Category: Lajme

  • Një rrëmbyes arratiset nga arresti shtëpiak në Argjentinë - duke zbritur nga ballkoni me litar

    Një rrëmbyes arratiset nga arresti shtëpiak në Argjentinë – duke zbritur nga ballkoni me litar

    Një 74-vjeçar, i dënuar për rrëmbim, arratiset nga arresti shtëpiak në Argjentinë duke zbritur me litar nga ballkoni

    Një italian 74-vjeçar, i shpallur fajtor për një rrëmbim të kryer nga një grup militant i ekstremit të majtë në vitet 1970, është arratisur ndërsa ndodhej në arrest shtëpiak në Argjentinë dhe aktualisht është në arrati.

    Leonardo Bertulazzi përdori një pajisje sigurie (rripa) për të zbritur me litar nga ballkoni i katit të pestë në kryeqytetin Buenos Aires, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Arratisja e tij nuk u diktua menjëherë, pasi ai kishte manipuluar pajisjen elektronike që mbante në kyçin e këmbës; pajisja vazhdonte të transmetonte të dhëna për temperaturën e trupit edhe pasi ai e kishte hapur atë me forcë dhe ishte larguar.

    Bertulazzi kishte kaluar tashmë dekada si i arratisur, pasi ishte dënuar në mungesë në Itali për rrëmbimin e inxhinierit detar italian, Pietro Costa, në vitin 1977.

    Ai priste ekstradimin drejt Italisë dhe mbahej nën vëzhgim nga Ministria e Sigurisë e Argjentinës përmes një pajisjeje në kyçin e këmbës, e cila regjistron temperaturën e trupit dhe lëvizjet e personit që e mban.

    Autoritetet u bënë dyshuese kur vunë re se pajisja kishte mbetur e palëvizshme.

    Kur hynë në apartamentin në katin e pestë, në qendër të Buenos Airesit, Bertulazzi nuk ndodhej më aty, por pajisja elektronike kishte mbetur në vend.

    Duke pasur parasysh të kaluarën e Bertulazzit me grupin gueril marksist “Brigadat e Kuqe” (Red Brigades) dhe aftësitë e tij në prodhimin e bombave, policia thirri ekspertë të lëndëve plasëse, nga frika se pajisja mund të ishte manipuluar për të shpërthyer, raporton gazeta argjentinase “Clarín”.

    Megjithatë, ekspertët zbuluan se, ndonëse Bertulazzi e kishte manipuluar pajisjen, ai e kishte bërë këtë vetëm për të shmangur aktivizimin e alarmit në momentin që do ta hiqte atë.

    Aktualisht është duke u zhvilluar një operacion kërkimi në shkallë kombëtare.

    Mediat italiane bëjnë të ditur se ekstradimi i tij drejt Italisë pritej të ndodhte së shpejti, pasi apeli i tij i fundit ishte rrëzuar.

    Bertulazzi u arrestua për herë të parë në vitin 2002, pasi kishte hyrë në Argjentinë nga Kili fqinj duke përdorur një pasaportë të falsifikuar.

    Megjithatë, në vitin 2004 atij iu dha statusi i refugjatit dhe ai jetoi i lirë në vendin e Amerikës së Jugut deri në arrestimin e tij të dytë në vitin 2024, kohë kur presidenti aktual i krahut të djathtë, Javier Milei, mori detyrën.

    Qeveria e Mileit deklaroi në atë kohë se “Bertulazzi është përgjegjës për krime që minuan vlerat demokratike dhe jetën e shumë viktimave”.

    Ai ishte anëtar i “Brigadave të Kuqe”, grup që rrëmbeu dhe vrau një sërë zyrtarësh shtetërorë gjatë viteve ’70 dhe ’80.

    Bertulazzi ishte pjesë e degës së “Brigadave të Kuqe” në Xhenova, e cila rrëmbeu Pietro Costën në rrugë dhe e mbajti atë peng për 81 ditë, derisa u pagua një shumë e madhe parash si shpërblim.

    Paratë e përfituara nga ky rrëmbim u përdorën më pas për të blerë një apartament në Romë; ky apartament shërbeu në vitin 1978 për krimin më famëkeq të “Brigadave të Kuqe”: rrëmbimin dhe vrasjen e ish-kryeministrit italian, Aldo Moro.

    Moro u rrëmbye pasi makina e tij ra në një pritë, ndërsa ai po shkonte në ceremoninë e hapjes së punimeve të parlamentit.

    Ai u mbajt në atë apartament për 54 ditë, përpara se të qëllohej për vdekje; trupi i tij u la më pas në bagazhin e një makine “Renault”, në qendër të Romës. /Telegrafi/

  • Ndalohet një shtetas i huaj për keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë

    Ndalohet një shtetas i huaj për keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë

    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka ndaluar për 48 orë një shtetas të huaj, i dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare dhe hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike.

    Sipas komunikatës së përbashkët, ndalimi është bërë në kuadër të veprimeve hetimore dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

    “Sipas dyshimeve fillestare, personi i dyshuar, përmes ndërhyrjeve të paautorizuara në sistemet kompjuterike, dyshohet se ka keqpërdorur kartelat bankare të shtetasve të huaj, duke kryer blerje të ndryshme përmes platformave online, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material”, thuhet në komunikatë.

    Gjatë kontrollit dhe bastisjes në një lokacion në rajonin e Prishtinës, Policia ka sekuestruar dy kompjuterë, dy telefona celularë, dy USB dhe dokumente të ndryshme, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale.

    I dyshuari po hetohet për veprat penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, si dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”.

    Policia dhe Prokuroria kanë ritheksuar përkushtimin për luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit.

     

    Burimi: RTKLive

  • Foreign citizen denied misuse of bank folders in Pristina

    Kosovo police, in co-operation with the Constitutional Prosecutor in Pristina, have banned for 48 hours a foreign citizen, suspected of misusing bank folders and unauthorised access to computer systems.

    According to the joint communiqué, the ban has been made under investigative actions and by order of the State Prosecutor.

    In the wake of initial doubts, the suspected person, through unauthorised interventions in computer systems, allegedly misused the bank cards of foreign citizens, conducting different purchases via online platforms, with the aim of illegal material profit, is said in communiques.

    During the search and raid at a location in the Pristina region, police have seized two computers, two mobile phones, two USBs and various documents, which will serve as material evidence in criminal procedure.

    The suspect is being investigated for criminal acts of issuing checks without cover or false and misusing bank or credit cards, as well as unauthorized computer access.

    Police and the prosecution have re-exerted the commitment to fighting crime and strengthening the rule of law.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Si u zbuluan 42 kallashnikovë dhe një pushkë tjetër në një automjet me targa të huaja

    Si u zbuluan 42 kallashnikovë dhe një pushkë tjetër në një automjet me targa të huaja

    Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme armësh gjatë kontrollit të një automjeti të tipit VW Caddy, me targa të huaja.

    Sipas njoftimit të Doganës, zbulimi është bërë përmes pajisjeve skanuese, të cilat kanë identifikuar një ngarkesë të fshehur me armë dhe municion.

    Gjatë kontrollit janë zbuluar gjithsej 42 pushkë automatike të tipit AK-47 (Kallashnikov), një pushkë e tipit Walther, e kalibrit 12 mm, si dhe 41 karikatorë për armët AK-47.

    Dogana ka bërë të ditur se pas identifikimit të ngarkesës, rasti është trajtuar në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente të drejtësisë, në përputhje me procedurat ligjore.

    Në njoftim, Dogana ka vlerësuar se zbulimi është rezultat i profesionalizmit të zyrtarëve doganorë dhe përdorimit të pajisjeve moderne të kontrollit dhe detektimit.

    Institucioni ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës amerikane në Kosovë, duke theksuar se kjo mbështetje ka ndihmuar në fuqizimin e kapaciteteve teknologjike dhe operative, përfshirë pajisjet skanuese që kontribuuan në zbulimin e armëve.

    Dogana e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për luftimin e kontrabandës, trafikimit të armëve dhe narkotikëve, si dhe formave të tjera të veprimtarisë së kundërligjshme.

  • Hapet fabrika e re e “Ariani Company” në Vushtrri, investim në prodhimin e dyerve dhe dritareve

    Hapet fabrika e re e “Ariani Company” në Vushtrri, investim në prodhimin e dyerve dhe dritareve

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se është hapur fabrika e re e kompanisë “Ariani Company”, një investim që synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në fushën e prodhimit të dyerve dhe dritareve.

    Idrizi ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së fabrikës, duke e cilësuar këtë investim si një kontribut për zhvillimin ekonomik të komunës.

    “Me këtë investim, Ariani Company po dëshmon përkushtimin për zhvillim të vazhdueshëm, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe synimin për të arritur standarde gjithnjë e më të larta të cilësisë”, ka shkruar Idrizi.

    Ai ka theksuar se Komuna e Vushtrrisë vlerëson investimet që ndikojnë në zhvillimin ekonomik, krijimin e mundësive të reja të punësimit dhe rritjen e potencialit ekonomik lokal.

    Në fund, kryetari Idrizi ka përgëzuar drejtuesit e kompanisë dhe familjen Imeri për investimin, duke u uruar suksese në vazhdimin e veprimtarisë së tyre. /Telegrafi/

  • The new company’s factory opened in Vushtrri, investment in the production of doors and windows

    The chairman of the Vushtrri municipality, Ferit Idrizi, has announced that the new factory of the company Ariani Company has opened, an investment aimed at expanding production capacities in the field of door and window production.

    Idrizi has announced that he has attended the factory’s opening ceremony, naming this investment a contribution to the economic development of the municipality.

    With this investment, Ariani Company is proving its commitment to continued development, increased production capacities, and its goal of achieving increasingly high quality standards has written Idriz.

    He has stressed that the Wushtrri Community praises investments that impact economic development, the creation of new employment opportunities, and increased local economic potential.

    Finally, Chairman Idrizi has commended the company’s directors and the Imer family for investing, congratulating successes in the continuation of their activities. /Telegraphy/

  • Ndryshimet në Kodin Penal kalojnë leximin e dytë në komisionin amë në RMV

    Ndryshimet në Kodin Penal kalojnë leximin e dytë në komisionin amë në RMV

    Komisioni amë në Kuvend kaloi leximin e dytë të Kodit Penal. Propozimi iu dërgua deputetëve për miratim. Me ndryshimet e parapara në pjesën e konfiskimit të pasurisë mbi bazën e aktvendimeve gjyqësore përfshihen edhe kriptovalutat, një industri e cila për momentin në vendin tonë nuk është e rregulluar me ligj.

    “Pronë do të thotë para ose mjete të tjera pagese, letra me vlerë, depozita, burime ekonomike pasuri të tjera në çdo formë, të luajtshme ose të paluajtshme, të prekshme ose të paprekshme, duke përfshirë asete (paratë) virtuale në përputhje me ligjin”, thuhet në Kodin Penal, Neni 122, paragrafi 38.

    Ekspertët e hetimeve financiare dhe krimit financiar online kanë ngritur dyshimet mbi mënyrën se si do të identifikohen persona që kanë pasuri të tillë.
    Duke u bazuar në praktikat e vendeve të rajonit, identifikimi i tyre do të bëhet përmes disa ndryshimeve ligjore që duhet miratuar. E para duhet krijuar institucioni që i kontrollon, në rastin konkret Banka Popullore. Më pas subjektet që bëjnë këmbimin e tyre me para kesh, duhet të informojnë Bankën Popullore për identitetin e personi që posedon vlerë monetare në kripto, ndërsa përmes Ligjit për deklarimin e pasurisë do të obligohen të gjithë të paraqesin vlerat monetare.

    Në rast se konstatohet mosdeklarimi, personi ndiqet penalisht. Një rol të rëndësishëm do të ketë edhe Policia Financiare dhe Drejtoria e Inteligjencës Financiare. Ndryshimet në Kodin Penal vijnë paralelisht me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë dërguar në Komisionin Evropian për të vlerësuar draftin e Kodit Penal të ri të cilin e kërkoi ky institucion edhe në raportin e fundi të progresit për Maqedoninë e Veriut.

  • Changes in Penal Code pass second reading on mother commission to RMV

    The Commission in the Parliament passed the second reading of the Penal Code. The proposal was submitted to MPs for approval. With the initial changes to the share of property seizure on the basis of judicial rulings, there are cryptovaluts, an industry that is currently not regulated by law in our country.

    The proposal means money or other means of payment, paper of value, deposit, other economic resources sources in any form, playful or real estate, vulnerable or invulnerable, including virtual assets (money) in accordance with the law, says the Criminal Code, Article 122, paragraph 38.

    Experts in financial investigations and online financial crime have raised doubts about how people with such assets will be identified.
    Based on the practices of countries in the region, their identification will be made through some legal changes that must be adopted. The first one should be created the institution that controls them, in concrete cases the People’s Bank. Afterwards, subjects who exchange their cash should inform the People’s Bank of the identity of the person who has monetary value in crypto, while through the Law on property statements, everyone will be obliged to submit monetary values.

    In case of a plea, the person is prosecuted. Financial Police and Financial Intelligence Directorate will also play an important role. The amendments to the Penal Code come parallel to the justice ministry’s request sent to the European Commission to assess the draft of the new Penal Code, which this institution requested even in the latest progress report for Northern Macedonia.

  • Jonah thrills with a poem dedicated to murdered women

    Activist Jonas Krasniqi has introduced Big Brother’s home V IP Kosova a poem dedicated to murdered women.

    She has read touching verses written on paper before the inhabitants of Arlinda.

    Poetry deals with the phenomenon of violence against women in Kosovo in general, yet some of the verses are indirectly linked even to the tragic case of Arlinda Zekij, the woman who was allegedly killed by sharp means by her brother-in-law.

    Reading poetry had a strong emotional burden and received many positive comments from showgoers, based on reactions to the post published in the Instagram.

    How many times it takes to get killed and beat, and how many times it takes to protest, as long as you get used to the value, mentality is not our job, it’s killing our wives, it was some of the verses that Jonah had mixed up.

    The BBVK resident is known as a vocal activist for women’s rights. Recently, however, she has also faced criticism from the Doreza influential who, during her encounter at the BBVK, had criticized Jonah and told her that it did not fittingly represent the cause. /Telegraphy/

  • Jona emocionon me një poezi kushtuar grave të vrara

    Jona emocionon me një poezi kushtuar grave të vrara

    Aktivistja Jona Krasniqi ka prezantuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova një poezi kushtuar grave të vrara.

    Ajo ka lexuar vargje prekëse, të shkruara në letër, para banorës Arlinda.

    Poezia trajton fenomenin e dhunës ndaj grave në Kosovë në përgjithësi, megjithatë disa prej vargjeve lidhen në mënyrë indirekte edhe me rastin tragjik të Arlinda Zekajt, gruas që dyshohet se u vra me mjet të mprehtë nga kunati i saj.

    Leximi i poezisë kishte një ngarkesë të fortë emocionale dhe mori komente të shumta pozitive nga ndjekësit e spektaklit, bazuar në reagimet në postimin e publikuar në Instagram.

    “Edhe sa here duhet me u vra, e me u rrahë, e sa here duhet me protestu, derisa mësoheni me vlerësu, mentaliteti nuk është puna jonë, është tu i vra gratë e tonë”, ishin disa prej vargjeve që kishte ndërthurur Jona.

    Banorja e BBVK-së njihet si aktiviste e zëshme për të drejtat e grave. Megjithatë, kohëve të fundit ajo është përballur edhe me kritika nga influencerja Doresa e cila gjatë përballjes në BBVK, e kishte kritikuar Jonën dhe i tha se ajo nuk përfaqësonte denjësisht kauzën. /Telegrafi/