. Jemi ekip më kualitativ se të gjithë në grupin tonë, por duhet ta dëshmojmë në fushë”, ka thënë Ismajli.

    Mbrojtësi shqiptar është ndalur edhe te ndeshja e parë kundër Finlandës, duke vlerësuar se Shqipëria kishte zhvilluar një nga paraqitjet më të mira të viteve të fundit, por kartoni i kuq kishte ndikuar në rrjedhën e takimit.

    Ai ka theksuar se Shqipëria vazhdon të jetë në vendin e parë dhe se fati i saj është në duart e veta.

    “Gjithçka varet nga ne dhe shpresojmë që ta mbarojmë ashtu siç kemi filluar”, ka thënë Ismajli.

    Burimi: RTKLive

  • ​Ia grabiti 115 euro dhe e sulmoi me thikë, dënohet me 7 vjet burgim në Gjakovë

    ​Ia grabiti 115 euro dhe e sulmoi me thikë, dënohet me 7 vjet burgim në Gjakovë

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 7 vjet burgim dhe 500 euro gjobë të pandehurin A.M. për grabitje.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ngjarja kishte ndodhur më 1 qershor 2026, rreth orës 17:50, prapa këndit të lojërave “Kids Center”, në rrugën “Ferid Domi”.

    I pandehuri, së bashku me 2 të mitur, I.A. dhe A.A., fillimisht kishte lënë takim me viktimën E.B., të cilit më pas ia kishte marrë çantën duke përdorur dhunë, transmeton KosovaPress.

    Sipas përshkrimit të rastit, A.M., duke mbajtur një thikë në dorë, e kishte kapur viktimën nga çanta dhe gjatë përleshjes e kishte goditur disa herë në krahun e majtë me dorezën e saj.

    Më pas, ai kishte prerë rripin e çantës dhe kishte marrë nga portofoli i viktimës 115 euro.

    Pas grabitjes, i pandehuri dhe 2 të miturit e kishin sulmuar sërish viktimën me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    Gjykata ka bërë të ditur se kryetari i trupit gjykues, Sulltan Dobraj, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, e ka shpallur fajtor A.M. për veprën penale “Grabitja”.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit në formë të shkruar.