Category: Lajme

  • Këshilli Gjyqësor zgjodhi Subhi Jakupin për Kryetar të Gjykatës Administrative

    Këshilli Gjyqësor zgjodhi Subhi Jakupin për Kryetar të Gjykatës Administrative

    Këshilli Gjyqësor zgjodhi Subhi Jakupin, gjyqtar në Gjykatën e Lartë Administrative, si Kryetarin e ri të Gjykatës Administrative, duke vlerësuar se programi i tij, përvoja e mëparshme dhe njohuritë e tij për drejtësinë administrative e dallojnë atë nga kandidatët.
    Jakupi u zgjodh në seancën e sotme të Këshillit pas një procedure dhe votimi mbi raportin me një listë të propozuar kandidatësh për Kryetar të Gjykatës Administrative. Në debat, disa anëtarë të Këshillit theksuan aftësinë e tij për të menaxhuar, përvojën e fituar në Gjykatën e Lartë Administrative dhe cilësinë e programit që ai prezantoi.

    Isamedin Limani vlerësoi se Jakupi do ta menaxhojë mirë gjykatën, ndërsa Ivica Stefanovski përmendi përfaqësimin e drejtë si argument. Danka Ristova theksoi se programi i tij dallohet nga programet e kandidatëve të tjerë dhe se njeh pjesëmarrjen e Jakupit në konstituimin e gjyqësorit administrativ, ndërsa dobësitë në sistem u lokalizuan qartë.

    Mbështetje për zgjedhjen e tij dha edhe Sadulla Izairi, i cili iu referua programit, cilësive personale dhe përvojës së mëparshme të kandidatit, si dhe Xheneta Begtoviq, e cila theksoi se Jakupi ishte Zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë Administrative dhe kështu fitoi përvojë të konsiderueshme në menaxhimin e një institucioni gjyqësor. Arlinda Kadri-Shahinoviq iu bashkua vlerësimeve pozitive të kandidatit, ndërsa Tanja Çaçarova-Ilievska theksoi se shtatë vjet përvojë në Gjykatën e Lartë Administrative janë të mjaftueshme për të perceptuar kushtet dhe problemet në gjyqësinë administrative. Mbështetje shprehu edhe Ariton Ala, i cili e uroi për zgjedhjen e tij, si dhe Vllado Kambovski, i cili vlerësoi se Jakupi ofroi programin më të mirë.

    Zgjedhja e tij u kundërshtua nga Suzana Joshevska, e cila tha se Jakupi ishte kandidati me më pak përvojë gjyqësore midis aplikantëve dhe i vetmi që nuk kishte përvojë gjyqësore në gjykatën që duhej të drejtonte. Ajo gjithashtu vlerësoi se programi i tij përmbante qëllime, por ato nuk ishin zhvilluar mjaftueshëm.

    Pesë kandidatë aplikuan për pozicionin e Kryetarit të Gjykatës Administrative, nga të cilët aplikimet e Subhi Jakupi, Gazmend Fejzuli, Edita Naskova dhe Gjoko Zhivkovski ishin në kohë dhe të plota, ndërsa aplikimi i Lulzim Saliut u refuzua si i paplotë.

  • Hoti ia thotë në sy Muratit: Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend

    Hoti ia thotë në sy Muratit: Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend

    Hoti ia thotë në sy Muratit: Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend

    Një debat i tensionuar është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, gjatë shqyrtimit në parim të Projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2027.

    Përplasja nisi pasi Murati refuzoi të përfshihej në debat me Hotin, duke deklaruar se nuk ishte i interesuar. Ky qëndrim nxiti reagimin e deputetit të LDK-së, i cili iu drejtua ministrit me akuza të ashpra.

    “Me këtë nuk bëhet debat. Nuk je i interesuar, sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend”, ka thënë Hoti.

    Në debat ndërhyri edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti, i cili e kundërshtoi deklaratën e deputetit të LDK-së, duke thënë se ai nuk po e thoshte të vërtetën.

    Pas kësaj ndërhyrjeje, Avdullah Hoti iu drejtua deputetit të VV-së duke i kërkuar të mos e ndërpriste gjatë fjalës.

    “Të lutem, veç rri në vend tandin”, ka deklaruar Hoti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hoti says in front of Murat: You’re the biggest con this place has ever had.

    A tense debate has been held in the Kosovo Assembly among LDK deputy Avdullah Hoti, and Finance Minister Hekuran Murati, during the principle review of the Bill on Budget Breaks for 2027.

    The clash began after Murati refused to get involved in the debate with Hoti, claiming he was not interested. That stance prompted the reaction of the LDK deputy, who addressed the minister on fierce charges.

    This is not a debate. You’re not interested, because you’re the biggest con man this country ever had, said Hoti.

    Vetevendosje Movement MP Valon Hoti, who opposed the LDK deputy’s statement, also intervened in the debate, saying he was not telling the truth.

    After this intervention, Avdullah Hoti addressed the VV deputy, asking him not to interrupt his speech.

    Please, just stay in your seat, declared Hoti.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Klopp ka një listë sekrete të sulmuesve të Gjermanisë, golashënuesi më i mirë i Bundesligës është vetëm i treti

    Klopp ka një listë sekrete të sulmuesve të Gjermanisë, golashënuesi më i mirë i Bundesligës është vetëm i treti

    Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka renditjen e tij të sulmuesve, dhe Niclas Fullkrug, golashënuesi më i mirë i Bundesligës, nuk është i pari në të.

    Sulmuesi i Werder Bremen është në formë të shkëlqyer. Ai ka shënuar nëntë gola në Bundesligë, më shumë se kushdo tjetër, dhe ka shënuar gjithsej 12 herë në 11 ndeshje zyrtare këtë sezon. Pavarësisht kësaj, Klopp nuk e sheh atë si zgjedhjen e parë në pozicionin e qendërsulmuesit.

    Sipas gazetës Bild, në krye të listës së Klopp është Kai Havertz i Arsenalit. I dyti është Younes Ebnoutalib nga Eintracht Frankfurt, dhe Fullkrug, i cili ka 24 paraqitje për ekipin kombëtar, është vetëm i treti.

    Pas tyre janë Jonathan Burkardt nga Eintracht Frankfurt, Nick Woltemade, i cili është i huazuar nga Neëcastle United te Juventus, dhe Deniz Undav nga Stuttgart.

    Kështu, Fullkrug është sulmuesi më i mirë gjerman për sa i përket performancës për momentin, por ai ende duhet të presë për shansin e tij nën drejtimin e trajnerit të ri.

    Ndryshe, Klopp zëvendësoi Julian Nagelsmann në stolin e Gjermanisë. /Telegrafi/

  • Klopp has a secret list of Germany’s attackers, Bundesligla’s top scorer is only third

    German coach Jurgen Klopp has his own rank of attackers, and Nicholas Full Street, Bundesliga’s top goalist, is not the first in it.

    Werder Bremen attacker is in excellent shape. He has scored nine goals in Bundesliga, more than anyone else, and has scored a total of 12 times in 11 official matches this season. Despite that, Klopp does not view it as the first choice in the position of the assailant.

    According to the newspaper Bild, top of the Klopp list is Kai Haverstz of Arsenal. The second is Youth Ebnoutalib from Eintracht Frankfurt, and Fullkrug, who has 24 presentations for the national team, is only third.

    Next are Jonathan Burkardt from Eint Frankfurt, Nick Woltade, who is loaned by the United News of Juventus, and Deniz Undavi from Stutgart.

    Thus, Fullcway is the best German attacker in the current performance, but he still has to wait for his chance under the lead of the new coach.

    Otherwise, Clopp replaced Julian Nagelsmann in Germany’s ornament. /Telegraphy/

  • Photos from SPAK file millions of dollars of cocaine, gold lingotas and money buried in Albania

    In the SPAK file, handed over for trial at the JCKKO for the criminal organisation led by Ervis Cela and Franz Copija, millions of euros buried in Albania are highlighted.

    Photos exchanged in encrypted apps Sky ECC, EncroChat and Exclu show gyms with euros stemming from international cocaine trafficking criminal activity.

    Traffickers express concern that money – counting machines are being destroyed because of the large amount of euros.

    The conversation also reveals gold rigs, where millions of euros gained from cocaine rum have been invested, as well as discussions on burying money near the olive roots.

    The SPAK says this organisation has trafficked about 60 tonnes of cocaine from Latin American countries to Europe, worth hundreds of millions of euros.

    They even cooperated with two Uruguayan citizens, arrested by US DEA and extradited to the US, Sebastian Cabrera and Federico Santoro.

    PEACE

    Source Layer: Insander

  • Fotot nga dosja e SPAK-ut – miliona euro të kokainës, lingota ari dhe para të groposura në Shqipëri

    Fotot nga dosja e SPAK-ut – miliona euro të kokainës, lingota ari dhe para të groposura në Shqipëri

    Fotot nga dosja e SPAK-ut – miliona euro të kokainës, lingota ari dhe para të groposura në Shqipëri

    Në dosjen e SPAK-ut, të dorëzuar për gjykim në GJKKO për organizatën kriminale të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, dalin në pah milionat e eurove që groposeshin në Shqipëri.

    Fotot e shkëmbyera në aplikacionet e enkriptuara Sky ECC, EncroChat dhe Exclu tregojnë paletat me euro që vinin nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të kokainës.

    Trafikantët shprehin shqetësimin se po u prishen makineritë e numërimit të parave për shkak të sasisë së madhe të eurove.

    Në biseda zbulohen edhe lingotat e arit, ku janë investuar milionat e eurove të përfituara nga “lumi i kokainës”, si dhe diskutime për groposjen e parave pranë rrënjëve të ullinjve.

    SPAK thotë se kjo organizatë ka trafikuar rreth 60 tonë kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës, me një vlerë prej qindra milionë eurosh.

    Madje, ata bashkëpunonin edhe me dy shtetas uruguaianë, të arrestuar nga DEA amerikane dhe të ekstraduar në SHBA, Sebastian Cabrera dhe Federico Santoro.

    PAMJE

    Burimi: Insajderi

  • Zvicra ia refuzoi shtetësinë një gruaje turke, kantoni kritikon komunën për arsyetimin

    Zvicra ia refuzoi shtetësinë një gruaje turke, kantoni kritikon komunën për arsyetimin

    Qeveria kantonale e Aargaut ka kritikuar komunën e Neuenhofit për refuzimin e kërkesës për natyralizim të një gruaje turke dhe djalit të saj, duke vlerësuar se disa nga arsyet e përdorura nga komisioni ishin të pabazuara.

    Rasti ka të bëjë me një intervistë të zhvilluar në dhjetor të vitit 2025, gjatë së cilës gruaja, e cila kishte jetuar në Neuenhof për 13 vjet, u pyet për njohuritë e saj mbi Zvicrën, kantonin e Aargaut dhe komunën, raporton Watson.

    Gruaja e kishte kaluar me vështirësi testin e shtetësisë, ndërsa gjatë intervistës komisioni kishte vlerësuar se njohuritë e saj në gjuhën gjermane dhe njohja me jetën në Zvicër e komunitetin lokal nuk ishin të mjaftueshme. Për këtë arsye, këshilli bashkiak e kishte refuzuar kërkesën.

    Megjithatë, gruaja e kishte kundërshtuar vendimin, duke argumentuar se ankthi i rëndë dhe çrregullimi i panikut i kishin shkaktuar bllokime mendore gjatë intervistës.

    Qeveria kantonale vendosi në favor të saj dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim në këshillin bashkiak.

    Pyetja për skijimin u bë pjesë e rastit

    Një nga momentet që u veçua në vendimin e qeverisë kantonale ishte pyetja se cili është një sport tipik zviceran.

    Gruaja ishte përgjigjur me skijimin, por komisioni nuk e kishte konsideruar këtë përgjigje të saktë, duke argumentuar se edhe austriakët bëjnë ski.

    Kur ishte pyetur përsëri, ajo kishte përmendur futbollin, ndërsa djali i saj tenisin. Komisioni kishte pritur si përgjigje mundjen zvicerane.

    Qeveria kantonale e bëri të qartë se skijimi është gjithashtu një përgjigje e saktë për pyetjen se çfarë është një sport zviceran.

    Gjatë intervistës, gruaja ishte pyetur edhe për parimin me tri shtylla të sistemit zviceran të pensioneve, sistemin arsimor dhe vitin e themelimit të kantonit të Aargaut, transmeton Telegrafi.

    Ajo nuk kishte arritur t’u përgjigjej saktë këtyre pyetjeve. Kur ishte pyetur se çfarë duhej të tregonte në spital, ishte përgjigjur “sigurimi shëndetësor”, ndërsa në pyetjen për kështjellat e Aargaut kishte përmendur lumenjtë.

    Djali i saj, i cili ishte gjithashtu pjesë e aplikimit, ishte përgjigjur saktë në shumë prej pyetjeve.

    Kantoni kritikon mënyrën e zhvillimit të intervistës

    Qeveria kantonale kritikoi edhe mënyrën se si ishte zhvilluar intervista. Sipas saj, komisioni kishte parashtruar një numër të madh pyetjesh dhe ishte mbështetur në një listë të përgatitur, në vend që të zhvillonte një bisedë siç ishte paraparë.

    Gjithashtu, komisionit nuk i ishte lejuar të parashtronte pyetje për të drejtën qytetare federale dhe kantonale, pasi këto njohuri ishin testuar tashmë përmes provimit të kërkuar.

    Qeveria kantonale vlerësoi se komuna duhej të kishte shqyrtuar më me kujdes edhe pretendimet lidhur me njohuritë e pamjaftueshme të gjermanishtes, pasi gruaja kishte paraqitur dëshmi të vlefshme për aftësitë e saj gjuhësore.

    Një tjetër çështje e ngritur gjatë intervistës ishte vendbanimi i familjes. Gruaja kishte shpjeguar se gjatë javës qëndronte në Neuenhof, në mënyrë që djali të përfundonte vitin shkollor aty, ndërsa fundjavat dhe pushimet i kalonin në banesën e re në një komunë tjetër.

    Sipas qeverisë kantonale, një vendbanim i dytë lejohet dhe nuk përbën pengesë për natyralizimin. Po ashtu, lejohet edhe largimi nga komuna menjëherë pas marrjes së shtetësisë, përcjell Telegrafi.

    Një në katër kërkesa për natyralizim në Neuenhof dështoi

    Sipas një ankete të publikuar nga gazeta zvicerane që raportoi rastin, komuna e Neuenhofit ka një nga normat më të larta të kërkesave për natyralizim të refuzuara ose të tërhequra.

    Gjatë dhjetë viteve të fundit, afërsisht një në katër aplikime në këtë komunë ka dështuar.

    Kryetari i komunës, Tobias Baumgartner, ka deklaruar se komisioni i natyralizimit shqyrton secilën kërkesë individualisht, në përputhje me mandatin e tij ligjor.

    Ai ka bërë të ditur se komisioni përdor një udhëzues me pyetje të përgatitura për të siguruar zhvillimin e strukturuar të intervistave dhe se të njëjtat udhëzime zbatohen për të gjithë kandidatët.

    Baumgartner nuk ka komentuar nëse vlerësimi i komisionit për përgjigjen lidhur me skijimin ishte tepër i rreptë. Ai ka thënë se vendimet e qeverisë kantonale shqyrtohen dhe se proceset e brendshme përshtaten kur është e nevojshme.

    Vendimi i qeverisë kantonale është ligjërisht i detyrueshëm dhe komuna e ka pranuar atë. Megjithatë, Baumgartner nuk ka dhënë detaje se si do të vazhdojë rasti i gruas turke dhe djalit të saj.

    Rasti ka rikthyer në vëmendje edhe një çështje të ngjashme të vitit 2017, kur Funda Yilmazit në komunën e Buchsit fillimisht iu refuzua shtetësia zvicerane, pasi komisioni nuk i kishte konsideruar të sakta disa nga përgjigjet e saj, përfshirë atë për një sport tipik zviceran. Më vonë, asaj iu dha shtetësia./Telegrafi/

  • Switzerland rejected citizenship from a Turkish woman, canton criticise municipality for reasoning

    The Aragau Cantonal Government has criticised the Neuenhoff municipality for rejecting the requirement for naturalisation of a Turkish woman and her son, praising that some of the reasons used by the commission were groundless.

    The case concerns an interview conducted in December 2025, during which the woman, who had lived in Neuenhoff for 13 years, was asked about her knowledge of Switzerland, the Aragau Canton and the municipality, reports Watson.

    The woman had hardly passed the citizenship test, while during the interview the commission had assessed that her knowledge in German and that recognition with life in Switzerland and the local community was not enough. For this reason, the municipal council had refused the request.

    However, the woman had objected to the decision, arguing that severe anxiety and panic disorder had caused mental jams during the interview.

    The cantonal government decided in its favour and reversed the issue for review at the municipal council.

    The question about skiing became part of the occasion

    One of the moments that was isolated in the cantonal government’s decision was the question of what is a typical Swiss sport.

    The woman had responded with skiing, but the commission had not considered this exact response, arguing Austrians are also skiing.

    When asked again, she had mentioned football and her tennis son. The commission had expected Swiss wrestling in response.

    The cantonal government made it clear that skiing is also an exact answer to the question of what a Swiss sport is.

    During the interview, the woman had also been asked about the three – column principle of the Swiss pension system, the educational system, and the year of the founding of the Aragau canton, the Telegraph broadcast.

    She had failed to answer these questions correctly. When asked what he should show at the hospital, health security had been answered, and the question about Arigau’s castles mentioned rivers.

    Her son, who was also part of the application, had responded correctly to many of the questions.

    Canton criticises interview development

    The cantonal government also criticised the way interviews were conducted. According to her, the commission had put forward a large number of questions and was based on a prepared list instead of on a conversation as before.

    Also, the commission was not allowed to submit questions about federal and cantonal civic rights, since these knowledge had already been tested through the required exam.

    The cantonal government estimated that the municipality should have carefully examined even claims regarding insufficient German knowledge, since the woman had presented valuable evidence of her linguistic skills.

    Another issue raised during the interview was the family residence. The woman had explained that during the week she stayed in Neuenhoff so that her son could finish her school year there, while weekends and holidays were spent in the new apartment in another municipality.

    According to the cantonal government, a second settlement is allowed and poses no obstacle to naturalisation. Also allowed to leave the municipality shortly after obtaining citizenship, Telegrafi notes.

    One in four requirements for naturalization in Neuenhoff failed

    According to a poll published by the Swiss newspaper that reported the case, the municipality of Neuenhoff has one of the highest rates of demands for rejected or withdrawn naturalisation.

    Over the past ten years, approximately one in four applications in this municipality has failed.

    Mayor Tobias Baumgartner has declared that the naturalisation commission examines each request individually, in line with his legal mandate.

    He has announced that the commission uses a guide with prepared questions to ensure structured development of interviews and that the same guidelines apply to all candidates.

    Baumgartner has not commented whether the commission’s assessment of the return to skiing was too strict. He has said that cantonal government decisions are considered and that internal processes adapt when necessary.

    The cantonal government’s decision is legally binding and the municipality has accepted it. However, Baumgartner has not detailed how the case of the Turkish wife and her son will continue.

    The case has also turned to a similar issue in 2017, when the Yilmaz Fund in the Bucharest municipality was initially rejected by Swiss citizenship because the commission had not considered some of its answers accurate, including that of a typical Swiss sport. Later, her citizenship was granted./Telegraphy/

  • ​Hoti e Murati përplasen për Lojërat Mesdhetare, kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030?

    ​Hoti e Murati përplasen për Lojërat Mesdhetare, kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030?

    Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, gjatë diskutimeve në Komisionin për Buxhet.

    Hoti ka kritikuar Qeverinë për mungesë të marrjes së përgjegjësisë në organizimin e kësaj ngjarjeje sportive, duke kërkuar që ekzekutivi të marrë përsipër financimin e plotë të projekteve të nevojshme, në rast se Komuna e Prishtinës nuk arrin t’i realizojë ato.

    Fillimisht deputeti i LDK-së, Hoti, i ka quajtur Lojërat Olimpike, ato Mesdhetare, ndërsa Murati i ka kthyer përgjigje.

    Komisioni për BuxhetFoto: Ridvan Slivova/Telegrafi

    “Lojërat Olimpike (Mesdhetare), me Komunën e Prishtinës “kërrsh” jeni bërë duke u shtyrë njëri me tjetrin. Duhet të marrësh pronësi, ti qeveri je”.

    “T’i të marrësh pronësi për të gjitha ato, për krejt buxhetin që duhet për Lojërat Olimpike edhe t’i inkuadrosh ti në buxhet nëse Komuna e Prishtinës nuk e bën, edhe komunat tjera sepse do të shpërndahen gjithandej, duhet të marrësh pronësi. Në 2030-tën do të ndodhin, më 2027 ose 2028 do të duhej të përfundonin plotësisht”, theksoi Hoti.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah HotiFOTO: Ridvan Slivova/Telegrafi/

    Në përgjigjen e tij, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti për Lojërat Mesdhetare është akomoduar në kuadër të Ministrisë së Sportit, por theksoi se ende nuk ka saktësim të lokacioneve për të gjitha sportet ku parashihet të ndërtohen objekte sportive.

    “Tek çështja e Lojërave Mesdhetare, edhe këtu kemi situatën e ngjashme meqenëse ende nuk ka saktësim të lokacioneve për të gjitha sportet ku parashihet të ketë ndërtim”.

    “Ideja ka qenë që të ketë një grumbullim dhe në momentin që ka qartësim, Ministria e Sportit mund të vazhdojë me zbatimin e projektit por buxhetimi, pra jemi munduar që ta akomodojmë të gjithë shumën në buxhet të Ministrisë së Sportit”, deklaroi Murati.

    Hekuran Murati FOTO: Ridvan Slivova/Telegrafi/

    Debati vjen në një kohë kur përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 vazhdojnë të përballen me sfida, ndërsa organizimi i tyre kërkon koordinim mes institucioneve dhe realizimin me kohë të projekteve infrastrukturore. /Telegrafi/