Category: Lajme

  • Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, këtë herë me një varëse të artë

    Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, këtë herë me një varëse të artë

    Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, këtë herë me një varëse të artë

    Reperi kanadez Drake ka rikthyer vëmendjen te simboli shqiptar, këtë herë përmes një aksesori të veçantë në videoklipin e këngës së tij “Ya Hit”.

    Në pamjet e publikuara, artisti shfaqet me një zinxhir të artë, në të cilin spikat një varëse me shqiponjën dykrenare, e dekoruar me gurë të shndritshëm.

    Kënga është realizuar në bashkëpunim me Future, Travis Scott dhe Loe Shimmy, ndërsa detaji në veshjen e Drake ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar.

    Kjo nuk është hera e parë që reperi përdor simbolin kuqezi në paraqitjet e tij publike. Në të kaluarën, ai është shfaqur edhe me bluza dhe xhaketa të zbukuruara me shqiponjën dykrenare, duke ngjallur interes dhe reagime të shumta nga ndjekësit shqiptarë.

    Megjithatë, pavarësisht këtyre paraqitjeve të përsëritura, nuk dihet nëse simboli ka një domethënie të veçantë personale për artistin.

    Burimi: Insajderi

  • Drake appears again with the double-headed eagle, this time with a gold necklace

    Canadian rapper Drake has turned his attention to the Albanian symbol, this time through a special accessory to the video clip of his song.

    On published images, the artist appears in a golden chain, which features a necklace with the two – heady eagle decorated with bright stones.

    The song has been carried out in co-operation with Futurre, Travis Scott and Loe Shimi, while detail in Drake’s dress has immediately attracted the attention of the Albanian public.

    This is not the first time the rapper uses a red symbol in his public presentations. In the past, it has also appeared with T-shirts and jackets decorated with the two-headed eagle, sparking numerous interest and reactions from Albanian followers.

    Despite these repeated presentations, however, it is not known whether the symbol has a particular personal meaning for the artist.

    Source Layer: Insander

  • Të dërguarit amerikanë nesër në Moskë për takim me Putinin

    Të dërguarit amerikanë nesër në Moskë për takim me Putinin

    I dërguari i posaçëm amerikan, Jared Kushner, ka bërë të ditur se ai dhe Steve Witkoff do të udhëtojnë nesër drejt Moskës, ku do të takohen me presidentin rus, Vladimir Putin.

    Kushner deklaroi në një konferencë për media në Abu Dhabi se qëllimi i takimit është të shqyrtojnë çështjet e diskutuara gjatë negociatave dhe të përpiqen të arrijnë përparim të mëtejshëm.

    “Do të shqyrtojmë atë që u diskutua sot dhe do të përpiqemi të bëjmë më shumë përparim në disa prej çështjeve”, tha ai, transmeton Telegrafi.

    Sipas Kushnerit, Washingtoni sheh “disa mundësi dhe hapësira për përparim” në procesin e negociatave.

    Pas takimit në Moskë, Kushner dhe Witkoff planifikojnë të udhëtojnë drejt Dublinit, ku do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të diskutuar më tej disa nga idetë e trajtuara gjatë bisedimeve në Abu Dhabi.

    I pyetur nëse ekzistojnë plane për një takim të drejtpërdrejtë mes Putinit dhe Zelenskyt, Kushner tha se pala ruse dëshiron të shohë më shumë përparim në negociata përpara se të ndodhë një takim i tillë.

    “Është e qartë se mes liderëve nuk ka shumë besim apo afërsi”, shtoi ai. /Telegrafi/

  • US envoys to Moscow tomorrow for meeting with Putin

    US special envoy Jared Kouchner has indicated that he and Steve Whitoff will travel to Moscow tomorrow, where they will meet with Russian President Vladimir Putin.

    Kouchner said at a media conference in Abu Dhabi that the purpose of the meeting is to review issues discussed during the negotiations and try to achieve further progress.

    We will consider what was discussed today and try to make more progress on some of the issues, he said, broadcast Telegrafi.

    According to Kouchner, Washington sees several possibilities and spaces for progress in the negotiations process.

    After the meeting in Moscow, Kouchner and Witkoff plan to travel to Dublin, where they will meet with Ukrainian President Voldymyr Zelensky, to further discuss some of the ideas addressed during talks in Abu Dhabi.

    Asked whether there are plans for a direct meeting between Putin and Zelensky, Kouchner said the Russian side wants to see more progress in negotiations before such a meeting takes place.

    Clearly, there is little faith or closeness among leaders, he added. /Telegraphy/

  • VLEN: Për 35 vjet studentët shqiptarë e dhanë jurisprudencën në maqedonisht, ne po e ndryshojmë këtë

    VLEN: Për 35 vjet studentët shqiptarë e dhanë jurisprudencën në maqedonisht, ne po e ndryshojmë këtë

    Afan Elezi nga VLEN sot në një konferencë për media tha se pas 35 vitesh pritje nga pavarësimi i shtetit dhe 58 vite pritje nga Ligji i parë për provimin e jurisprudencës, studentët shqiptarë për herë të parë do të kenë mundësinë që provimin e jurisprudencës ta japin edhe në gjuhën shqipe.

    Ai tha se ky është një vendim me rëndësi të veçantë për gjeneratat e juristëve shqiptarë, por edhe një dëshmi se problemet trashëguara dhe të lëna pezull për dekada mund të marrin zgjidhje kur ka vullnet dhe përgjegjësi politike.

    “Për vite me radhë, studentët shqiptarë i kanë kryer studimet në gjuhën shqipe, por kur vinte momenti i provimit të jurisprudencës, detyroheshin ta jepnin atë në maqedonisht. Kjo ishte një pengesë që breza të tërë e kanë përjetuar, ndërsa pushtetet e kaluara nuk arritën ta zgjidhnin”.

    “Sot, publikisht dua ta pyes edhe protagonistin kryesor të opozitës: Arbër Ademi, para se të flisni për të drejtat e studentëve, a mund të na tregoni në çfarë gjuhe e keni dhënë ju provimin e jurisprudencës në vitin 2016? Nëse edhe ju, si jurist shqiptar, jeni detyruar ta jepni provimin në maqedonisht, atëherë me çfarë të drejte sot dilni të flisni për patriotizëm dhe të mbani leksione për gjuhën shqipe, kur gjatë pushtetit tuaj 8 herë keni udhëhequr me ministrinë e drejtësisë?”.

    “Nuk mund të kërkosh besimin e shqiptarëve duke u paraqitur si mbrojtës i të drejtave të tyre, ndërkohë që ke pasur mundësi institucionale për t’i avancuar dhe nuk e ke bërë. Për shqiptarët nuk mjaftojnë deklaratat dhe fjalimet. Ata presin që të drejtat e tyre të zbatohen në vendime konkrete”, tha Elezi.

    Ai shtoi se ata nuk kanë ardhur në pushtet për t’i trashëguar arsyetimet e pushteteve të kaluara, por për të zgjidhur problemet që ato i lanë pas.

    “Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe është një prej tyre. Dhe ky nuk do të jetë i fundit. Urime studentëve shqiptarë! Kjo e drejtë u takon dhe tashmë po merr rrugën e realizimit”, tha Elezi./Telegrafi/

  • Nuk ka vend për të gjithë: Yjet e La Ligas që po përballen me mungesën e minutave

    Nuk ka vend për të gjithë: Yjet e La Ligas që po përballen me mungesën e minutave

    “Nuk ka vend për të gjithë” është një refren që përsëritet në çdo sezon te klubet e mëdha. Këtë realitet po e përjetojnë edhe disa futbollistë të njohur, si Alejandro Balde, Brahim Díaz dhe Rodrigo Mendoza, të cilët po e shohin veten gjithnjë e më shpesh në stol.

    Planet e trajnerëve nuk përputhen gjithmonë me ambiciet e lojtarëve. Minutat kalojnë, konkurrenca shtohet dhe pritja për një mundësi në formacionin titullar bëhet gjithnjë e më e vështirë.

    Këtë sezon, disa futbollistë të Barcelonës, Real Madridit dhe Atlético Madridit nuk kanë arritur të sigurojnë hapësirën që prisnin. Por, sa gjatë do të jenë të gatshëm ta pranojnë këtë situatë?

    Çfarë po ndodh me Alejandro Balden?

    Rasti i Alejandro Baldes te Barcelona është një prej shembujve më të dukshëm. Mbrojtësi i majtë, i cili dikur shihej si një prej talenteve më premtuese të klubit, falë shpejtësisë, teknikës dhe aftësisë për të depërtuar në krah, po kalon një periudhë të vështirë.

    Balde ka regjistruar vetëm 100 minuta në La Liga këtë sezon. Paraqitja e tij më e rëndësishme erdhi në El Clásico, kur u aktivizua për rreth një orë pas lëndimit të Espart. Kjo shifër tregon se ai nuk është pjesë e planeve të para të trajnerit Hansi Flick.

    Konkurrenca në të dy krahët e mbrojtjes e ka vështirësuar edhe më shumë pozitën e tij. Në të djathtë, në mungesë të Jules Koundés për shkak të lëndimit, Eric García është një prej alternativave kryesore, ndërsa në të majtë Balde duhet të përballet me konkurrencën e Espartit, João Cancelos dhe Gerard Martíns.

    Flick ka shprehur publikisht shqetësimin për paraqitjet e mbrojtësit, ndërsa Balde e kaloi verën pa u larguar nga Barcelona. Me afrimin e afatit kalimtar të janarit, mbetet të shihet nëse situata e tij do të ndryshojë apo nëse do të nisë të shqyrtojë mundësinë e largimit.

    telegrafi.com

    Brahim Díaz, larg pritshmërive te Real Madridi

    Një situatë e ngjashme po e shoqëron edhe Brahim Díaz te Real Madridi. Mesfushori ofensiv ka regjistruar vetëm 149 minuta në La Liga, shumë më pak nga sa pritej në fillim të sezonit.

    Konkurrenca në repartin ofensiv është e madhe dhe Brahim nuk ka arritur të sigurojë një vend të qëndrueshëm në formacion. Në pozicionet pas sulmuesit, ai përballet me konkurrencën e Jude Bellinghamit dhe Arda Gülerit, ndërsa aktivizimi në krah nuk duket se ia përmirëson shumë perspektivën.

    Ai nuk është plotësisht jashtë planeve të trajnerit, por minutat e pakta mund të bëhen problem nëse kjo situatë vazhdon. Në rast se nuk arrin të fitojë më shumë hapësirë, nuk do të ishte befasi që emri i tij të lidhej me një largim të mundshëm në afatin kalimtar të janarit.

    telegrafi.com

    Endrick kërkon më shumë hapësirë

    Endrick është një tjetër futbollist i Real Madridit që po përballet me mungesën e minutave. Braziliani ka luajtur vetëm 84 minuta në La Liga, duke u gjendur në një situatë të ngjashme me atë të sezonit të kaluar.

    Megjithatë, paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve kanë dhënë arsye për optimizëm. Sulmuesi ka treguar se mund të bëjë diferencën kur i jepet mundësia, ndërsa ndikimi i tij në ndeshjet ndaj Romës dhe në Athinë ka tërhequr vëmendjen.

    Sezonin e kaluar, Endrick pati mundësinë të largohej në huazim drejt Lyonit. Paraqitjet e mira në Francë i siguruan edhe një ftesë nga Carlo Ancelotti për Kupën e Botës. Për këtë arsye, e ardhmja e tij pritet të monitorohet me kujdes, sidomos nëse vazhdon të mos marrë minuta të mjaftueshme në Madrid.

    telegrafi.com

    Rodrigo Mendoza, transferim i madh, por pak minuta te Atlético Madrid

    Një tjetër rast interesant është ai i Rodrigo Mendozës, i cili iu bashkua Atlético Madridit nga Elche për 16 milionë euro, me bonuse që mund ta çojnë vlerën e transferimit deri në 20 milionë euro.

    Mesfushori 21-vjeçar, i vlerësuar për teknikën dhe cilësitë me topin, ishte një prej lojtarëve të rëndësishëm te Elche dhe pjesë e përfaqësueses së Spanjës U21. Megjithatë, deri më tani nuk ka arritur të fitojë besimin e plotë të Diego Simeones.

    Mendoza ka regjistruar vetëm 144 minuta këtë sezon, një shifër që bie në sy sidomos duke marrë parasysh problemet me lëndime që kanë pasur Koke, Pablo Barrios dhe Johnny Cardoso. Mesfushori po pret të shohë nëse situata do të ndryshojë gjatë javëve në vijim.

    Simeone duket se po favorizon profile të tjera lojtarësh në mesfushë, ndërsa Mendoza duhet të shfrytëzojë çdo mundësi për të dëshmuar vlerat e tij. Nëse minutat vazhdojnë të mungojnë, ai mund të bëhet një prej emrave që do të tërheqin interesim në afatin kalimtar të dimrit.

    Sorloth dhe Lookman, në një situatë të paqartë

    Paqëndrueshmëria në planet e klubeve të mëdha nuk prek vetëm lojtarët e rinj. Edhe futbollistë si Alexander Sørloth dhe Ademola Lookman po përballen me një situatë ku e ardhmja e tyre nuk duket plotësisht e qartë.

    Te klubet e nivelit të lartë, konkurrenca është e vazhdueshme dhe pozitat në formacion mund të ndryshojnë brenda pak javësh. Për këtë arsye, afati kalimtar i janarit mund të sjellë lëvizje të papritura.

    Për Balden, Brahimin, Endrickun dhe Mendozën, muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë. Secili prej tyre ka arsye të kërkojë më shumë minuta, por mbetet të shihet nëse do të arrijnë t’i bindin trajnerët apo do të zgjedhin të kërkojnë një ambient tjetër ku mund të kenë më shumë hapësirë. /Telegrafi/

  • Arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie, dyshohen për keqpërdorimin e mbi 62 mijë eurove nga grantet ndërkombëtare

    Arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie, dyshohen për keqpërdorimin e mbi 62 mijë eurove nga grantet ndërkombëtare

    Arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie, dyshohen për keqpërdorimin e mbi 62 mijë eurove nga grantet ndërkombëtare

    Dy persona janë arrestuar sot, më 11 nëntor 2026, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar”, raporton Gazeta Sinjali.

    Të arrestuarit janë H.L. dhe T.M., të dy shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet se në cilësinë e drejtorit dhe menaxherit të një kompanie kanë keqpërdorur 62 mijë e 902 euro nga dy grante ndërkombëtare, vlera e përgjithshme e të cilave arrin në 575 mijë e 736 euro.

    Sipas Policisë, granti i parë, në vlerë prej 293 mijë e 500 eurosh, dyshohet se është keqpërdorur në shumën prej 23 mijë eurosh. Të dyshuarit pretendohet se kanë paraqitur raportime të rreme, duke deklaruar se shpenzimet për blerjen e makinerive ishin realizuar në tërësi.

    Ndërkaq, nga granti i dytë, në vlerë prej 282 mijë e 236 eurosh, dyshohet se janë keqpërdorur edhe 39 mijë e 902 euro, përmes të njëjtës mënyrë të raportimit të rremë të shpenzimeve.

    Policia ka bërë të ditur se gjatë hetimeve janë evidentuar keqpërdorime të dyshuara në vlerë totale prej 62 mijë e 902 eurosh.

    Arrestimi i tyre është realizuar në vazhdën e hetimeve që lidhen me rastin e datës 4 tetor 2026.

    Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve të tyre mbrojtës dhe, me urdhër të prokurorit të rastit, janë ndaluar për 48 orë.

    Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • A company’s director and manager are under arrest, suspected of misusing over 620,000 euros from international grants

    Two people have been arrested today, November 11th, 2026, under suspicion of involvement in criminal work fraud over accepting funds from the international community, the Signal newspaper reported.

    Those arrested are H.L. and T.M., both Kosovo citizens, who are suspected that in the quality of director and manager of a company have been misused 662 euros from two international grants whose total value reaches the 575 thousand 736 euros.

    According to police, the first grant — worth 293 thousand and 500 euros — is allegedly misused in the amount of 23 thousand euros. The suspects allegedly submitted false reporting, claiming that the expenses for the purchase of machinery were overall realised.

    Meanwhile, from the second grant, worth 282 thousand and 236 euros, is suspected of having been misappropriated in 39 thousand and 902 euros, through the same kind of false spending reporting.

    Police have announced that alleged abuses worth a total of 62 thousand and 902 euros have been recorded during the investigation.

    Their arrest has been carried out in the continuation of investigations related to the October 4th, 2026 case.

    The suspects have been interviewed in the presence of their defence attorneys and, at the order of the case prosecutor, have been detained for 48 hours.

    Investigations over the case are ongoing.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nga 12 centë në 159 euro për metër katror – rritja marramendëse e çmimit për projektimin e urave në Mitrovicë

    Nga 12 centë në 159 euro për metër katror – rritja marramendëse e çmimit për projektimin e urave në Mitrovicë

    Nga 12 centë në 159 euro për metër katror – rritja marramendëse e çmimit për projektimin e urave në Mitrovicë

    I njëjti operator ekonomik, i njëjti shërbim, por çmime deri në 132 mijë e 650 për qind më të larta në Komunën e Mitrovicës. Krahasimi i dy kontratave për hartimin e projekteve, njëra e lidhur në vitin 2024, kur komunën e drejtonte Bedri Hamza, dhe tjetra në vitin 2026, nën udhëheqjen e Faton Pecit, nxjerr në pah dallime të jashtëzakonshme në çmimet për pozicione me përshkrim të njëjtë.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Mitrovicës së Jugut, e udhëhequr nga Faton Peci, më 20 qershor të këtij viti ka lidhur kontratë për hartimin e projekteve për investime kapitale.

    Fitues i këtij tenderi është shpallur operatori ekonomik “INFRA TEK – Florije Jahaj”.

    Por, kjo nuk është hera e parë që e njëjta kompani merr kontratë nga Komuna e Mitrovicës për shërbime të këtij lloji.

    Një kontratë me titull “Hartimi dhe mbikëqyrja e projekteve për Investime Kapitale” ishte lidhur edhe në vitin 2024, në kohën kur komunën e drejtonte Bedri Hamza. Edhe atëherë, fitues ishte e njëjta kompani, “INFRA TEK – Florije Jahaj”.

    Megjithatë, krahasimi i paramasave të dy kontratave nxjerr në pah dallime të konsiderueshme në çmimet e pozicioneve, edhe pse përshkrimi i shërbimeve ka mbetur i njëjtë.

    Në kontratën e vitit 2024, për objektet e infrastrukturës ishte paraparë vlera prej 120 mijë eurosh, ndërsa në kontratën e vitit 2026 kjo vlerë figuron 210 mijë euro.

    Dallim edhe më i madh vërehet te objektet e hidroteknikës. Në kontratën paraprake ishte paraparë vlera prej 120 mijë eurosh, ndërsa në kontratën e re kjo shifër ka arritur në 270 mijë euro.

    Kontrata e vitit 2024

    Kontrata e vitit 2026

    Rritje prej 132 mijë e 650 për qind të çmimeve

    Krahasimi i çmimeve për pozicionet me përshkrim të njëjtë tregon se në disa raste çmimet e kontraktuara në vitin 2026 janë shumëfish më të larta sesa ato të vitit 2024.

    Dallimi më i madh vërehet te projektimi i urave.

    Për këtë shërbim, në kontratën e vitit 2024 çmimi për metër katror ishte vetëm 0.12 euro. Ndërsa në kontratën e re, të lidhur në vitin 2026, i njëjti pozicion është evidentuar me çmim prej 159.30 eurosh për metër katror.

    Pra, nga 12 centë në 159 euro e 30 centë për të njëjtën njësi matëse. Kjo paraqet rritje prej 132 mijë e 650 për qind krahasuar me kontratën e mëparshme.

    Një tjetër pozicion ku vërehet dallim i madh është projektimi i renovimit të një objekti shëndetësor.

    Edhe në këtë rast, çmimi për metër katror ka ndryshuar ndjeshëm. Në vitin 2024 ishte 0.12 euro, ndërsa në kontratën e vitit 2026 ka arritur në 23.60 euro.

    Kjo nënkupton një rritje prej rreth 19 mijë e 567 për qind në raport me çmimin e kontraktuar dy vjet më parë.

    Rritje të çmimeve janë evidentuar edhe në projektimin e objekteve arsimore

    Për projektimin e shkollave, çerdheve dhe kopshteve si objekte të reja, çmimi në vitin 2024 ishte 2.36 euro për metër katror. Në kontratën e vitit 2026, ky çmim është rritur në 18.88 euro për metër katror.

    Diferenca është 16.52 euro për metër katror, apo 700 për qind më shumë se në kontratën paraprake.

    Edhe për riparimin e objekteve të tilla, çmimet kanë ndryshuar. Nga 9.44 euro për metër katror sa ishte çmimi në vitin 2024, në kontratën e re është rritur në 21.24 euro.

    Kjo paraqet rritje prej 125 për qind.

    Shtrenjtohet edhe projektimi i rrugëve dhe mureve mbrojtëse

    Dallime në çmime vërehen edhe në pozicionet që kanë të bëjnë me projektimin e infrastrukturës rrugore.

    Për projektimin e rrugëve me katër korsi, në kontratën e vitit 2024 çmimi ishte 1.18 euro për metër katror. Ndërsa në kontratën e vitit 2026, i njëjti pozicion është ngritur në 11.78 euro.

    Kjo përkthehet në një rritje prej rreth 898 për qind.

    Ndërkaq, për rrugët me dy korsi, çmimi ka ndryshuar nga 4.98 euro në 6.96 euro për metër katror.

    Rritje ka edhe te projektimi i mureve mbrojtëse. Në kontratën e vitit 2024, çmimi ishte 0.12 euro për metër katror, ndërsa në kontratën e re ka arritur në 1.77 euro.

    Edhe pse kjo rritje është më e vogël në krahasim me pozicionet e tjera, çmimi për të njëjtin shërbim është shumëfishuar në kontratën e vitit 2026.

    Lidhur me këto dallime në çmime, shqetësime ka ngritur edhe asamblistja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Igballe Ismaili.

    Në reagimin e saj, ajo ka kërkuar sqarime për arsyet që kanë çuar në ndryshime kaq të mëdha të çmimeve për shërbimet e njëjta dhe me të njëjtat njësi matëse.

    “Çfarë ka ndryshuar që çmimet për të njëjtin shërbim dhe për të njëjtën njësi matëse kanë arritur këto nivele, përveç qeverisjes?”, ka pyetur ajo.

    Gazeta Insajderi ka provuar të marrë përgjigje nga kompania “INFRA TEK – Florije Jahaj”, por nuk ka marrë përgjigje.

    Burimi: Insajderi

  • From 12 cents to 159 euros per square metre

    The same economic operator, the same service, but prices of up to 132 thousand and 650 percent higher in the Mitrovica municipality. Comparison of two project drafting contracts, one linked in 2024, when Bedri Hamza led the municipality, and the other in 2026, under Faton Peci’s leadership, highlights remarkable differences in prices for positions with the same description.

    Insander newspaper

    The South Mitrovica municipality, led by Faton Peci, on 20 June this year has signed contracts to draft capital investment projects.

    This tender winner has been announced as economic operatorINFRA TEK ) Florije JahajOh.

    But this is not the first time that the same company receives contracts from the Mitrovica municipality for services of this kind.

    A contract entitled The Arbitment and Oversight of Capital Investment Projects had been linked to the time of Bedri Hamza’s direction in 2024. Even then, the winner was the same company. IFRA TEK Florije Jahhaji.

    However, comparison of the two contracts’ parameters underscores considerable differences in the prices of positions, even though the description of services has remained the same.

    In the 2024 contract, the value of 120 thousand euros was set aside for infrastructure facilities, while in the 2026 contract, this figure is estimated at 210 thousand euros.

    Even greater differences are seen in hydrotechnical objects. In the preliminary contract, 120 thousand euros was envisioned, while in the new contract that figure has reached 270 thousand euros.

    2024 contract

    2026 contract

    An increase of 132 thousand and 650 percent of prices

    Comparing prices for the same positions shows that in some cases the prices contracted in 2026 are higher than those in 2024.

    The biggest difference is in bridge design.

    For this service, in the 2024 – square – metre contract was only 0.12 euros. While in the new contract, bound in 2026, the same position is estimated at 159.30 euros per square metre.

    So from 12 cents to 159 euros and 30 cents for the same measure. This represents growth of 132 thousand and 650 percent compared to the previous contract.

    Another position that notes the great difference is the design of a health object’s renovation.

    Even in this case, the price per square meter has changed significantly. In 2024 it was 0.12 euros, while in the 2026 contract it reached 23.60 euros.

    This means an increase of about 19 thousand and 567 percent in proportion to the price contracted two years ago.

    Price hikes are also noted in the design of educational objects

    For design of schools, nests, and gardens as new objects, the price in 2024 was 2.36 euros per square metre. In the 2026 contract, the price has increased to 18.88 euros per square metre.

    The difference is 16.52 euros per square meter, or 700 percent more than in the preliminary contract.

    Even for the repair of such objects, prices have changed. Out of 9.44 euros per square metre the price in 2024, the new contract has increased to 21.24 euros.

    This represents a 125 – percent increase.

    Road design and protective walls also expand

    Price differences are also noted in the positions surrounding road infrastructure design.

    For the four – lane road design, in the 2024 contract the price was 1,18 euros per square metre. While in the 2026 contract, the same position was raised to 11.78 euros.

    This translates into an increase of about 898 percent.

    Meanwhile, for two lanes, the price has changed from 4.98 euros to 6.96 euros per square metre.

    The increase is also in the design of protective walls. In the 2024 contract, the price was 0.012 euros per square metre, while in the new contract it reached 1.77 euros.

    Although this increase is smaller than other positions, the price for the same service has multiplied in the 2026 contract.

    In terms of these differences in prices, concerns have also raised Mitrovica’s Communist Parliament asblist, Igballe Ismaili.

    In her response, she has requested clarifications for the reasons that have led to such major price changes for the same services and the same measures.

    What has changed that prices for the same service and for the same measure have reached these levels, besides governance?

    The newspaper Insider has tried to get answers from the company IFRA TEK Florije Jahhaji, but no answer.

    Source Layer: Insander