Category: Lajme

  • Dy persona kapen në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorim të afro 63 mijë eurove nga grantet

    Dy persona kapen në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorim të afro 63 mijë eurove nga grantet

    Dy persona kapen në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorim të afro 63 mijë eurove nga grantet

    Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorimin e mbi 62 mijë eurove nga grantet

    Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar”.

    Sipas njoftimit, të dyshuarit, H.L. dhe T.M., shtetas kosovarë, dyshohet se në cilësinë e drejtorit dhe menaxherit të një kompanie kanë përfituar dy grante në vlerë të përgjithshme prej 575 mijë e 736 eurosh.

    Hetimet kanë zbuluar dyshime se nga granti i parë, në vlerë prej 293 mijë e 500 eurosh, janë keqpërdorur 23 mijë euro, ndërsa nga granti i dytë, prej 282 mijë e 236 eurosh, dyshohet se janë keqpërdorur 39 mijë e 902 euro.

    Sipas autoriteteve, keqpërdorimi i mjeteve është realizuar përmes raportimeve të rreme se shpenzimet për blerjen e makinerive ishin realizuar në tërësi.

    “Nga këto dy grante, të dyshuarit kanë arritur të keqpërdorin mjete monetare në vlerë prej 62 mijë e 902 eurosh”, thuhet në njoftim.

    Dy të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, transmeton Klankosova.tv.

    Rasti lidhet me hetimet e nisura më 4 tetor.

  • Egjipti shpall terroriste 35 organizata, pjesë e listës edhe një nga Kosova

    Egjipti shpall terroriste 35 organizata, pjesë e listës edhe një nga Kosova

    Egjipti shpall terroriste 35 organizata, pjesë e listës edhe një nga Kosova

    Rreth 35 organizata dhe 36 persona janë shpallur organizata dhe individë terroristë në Egjipt, në një vendim të marrë më 10 nëntor.

    Në mesin e organizatave të përfshira në këtë listë është edhe një organizatë nga Kosova, e quajtur Cultural Foundation for Science and Education.

    Vendimi është marrë në kuadër të fushatës së autoriteteve egjiptiane kundër rrjeteve të Vëllazërisë Myslimane.

  • Jennifer Lopez provokon me veshjen e guximshme në skenë, nuk mungojnë komentet për moshën e saj

    Jennifer Lopez provokon me veshjen e guximshme në skenë, nuk mungojnë komentet për moshën e saj

    Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të guximshme gjatë një performance në New York.

    Ajo performoi të martën në Bilt Town Square në The Met, ku prezantoi këngën e saj të re “Proof of Love”, ndërsa interpretoi edhe disa nga hitet e njohura, përfshirë “Waiting for Tonight” dhe “On the Floor”.

    Përveç muzikës, vëmendjen e mori edhe veshja e saj: një kombinezon i ngushtë, i tejdukshëm dhe i zbukuruar me kristale, i cili i mbulonte trupin nga qafa deri te kyçet e këmbëve.

    Lopez e kishte kombinuar atë me një varëse të madhe shkëlqyese, vathë të gjatë dhe flokë të lëshuar në valë.

    Edhe valltarët e saj kishin veshje prej materiali rrjetë, duke krijuar një paraqitje të harmonizuar me këngëtaren në skenë.

    Paraqitjet provokuese të Jennifer Lopez ndër vite kanë nxitur shpesh diskutime në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut e ka lavdëruar për guximin dhe vetëbesimin, e të tjerë kanë kritikuar zgjedhjet e saj të modës, duke vënë në pikëpyetje nëse veshjet e tilla janë të përshtatshme për moshën e saj.

    Megjithatë, këngëtarja duket se nuk shqetësohet nga komentet.

    Gjatë një koncerti në Las Vegas, në mars, kur u përball me kritika për një kombinezon të tejdukshëm, ajo iu përgjigj me humor atyre që pyesnin pse vishej në atë mënyrë, duke thënë se ende nuk e kuptonte se për çfarë po flisnin. /Telegrafi/

  • Zbulohen tensionet mes Zidanet dhe Mbappes, ylli i Realit nuk është i kënaqur me rolin e tij

    Zbulohen tensionet mes Zidanet dhe Mbappes, ylli i Realit nuk është i kënaqur me rolin e tij

    Zbulohen tensionet mes Zidanet dhe Mbappes, ylli i Realit nuk është i kënaqur me rolin e tij

    Marrëdhënia mes Kylian Mbappes dhe Zinedine Zidane nuk po zhvillohet ashtu siç ishte pritur në përfaqësuesen e Francës.

    Sipas raportimeve të gazetës “L’Équipe”, mes përzgjedhësit dhe kapitenit francez kanë lindur disa mospajtime, kryesisht për pozitën e sulmuesit në fushë.

    Problemi nisi gjatë grumbullimit të fundit, kur Zidane vendosi ta aktivizonte Mbappen në krahun e majtë, ndërsa Ousmane Dembele luante si sulmues qendror.

    Ky vendim nuk i pëlqeu yllit të Real Madridit, i cili preferon të luajë në qendër të sulmit, aty ku mund t’i shfrytëzojë më mirë aftësitë e tij para portës.

    Sipas mediumit francez, komunikimi mes dy protagonistëve ishte gjithashtu i kufizuar gjatë grumbullimit të kaluar.

    Situata u ndikua edhe nga problemet shëndetësore të Mbappes, i cili qëndroi i izoluar në dhomën e tij në qendrën stërvitore të Clairefontaine, përpara se të kthehej në Madrid për trajtim.

    Zidane dëshiron ta përmirësojë marrëdhënien me kapitenin e tij dhe tashmë ka paralajmëruar se Mbappe do të luajë në pozitën e preferuar në ndeshjet e ardhshme.

    Mungesa e Dembele për shkak të lëndimit ia lehtëson këtë vendim trajnerit, por mbetet të shihet nëse situata do të ndryshojë edhe kur të gjithë sulmuesit të jenë në dispozicion.

    Burimi: Insajderi

  • Tensions between Zidane and Mbppes detected, Real star not satisfied with his role

    The relationship between Kylian Mbups and Zinedine Zidane is not developing as expected in France’s representative.

    According to newspaper reports LÉquipeão, between the selection and the French captain, has generated several differences, mainly in the position of the attacker in the field.

    The problem began during the latest gathering, when Zidane decided to activate Mbppen on the left flank, while Ousmane Dembere played as the central attacker.

    This decision did not please Real Madrid’s star, who prefers to play in the center of the attack, where he can make better use of his skills in front of the gate.

    According to the French media, communication between the two protagonists was also limited during the past gathering.

    The situation was also affected by the health problems of Muppa, who remained isolated in his room at the Clairefontane training center before returning to Madrid for treatment.

    Zidane wants to improve his relationship with his captain and has already warned that Mbppe will play the favourite position in the upcoming matches.

    The lack of Deblee because of the injury eases the coach’s decision, but it remains to be seen whether the situation will change even when all attackers are available.

    Source Layer: Insander

  • KRU “Hidrodrini” shkyç nga rrjeti konsumatorët borxhlinj në Nabërgjan dhe Bllagajë

    KRU “Hidrodrini” shkyç nga rrjeti konsumatorët borxhlinj në Nabërgjan dhe Bllagajë

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se ka vazhduar aksionin për shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve me borxhe në fshatrat Nabërgjan dhe Bllagajë të rajonit të Pejës.

    Sipas njoftimit, aksioni është realizuar nga inspektorët rajonalë të kompanisë, me asistimin e Policisë Rajonale të Pejës.

    KRU “Hidrodrini” ka bërë të ditur se rastet e evidentuara janë proceduar.

    Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që kanë borxhe t’i shlyejnë obligimet e tyre ose të paraqiten për të lidhur kontratë për riprogramimin e borxhit me këste, në mënyrë që të shmangin shkyçjen nga rrjeti.

    “Paguani borxhin ose riprogramojeni me këste, shmangni shkyçjen dhe shpenzimet shtesë!”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

    Në fund, KRU “Hidrodrini” ka apeluar te konsumatorët që ujin ta ruajnë, ta paguajnë dhe ta përdorin në mënyrë racionale. /Telegrafi/

  • CRU KIHERdrodrin’d off the debt network in Naberdjan and Blaagaya

    The Regional Waterwater Company édrodrini has announced that it has continued the action to break off from the network of indebted consumers in the villages of Naberdjan and Bllagaya of the Pec region.

    According to the announcement, the action was carried out by the company’s regional inspectors, with the assistance of Pec Regional Police.

    KRU Hedrodrini has announced that the recorded cases have been processed.

    The company has called on consumers in debt to pay off their obligations or to come forward to contract to reprogram debt in installments so as to avoid breaking off the network.

    Pay off the debt, or reprogram in installments, avoid additional cuts and expenses!

    In the end, the CROC has appealed to consumers for safekeeping, payment, and rational use. /Telegraphy/

  • Sa gradë duhet të jetë dhoma e gjumit gjatë dimrit? Ja pse nuk duhet ta teproni me ngrohjen

    Sa gradë duhet të jetë dhoma e gjumit gjatë dimrit? Ja pse nuk duhet ta teproni me ngrohjen

    Gjatë muajve të dimrit, shumë njerëz preferojnë ta mbajnë ngrohjen ndezur edhe gjatë natës, duke i mbyllur njëkohësisht dritaret për të ruajtur nxehtësinë.

    Megjithatë, një dhomë tepër e ngrohtë dhe me ajër të ndenjur mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit.

    Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), temperatura prej 18 gradësh Celsius konsiderohet e sigurt dhe e përshtatshme për ambientet e brendshme gjatë muajve të ftohtë, në vendet me klimë të moderuar ose të ftohtë.

    Foto ilustruese

    Për personat e moshuar, fëmijët dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike, veçanërisht ato të zemrës dhe mushkërive, temperatura minimale duhet të jetë edhe më e lartë.

    Pse temperatura ndikon në cilësinë e gjumit?

    Studiuesit japonezë Kazue Okamoto-Mizuno dhe Koh Mizuno, në një studim të publikuar në revistën shkencore “Journal of Physiological Anthropology”, shpjegojnë se si temperaturat tepër të larta, ashtu edhe ato shumë të ulëta mund të shkaktojnë zgjime gjatë natës dhe të shkurtojnë fazat e gjumit të thellë dhe REM, gjatë së cilës shohim ëndrra.

    Kjo ndodh sepse gjumi është i lidhur ngushtë me mënyrën se si trupi e rregullon temperaturën.

    Për këtë arsye, krijimi i një ambienti të rehatshëm është i rëndësishëm jo vetëm për pushimin gjatë natës, por edhe për energjinë dhe përqendrimin gjatë ditës.

    Mbulesat mund të jenë më të rëndësishme sesa ngrohja

    Sipas studiuesve, trupi krijon një lloj mikroklime nën mbulesa, ku gjatë gjumit temperatura zakonisht qëndron rreth 32 deri në 34 gradë Celsius, ndërsa lagështia e ajrit mes 40 dhe 60 për qind.

    Kjo do të thotë se nuk është e domosdoshme që dhoma të jetë shumë e ngrohtë për të fjetur rehat.

    Rrobat e gjumit dhe mbulesat e përshtatshme ndihmojnë trupin të ruajë temperaturën e nevojshme, edhe kur ambienti është më i freskët.

    Pse është e rëndësishme të ajroset dhoma para gjumit?

    Një tjetër faktor që ndikon në cilësinë e pushimit është ajri që thithim gjatë natës.

    Një studim i realizuar nga studiuesit e Universitetit Teknik të Danimarkës (DTU), i publikuar në revistën “Indoor Air” në vitin 2016, tregoi se ajrosja e dhomës mund të përmirësojë kushtet e gjumit.

    Pjesëmarrësit që flinin në ambiente me përqendrim më të ulët të dioksidit të karbonit kishin rezultate më të mira në matjet objektive të gjumit. Gjithashtu, ditën tjetër ndiheshin më pak të përgjumur, përqendroheshin më lehtë dhe performonin më mirë në testet e arsyetimit logjik.

    Megjithatë, rezultatet e studimeve nuk janë plotësisht të njëjta.

    Një hulumtim tjetër nga Universiteti Teknik i Eindhovenit tregoi se disa pjesëmarrës e vlerësuan gjumin më mirë kur dritarja ishte e mbyllur, kryesisht për shkak të zhurmave më të pakta nga jashtë.

    Pra, a duhet ta fikim ngrohjen gjatë natës?

    Nuk është e domosdoshme që ngrohja të fiket plotësisht, por këshillohet të shmanget mbinxehja e dhomës.

    Një zgjidhje e mirë është ajrosja e ambientit para gjumit, mbajtja e një temperature të rehatshme dhe përdorimi i një mbulese më të ngrohtë në vend të rritjes së vazhdueshme të ngrohjes.

    Në këtë mënyrë, dhoma mbetet mjaftueshëm e freskët për një gjumë cilësor, ndërsa trupi ruan ngrohtësinë e nevojshme gjatë gjithë natës. /Telegrafi/

  • "Haaland do të shkojë te Barcelona", legjenda angleze nxit spekulime të mëdha

    “Haaland do të shkojë te Barcelona”, legjenda angleze nxit spekulime të mëdha

    Erling Haaland, sulmuesi 26-vjeçar i Manchester Cityt, shfaqet në parashikimin e Paul Scholes si një nënshkrim i mundshëm për Barcelonën nëse ai largohet nga klubi anglez. Ish-lojtari i Manchester United e konsideron klubin katalunas destinacionin e tij më të mundshëm duke pasur parasysh pasigurinë përreth Cityt, të cilët kanë apeluar vendimin për parregullsitë e tyre financiare dhe janë ende në pritje të sanksionit sportiv.

    Scholes foli për të ardhmen e Haaland gjatë paraqitjes së tij në podkastin The Good, The Bad & The Football. Kur u pyet se për cilin ekip mund të luante norvegjezi nëse Manchester City do të binte nga kategoria për shkak të një sanksioni administrativ, ish-mesfushori tregoi Barcelonën, megjithëse pranoi se mund ta imagjinonte atë edhe me fanellën e Real Madridit.

    Parashikimi i tij për të ardhmen e sulmuesit me Barcelonën nuk bazohet në një negociatë të konfirmuar apo një ofertë të njohur. Është një parashikim personal, i ndikuar nga një skenar që mund të prishë planet sportive të Manchester Cityt.

    Real Madridi gjithashtu shfaqet në atë analizë, por Scholes beson se Barcelona do të ishte opsioni i parë. Për momentin, nuk ka prova për një marrëveshje midis Haaland dhe klubit katalunas, as për ndonjë bisedë që do të sugjeronte se një marrëveshje është duke u zhvilluar.

    E ardhmja e Haaland është e lidhur, të paktën në mënyrë spekulative, me situatën institucionale të Cityt. Më 29 shtator 2026, Liga Premier konfirmoi se një komision i pavarur kishte gjetur shkelje serioze të rregulloreve financiare të ligës gjatë disa sezoneve, përveç shumicës së akuzave që lidheshin me mungesën e bashkëpunimit të klubit.

    City paraqiti një ankesë kundër vendimit më 1 tetor. Sanksioni është ende në pritje dhe mund të përfshijë masa sportive, megjithëse rënia administrative nga kategoria nuk është konfirmuar. Prandaj, çdo largim i mundshëm i Haaland i lidhur me këtë mundësi mbetet hipotetik, jo pasojë e një vendimi përfundimtar.

    Kontrata e norvegjezit i shton një shtresë tjetër kompleksiteti një transferimi të mundshëm. Haaland e rinovoi kontratën e tij në janar 2025, duke e zgjatur atë deri në qershor 2034, një angazhim afatgjatë pa klauzolë lirimi, sipas raportimeve. Një largim i parakohshëm do të kërkonte një marrëveshje kontraktuale të ndryshme nga ajo e një lojtari që i afrohet fundit të periudhës së kontratës së tij.

    Barcelona do të duhet të vlerësojë implikimet financiare të një nënshkrimi të kësaj madhësie. Pa një ofertë zyrtare, negociata të dokumentuara ose një tarifë transferimi të njohur, është e pamundur të përcaktohet kostoja e operacionit ose nëse klubi katalanas do të jetë në gjendje ta përballojë atë. /Telegrafi/

  • Unaza me diamant rozë shitet për 12.1 milionë franga në Gjenevë

    Unaza me diamant rozë shitet për 12.1 milionë franga në Gjenevë

    Diamanti 24-karatësh, me ngjyrë intensive rozë, u shit në ankandin e organizuar nga shtëpia Christie’s, duke qenë artikulli kryesor i ankandit të bizhuterive.

    Një unazë luksoze me diamant rozë është shitur për 12.1 milionë franga zvicerane në një ankand të organizuar nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Gjenevë, raporton Watson.

    Guri i çmuar 24 karatësh “Bulgari Pink”, i konsideruar si “Mona Lisa” e diamanteve rozë, u shit në një ankand në Gjenevë.

    Emërtimi “Mona Lisa” u përdor nga Max Fawcett, drejtues i departamentit të bizhuterive në shtëpinë e ankandeve, si metaforë për pastërtinë dhe transparencën e jashtëzakonshme të këtij diamanti tepër të rrallë, transmeton Telegrafi.

    Diamanti, i njohur me emrin “Bulgari Pink”, peshon 24 karatë dhe ka prerje në formë drejtkëndore (emerald cut). Ai ishte pjesa kryesore e ankandit sezonal të bizhuterive.

    Shuma e arritur nga shitja ishte brenda intervalit mesatar të çmimit të parashikuar nga organizatorët e ankandit./Telegrafi/