Category: Lajme

  • Former Infective director’s laboratory fines, inspectors found tests without license, undeclared staff and expired materials

    A private laboratory in Pristina has been fined after a health inspectorate check. Inspectors have found tests of infectious diseases conducted without licenses, undeclared employees and long-term laboratory materials.

    It’s about the lab — Infection — in Ulpiana district, founded by Arben Vishaj, former director of the Infectious Clinic at the University Clinical Centre in Kosovo ( BUCH).

    The newspaper Inseder has secured the Kosovo Health Inspectorate decision of February 24th 2026, through which this private institution has been punished with Two thousand euros fine.

    HIV, hepatitis, and license-free syphilis analysis

    According to the decision, during the examination of the laboratory on March Dizdari Street, inspectors have found that microbiology services and tests for infectious diseases were carried out, without due approval from the Department for License and Discension ( DLA) at the Ministry of Health.

    Patient records are listed for HIV/ AIDS, hepatitis B and syphilis, which, according to the Inspectorate, were not licensed.

    Also seen was the patient registry with infectious diseases services like HIV/ AIDS (rejected in the DLA system), HBsAg (Hepatitis) and syphilis, unlicensed or warned services at DLA/MSSha)It’s a decision.

    Inspectors have also found results of microbiological tests released by specialist Merem Esler, who, according to the document, did not figure out the DLA.

    Licensed personnel missing in the lab

    During the search, the laboratory was open and offered services to patients. But according to the Inspectorate, none of the declared and licensed professional workers were in the workplace.

    The services were being offered by lab Agnes Deliu, who did not figure out the DLA system.

    At the moment of inspection, the institution was open and services were offered by Mrs. Agnes Deliu laborant of medicine that wasn’t reported to DLAU, It says in the document.

    Overdue matter and lack of contract for medical waste

    The irregularities recorded by inspectors included materials used in the laboratory.

    In the course of the search, nutrients plates have been found, including rams’ blood over the longer term, as well as other laboratory materials.

    In addition, the laboratory had no contract on the elimination of medical waste. Inspectors have also recorded problems with hygiene and general conditions.

    There’s no contract to eliminate medical waste. The institution’s hygiene was not pleasant. General conditions are not according to the UA 02/25, It says that the decision that Insander holds.

    For these violations, the Health Inspectorate has imposed a fine of 2,000 euros. The decision envisioned the possibility of paying only 50 percent of the fine if it was paid within 15 days.

    Insander has requested clarification by Arben Vishaj concerning analyses conducted without license, undeclared personnel, expired materials and the lack of a contract to eliminate medical waste.

    He has been asked whether he has paid the fine and what measures he has taken to regulate the recorded violations.

    Until the publication of this scripture, Vajaj and the lab representatives Infection have not answered Insider’s questions.

    Read also:

    Source Layer: Insander

  • Përplasje e ashpër në Iran, Jasir Asani përjashtohet me karton të kuq – dalin detaje të reja

    Përplasje e ashpër në Iran, Jasir Asani përjashtohet me karton të kuq – dalin detaje të reja

    Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani, është përfshirë në një incident gjatë ndeshjes mes Esteghlal Khuzestan dhe Esteghlal FC, e cila përfundoi me rezultat 2:2.

    Në minutat e fundit të takimit, Asani pati një përplasje verbale me gjyqtarin anësor, Alireza Ildorom, pas së cilës u ndëshkua me karton të kuq.

    Megjithatë, pas ndeshjes kanë dalë në dritë detaje të reja që hedhin dyshime mbi sjelljen e gjyqtarit.

    Sipas raportimeve të mediave iraniane, asistenti dyshohet se ka përdorur fjalë fyese ndaj familjes së futbollistit shqiptar, duke shkaktuar reagimin e tij.

    Madje, raportohet se komunikimi mes gjyqtarëve është regjistruar në sistemin VAR, ku edhe zyrtarë të tjerë të ndeshjes kanë reaguar ndaj gjuhës së përdorur.

    Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këto pretendime, ndërsa mbetet të shihet nëse incidenti do të sjellë masa të tjera disiplinore.

    Burimi: Dukagjini

  • Një ekspert makinash zbulon se si të ngasësh mbi gropa pa dëmtuar gomat

    Një ekspert makinash zbulon se si të ngasësh mbi gropa pa dëmtuar gomat

    Gropat janë një problem serioz për shoferët, veçanërisht gjatë vjeshtës dhe dimrit, kur shiu, bora dhe temperaturat e ulëta dëmtojnë më tej asfaltin.

    Mjafton vetëm një goditje e fortë në një gropë për të dëmtuar një gomë, për të shtrembëruar një disq ose për të dëmtuar një pjesë të sistemit të pezullimit.

    Megjithatë, ekspertët pohojnë se mënyra se si drejtoni dhe zgjedhja e gomave mund ta zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e riparimeve të kushtueshme.

    Craig Sprigmore, drejtor i shitjes me pakicë në Goodyear, shpjegon se cilësia e gomave mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e një automjeti, por paralajmëron se asnjë gomë nuk është plotësisht imune ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga kushtet e këqija të rrugës.

    Sipas tij, kur një rrotë godet një gropë me shpejtësi të lartë, një forcë e madhe përqendrohet në një sipërfaqe shumë të vogël të gomës. Në varësi të shpejtësisë së makinës dhe këndit të goditjes, përforcimet e brendshme që u japin gomave forcë dhe u lejojnë atyre të ruajnë formën e tyre të duhur mund të vuajnë.

    Dëme të tilla ndonjëherë nuk janë menjëherë të dukshme, por ato mund të rrezikojnë seriozisht sigurinë gjatë drejtimit të mëtejshëm.

    Si të kalosh saktë mbi një gropë në rrugë?

    Mënyra më e mirë për të shmangur dëmtimet është që shoferi ta dallojë gropën në kohë dhe ta anashkalojë atë në mënyrë të sigurt. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e mundur, veçanërisht kur trafiku është i rënduar ose rruga është e mbuluar me ujë.

    Pikërisht për këtë arsye, ekspertët këshillojnë që të ngasin më ngadalë në rrugët e dëmtuara dhe të mbajnë një distancë mjaftueshëm të madhe nga automjeti përpara. Kështu, shoferi ka më shumë kohë për të vënë re pengesën dhe për të reaguar.

    Nëse nuk është e mundur të shmangni gropën, rekomandohet të ulni shpejtësinë përpara se të hasni pjesën e dëmtuar të asfaltit, dhe të lironi menjëherë frenën kur kaloni gropën, nëse është e sigurt. Arsyeja është e thjeshtë: frenimi i fortë në momentin e përplasjes ushtron presion shtesë në pezullimin e përparmë dhe mund të rrisë rrezikun e dëmtimit.

    Është gjithashtu e rëndësishme që timoni të jetë i qëndrueshëm dhe rrotat të jenë të drejtuara drejt kur kaloni gropën. Një kthesë e mprehtë në momentin e fundit mund të jetë shumë më e rrezikshme sesa vetë goditja, veçanërisht nëse ka një automjet tjetër në korsinë ngjitur.

    Ekspertët nga Departamenti Amerikan i Transportit në shtetin e Miçiganit u këshillojnë gjithashtu shoferëve që, kur shmangia e sigurt nuk është e mundur, të ngadalësojnë, të drejtojnë rrotat dhe ta lënë makinën të kalojë mbi pjesën e dëmtuar të rrugës në mënyrë të kontrolluar.

    A ofrojnë gomat më të shtrenjta mbrojtje më të mirë?

    Sprigmore thekson se gomat premium shpesh kanë ndërtim të brendshëm më të mirë, përforcime më të forta dhe përbërje gome më rezistente. Disa modele kanë mure anësore të përforcuara shtesë që mund t’i rezistojnë më mirë goditjeve të papritura.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë që çdo gomë më e shtrenjtë është automatikisht më rezistente ndaj gropave sesa një gomë më e lirë. Rezistenca varet nga modeli specifik, dimensionet, ndërtimi, gjendja e gomës dhe forca ndaj goditjes.

    Përveç rezistencës ndaj dëmtimeve, zgjedhja e gomave ndikon edhe në sjelljen e frenimit të makinës, veçanërisht në asfalt të lagësht.

    Ekspertët theksojnë rëndësinë e presionit të duhur të gomave. Një gomë e fryrë pak mund të deformohet më fort gjatë përplasjes, ndërsa presioni i tepërt nuk është i dëshirueshëm. Prandaj, është e rëndësishme t’i përmbaheni vlerave të rekomanduara nga prodhuesi i makinës.

    Nëse makina godet fort një gropë, shoferi duhet të kontrollojë gjendjen e gomave dhe të disqeve sapo të jetë e sigurt për t’u ndaluar. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet prerjeve, fryrjeve në muret anësore të gomave dhe humbjes së mundshme të presionit.

    Nëse pas goditjes timoni dridhet, makina fillon të tërhiqet në njërën anë ose dëgjohet një tingull i pazakontë nga zona e rrotave, është e nevojshme të kontrolloni automjetin në qendrën e shërbimit.

  • Shqiptari tenton të shkojë në Irlandë për punë me dokumente të falsifikuara, ndalohet në aeroportin e Frankfurtit

    Shqiptari tenton të shkojë në Irlandë për punë me dokumente të falsifikuara, ndalohet në aeroportin e Frankfurtit

    Një 29-vjeçar shqiptar është ndaluar nga Policia Federale Gjermane në aeroportin e Frankfurtit, pasi tentoi të udhëtonte drejt Dublinit të Irlandës me dokumente të falsifikuara.

    Sipas raportimit të mediumit gjerman Kinzig.News, shqiptari synonte të niste një jetë të re pune në Irlandë, por udhëtimi i tij përfundoi që në kontrollin kufitar para nisjes së fluturimit, transmeton Telegrafi.

    Gjatë kontrollit, 29-vjeçari paraqiti një pasaportë polake, për të cilën zyrtarët policorë konstatuan parregullsi. Pas ekzaminimit të detajuar nga specialistët, u konfirmua se dokumenti ishte i falsifikuar.

    Po ashtu, gjatë kontrollit të mëtejshëm, policia gjeti edhe një letërnjoftim polak dhe një patentë shoferi polake, të cilat dyshohet se ishin gjithashtu të falsifikuara.

    Sipas Policisë Federale, shqiptari deklaroi se dokumentet i kishte zbuluar dhe blerë përmes platformës sociale TikTok, transmeton Telegrafi.

    Ai dyshohet se synonte t’i përdorte ato për të siguruar në mënyrë të paligjshme një vend pune në Irlandë. Ndaj 29-vjeçarit është nisur procedurë hetimore nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.

    Në vend që të mbërrinte në Dublin, shqiptari u kthye në vendlindje, pasi po atë ditë u deportua me avion drejt Tiranës./Telegrafi/

  • Hykmete Bajrami debaton ashpër me dy deputetët e Vetëvendosjes

    Hykmete Bajrami debaton ashpër me dy deputetët e Vetëvendosjes

    Hykmete Bajrami debaton ashpër me dy deputetët e Vetëvendosjes

    Një përplasje e ashpër verbale ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës mes deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorolli, gjatë debatit për Raportin e Progresit për Kosovën.

    Debati, i cili nisi me diskutime për qeverisjen dhe të kaluarën politike, u shndërrua në akuza personale, ku nuk munguan as përmendja e angazhimeve të mëparshme në institucione dhe pretendimet për një rast me provim në universitet.

    Bajrami iu drejtua Qorollit duke ia kujtuar se ai kishte qenë pjesë e institucioneve edhe gjatë qeverisjeve të kaluara, përfshirë kabinetin e ish-ministrit të Drejtësisë nga radhët e PDK-së, Hajredin Kuqi.

    “Për ironi të fatit ai po flet nga mesi. Por edhe sikur të ishte deputet për kohën kur po flet, të dy qeverive që iu referu, ka qenë pjesë e qeverisë. Historia është e regjistruar. Mundeni me e pa se çka ka punu. A ka qenë majtas apo djathtas”, deklaroi Bajrami.

    Këto deklarata nxitën reagimin e menjëhershëm të Qorollit, i cili e akuzoi deputeten e LDK-së se po paraqiste të pavërteta.

    “Bajrami flet gjëra që s’i beson as vetë. Është e turpshme për një profesoreshë që gënjen kaq hapur”, u shpreh ai.

    Qorolli sqaroi se gjatë karrierës së tij kishte ofruar shërbime profesionale për qeveri të ndryshme, duke mbrojtur angazhimin e tij institucional.

    Por Bajrami nuk u ndal me kaq. Ajo insistoi se deputeti i VV-së kishte qenë pjesë e kabinetit të Hajredin Kuqit, duke e sfiduar që ta mohonte publikisht këtë fakt.

    “Del e demantoje nëse mundesh, po ky është sekret publik”, deklaroi Bajrami.

    Përplasja kalon në akuza për angazhimin universitar

    Debati mori një tjetër drejtim kur Bajrami përmendi edhe një pretendim lidhur me angazhimin akademik të Qorollit, duke aluduar për një rast me provim.

    “Mos të hyjmë jashtë politikës, se duhet me tregu qysh je pas nxanë në flagrancë me një far provimi e po më vjen keq”, tha ajo.

    Deputetja nuk dha hollësi të tjera për rastin që përmendi, ndërsa pretendimi i saj nuk u shoqërua me prova gjatë replikës.

    Në kundërpërgjigje, Qorolli deklaroi se ndihej krenar për kontributin e tij në institucionet e Kosovës, përfshirë angazhimin në Ministrinë e Drejtësisë.

    Ai më pas i ktheu akuzat ndaj Bajramit, duke kritikuar periudhën e saj në poste ministrore.

    “E kuptoj ku e ka dhimtën znj. Bajrami, ka shërbyer si ministre dhe s’ka përfunduar asnjë mandat pa skandale”, deklaroi Qorolli.

    Në debat ndërhyn edhe Ilir Kërçeli

    Përplasja nuk përfundoi vetëm mes dy deputetëve. Në diskutim ndërhyri edhe deputeti Ilir Kërçeli, i cili iu drejtua Bajramit duke i thënë se nuk mund të mbante ligjërata.

    Deputetja e LDK-së reagoi shkurt, duke e cilësuar replikën e tij si “palidhje”.

    Kështu, diskutimi parlamentar për Raportin e Progresit u shoqërua me përplasje politike dhe akuza të ndërsjella, duke e zhvendosur vëmendjen nga përmbajtja e raportit te e kaluara institucionale dhe personale e deputetëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hykmete Bajrami debate sharply with two Vetvendosje deputies

    A fierce verbal clash has occurred today in the Kosovo Assembly between Democratic League of Kosovo MP Hykmete Bajrami, and Vetevendosje Movement MP Vigan Qorrolli during the debate on Kosovo Progress Report.

    The debate, which began with discussions on governance and political past, was turned into personal accusations, where neither the mention of previous commitments in institutions and claims of a university exam was missed.

    Bajrami addressed Qroll, reminding him that he had been part of institutions even during past governments, including the former Justice Minister’s cabinet from PDK ranks, Hajredin Redi.

    Ironically, he’s speaking from the middle. But even if he was an MP about the time he was talking, the two governments he referred to, were part of the government. History is recorded. You can see what he did. Was it left or right, Bajrami said.

    These statements prompted Qroll’s immediate reaction, which accused the LDK deputy of presenting falsehood.

    Bairam says things that he doesn’t even believe. It’s embarrassing for a professor who lies so openly, he said.

    Qrollo explained that during his career he had offered professional services to various governments, defending his institutional commitment.

    But Bajrami did not stop there. She insisted that the VV deputy had been part of Hajredin Red’s cabinet, challenging him to publicly deny that fact.

    No, no, no.

    The impact goes on charges of university engagement

    The debate took another direction when Bajrami cited another claim regarding Qrolli’s academic commitment, alluding to a case with the exam.

    Let’s not get out of politics, because we have to market what you’re up to in the background with a Far Street exam and I’m sorry, she said.

    The MP did not elaborate on the case she mentioned, while her claim was not accompanied by evidence during the Replica.

    In response, Qrollo said he was proud of his contribution to Kosovo institutions, including engagement in the Ministry of Justice.

    He later rejected the charges against Bajrami, criticising her period in ministerial posts.

    I can see where Mrs. President’s pain is. Bajrami, has served as minister and has completed no mandate without scandals, Qrolli said.

    Ilir Krickey also intervenes in the debate

    The clash did not end only between the two MPs. MP Ilir Krickey, who addressed Bajrami, also intervened in the discussion, saying he could not hold speeches.

    The LDK MP reacted briefly, naming his replica as relative.

    Thus, parliamentary discussion of the Progress Report was accompanied by political clashes and mutual accusations, shifting attention from the content of the past institutional and personal report of MPs.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, shkak parregullsitë në sigurinë në punë

    Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, shkak parregullsitë në sigurinë në punë

    Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Prizrenit, për shkak të parregullsive të evidentuara në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

    Sipas njoftimit, vendimi për ndërprerjen e punimeve është marrë pas inspektimeve të realizuara në terren.

    Inspektorati ka bërë të ditur se punimet në këtë objekt do të mbeten të ndërprera deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.

    Po ashtu, ky institucion u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës. /Telegrafi/

  • Works stopped at a construction facility in Prizren, due to job safety irregularities

    The Central Labour Inspectorate has announced that it has temporarily banned works at a construction facility in Prizren municipality, due to registered irregularities in the field of security and health at work.

    According to the announcement, the decision to cut the works has been taken after inspections conducted on the ground.

    The inspector has indicated that works on this facility will remain cut down until irregularities are eliminated and the creation of safe conditions for workers.

    The institution has also called on all employers to implement legislation in force and ensure the safety and health of workers at the workplace. /Telegraphy/

  • Xhoxhaj gati për duelin e tretë me Roman Fress: Jam gati të jap gjithçka në ring

    Xhoxhaj gati për duelin e tretë me Roman Fress: Jam gati të jap gjithçka në ring

    Boksieri kosovar, Armend “The Bomber” Xhoxhaj, ka përfunduar konferencat për media para duelit të shumëpritur me gjermanin Roman Fress, i cili do të zhvillohet më 14 nëntor në Magdeburg të Gjermanisë.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhoxhaj ka bërë të ditur se tashmë i gjithë fokusi i tij është te përballja e së shtunës, duke theksuar se është gati të japë maksimumin në ring.

    Për boksierin shqiptar kjo është përballja e tretë me Roman Fress, një duel që, siç ka theksuar vetë ai, ka rëndësi të veçantë për karrierën dhe rrugëtimin e tij në boks.

    Xhoxhaj ka shfrytëzuar rastin të falënderojë ekipin, familjen, sponsorët dhe të gjithë përkrahësit për mbështetjen gjatë përgatitjeve, duke theksuar se përkrahja e tyre i jep motiv shtesë.

    “Ju pres të shtunën në Messe Magdeburg. Me zemër, krenari dhe besim në fitore!”, ka shkruar Xhoxhaj në fund të mesazhit të tij.

    Boksieri kosovar synon të dalë triumfues nga kjo përballje, ku do të kërkojë të dëshmojë edhe një herë vlerat e tij në ring, përballë kundërshtarit gjerman. /Telegrafi/

  • BE me TY: Histori vlerash që ndryshojnë jetën

    BE me TY: Histori vlerash që ndryshojnë jetën

    BE me TY: Histori vlerash që ndryshojnë jetën

    Organizuar nga projekti rajonal i komunikimit WeBalkans dhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi,  më 5 dhe 6 nëntor në Podgoricë, u mbajt edicioni i dytë i “EU With YOU Creative Hub”.

    Gjatë dy ditëve, përmes historive dhe përvojave personale nga vende të ndryshme të rajonit, u prezantua ndikimi konkret i mbështetjes së Bashkimit Evropian në jetën e qytetarëve. 

    Aktiviteti mblodhi mbrojtës të të drejtave të njeriut, gazetarë, krijues të përmbajtjes digjitale, artistë, aktivistë të rinj dhe përfaqësues të delegacioneve të BE-së nga i gjithë rajoni.

    Qëllimi ishte që vlerat evropiane të prezantohen përmes historive dhe përvojave konkrete të njerëzve. 

    Përmes këtij edicioni të dytë, fushata EU With YOU, (BE me TY) pjesë e projektit WeBalkans të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore, ritheksoi rëndësinë e historive njerëzore dhe shembujve konkretë për të treguar se si vlerat dhe mbështetja e Bashkimit Evropian ndikojnë në jetën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. 

    Raluca Costache, drejtuese e programit WeBalkans, theksoi rëndësinë e prezantimit të vlerave themelore të BE-së përmes historive reale, që vendosin njerëzit në qendër.

    “Historitë më të fuqishme për mbështetjen e Bashkimit Evropian lindin aty ku të drejtat themelore ndërthuren me jetën e përditshme, duke treguar çfarë ka ndryshuar, kush ka përfituar dhe pse kjo ka rëndësi”, tha Costache. 

    Vlerat themelore të Bashkimit Evropian, të cilat kanë rol të rëndësishëm në procesin e reformave dhe integrimit evropian, përfshijnë dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. 

    Shkrimtari dhe kolumnisti malazez Brano Mandiq i trajtoi këto vlera nga një këndvështrim i veçantë, duke u përqendruar te rëndësia e lirisë së shprehjes. 

    “Liria e shprehjes nuk është diçka që fitohet njëherë e përgjithmonë. Nuk është thjesht diçka e shkruar në letër. Ajo ndryshon vazhdimisht. Dikur menduam se historia kishte përfunduar, por ky vlerësim doli të ishte i parakohshëm. Mendoj se sot jemi sërish në mes të historisë”, u shpreh Mandiq. 

    Programi vazhdoi me diskutime në panele, ku pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirjen sociale dhe kontributin e Bashkimit Evropian në avancimin e këtyre vlerave në rajon. 

    Suad Skenderi, menaxher i programeve në organizatën Romalitico nga Maqedonia e Veriut, foli për rëndësinë e përfshirjes së komunitetit rom në shoqëri.

    “Në fund, ndryshimin e vërejmë kur shohim se fqinji apo lagjja jonë ka ndryshuar, kur njerëzit që duam dhe për të cilët kujdesemi jetojnë më mirë, kanë mundësi të barabarta dhe trajtohen me dinjitet”, tha Skenderi. 

    Kurse Anja Basha, nga organizata Albanian Human Rights Group në Shqipëri, theksoi se organizata e saj prej vitesh punon jo vetëm për përfaqësimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor, por edhe për krijimin e urave të komunikimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve. 

    Duke folur për mbështetjen financiare, Bulza Capriqi, nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), theksoi se është i gabuar perceptimi që organizatat e shoqërisë civile kanë nevojë vetëm për mjete financiare. 

    “Ato kanë nevojë edhe për aftësi dhe kapacitete që t’i përdorin këto mjete në mënyrë kuptimplote dhe me ndikim”, u shpreh Çapriqi. 

    Branko Çeqen, gazetar dhe ish-drejtor i Qendrës për Gazetari Hulumtuese në Serbi, foli për gjeneratat e reja të gazetarëve që po ndërtojnë karrierën e tyre në media, si dhe për të rinjtë në rajon, të cilët po organizohen gjithnjë e më shumë dhe po i shprehin më hapur kërkesat e tyre politike dhe shoqërore. 

    Këtë qëndrim e mbështeti edhe Slobodan Blagovçanin nga Bosnja dhe Hercegovina, i cili theksoi se të rinjtë sot kanë aftësi më të mira për të verifikuar informacionin. 

    “Nuk duhet ta nënvlerësojmë aftësinë e tyre për të vlerësuar në mënyrë kritike atë që shohin”, tha ai. 

    Dita e dytë e Creative Hub iu kushtua zhvillimit të historive dhe përmbajtjeve mediatike nga gazetarë, profesionistë të mediave dhe krijues të përmbajtjes digjitale nga rajoni. Në këtë proces morën pjesë edhe

    Ambasadorët e Rinj Evropianë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. 

    Aktiviteti në Podgoricë pasoi edicionin e parë të Creative Hub, të mbajtur në Beograd në muajin prill. 

    BE me TY: Histori vlerash që ndryshojnë jetën