Category: Lajme

  • After criticism of the quorum shortage, the Investigative Commission resumes in the case of Arlinda Zekaja this time the LDK MP is missing.

    After delaying the meeting at 0900 because of lack of quorum, The Parliamentary Investigative Commission in the case of the murder of Arlinda Zekaj has resumed work at 12:00.

    MP Arjeta Feyza, Adelina Tarshan, Osman Musliu, and Armendi Baloch, who were absent at 09 a.m.

    Meanwhile, present is not LDK deputy Doarsa Kica-Jeli.

    The lack of quorum at the morning meeting sparked criticism by MP Eman Candman, who said shortages are hampering parliamentary work.

    The commission is founded to investigate institutional actions and inactions regarding the murder of Arlinda Zekiaj, as well as the institutional treatment of cases of violence against children and women in the family.

    Source Layer: Insander

  • Zërat e kafshëve zgjojnë banorët e Big Brother VIP Kosova 5 (VIDEO)

    Zërat e kafshëve zgjojnë banorët e Big Brother VIP Kosova 5 (VIDEO)

    Zërat e kafshëve zgjojnë banorët e Big Brother VIP Kosova 5 (VIDEO)

    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 5, janë zgjuar me zërat e kafshëve.

    Disa prej tyre u zgjuan menjëherë, ndërsa të tjerë vazhduan të flinin, pavarësisht zhurmave që dëgjoheshin në shtëpi.

    Reagimet e banorëve mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme:

  • Raporti i auditimit për Hidrodrinin: Mospërputhje milionëshe në pasuri, kërkohet hetim nga Prokuroria

    Raporti i auditimit për Hidrodrinin: Mospërputhje milionëshe në pasuri, kërkohet hetim nga Prokuroria

    Raporti i auditimit për Hidrodrinin: Mospërputhje milionëshe në pasuri, kërkohet hetim nga Prokuroria

    Dobësi në menaxhimin financiar, mospërputhje në regjistrimin e pasurive, pasaktësi në llogaritë e arkëtueshme dhe mungesë e kontrolleve të brendshme janë disa nga të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” për vitin 2025.

    Raporti, i cili përmban 14 rekomandime, u shqyrtua në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku u kërkuan sqarime nga drejtuesit e kompanisë, ndërsa deputeti Eman Rrahmani kërkoi që me rastin të merret edhe Prokuroria.

    Kryetari i Komisionit, Besian Mustafa, gjatë prezantimit të të gjeturave të raportit, tha se auditimi ka identifikuar dobësi të theksuara në prezantimin dhe saktësinë e pasqyrave financiare të ndërmarrjes, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

    “Në raportin e auditimit KRU Hidrodrini për vitin 2025 janë identifikuar dobësi thë theksuara në prezantimin dhe saktësinë e pasqyrave financiare, përfshirë mosregjistrimin dhe mbivlerësimin e pasurive, pasaktësinë në llogarinë të arktimit dhe të paluejtshme, projektim jo të duhur nga të hyrat nga grantet si dhe mungesë të evidencave dhe shpalosjeve të nevojshme. Po ashtu janë konstatuar dobësi në menaxhimin financiar dhe kontrollin e brendshëm dhe kontrollin e brendshëm, si administrimi i kontratave përmes e-prokurimit, niveli i ulët i lidhjes së kontratave me konsumatorë dhe mosfunksionimi i mekanizmave të auditimit të brendshëm. Ky raport, pra për vitin 2025, ka rezultuar me gjithsej 14 rekomandime, prej tyre dy janë rekomandime të reja, tetë të përsëritura nga viti paraprak, pra 2024, dhe katër janë pjesërisht të përsëritura”, tha Mustafa.

     Një nga të gjeturat kryesore lidhet me mospërputhjen ndërmjet vlerës së pasurive të paraqitura në pasqyrat financiare dhe asaj të evidentuar në regjistrin e pasurive.

    Lidhur me këto të gjetura, kryesuesja e Bordit të Hidrodrinit, Qëndresa Kukaj, tha se një pjesë e rekomandimeve tashmë janë trajtuar, ndërsa për të tjerat janë duke u ndërmarrë veprime.

     “Lidhur me mosparaqitjen e kontratave në e-prokurim kjo është trajtuar dhe të gjitha kontratat menaxhohen përmes sistemit. Mund të ofrojmë dëshmi për këtë. Sa i përket mungesës së komisionit të auditimit, kjo është e trajtuar, përshkak se me emërimin e bordit në prill. Tek regjistrimi jo korrekt i aseteve për implantin dhe gjetet e tjera, kjo është trajtuar pjesërisht përshkak se menjëherë është kërkuar menaxhmentit të filloj me gjetjen e dokumenteve të dëshmive. Tri gjetje janë të trajtuara, gjashtë gjetje janë në proces të trajtimit. Sa i përket pronave të paidentifikuara kemi kërkuar nga menaxhmenti dhe në këtë rast kryeshefi ka krijuar listën e plotë të pronave të kompanisë, kjo është ende në proces.. tek konsumatorët e paidentifikuar edhe kjo është trajtuar pjesërisht, një pjesë e të hyrave që janë të regjistruara si konsumatorë të paidentifikuar janë nga konsumatorë si shkolla, universitetet”, tha ajo.

     Në anën tjetër, kryeshefi ekzekutiv i Hidrodrinit, Dri Cena, tha se ndërmarrja ka shënuar përmirësime në krahasim me vitet e mëparshme, ndonëse pranoi se vazhdojnë të ekzistojnë probleme, sidomos në lidhjen e kontratave me konsumatorët.

    Ai tha se ndërmarrja nuk ka pasur auditimit nga ZKA-ja para vitit 2023, kur ai ishte zgjedhur kryeshef ekzekutiv.

    Megjithatë, raporti nxiti reagime edhe nga anëtarët e komisionit.

    Deputeti Eman Rrahmani e cilësoi shqetësues raportin e auditimit, duke kërkuar që Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike t’ia përcjellë atë Prokurorisë për hetim.

    Komisioni tani po shqyrton raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të ndërmarrjes Trepça.

  • Një gabim i madh i gjyqtarëve ndodhi në ndeshjen Liverpool -Arsenal, e pranon Liga Premier

    Një gabim i madh i gjyqtarëve ndodhi në ndeshjen Liverpool -Arsenal, e pranon Liga Premier

    Liverpooli është dëmtuar nga një vendim i gabuar i gjyqtarëve në humbjen 1-0 ndaj Arsenalit. Paneli i Incidenteve Kyçe të Ndeshjeve (KMI) të Ligës Premier ka konfirmuar se skuadrës së drejtuar nga Arne Slot është dashur t’i akordohej një penallti pas një ndërhyrjeje të Jurrien Timber ndaj Alexander Isakut.

    Rasti kontrovers ndodhi në minutën e 21-të të ndeshjes së zhvilluar më 1 nëntor në “Anfield”. Gjatë një aksioni sulmues, Timber e kapi nga fanella sulmuesin suedez, i cili po përpiqej të arrinte një krosim nga krahu i djathtë.

    Pavarësisht kontaktit të dukshëm, gjyqtari Andy Madley nuk akordoi penallti, ndërsa VAR-i, me Stuart Attwellin përgjegjës, vendosi të mos ndërhynte.

    Paneli konfirmon gabimin e gjyqtarëve

    Sipas raportimit të BBC-së, paneli i KMI-së votoi me katër vota pro dhe një kundër se Liverpoolit duhej t’i jepej penallti në fushë. Po ashtu, me tri vota pro dhe dy kundër, paneli vlerësoi se VAR-i duhej të ndërhynte dhe ta ftonte gjyqtarin ta rishikonte rastin në monitorin pranë fushës.

    Dy anëtarë të panelit kishin mendim tjetër, duke vlerësuar se shkalla e ndikimit të tërheqjes së fanellës ndaj Isakut ishte subjektive dhe se VAR-i nuk kishte arsye të ndërhynte. Megjithatë, shumica e konsideroi rastin një gabim të qartë dhe të dukshëm.

    Paneli ishte unanim vetëm në një pikë tjetër: Timber nuk duhej të ndëshkohej me karton të kuq për mohimin e një mundësie të pastër për shënim, pasi rasti nuk i plotësonte kriteret për një përjashtim të tillë.

    Kritikat për simulimin pas ndeshjes

    Pas takimit, trajneri i Liverpoolit kritikoi vendimin e gjyqtarëve, duke theksuar se Isak kishte qëndruar në këmbë pavarësisht tërheqjes së fanellës.

    “Është e qartë se ai po ia mbante fanellën. Alex ishte përpara tij dhe po përpiqej të godiste me kokë drejt portës, por nuk mundi sepse ia kapi fanellën”, ishte komenti i trajnerit të Liverpoolit për BBC-në.

    Ai shtoi se nëse sulmuesi do të ishte rrëzuar, penalltia me shumë gjasë do të ishte akorduar, duke ironizuar se lojtarët mund të nxiten të rrëzohen për të bindur gjyqtarët për ndërhyrjet e kundërshtarëve. /Telegrafi/

  • Shiroka-Pula takohet me drejtorin e IRI-t, në fokus zhvillimi demokratik i Kosovës

    Shiroka-Pula takohet me drejtorin e IRI-t, në fokus zhvillimi demokratik i Kosovës

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen B. Nix, me të cilin ka diskutuar për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe bashkëpunimin shumëvjeçar ndërmjet Kosovës dhe këtij instituti.

    Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi kontributin e IRI-t në avancimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve demokratike në vend, veçanërisht në mbështetjen e partive politike, përmirësimin e organizimit të tyre dhe zhvillimin e komunikimit me qytetarët.

    Ajo vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës, si dhe angazhimin e këtij instituti në fuqizimin e grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse.

    Duke folur për zhvillimet në vend, Shiroka Pula theksoi se konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale, respektim të ndarjes së pushteteve, pavarësi të gjyqësorit dhe përgjegjësi institucionale.

    Ajo nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së rendit kushtetues, respektimit të kompetencave të secilit institucion dhe forcimit të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.

    Në takim u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe IRI-t, me fokus në edukimin demokratik, luftimin e dezinformimit, promovimin e debatit politik, sigurinë rajonale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës. /Telegrafi/

  • “Ka ardhur diktatori”, Mourinho vendos rregulla të reja te Real Madridi

    “Ka ardhur diktatori”, Mourinho vendos rregulla të reja te Real Madridi

    “Ka ardhur diktatori”, Mourinho vendos rregulla të reja te Real Madridi

    José Mourinho ka rikthyer disiplinën dhe autoritetin në dhomat e zhveshjes së Real Madridit, duke fituar respektin e futbollistëve në një kohë shumë të shkurtër.

    Trajneri portugez ka arritur të ndryshojë atmosferën në skuadër përmes kërkesave të larta, komunikimit dhe vendimeve taktike, shkruan “GOAL”, përcjell “Gazeta Express”.

    Një nga shembujt më të qartë është Federico Valverde, i cili më parë kishte deklaruar se nuk kishte lindur për të luajtur si mbrojtës i djathtë, ndërsa tani shprehet i gatshëm të bëhet më i miri në atë pozitë.

    Edhe Vinicius Junior ka pranuar zëvendësimet e shpeshta pa krijuar polemika, ndryshe nga periudha e kaluar nën drejtimin e Xabi Alonsos.

    Mbrojtësi Marc Cucurella ka zbuluar se çfarë e bën Mourinhon të veçantë në komunikimin me lojtarët.

    “Ai di se si ta përcjellë mesazhin. Nuk ka nevojë për biseda gjysmëorëshe, për pesë minuta të tregon gjithçka që duhet të dish”, ka deklaruar Cucurella.

    Sipas tij, portugezi di të përshtatë komunikimin varësisht nga karakteri i secilit futbollist.

    Kjo qasje, e kombinuar me njohuritë taktike dhe autoritetin e tij, ka bërë që Mourinho ta fitojë besimin e skuadrës në një kohë rekord. 

    Burimi: Insajderi

  • The dictator’s here, Morainho sets new rules on Real Madrid

    José Mourinho has restored discipline and authority in Real Madrid’s dressing rooms, gaining the respect of football players in a very short time.

    The Portuguese coach has managed to change the mood on the team through high demand, communication, and tactical decisions, writes Go ahead.

    One of the clearest examples is Federico Valverde, who had earlier declared that he was not born to play as a rightist defender, and now he is ready to become the best in that position.

    Winnitius Junior has also accepted frequent replacements without creating controversy, unlike past periods under the direction of Xabi Alonso.

    Protector Marc Cucrella has discovered what makes Mourinho special in communicating with players.

    He knows how to deliver the message. There’s no need for half an hour of conversation, for five minutes he’ll tell you everything you need to know.

    According to him, Portuguese can adapt communication depending on the character of each footballer.

    This approach, combined with tactical knowledge and its authority, has led Mourinho to gain the team’s trust in record time. 

    Source Layer: Insander

  • KOK: Prishtina mund të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

    KOK: Prishtina mund të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

    ështja është diskutuar në mbledhjen e 17-të të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, ku vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimeve të fundit në Komitetin Organizativ dhe komunikimeve me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

    Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, në javët e ardhshme pritet të zhvillohet një takim në Athinë me përfaqësuesit e ICMG-së. Kosova pritet të përfaqësohet nga gjashtë anëtarë, përkatësisht dy nga Qeveria, dy nga Komuna e Prishtinës dhe dy nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

    Përveç çështjes së organizimit, në mbledhje është diskutuar edhe për përgatitjen e federatave sportive, përmes një programi të posaçëm që synon t’i përgatisë ato për pjesëmarrjen në Prishtina 2030.

    Kjo nismë parashihet edhe me Ligjin për Lojërat Mesdhetare, ndërsa mbetet të shihet nëse takimi i ardhshëm në Athinë do të sjellë hapa konkretë drejt tejkalimit të problemeve që po e shoqërojnë organizimin e kësaj ngjarjeje.

    Burimi: RTKLive

  • KOK: Pristina could lose organisation of 2030 Mediterranean Games

    It is discussed at the 17th meeting of the Kosovo Olympic Committee Executive Board, where special attention was given to recent developments in the Organising Committee and Communications with the International Committee of the Mediterranean Games.

    In an effort to find a solution, a meeting in Athens with ICG representatives is expected in the coming weeks. Kosovo is expected to be represented by six members, two by the government, two from the Pristina municipality, and two by the Kosovo Olympic Committee, respectively.

    In addition to the organisational issue, the meeting has also been discussed in preparing sports federations, through a special programme aimed at preparing them for participation in Pristina 2030.

    This initiative also comes forward with the Law for the Mediterranean Games, while it remains to be seen whether the upcoming meeting in Athens will bring concrete steps towards overcoming the problems that are accompanying the event.

    Source Layer: RTKLive

  • Në Maqedoni shitja e banesave ka rënë me 14 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026

    Në Maqedoni shitja e banesave ka rënë me 14 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026

    Tregu i përgjithshëm i pasurive të paluajtshme në tremujorin e tretë të vitit 2026 përfshinte 7.679 transaksione, që përbën një rënie prej 8.2 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

    Numri i blerjeve u ul me 12.1 përqind, ndërsa numri i qirave u rrit me 2.8 përqind.

    Vlera totale financiare e tregut arriti në 339 milionë euro, ose 3.6 përqind më pak se tremujori i mëparshëm. Nga këto, 337.8 milionë euro lidheshin me blerje, me një rënie prej 3.6 përqind, dhe 1.1 milionë euro me qira, me një rënie prej 10.2 përqind.

    Shitjet e apartamenteve ranë me 14 përqind, dhe vlera e tyre totale financiare me 6 përqind.

    Në rastin e qirave të banesave, numri u rrit me 45 përqind, dhe qiraja totale mujore me 31 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm./Telegrafi/