Category: Lajme

  • MPB: Citizens take care of frauds with false fines from the system Safe City

    The Ministry of Internal Affairs warns citizens of increasing fraudulent messages through SMS, E-mails and social networks, with which payment is required for allegedly committing to traffic registered by the Safé City system.
    According to the MPB, it’s a scam attempt through phising, where citizens are sent false messages and connections, in order to access the website and provide personal and banking data.

    It’s about trying to cheat through messages and false connections that citizens are required to access on the Web site and establish personal and banking data, with the aim of misusing them, they report from the MPB.
    The ministry appeals that citizens do not open suspicious links, not provide bank folders, passwords, or other personal information on unverified pages, and not pay dues through accepted links to suspicious messages.

    MPB recalls that official SMS reports of traffic violations from the system Safe City sent by sender MV R-SC), they necessarily contain license plates of the vehicle that has been committed, and the link leads to the page. official: safecountry.mvr.gov.mk

    Meanwhile, the Computer Crime Sector under the MPB is taking measures and activities to uncover and punish the authors of these frauds. /Telegraphy/

  • Zvicra ndryshon tarifat ambulatore nga 1 janari 2027, preken pediatria dhe urgjencat spitalore

    Zvicra ndryshon tarifat ambulatore nga 1 janari 2027, preken pediatria dhe urgjencat spitalore

    Këshilli Federal miraton rishikimin e parë vjetor të sistemit të faturimit të shërbimeve mjekësore. Ndryshimet prekin edhe mjekësinë e adoleshentëve dhe disa ndërhyrje kirurgjikale ambulatore.

    Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik të Zvicrës (BAG), nga 1 janari 2027, në Zvicër do të hyjnë në fuqi ndryshime në tarifat për një sërë shërbimesh mjekësore ambulatore, me ndikim të veçantë në pediatri, mjekësinë e adoleshentëve dhe urgjencat spitalore.

    Këshilli Federal ka miratuar rishikimin e parë vjetor të sistemit tarifor që përdoret për faturimin e shërbimeve mjekësore ambulatore. Ky vendim synon përshtatjen e tarifave me shërbimet e ofruara dhe përmirësimin e mënyrës së llogaritjes së kostove në sistemin shëndetësor zviceran.

    Ndryshimet përfshijnë kryesisht shërbimet pediatrike, trajtimet për adoleshentët dhe shërbimet e urgjencës në spitale. Rishikimi prek gjithashtu pagesat fikse për disa shërbime të patologjisë dhe ndërhyrje të caktuara ambulatore, përfshirë kirurgjinë e dorës, nofullës dhe kirurgjinë pediatrike, transmeton Telegrafi.

    Për familjet që kanë sigurim bazë shëndetësor në Zvicër, ndryshimi do të reflektohet në mënyrën se si llogariten faturat për shërbimet e prekura. Varësisht nga lloji i trajtimit dhe shërbimi mjekësor i shfrytëzuar, shumat e faturuara mund të ndryshojnë.

    Megjithatë, vendimi i Këshillit Federal nuk parasheh ndryshim të primeve mujore të sigurimit shëndetësor. Bëhet fjalë për përshtatje të tarifave të shërbimeve ambulatore dhe jo për një rritje apo ulje të drejtpërdrejtë të pagesave mujore të sigurimit.

    Në të njëjtën kohë, Qeveria Federale u ka kërkuar mjekëve, spitaleve dhe kompanive të sigurimeve shëndetësore që të paraqesin masa konkrete për përmirësimin e sistemit të faturimit në kujdesin parësor shëndetësor.

    Vëmendje e veçantë i është kushtuar mjekëve të familjes dhe pediatërve, të cilët kanë rol të rëndësishëm në trajtimin dhe përcjelljen e pacientëve.

    Rishikimi i tarifave është pjesë e përpjekjeve të Zvicrës për ta bërë sistemin shëndetësor më funksional dhe për të përshtatur kompensimin financiar me shërbimet reale të ofruara nga institucionet dhe profesionistët shëndetësorë.

    Për qytetarët, veçanërisht për familjet me fëmijë, do të jetë e rëndësishme të informohen për mënyrën se si tarifat e reja do të ndikojnë në faturat e shërbimeve mjekësore nga fillimi i vitit 2027./Telegrafi/

  • Ylli i Chelseat po mendon largimin në janar për shkak të minutave të pakta

    Ylli i Chelseat po mendon largimin në janar për shkak të minutave të pakta

    Malo Gusto po shqyrton largimin nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit, pasi ka humbur vendin e titullarit dhe roli i tij në skuadrën londineze është zvogëluar ndjeshëm.

    Mbrojtësi 23-vjeçar nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje të Ligës Premier për më shumë se dy muaj, ndërsa Josh Acheampong po fiton gjithnjë e më shumë besimin e stafit teknik në pozitën e mbrojtësit të djathtë, pavarësisht mungesës së Reece James për shkak të lëndimit.

    Sipas raportimeve, Chelsea ishte e gatshme ta shiste Guston edhe gjatë afatit kalimtar të verës, duke vendosur një çmim prej rreth 85 milionë euro për kartonin e tij.

    Në mesin e klubeve të interesuara ishte edhe Manchester City, i cili tashmë drejtohet nga ish-trajneri i Chelseat, Enzo Maresca.

    Megjithatë, ende nuk dihet nëse kampioni anglez vazhdon ta ketë francezin në listën e objektivave.

    Gusto iu bashkua Chelseat në vitin 2023 nga Lyoni për 26.3 milionë euro dhe ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2030.

    Së fundmi, ai regjistroi paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e skuadrës angleze.

    Humbja e hapësirës në formacion pritet ta shtyjë mbrojtësin të vlerësojë ofertat e mundshme, me largimin në janar që mbetet një mundësi nëse situata e tij nuk ndryshon. /Telegrafi/

  • Rifillojnë punimet për shkollën e re “Faik Konica” në Ratishë të Deçanit

    Rifillojnë punimet për shkollën e re “Faik Konica” në Ratishë të Deçanit

    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se kanë filluar punimet për përfundimin e objektit të ri të shkollës “Faik Konica” në Ratishë, pas një procesi të gjatë dhe vonesave disavjeçare.

    Përmes një postimi, Ramosaj ka bërë të ditur se projekti kishte nisur në nëntor të vitit 2019, me një kontratë trevjeçare, por për shkak të dështimit të punëkryesve dhe procedurave të zhvilluara nga Ministria e Arsimit, përfundimi i tij ishte vonuar për disa vite.

    Sipas tij, tashmë është zhvilluar një tender i ri, ndërsa afati për përfundimin e punimeve është 14 muaj.

    “Me tenderin e ri dhe afatin prej 14 muajsh, po vazhdohet drejt përfundimit të objektit, në mënyrë që nxënësit dhe mësimdhënësit të kenë kushte moderne dhe dinjitoze për zhvillimin e procesit mësimor”, ka shkruar Ramosaj.

    Ai ka bërë të ditur se shkolla e re do të ketë infrastrukturë bashkëkohore, hapësira të gjelbra, kënd të lojërave dhe ambiente të përshtatshme për mësim, argëtim dhe zhvillim të fëmijëve.

    Me përfundimin e projektit, sipas Ramosajt, do të largohet edhe objekti i vjetër shkollor, duke i hapur rrugë krijimit të një hapësire tërësisht të re shkollore. /Telegrafi/

  • Arrestohen edhe dy persona në rastin Hirano, Pacolli kërkon hetim të plotë për Valon Llukën dhe bashkëpunëtorët

    Arrestohen edhe dy persona në rastin Hirano, Pacolli kërkon hetim të plotë për Valon Llukën dhe bashkëpunëtorët

    Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të dy personave të tjerë, të cilët, sipas tij, kanë punuar si vartës të Valon Llukës në kompaninë Hirano, pjesë e Grupit Mabetex.

    Pacolli, përmes një reagimi publik, ka thënë se dyshimet për keqpërdorime në këtë kompani nuk lidhen vetëm me dëmtimin e saj dhe të aksionarëve, por edhe me fondet e Bashkimit Evropian, të cilat ishin dedikuar për zhvillimin e fabrikës në Mitrovicë.

    Sipas Pacollit, bazuar në dokumentacionin që, siç thotë ai, është në dispozicion të prokurorisë, përmes mashtrimeve janë keqpërdorur edhe fondet evropiane.

    Ai ka vlerësuar se arrestimet e fundit e përforcojnë punën e organeve të drejtësisë në Kosovë, ndërsa ka kërkuar hetim të plotë për çdo dyshim për keqpërdorime në kompanitë ku ka operuar Valon Lluka.

    Pacolli ka përmendur në këtë kontekst kompaninë Hirano, kompanitë e Grupit Mabetex, si dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

    Ai ka kërkuar që roli i Llukës dhe i bashkëpunëtorëve të tij, si dhe çdo kontratë, transaksion apo vendim i dyshimtë, të hetohen deri në fund.

    “Çdo dëm duhet të dokumentohet dhe përgjegjësitë të përcaktohen nga drejtësia”, ka shkruar Pacolli.

    Biznesmeni ka theksuar se gjatë dekadave të angazhimit në biznes ka ndërtuar kompani dhe ka krijuar vende pune, duke u besuar njerëzve përgjegjësi, por ka shtuar se ky besim nuk duhet të keqpërdoret.

    Ai ka nënvizuar se nuk kërkon hakmarrje apo dënime pa prova, por zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.

    Në fund, Pacolli ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur interesat e tij, duke kërkuar që edhe institucionet e drejtësisë në Shqipëri të hetojnë çdo dyshim lidhur me aktivitetet në Aeroportin e Vlorës.

    “Do të përdorim çdo mjet ligjor për të mbrojtur interesat tona dhe nuk do të heqim dorë”, ka theksuar ai.

  • Osmani, Vetëvendosjes: Veç i keni ndërru bosat e krimit e të biznesve, po ju kontrollojnë oligarkët

    Osmani, Vetëvendosjes: Veç i keni ndërru bosat e krimit e të biznesve, po ju kontrollojnë oligarkët

    Osmani, Vetëvendosjes: Veç i keni ndërru bosat e krimit e të biznesve, po ju kontrollojnë oligarkët

    Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke e akuzuar për standarde të dyfishta dhe për dështim në përmirësimin e qeverisjes.

    Gjatë një debati në Kuvend, Osmani ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, gjatë viteve në pushtet, vetëm ka ndërruar njerëzit që, sipas saj, kontrollojnë politikën dhe biznesin.

    Duke iu referuar përkrahjes së bizneseve gjatë pandemisë, ajo tha se edhe atëherë kishte kritikuar mënyrën e ndarjes së fondeve.

    “I keni ndërru bosat e krimit, i keni ndërru oligarkët, bosat e biznesit. Oligarkët i kanë kontrollu ata përpara, oligarkët po ju kontrollojnë edhe juve”, deklaroi Osmani.

    Ajo kritikoi pushtetin edhe për arsyetimin e stagnimit, në vend që, sipas saj, të reflektojë për përmirësimin e qeverisjes.

    Burimi: Insajderi

  • Osmani, Vetevendosje: You’ve already changed crime and business bosses, you’re being controlled by oligarchs.

    LDK MP Vjosa Osmani has criticised the Kurti Government, accusing it of double standards and of failing to improve governance.

    During a debate in the Parliament, Osmani has said that the Vetevendosje Movement, over the years in power, has only changed people who, according to her, control politics and business.

    Referring to the support of businesses during the pandemic, she said that even then she had criticised the way the funds were distributed.

    )You’ve changed the crime bosses, changed the oligarchs, the business bosses. The oligarchs have controlled them before, the oligarchs are controlling you too.Osman declared.

    It also criticised power for rationalising stagnation, rather than reflecting on the improvement of governance.

    Source Layer: Insander

  • “…je zënë në flagrancë me njëfarë provimi” Hykmete Bajrami ia kujton Vigan Qorrollit dyshimet për kopjim në provim

    “…je zënë në flagrancë me njëfarë provimi” Hykmete Bajrami ia kujton Vigan Qorrollit dyshimet për kopjim në provim

    “…je zënë në flagrancë me njëfarë provimi” Hykmete Bajrami ia kujton Vigan Qorrollit dyshimet për kopjim në provim

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është përplasur në Kuvend me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli.

    Gjatë debatit, Bajrami i kërkoi Qorrollit që të mos hyjnë në jetën personale të njëri-tjetrit, por më pas ia rikujtoi raportimet mediale të viteve të kaluara, sipas të cilave ai ishte kapur me telefon gjatë provimit të jurisprudencës në Universitetin e Prishtinës.

    “Sa i përket Universitetit të Prishtinës, të kisha lutur të mos hyjmë në jetën tonë personale, sepse po të hyjmë në atë punë, duhet të flasim se si je zënë në flagrancë me njëfarë provimi. Po më vjen keq”, deklaroi Bajrami.

    Pas kësaj deklarate, Qorrolli iu kundërpërgjigj deputetes së LDK-së, duke pretenduar se ajo po reagonte për shkak të së kaluarës së saj në qeverisje.

    “Unë e kuptoj ku e ka dhimbjen Bajrami, sepse në shumë qeveri ka shërbyer si ministre dhe asnjë mandat pa skandale nuk e ka përfunduar”, deklaroi Qorrolli.

    Ndryshe, ndaj Vigan Qorrollit ndër vite ka pasur raportime në disa media lidhur me pretendimet se ishte përjashtuar nga provimi i jurisprudencës pasi ishte zënë duke përdorur telefonin gjatë testimit.

    Burimi: Insajderi

  • You’ve been caught in the air with some Hykmete Bajrami exam, he reminds Fargan Collon of cheating on the exam.

    Democratic League of Kosovo MP Hykmete Bajrami has crashed in the Assembly with Vetevendosje Movement MP Vigan Qorrolli.

    During the debate, Bajrami urged Qorroll not to enter each other’s personal life, but later reminded him of media reports of past years, under which he had been picked up by telephone during his test of jurisdiction at Pristina University.

    As for the University of Pristina, I’d asked you not to enter our personal lives, because if we get into that job, we need to talk about how you got caught in a bit of an exercise. I’m sorry, Bajrami declared.

    After this statement, Qorroll responded to the LDK deputy, claiming she was reacting because of her past in government.

    I understand where Bajrami’s pain is, because in many governments he served as minister and no mandate without scandals has ended, Qorroll said.

    Otherwise, there have been reports in some media concerning claims that he was exempted from the jurisdictional exam after being caught using the phone during his trial.

    Source Layer: Insander

  • Osmani – Qeverisë: A ka më marre sesa ta krahasoni veten me qeverisjet e viteve 2014-2018

    Osmani – Qeverisë: A ka më marre sesa ta krahasoni veten me qeverisjet e viteve 2014-2018

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët gjatë seancës së Kuvendit përmendën qeverisjet e mëparshme duke i kritikuar për korrupsion dhe çështje të tjera.

    Osmani ka thënë se pushteti aktual nuk duhet ta krahasojë veten me qeveritë e viteve 2014-2018, por me punën e tij ndër vite, pasi ky ishte standardi që kishte premtuar.

    “A ka më marre sesa ju ta krahasoni veten me ata të vitit 2014, 2015, 2016, 2017 e 2018. Krahasohuni me vetveten ky ka qenë standardi që e keni premtuar. Krahasojeni veten me vetveten tuaj të vitit  paraprak. Dhe për këtë shërben raporti i Komisionit Evropian”, ka deklaruar Osmani.

    Ajo ka thënë se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian dëshmon se Kosova nuk ka shënuar përparimin e nevojshëm në fusha thelbësore për jetën e qytetarëve.

    Duke folur për sistemin e drejtësisë, Osmani ka theksuar se raporti evidenton ndikimin politik, i cili, sipas saj, vazhdon të jetë pengesë serioze për paanshmërinë e këtij sistemi.

    Burimi: Dukagjini