Category: Lajme

  • Akanji flet për mungesën e Xhakës: Nuk jam si Graniti, kemi cilësi të ndryshme

    Akanji flet për mungesën e Xhakës: Nuk jam si Graniti, kemi cilësi të ndryshme

    Mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji, ka pranuar se mungesa e Granit Xhakës do të ndihet në ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Skocisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Xhaka do t’i mungojë përfaqësueses zvicerane për shkak të lëndimit, ndërsa shiritin e kapitenit në dy përballjet e fundit të grupit B1 do ta mbajë Akanji.

    Në konferencën për shtyp të së mërkurës, mbrojtësi foli për rëndësinë e Xhakës dhe dallimet mes tyre në rolin e liderit.

    “Nuk jam i njëjtë si Graniti. Kemi cilësi të ndryshme. Ai është më i hapur dhe më i drejtpërdrejtë, ndërsa unë ndonjëherë i lë gjërat të rrjedhin. Graniti merr përgjegjësinë më herët”, u shpreh Akanji.

    Ai theksoi se skuadra do ta ndiejë mungesën e kapitenit, por shpreson që Xhaka të rikthehet për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2028.

    “Do të na pëlqente shumë ta kishim këtu, por shpresojmë të kthehet për kualifikueset e Evropianit. Gjërat do të jenë pak më ndryshe atëherë”, deklaroi mbrojtësi zviceran.

    Burimi: Dukagjini

  • Tri palë zgjedhje dhe Kuvend jofunksional, Konjufca arsyeton ngecjen e reformave

    Tri palë zgjedhje dhe Kuvend jofunksional, Konjufca arsyeton ngecjen e reformave

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka folur në Kuvendin e Kosovës lidhur me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

    Gjatë fjalimit të tij, Konjufca është arsyetuar për mungesën e progresit në disa fusha, duke theksuar se periudha e përfshirë në raport është karakterizuar nga tri palë zgjedhje dhe një bllokadë e gjatë institucionale, me Kuvend jofunksional dhe Qeveri në detyrë.

    Sipas tij, Komisioni Evropian e ndërlidh drejtpërdrejt ngadalësimin e reformave me bllokadën politike, e cila ka ndikuar në funksionimin e institucioneve dhe ka vonuar zbatimin e reformave strukturore.

    “Raporti mbulon nga shtatori 2025 deri në shtator 2026 dhe gjatë kësaj periudhe kemi pasur tri palë zgjedhje, dy palë të parakohshme dhe një palë komunale. Pa president të zgjedhur deri në tetor dhe me Kuvend jofunksional për pjesën më të madhe të kohës. Raporti konstaton se përgjatë gjithë kësaj periudhe, Kuvendi punoi vetëm nga mesi i shkurtit deri në fund të prillit, ndërsa Qeveria ishte në detyrë në pjesën më të madhe të periudhës.

    Madje, edhe në këtë kohë pati një ndërprerje prej tri javësh, nga 6 marsi deri te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, më 25 mars. Sipas raportit, kjo e kufizoi efektivitetin e qeverisjes dhe i vonoi reformat strukturore. Komisioni e ndërlidh drejtpërdrejt ngadalësimin me bllokadën. Progresi në reformat e Bashkimit Evropian mbetet i pabarabartë për shkak të paqëndrueshmërisë dhe bllokadës politike”, ka deklaruar Konjufca.

    Megjithëse Raporti i Progresit evidenton mungesë të përparimit në disa fusha, Konjufca ka vlerësuar se niveli i përgatitjes së Kosovës nuk ka shënuar rënie në asnjërën prej tyre.

    “Mëgjithatë, pasqyra e përgjithshme tregon se niveli i përgatitjes nuk kishte rënë në asnjë fushë. Në luftën kundër krimit të organizuar, niveli i përgatitjes është ngritur. Progresi është vlerësuar më mirë se në vitin e kaluar, në së paku shtatë prej kapitujve. Së pari, në reformën e administratës publike, në lëvizjen e lirë të kapitalit, në shërbimet financiare, në akuakulturë, në statistika, në politikat rajonale dhe koordinimin e instrumenteve strukturore, në drejtësi, liri dhe siguri, ndërsa në kapitullin që është gjyqësori, është përmirësuar gjendja në dimensionin e lirisë së shprehjes. Gjithmonë po e krahasoj me Raportin e Progresit të vitit 2025.

    Në disa kapituj ka vlerësim për rënie të ritmit të reformave, pra ritëm më të ngadalshëm, por jo rënie në nivel tjetër, konstatim që i kishim tri palë zgjedhje, Kuvend të bllokuar dhe Qeveri në detyrë”, ka shtuar ai.

    Konjufca ka kritikuar edhe mënyrën se si LDK-ja e ka paraqitur përgjegjësinë e Qeverisë për gjendjen e evidentuar në raport, duke thënë se kërkesa për seancë nuk e merr parasysh bllokadën institucionale.

    “Kërkesa e LDK-së për këtë seancë e paraqet Qeverinë sikur të kishte pasur kompetenca të plota, duke neglizhuar bllokadën në të cilën ndodheshim”, ka deklaruar Konjufca.

    Burimi: Dukagjini

  • KDI: Sinjalizuesit e keqpërdorimeve të mbështeten dhe fuqizohen me ligj dhe ndihmë nga shteti

    KDI: Sinjalizuesit e keqpërdorimeve të mbështeten dhe fuqizohen me ligj dhe ndihmë nga shteti

    KDI: Sinjalizuesit e keqpërdorimeve të mbështeten dhe fuqizohen me ligj dhe ndihmë nga shteti

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizoi sot tryezën e diskutimit ku u shtrua nevoja e ndryshimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Kosovë për të lehtësuar zbatimin e tij në praktikë dhe për të përafruar ligjin me standardet e Direktivës së BE për mbrojtjen e sinjalizuesve.

    Nga KDI u kërkua specifikisht që të lejohet edhe sinjalizimi anonim i cili me ligjin aktual nuk është i mundshëm. Poashtu u kërkua që për punonjësit e sektorit publik e privat të hiqet kushtëzimi që ata t’i raportojnë keqpërdorimet që prekin interesin publik  fillimisht brenda institucionit ku punojnë. Për shkak që sinjalizimi mund të jetë një proces sfidues, i kushtueshëm dhe i gjatë, KDI kërkon që shteti të garantojë mbështetje psikologjike dhe ndihmë juridike falas për personat që marrin guximin të raportojnë keqpërdorime në të mirë të interesit publik.

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni tha se “do të synohet që vitin tjetër Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve të rihapet dhe ndryshimet të jenë rezultat i vlerësimeve ex post të ligjit, për të cilin tha se ai do të angazhohet personalisht. Ai shtoi se roli i sinjalizuesve në shoqëri është shumë i rëndësishëm në ekspozimin e keqpërdorimeve dhe  korrupsionit në sektorin publik, transmeton Klankosova.tv.

    Në anën tjetër, Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, përmendi sfidat në zbatimin e këtij ligji në sektorin publik e privat, duke ngritur nevojën që zyrtarët që janë caktuar për të trajtuar rastet e sinjalizimit në institucione të  trajnohen më shumë dhe t’a kuptojnë më mirë rolin e tyre.  Ai shtoi se ndryshimet ligjore janë të nevojshme, por vetëm në pjesët ku ka pas probleme gjatë zbatimit në praktikë.  

    Në diskutime kontribuuan edhe partnerët nga degët e Transparency International nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, të cilët  treguan perspektivat e vendeve të tyre në lidhje me mbrojtjen e sinjalizuesve dhe hapat drejt përafrimit të legjislacionit të tyre me Direktivën e BE-së.

    KDI për më shumë se 15 vite vazhdon të ofrojë ndihmë juridike falas për të gjithë sinjalizuesit dhe përmes raporteve të saj të monitorimit të këtij ligji në sektorë të ndryshëm të kontribuojë në përmirësimin e praktikave dhe legjislacionit në këtë fushë.

  • Antoneta, Sharri dhe Anjeza fillojnë provat për “Talent Show” (VIDEO)

    Antoneta, Sharri dhe Anjeza fillojnë provat për “Talent Show” (VIDEO)

    Antoneta, Sharri dhe Anjeza fillojnë provat për “Talent Show” (VIDEO)

    Një tjetër grup i formuar nga Vëllai i Madh për “Talent Show” e mbrëmjes së sotme përbëhet nga Antoneta, Sharri dhe Anjeza.

    Ata kanë nisur provat për të performuar së bashku në skenën e spektaklit.

    Për t’i parë ato duke kënduar së bashku, ndiqeni videon më poshtë:

  • “Eteri i një bunkeri”, sonte në MAT (VIDEO)

    “Eteri i një bunkeri”, sonte në MAT (VIDEO)

    “Eteri i një bunkeri”, sonte në MAT (VIDEO)

    Krismat e armëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po jepnin kundërpërgjigjen e duhur kundër Serbisë.

    Përveç kësaj në fund të vitit 1998 Shtabi i Përgjithshëm kishte planifikuar që ta hapte edhe radion “Kosova e Lirë”, që zëri i rezistencës e lirisë të prekte në secilin cep të vendit.

    Për herë të parë në një dokumëntar vjen stafi i kësaj radioje që bëri gazetari në rrethana tejet të pazakonta.

    Kush është themeluesi i kësaj radioje dhe pjesa e ekipit që e mbajti gjallë Zërin e Lirisë?

    Çfarë thonë ata sot, derisa kanë dalë së bashku ppr herë të parë për të dhënë intervista nëpër zonat e Berishës ku zhvilluan aktivietin e tyre?

    Ku u vendos për herë të parë radioja dhe si sulmet me raketa e detyran që të ndërronin lokacionin?

    Si u hap “Bunkeri më i çuditshëm në botë” e sa funksionoi radioja në të?

    Zëri i nëntokës, që ishte zë shprese, e bashkë me të edhe një histori që nuk mund të rishkruhet a përsëritet, vjen sonte në MAT një dokumentar kushtuar kësaj radioje prej së cilës edhe u dha lajmi për çlirim.

    Ndiqeni, me fillim nga ora 22:10!

  • Konjufca arsyeton ngecjet me bllokadën politike: S'ka rënie, por ritëm më të ngadalshëm të reformave

    Konjufca arsyeton ngecjet me bllokadën politike: S’ka rënie, por ritëm më të ngadalshëm të reformave

    Konjufca arsyeton ngecjet me bllokadën politike: S'ka rënie, por ritëm më të ngadalshëm të reformave

    Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në emër të Qeverisë së Kosovës, në emër të Qeverisë, ka folur gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për Raportin e Progresit, të thirrur nga LDK-ja.

    Konjufca është arsyetuar se në periudhën e mbulimit të raportit janë mbajtur tri palë zgjedhje, si dhe ka pasur bllokadë institucionale, me Kuvendin jofunksional dhe Qeveri në detyrë.

    Sipas tij, Komisioni Evropian e ndërlidh drejtpërdrejt ngadalësimin e reformave me bllokadën politike, e cila ka kufizuar efektivitetin e qeverisjes dhe ka vonuar reformat strukturore.

    “Raporti mbulon nga shtatori 2025 deri në shtator 2026 dhe gjatë kësaj periudhe kemi pasur tri palë zgjedhje, dy palë të parakohshme dhe një palë komunale. Pa president të zgjedhur deri në tetor dhe me Kuvend jofunksional për pjesën më të madhe të kohës. Raporti konstaton se përgjatë gjithë kësaj periudhe, Kuvendi punoi vetëm nga mesi i shkurtit deri në fund të prillit, ndërsa Qeveria ishte në detyrë në pjesën më të madhe të periudhës.

    Madje, edhe në këtë kohë pati një ndërprerje prej tri javësh, nga 6 marsi deri te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, më 25 mars. Sipas raportit, kjo e kufizoi efektivitetin e qeverisjes dhe i vonoi reformat strukturore. Komisioni e ndërlidh drejtpërdrejt ngadalësimin me bllokadën. Progresi në reformat e Bashkimit Evropian mbetet i pabarabartë për shkak të paqëndrueshmërisë dhe bllokadës politike.

    Pavarësisht se raporti në masë të madhe konstaton se s’është bërë progres, Konjufca deklaroi se niveli i përgatitjes së Kosovës nuk ka rënë në asnjë fushë.

    “Megjithatë, pasqyra e përgjithshme tregon se niveli i përgatitjes nuk kishte rënë në asnjë fushë. Në luftën kundër krimit të organizuar, niveli i përgatitjes është ngritur. Progresi është vlerësuar më mirë se në vitin e kaluar, në së paku shtatë prej kapitujve. Së pari, në reformën e administratës publike, në lëvizjen e lirë të kapitalit, në shërbimet financiare, në akuakulturë, në statistika, në politikat rajonale dhe koordinimin e instrumenteve strukturore, në drejtësi, liri dhe siguri, ndërsa në kapitullin që është gjyqësori, është përmirësuar gjendja në dimensionin e lirisë së shprehjes. Gjithmonë po e krahasoj me Raportin e Progresit të vitit 2025.

    Në disa kapituj ka vlerësim për rënie të ritmit të reformave, pra ritëm më të ngadalshëm, por jo rënie në nivel tjetër, konstatim që i kishim tri palë zgjedhje, Kuvend të bllokuar dhe Qeveri në detyrë.”

    Për seancën, ministri pati edhe kritika, për mënyrën se si sipas tij, po paraqitet ekzekutivi.

    “Kërkesa e LDK-së për këtë seancë e paraqet Qeverinë sikur të kishte pasur kompetenca të plota, duke neglizhuar bllokadën në të cilën ndodheshim”, ka deklaruar Konjufca.

  • Konjufca zotohet se Qeveria do t’i adresojë rekomandimet e opozitës për Raportin e Komisionit Evropian

    Konjufca zotohet se Qeveria do t’i adresojë rekomandimet e opozitës për Raportin e Komisionit Evropian

    Bashkëpunimi ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvend është i domosdoshëm për avancimin e reformave dhe përmirësimin e Raportit të Progresit për vitin e ardhshëm, ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

    Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku u diskutua Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, Konjufca u zotua se Qeveria do t’i trajtojë të gjitha rekomandimet e paraqitura nga deputetët e opozitës.

    Ai tha se shumë prej këtyre rekomandimeve kërkojnë jo vetëm veprime të ekzekutivit, por edhe angazhim të përbashkët të deputetëve dhe grupeve parlamentare.

    “Zotohemi që do të adresojmë të gjitha rekomandimet që u thanë në Kuvend. Ne i kemi ekipet që regjistrojnë gjithçka që thatë. Shumica e rekomandimeve nuk kërkojnë vetëm masa të qeverisë, por po shoh që këto kërkojnë veprime edhe në Kuvend”, deklaroi Konjufca.

    Duke folur për periudhën që mbulon raporti, shtator 2025 – shtator 2026, ai tha se paqëndrueshmëria politike dhe bllokada institucionale kanë ndikuar në ritmin e reformave.

    Sipas Konjufcës, gjatë kësaj periudhe Kosova ka pasur dy palë zgjedhje parlamentare dhe një palë zgjedhje komunale, ndërsa Kuvendi ka funksionuar vetëm për një pjesë të kufizuar të kohës.

    Duke iu referuar raportit, ai theksoi se Komisioni Evropian ka konstatuar se Kuvendi ka punuar nga mesi i shkurtit deri në fund të prillit, ndërsa Qeveria ka qenë në detyrë për pjesën më të madhe të periudhës.

    Kjo situatë, sipas vlerësimit të cituar nga Konjufca, ka kufizuar efektivitetin e qeverisjes dhe ka vonuar reformat strukturore.

    Ai përmendi edhe ngecjet në strategjinë dhe ligjin për financat publike, vonesën e ratifikimit të Planit të Rritjes deri në shkurt të vitit 2026, si dhe mosmiratimin me kohë të pakos së ligjeve për drejtësinë.

    Megjithatë, Konjufca tha se Raporti i Progresit nuk evidenton rënie të nivelit të përgatitjes së Kosovës në asnjë fushë.

    Ai shtoi se në luftën kundër krimit të organizuar niveli i përgatitjes është ngritur, ndërsa progresi është vlerësuar më mirë se një vit më parë në së paku shtatë kapituj.

    Në fund, Konjufca bëri thirrje për bashkëpunim ndërmjet pozitës dhe opozitës, duke theksuar se vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të arrihen rezultate më të mira në procesin e integrimit evropian.

    Ai u shpreh se synimi duhet të jetë që Raporti i Progresit për vitin 2027 të reflektojë përparim më të madh të Kosovës./Telegrafi/

  • Scandal after the Iran match, the referee suspected of insult to Yassir Asan’s family risks disciplinary measures

    A serious incident has occurred in Iranian football, where protagonist has become Albanian football player Yassir Asani, who has been punished with red card after a clash with the side judge.

    The event occurred in the confrontation between Esteghlal Khuzstan and Esteghlal FC, which ended with a score of 2-2. In the last minutes of the match, Asan was involved in a debate with the side judge, Alireza Ildorom, after whom he was punished with red card, writes Indexline.

    However, new details about the incident have been published after the match ended. According to Iranian media reports, the side judge allegedly used insulting words against Asan’s family, which has prompted the Albanian footballer’s reaction.

    Also reportedly, in the VAR chamber, communication between judges has been recorded, where other match officials have responded to language used by the assistant.

    The case has ended up at Iran’s Football Federation Discipline Commission, where Asan has provided his explanations through an online session.

    Meanwhile, according to reports, even the side judge may face disciplinary measures, including the suspension, because of his conduct.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Skandal pas ndeshjes në Iran, arbitri dyshohet për fyerje ndaj familjes së Jasir Asanit – rrezikon masa disiplinore

    Skandal pas ndeshjes në Iran, arbitri dyshohet për fyerje ndaj familjes së Jasir Asanit – rrezikon masa disiplinore

    Skandal pas ndeshjes në Iran, arbitri dyshohet për fyerje ndaj familjes së Jasir Asanit – rrezikon masa disiplinore

    Një incident i rëndë ka ndodhur në futbollin iranian, ku protagonist është bërë futbollisti shqiptar, Jasir Asani, i cili është ndëshkuar me karton të kuq pas një përplasjeje me gjyqtarin anësor.

    Ngjarja ka ndodhur në përballjen mes Esteghlal Khuzestan dhe Esteghlal FC, e cila përfundoi me rezultat 2-2. Në minutat e fundit të ndeshjes, Asani u përfshi në një debat me gjyqtarin anësor, Alireza Ildorom, pas të cilit u ndëshkua me karton të kuq, shkruan Indeksonline.

    Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes janë publikuar detaje të reja lidhur me incidentin. Sipas raportimeve të mediave iraniane, gjyqtari anësor dyshohet se ka përdorur fjalë fyese ndaj familjes së Asanit, gjë që ka nxitur reagimin e futbollistit shqiptar.

    Po ashtu, raportohet se në dhomën e VAR-it është regjistruar komunikimi mes gjyqtarëve, ku edhe zyrtarë të tjerë të ndeshjes kanë reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga asistenti.

    Rasti ka përfunduar në Komisionin Disiplinor të Federatës së Futbollit të Iranit, ku Asani ka dhënë shpjegimet e tij përmes një seance online.

    Ndërkohë, sipas raportimeve, edhe gjyqtari anësor mund të përballet me masa disiplinore, përfshirë pezullimin, për shkak të sjelljes së tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Konjufca premton se Qeveria do t’i adresojë rekomandimet e deputetëve për Raportin e KE-së

    Konjufca premton se Qeveria do t’i adresojë rekomandimet e deputetëve për Raportin e KE-së

    Konjufca premton se Qeveria do t’i adresojë rekomandimet e deputetëve për Raportin e KE-së

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është zotuar se Qeveria do t’i adresojë të gjitha rekomandimet e deputetëve të opozitës lidhur me gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën.

    Gjatë debatit parlamentar për këtë raport, Konjufca tha se shumica e rekomandimeve nuk kërkojnë vetëm veprime nga Qeveria, por edhe angazhim të përbashkët të pozitës dhe opozitës në Kuvend.

    “Zotohemi që do të adresojmë të gjitha rekomandimet që u thanë në Kuvend. Ne i kemi ekipet që regjistrojnë gjithçka që thatë. Shumica e rekomandimeve nuk kërkojnë vetëm masa të qeverisë, por po shoh që këto kërkojnë veprime edhe në Kuvend. Sepse vetëm kur punojnë bashkë mazhoranca dhe opozita me grupet parlamentare dhe vetëm kur partitë bëhen bashkë mund të krijojmë një Raport të Progresit edhe më të mirë në vitin 2027”, deklaroi ai.

    Duke komentuar gjetjet e raportit, Konjufca rikujtoi se dokumenti mbulon periudhën nga shtatori i vitit 2025 deri në shtator të vitit 2026, gjatë së cilës Kosova mbajti dy palë zgjedhje parlamentare dhe një palë zgjedhje lokale. Ai theksoi se vendi për një periudhë të gjatë ishte pa institucione plotësisht funksionale.

    Sipas tij, Komisioni Evropian ka evidentuar se Kuvendi ka qenë funksional vetëm nga mesi i shkurtit deri në fund të prillit, ndërsa Qeveria ka qenë në detyrë për pjesën më të madhe të periudhës së raportimit.

    Konjufca citoi raportin, sipas të cilit kjo situatë “kufizoi efektivitetin e qeverisjes dhe vonoi reformat strukturore”.

    Ai përmendi edhe ngecjet në procesin e reformave, duke theksuar se puna për strategjinë dhe Ligjin për Financat Publike ishte penguar nga kontestet politike, ratifikimi i Planit të Rritjes ishte vonuar deri në shkurt të vitit 2026, ndërsa pakoja e ligjeve për drejtësinë nuk ishte miratuar brenda afatit për shkak të mungesës së Kuvendit funksional.

    Megjithatë, Konjufca vlerësoi se pasqyra e përgjithshme e raportit nuk paraqet rënie të përgatitjes së Kosovës në asnjë fushë, ndërsa theksoi se në disa fusha është shënuar përparim.

    “Pasqyra e përgjithshme e Raportit tregon se niveli i përgatitjes nuk kishte rënë në asnjë fushë. Në luftën kundër krimit të organizuar, niveli i përgatitjes thuhet se është ngritur, ndërsa progresi është vlerësuar më mirë se vitin e kaluar në së paku shtatë prej kapitujve”, tha ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali