Xhoxhaj gati për duelin e tretë me Roman Fress: Jam gati të jap gjithçka në ring

Xhoxhaj gati për duelin e tretë me Roman Fress: Jam gati të jap gjithçka në ring

Written by

in

Boksieri kosovar, Armend “The Bomber” Xhoxhaj, ka përfunduar konferencat për media para duelit të shumëpritur me gjermanin Roman Fress, i cili do të zhvillohet më 14 nëntor në Magdeburg të Gjermanisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhoxhaj ka bërë të ditur se tashmë i gjithë fokusi i tij është te përballja e së shtunës, duke theksuar se është gati të japë maksimumin në ring.

Për boksierin shqiptar kjo është përballja e tretë me Roman Fress, një duel që, siç ka theksuar vetë ai, ka rëndësi të veçantë për karrierën dhe rrugëtimin e tij në boks.

Xhoxhaj ka shfrytëzuar rastin të falënderojë ekipin, familjen, sponsorët dhe të gjithë përkrahësit për mbështetjen gjatë përgatitjeve, duke theksuar se përkrahja e tyre i jep motiv shtesë.

“Ju pres të shtunën në Messe Magdeburg. Me zemër, krenari dhe besim në fitore!”, ka shkruar Xhoxhaj në fund të mesazhit të tij.

Boksieri kosovar synon të dalë triumfues nga kjo përballje, ku do të kërkojë të dëshmojë edhe një herë vlerat e tij në ring, përballë kundërshtarit gjerman. /Telegrafi/