Category: Lajme

  • Grabitja e 115 eurove i kushton me 7 vjet burgim gjakovarit

    Grabitja e 115 eurove i kushton me 7 vjet burgim gjakovarit

    Grabitja e 115 eurove i kushton me 7 vjet burgim gjakovarit

    I akuzuari me inicialet A.M. është gjetur fajtor nga Gjykata Themelore në Gjakovë për një rast grabitjeje të kryer më 1 qershor.

    Sipas vendimit të shpallur nga gjykata, ndaj të pandehurit është shqiptuar dënimi me 7 vjet burgim, si dhe një gjobë në vlerë prej 500 eurosh.

    “I pandehuri A.M., akuzohet se me datën 01.06.2026, rreth orës 17:50 minuta, prapa këndit të lojërave Kids Center, në rr. Ferid Domi në Gjakovë, së bashku me të miturit I.A. dhe A.A., fillimisht lënë takim me të dëmtuarin E.B., dhe pasi e takojnë në vendin e lartcekur, i pandehuri afrohet te i dëmtuari, e kap nga qafa çantën e të dëmtuarit, ku në dorë mban një thikë.

    Aty fillon përleshja dhe i pandehuri, me dorezën e thikës, të cilën e kishte në dorën e djathtë, e godet të dëmtuarin në krahun e majtë disa herë, pastaj pret rripin mbajtës të çantës, duke ia marrë çantën e krahut, ngjyrë të zezë. Pasi ia merr çantën, i pandehuri e kishte hapur çantën dhe nga aty e nxjerr një portofol, nga i cili i merr 115 euro. Pastaj, pasi e kontrollon çantën, revoltohet dhe, së bashku me të miturit, përsëri e godasin me grushte të dëmtuarin në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë 30 ditësh.

    Burimi: Insajderi

  • Robbing 115 euros costs seven years in prison to the prison in Sarajevo

    The accused with the initials A.M. It was found guilty by the Constitutional Court in Gjakova in a robbery case conducted on June 1st.

    Under the verdict announced by the tribunal, the defendants have been sentenced to 7 years in prison, as well as a fine worth 500 euros.

    The defendant A.M. is charged with the date 01.06.26, about 17:50 minutes behind the corner of the Kids Center, on the street. Ferid Domi in Gjakova, along with minors I.A. and A.A., first arrange for the injured E.B., and after meeting him at the upper spot, the defendant approaches the injured man, grasps the damaged man’s purse, where he holds a knife in his hand.

    There the fight begins, and the defendant, with the knife handle in his right hand, strikes the injured on his left arm several times, then cuts off his belt, taking his black arm bag. After taking his bag, the defendant had opened his bag and extracts a wallet from which he receives 115 euros. Then, after controlling the bag, he revolts and, along with the minors, he is again struck with fists at various parts of his body, causing slight bodily injury, the court community says.

    Against this bias, the parties have the right to complaint in the 30-day term.

    Source Layer: Insander

  • `Dardanët` zhvillojnë stërvitjen e tretë, optimizëm para ndeshjes me Izraelin

    `Dardanët` zhvillojnë stërvitjen e tretë, optimizëm para ndeshjes me Izraelin

    Atmosfera në kampin e Dardanëve është optimiste, ndërsa futbollistët po vazhdojnë punën me përkushtim në prag të dy ndeshjeve të fundit për këtë vit.

    Pas seancës stërvitore, Lindrit Kamberi dhe Milot Avdyli janë shprehur të kënaqur me ecurinë e përgatitjeve. Ata kanë vlerësuar atmosferën në ekip dhe kanë shprehur besimin se Kosova mund të arrijë rezultat pozitiv në përballjen e së shtunës kundër Izraelit.

    Pas ndeshjes me Izraelin, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje tjetër, atë me Irlandën. Në ndeshjet e para me këto dy kombëtare, Kosova ka arritur të marrë rezultate pozitive. 

    Burimi: RTKLive

  • New training takes place, optimism before Israel’s match

    The atmosphere at the Dardan camp is optimistic, while footballers are continuing the dedicated work on the eve of the last two matches this year.

    After the training session, Lindit Kamberi and Milo Avdyli have expressed satisfaction with the performance of preparations. They have praised the atmosphere on the team and expressed confidence that Kosovo can achieve positive results in facing Israel Saturday.

    After the match with Israel, Kosovo will hold another match, the one with Ireland. In the first matches with these two nationals, Kosovo has managed to achieve positive results. 

    Source Layer: RTKLive

  • Kurti për “Le Monde”: E dimë kush i humbi zgjedhjet në Serbi, por s’e dimë kush i fitoi

    Kurti për “Le Monde”: E dimë kush i humbi zgjedhjet në Serbi, por s’e dimë kush i fitoi

    Kurti për “Le Monde”: E dimë kush i humbi zgjedhjet në Serbi, por s’e dimë kush i fitoi

    “Agresioni rus ndaj Ukrainës tregon se historia po rikthehet në skenën botërore me më shumë forcë se kurrë në këtë shekull”, thotë për “Le Monde”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    E mesazhi, sipas medias franceze, është i qartë: “Kosova ndihet e cenueshme në një kohë kur situata gjeopolitike po tensionohet”, shkruan ky medium, transmeton Klankosova.tv.

    Megjithatë, thotë se 51-vjeçari Kurti nuk shfaq shenja shqetësimi.

    Kurti po qëndron për tri ditë në Paris, ku do të marrë pjesë në Forumin e nëntë të Parisit për Paqe, por mbi të gjitha për të zhvilluar dy takime me presidentin francez, Emmanuel Macron. Fillimisht, një takim kokë më kokë në Pallatin Elize, e më pas, të mërkurën, një takim me delegacionet përkatëse të Francës dhe Kosovës.

    “Le Monde” raporton se Qeveria e Kosovës po kërkon mbështetjen e Parisit për disa çështje, përfshirë organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 në Prishtinë. Kosova, thotë gazeta, ka siguruar një kredi prej 60 milionë eurosh nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), për ndërtimin e fshatit ndërkombëtar të sportistëve.

    Më tej, thuhet se Kurti synon ta shohë vendin e tij nën ombrellën e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

    Gazeta franceze thotë se shkalla e autonomisë që Qeveria Kurti u ofron serbëve të Kosovës, të cilët përbëjnë rreth gjashtë për qind të popullsisë, mbetet një nga çështjet kryesore të mosmarrëveshjeve me Beogradin, por edhe, në një masë më të vogël, me Brukselin.

    “Serbia vazhdon të jetë një fqinj armiqësor, që mund të llogarisë në mbështetjen e Rusisë. Krahas saj, Kosovën nuk e njohin edhe pesë shtete anëtare të BE-së: Spanja, Qiproja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia. Për arsye të ndryshme, por të gjitha të lidhura me zhvillimet e brendshme politike, këto vende kanë refuzuar ta njohin pavarësinë e shpallur nga Prishtina në vitin 2008”, shkruan “Le monde”.

    Megjithatë, në këtë intervistë, Kurti thotë se Sllovakia është vendi që po paraqet rezistencën më të madhe. Kryeministri sllovak, Robert Fico, nuk e fsheh afërsinë ideologjike me presidentin rus, Vladimir Putin, si dhe me ish-kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

    Madje, së fundmi, Fico u shfaq përkrah liderit nacionalist serb, Alleksandar Vuçiq, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të tetorit, të cilat përfunduan me fitoren e opozitës.

    Për shkak të këtyre pengesave, Kosova ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas Kurtit, Kosova është i vetmi vend evropian, në mesin e atyre që janë përkushtuar ndaj procesit të zgjerimit, që nuk e ka fituar këtë status.

    Pas liberalizimit të vizave për zonën Shengen, të arritur tre vjet më parë, “Le Monde” thotë se Prishtina synon ta kalojë edhe këtë fazë të re, por pa kërkuar trajtim të privilegjuar.

    “Ne nuk duam rrugë të shkurtra, procedura të përshpejtuara apo dyer të pasme drejt Bashkimit Evropian, por një proces të bazuar në meritë”, thekson Kurti. Për të, procesi i integrimit evropian është po aq i rëndësishëm sa vetë anëtarësimi. “Ne duhet t’i përfundojmë reformat në drejtësi, administratë publike dhe arsim. Këto janë tri prioritetet tona për katër vjetët e ardhshme”, thotë ai.

    Kurti shfaq një optimizëm pragmatik. Ai e mirëpret humbjen e Vuçiqit, i cili, sipas tij, “u premtonte serbëve të Kosovës ndarjen” e vendit të tij.

    Megjithatë, ai mbetet i kujdesshëm sa u përket mundësive për afrimin me “listën studentore” serbe, e cila doli fituese në zgjedhjet parlamentare të tetorit, por që në programin e saj vazhdon të kundërshtojë fuqishëm sovranitetin e Kosovës.

    “Ne e dimë se kush ka humbur, por ende nuk e dimë se kush ka fituar”, ka thënë Kurti në këtë intervistë, duke shprehur qëndrimin e përgjithshëm të vëzhguesve të huaj për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi.

    Në aspektin ekonomik, Kurti, i cili pozicionohet si i majtë në spektrin politik në Kosovë, “Le Monde” thotë se po përpiqet të tërheqë investime të huaja në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës.

    Më 10 nëntor, grupi francez “Akuo Energy” fitoi një tender publik për ndërtimin e turbinave me erë, me kapacitet prej 98 megavatësh (MW).

    Kosova, një vend malor dhe i pasur me burime ujore, po kërkon gjysmë miliard euro për të financuar ndërtimin e pesë digave, të cilat synojnë të përmbushin nevojat e industrisë, bujqësisë dhe ekonomive familjare.

    Një tjetër prioritet i Prishtinës për t’i dhënë fund izolimit gjeografik është transporti hekurudhor. Kurti, sipas gazetës franceze, po kërkon financime për ndërtimin e tri linjave hekurudhore dhe modernizimin e një të katërtës.

    Sipas tij, Kosovës i nevojitet mbështetja e Parisit për t’u integruar në Rrjetin Trans-Evropian të Transportit (TEN-T).

    I shqetësuar për situatën gjeopolitike, Kurti e sheh transportin hekurudhor jo vetëm si një mjet për zhvillimin ekonomik të Kosovës, e cila nuk ka dalje në det, por edhe si një çështje me rëndësi thelbësore për sigurinë.

    “Shikojeni Ukrainën: atje udhëtohet me tren, jo me aeroplan. Prandaj, treni është mjeti më rezistent i transportit”, përfundon kryeministri i Kosovës. /Klankosova.tv

  • Ymeri e LDK-së: Albin Kurti, kukull e mafisë energjetike e gërryes i vendit të tij

    Ymeri e LDK-së: Albin Kurti, kukull e mafisë energjetike e gërryes i vendit të tij

    Ymeri e LDK-së: Albin Kurti, kukull e mafisë energjetike e gërryes i vendit të tij

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, sërish ka kritikuat ekzekutivin e vendit lidhur me importin e nergjisë elektrike.

    Ajo ka shkruar se tashmë edhe nga Dogana e Kosovës është e dokumentar se është importuar rrymë nga kompania e Vuk Hamoviç, siç ka thënë ajo, pjesëtar i së ashtuquajturës mafia energjetike.

    Për më tepër së njëjtës kompani, sipas saj, edhe I është shitur rrymë nga Kosova po në vitin 2026.

    “Ne tymin e çmimin e rrymës, EFT paranë. Albin Kurti si kryeministër, kukull e mafisë energjetike e grryes i vendit të tij.”, ka shkruar Ymeri. /Klankosova.tv

  • Gazetari më i besueshëm për Bayern Munichun e thotë hapur: Nuk ka shanse për ta transferuar yllin e PSG-së

    Gazetari më i besueshëm për Bayern Munichun e thotë hapur: Nuk ka shanse për ta transferuar yllin e PSG-së

    Bayern Munich nuk ka pothuajse asnjë mundësi për të transferuar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Desire Doue, pavarësisht interesimit të mëparshëm për talentin francez, raporton gazetari Christian Falk.

    Në një deklaratë për CFBayern Insider, gazetari i Bild ka zbuluar se bavarezët kishin tentuar ta transferonin Doue para se ai të bashkohej me PSG-në, por marrëveshja ishte konsideruar shumë e shtrenjtë.

    “Nuk është e vërtetë që Bayern Munich i është bashkuar klubeve të Ligës Premier në garën për Desire Doue. Ai është një futbollist jashtëzakonisht interesant dhe Bayerni kishte tentuar ta sillte në Swbener Strabe, por në atë kohë ishte shumë i shtrenjtë dhe ai vendosi të shkonte në Paris”.

    Gazetari gjerman beson se Bayerni e ka humbur momentin e duhur për transferimin e 21-vjeçarit, pasi tashmë vlera e tij është rritur ndjeshëm.

    “Është një nga ato transferime ku mendon se, nëse nuk ke arritur ta marrësh kur ishte talent i ri dhe të gjithë e kërkonin, atëherë nuk do të arrish ta transferosh as tani që është një futbollist më i konsoliduar.

    Ai po bën gjëra të jashtëzakonshme në Paris dhe thjesht nuk ka asnjë mundësi që Bayerni të paguajë shumën që PSG do të kërkonte për të. Më vjen keq, por për Bayern Munich është tepër vonë për këtë transferim”.

    Paris Saint-Germaini gjithashtu nuk ka gatishmëri për ta shitur futbollistin francez, i cili deri më tani ka regjistruar 116 paraqitje me fanellën e klubit, duke realizuar 34 gola.

    Ndërkohë, Bayern Munich vazhdon të kërkojë përforcime në krahun e majtë të sulmit, pasi gjatë afatit kalimtar të verës nuk arriti të transferonte një specialist të kësaj pozite.

    Luis Diaz mbetet opsioni kryesor natyral në këtë repart, ndërsa trajneri Vincent Kompany ka përdorur gjithashtu Alphonso Davies, Nathaniel Brown dhe Serge Gnabry në këtë rol./Telegrafi/

  • Policia Financiare: Kallëzim penal ndaj dy personave dhe një kompanie në falimentim për fshehje tatimore prej 378 mijë eurosh

    Policia Financiare: Kallëzim penal ndaj dy personave dhe një kompanie në falimentim për fshehje tatimore prej 378 mijë eurosh

    Tërhoqën para nga llogaria e kompanisë, dhanë miliona euro hua pa i evidentuar në dokumentacionin tatimor dhe fshehën detyrime prej rreth 2.4 milionë eurosh. Për këto dyshime, Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave dhe një kompanie që tashmë ndodhet në falimentim.

    Sipas njoftimit të Policisë Financiare, bëhet fjalë për periudhën 2022–2023, kur dy të dyshuarit, njëri si person i autorizuar dhe tjetri si pronar dhe menaxher i kompanisë, dyshohet se kanë ndërmarrë veprime për të shmangur detyrimet tatimore dhe për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

    Gjatë kësaj periudhe, nga llogaria e kompanisë janë tërhequr pa mbulim përkatës rreth 145 mijë euro. Gjithashtu, janë dhënë hua për persona fizikë në vlerë prej rreth 353 mijë eurosh, të cilat nuk janë evidentuar në dokumentacionin tatimor.
    Dy të dyshuarit nuk kanë deklaruar as detyrimet e vjetruara në vlerë prej rreth 2.4 milionë eurosh si të hyra në bilancin tatimor për vitin 2023.

    Përveç kësaj, dyshohet se kanë përvetësuar mallra tregtare nga stoqet e kompanisë, në vlerë prej rreth 243 mijë eurosh, pa i shlyer detyrimet përkatëse tatimore.

    Si rezultat i këtyre veprimeve, sipas Policisë Financiare, është shmangur pagesa e tatimit mbi të ardhurat personale, tatimit mbi fitimin dhe TVSH-së, në vlerë të përgjithshme prej rreth 378 mijë eurosh.

    Policia Financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup për veprën penale “Fshehje tatimore”.

  • Zvicër, propozohet paga minimale prej 5 mijë frangash për punëtorët me shkollim profesional

    Zvicër, propozohet paga minimale prej 5 mijë frangash për punëtorët me shkollim profesional

    Një propozim i ri në Zvicër synon të garantojë pagë minimale prej 5 mijë frangash në muaj për të gjithë punëtorët që kanë përfunduar shkollimin profesional.

    Kërkesa është bërë nga kryetari i Sindikatës Zvicerane (SGB), Pierre-Yves Maillard, i cili synon ta realizojë këtë përmes një iniciative popullore.

    Në një intervistë për gazetën zvicerane Blick, Maillard ka argumentuar se shkollimi profesional duhet të shpërblehet më mirë dhe se pagat aktuale nuk po garantojnë më një standard të mjaftueshëm jetese për shumë punëtorë.

    Sipas tij, rritja e kostos së jetesës ka bërë që pagat reale të personave me shkollim profesional të pësojnë rënie gjatë viteve të fundit.

    Sipas një analize të Sindikatës Zvicerane, 28% e punëtorëve që kanë përfunduar një shkollim profesional fitojnë më pak se 5 mijë franga në muaj, ndërsa 15% marrin më pak se 4.500 franga.

    Përllogaritja bazohet në një orar të plotë pune prej 40 orësh në javë dhe 13 paga vjetore.

    Gratë janë veçanërisht të prekura nga pagat e ulëta, pasi 1 në 3 prej tyre, me shkollim profesional, fiton më pak se 5 mijë franga në muaj.

    Sipas sindikatës, situata është më e theksuar në sektorë si shitja, parukeria, gastronomia dhe kujdesi për fëmijët, por edhe në disa profesione ku dominojnë burrat, si mekanikët e automjeteve dhe shoferët.

    Të dhënat e sindikatës tregojnë gjithashtu se paga mesatare reale e punëtorëve me shkollim profesional ka rënë për 2.1% krahasuar me vitin 2016.

    Ndërkohë, dallimi mes pagave të personave me shkollim profesional dhe atyre me diplomë universitare është zgjeruar.

    Propozimi pritet të shqyrtohet në kongresin e Sindikatës Zvicerane në fund të kësaj jave.

    Nëse merr miratimin, do të përgatitet projekti për iniciativën popullore, ndërsa mbledhja e nënshkrimeve pritet të nisë gjatë vitit 2027.

    Megjithatë, propozimi ka hasur në kundërshtimin e përfaqësuesve të punëdhënësve, të cilët argumentojnë se një pagë minimale e garantuar nga shteti nuk është mënyra e duhur për të vlerësuar shkollimin profesional dhe mund të krijojë vështirësi për bizneset./Telegrafi/

  • Arrestimi i dy personave për fabrikën e kërpudhave: Vjen reagimi i Valon Llukës

    Arrestimi i dy personave për fabrikën e kërpudhave: Vjen reagimi i Valon Llukës

    Arrestimi i dy personave për fabrikën e kërpudhave: Vjen reagimi i Valon Llukës

    Biznesmeni, Behgjet Pacolli, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas arrestimit të dy personave të dyshuar për mashtrim me grantet e BE-së, duke thënë se të arrestuarit kanë punuar ngushtë si vartës të Valon Llukës.

    Pacolli ka akuzuar Llukën se ka dëmtuar rëndë kompaninë “Hirano“ me seli në Mitrovicë, duke pretenduar se ai ka keqpërdorur dhe vjedhur fondet e Bashkimit Evropian të dedikuara për ndërtimin e fabrikës.

    Më tej, Pacolli deklaroi se skema e mashtrimit të Llukës shtrihet nga kompania “Hirano“ e deri te projekti i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke u bërë thirrje organeve të hetuesisë që të kryejnë hetime të gjithanshme për secilin projekt ku figuron emri i tij.

    Pas akuzave të Pacollit, ka reaguar Lluka, duke deklaruar se kërkon hetim të plotë e të paanshëm nga organet e drejtësisë, ndërsa paralajmëroi masa ligjore për ato që ai i ka cilësuar si shpifje.

    Lluka ka deklaruar se e drejta për të parashtruar kallëzim penal është legjitime, mirëpo gjyqi publik dhe përdorimi i hapësirës mediatike për të shpallur dikë fajtor pa vendim gjyqësor është i papranueshëm.

    Ai ka thënë se heshtja e tij e deritanishme nuk ishte mungesë argumentesh, por zgjedhje për të ndjekur rrugën institucionale.

    Postimi i plotë i Llukës:

    “Drejtësia nuk bëhet përmes gjyqeve publike dhe fushatave të vazhdueshme të akuzave.

    Prej një kohe të gjatë jam bërë objekt i deklaratave dhe akuzave publike nga z. Behgjet Pacolli, i cili vazhdon ta përmendë emrin tim dhe të më atribuojë përgjegjësi për çështje që janë objekt i procedurave ligjore.

    Dua ta bëj shumë të qartë: I hedh poshtë kategorikisht pretendimet se kam kryer mashtrime, përvetësime apo veprime të tjera të paligjshme.

    Nuk mund të pranoj që përmes deklaratave të përsëritura publike të tentohet të ndërtohet një narrativë fajësie ndaj meje, presion mbi organet për zbatim te ligjit, përpara se institucionet e drejtësisë të kenë dhënë një vendim përfundimtar.

    Është veçanërisht shqetësuese kur arrestimi apo hetimi i personave të tjerë përdoret si pretekst për të më atribuuar mua përgjegjësi penale. Përgjegjësia është individuale dhe përcaktohet mbi bazën e provave, jo përmes asociimeve, interpretimeve të njëanshme apo deklaratave në rrjete sociale.

    Gjatë karrierës sime kam ushtruar përgjegjësi të rëndësishme, kam drejtuar projekte dhe kam punuar me përkushtim të plotë. Për punën dhe vendimet e mia ekziston dokumentacion, komunikime dhe prova të cilat do të paraqiten pranë institucioneve kompetente.

    Askush, pavarësisht pozitës, ndikimit publik apo fuqisë ekonomike, nuk ka të drejtë ta zëvendësojë drejtësinë me gjykime personale dhe të dëmtojë reputacionin e tjetrit përmes akuzave të pavërtetuara.

    E drejta për të paraqitur kallëzim penal është legjitime. Por përdorimi i vazhdueshëm i hapësirës publike për të krijuar bindjen se një person është fajtor, pa një vendim gjyqësor, është diçka krejt tjetër.

    Unë nuk i shmangem asnjë hetimi. Përkundrazi, kërkoj që çdo pretendim të hetohet në mënyrë të plotë, të pavarur dhe të paanshme, duke shqyrtuar të gjitha provat, përfshirë ato që kundërshtojnë akuzat ndaj meje.

    Nga ky moment, çdo deklaratë publike që përmban pretendime të pavërteta dhe që cenon dinjitetin apo reputacionin tim do të dokumentohet dhe do të trajtohet përmes mjeteve përkatëse ligjore.

    Heshtja ime deri më tani nuk duhet të interpretohet si mungesë argumentesh apo provash. Kam zgjedhur dhe vazhdoj të zgjedh rrugën institucionale, sepse besoj se e vërteta nuk përcaktohet nga ai që akuzon më shumë apo që ka zërin më të fuqishëm publik.

    Reputacioni i ndërtuar me vite pune nuk mund të shkatërrohet përmes deklaratave të njëanshme.

    Unë do të mbroj emrin tim, dinjitetin tim dhe të vërtetën, me vendosmëri dhe deri në fund”.

    Kujtojmë se sot Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorimin e 62 mijë e 902 eurove nga dy grante ndërkombëtare me vlerë të përgjithshme prej mbi 575 mijë eurosh. Sipas këtij organi, të arrestuarit dyshohet se kanë paraqitur raporte të rreme financiare për blerjen e makinerive, duke pretenduar rrejshëm se shpenzimet ishin realizuar plotësisht.

    Veriu.info raporton se të arrestuarit janë Hasan Lahu, ish-drejtor në fabrikën “Hirano Mushroom L.L.C”, si dhe Taulant Murati, i cili ka bashkëpunuar me këtë ndërmarrje përmes shërbimeve të konsulencës. Ndërmarrja në fjalë lidhet me biznesmenin Behgjet Pacolli, i cili zotëron 43% të aksioneve.

    Burimi: Insajderi