Category: Lajme

  • Njeriu i afërt i Vuçiqit dhe Radoiçiqit, Zvonko Veselinoviq, largohet drejt Turqisë në kohën e arrestimeve në Serbi

    Njeriu i afërt i Vuçiqit dhe Radoiçiqit, Zvonko Veselinoviq, largohet drejt Turqisë në kohën e arrestimeve në Serbi

    Biznesmeni kontrovers serb nga Kosova, Zvonko Veselinoviq, ka udhëtuar drejt Turqisë në kohën kur në Serbi po zhvillohen arrestime të biznesmenëve dhe zyrtarëve të lidhur me pushtetin e ish-presidentit Aleksandar Vuçiq.

    Lajmi është bërë i ditur nga rrjeti hulumtues serb KRIK, i cili raporton se Veselinoviq është nisur herët në mëngjes me një fluturim nga Sarajeva drejt Stambollit, duke përdorur pasaportën serbe.

    Sipas burimeve të KRIK-ut, largimi i tij ndodh në një kohë kur autoritetet serbe kanë nisur arrestimin e personave që, gjatë qeverisjes së Partisë Progresive Serbe (SNS), kishin gëzuar pozita të privilegjuara dhe dyshohet se i kishin përdorur lidhjet politike për t’u pasuruar dhe për të vepruar jashtë ligjit.

    Veselinoviq konsiderohet si një prej biznesmenëve më të fuqishëm dhe më kontroversë serbë në Kosovë. Sipas raportimeve të mëhershme të KRIK-ut, ai ka pasur lidhje të afërta me njerëz në majat e pushtetit serb, përfshirë Andrej Vuçiqin, vëllain e ish-presidentit Aleksandar Vuçiq.

    Hetimet dhe dokumentet e publikuara nga KRIK, përfshirë komunikimet e nxjerra nga aplikacioni i koduar Sky, kanë ngritur dyshime se Veselinoviq kishte ndikim në punësimet në policinë serbe dhe se kompanitë e tij përfitonin miliona euro nga projektet shtetërore.

    Dyshime për lidhje me krimin e organizuar

    Në raportet e mëhershme të policisë dhe shërbimeve të sigurisë, Veselinoviq është përshkruar si një prej figurave kryesore të krimit të organizuar serb në Kosovë.

    Sipas këtyre raporteve, grupi i tij dyshohet se ka qenë i përfshirë në kontrabandë të drogës, armëve dhe naftës, fajde dhe pastrim parash, si dhe në bashkëpunim me grupe kriminale.

    Në Serbi, Veselinoviq është përballur ndër vite me akuza për vepra të ndryshme penale, përfshirë trafikimin e drogës, vjedhjen e kamionëve dhe nxjerrjen e paligjshme të rërës.

    Një prej dyshimeve më të rënda që lidhen me emrin e tij është përfshirja në vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, i cili u vra në janar të vitit 2018 në Mitrovicën e Veriut.

    Prokuroria e Kosovës ka thënë se në këtë rast ishte i përfshirë edhe Milan Radoiçiq, i cili njihet si kumbarë i Veselinoviqit. Të dy kanë pasur mbështetje politike në Serbi, sipas raportimeve të mediave hulumtuese.

    Nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe

    Veselinoviq është vendosur në listën e sanksioneve të Thesarit amerikan në fund të vitit 2021, nën dyshimet për korrupsion dhe shfrytëzim të lidhjeve me zyrtarë politikë për të mundësuar aktivitetet e tij të paligjshme.

    Një vit më vonë, edhe Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione ndaj tij.

    Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Veselinoviq kishte vazhduar të gëzonte mbrojtje dhe ndikim në Serbi, ndërsa kompanitë e tij përfitonin kontrata të mëdha nga projektet publike.

    Komunikimet e publikuara nga Sky, zbulojnë edhe ndërhyrjet e tij të pretenduara në emërimet në institucionet e sigurisë, përfshirë kundërshtimin e emërimit të Veselin Miliqit në krye të policisë serbe në vitin 2020.

    Turqia, strehë për figurat e krimit ballkanik

    Sipas KRIK-ut, Turqia është shndërruar gjatë pesë vjetëve të fundit në një nga destinacionet kryesore ku janë strehuar pjesëtarë të grupeve të ndryshme kriminale nga Ballkani.

    Në këtë kontekst, mediumi serb përmend edhe figura të njohura të krimit të organizuar ballkanik, të cilat kanë qëndruar ose janë fshehur në Turqi.

    Largimi i Veselinoviqit drejt Stambollit vjen në një moment të ndjeshëm për skenën politike dhe të sigurisë në Serbi, ndërsa raportimet për lidhjet e tij me njerëzit më të afërt të Aleksandar Vuçiqit rikthejnë në vëmendje ndikimin e rrjeteve kriminale në institucionet dhe projektet shtetërore të Serbisë.

  • BE-ja alarmon për mungesë të progresit në gjyqësor, ministrja Gërvalla relativizon dështimin me arsyetime qesharake

    BE-ja alarmon për mungesë të progresit në gjyqësor, ministrja Gërvalla relativizon dështimin me arsyetime qesharake

    BE-ja alarmon për mungesë të progresit në gjyqësor, ministrja Gërvalla relativizon dështimin me arsyetime qesharake

    Sistemi i drejtësisë vazhdon të mbetet një nga pikat më problematike në Kosovë, sipas vlerësimit të fundit nga Raporti i Progresit për vitin 2026.

    Komisioni Evropian ka konstatuar se funksionimi i gjyqësorit në përgjithësi nuk ka shënuar ndonjë përparim gjatë këtsaj periudhe raportuese.

    Pavarësisht këtyre gjetjeve kritike, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka zgjedhur një ton relativizues.

    Gjatë seancës parlamentare ku po debatohet për këtë dokument, Gërvalla u shpreh se megjithëse raporti evidenton mungesën e progresit, ai të paktën nuk shënon ndonjë regres në sistemin gjyqësor.

    “Për funksionimin e gjyqësorit në tërësi, në përgjithësi nuk ka shënuar përparim, mirëpo jo që ka bërë hapa mbrapa”, tha Gërvalla.

    Ndërkaq, në raport theksohet se ndikimet e papërshtatshme nga interesat politike, ekonomike dhe faktorë të tjerë vazhdojnë të pengojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë.

    Po ashtu, bëhet e ditur se paketa e ligjeve për reformimin e drejtësisë ende nuk është miratuar.

    Burimi: Insajderi

  • The EU is alarmed by lack of progress in the judiciary, Minister Gervala relates failure with ridiculous reasoning

    The justice system continues to remain one of the most problematic points in Kosovo, according to the latest assessment by Progress Report for 2026.

    The European Commission has found that the functioning of the judiciary in general has not marked any progress during this reporting period.

    Despite these critical findings, Justice Minister Donika Grovalla has chosen a related tone.

    During the parliamentary hearing that is being debated on this document, Gervala said that although the report states the lack of progress, it does not at least mark any reggress in the judicial system.

    For the functioning of the judiciary as a whole, it has generally not marked progress, but not that it has taken steps backwards, Gervala said.

    Meanwhile, the report notes that improper influences from political, economic, and other factors continue to undermine the independence and impartiality of the justice system.

    Also, it becomes known that the package of laws for reforming justice has not yet been adopted.

    Source Layer: Insander

  • Kidnapuesi 74-vjeçar ikë nga arresti shtëpiak, zbret me litar nga ballkoni

    Kidnapuesi 74-vjeçar ikë nga arresti shtëpiak, zbret me litar nga ballkoni

    Kidnapuesi 74-vjeçar ikë nga arresti shtëpiak, zbret me litar nga ballkoni

    Një 74-vjeçar italian, i dënuar për përfshirjen në një rrëmbim të kryer nga një organizatë militante e ekstremit të majtë në vitet 1970, është arratisur nga arresti shtëpiak në Argjentinë dhe aktualisht ndodhet në arrati, transmeton klankosova.tv.

    Leonardo Bertulazzi përdori një pajisje sigurie dhe një litar për t’u zbritur nga ballkoni i një apartamenti në katin e pestë, në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires.

    Sipas BBC, ikja e tij nuk u konstatua menjëherë, pasi ai kishte ndërhyrë në funksionimin e byzylykut elektronik të gjurmimit, duke bërë që pajisja të vazhdonte të transmetonte të dhëna për temperaturën e trupit edhe pasi e kishte hapur me forcë dhe ishte larguar.

    Bertulazzi kishte kaluar tashmë disa dekada në arrati, pasi ishte dënuar në mungesë nga drejtësia italiane për rrëmbimin, në vitin 1977, të inxhinierit të marinës italiane, Pietro Costa.

    Në momentin e arratisjes, ai ishte në pritje të ekstradimit drejt Italisë dhe mbahej nën mbikëqyrjen e Ministrisë argjentinase të Sigurisë përmes një pajisjeje elektronike të vendosur në kyçin e këmbës, e cila regjistronte temperaturën e trupit dhe lëvizjet e tij.

  • 74-year-old Kidnapper flees house arrest, steps down by rope from balcony

    – What?It is 74-year-old Italian, convicted of involvement in a kidnapping committed by an extreme leftist organisation in the 1970s, has escaped from house arrest in Argentina and is currently on the run, broadcast I did. tv.

    Leonardo Bertulaz used a safety device and a rope to get off the balcony of an apartment on the fifth floor in the Argentine capital, Buenos Aires.

    By BBCHis flight was not immediately confirmed after he had intervened in the operation of the electronic tracking bracelet, causing the device to continue to broadcast body temperature data even after he had opened and left.

    Bertulazzi had already spent decades on the run, having been condemned in absentia by Italian kidnapping justice in 1977 by Italian Navy engineer Pieter Costa.

    At the moment of his escape, he was awaiting extradition to Italy and kept under the supervision of the Argentinian Security Ministry through an electronic device placed on his ankle that recorded body temperature and movement.

  • Si po shkon integrimi i të huajve në Gjermani? Ja çfarë tregojnë shifrat

    Si po shkon integrimi i të huajve në Gjermani? Ja çfarë tregojnë shifrat

    Emigrantët zënë një vend të rëndësishëm në sektorët ku Gjermania ka nevojë për punonjës, ndërsa dallimet në arsim dhe punësim mbeten të theksuara. Kjo është panorama që paraqet një raport mbi integrimin, për të cilin shkruan revista DER SPIEGEL.

    Raporti prej më shumë se 300 faqesh, i hartuar nga një ekip i Qendrës Gjermane për Hulumtimin e Integrimit dhe Migracionit në Berlin, shqyrton ecurinë e integrimit në disa fusha, nga tregu i punës dhe arsimi deri te kriminaliteti dhe dhuna e motivuar nga urrejtja.

    Sipas DER SPIEGEL, duke iu referuar raportit, përqindja e gjermanëve pa histori emigracioni ka rënë nga pak më shumë se 81 për qind në vitin 2009 në rreth 68 për qind.

    Rreth 70 për qind e personave të emigruar në Gjermani, të moshës 15-64 vjeç, janë të punësuar. Te gjermanët pa prejardhje migracioni, kjo përqindje arrin në 81 për qind.

    Prania e emigrantëve është veçanërisht e lartë në sektorë që kanë nevojë urgjente për personel. Në gastronomi, gjysma e punonjësve të moshës 25-34 vjeç janë emigrantë. Në kujdesin për të moshuarit dhe në infermieri, pjesa e tyre arrin në 33 për qind për secilin sektor.

    Këto të dhëna tregojnë peshën që emigracioni ka marrë në funksionimin e shërbimeve të rëndësishme për ekonominë dhe shoqërinë gjermane.

    Sipas raportit të cituar nga DER SPIEGEL, dallimet shfaqen që në arsimin parashkollor. Ndër fëmijët e moshës tre deri në gjashtë vjeç që kanë emigruar në Gjermani, pak më pak se 70 për qind ndjekin kopshtin. Te fëmijët pa prejardhje migracioni, kjo shifër është mbi 91 për qind.

    Hendeku vijon edhe në shkollë. Në testin PISA të vitit 2022, nxënësit pa rrënjë të huaja arritën mesatarisht 507 pikë në lexim, ndërsa nxënësit që kishin emigruar arritën 382 pikë.

    Ndërkohë, 16,7 për qind e të rinjve pa shtetësi gjermane largohen nga shkolla pa dëftesë përfundimi, kundrejt 3,3 për qind të të rinjve me shtetësi gjermane. Raporti evidenton se mundësitë për një arsim të mirë mbeten të lidhura ngushtë edhe me mjedisin familjar.

    Raporti trajton gjithashtu dallimet në statistikat penale. Personat pa pasaportë gjermane përbëjnë rreth 15 për qind të popullsisë, por përfaqësonin 40 për qind të personave të dënuar me vendim të formës së prerë për një vepër penale në vitin 2024.

    Në të dhënat për të dyshuarit, raporti jep 4788 persona për çdo 100 mijë shtetas të huaj, kundrejt 1813 për çdo 100 mijë shtetas gjermanë. Këto shifra duhen dalluar nga të dhënat për të dënuarit: dyshimi për një vepër penale nuk përbën provë fajësie. Gjithashtu, shtetësia dhe prejardhja migratore janë kategori të ndryshme.

    Një tjetër gjetje shqetësuese është rritja me 70 për qind që prej vitit 2021 e rasteve të dhunës dhe veprave të motivuara nga urrejtja, ku përfshihen sulme fizike, kërcënime dhe fyerje për shkak të origjinës, ngjyrës së lëkurës apo fesë. Sipas materialit të cituar nga DER SPIEGEL, në vitin 2025 numri i këtyre rasteve arriti nivelin më të lartë që nga fillimi i regjistrimit në vitin 2001./Telegrafi/

  • Stuhia Charles, shira të dendur dhe erëra të forta godasin Portugalinë

    Stuhia Charles, shira të dendur dhe erëra të forta godasin Portugalinë

    Shi i rrëmbyeshëm, det i trazuar dhe erëra të forta goditën Costa da Caparica në Portugali, me objekte bregdetare të mbyllura dhe rrugë të mbuluara nga uji.

    Valë të fuqishme të Atlantikut u përplasën në vijën bregdetare në Costa da Caparica, në jug të Lisbonës, të mërkurën, më 11 nëntor, ndërsa Stuhia Charles solli shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në Portugali, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Resorti bregdetar pa rrugë të mbuluara nga uji, skuterë elektrikë të përmbysur dhe tarraca të braktisura buzë detit, ndërsa një shenjë paralajmëruese shënoi mbylljen e një skele.

    – YouTube www.youtube.com

    Agjencia e motit e Portugalisë lëshoi paralajmërime të kuqe për shi të vazhdueshëm të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në disa pjesë të vendit.

    Valët përgjatë vijave bregdetare të Lisbonës dhe Setubalit parashikohej të arrinin deri në shtatë metra, me lartësi maksimale që potencialisht mund të arrinin 13 metra.

    Autoritetet u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë larg plazheve dhe zonave bregdetare të ekspozuara për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe kushteve të rrezikshme të detit. /Telegrafi/

  • Charles Storm, heavy rains and strong winds hit Portugal

    Heavy rain, rough seas, and strong winds hit Costa da Caparica in Portugal, with closed coastal objects and water – covered roads.

    Powerful Atlantic waves crashed on the coastline in Costa da Caparica, south of Lisbon, on Wednesday, November 11th, as Storm Charles brought torrential rains and strong winds to Portugal, the foreign media wrote, records Telegrafi.

    The water – covered coastal resort, overturned electric scooters, and abandoned terraces near the sea, while a warning sign marked the closing of a pier.

    YouTube www.youtube.com

    Portugal’s weather agency issued red warnings of continued heavy rain and strong winds in parts of the country.

    Waves along the coastlines of Lisbon and Stubal were expected to reach up to seven metres, with maximum altitudes potentially reaching 13m.

    Authorities called on residents to stay away from beaches and coastal areas exposed due to the risk of flooding and dangerous sea conditions. /Telegraph/

  • Cili është pozicioni më i mirë për të fjetur? Ja si ndikon në shëndetin tuaj

    Cili është pozicioni më i mirë për të fjetur? Ja si ndikon në shëndetin tuaj

    Shumica e njerëzve flenë për vite me radhë në të njëjtin pozicion, shpesh pa menduar nëse ai është i përshtatshëm për trupin.

    Megjithatë, ekspertët e gjumit theksojnë se mënyra se si pozicionohemi gjatë natës mund të ndikojë në shëndetin e shtyllës kurrizore, dhimbjet e qafës dhe shpinës, gërhitjen, frymëmarrjen dhe urthin.

    Sipas specialistëve, nuk ekziston një pozicion ideal për të gjithë, pasi zgjedhja varet nga nevojat dhe gjendja shëndetësore e secilit.

    What’s the best place to sleep? How It Affects Your Health Foto ilustruese

    Nëse zgjoheni të çlodhur, pa dhimbje dhe pa probleme me frymëmarrjen, nuk ka arsye të ndryshoni mënyrën se si flini.

    Gjumi në shpinë

    Ky pozicion mund të jetë i dobishëm për personat që vuajnë nga dhimbjet e qafës dhe shpinës, pasi ndihmon në shpërndarjen më të barabartë të peshës dhe ul presionin mbi shtyllën kurrizore.

    Ekspertët rekomandojnë vendosjen e një jastëku nën gjunjë dhe përdorimin e një jastëku që mbështet siç duhet qafën.

    Megjithatë, gjumi në shpinë nuk rekomandohet për personat që gërhasin, vuajnë nga apnea e gjumit apo refluksi, si dhe për gratë shtatzëna.

    Gjumi në njërën anë

    Fjetja në njërin krah është një nga pozicionet më të përhapura dhe veçanërisht e dobishme për personat që gërhasin ose kanë apnea të gjumit, pasi ndihmon në mbajtjen më të hapur të rrugëve të frymëmarrjes.

    Për ata që kanë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, rekomandohet që gjunjët të mbahen lehtësisht të përkulur dhe të vendoset një jastëk i hollë mes tyre.

    Ndërkaq, personat që kanë dhimbje në shpatulla duhet të ndërrojnë herë pas here anën, për të shmangur presionin e vazhdueshëm në të njëjtin krah.

    Gjumi në anën e majtë

    Ky pozicion konsiderohet veçanërisht i përshtatshëm për personat që vuajnë nga urthi dhe refluksi gastroezofageal, pasi ndihmon në pengimin e kthimit të acidit të stomakut drejt ezofagut.

    Gjithashtu, fjetja në anën e majtë, me gjunjët lehtësisht të përkulur, rekomandohet edhe për gratë shtatzëna, pasi ndihmon qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon presionin në pjesën e poshtme të shpinës.

    Gjumi në bark

    Fjetja në bark konsiderohet pozicioni më pak i rekomanduar nga specialistët, pasi e detyron qafën të qëndrojë e kthyer anash dhe krijon tension në qafë, shpinë dhe shpatulla.

    Personave që e kanë të vështirë të flenë në një pozicion tjetër u këshillohet të përdorin një jastëk shumë të hollë ose të flenë pa të.

    Një jastëk i hollë nën ije mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e presionit mbi shtyllën kurrizore.

    Në fund, ekspertët theksojnë se nuk duhet ta detyrojmë trupin të flejë në një pozicion të caktuar.

    Gjatë natës është krejtësisht normale të ndërrojmë pozicion, teksa trupi zakonisht gjen vetë mënyrën më të rehatshme për të pushuar. /Telegrafi/

  • What’s the best place to sleep? How It Affects Your Health

    What’s the best place to sleep? How It Affects Your Health

    Most people sleep for years in the same position, often without wondering if it is suitable for the body.

    However, sleep experts point out that the way we position at night can affect the health of the spine, neck and back pain, snoring, breathing, and urthy.

    According to experts, there is no ideal position for all, since choice depends on one’s needs and health.

    What’s the best place to sleep? How It Affects Your Health Illustration photo

    If you wake up relaxed, painless, and no trouble breathing, there is no reason to change the way you sleep.

    Sleep on the Back

    This position can be useful to those suffering from neck and back pain, helping to spread weight more equally and lower pressure on the spine.

    Experts recommend putting a pillow under his knees and using a pillow that properly supports his neck.

    However, sleep on the back is not recommended for snoring individuals, suffering from sleep or rheflux as well as for pregnant women.

    Sleep on One Side

    Sleeping on one side is one of the most popular and especially useful positions for those who are snoring or sleeping sheep, helping to keep their respiratory paths open.

    For those with pain on the lower back, it is recommended that knees be easily held and a thin pillow be placed between them.

    Meanwhile, people with sore shoulders have to change their shoulders from time to time to avoid constant pressure on the same side.

    Sleep on the Left

    This position is considered especially appropriate for Urth sufferers and gastrozeageal resolutions, since it helps prevent stomach acid from turning to esophagus.

    Beding on the left, easily bent, is also recommended for pregnant women, since it helps to turn blood and reduce pressure on the lower back.

    Sleep in the womb

    Profession in the womb is considered the least recommended position by experts, for it forces the neck to stand back and creates tension on the neck, shoulders, and shoulders.

    People who find it difficult to sleep in another position are advised to use a very thin pillow or to sleep without it.

    A thin pillow under the hips can also help lower pressure on the spine.

    Finally, experts point out that we should not force the body to sleep in a certain position.

    At night it is perfectly normal to change positions as the body usually finds the most comfortable way to rest itself. /Telegraphy/