Category: Lajme

  • Konjufca promises government will address deputies’ recommendations for EC Report

    Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs Glauk Konjufca has pledged that the government will address all recommendations by opposition deputies regarding the findings of the European Commission’s Kosovo Report.

    During parliamentary debate on this report, Konjufca said most recommendations require not only actions by the government, but also joint engagement of the position and opposition in the Assembly.

    We vow to address all recommendations in the House. We have teams recording everything you said. Most recommendations require not only government measures, but I am seeing these require action even in the Assembly. Because only when working together with the majority and opposition with parliamentary groups and only when parties get together can we create an even better Progress Report in 2017, he said.

    Commenting on the report’s findings, Konjufca recalled that the document covers the period from September 2025 to September 2026, during which Kosovo held two parliamentary elections and a local pair of elections. He stressed that the country for a long period was without fully functional institutions.

    According to him, the European Commission has estimated that the Assembly has been operational only between mid-February and late April, while the Government has been in office for most of the reporting period.

    Konjufca quoted the report, under which this situation limited governance efficiency and delayed structural reforms.

    He also mentioned the impasses in the reform process, stressing that the work on the strategy and the Public Finance Law was hampered by political disputes, the ratification of the Development Plan was delayed until February 2026, while the package of laws on justice had not been adopted within a deadline due to the lack of a functional Assembly.

    However, Konjufca estimated that the report’s overall mirror represents no decline in Kosovo’s preparation in any area, while stressing that progress has been noted in some areas.

    The general wealth of the Report indicates that the preparation level had not declined in any area. In the fight against organised crime, the level of preparation is said to have been raised, while progress has been better assessed than last year in at least seven of the chapters, he said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Skandal në Iran- Arbitri fyen familjen e Jasir Asanit, pritet të përballet me masa disiplinore

    Skandal në Iran- Arbitri fyen familjen e Jasir Asanit, pritet të përballet me masa disiplinore

    Skandal në Iran- Arbitri fyen familjen e Jasir Asanit, pritet të përballet me masa disiplinore

    Një incident i rëndë ka ndodhur në futbollin iranian, ku protagonist është bërë futbollisti shqiptar, Jasir Asani.

    Ngjarja ka ndodhur në përballjen mes Esteghlal Khuzestan dhe Esteghlal FC, e cila përfundoi me rezultat 2-2. Në minutat e fundit të ndeshjes, Asani u përfshi në një debat me gjyqtarin anësor, Alireza Ildorom, pas të cilit futbollisti shqiptar u ndëshkua me karton të kuq.

    Megjithatë, pas ndeshjes dolën në pah detaje të reja. Sipas raportimeve të mediave iraniane, gjyqtari anësor dyshohet se ka përdorur fjalë fyese ndaj familjes së Asanit, duke shkaktuar reagimin e futbollistit shqiptar.

    Madje, sipas raportimeve, në dhomën e VAR-it është regjistruar komunikimi mes gjyqtarëve, ku edhe zyrtarët e tjerë të ndeshjes kanë reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga asistenti.

    Çështja ka përfunduar në Komisionin Disiplinor të Federatës së Futbollit të Iranit, ku Asani ka dhënë shpjegimet e tij përmes një seance online.

    Sipas raportimeve, edhe gjyqtari anësor mund të përballet me masa disiplinore dhe pezullim për shkak të sjelljes së tij. /IndeksOnline/

    Burimi: Insajderi

  • Kurti në takim me Sorensenin: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër

    Kurti në takim me Sorensenin: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Paris përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, me të cilin ka diskutuar për vazhdimin e dialogut dhe perspektivën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

    Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar në margjinat e Forumit të Paqes në Paris.

    Ai ka thënë se gjatë takimit kanë diskutuar për stabilitetin e plotë institucional që, sipas tij, Kosova gëzon pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe perspektivën e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të bazuar në njohjen reciproke.

    “Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që Kosova gëzon tashmë pas zgjedhjes së presidentit të saj, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe perspektivën e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti.

    Ndërkaq, zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut dhe aspekte të ndryshme të normalizimit të marrëdhënieve.

    “Me institucionet tashmë të konstituuara në Prishtinë, diskutuam për rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë dhe aspektet e ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat kanë rëndësi për njerëzit në terren dhe për rajonin”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së.

    Burimi: Dukagjini

  • Një klub pa asnjë vizion: Manchester United shpenzoi 120 milionë euro duke shkarkuar trajnerë

    Një klub pa asnjë vizion: Manchester United shpenzoi 120 milionë euro duke shkarkuar trajnerë

    Manchester United ka shpenzuar rreth 120 milionë euro për shkarkimin e trajnerëve dhe sjelljen e pasardhësve të tyre që kur Alex Ferguson u tërhoq në vitin 2013, sipas The Telegraph. Fatura mund të rritet më tej pasi Michael Carrick pritet të shkarkohet së shpejti.

    Kjo shumë përfshin pagesën e largimit nga puna për trajnerët e shkarkuar dhe stafet e tyre stërvitore, kompensimin për klubet e tjera për sjelljen e trajnerëve të rinj dhe kostot e ndryshimeve në menaxhim.

    Moyes, Van Gaal dhe Mourinho

    I pari ishte David Moyes. Ai u shkarkua në prill të vitit 2014, më pak se një vit pasi nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare, dhe largimi i tij, së bashku me stafin e tij, i kushtoi klubit 6.2 milionë euro.

    Louis van Gaal u shkarkua vetëm dy ditë pasi fitoi Kupën FA në vitin 2016 dhe United i pagoi atij rreth 10 milionë euro.

    Më i shtrenjti ishte largimi i Jose Mourinhos në dhjetor 2018. Sipas raportit financiar të klubit, kompensimi për ndërprerjen e kontratës për portugezin dhe pesë bashkëpunëtorët e tij kushtoi 23.4 milionë euro.

    Solskjaer, Rangnick dhe Ten Hag

    Ole Gunnar Solskjaer u shkarkua në nëntor 2021. Largimi i tij i kushtoi klubit pothuajse 12 milionë euro, nga të cilat norvegjezi mori rreth 9 milionë euro. Kostoja totale e largimit të Solskjaer dhe trajnerit të përkohshëm Ralf Rangnick, i njoftuar në qershor 2022, ishte 29.5 milionë euro.

    Erik ten Hag u shkarkua në tetor 2024, me pagesat e shkurtimit që i kushtuan atij dhe stafit të tij 12.4 milionë euro. Kur shtohet edhe shkarkimi i drejtorit sportiv Dan Ashworth pas vetëm pesë muajsh, fatura rritet në 17.3 milionë euro.

    Amorim dhe Carrick

    United i pagoi Sportingut 11.9 milionë euro kompensim për mbërritjen e Ruben Amorimit në nëntor 2024. Sipas një raporti të UEFA-s, largimi i tij me pesë bashkëpunëtorë në janar të këtij viti mund të kushtojë deri në 19 milionë euro.

    Kostoja e re tani bie mbi Carrick. Ai mori përsipër detyrën e trajnerit të përkohshëm në janar dhe nënshkroi një kontratë dyvjeçare këtë verë. Pesë anëtarë të stafit të tij, përfshirë Steve Holland dhe Jonathan Woodgate, morën gjithashtu zgjatje dyvjeçare në atë kohë.

    Situata e Carrick dhe pasuesi i tij

    United ka fituar vetëm një herë në dhjetë ndeshje të Ligws Premier dhe aktualisht është i 18-ti në tabelë. Fati i Carrick do të vendoset sot në Monako nga bashkëpronari Jim Ratcliffe, drejtori ekzekutiv Omar Berrada dhe drejtori sportiv Jason Wilcox.

    Mauricio Pochettino është favoriti për ta zëvendësuar atë. Sipas ESPN, United do të duhet t’i paguajë Federatës Amerikane të Futbollit rreth 8.6 milionë euro kompensim për të. /Telegrafi/

  • Pyetësori i Telegrafit: Shëndeti mendor i fëmijëve, a po i kushtojnë prindërit dhe shkollat vëmendje të mjaftueshme?

    Pyetësori i Telegrafit: Shëndeti mendor i fëmijëve, a po i kushtojnë prindërit dhe shkollat vëmendje të mjaftueshme?

    Shëndeti mendor i fëmijëve duhet të ketë vëmendje të veçantë nga prindërit, institucionet arsimore dhe shoqëria në përgjithësi.

    Bullizmi, ankthi, stresi, pasiguria, vështirësitë në krijimin e marrëdhënieve me bashkëmoshatarët dhe presioni në shkollë janë disa nga sfidat me të cilat mund të përballen fëmijët gjatë rritjes.

    Megjithatë, jo gjithmonë këto shqetësime vërehen me kohë apo trajtohen në mënyrën e duhur.

    Telegrafi përmes këtij pyetësori synon të kuptojë se sa vëmendje i kushtohet kësaj çështjeje, sa të informuar janë prindërit me shenjat që mund të tregojnë se një fëmijë po përballet me vështirësi emocionale dhe cilat tema dëshironi të trajtojmë.

    Merrni pjesë në pyetësor dhe ndani mendimin tuaj duke KLIKUAR KËTU.

  • Shkollat në Cyrih pajisen me platformë të re për inteligjencën artificiale

    Shkollat në Cyrih pajisen me platformë të re për inteligjencën artificiale

    Qyteti i Cyrihut ka zhvilluar një platformë të re online për shkollat fillore, e cila synon t’i ndihmojë fëmijët dhe të rinjtë të kuptojnë më mirë inteligjencën artificiale (IA), mundësitë që ofron dhe rreziqet që mund të sjellë në jetën e përditshme shkollore.

    Platforma është falas dhe përdorimi i saj është vullnetar. Ajo u prezantua të mërkurën në një konferencë për media nga këshilltari i Bashkisë, Balthasar Glättli, nga Partia e të Gjelbërve, shkruan Watson.

    Përmbajtja e platformës përfshin harta të njohurive, video të realizuara nga nxënësit, ushtrime dhe materiale frymëzuese, përmes të cilave fëmijët mund të njihen më nga afër me inteligjencën artificiale.

    Një nga synimet kryesore të kësaj platforme është që nxënësit të mësojnë të mendojnë në mënyrë të pavarur dhe të vlerësojnë në mënyrë kritike rezultatet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale, transmeton Telegrafi.

    Për këtë arsye, zhvilluesit kanë vendosur që platforma të mos përmbajë udhëzime teknike apo rekomandime për aplikacione të caktuara. Qyteti i Cyrihut vlerëson se fëmijët duhet fillimisht të zhvillojnë aftësinë për të menduar vetë dhe për të shqyrtuar në mënyrë kritike informacionet që marrin nga IA-ja.

    Ndërkohë, shkollat do të vazhdojnë të përcaktojnë vetë rregullat për përdorimin e inteligjencës artificiale gjatë provimeve dhe detyrave të shtëpisë.

    Përmbajtja do të testohet nëpër shkolla

    Bordi shkollor ka nisur testimin e përmbajtjes së platformës përmes punëtorive me klasat shkollore.

    Me këtë nismë, Qyteti i Cyrihut po i përgjigjet një kërkese të paraqitur në Këshillin e Qytetit në vitin 2023, e cila kishte të bënte me trajtimin e inteligjencës artificiale në shkolla./Telegrafi/

  • Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc deklarohen sërish të pafajshëm

    Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc deklarohen sërish të pafajshëm

    Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit janë deklaruar sërish të pafajshëm në seancën e mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, kanë mohuar sërish akuzat ndaj tyre në seancën e zhvilluar në Departamentin Special, e cila u mbajt me përbërje të re të trupit gjykues pas pensionimit të gjyqtarit Vesel Ismaili.

    Trupi i ri gjykues udhëhiqet nga gjyqtari Leon Përlaska, ndërsa anëtarë janë Lutfi Shala dhe Kujtim Krasniqi.

    Pas deklarimit të të akuzuarve, procedura ka vazhduar me fjalët hyrëse. Prokurori Bekim Kodraliu ka bërë të ditur se mbetet prapa fjalës hyrëse të paraqitur më herët.

    Me ndryshimin e trupit gjykues, gjykimi ka nisur rishtazi, por palët janë pajtuar që dëshmitë e dhëna më parë të konsiderohen të lexuara, me qëllim shmangien e përsëritjes së tyre.

    Në seancën e radhës pritet të vazhdojë dëshmia e Tijana Viqentijeviqit, si dhe dëgjimi i dëshmitarëve të tjerë.

    Seanca e radhës do të mbahet me 17 dhjetor më ora 13:00.

    Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit ndodhi në nëntor të vitit 2024, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut. Autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar ngjarjen si sulm terrorist, ndërsa Serbinë e kanë bërë përgjegjëse për të.

    Igor Dimoviq nuk ndodhet në paraburgim, ndryshe nga vëllezërit Viqentijeviq./Telegrafi/

  • Rusia dhe Ukraina dakordohen për shkëmbim të madh të të burgosurve pas bisedimeve në Abu Dhabi

    Rusia dhe Ukraina dakordohen për shkëmbim të madh të të burgosurve pas bisedimeve në Abu Dhabi

    Rusia dhe Ukraina dakordohen për shkëmbim të madh të të burgosurve pas bisedimeve në Abu Dhabi

    Rusia dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje në parim për një shkëmbim të ri dhe në shkallë të gjerë të të burgosurve të luftës, gjatë bisedimeve trepalëshe në Abu Dhabi, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Lajmin e bëri të ditur të mërkurën kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, i cili tha se parametrat konkretë të shkëmbimit do të bëhen publikë në të ardhmen e afërt.

    Sipas Medinskyt, tema kryesore e negociatave ishte arkitektura e ardhshme e sigurisë në Evropë pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

    “Bota ka nevojë për një sistem sigurie të ri, modern dhe të përditësuar, i cili do të jetë i drejtë dhe nuk do të funksionojë në dëm të asnjë vendi individual. Ne do të punojmë për këtë”, tha ai pas përfundimit të ditës së dytë të negociatave.

    Kreu i delegacionit rus argumentoi se lufta në Ukrainë ka dëshmuar se sistemi aktual i sigurisë në Evropë nuk po funksionon në mënyrë efektive, prandaj, sipas tij, është i nevojshëm krijimi i një kuadri të ri për periudhën e pasluftës.

    Sipas palës ruse, diskutimet u përqendruan edhe në gjetjen e mekanizmave që do të parandalonin kërcënimet e ardhshme dhe do të forconin stabilitetin rajonal.

    Medinsky bëri të ditur se hollësitë e negociatave nuk do të publikohen deri në arritjen e marrëveshjeve përfundimtare. Ai e përshkroi atmosferën e takimeve si miqësore, duke vlerësuar rolin aktiv të përfaqësuesve amerikanë.

    Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua edhe çështjeve humanitare. Medinsky konfirmoi se Moska dhe Kievi kanë rënë dakord në parim për një shkëmbim të ri dhe në shkallë të gjerë të të burgosurve të luftës.

    “Ne kemi rënë dakord në parim për një shkëmbim të ri në shkallë të gjerë të të burgosurve të luftës, parametrat specifikë të të cilit do të shpallen në të ardhmen e afërt”, u tha Medinsky gazetarëve pas bisedimeve trepalëshe.

    Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur se sa të burgosur do të përfshihen në këtë marrëveshje dhe kur pritet të zbatohet shkëmbimi.

    Ndërkaq, gjatë ditës së parë të negociatave, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kishte bërë të ditur se po shqyrtoheshin dy mundësi për shkëmbimin: njëra me nga 1 mijë të burgosur për secilën palë dhe tjetra edhe më e madhe, me nga 1 mijë e 500 të burgosur nga secili vend.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Russia, Ukraine agree on major exchange of prisoners after talks in Abu Dhabi

    Russia and Ukraine have reached agreement in principle on a new and large exchange of prisoners of war during trilateral talks in Abu Dhabi, where representatives of the United States of America participated.

    The news revealed Wednesday the head of the Russian delegation, Vladimir Medinsky, who said concrete exchange parameters would become public in the near future.

    According to Medinsky, the main topic of negotiations was the future security architecture in Europe after the war ended in Ukraine.

    The world needs a new, modern and up-to-date security system that will be fair and will not function at the expense of any individual country. We will work on this, he said after the end of the second day of negotiations.

    The head of the Russian delegation argued that the war in Ukraine has proved that the current security system in Europe is not functioning effectively, so, according to him, it is necessary to create a new framework for the post-war period.

    According to the Russian side, discussions also focused on finding mechanisms that would prevent future threats and strengthen regional stability.

    Medinsky announced that details of the negotiations will not be published until the final agreements are reached. He described the atmosphere of meetings as friendly, praising the active role of American representatives.

    An important part of the discussion was also devoted to humanitarian issues. Medinsky confirmed that Moscow and Kiev have agreed in principle to a new and large exchange of prisoners of war.

    We have agreed in principle to a new large-scale exchange of prisoners of war, whose specific parameters will be announced in the near future, Medinsky told reporters after the tripartite talks.

    However, until now it has not been known how many prisoners will be involved in this agreement and when the exchange is expected to be implemented.

    Meanwhile, during the first day of the negotiations, Ukrainian President Volodyyr Zelenskyy had announced that two possibilities for exchange were under consideration: one out of a thousand prisoners for each side and the other even greater, with between 1,000 and 500 prisoners from each country.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vazhdon gjykimi për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit

    Vazhdon gjykimi për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit

    Trupi gjykues ka ndryshuar pas pensionimit të gjyqtarit Vesel Ismaili. Seanca e radhës është caktuar për 17 dhjetor, kur pritet të vazhdojë dëgjimi i dëshmitares Tiana Viqentijeviq.

    Seanca gjyqësore për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit ka vazhduar pasdite në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me praninë e prokurorit të rastit, Bekim Kodrali.

    Pas ndryshimit të përbërjes së trupit gjykues, për shkak të pensionimit të gjyqtarit Vesel Ismaili, kryesues i trupit gjykues është gjyqtari Leon Perlaska, ndërsa anëtarë janë gjyqtarët Kujtim Krasniqi dhe Lutfi Shala.

    Në fillim të seancës, prokurori Kodrali deklaroi se qëndron në tërësi pranë fjalës hyrëse. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe përfaqësuesja e palës së dëmtuar, ndërmarrjes Ibër-Lepenc, si dhe avokatët e të akuzuarve. Edhe të pandehurit konfirmuan se mbeten pranë fjalëve hyrëse të paraqitura më 9 korrik 2026.

    Kryetari i trupit gjykues, Leon Perlaska, njoftoi se për seancën e sotme nuk ishte ftuar asnjë dëshmitar. Ai bëri të ditur se kanë mbetur edhe disa propozime të mbrojtjes për t’u shqyrtuar, për të cilat gjykata do të vendosë me kohë.

    As prokuroria dhe as mbrojtja nuk paraqitën propozime të reja, përtej atyre të bëra në seancat e kaluara.

    Gjykata njoftoi se në seancën e ardhshme do të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitares Tiana Viqentijeviq, dëshmia e së cilës kishte nisur në seancën paraprake, por nuk ishte përfunduar. Ajo kishte deklaruar se e kishte parë Jovan Viqentijeviqin në shtëpi ditën e sulmit, para se ai të nisej për në punë.

    Seanca e radhës është caktuar për 17 dhjetor.

    Burimi: RTKLive