Category: Lajme

  • Kurti in Paris seeks EU candidate status, says country ready to accept questionnaire and move forward

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has called for France’s support for ensuring the European Council’s decision to advance Kosovo’s application for membership in the European Union, stressing that the country aims to obtain candidate status and start negotiations for membership.

    Kurti has submitted the request during a meeting with representatives of the Commission for Foreign Policy and the European Affairs Commission at the National Assembly in France, where Tuesday evening was invited.

    During the opening address, Kurti spoke of Kosovo’s democratic progress and sustainable development, while stressing the importance of France’s role in the country’s European future, security and economic development.

    He said political dialogue with French President Emmanuel Macron has created opportunities for deepening the partnership between the two states.

    Kurt also mentioned the five agreements and instruments signed in July, including two legal co-operation agreements, one for French language learning, the 60m-euro loan for infrastructure investments within the Mediterranean Games, and the letter of intent for co-operation for Pristina 203050.

    Speaking of Kosovo’s European road and risks from foreign actors in the Western Balkans, the prime minister said France has been constantly supporting the enlargement of the European Union, which he described as a reunification of Europe.

    He stressed that Kosovo has defined its strategic orientation and requires that the EU membership process be based on merit.

    Our application for EU membership is awaiting the next step since December 2022. We seek candidate status and opening negotiations. We believe this will further contribute to peace and stability in the Balkans and reinforce our democratic institutions and increase prosperity for our people, he said.

    Kurti added that Kosovo is ready to accept the questionnaire and move forward in the integration process, while calling for France’s help to secure the relevant decision by the European Council.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kurti në Paris kërkon statusin e vendit kandidat në BE, thotë se vendi është gati të pranojë pyetësorin dhe të ecë përpara

    Kurti në Paris kërkon statusin e vendit kandidat në BE, thotë se vendi është gati të pranojë pyetësorin dhe të ecë përpara

    Kurti në Paris kërkon statusin e vendit kandidat në BE, thotë se vendi është gati të pranojë pyetësorin dhe të ecë përpara

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar mbështetjen e Francës për sigurimin e vendimit të Këshillit Evropian për avancimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi synon të marrë statusin e kandidatit dhe të nisë negociatat për anëtarësim.

    Kërkesën Kurti e ka paraqitur gjatë një takimi me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Çështje Evropiane në Asamblenë Kombëtare të Francës, ku ishte i ftuar mbrëmjen e së martës.

    Gjatë fjalës hyrëse, Kurti foli për përparimin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e rolit të Francës në të ardhmen evropiane të vendit, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.

    Ai tha se dialogu politik me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka krijuar mundësi për thellimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.

    Kurti përmendi edhe pesë marrëveshjet dhe instrumentet e nënshkruara në korrik, përfshirë dy marrëveshje për bashkëpunim juridik, një për mësimin e gjuhës frënge, kredinë prej 60 milionë eurosh për investime infrastrukturore në kuadër të Lojërave Mesdhetare dhe letrën e synimit për bashkëpunim për “Prishtina 2030”.

    Duke folur për rrugën evropiane të Kosovës dhe rreziqet nga akterët e jashtëm në Ballkanin Perëndimor, kryeministri tha se Franca ka qenë vazhdimisht mbështetëse e zgjerimit të Bashkimit Evropian, të cilin e cilësoi si riunifikim të Evropës.

    Ai theksoi se Kosova e ka përcaktuar orientimin e saj strategjik dhe kërkon që procesi i anëtarësimit në BE të bazohet në merita.

    “Aplikimi ynë për anëtarësim në BE po pret hapin e radhës që nga dhjetori i vitit 2022. Kërkojmë statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave. Besojmë se kjo do t’i kontribuojë më tej paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe do të përforcojë institucionet tona demokratike dhe do të rrisë prosperitetin për popullin tonë”, tha ai.

    Kurti shtoi se Kosova është e gatshme të pranojë pyetësorin dhe të vazhdojë përpara në procesin e integrimit, ndërsa kërkoi ndihmën e Francës për të siguruar vendimin përkatës nga Këshilli Evropian.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Bayerni me disa opsione për pasuesin e Neuer

    Bayerni me disa opsione për pasuesin e Neuer

    Bayerni me disa opsione për pasuesin e Neuer

    Bayerni ka përzgjedhur Oliver Baumann si pasues të mundshëm të Manuel Neuer.

    Klubi bavarez e sheh portierin 36-vjeçar të Hoffenheimit si përforcim me përvojë për repartin e portës.

    Megjithatë, Hoffenheimi po përgatit një kontratë të re deri në vitin 2029 për ta mbajtur kapitenin. Në rast se transferimi dështon, Bayerni ka në listë edhe Bernd Lenon e Fulhamit, transmeton Klankosova.tv.

    Vendimi për përforcimin e portës pritet të merret para hapjes së afatit kalimtar të verës 2027.

  • Bear with several options for Neuer’s successor

    BAyerni has chosen Oliver Baumann as the potential successor of Manuel Neuer.

    The bavarez club sees 36-year-old Hoffenheim goalie as experienced reinforcements for the gate department.

    However, Hoffenheim is preparing a new contract until 2029 to support the captain. If the transfer fails, Bayerni also has Bernd Lenon and Fulham on the list, broadcast Klankosova.tv.

    The decision to reinforce the gate is expected to be taken before the opening of a 2027 passing summer deadline.

  • Filmi spanjoll për grabitjen e bankës bëhet filmi më i shikuar në Netflix, arrin 17.2 milionë shikime

    Filmi spanjoll për grabitjen e bankës bëhet filmi më i shikuar në Netflix, arrin 17.2 milionë shikime

    Filmi spanjoll “Collision Course”, me regji të Daniel Sanchez Arevalos, është renditur si filmi më i shikuar në Netflix gjatë javës 2-8 nëntor, duke grumbulluar plot 17.2 milionë shikime dhe 30.3 milionë orë shikimi.

    Thrilleri, i publikuar më 30 tetor, ka arritur të tejkalojë dukshëm edhe filmin më të shikuar në gjuhën angleze, “A Dog’s Perfect Christmas”, i cili regjistroi 8.6 milionë shikime.

    Ndërsa në vendin e dytë në listën e filmave në gjuhë të huaja u rendit “My Best Friend”, me 11.4 milionë shikime.

    – YouTube www.youtube.com

    Ngjarja e “Collision Course” zhvillohet në Madrid, në kohën e krizës ekonomike në Spanjë, dhe përqendrohet te një grabitje banke që merr një kthesë të papritur pasi vetura e grabitësve aksidentohet.

    Filmi paraqet versione të ndryshme të asaj që mund të ndodhë pas përplasjes, ndonëse një nga elementet më të veçanta të historisë është se disa prej grabitësve punojnë në polici dhe përfshihen në hetimin e krimit që kanë kryer vetë.

    Në kastin e filmit janë emra të njohur të kinematografisë spanjolle si Laia Costa, Karra Elejalde, Luis Zahera, Tamar Novas, Alvaro Cervantes dhe Lluís Homar.

    Pavarësisht suksesit në shikueshmëri, pritja nga kritika ka qenë e përzier.

    Disa recensues e kanë vlerësuar për tensionin, ritmin dhe qasjen interesante ndaj filmave me grabitje, e të tjerë kanë kritikuar mungesën e thellësisë së personazheve dhe faktin se historia mbështetet më shumë te kthesat e papritura sesa te zhvillimi i tyre.

    Megjithatë, filmi ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut në Netflix, duke u renditur dukshëm përpara titujve të tjerë gjatë javës së fundit të raportuar. /Telegrafi/

  • Ukraina refuzon propozimin amerikan për ndryshimin e kufijve të Donbasit, që do t’i jepte Putinit një fitore simbolike

    Ukraina refuzon propozimin amerikan për ndryshimin e kufijve të Donbasit, që do t’i jepte Putinit një fitore simbolike

    Ukraina ka refuzuar një propozim amerikan për ndryshimin e kufijve administrativë të rajoneve të Doneckut dhe Luhanskut, i cili do t’i mundësonte Rusisë të pretendonte kontrollin mbi të gjithë Donbasin, pa pasur nevojë të pushtonte qytetet që ende synon t’i marrë nën kontroll.

    Propozimi, i paraqitur nga të dërguarit e posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump, parashihte që kufijtë e dy rajoneve në lindje të Ukrainës të ndryshoheshin në përputhje me ndarjen aktuale territoriale përgjatë vijës së frontit, raportoi The Telegraph, duke cituar një burim ukrainas të afërt me negociatat.

    Sipas kësaj ideje, Moska do të mund të shpallte se e kishte arritur objektivin për marrjen e të gjithë Donbasit, edhe pse forcat ukrainase do të vazhdonin të kontrollonin qytete që ushtria ruse nuk ka arritur t’i pushtojë.

    Në këtë mënyrë, territoret që mbeten nën kontrollin e Kievit do të përjashtoheshin nga kufijtë e rinj administrativë të Doneckut dhe Luhanskut, transmeton Telegrafi.

    Plani synonte të anashkalonte pengesën kryesore në arritjen e një marrëveshjeje paqeje: kërkesën e Rusisë që Ukraina të dorëzojë rreth 5,180 kilometra katrorë territor në Doneck dhe Luhansk, të cilat forcat ruse nuk kanë arritur t’i pushtojnë.

    Megjithatë, Kievi e refuzoi këtë ide, duke këmbëngulur se nuk do ta njohë kurrë pushtimin rus, as në aspektin faktik dhe as në atë juridik.

    “Delegacioni i Ukrainës nuk ka diskutuar asnjëherë për lëshime në territoret që Rusia i ka pushtuar”, tha një burim ukrainas për The Telegraph.

    “Ukraina nuk do ta njohë kurrë këtë, as de facto dhe as de jure. Ky ka qenë gjithmonë qëndrimi ynë në tryezën e negociatave”, shtoi ai.

    Raundi i parë i negociatave trepalëshe u zhvillua të martën, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndrit të presidentit amerikan, Jared Kushner.

    Takimi, i cili zgjati katër orë e gjysmë, u përqendrua kryesisht te çështjet humanitare dhe garancitë e sigurisë.

    Propozimi i raportuar amerikan vjen në një kohë kur po qarkullojnë pretendime të ndryshme lidhur me mundësinë e lëshimeve territoriale. Para negociatave, ishin publikuar raportime se si Kievi, ashtu edhe Moska kishin shfaqur privatisht njëfarë fleksibiliteti për këtë çështje, pavarësisht qëndrimeve të tyre të kundërta në publik.

    Meqë hapësira për kompromis territorial mbetet shumë e kufizuar, negociatorët amerikanë u përqendruan edhe te garancitë e sigurisë pas luftës, të cilat synojnë të parandalojnë një pushtim tjetër rus në rast të arritjes së armëpushimit.

    Në hapje të bisedimeve, Kushner tha se Washingtoni beson se presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të ndjekë rrugën e paqes, nëse plotësohen disa kushte.

    “Pyetja që na bëjnë më së shpeshti evropianët është: A janë rusët dhe presidenti Putin vërtet të gatshëm për paqe?”, deklaroi ai.

    “Nga ajo që Steve dhe unë kemi dëgjuar prej tij, mund të themi me bindje se besojmë që po, nëse krijohen kushtet e duhura”, shtoi Kushner.

    Megjithatë, kërkesat e Moskës vazhdojnë të jenë në kundërshtim të thellë me qëndrimin ukrainas.

    Putini ka kërkuar vazhdimisht tërheqjen e forcave ukrainase nga Donbasi. Në qershor të vitit 2024, ai kërkoi gjithashtu që Kievi të njihte pretendimet territoriale të Rusisë mbi rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjas dhe Hersonit, si dhe Krimenë, si kusht për një armëpushim.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar çdo tërheqje nga territoret që ende kontrollohen nga Ukraina.

    Duke folur të martën në Kopenhagë, ai akuzoi përfaqësuesit rusë se po e mashtrojnë Washingtonin lidhur me situatën në fushëbetejë, duke pretenduar se Moska kontrollon më shumë territor në Donbas sesa në të vërtetë.

    Sipas Zelenskyt, negociatorët rusë kishin pretenduar se kontrollonin afërsisht gjysmën e territorit të rajonit që ende mbahet nga Ukraina.

    Kievi i kundërshtoi këto shifra duke paraqitur dëshmi filmike dhe fotografike. Zelensky tha gjithashtu se Putini duket se po i përcjell Washingtonit pretendimin se forcat ruse mund ta pushtojnë pjesën e mbetur të territorit ukrainas brenda disa muajsh.

    Presidenti ukrainas ka këmbëngulur se çështjet territoriale duhet të zgjidhen përfundimisht drejtpërdrejt mes liderëve të të dy vendeve. Ai ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me Putinin, me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe vendeve evropiane.

    Zelensky e cilësoi ditën e parë të negociatave si “konstruktive dhe mjaft përmbajtjesore”, duke bërë të ditur se delegacionet diskutuan masat humanitare, lirimin e të burgosurve dhe garancitë afatgjata të sigurisë për Ukrainën.

    Një nga çështjet konkrete të trajtuara ishte mundësia e një shkëmbimi të madh të të burgosurve të luftës. Sipas Zelenskyt, palët diskutuan shkëmbimin e nga 1,000 ose 1,500 të burgosurve nga secila anë, ndërsa lirimi i robërve ukrainas mbetet prioritet për Kievin.

    Negociatorët diskutuan gjithashtu përmbajtjen e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe mënyrat për të siguruar që ato të mbeten efektive në afat të gjatë.

    Kievi kërkon garanci ligjërisht të detyrueshme, të cilat do të pengonin një pushtim tjetër rus, dhe jo vetëm zotime politike që mund të braktisen nga një administratë e ardhshme amerikane.

    Ndër mundësitë që po shqyrtohen janë garancitë dypalëshe nga SHBA-ja dhe një koalicion evropian i vendeve të gatshme për të mbështetur Ukrainën, me përkrahjen e Washingtonit. Ukraina vazhdon gjithashtu të synojë anëtarësimin në NATO.

    Ndërkohë, Moska kërkon garanci të veta të sigurisë dhe ka bërë thirrje vazhdimisht për kufizimin e pranisë ushtarake të NATO-s në Evropën Lindore. Çështja e garancive të sigurisë për Rusinë është përfshirë gjithashtu në diskutimet e zhvilluara në Abu Dhabi. /Telegrafi/

  • Ndërpritet trafiku hekurudhor në Cyrih pas një aksidenti në stacionin Altstetten

    Ndërpritet trafiku hekurudhor në Cyrih pas një aksidenti në stacionin Altstetten

    Trafiku hekurudhor në stacionin Altstetten të Cyrihut është ndërprerë pas një aksidenti me lëndime personale, kanë njoftuar Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB).

    Stacioni Altstetten është një nga nyjat e rëndësishme hekurudhore në zonën e Cyrihut, pasi nëpër të kalojnë pothuajse të gjithë trenat që nisen nga stacioni kryesor i Cyrihut (Zürich HB) në drejtim të perëndimit, raporton Watson.

    Ndërprerja ka prekur një numër të madh linjash ndërkombëtare dhe vendore, përfshirë TGV, ICE, EC, IC1, IC3, IC5, IC8, IR16, IR35, IR36, IR37, IR55, RE37, S5, S11, S12, S14 dhe S19, transmeton Telegrafi.

    Sipas SBB-së, ndërprerja pritet të zgjasë deri rreth orës 15:00.

    Udhëtarët duhet të llogarisin në vonesa, anulime të trenave dhe devijime të qarkullimit gjatë kësaj kohe./Telegrafi/

  • Shpëtohet foshnja 11-muajshe që dyshohet se babai e varrosi të gjallë në një kafaz për qen në Karolinën e Jugut

    Shpëtohet foshnja 11-muajshe që dyshohet se babai e varrosi të gjallë në një kafaz për qen në Karolinën e Jugut

    Shpëtohet foshnja 11-muajshe që dyshohet se babai e varrosi të gjallë në një kafaz për qen në Karolinën e Jugut

    I varrosur i gjallë brenda një kafazi për qen dhe i mbuluar me dhe, një foshnjë 11-muajshe ka mbijetuar për rreth 24 orë, para se të shpëtohej nga ekipet e kërkim-shpëtimit në Karolinën e Jugut të SHBA-së. Vogëlushi Koah Sharpe u gjet në gjendje kritike, pasi kërkuesit dëgjuan të qarat e tij nën dhe.

    Sherifi i qarkut Lexington, Jay Koon, bëri të ditur se foshnja ishte mbështjellë me një peshqir, ishte vendosur brenda kafazit dhe më pas ishte mbuluar me një shtresë të cekët dheu.

    Momentin kur e zbuluan, kërkuesit e dëgjuan vogëlushin duke qarë. Sherifi e përshkroi atë si “tingullin më të gëzueshëm që mund ta dëgjosh nga një foshnjë duke qarë”.

    “Pa dyshim, Zoti është i madh”, deklaroi Koon gjatë një konference për media.

    Kërkimet për foshnjën dhe babanë e tij, 25-vjeçarin Michael Comer, kishin nisur të hënën pasdite, pasi autoritetet u njoftuan për zhdukjen e tyre.

    Sipas sherifit, Koah ishte lënë nën kujdesin e babait në shtëpinë e nënës së tij, e cila kishte dalë për të kryer një obligim. Një kujdestar tjetër pritej të shkonte në shtëpi, por kur mbërriti, nuk gjeti aty as babanë dhe as foshnjën.

    Deputetët e sherifit arritën ta lokalizonin Comerin të hënën vonë, në zonën e Batesburg-Leesville, por foshnja nuk ishte me të. Pas kësaj, rreth 100 pjesëtarë të ekipeve të emergjencës dhe personel tjetër u angazhuan në kërkimin urgjent të vogëlushit.

    Të martën pasdite, gjatë kontrollit në afërsi të shtëpisë së babait, kërkuesit vunë re dheun e trazuar rishtazi, rreth 45 metra brenda një zone pyjore. Kur nisën të kontrollonin vendin dhe të gërmonin, dëgjuan Koahun duke qarë.

    “Kur filluan ta kontrollonin zonën dhe të gërmonin, mund ta dëgjonin Koahun duke qarë. Siç mund ta imagjinoni, të gjithë u vunë në lëvizje për ta nxjerrë sa më shpejt”, tregoi sherifi.

    Bazuar në të dhënat për lëvizjet e babait, hetuesit besojnë se foshnja kishte qëndruar nën dhe për rreth 24 orë. Sipas Koonit, peshqiri me të cilin ishte mbështjellë mund të ketë krijuar një hapësirë të vogël ajri, duke i mundësuar të mbijetonte deri në momentin kur u gjet.

    Vogëlushi është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Sipas sherifit, mjekët shpresojnë që ai të rikuperohet plotësisht.

    “Shpresojmë që, duke qenë vetëm 11 muajsh, ai të mos e kujtojë shumë këtë ngjarje kur të rritet, por të ketë një histori frymëzuese për të treguar”, u shpreh Koon.

    Ndërkohë, Comer ishte gjetur të hënën mbrëma në një objekt ndihmës në oborrin e një shtëpie në Batesburg. Sipas sherifit, ai nuk kishte dhënë shumë informacione për vendndodhjen e foshnjës.

    Fillimisht, 25-vjeçari u arrestua nën dyshimet për vjedhje me thyerje dhe rezistencë ndaj arrestimit. Autoritetet janë duke bashkëpunuar me zyrën lokale të prokurorit për të përcaktuar se cilat akuza të tjera mund të ngrihen ndaj tij.

    “Dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë dhe sot thjesht të festojmë faktin se një foshnjë 11-muajshe është gjallë”, përfundoi sherifi Koon.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Saved 11-month-old baby suspected of being buried alive in a dog cage in South Carolina

    Alive inside a dog cage and covered with dirt, an 11-month-old baby has survived for about 24 hours, before being rescued by rescue teams in South Carolina, U.S.A. The boy Koah Sharpe was found in critical condition after researchers heard his cries under the ground.

    The sheriff of Lexington County, Jay Koon, announced that the baby was wrapped in a towel, was placed inside the cage and was then covered with a shallow layer of soil.

    The moment they discovered it, the researchers heard the boy crying. The sheriff described it as the most joyful rule you can hear from a baby crying.

    No doubt God is great, Koon declared during a news conference.

    The search for the baby and his father, 25-year-old Michael Comer, was launched Monday afternoon after authorities were notified of their disappearance.

    According to the sheriff, Koah was entrusted to his father’s care at his mother’s home, which had come out to perform a vow. Another steward was expected to go home, but when he arrived, he did not find a father or a baby.

    The sheriff’s deputies managed to locate Comerin late Monday in the Batesburg-Leesville area, but the baby was not with him. Thereafter, about 100 members of emergency teams and other personnel engaged in the child’s urgent search.

    On Tuesday afternoon, during the search near Father’s home, researchers noticed the newly troubled soil, about 45m inside a forest area. When they began to search the land and dig, they heard Koah weeping.

    When they began searching the area and digging, they could hear Koah crying. As you can imagine, everyone got on the move to get it out as soon as possible, the sheriff indicated.

    Based on records of Father’s movements, investigators believe the baby had been under and under for about 24 hours. According to Koon, the towel he was wrapped in may have created a small air space, enabling him to survive until he was found.

    The kid’s been sent to the hospital, where he’s getting medical treatment. According to the sheriff, doctors hope that he will be fully restored.

    We hope that, as just 11 months old, he will not remember this event very much when he grows up but have an inspiring story to tell, Koon said.

    Meanwhile, Comer was found on Monday evening at an aid facility in the courtyard of a house in Batesburg. According to the sheriff, he had given little information about the baby’s whereabouts.

    Initially, the 25-year-old was arrested under suspicion of burglary and resisting arrest. Authorities are co-operating with the prosecutor’s local office to determine what other charges could be filed against him.

    We want to thank everyone and today just celebrate the fact that an 11-month-old baby is alive, Sheriff Koon concluded.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Emaili për bomba alarmon Italinë, evakuohen rreth 300 shkolla

    Emaili për bomba alarmon Italinë, evakuohen rreth 300 shkolla

    Emaili për bomba alarmon Italinë, evakuohen rreth 300 shkolla

    Të paktën 300 shkolla në Itali janë evakuuar të mërkurën, pas pranimit të emaileve kërcënuese ku pretendohej se në secilën ndërtesë ishte vendosur një bombë. Nxënësit dhe personeli arsimor janë nxjerrë nga objektet, ndërsa policia ka kryer kontrolle për të verifikuar kërcënimet.

    Ministri italian i Arsimit, Giuseppe Valditara, ka bërë të ditur për televizionin “La7” se deri më tani janë prekur rreth 300 shkolla, por paralajmëroi se ky numër mund të rritet, raporton Reuters.

    Sipas raportimeve, alarmet janë regjistruar në disa pjesë të vendit, nga veriu deri në jug, përfshirë provincat e Milanos, Bresças, Padovës, Triestes, Modenës, Romës, Frosinones, Rietit, Potenzës, Lecces, Palermos dhe Sirakuzës.

    Një shkollë në Romë u ka njoftuar prindërve se të gjithë nxënësit ishin dërguar në një vend të sigurt dhe se po qëndronin nën kujdesin e mësimdhënësve. Deri më tani, autoritetet nuk kanë njoftuar për gjetjen e ndonjë mjeti shpërthyes, shkruan Reuters.

    Çfarë përmbante emaili kërcënues?

    Mesazhi ishte nënshkruar nga një person që prezantohej si “Mikhail Andropov”, udhëheqës i një organizate të quajtur “Vilajeti i Misoginistanit”.

    Në email pretendohej se në secilën ndërtesë shkollore ishte vendosur, brenda një qeseje plastike, një mjet shpërthyes i fuqishëm që mund të aktivizohej nga distanca. Mesazhi përmbante gjithashtu kërcënime për “gjenocid kundër italianëve” dhe pretendimin se një bombë ishte vendosur edhe në veturën e kryeministres italiane, sipas raportimit të Sky TG24.

    Megjithatë, deri më tani nuk ka informacione zyrtare që e lidhin emrin e përdorur në email me ndonjë person apo grup real.

    Nuk është hera e parë që shkollat marrin kërcënime të tilla

    Disa ditë më parë, një email i ngjashëm u ishte dërguar rreth 200 drejtorëve të shkollave në Itali.

    Rasti i fundit vjen në një periudhë kur vendet evropiane janë përballur edhe me kërcënime të rreme për bomba ndaj fluturimeve dhe sulme kibernetike ndaj frigoriferëve të supermarketeve.

    Ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, ka folur për një strategji që mund të jetë e lidhur me kërcënimet dhe sulmet e fundit, por ka thënë se është e vështirë të përcaktohet se kush qëndron pas tyre. Ai bëri të ditur se shërbimet e inteligjencës po punojnë për zbardhjen e rasteve, ndërsa çështja do të hetohet edhe nga prokuroria.

    Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, tha se këto kërcënime synojnë të përhapin frikë, duke theksuar se policia po punon për të dalluar kërcënimet serioze nga ato të personave që bëjnë pretendime të pabazuara.

    Edhe shkollat në Britani morën emaile kërcënuese

    Të mërkurën, emaile kërcënuese kanë pranuar edhe shkolla në Skoci dhe në pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar.

    Policia e Skocisë njoftoi se këto mesazhe po trajtohen si kërcënime të rreme dhe se, sipas vlerësimit të saj, nuk paraqesin rrezik të besueshëm. Autoritetet theksuan se shkollat nuk kanë nevojë të evakuohen vetëm për shkak të këtyre emaileve.

    Megjithatë, disa shkolla në Perth and Kinross, Fife dhe Inverclyde janë evakuuar, raporton STV News.

    Deri më tani, nuk ka konfirmim zyrtar se emailet e pranuara në Itali dhe në Britani janë dërguar nga i njëjti person apo grup.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali