Category: Lajme

  • Qeveria e RMV-së planifikon hapjen e një vendkalimi të ri kufitar me Kosovën

    Qeveria e RMV-së planifikon hapjen e një vendkalimi të ri kufitar me Kosovën

    Qeveria planifikon të hapë një pikë tjetër kufitare me Kosovën, përmes së cilës do të kalojnë kamionë me qymyr të importuar nga Kosova. Këtë e njoftoi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme me gazetarët, i cili tha se ky është pikëkalimi që më parë përdorej nga KFOR-i.

    Ai tha se për të rritur prodhimin e energjisë elektrike të EMV-së, ata planifikojnë të vënë në funksion si TEC-in e Negotinës ashtu edhe atë të Osllomesë.

    “Planifikojmë të hapim një pikëkalim të veçantë kufitar me Kosovën, i cili më parë përdorej nga KFOR-i për të sjellë qymyr më shpejt. Vetëm kamionë me qymyr do të kalojnë nëpër këtë pikëkalim kufitar, dhe është planifikuar që atje të kalojnë 200 kamionë me qymyr, si dhe 60 kamionë në pikëkalimin kufitar të Bllacës”, tha Mickoski.

    Ai tha se për funksionimin e tre blloqeve të TEC Manastir nevojiten mbi 6.000 ton qymyr.

    Kryeministri njoftoi se një rritje e çmimit të energjisë elektrike është e mundur, por jo më shumë se 5%.

    Ai tha se tenderi për nxjerrjen e qymyrit në Kosovë duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji dhe se pret që gjithçka të jetë në rregull.

    “Kriza energjetike që nga fundi i shkurtit është ende duke vazhduar dhe në Evropë, rezervat e gazit janë në 50%, dhe niveli i ujit të lumenjve është i ulët dhe investimet e forta në qendrat e të dhënave kanë rritur konsumin e energjisë elektrike. Në BE, çmimi i energjisë elektrike dhe gazit është rritur me 3 deri në 3.5 herë, dhe në vendin tonë, për të mos rritur çmimin, po i bëjmë të gjitha këto gjëra”, tha Mickoski./Telegrafi/

  • Ministria e Mbrojtjes: Një pjesëtar i FSK-së është lënduar lehtë gjatë trajnimit

    Ministria e Mbrojtjes: Një pjesëtar i FSK-së është lënduar lehtë gjatë trajnimit

    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është lënduar lehtë gjatë një trajnimi. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më herët në njërin nga poligonet e FSK-së.

    “Sa i përket njoftimeve nga mediat lidhur me lëndimin e lehtë të një pjesëtari të FSK-së, gjatë trajnimit ju informojmë që rasti ka ndodhur më herët në një nga poligonet e FSK-së”, thuhet në njoftim.

    Sipas Ministrisë, FSK-ja gjatë trajnimeve me municione përballet me rrezikshmëri të lartë, por merr paraprakisht masat e nevojshme parandaluese për menaxhimin e rrezikut, përfshirë pajisjet individuale dhe kolektive për mbrojtjen e personelit.

    Po ashtu, Ministria bën të ditur se në çdo aktivitet të FSK-së janë të pranishme ekipet mjekësore për evakuim të mundshëm, ndërsa masat e sigurisë janë në përputhje me standardet e FSK-së dhe NATO-s.

    “FSK është e vetëdijshme që profesioni ushtarak përbën në vete një rrezikshmëri të lartë, në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor, megjithatë në relacion me nivelin e aktiviteteve, numri i aksidenteve mbetet i vogël për shkak të masave të sigurisë në menaxhimin e rrezikut”, thuhet më tej në njoftim.

    Ministria thekson se FSK-ja mbetet e përkushtuar për rritjen e vazhdueshme të sigurisë dhe ruajtjen e personelit.

     

    Burimi: RTKLive

  • Defence Ministry: A KSF member has been easily injured during training

    Defence Ministry has announced that a member of the Kosovo Security Force ( KSF is easily injured during training. According to the announcement, the case occurred earlier in one of the KSF’s polygons.

    As for media reports concerning the slight injury of an KSF member, during training we inform you that the case occurred earlier in one of the KSF’s polygons, the report says.

    According to the Ministry, The KSF during ammunition training faces high risk, but takes in advance necessary risk management measures, including individual and collective equipment for staff protection.

    Similarly, the ministry suggests that medical teams for possible evacuation are present in any KSF activity, while security measures are in line with KSF and NATO standards.

    ) The KSF is aware that the military profession poses in itself a high risk, in fulfillment of the constitutional and legal mission, yet in response to the level of activities, the number of accidents remains small because of safety measures in risk management, the announcement said.

    The ministry emphasises that KSF remains committed to continued security growth and staff maintenance.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Pochettino afër ta marrë drejtimin e Manchester United

    Pochettino afër ta marrë drejtimin e Manchester United

    Pochettino afër ta marrë drejtimin e Manchester United

    Manchester United po përgatitet për një ndryshim të madh në shtabin teknik. Mediat ndërkombëtare raportojnë se trajneri i njohur argjentinas, Mauricio Pochettino, është shumë afër marrjes së drejtimit të gjigantit anglez.

    Thuhet se Pochettino ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” dhe pritet të largohet nga posti i tij aktual duke aktivizuar klauzolën e lirimit që figuron në kontratën e tij me klubin.

    Kjo lëvizje shënon rikthimin e strategut argjentinas në futbollin elitar anglez, pas përvojave të tij të mëparshme me Tottenham Hotspur dhe Chelsea, transmeton Sinjali.

    United, i cili po kalon një periudhë tranzicioni dhe synon rikthimin e fuqishëm në mesin e skuadrave më konkurruese të Premierligës dhe Evropës, e sheh Pochettinon si figurën ideale për të udhëhequr këtë projekt.

    Edhe pse të gjitha detajet kryesore mes palëve janë dakorduar, marrëveshja ende pret zyrtarizimin nga vetë klubi anglez në ditët në vijim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Pochetino near to take over Manchester United

    Manchester United is preparing for a major change in technical headquarters. International media report that the renowned Argentinian coach, Maurizio Pochettino, is very close to taking the lead of the English giant.

    Pochettino is said to have reached agreement with club executives from Old Tuffford and is expected to leave his current post by activating the release clause that figures in his contract with the club.

    This movement marks the return of the Argentinian strategist to English elite football, following his earlier experiences with Tottenham Hotspur and Chelsea, broadcast the signal.

    United, which is going through a transitional period and aims at a powerful recovery among the most competitive Premierliga and Europe teams, sees Pochettino as the ideal figure to lead the project.

    Although all the key details between the parties have been agreed on, the agreement still awaits formalisation by the English club itself in the coming days.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • MINT: Bie çmimi i naftës në Kosovë, nga 1.83 në 1.79 euro për litër

    MINT: Bie çmimi i naftës në Kosovë, nga 1.83 në 1.79 euro për litër

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se rënia e çmimeve të derivateve në tregjet globale ka filluar të reflektohet edhe në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, çmimi mesatar i naftës ka rënë nga 1.83 në 1.79 euro për litër, ndërsa ai i benzinës ka arritur në 1.43 euro për litër.

    Sipas MINTI-t, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar aktivitetet inspektuese gjatë ditëve të fundit, me qëllim të përcjelljes së lëvizjeve të çmimeve nga tregjet ndërkombëtare në tregun vendor.

    “Nga inspektimet e realizuara gjatë dy ditëve të fundit është vërejtur se tendenca e rënies së çmimeve të derivateve në tregjet globale ka filluar të reflektohet edhe në tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

    MINTI bën të ditur se mban komunikim të vazhdueshëm me Doganën e Kosovës, nga e cila pranon informacione ditore për çmimet e importit të derivateve.

    Analiza e çmimeve bëhet duke marrë për bazë çmimin mesatar të furnizimit të ditës paraprake, çmimin mesatar të furnizimit të 10 milionë litrave të fundit të importuara dhe çmimin mesatar të shitjes në tregun vendor.

    “Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve, garantimin e transparencës dhe mbikëqyrjen e rregullt të tregut”, thuhet më tej në njoftim.

    Sipas Ministrisë, inspektimet dhe monitorimi i tregut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në mënyrë që ndryshimet e çmimeve të furnizimit të reflektohen në kohë edhe te konsumatorët. 

    Burimi: RTKLive

  • MINT: Kosovo oil prices fall from 1.83 euros to 1.79 euros per litre

    Ministry of Industry, Trade, Trade and Innovation ( MINTI has announced that the drop in derivative prices on global markets has also begun to reflect in Kosovo. Over the past 24 hours, the average price of oil has dropped from 1.13 euros to 1.79 euros per litre, while the gas tank has reached 1.43 euros per litre.

    According to MINTI, Central Market Supervisor Inspectorate ( IQMT has intensified inspection activities over the past few days, with the aim of conveying price movements from international markets to the local market.

    From inspections conducted over the past two days, it has been noted that the trend in reducing the prices of derivatives on global markets has also begun to reflect on the market of the Republic of Kosovo, the Ministry reports.

    MINTI announces that it maintains continued communication with Kosovo Customs, from which it accepts daily information on derivative import prices.

    Price analysis is done by taking on the average price of the preliminary day supply, the average supply price of the last 10 million liters, and the average sale price on the local market.

    The Ministry of Industry, Trade, Trade and Innovation remains committed to protection of consumers, guaranteeing transparency and regular market supervision, the report further says.

    According to the Ministry, market inspections and monitoring will continue in the coming days so that changes in supply prices can be reflected in consumers as well. 

    Source Layer: RTKLive

  • Bajrami i kundërpërgjigjet Osmanit, e quan “turiste politike” dhe e akuzon se po gënjen për fondet e vitit 2020

    Bajrami i kundërpërgjigjet Osmanit, e quan “turiste politike” dhe e akuzon se po gënjen për fondet e vitit 2020

    Deputetja e LDK- së, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur një deklarate të deputetes nga grupi i saj parlamentar, Vjosa Osmani, e cila në fjalën e saj në foltore pak më herët foli për fondet e vitit 2020, duke thënë se atëherë Qeveria i ka ndarë para “bossave të bizneseve”.

    Osmani kishte aluduar te Qeveria Hoti kur Hykmete Bajrami ishte në krye të Ministrisë së Financave.

    Bajrami e quajti “turiste politike” Osmanin dhe “pa dinjitet”, duke thënë se po gënjen për këtë çështje dhe se fondet e ndara ishin për financim të pagave të punëtorëve.

    “Përgjigje turistëve politikë që kanë mbetur pa pushtet, pa dinjitet, e shpërndajnë mjegull: Mos gënjeni! Në debatin e sotëm u dëgjuan shumë të pavërteta, prandaj disa gjëra duhet t’i sqarojmë. Në vitin 2020, kur ekonomia ishte komplet e mbyllur për shkak të pandemisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka financuar pagat e punëtorëve të sektorit privat për një muaj, nuk ju ka dhanë para ”bosave të biznesit””, ka shkruar ajo në Facebook.

    Bajrami tha se për realizimin e asaj pakoje kanë punuar rreth 10 shërbyes civilë, përfshirë drejtorin e Thesarit dhe drejtorin e Buxhetit.

    “Kriteri ka qenë i qartë: punëtorët duhej të figuronin në listën e pagave të ATK-së për tre muajt paraprakë. Ka qenë një nga pakot më transparente të mbështetjes financiare që janë realizuar ndonjëherë në historinë e shtetit të Kosovës. Disa edhe mund të ma shihni për të madhe që po merrem me njerëz që sot mohojnë edhe biografitë e tyre, të cilëve u vjen turp të pranojnë se pjesë e cilave institucione dhe shumica kanë qenë dikur”.

    E sa për standarde të dyfishta, Bajrami tha se janë “kampionë”.

    “Për ta, e njëjta gjë është e drejtë ose e gabuar, varësisht nga karrigia ku janë ulur”.

    Ajo tha se këtë e pati ndërmend ta thoshte në Kuvend, por se nuk iu dha fjala.

    Çka tha Osmani?

    Duke akuzuar Qeverinë Kurti se veçse i kanë “ndërruar bossat e krimit” dhe se po “kontrollohen nga oligarkët”, ajo foli për këtë pako të 2020-ës, duke thënë se ka qenë më kritikja për të për shkak se fondet ia kanë dhënë “bossave të biznesit”.

    “Por çfarë të them unë kur kritikohemi për standarde të dyfishta e dëgjojmë nga ju standarde të dyfishta. Mbrojtje të dështimeve, arsyetim të stagnimeve e jo duke e parë veten në pasqyrë me qëllim për t’u përmirësuar. Çka thanë për humbjen e fondeve? Thanë që në vitin 2020 fonde iu kanë dhënë bossave të biznesit. Po. Dhe a e dini kush ka qenë personi që e ka kritikuar më së shumti në atë kohë në këtë Parlament? E kam kritikuar unë. E çka ka ndodhur në ndërkohë është se ju veç i keni ndërruar bossat e krimit, i keni ndërruar oligarkët”./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Kurti për Le Monde: Kosova kërkon anëtarësim në BE bazuar në meritë, jo përmes “derës së pasme”

    Kurti për Le Monde: Kosova kërkon anëtarësim në BE bazuar në meritë, jo përmes “derës së pasme”

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për gazetën prestigjioze franceze “Le Monde” se Kosova synon integrimin në Bashkimin Evropian përmes meritave dhe reformave, e jo përmes ndonjë rruge të privilegjuar.

    Gjatë vizitës treditore në Paris, Kurti është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron, me të cilin ka diskutuar për integrimin evropian të Kosovës, mbështetjen franceze për zhvillimin e vendit dhe projektet e rëndësishme infrastrukturore e energjetike.

    “Pranimi në BE bazuar në meritë, jo përmes një dere të pasme”, është mesazhi i Kurtit, sipas titullit të intervistës së publikuar nga “Le Monde”.

    Në intervistën e dhënë të martën, më 10 nëntor, Kurti ka folur edhe për situatën e sigurisë në Evropë dhe ndikimin e zhvillimeve gjeopolitike në Kosovë.

    “Agresioni rus kundër Ukrainës tregon se historia po kthehet në skenën botërore me më shumë forcë se kurrë më parë në këtë shekull”, ka deklaruar Kurti në fillim të bisedës me gazetën franceze.

    Ai ka theksuar se Kosova ndodhet në një kontekst të ndjeshëm gjeopolitik, ku Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e saj, duke e konsideruar Kosovën si pjesë të territorit të vet.

    Kryeministri ka kërkuar gjithashtu mbështetjen e Francës për projektet infrastrukturore dhe energjetike, me synimin që vendi të forcojë qëndrueshmërinë dhe sigurinë e tij në një periudhë të pasigurt ndërkombëtare.

    Një prej çështjeve të diskutuara gjatë vizitës në Paris është edhe organizimi i Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 në Prishtinë. Për këtë projekt, Kosova ka siguruar një kredi prej 60 milionë eurosh nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), e cila do të përdoret për hartimin e fshatit ndërkombëtar të atletëve.

    Gazeta franceze ka trajtuar gjithashtu mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, duke përmendur si një prej pikave të tensionit edhe çështjen e autonomisë së serbëve të Kosovës, të cilët përbëjnë rreth gjashtë për qind të popullsisë.

    Intervista e Kurtit për “Le Monde” vjen në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për të siguruar mbështetje më të madhe nga partnerët evropianë dhe për të avancuar rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik.

  • Gërvalla: Raporti i KE-së evidenton progres në drejtësi

    Gërvalla: Raporti i KE-së evidenton progres në drejtësi

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se vlerësimi i Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2026 ose i vitit 2026 edhe një pjesë e vitit 2025, për Kosovën është në përgjithësi pozitiv dhe nxjerr në pah që edhe në fushën e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit, Kosova ka shënuar një sërë rezultatesh. 

    “Kemi më shumë dënime të formës së prerë për krim të organizuar, bashkëpunim më të fortë me institucionet evropiane dhe hapa konkretë në reformën e sistemit prokurorial. Ndërkohë, edhe Ligji për Byronë është miratuar përfundimisht nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ndërsa pesë projektligjet e reformës në drejtësi kanë kaluar në lexim të parë. Kështu po u përgjigjemi menjëherë disa prej çështjeve që Komisioni i ka ngritur, madje prej vitesh”, tha ajo.

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vitin 2026 evidenton mungesë të përparimit në funksionimin e përgjithshëm të gjyqësorit në Kosovë, por jo edhe regres.

    Në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet Raporti i Progresit, Gërvalla tha se vlerësimi i përgjithshëm i raportit për Kosovën është pozitiv dhe se në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit janë shënuar një sërë rezultatesh.

    “Për funksionimin e gjyqësorit në tërësi, në përgjithësi nuk ka shënuar përparim, mirëpo jo që ka bërë hapa mbrapa”, tha Gërvalla.

    Ajo përmendi si zhvillime pozitive rritjen e numrit të dënimeve të formës së prerë për krim të organizuar, forcimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane dhe hapat në reformën e sistemit prokurorial.

    Sipas saj, raporti evidenton gjithashtu rritjen e dënimeve për rastet e korrupsionit, përveç rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe pothuajse dyfishimin e raportimeve të sinjalizuesve pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

    Gërvalla përmendi edhe miratimin e Ligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Ligjin kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe themelimin e Fondit të Konfiskimit.

    Ajo tha se Komisioni Evropian ka evidentuar zhvillime pozitive edhe në sistemin prokurorial, përfshirë plotësimin e përbërjes së Këshillit Prokurorial dhe emërimin e kryeprokurorit të shtetit pas katër vitesh me ushtrues detyre.

    Megjithatë, ministrja pranoi se raporti evidenton edhe mangësi, veçanërisht rritjen e kohës për zgjidhjen e lëndëve penale dhe civile, sidomos në shkallën e parë, si dhe rezultatet e pamjaftueshme në hetimin dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë.

    Ajo u ndal edhe te shqetësimi i Komisionit Evropian për ndikimin e papërshtatshëm në sistemin e drejtësisë, përfshirë ndikimin për interesa politike dhe ekonomike, duke thënë se edhe institucionet vendore i kanë shprehur këto shqetësime.

    Burimi: RTKLive