Category: Lajme

  • Kosova U17 pëson humbje të thellë nga Belgjika në kualifikimet për Evropian

    Kosova U17 pëson humbje të thellë nga Belgjika në kualifikimet për Evropian

    Përfaqësuesja U17 e Kosovës e ka nisur me humbje të rëndë fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2027.

    “Dardanët” e rinj u mposhtën me rezultat 8:1 nga Belgjika, në ndeshjen e zhvilluar të martën në Zapreshiq të Kroacisë, në kuadër të Grupit 12.

    Belgët dominuan takimin që nga fillimi, duke shënuar katër gola në pjesën e parë dhe po aq në të dytën.

    Golin e vetëm për Kosovën e realizoi Arlind Thaqi.

    Pas kësaj humbjeje, Kosova do të synojë të rikthehet te rezultatet pozitive në përballjen e radhës ndaj Kroacisë, ndërsa më 17 nëntor do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të grupit kundër Letonisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Franca dhe Gjermania përkujtojnë ushtarët e rënë dhe viktimat e Luftës së Parë

    Franca dhe Gjermania përkujtojnë ushtarët e rënë dhe viktimat e Luftës së Parë

    Përfaqësues të ambasadave të Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, së bashku me pjesëtarë të KFOR-it nga të dyja vendet, kanë përkujtuar të martën, më 11 nëntor, ushtarët e rënë dhe të gjitha viktimat e Luftës së Parë Botërore.

    Ceremonia u organizua me rastin e Ditës së Armëpushimit, ndërsa shërbeu edhe si homazh për miqësinë franko-gjermane, si simbol i pajtimit dhe bashkëpunimit.

    Në njoftimin e përbashkët, ambasadat theksuan rëndësinë e kujtimit të së kaluarës dhe ndërtimit të një të ardhmeje me paqe dhe pajtim.

    Burimi: RTKLive

  • France, Germany commemorate fallen soldiers, victims of the First War

    Representatives of the embassies of France and Germany in Kosovo, together with KFOR members from both countries, have commemorated on Tuesday, November 11th, the fallen soldiers and all victims of World War I.

    The ceremony was organised on the occasion of Gunfire Day, while also serving as a tribute to Franco-German friendship as a symbol of reconciliation and co-operation.

    In the joint announcement, embassies stressed the importance of remembering the past and building a future of peace and reconciliation.

    Source Layer: RTKLive

  • Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh'

    Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’

    Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh'

    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Glauk Konjufca gjatë debatit në Kuvend për Raportin e Progresit.

    Pasi Konjufca i arsyetoi ngecjet në reforma me bllokadën politike, deputetja Lushaku-Sadriu reagoi menjëherë.

    Lushaku-Sadriu ia përmendi shpërndarjen e parave në periudha elektorale, të cilën e cilësoi si blerje votash, raporton Klankosova.tv

    Ajo kritikoi edhe mungesën e një ministri për Integrim Evropian.

    “Kush e ka ndaluar Ministrinë e Arsimit? Çfarë kompetencash i duhen shtesë për rigjorganizim të shkollave? Kërkush nuk e kishte kritikuar.

    Tjetri fakt që e përmende krizën politike, po mundohesh me ia gjuajt krizës e zgjedhjeve. Ky raport e kritikon shpërndarjen lineare të parave në kohë zgjedhjesh, për të mos thënë blerje votash.

    Nuk e përmende korrupsionin, përderisa veç Qeveria vetë, edhe me kompetenca të plota, ka mundur ta sjellë strategjinë kundër korrupsionit. Po e merr si arritje emërimin e koordinatorit për integrim evropian, në vend të asaj, Qeveria juaj është dashur të ketë seriozitet, një ministër për Integrim Evropian”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu, raporton Klankosova.tv

  • Lushaku reacts to Konjufca, mentions vote trading in election time ’

    Lushaku reacts to Konjufca, mentions vote trading in election time ’

    SThe LDK Parliamentary Group’s if, Jehona Lusaku-Sadriou, has been countering Deputy Prime Minister Glauk Konjufca during the debate in the Parliament on Progress Report.

    After Konjufca argued the deadlocks in reform with the political blockade, MP Lushaku-Sadriu reacted immediately.

    Lushaku-Sadriu cited the distribution of money in electoral periods, which he described as vote purchases, reports I did. tv

    She also criticised the absence of a European Integration Ministry.

    Who stopped the Ministry of Education? What competencies do he need additional powers for reorganizing schools? No one had criticized him.

    The other fact that you cited the political crisis is trying to hit the election crisis. This report criticises the linear distribution of money in election times, if not vote buying.

    You did not mention corruption, since only the Government itself, with full competence, has been able to bring about the anti-corruption strategy. Your government has had to be serious, a minister for European Integration., has declared Lushaku-Sadriu, reports I did. tv

  • Përfundon këndi i lojërave për fëmijë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës

    Përfundon këndi i lojërave për fëmijë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës

    Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar realizimi i projektit për ndërtimin e një këndi të lojërave për fëmijë në fshatin Kuzmin.

    Sipas njoftimit të komunës, fëmijët e këtij fshati tashmë kanë në dispozicion një hapësirë të re për lojë dhe argëtim.

    Projekti është iniciuar nga KLSP në Fushë-Kosovë, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe financimin e qeverive të Norvegjisë dhe Finlandës.

    Komuna ka falënderuar të gjithë partnerët dhe kontribuesit për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti.

    “Faleminderit të gjithë partnerëve dhe kontribuesve për bashkëpunimin dhe mbështetjen në krijimin e një hapësire më të sigurt dhe më të bukur për fëmijët e Kuzminit”, thuhet në njoftimin e komunës. /Telegrafi/

  • PSG-ja synon transferimin e Kobelit, nis kontaktet me portierin e Dortmundit

    PSG-ja synon transferimin e Kobelit, nis kontaktet me portierin e Dortmundit

    PSG-ja ka nisur kontaktet për transferimin e portierit të Borussia Dortmundit, Gregor Kobel, pasi drejtuesit e klubit francez nuk janë plotësisht të kënaqur me paraqitjet e Matvey Safonov.

    Paris Saint-Germain po shqyrton mundësinë e transferimit të portierit zviceran, Gregor Kobel, 28-vjeçar, në një përpjekje për të rritur konkurrencën në repartin e portës.

    Sipas raportimeve të gazetës gjermane Sport Bild, klubi parisien ka kontaktuar tashmë përfaqësuesit e portierit dhe ka kërkuar vazhdimisht informacione për situatën e tij.

    Trajneri Luis Enrique vazhdon ta mbështesë publikisht Safonovin, por paraqitjet e tij në ndeshjet e rëndësishme evropiane kanë krijuar pasiguri te drejtuesit e klubit.

    Pavarësisht vlerësimit që trajneri spanjoll ka për aftësitë e rusit në lojën me këmbë, në Paris mendojnë se skuadra ka nevojë për një portier të nivelit të lartë, i cili do të konkurronte drejtpërdrejt me Safonovin dhe Lucas Chevalier.

    Në anën tjetër, Kobel ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në qershor të vitit 2028 dhe aktualisht është në negociata për vazhdimin e saj.

    Portieri zviceran iu bashkua klubit gjerman në vitin 2021, nga Stuttgart, për shumën prej 15 milionë eurosh, ndërsa që atëherë është shndërruar në një prej portierëve më të spikatur të Bundesligës.

    Vlera e tij aktuale në tregun e transferimeve vlerësohet rreth 40 milionë euro, çka e bën një objektiv jo të lehtë për t’u realizuar nga kampionët francezë.

    Një takim i rëndësishëm pritet të zhvillohet së shpejti mes drejtuesve të Dortmundit dhe përfaqësuesve të portierit, me synimin për të arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

    Fillimisht, dëshira e Kobelit është të vazhdojë qëndrimin në Gjermani, por interesimi i PSG-së mund të ndikojë në planet e tij.

    Klubi francez ka fuqinë financiare dhe ambiciet sportive për ta bindur reprezentuesin e Zvicrës që të ndryshojë mendje.

    Në Paris duan të sigurojnë një portier të nivelit të lartë, në mënyrë që porta të mos shndërrohet në një pikë të dobët të skuadrës në garat e ardhshme. /Telegrafi/

  • Sllaveski: Kërkohet pronar i ri për Alta Bankën, gjendja është stabile

    Sllaveski: Kërkohet pronar i ri për Alta Bankën, gjendja është stabile

    Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski tha se likuiditeti i bankës është i lartë dhe kreditë e këqija përbëjnë 2.9 përqind të portofolit të kredisë.

    Ai theksoi se kapitalizimi është pothuajse 26 përqind, mbi minimumin ligjor prej 8 përqind dhe mbi nivelin nën 2 përqind që do të kërkonte falimentim. Masa e administrimit, sipas tij, duhet të ruajë pozicionin financiar të bankës ndërsa Banka Kombëtare kërkon një pronar të ri.

    Sllaveski tha se më 1 nëntor, Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore futi administrimin në “Alta Banka SHA Bitola” për shkak të ngjarjeve në Serbi. Ai shpjegoi se revokimi i licencës së operimit të “Alta Banka Belgrade” natën e 30-31 tetorit 2026 do të thoshte se pronari nuk mund të përmbushte më detyrimet e tij, pas së cilës pëlqimi për të blerë aksione në bankën e Manastirit dhe e drejta e votës u revokuan.

    Guvernatori kujtoi se deri një vit më parë, banka quhej “Stopanska Banka SHA Bitola”. Sipas tij, struktura e saj e pronësisë dhe qeverisja e papërshtatshme e korporatave krijuan rreziqe serioze dhe mbështetja nga aksionari i vetëm ishte praktikisht e përjashtuar.

    Si zgjidhje për rrezikun, Sllaveski përmendi hyrjen e një investitori strategjik, kryesisht një institucion financiar që do të siguronte menaxhim më të mirë dhe ristrukturim operacional.

    Ai tha se Banka Popullore më parë i kishte dhënë pëlqimin një banke të madhe dhe të qëndrueshme vendase për të blerë aksione në atë kohë “Stopanska Banka SHA Bitola”./Telegrafi/

  • Ekskluzive | Arma amerikane, municioni turk – ushtari i FSK-së për pak sa nuk humbi jetën nga shpërthimi brenda armës gjatë ushtrimeve

    Ekskluzive | Arma amerikane, municioni turk – ushtari i FSK-së për pak sa nuk humbi jetën nga shpërthimi brenda armës gjatë ushtrimeve

    Ekskluzive | Arma amerikane, municioni turk – ushtari i FSK-së për pak sa nuk humbi jetën nga shpërthimi brenda armës gjatë ushtrimeve

    Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës për pak sa nuk e ka paguar me jetë një incident të rëndë gjatë ushtrimeve ushtarake në Babaj të Bokës, ku një municion 40 milimetërsh i prodhimit turk ka shpërthyer brenda një arme amerikane të tipit MK-19.

    Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht pamjet e incidentit të ndodhur gjatë muajit shtator, kur pjesëtarët e FSK-së po kryenin qitje me granatahedhësin automatik amerikan, duke përdorur municion turk.

    Në video shihet momenti i qitjes, i shoqëruar me një shpërthim dhe tym, ndërsa personi që po filmon reagon menjëherë dhe kamera lëviz papritur.

    Sipas burimeve të Sinjalit, municioni ka shpërthyer brenda armës, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e pjesëtarit të FSK-së që po e përdorte.

    Por ky nuk është problemi i parë që, sipas burimeve, është evidentuar me këtë lloj municioni.

    Burimet e Sinjalit zbulojnë se municioni turk kishte shfaqur defekte edhe më herët, madje në incidente të tjera pretendohet se kishte pasur edhe ushtarë të lënduar.

    Për këto probleme, sipas të njëjtave burime, ishin paraqitur ankesa dhe paralajmërime, por ato nuk ishin marrë parasysh dhe municioni kishte vazhduar të përdorej gjatë ushtrimeve.

    Madje, burimet pretendojnë se për incidentet e mëhershme ishin përpiluar raporte, të cilat nuk ishin bërë publike.

    Incidenti i shtatorit ka rikthyer shqetësimet për sigurinë e pjesëtarëve të FSK-së dhe përdorimin e municionit për të cilin, sipas informacioneve të Sinjalit, kishte pasur paralajmërime të vazhdueshme.

    Pretendimet për defektet, lëndimet e mëhershme dhe raportet e papublikuara nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga Sinjali.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • American weapons, Turkish ammunition, KSF soldier almost lost his life in an explosion inside the weapon during exercise.

    A member of the Kosovo Security Force has almost paid for a serious incident during military exercises in Boka’s Father, where a 40-millimeter ammunition of Turkish production has exploded inside an American MK-19-type weapon.

    The signal newspaper has exclusively secured images of the incident occurring during September, when KSF members were conducting shooting with the US automatic grenade launcher, using Turkish ammunition.

    The shooting is seen in the video, accompanied by an explosion and smoke, while the person filming reacts immediately and the camera suddenly moves.

    According to signal sources, the ammunition broke out inside the weapon, directly risking the life of KSF member using it.

    But this is not the first problem that, according to sources, is counted with this kind of ammunition.

    Signal sources reveal that Turkish ammunition had shown defects even earlier, in other incidents allegedly there were also wounded soldiers.

    For these problems, according to the same sources, complaints and warnings were filed, but they were not taken into account and ammunition had continued to be used during exercises.

    Sources even claim that reports that had not been made public had been compiled for previous incidents.

    The September incident has restored concerns about the security of KSF members and the use of ammunition, which, according to signal information, had continued warnings.

    Claims of shortcomings, previous injuries and unpublished reports have not been independently confirmed by the signal.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal