Category: Lajme

  • Bie çmimi i naftës në Kosovë

    Bie çmimi i naftës në Kosovë

    Bie çmimi i naftës në Kosovë

    Lëvizjet e çmimeve të derivateve të naftës në tregjet ndërkombëtare kanë filluar të reflektohen edhe në tregun vendor. Gjatë 24 orëve të fundit, çmimi mesatar i naftës në Kosovë ka shënuar rënie nga 1.83 euro në 1.79 euro për litër, raporton Gazeta Sinjali.

    Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, bëjnë me dije se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet në terren për të përcjellë me kujdes nëse ulja e çmimeve të furnizimit po reflektohet te konsumatorët.

    Sipas të dhënave zyrtare, përveç naftës që pësoi rënie, çmimi mesatar i benzinës në tregun kosovar ka arritur në 1.43 euro për litër.

    Për të monitoruar situatën, MINTI pranon çdo ditë të dhëna nga Dogana e Kosovës lidhur me çmimet e importit. Analiza e lëvizjes së çmimeve mbështetet në tri referenca kryesore:

    Çmimi mesatar i furnizimit të ditës paraprake;

    Çmimi mesatar i furnizimit të 10 milionë litrave të fundit të importuara;

    Çmimi mesatar i shitjes me pakicë në tregun vendor.

    Nga ministria zotohen se inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të parandaluar çdo devijim apo rritje të pajustifikuar të çmimeve në pikat e karburantit në të gjithë vendin.

    Burimi: Sinjali

  • Kosovo oil prices fall

    Oil derivatives in international markets are also beginning to reflect on the local market. Over the past 24 hours, the average price of oil in Kosovo has marked declines from 1.83 euros to 1.79 euros per litre, the Signal newspaper reports.

    From the Ministry of Industry, Trade, Trade and Innovation, suggests that the Central Market Supervisor Inspectorate ( The IQMT has intensified field controls to carefully forward if supply prices are being reflected in consumers.

    According to official data, in addition to falling oil, the average price of gasoline on the Kosovo market has reached 1.43 euros per litre.

    To monitor the situation, MINTI accepts daily data given by Kosovo Customs concerning import prices. The analysis of the price movement is based on three main references:

    Average primary day supply price;

    Average supply price of the last 10 million litres imported;

    The average retail price on the local market.

    The ministry pledge that inspections will continue in the coming days to prevent any unwarranted deviation or price hikes at gas stations across the country.

    Source Layer: Signal

  • Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom

    Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom

    Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorimin e 62 mijë e 902 eurove nga dy grante ndërkombëtare me vlerë të përgjithshme prej mbi 575 mijë eurosh. Sipas këtij organi, të arrestuarit dyshohet se kanë paraqitur raporte të rreme financiare për blerjen e makinerive, duke pretenduar rrejshëm se shpenzimet ishin realizuar plotësisht.

    Veriu.info raporton se të arrestuarit janë Hasan Lahu, ish-drejtor në fabrikën “Hirano Mushroom L.L.C”, si dhe Taulant Murati, i cili ka bashkëpunuar me këtë ndërmarrje përmes shërbimeve të konsulencës. Ndërmarrja në fjalë lidhet me biznesmenin Behgjet Pacolli, i cili zotëron 43% të aksioneve.

    Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndaj këtyre zhvillimeve ka reaguar vetë Behgjet Pacolli, i cili deklaroi se të ndaluarit kanë vepruar si vartës të Valon Llukës brenda kompanisë “Hirano“ (pjesë e Grupit Mabetex).

    Raporti i Policisë lidhur me aksionin:

    “Të dyshuarit janë intervistuar nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar’. Dy të dyshuarit: H.L., dhe T.M., (meshkuj kosovarë), në cilësi të drejtorit të një kompanie, gjegjësisht tjetri si menaxher i saj, dyshohen që kanë pranuar dy  grante në vlerë prej  575,736.00 €. Granti i parë është fituar në vlerë prej 293,500.00 €. Dyshohet që nga shuma e përgjithshme e këtij garanti janë keqpërdorur 23,000.00 € duke paraqitur raportim të rrejshëm se linjat e shpenzimeve për blerjen e makinerive, janë realizuar në tërësi. Granti i dytë është fituar në vlerë prej 282,236.00€, nga kjo shumë janë keqpërdorur 39,902.00€ duke paraqitur raportim të rrejshëm se linjat e shpenzimeve për blerjen e makinerive, janë realizuar në tërësi. Gjatë procesit hetimor është vërtetuar që të dyshuarit nga këto dy grante kanë arritur të keqpërdorin mjete monetare në vlerë prej 62,902.00 € në tersi.”

    Burimi: Insajderi

  • These are the two detainees for misusing 62 thousand euros in Hirano Mushroom.

    Kosovo police have arrested two people suspected of misusing 62 thousand and 902 euros from two international grants worth a total of over 575 thousand euros. According to this body, the detainees allegedly presented false financial reports on the purchase of machinery, claiming that the expenses had been fully realised.

    Verdu.info reports that those arrested are Hasan Lahu, former director of the plant Hiirano Mushroom L. L.C., as well as Taulant Murati, who has cooperated with this company through consultancy services. The company in question relates to businessman Behgjet Pacolli, who owns 43% of shares.

    After interviewing in the presence of defence attorneys, the suspect’s orders have been submitted to the detention for 48 hours. These developments have been reacted to by Behgjet Pacolli himself, who claimed that the detainees acted as the subordinates of Valon Luka within the Hirano· (part of the Mabetex Group).

    Police report regarding the action:

    )The suspects have been interviewed under suspicion of involvement in criminal work fraud over accepting funds from the international community. The two suspects — H.L., and T.M., (Kosovon males), in quality of one company’s director, or the other as its manager — are suspected of accepting two grants worth 575,736.00. The first grant has been won in value of 293,500.00. It is suspected that the total amount of this guarantee has been misused $23,000.00 by presenting false reporting that vehicle purchase lines have been overall carried out.. The second grant has been acquired in value of $22,236.00, out of this amount has been misappropriated, $3902.00 by submitting false reporting that the purchase lines for machinery have been overall realised.. During the investigative process, it has proved that suspects from these two grants have managed to misuse monetary means worth of 62,902,000 in the territory.. )

    Source Layer: Insander

  • Bisedimet Ukrainë-Rusi pa marrëveshje, pajtohen për këmbimin e robërve

    Bisedimet Ukrainë-Rusi pa marrëveshje, pajtohen për këmbimin e robërve

    Delegacionet Ukrainase dhe Ruse kanë përfunduar dy ditët e negociatave në Abhu Dabi të emirateve të bashkuara arabe pa ndonjë marrëveshje e cila do të mund të afron fundin e luftës e cila po zgjatë më shumë se 4 vite e gjysmë. Sipas diplomatëve të pranishëm, asnjëra palë nuk është e gatshme të ndryshon kërkesat kryesore , gjë që parandalon arritjen e ndonjë marrëveshje efikase.

     Megjithatë, dy palët u pajtuan që gjatë javëve të ardhshme të kryejnë një këmbim të madh të robërve të luftës përderisa është bërë e ditur se pritet që ky këmbim do të jetë më i madh që nga fillimi i luftës, në shkurt të vitit 2022.

    Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i presidentit Amerikan, Jarred Kushner, pas përfundimit të negociatave, tha se emisarët amerikan do të udhëtojnë në Moskë për tu takuar me presidentin Rus Putin dhe një ditë më vonë për në Ukrainë ku do të takohen me Zelensky-n, pasi që, sipas tyre,gjatë bisedimeve janë vërejtur mundësi diplomatike që do të mund të sjellin përparim në disa prej çështjeve.

    Gjithashtu janë paralajmëruar bisedime të reja në të ardhmen por pa u cekur data se kur pritet të mbahen ato.

    Burimi: RTKLive

  • Arrestimet në Serbi, Zvonko Veselinoviq strehohet në Turqi

    Arrestimet në Serbi, Zvonko Veselinoviq strehohet në Turqi

    Zvonko Veselinoviq u strehua në Turqi. Mes arrestimeve të biznesmenëve dhe zyrtarëve kontrovers të lidhur me ish-regjimin dhe Aleksandar Vuçiçin, krimineli i famshëm nga veriu i Kosovës dhe një nga njerëzit më të fuqishëm në vend, Zvonko Veselinoviq, udhëtoi për në Turqi këtë mëngjes, mësoi KRIK. Veselinoviq është afër majës së ish-qeverisë dhe vëllait të Vuçiçit, Andrej Vuçiç, ai kishte fuqinë për të rekrutuar personel në policinë serbe, dhe kompania e tij mori miliona euro nga projektet shtetërore – siç mund të shihet në mesazhet “sky” që KRIK publikoi dy vjet më parë.

    Zvonko Veselinoviq udhëtoi me një fluturim nga Sarajeva në Stamboll herët në mëngjes duke përdorur një pasaportë serbe, u thanë gazetarëve të KRIK.

    Siç raporton, Krik, largimi i tij për në Stamboll vjen mes arrestimeve të biznesmenëve dhe zyrtarëve kontrovers, të cilët, gjatë regjimit të Aleksandar Vuçiçit dhe Partisë Progresive Serbe, kishin një pozicion të privilegjuar që u lejonte atyre të shkelnin ligjin dhe të pasuroheshin pa pengesa.

    Turqia, meqë ra fjala, është bërë një nga vendet kryesore në të cilat fshihen anëtarë të grupeve të ndryshme kriminale të Ballkanit në pesë vitet e fundit.

    Veselinoviq, në raportet e policisë dhe të shërbimeve të sigurisë të publikuara më parë nga gazetarët e KRIK, identifikohet si një nga kriminelët kryesorë serbë në Kosovë i cili punon ngushtë me mafian shqiptare, dhe gjithashtu thuhet se grupi i tij është i përfshirë në kontrabandën e drogës, armëve dhe naftës, fajdenë dhe pastrim parash.

    Ai u akuzua vazhdimisht në Serbi për krime të ndryshme – trafik droge, vjedhje kamionësh, nxjerrje të paligjshme të rërës. Megjithatë, shumica e procedurave kundër tij përfunduan me lirime nga akuzat gjatë sundimit të Aleksandar Vuçiç.

    Krimi më i madh për të cilin dyshohet Veselinoviq është përfshirja e tij në vrasjen e politikanit të Kosovës Oliver Ivanoviq në janar 2018. Prokuroria e Kosovës pretendon se në këtë vrasje ishte përfshirë edhe kumbari i Veselinoviqit, Milan Radoiçiq. Të dy burrat morën mbrojtje nga ish-presidenti serb.

    Veselinoviq u vu gjithashtu nën sanksione nga Thesari i SHBA-së në fund të vitit 2021 , me dyshimin për korruptim të politikanëve për të kryer aktivitetet e tij të paligjshme. Vitin pasues, Mbretëria e Bashkuar gjithashtu vendosi sanksione ndaj tij.

    Pavarësisht të gjithave, Veselinoviq ishte i mbrojtur në Serbi. Lidhjet e tij në politikë shkonin deri në nivelin më të lartë dhe ai ishte i afërt me vëllain e ish-presidentit Andrej Vuçiq , siç shkroi KRIK disa vite më parë.

    Lidhjet politike i lejuan atij, përveç jetesës së lirë, të bëhej i pasur: kompania e tij e ndërtimit fitoi miliona duke marrë pjesë në projekte qeveritare.

    Mesazhet e “Sky” të publikuara nga KRIK dy vjet më parë zbuluan se si Veselinoviq i fitoi këto vende pune të vlefshme shtetërore dhe se si e “përfshiu” veten në to .

    «Vëlla, ti e di sa miliona merr. Dhe kjo nuk mjafton», e përshkroi pangopësinë e Veselinoviqit një nga kriminelët e grupit rival.

    Mesazhet e publikuara nga KRIK tregojnë se Veselinoviq ishte gjithashtu  i përfshirë në plotësimin e personelit të policisë serbe – ndër të tjera, në vitin 2020 ai ishte kundër Veselin Miliqit, atëherë kreu i UKP-së dhe tani i akuzuar për mosraportim të një vrasjeje, duke u bërë drejtor i policisë. Sipas mesazheve, ai i tha Andrej Vuçiqit se nuk do ta ndihmonte më SNS-në nëse Miliqi do ta merrte këtë pozicion.

    Nuk është çudi që Veselinoviq udhëtoi për në Turqi. Ky vend njihet si një strehë për kriminelët, dhe paratë mund të blejnë liri dhe mbrojtje. Ishte në këtë vend që fshiheshin disa nga kriminelët e famshëm nga kjo zonë, siç ishin figurat kryesore në klanin Škaljka – Jovan Vukotić dhe Sani Al-Murda.

    Burimi: Dukagjini

  • Grevë e përgjithshme në Spanjë, kriza e banesave ndez protestat para zgjedhjeve

    Grevë e përgjithshme në Spanjë, kriza e banesave ndez protestat para zgjedhjeve

    Grevë e përgjithshme në Spanjë, kriza e banesave ndez protestat para zgjedhjeve

    Rreth katër milionë punëtorë në Spanjë iu bashkuan të mërkurën një greve të përgjithshme, bëjnë të ditur sindikatat, duke sfiduar edhe motin e keq për të organizuar protesta kundër krizës së përballueshmërisë së banesave, vetëm më pak se tri javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, transmeton klankosova.tv

    Kjo është greva e parë e përgjithshme në Spanjë që nga viti 2012, kur punëtorët ndërprenë punën në shenjë proteste kundër masave shtrënguese ekonomike, gjatë krizës së borxhit në eurozonë.

    Sipas Reuters, protesta mbështetet nga dy sindikatat më të mëdha të vendit, UGT dhe CCOO, të cilat përfaqësojnë më shumë se një milion punëtorë, si dhe nga shoqatat e qiramarrësve, të cilat kundërshtojnë rritjen e vazhdueshme të qirave dhe dëbimet nga banesat.

    Sindikatat e kanë cilësuar grevën si të suksesshme, ndonëse pjesëmarrja nuk ishte e njëjtë në të gjitha rajonet e Spanjës. Mbështetja më e madhe u regjistrua në zonat bregdetare, ku kriza e banesave dhe rritja e çmimeve të qirave kanë goditur më rëndë qytetarët.

  • Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

    Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

    Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Budapest, ku është pritur nga homologia e tij hungareze, Anita Orban.

    Në fokus të takimit ishte rrugëtimi evropian i Shqipërisë, ku Hoxha ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë.

    Ai ka theksuar se Shqipëria ndodhet në fazën më vendimtare të negociatave për anëtarësimin në BE.

    “Ka diçka veçanërisht të vlefshme në diskutimin për zgjerimin me vende që e kanë përshkuar vetë këtë rrugë. Ato e dinë çfarë kërkon ky proces, por dinë edhe çfarë sjell ai. Shqipëria ka hyrë tashmë në fazën më vendimtare të negociatave të saj për anëtarësimin në BE.

    Ai ka deklaruar se objektivi i shtetit shqiptar është përmbyllja e pjesës teknike të tyre deri në fund të vitit 2027.

    “Ambicia jonë, siç pasqyrohet tashmë edhe në udhërrëfyesin e Komisionit, është e qartë: të bëjmë punën, të çojmë përpara reformat dhe të përmbyllim pjesën teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027. Ndërsa ecim përpara në këtë fazë kërkuese, jemi të kënaqur që mund të mbështetemi në përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë”, ka deklaruar Hoxha.

  • Pamje: 43 armët e zbuluara me skaner, që u kapën në Gjilan

    Pamje: 43 armët e zbuluara me skaner, që u kapën në Gjilan

    Pamje: 43 armët e zbuluara me skaner, që u kapën në Gjilan

    Dogana e Kosovës ka publikuar pamjet e dhjetëra armëve të gjata, që iu kapën një shtetasi gjerman, në rajonin e Gjilanit, pas një aksioni të Policisë me Prokurorinë Speciale.

    43 armë, përfshirë 42 pushkë automatike të tipit AK-47 (Kallashnikov), u zbuluan gjatë kontrollit me skaner të automjetit me targa të huaja.

    Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar gjithsej 42 pushkë automatike të tipit AK-47, një pushkë e tipit Walther, e kalibrit 12 mm, si dhe 41 karikatorë për armët e tipit AK-47.

    Sipas njoftimit, zbulimi është bërë falë pajisjeve moderne skanuese dhe angazhimit të zyrtarëve doganorë, të cilët kanë identifikuar ngarkesën e dyshimtë gjatë procesit të kontrollit.

    Pas zbulimit të armëve, rasti është trajtuar në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente të drejtësisë, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

    Detajet e rastit i gjeni në linkun e mëposhtëm.

  • Arrestohet në Greqi shqiptari që jetonte me identitet të rremë, ishte dënuar me 22 vjet burg për vrasjen e dy vëllezërve

    Arrestohet në Greqi shqiptari që jetonte me identitet të rremë, ishte dënuar me 22 vjet burg për vrasjen e dy vëllezërve

    Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi për vite me radhë kishte jetuar atje duke përdorur identitet të rremë.

    Bëhet fjalë për Z.P, i njohur edhe si F.P, i cili në Greqi përdorte emrin Nikolin P dhe kishte ndryshuar edhe datëlindjen.

    Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, identiteti i tij u zbulua përmes analizimit të të dhënave biometrike, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, të zhvilluar në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Policinë greke.

    Preldakaj ishte dënuar në vitin 2008 nga Gjykata e Shkodrës me 22 vjet burgim për përfshirjen në vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Shtoj i Vjetër, në vitin 2002, raportojnë mediat shqiptare.

    Ai dyshohet gjithashtu për përfshirje në vrasjen e dy personave, një shtetasi grek dhe një shtetaseje ukrainase, trupat e të cilëve ishin gjetur në një automjet në Korinth të Greqisë, në vitin 2020.

    Sipas autoriteteve, shqiptari rezulton me precedentë penalë edhe në Greqi për grabitje me armë, shkelje të legjislacionit për armët dhe lojërat e fatit, si dhe posedim të lëndëve narkotike.

    Interpol Tirana është duke bashkëpunuar me autoritetet greke për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tij dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për ekstradimin drejt Shqipërisë./Telegrafi/