Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Prizrenit, për shkak të parregullsive të evidentuara në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas njoftimit, vendimi për ndërprerjen e punimeve është marrë pas inspektimeve të realizuara në terren.
Inspektorati ka bërë të ditur se punimet në këtë objekt do të mbeten të ndërprera deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.
Po ashtu, ky institucion u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës. /Telegrafi/