Category: Lajme

  • Do you know who we are? Co-worker of the Lawyer’s Office. Besar Krasniqi allegedly attacked lawyer Egzon Qwanaj in Prizren

    A physical incident reported today, November 11, 2026, at Prizren’s local residence near the Constitutional Prosecution, where two persons allegedly linked to the Lawyer’s Office, the Signal newspaper, reported.

    According to information provided by the signal, Wisar Krasniqi, an associate of this law office, allegedly physically attacked lawyer Egzon Qwanaj, striking him in the face.

    Information provided about the incident also mentions the expression Do you know who we are?While it is suspected that the crash may have motivated jealousy.

    The circumstances that have preceded the incident have not yet been fully clarified if there have been other persons involved and whether the case has been reported to the law bodies.

    The signal newspaper has requested confirmation by Kosovo Police and is trying to secure the positions of persons involved in terms of allegations of the incident. While until now, even after attempts to meet Besar Krasniqi has not responded.

    The signal will keep you informed of new developments.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • MINTI shton kontrollet ndaj pikave të karburanteve, nafta bie në 1.79 euro për litër

    MINTI shton kontrollet ndaj pikave të karburanteve, nafta bie në 1.79 euro për litër

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka intensifikuar mbikëqyrjen e tregut të derivateve të naftës në Kosovë, me qëllim që rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare të reflektohet edhe në tregun vendor.

    Përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), gjatë ditëve të fundit janë shtuar aktivitetet inspektuese në pikat e shitjes së derivateve.

    MINTI ka bërë të ditur se në baza ditore pranon nga Dogana e Kosovës të dhëna zyrtare për çmimet e importit të derivateve, të cilat shërbejnë si bazë për analizimin dhe mbikëqyrjen e çmimeve të shitjes në tregun vendor.

    Sipas ministrisë, gjatë analizimit të çmimeve merren parasysh tri referenca kryesore: çmimi mesatar i furnizimit të ditës paraprake, çmimi mesatar i furnizimit të 10 milionë litrave të fundit të importuara dhe çmimi mesatar i shitjes në tregun vendor.

    Nga inspektimet e realizuara gjatë dy ditëve të fundit është vërejtur se rënia e çmimeve të derivateve në tregjet globale ka filluar të reflektohet edhe në Kosovë.

    Sipas të dhënave të MINTI-t, gjatë 24 orëve të fundit çmimi mesatar i naftës ka rënë nga 1.83 euro në 1.79 euro për litër, ndërsa çmimi mesatar i benzinës është 1.43 euro për litër.

    Ministria ka bërë të ditur se mbikëqyrja e tregut do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me fokus në mbrojtjen e konsumatorëve, transparencën dhe parandalimin e devijimeve të pajustifikuara të çmimeve nga lëvizjet në tregjet ndërkombëtare.

    MINTI synon që ndryshimet në çmimet e furnizimit të reflektohen në mënyrë të drejtë dhe me kohë edhe në çmimet që paguajnë konsumatorët në Kosovë.

     

    Burimi: Dukagjini

  • MINTI adds fuel stations to controls, oil falls to 1.79 euros per litre

    Ministry of Industry, Trade, Trade and Innovation ( MINTI has intensified monitoring the Kosovo oil derivative market in order to reduce prices on international markets to be reflected in the local market as well.

    Through the Central Market Supervisor Inspectorate ( IQMT, in the last days, has increased inspection activities at the selling of derivatives.

    MINTI has indicated that on a daily basis, Kosovo Customs receives official data on the prices of imports of derivatives, which serve as the basis for analyzing and monitoring sales prices on the local market.

    According to the ministry, three main references are taken into account during the screening of prices: the average price of the pre-day supply, the average supply price of the last 10 million litres imported, and the average sale price on the local market.

    The inspections conducted over the past two days have noted that the decline in the prices of derivatives on global markets has also begun to reflect in Kosovo.

    According to MINTI data, over the past 24 hours the average price of oil has dropped from 1.13 euros to 1.79 euros per litre, while the average price of gasoline is 1.43 euros per litre.

    The ministry has announced that market supervision will continue in the coming days, with a focus on protection of consumers, transparency and prevention of unjustified price deviations from movement in international markets.

    MINTI aims for changes in supply prices to be reflected fairly and over time, even in prices paid by consumers in Kosovo.

     

    Source Layer: Dukeagini

  • Alarme të rreme për bomba në shkollat e Italisë, Britanisë dhe Irlandës

    Alarme të rreme për bomba në shkollat e Italisë, Britanisë dhe Irlandës

    Alarme të rreme për bomba në shkollat e Italisë, Britanisë dhe Irlandës

    Mijëra shkolla në Itali u evakuan të mërkurën, pasi rreth 6,300 prej tyre morën mesazhe kërcënuese për vendosjen e bombave.

    Ky është rasti më i fundit në një seri kërcënimesh dhe sulmesh kibernetike që kanë tronditur vende të ndryshme të Evropës, duke shënjestruar supermarkete, sistemet e trafikut ajror dhe transmetuesit mediatikë, transmeton klankosova.tv.

    Edhe Skocia, Irlanda e Veriut dhe Republika e Irlandës raportuan se shumë shkolla kishin marrë mesazhe të ngjashme elektronike nga jashtë vendit.

    Megjithatë, kërcënimet u cilësuan si mashtrime dhe nuk shkaktuan ndërprerjen e procesit mësimor.

    Në Itali, shkollat reaguan menjëherë duke mbyllur ambientet dhe evakuuar nxënësit, çka detyroi shumë prindër të ndërprisnin aktivitetet e tyre për të marrë fëmijët.

    Sipas Reuters, ngjarjet e fundit kanë shtuar shqetësimet për sigurinë kibernetike dhe keqpërdorimin e komunikimeve elektronike për të krijuar panik dhe për të ndërprerë funksionimin normal të institucioneve në disa vende evropiane.

  • Keqpërdorimi i kartelave bankare, kapet një i dyshuar në Prishtinë

    Keqpërdorimi i kartelave bankare, kapet një i dyshuar në Prishtinë

    Keqpërdorimi i kartelave bankare, kapet një i dyshuar në Prishtinë

    Një shtetas i huaj është ndaluar për 48 orë në Prishtinë, nën dyshimin për keqpërdorim të kartelave bankare dhe hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës, sipas së cilës ndalimi është realizuar në kuadër të veprimeve hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

    I dyshuari dyshohet se, përmes ndërhyrjeve të paautorizuara në sistemet kompjuterike, ka keqpërdorur kartelat bankare të shtetasve të huaj, duke kryer blerje të ndryshme përmes platformave online, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm financiar.

    Ai dyshohet për veprat penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301 i KPRK, si dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, nga neni 277/D.

    Gjatë kontrollit dhe bastisjes në një lokacion në rajonin e Prishtinës, hetuesit kanë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike dhe dokumente që dyshohet se mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

    Në mesin e materialeve të sekuestruara janë:

    Dy kompjuterë;

    Dy telefona celularë;

    Dy pajisje USB;

    Dokumente të ndryshme. /Klankosova.tv

  • Raportohet se bashkëpunëtori i Radoiçiqit, Zvonko Vesellinoviq, është arratisur në Turqi

    Raportohet se bashkëpunëtori i Radoiçiqit, Zvonko Vesellinoviq, është arratisur në Turqi

    Raportohet se bashkëpunëtori i Radoiçiqit, Zvonko Vesellinoviq, është arratisur në Turqi

    Në kohën kur po zhvillohen arrestime të biznesmenëve kontroversë dhe zyrtarëve të lidhur me ish-pushtetin dhe Alleksandar Vuçiqin në Serbi, krimineli i njohur nga veriu i Kosovës dhe njëri prej njerëzve më të fuqishëm në Serbi, Zvonko Vesellinoviq, është nisur këtë mëngjes drejt Turqisë, mëson KRIK-u. Vesellinoviqi ka lidhje të afërta me nivelet më të larta të ish-pushtetit dhe me Andrej Vuçiqin, vëllain e Alleksandar Vuçiqit. Ai kishte ndikim deri në emërimet në policinë serbe, ndërsa kompania e tij përfitonte miliona euro nga projektet shtetërore, siç dëshmohet nga mesazhet në aplikacionin “Sky”, të publikuara nga KRIK-u para dy vjetësh

    Zvonko Vesellinoviq, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Olliver Ivanoviq, ka udhëtuar me një fluturim të hershëm të mëngjesit nga Sarajeva drejt Stambollit, duke përdorur pasaportën serbe, kanë bërë të ditur për gazetarët e Rrjetit për hulumtimin e kriminelëve dhe korrupsionit në Serbi, KRIK, burime të njohura me rastin.

    Udhëtimi i tij drejt Stambollit, sipas këtij raportimi, ndodh në kohën kur po zhvillohen arrestime të biznesmenëve kontroversë dhe zyrtarëve që gjatë qeverisjes së Alleksandar Vuçiqit dhe Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Serbi kishin pozita të privilegjuara, të cilat u mundësonin të shkelnin ligjin pa pengesa dhe të pasuroheshin, transmeton Klankosova.tv.

    Turqia, ndërkaq, gjatë pesë vjetëve të fundit, sipas KRIK, është shndërruar në një nga vendet kryesore ku fshihen pjesëtarë të grupeve të ndryshme kriminale nga Ballkani.

    “Në raportet e policisë dhe të shërbimeve të sigurisë, të publikuara më herët nga gazetarët e KRIK-ut, Vesellinoviqi është cilësuar si një nga kriminelët kryesorë serbë në Kosovë, i cili bashkëpunon ngushtë me mafinë shqiptare. Në këto raporte thuhet se grupi i tij merret me trafikimin e drogës, armëve dhe naftës, fajde, si dhe pastrim parash”.

    “Në Serbi, ai është akuzuar disa herë për vepra të ndryshme penale, përfshirë trafikim droge, vjedhje kamionësh dhe gërmime të paligjshme të rërës. Megjithatë, shumica e proceseve gjyqësore ndaj tij përfunduan me aktgjykime lirimi, gjatë kohës së qeverisjes së Alleksandar Vuçiqit”.

    “Krimi më i rëndë për të cilin dyshohet Vesellinoviqi është përfshirja në vrasjen e politikanit kosovar Olliver Ivanoviq, në janar të vitit 2018. Prokuroria e Kosovës ka deklaruar se në këtë vrasje ishte i përfshirë edhe kumbari i Vesellinoviqit, Millan Radoiçiq. Të dy, sipas raportimit, kishin gëzuar mbrojtjen e ish-presidentit të Serbisë”, thotë KRIK në raportin e tij.

    Në fund të vitit 2021, Vesellinoviqi u përfshi edhe në listën e sanksioneve të Departamentit amerikan të Thesarit, nën dyshimet se kishte korruptuar politikanë për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të tij të paligjshme. Një vit më vonë, sanksione ndaj tij vendosi edhe Mbretëria e Bashkuar.

    Pavarësisht këtyre akuzave dhe sanksioneve, KRIK thotë se Vesellinoviqi ishte i mbrojtur në Serbi. Lidhjet e tij politike shtriheshin deri në nivelet më të larta të pushtetit, ndërsa ai ishte i afërt me Andrej Vuçiqin, vëllain e ish-presidentit serb.

    KRIK thotë se lidhjet politike i mundësuan atij jo vetëm të qëndronte i lirë, por edhe të pasurohej. Kompania e tij e ndërtimit fitonte miliona euro duke marrë pjesë në projekte shtetërore.

    Mesazhet në aplikacionin “Sky”, të publikuara nga KRIK-u para dy vjetësh, zbuluan mënyrën se si Vesellinoviqi siguronte këto kontrata të majme shtetërore dhe përfitonte financiarisht prej tyre.

    “Vëlla, e di sa miliona merr ai. Dhe as kjo nuk i mjafton”, kishte shkruar një pjesëtar i një grupi kriminal rival, duke përshkruar pangopësinë e Vesellinoviqit.

    Mesazhet e publikuara nga KRIK-u tregojnë se Vesellinoviqi kishte ndikim edhe në emërimet në policinë serbe. Ndër të tjera, në vitin 2020, ai kishte kundërshtuar emërimin e Vesellin Milliqit, atëkohë shef i Departamentit të Policisë Kriminalistike (UKP), ndërsa sot i akuzuar për mosraportimin e një vrasjeje, në pozitën e drejtorit të policisë.

    Sipas mesazheve, Vesellinoviqi i kishte thënë Andrej Vuçiqit se nuk do ta ndihmonte më SNS-në nëse Milliqi emërohej në atë pozitë.

    KRIK thotë se nuk është e pazakontë që Vesellinoviqi të ketë udhëtuar pikërisht drejt Turqisë. Ky shtet, sipas këtij raportimi, njihet si strehë për persona të përfshirë në krim të organizuar, të cilët, në këmbim të parave, mund të sigurojnë lirinë dhe mbrojtjen e tyre.

    Në Turqi, raporton media serbe, ishin strehuar edhe disa prej emrave të njohur të botës kriminale nga rajoni, përfshirë figurat kryesore të klanit kriminal “Shkallari”, Jovan Vukotiq dhe Sani Al-Murde. /Klankosova.tv

  • Për 115 euro grabitje, gjakovari përfundon në qeli për 7 vjet

    Për 115 euro grabitje, gjakovari përfundon në qeli për 7 vjet

    Për 115 euro grabitje, gjakovari përfundon në qeli për 7 vjet

    Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur aktgjykimin ndaj hajnit të akuzuar për grabitje, rast i cili kishte ndodhur më 1 qershor të këtij viti,

    I akuzuari A.M., është shpallur fajtor dhe është dënuar me 7 vjet burgim dhe gjobë prej 500 euro, raporton Klankosova.tv

    “I pandehuri A.M., akuzohet se me datën 01.06.2026, rreth orës 17:50 minuta, prapa këndit të lojërave Kids Center, në rr. Ferid Domi në Gjakovë, së bashku me të miturit I.A. dhe A.A., fillimisht lënë takim me të dëmtuarin E.B., dhe pasi e takojnë në vendin e lartcekur, i pandehuri afrohet te i dëmtuari, e kap nga qafa çantën e të dëmtuarit, ku në dorë mban një thikë.

    Aty fillon përleshja dhe i pandehuri, me dorezën e thikës, të cilën e kishte në dorën e djathtë, e godet të dëmtuarin në krahun e majtë disa herë, pastaj pret rripin mbajtës të çantës, duke ia marrë çantën e krahut, ngjyrë të zezë. Pasi ia merr çantën, i pandehuri e kishte hapur çantën dhe nga aty e nxjerr një portofol, nga i cili i merr 115 euro. Pastaj, pasi e kontrollon çantën, revoltohet dhe, së bashku me të miturit, përsëri e godasin me grushte të dëmtuarin në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.”

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë 30 ditësh. /Klankosova.tv

  • Kryetar i ri i Odës së Mjekëve në RMV është zgjedhur Nikolla Jankullovski

    Kryetar i ri i Odës së Mjekëve në RMV është zgjedhur Nikolla Jankullovski

    Oda Mjekëve në Maqedoninë e Veriut njofton opinionin se në seancën e sotme të Kuvendit të Odës, Prof. Dr. Nikolla Jankullovski u zgjodh kryetar i ri, ndërsa mjeku Idriz Orana nënkryetar i kësaj organizate profesionale të të gjithë mjekëve në vend.

    Në seancë u zgjodhën edhe tre nënkryetarë: Biljana Petkovska Ognjanova – nënkryetare për kujdesin shëndetësor parësor, Lençe Nelloska – nënkryetare për kujdesin shëndetësor sekondar dhe Risto Todorov – nënkryetar për kujdesin shëndetësor terciar.

    Me zgjedhjen e Jankullovskit si kryetar, Oda e Mjekëve fiton një lider me shumë vite përvojë akademike, menaxheriale dhe klinike, i cili karrierën e tij ia ka kushtuar zhvillimit të kujdesit shëndetësor në vend, arsimit të lartë dhe promovimit të dinjitetit të profesionit mjekësor.

    “Është një nder i madh dhe një përgjegjësi edhe më e madhe të jem në krye të Odës së Mjekëve. Fokusi im do të jetë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe statusit të të gjithë mjekëve në vendin tonë, promovimin e transparencës në punën e Dhomës dhe digjitalizimin e proceseve, përfshirjen aktive të Odës në miratimin e zgjidhjeve ligjore në fushën e kujdesit shëndetësor, ndërsa përmes zgjidhjeve të reja funksionale, kontributin në krijimin e kushteve më të mira të punës për mjekët dhe trajtimin e pacientëve”, tha Jankullovski./Telegrafi/

  • Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj

    Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se nesër, më 12 nëntor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e rrugës “12 Qershori”.

    Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.

    Kjo ndërprerje vjen si pasojë e punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.

    KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/

  • Nafta lirohet për katër centë, MINTI paralajmëron inspektime të vazhdueshme

    Nafta lirohet për katër centë, MINTI paralajmëron inspektime të vazhdueshme

    Nafta lirohet për katër centë, MINTI paralajmëron inspektime të vazhdueshme

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se çmimi mesatar i naftës në Kosovë ka rënë nga 1.83 euro në 1.79 euro për litër, gjatë 24 orëve të fundit.

    Sipas njoftimit, çmimi mesatar i benzinës ka arritur në 1.43 euro për litër.

    MINTI ka bërë të ditur se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka intensifikuar aktivitetet inspektuese në tregun e derivateve të naftës, për të përcjellë çmimet e shitjes në raport me ato të importit.

    Për këtë proces, ministria ka njoftuar se pranon çdo ditë të dhëna zyrtare nga Dogana e Kosovës lidhur me çmimet e importit të derivateve.

    Në njoftim thuhet se analiza e çmimeve bëhet duke marrë për bazë tri referenca kryesore: çmimin mesatar të furnizimit të ditës paraprake, çmimin mesatar të furnizimit të 10 milionë litrave të fundit të importuara dhe çmimin mesatar të shitjes në tregun vendor.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, çmimi mesatar i naftës ka shënuar rënie nga 1.83 euro në 1.79 euro për litër, ndërsa çmimi mesatar i benzinës ka arritur në 1.43 euro për litër”, thuhet në njoftimin e MINTI-t.

    Ministria ka bërë të ditur se inspektimet dhe monitorimi i tregut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbikëqyrjes së çmimeve dhe parandalimit të devijimeve të pajustifikuara në raport me çmimet e importit.

    Burimi: Insajderi