Category: Lajme

  • Bomb alarm in Italy, evacuation at least 300 schools after email threats

    At least 300 schools in Italy have been evacuated on Wednesday, after accepting the same message for bomb threat, the Italian education minister has announced.

    Security alert comes at a time when concerns in Europe are growing over so-called hybrid war threats targeting supermarkets, blood collection centres, air traffic and television broadcasters.

    Italian Education Minister Giuseppe Valditara told television La7 that 300 schools have been affected by bomb threats, adding that this number could increase.

    After a national bomb threat, we would like to inform you that all students have been sent to a safe area and are under the supervision of educational personnel, said a school in Rome sent to parents.

    The e-mail was signed under the name “Mikhal Andropov, leader of Misoginism Villajat, according to a government source that has knowledge of the case.

    Italian police are investigating the case, a spokesman for Rome’s police has declared.

    Source Layer: Insander

  • Murati prezanton projektbuxhetin 4.2 miliardë euro për 2027, opozita e kritikon

    Murati prezanton projektbuxhetin 4.2 miliardë euro për 2027, opozita e kritikon

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar para Komisionit projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh.

    Sipas Muratit, buxheti është hartuar duke marrë parasysh pritjet për rritje ekonomike, shtimin e të hyrave dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike.

    Ai bëri të ditur se të hyrat buxhetore parashihen të arrijnë në rreth 4 miliardë e 2 milionë euro, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve do të mbulohet përmes financimit të deficitit.

    “Bëhet fjalë për një buxhet prej 4 miliardë e 268.7 milionë euro në anën e shpenzimeve buxhetore”, deklaroi Murati.

    Deficiti buxhetor për vitin 2027 është planifikuar në nivelin prej 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, i cili vlerësohet në 13.3 miliardë euro. Nevoja për financim, sipas ministrit, arrin në 266 milionë euro.

    Sa i përket ndarjeve sipas kategorive ekonomike, për paga dhe mëditje janë planifikuar 1 miliard e 84.9 milionë euro, për mallra dhe shërbime 588 milionë euro, ndërsa për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro.

    Për investime kapitale janë paraparë 1 miliard e 70 milionë euro, ndërsa 55 milionë euro janë ndarë për pagesën e interesit të borxhit publik dhe 11.9 milionë euro për rezervën rrjedhëse.

    Murati theksoi se nga viti 2027 investimet kapitale nuk do të financohen më përmes klauzolës së investimeve, por do të përfshihen brenda kufirit të deficitit prej 2 për qind.

    “E gjithë shuma e investimeve kapitale të parapara është e financuar nga granti buxhetor, por edhe nga deficiti, dhe e gjitha pra përfshihet në kuadër të 2% deficitit të paraparë sipas rregullës fiskale”, tha ai.

    Opozita kritikon nivelin e realizimit të investimeve

    Gjatë diskutimit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ngriti shqetësime për realizimin e investimeve kapitale, duke argumentuar se planifikimi i shumave të mëdha nuk është shoqëruar me shpenzimin e tyre në praktikë.

    Ai iu referua raportit të Institutit GAP për periudhën 2021-2024, sipas të cilit mbi një miliard euro nga investimet e planifikuara nuk janë shpenzuar.

    “Madje në disa raporte, siç është ai raporti i GAP-it 2021-2024, mbi 1 miliard euro nuk janë shpenzuar në investimet e planifikuara”, deklaroi Lushtaku.

    Sipas tij, mosrealizimi i projekteve ndikon drejtpërdrejt te qytetarët, duke përmendur mungesën e rrugëve, urave, shkollave dhe objekteve të tjera publike.

    Lushtaku gjithashtu vuri në pikëpyetje ndikimin real të rritjes nominale të buxhetit në mirëqenien e qytetarëve, duke e lidhur këtë me inflacionin dhe rritjen e kostos së jetesës.

    Ai përmendi edhe dallimin prej rreth 258 milionë eurosh ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve të planifikuara.

    Murati: Mosrealizimi i projekteve është problem ndër vite

    Në përgjigjen ndaj kritikave, ministri Murati tha se ekzekutimi i ulët i investimeve kapitale është një problem që, sipas tij, është paraqitur vazhdimisht ndër vite dhe nuk lidhet vetëm me qeverisjen aktuale.

    “Sa i përket ekzekutimit të projekteve kapitale, është një situatë kronike, nuk është vetëm në këtë vit, apo në disa prej viteve paraprake”, u shpreh ai.

    Murati përmendi si faktorë që ndikojnë në realizimin e projekteve kapacitetet zbatuese të ministrive, komunave dhe kohëzgjatjen e procedurave.

    Megjithatë, ai tha se trendi i realizimit të investimeve kapitale ka shënuar përmirësim.

    Ministri foli edhe për rritjen e kostos së jetesës, duke thënë se inflacioni nuk është problem vetëm i Kosovës, por lidhet edhe me zhvillimet ndërkombëtare.

    Sipas tij, ndikim në rritjen e çmimeve kanë pasur fillimisht lufta në Ukrainë dhe më pas zhvillimet e fundit në Gjirin Persik.

    “Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës”, tha Murati.

    Ai shtoi se lufta në Ukrainë kishte ndikuar në çmimet globale të energjisë dhe ushqimeve, ndërsa vala e re e rritjes së çmimeve, sipas tij, lidhet me konfliktin në Gjirin Persik.

    Në përfundim, Murati kërkoi që projektligji për ndarjet buxhetore të procedohet tutje, duke e cilësuar atë si planifikim me nivel rekord të të hyrave dhe shpenzimeve.

    Burimi: RTKLive

  • Murati presents draft budget 4.2 billion euros for 2027, opposition criticises

    Finance Minister Iron Murati has presented Kosovo’s 2027 draft budget to the Commission, which envisions expenditures worth 4 billion and 268.7m euros.

    According to Murati, the budget has been drafted in light of expectations for economic growth, increased revenues and maintenance of public finance sustainability.

    He announced that budget revenues are earmarked to reach about 4 billion and 2m euros, while the remainder of the expenditures will be covered through deficit financing.

    A budget of 4 billion and 268.7m euros on the side of budget expenditures is in question, Murati said.

    The budget deficit for 2027 is planned at the 2 per cent level of Bruto Product, estimated at 13.3 billion euros. The need for funding, according to the minister, totals 266m euros.

    As far as divisions according to economic categories are concerned, 1 billion euros of 84.9m euros are planned for goods and services of 588m euros, while for subsidies and transfers of 1 billion and 446m euros.

    For capital investments, 1 billion and 70m euros have been earmarked, while 55m euros have been earmarked for public debt interest and 11.9m euros for the flow reserve.

    Murati stressed that by 2027 capital investments will no longer be financed through investment clauses but will be included within the deficit limit of 2 percent.

    The entire amount of money capital investments is financed by the budget grant, but also by the deficit, and it all gets involved in the 2% deficit envisioned under the fiscal rule, he said.

    Opposition criticises level of investment implementation

    During the discussion, Democratic Party of Kosovo deputy Mergim Lushtaku raised concerns about realising capital investments, arguing that planning large sums has not been associated with spending them in practice.

    He referred to the GAP Institute report for the period 2021-2024, under which more than one billion euros from planned investments have not been spent.

    In some reports, such as the GAP report 2021-2024, over 1 billion euros have not been spent on planned investments, Lushtaku said.

    According to him, failure to implement projects directly affects citizens, citing lack of roads, bridges, schools, and other public objects.

    Lushtaku also questioned the real impact of nominal budget growth on the welfare of citizens, linking this to inflation and increased cost of living.

    He also cited the gap of about 258m euros between revenues and planned spending.

    Murati: Failure to implement projects is a problem over the years

    In response to the criticism, Minister Murati said that the low execution of capital investments is a problem that, according to him, has been presented repeatedly over the years and is not linked solely to current governance.

    As far as the execution of capital projects is concerned, it is a chronic situation, not only this year, or in some of the early years, he said.

    Murati cited as factors affecting the implementation of projects, ministries, municipalities and the length of procedures.

    However, he said the trend of realising capital investments has marked improvement.

    The minister also talked about increasing the cost of living, saying inflation is not only Kosovo’s problem, but also related to international developments.

    According to him, the impact on price hikes has initially had war in Ukraine and later the latest developments in the Persian Gulf.

    As far as inflation is concerned, it is certainly a problem to increase the cost of living in Kosovo, as in all other countries of the world, Murati said.

    He added that the war in Ukraine had affected global energy and food prices, while the new wave of price hikes, according to him, relates to the conflict in the Persian Gulf.

    In conclusion, Murati demanded that the budgetary division bill be prosecuted further, naming it as planning with record-level revenues and spending.

    Source Layer: RTKLive

  • Murati tenton ta arsyetojë inflacionin me krizat globale

    Murati tenton ta arsyetojë inflacionin me krizat globale

    Murati tenton ta arsyetojë inflacionin me krizat globale

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar Projektbuxhetin për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh.

    Ai tha se buxheti është hartuar duke u bazuar në pritjet për rritje ekonomike dhe rritje të të hyrave, ndërsa theksoi se deficiti buxhetor është planifikuar në nivelin prej dy për qind të Bruto Produktit Vendor.

    Sipas tij, për paga janë ndarë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për mallra dhe shërbime 588 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale 1 miliard e 70 milionë euro, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

    Ministri Murati në Komisionin për Buxhet theksoi se nga viti 2027 nuk do të ketë më klauzola të veçanta për investime kapitale, pasi financimi i tyre do të përfshihet brenda rregullës fiskale të deficitit prej dy për qind.

    Megjithatë, projektbuxheti u kritikua nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, i cili vuri në pikëpyetje realizimin e investimeve kapitale dhe përmendi raportin e Institutit GAP, sipas të cilit, mbi një miliard euro nga investimet e planifikuara për periudhën 2021-2024 nuk janë shpenzuar.

    Lushtaku kritikoi gjithashtu vonesat në shpërndarjen e subvencioneve për fermerët, projektet e planifikuara me zero euro dhe ato të reja që kanë ndarje fillestare prej vetëm një milion eurosh.

    Në përgjigje, Murati tha se mosrealizimi i plotë i investimeve kapitale është një problem i trashëguar ndër vite, duke ia atribuuar atë kapaciteteve zbatuese të ministrive dhe komunave, si dhe procedurave që shpesh zgjasin.

    Ai pretendoi se në këtë drejtim ka përmirësim të trendit, ndërsa për inflacionin tha se rritja e kostos së jetesës është sfidë edhe për vendet e tjera, duke përmendur si faktorë luftën në Ukrainë dhe konfliktin në Gjirin Persik.

    Sipas statistikave për muajin tetor të publikuara nga Agjencia e Statistikave, inflacioni vjetor ka arritur në 7.1 për qind, transmeton Klankosova.tv.

  • Mickoski: Do të bëjmë çmos që të gjejmë zgjidhje dhe të shpëtojmë të punësuarit dhe kreditorët e Alta Bankës

    Mickoski: Do të bëjmë çmos që të gjejmë zgjidhje dhe të shpëtojmë të punësuarit dhe kreditorët e Alta Bankës

    “Si kryeministër dhe qeveri shtetformuese, politikan shtetformues, natyrisht se do të bëj çmos për të gjetur zgjidhje për një problem që po ndodh në vend dhe nuk do ta injoroj atë problem, njësoj siç bëja në opozitë kur ndodhte kriza energjetike, kur ofroja ndihmën dhe mbështetjen time në të gjithë procesin dhe nuk qëndroja anash”, theksoi Hristijan Mickoski, në debatin mbikëqyrës në Kuvend për Alta Bankën.

    Ai theksoi se po hyn në një proces në të cilin do të gjendet një zgjidhje dhe do të shpëtohen fillimisht ata të punësuar që janë në vetë bankën, e më pas edhe ata kreditorë që ndodhen atje, duke shtuar se banka është likuide dhe se Banka Popullore ka reaguar në kohë dhe sipas rregullave.

    “Qëndroj në qëndrimin, jo vetëm unë, por me siguri edhe dëshmitarët që po ndjekin, se kjo bankë është absolutisht një bankë likuide, se sistemi ynë ka mekanizma për ta mbajtur atë të qëndrueshme dhe se sistemi ynë brenda kornizës së funksionimit të kësaj banke e ka mbajtur atë të tillë siç është”.

    “Mekanizmat që i ka në dispozicion Banka Popullore ndërhynë në kohë, sipas të gjithë njohësve me të cilët u konsultova, të gjithë ata thonë se është vepruar absolutisht në kohë, është vepruar sipas rregullave, me qëllim që të shpëtohet ky institucion financiar”, theksoi kryeministri Mickoski.

    Ai shtoi se me hapat që janë ndërmarrë dhe ata që pasojnë mbrohet interesi i qytetarëve dhe i shtetit dhe do të arrihet te një zgjidhje në të cilën kjo bankë nuk do të falimentojë si Eurostandard në kohën e LSDM-së.

    “Më në fund do të arrijmë në një zgjidhje në të cilën kjo bankë nuk do të falimentojë, siç ishte rasti me Eurostandard, e cila falimentoi pasi pak ditë më parë ministri i financave, ministër në qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së, tërhoqi depozitën e tij të kursimit, gjë që paraqet një skandal. Ky është thelbi në këto gjëra”, deklaroi kryeministri Mickoski.

    Lidhur me bisedën me guvernatorin Trajko Sllaveski, kryeministri Mickoski tregoi se ditët e kaluara nga një parti politike janë përhapur të pavërteta dhe e gjithë kjo është spinuar, sepse është normale dhe logjike që kur të ndodhë një blerje e një banke, kryeministri ta mësojë nga Banka Popullore, e jo ta mësojë nga mediat.

  • Astrit Selmani i jashtëzakonshëm në Kinë - 15 gola dhe shtatë asistime brenda një sezoni

    Astrit Selmani i jashtëzakonshëm në Kinë – 15 gola dhe shtatë asistime brenda një sezoni

    Astrit Selmani ka përmbyllur një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën e Parë të Kinës, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të dalluar të kampionatit.

    Sulmuesi kosovar ka qenë protagonist kryesor te Shaanxi Union, duke regjistruar 15 gola dhe shtatë asistime në 28 paraqitje. Me gjithsej 22 kontribute në gola, Selmani ishte lojtari më produktiv i kampionatit, duke dëshmuar edhe një herë aftësitë e tij në fazën sulmuese.

    Shaanxi Union mbetet jashtë elitës, pavarësisht paraqitjeve të Selmanit

    Megjithatë, suksesi individual i sulmuesit kosovar nuk u shoqërua me objektivin e skuadrës. Shaanxi Union e përfundoi sezonin në vendin e tretë me 51 pikë, gjashtë më pak se Nantong Zhiyun, që zuri pozitën e dytë dhe siguroi promovimin direkt në elitën e futbollit kinez.

    Kështu, pavarësisht kontributit të madh të Selmanit, skuadra e tij nuk arriti ta realizonte synimin për t’u ngjitur në kategorinë më të lartë. Megjithatë, në aspektin individual, kosovari ishte padyshim figura kryesore e ekipit dhe një prej lojtarëve më të mirë të gjithë kampionatit.

    Standings provided by Sofascore

    Vazhdimësi edhe në sezonin e dytë në Kinë

    Paraqitjet e këtij edicioni dëshmojnë vazhdimësinë e Selmanit në futbollin kinez. Edhe në vitin 2025, në 13 paraqitje me Shaanxi Unionin, ai kishte realizuar pesë gola dhe kishte dhuruar katër asistime.

    Në këtë mënyrë, sulmuesi ka regjistruar gjithsej 20 gola dhe 11 asistime në dy sezonet e tij në kampionatin kinez, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.

    Astrit Selmani duke festuar një nga golat te Shaanxi Union

    Pesë paraqitje dhe një gol me Kosovën

    Selmani ka një karrierë me përvojë në disa kampionate evropiane, ku ka luajtur për klube si Hammarby, Varbergs, Hapoel Be’er Sheva, Midtjylland, IFK Göteborg dhe Dinamo Bukuresht, përpara se në korrik të vitit 2025 të transferohej në Kinë.

    Ai ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, për të cilën ka regjistruar pesë paraqitje dhe një gol. Realizimin e vetëm me fanellën dardane e shënoi në fitoren 5-0 ndaj Burkina Fasos, në mars të vitit 2022.

    Selmani gjatë grumbullimit me Kosovën

    Edhe pse Shaanxi Union nuk arriti promovimin në elitë, Selmani e mbyll sezonin me statistika mbresëlënëse. Tashmë mbetet të shihet nëse ai do të vazhdojë aventurën në futbollin kinez apo do të shfaqet ndonjë mundësi e re për të në karrierën e tij.

    Selmani vazhdon të mbetet në radarin e Kosovës, por konkurrenca e fortë me emra si Vedat Muriqi (Fenerbahce), Fisnik Asllani (Hoffenheim) dhe Albion Rrahmani (Venezia), të cilët luajnë në kampionate shumë më të forta, kanë bërë që 29-vjeçari të mos ftohet. /Telegrafi/

  • Murati për rritjen e kostos së jetesës: Shkaktarët janë globalë, lufta në Ukrainë dhe konflikti në Gjirin Persik

    Murati për rritjen e kostos së jetesës: Shkaktarët janë globalë, lufta në Ukrainë dhe konflikti në Gjirin Persik

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka pranuar se rritja e kostos së jetesës në Kosovë është problem, por ka thënë se shkaktarët e inflacionit janë zhvillimet globale, duke përmendur luftën në Ukrainë dhe konfliktin në Gjirin Persik.

    Murati i bëri këto deklarata gjatë prezantimit të Projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2027, në përgjigje të kritikave të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, i cili ngriti shqetësimin për inflacionin dhe ndikimin e tij në mirëqenien e qytetarëve.

    “Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.

    Para përgjigjes së ministrit, deputeti Lushtaku kritikoi Qeverinë për planifikimin dhe realizimin e investimeve kapitale, duke thënë se, pavarësisht shumave të mëdha të planifikuara, ekzekutimi i tyre ka mbetur i ulët.

    Ai iu referua një raporti të Institutit GAP për periudhën 2021-2024, sipas të cilit, mbi një miliard euro nuk janë shpenzuar nga investimet e planifikuara.

    “Madje në disa raporte, siç është ai raporti i GAP-it 2021-2024, mbi 1 miliard euro nuk janë shpenzuar në investimet e planifikuara. Kjo e ndikon drejtpërdrejt te qytetarët, do të thotë me më pak rrugë, më pak ura, shkolla të pandërtuara, qendra të pandërtuara, dhe shumë projekte që e lehtësojnë jetën e qytetarëve. Sigurisht kjo ndikon drejtpërdrejt edhe në ekonominë familjare, si dhe te shtrenjtimi i jetës qytetare”, tha Lushtaku.

    Ai theksoi se rritja e vlerës nominale të buxhetit nuk nënkupton domosdoshmërisht rritje të mirëqenies së qytetarëve, duke përmendur edhe shifrat e inflacionit.

    “Numri i madh i buxhetit, apo buxheti me shifra të mëdha, nuk do të thotë që është mirëqenia më e mirë, sepse inflacionin e kemi pasur tepër të lartë. Në disa raporte të ndryshme kemi të paraqitura shifra të ndryshme. Për shembull, rasti është 7.8% inflacioni, ndërsa të tjerat deri në 7.1% deri në tetor 2026. Projeksionet nominale me ato reale i bie që zhvillimi diku ka kapur rreth 1%, sepse paratë që i ke pasur në 2026-ën nuk janë shpenzuar, dhe sigurisht i kanë humbur vlerën edhe në vitet dhe ditët e vjet”, u shpreh ai.

    Në përgjigje të kritikave për ekzekutimin e investimeve kapitale, Murati tha se kjo është një problematikë e përsëritur ndër vite dhe nuk lidhet vetëm me qeverisjen aktuale.

    “Sa i përket ekzekutimit të projekteve kapitale, është një situatë kronike, nuk është vetëm në këtë vit, apo në disa prej viteve paraprake, që prej mbaj mend, dhe që prej secili që ka punuar në sektorin publik, dhe që është marrë me çështjen e financave publike e din që ekzekutimi i projekteve ka ngecur në vazhdimësi. Edhe në vitin 2010, 2011 edhe 2012, e kështu me radhë, çdoherë ekzekutimi ka qenë nën buxhetim”, tha Murati.

    Ai përmendi si faktorë ndikues kapacitetet zbatuese të ministrive dhe komunave, si dhe procedurat që, sipas tij, shpeshherë nuk mund të parashikohen saktësisht gjatë planifikimit buxhetor.

    Megjithatë, ministri tha se në ekzekutimin e investimeve kapitale ka përmirësim të trendit.

    “Sa i përket çështjes së ekzekutimit të investimeve kapitale, mund të them se ka përmirësim të trendit”, deklaroi ai.

    Burimi: Dukagjini

  • The setting for increasing cost of living: Causers are global, war in Ukraine, and conflict in the Persian Gulf

    Finance Minister Iron Murati has acknowledged that increasing the cost of living in Kosovo is a problem, but has said inflation factors are global developments, citing the war in Ukraine and the conflict in the Persian Gulf.

    Murati made these statements during the presentation of the Project on Budget Divisions for 2027 in response to the criticism of Kosovo Democratic Party MP Mergim Lushtaku, who raised concerns about inflation and its impact on the welfare of citizens.

    As far as inflation is concerned, it is certainly a problem to increase the cost of living in Kosovo, as in all other countries of the world. This has two causes, originally, was the war in Ukraine, which affected the global shock of energy prices, but also food prices, and now we have the new wave coming from the conflict in the Persian Gulf, Murati said.

    Before the minister’s response, MP Lushtaku criticised the Government for planning and realising capital investments, saying that, despite the planned large sums, their execution has remained low.

    He referred to a GAP Institute report for the period 2021-2024, under which more than a billion euros have not been spent on planned investments.

    In some reports, such as the GAP report 2021-2024, over 1 billion euros have not been spent on planned investments. This directly affects citizens, means fewer roads, fewer bridges, unbuilt schools, unbuilt centers, and many projects that facilitate the lives of citizens. Of course, this affects both the family economy and the dearness of civic life, Lushtaku said.

    He stressed that increasing the nominal value of the budget does not necessarily imply increased citizens’ welfare, citing even inflation figures.

    The big budget number, or budget in large numbers, does not mean that it is the best welfare, because inflation is too high. In several different reports, we have different figures. For example, the case is 7.8% inflation, while others are up to 7.1% by October 2026. The nominal projections with real ones are that growth somewhere has picked up about 1%, because the money you had in 2026 hasn’t been spent, and it’s probably lost in years and days of years, he said.

    In response to criticism of the execution of capital investments, Murati said it is a recurring problem over the years and is not linked solely to current governance.

    As far as the execution of capital projects is concerned, it’s a chronic situation, it’s not just this year, or some of the previous years, that I remember, and that everyone who worked in the public sector, and that’s been dealing with the issue of public finance, knows that the execution of projects has stalled. Even in 2010, 2011 and 2012, and so on, the execution has always been under budget, Murati said.

    He cited as contributing factors the implementing capacities of ministries and municipalities, as well as procedures that, according to him, often cannot be predicted precisely during budget planning.

    However, the minister said that the execution of capital investments improves the train.

    As for the issue of executing capital investments, I can say it’s improving the train, he said.

    Source Layer: Dukeagini

  • Zbulohet raporti i autopsisë së aktores Daveigh Chase - vuante nga AIDS-i dhe konsumonte narkotikë

    Zbulohet raporti i autopsisë së aktores Daveigh Chase – vuante nga AIDS-i dhe konsumonte narkotikë

    Është publikuar raporti i detajuar i autopsisë së aktores amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolet në filmat “Lilo & Stitch”, “Donnie Darko” dhe “The Ring”, e cila ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare.

    Sipas raportit të Zyrës së Mjekësisë Ligjore në Los Angeles, të siguruar nga Page Six, aktorja vuante nga AIDS-i në fazë të avancuar dhe të patrajtuar, derisa në organizmin e saj janë zbuluar edhe substanca narkotike, përfshirë metamfetaminë dhe fentanil.

    Chase ishte gjetur më 4 qershor në ulësen e pasme të një veture, pranë së cilës ndodhej edhe një pipëz që përdoret për konsumimin e metamfetaminës.

    An autopsy report from actress Daveigh Chase &#82/11; she suffered from AIDS and consumed narcotics. Daveigh

    Para se të thirreshin ekipet emergjente, ajo ishte ankuar për dhimbje koke, dobësi, hutim dhe dhimbje në gishtin e madh të dorës së djathtë.

    Pas dërgimit në spital, mjekët i kishin konstatuar disa infeksione, përfshirë një infeksion në gishtin e dorës, si dhe HIV-in në fazë të avancuar.

    Pavarësisht trajtimit mjekësor, gjendja e saj ishte përkeqësuar deri në vdekjen më 16 qershor në Los Angeles.

    Si shkak zyrtar i vdekjes ishte përcaktuar sindroma e imunodeficiencës së fituar (AIDS), gjersa përdorimi kronik i disa substancave psikoaktive ishte evidentuar si faktor që kishte kontribuar në vdekjen e saj.

    Pas lajmit për vdekjen, në media ishte publikuar edhe një video ku aktorja shihej në gjendje të rënduar fizike, shumë e dobësuar, duke qëndruar në dyshemenë e një rimorkioje ose tende në zonën Skid Row të Los Angelesit.

    Daveigh

    Ndërkohë, pas vdekjes së saj, një person që prezantohej si i dashuri i aktores, Roy Hernandez, kishte hapur një fushatë në GoFundMe, duke kërkuar donacione për t’i ndihmuar asaj të gjente qetësi gjatë ditëve të fundit të jetës.

    Ai e kishte përshkruar Chase si një person shumë të rëndësishëm në jetën e tij dhe kishte përmendur vështirësitë që kishte kaluar, përfshirë një fëmijëri të vështirë dhe marrëdhëniet e tensionuara me familjen.

    Megjithatë, ish-menaxheri i saj shumëvjeçar, John Ryan, kishte paralajmëruar publikun që të mos kontribuonte në këtë fushatë, duke thënë se as familjarët dhe as miqtë e aktores nuk e njihnin personin që pretendonte se ishte partneri i saj.

    Ryan kishte bërë të ditur se Chase kishte një fond të veçantë përmes Shoqatës së Aktorëve të Filmit (SAG), i cili mund të përdorej për mbulimin e shpenzimeve.

    Ai kishte pretenduar gjithashtu se aktorja kishte miliona dollarë të ardhura të papaguara nga projektet e saj të mëparshme filmike. /Telegrafi/

  • An autopsy report from actress Daveigh Chase &#82/11; she suffered from AIDS and consumed narcotics.

    An autopsy report from actress Daveigh Chase &#82/11; she suffered from AIDS and consumed narcotics.

    The detailed report of American actress Daveigh Chase’s autopsy, known for the roles in the films “Lilo & Stitche, Donny Darko” and the Ring], who passed away at age 35.

    According to the Los Angeles Legal Medicine Office report, provided by Page Six, the actress suffered from advanced and untreated AIDS until narcotic substances, including metamphetamine and fertil, have been discovered in its organism.

    Chase was found on June 4th in the back seat of a car, near which was also a straw used for the consumption of metamphetamine.

    An autopsy report from actress Daveigh Chase &#82/11; she suffered from AIDS and consumed narcotics. Davegh

    Before the emergency teams were called, she had complained of headache, weakness, confusion and pain in the thumb of the right hand.

    After being sent to the hospital, doctors had ascertained certain infections, including a finger infection, as well as HIV at an advanced stage.

    Despite her medical treatment, her condition had deteriorated until her death in Los Angeles on June 16th.

    The official cause of death was defined as the syndrome of the acquired immunency ( AIDS, while chronic use of some psychoactive substances was recorded as a factor that contributed to her death.

    Following the news of death, a video had also been published in the media where the actress was seen in heavy physical condition, very weakened, standing on the floor of a trailer or tent in Los Angeles’s Skid Row area.

    Davegh

    Meanwhile, after her death, a person who was represented as the actress’s lover, Roy Hernandez, had launched a campaign on GoFund Meme, seeking donations to help her find peace during the last days of her life.

    He had described Chase as a very important person in his life and had mentioned the difficulties he had faced, including a difficult childhood and strained relationships with his family.

    However, her former multi-year-old manager, John Ryan, had warned the public not to contribute to the campaign, saying neither family members nor actress friends knew the person she claimed to be her partner.

    Ryan had announced that Chase had a special fund through the Association of Film Actors ( SAG, which could be used to cover expenses.

    He had also claimed that the actress had millions of dollars in unpaid revenues from its previous film projects. /Telegraphy/