Category: Lajme

  • Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc deklarohen sërish të pafajshëm

    Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc deklarohen sërish të pafajshëm

    Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit janë deklaruar sërish të pafajshëm në seancën e mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, kanë mohuar sërish akuzat ndaj tyre në seancën e zhvilluar në Departamentin Special, e cila u mbajt me përbërje të re të trupit gjykues pas pensionimit të gjyqtarit Vesel Ismaili.

    Trupi i ri gjykues udhëhiqet nga gjyqtari Leon Përlaska, ndërsa anëtarë janë Lutfi Shala dhe Kujtim Krasniqi.

    Pas deklarimit të të akuzuarve, procedura ka vazhduar me fjalët hyrëse. Prokurori Bekim Kodraliu ka bërë të ditur se mbetet prapa fjalës hyrëse të paraqitur më herët.

    Me ndryshimin e trupit gjykues, gjykimi ka nisur rishtazi, por palët janë pajtuar që dëshmitë e dhëna më parë të konsiderohen të lexuara, me qëllim shmangien e përsëritjes së tyre.

    Në seancën e radhës pritet të vazhdojë dëshmia e Tijana Viqentijeviqit, si dhe dëgjimi i dëshmitarëve të tjerë.

    Seanca e radhës do të mbahet me 17 dhjetor më ora 13:00.

    Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit ndodhi në nëntor të vitit 2024, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut. Autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar ngjarjen si sulm terrorist, ndërsa Serbinë e kanë bërë përgjegjëse për të.

    Igor Dimoviq nuk ndodhet në paraburgim, ndryshe nga vëllezërit Viqentijeviq./Telegrafi/

  • Russia, Ukraine agree on major exchange of prisoners after talks in Abu Dhabi

    Russia and Ukraine have reached agreement in principle on a new and large exchange of prisoners of war during trilateral talks in Abu Dhabi, where representatives of the United States of America participated.

    The news revealed Wednesday the head of the Russian delegation, Vladimir Medinsky, who said concrete exchange parameters would become public in the near future.

    According to Medinsky, the main topic of negotiations was the future security architecture in Europe after the war ended in Ukraine.

    The world needs a new, modern and up-to-date security system that will be fair and will not function at the expense of any individual country. We will work on this, he said after the end of the second day of negotiations.

    The head of the Russian delegation argued that the war in Ukraine has proved that the current security system in Europe is not functioning effectively, so, according to him, it is necessary to create a new framework for the post-war period.

    According to the Russian side, discussions also focused on finding mechanisms that would prevent future threats and strengthen regional stability.

    Medinsky announced that details of the negotiations will not be published until the final agreements are reached. He described the atmosphere of meetings as friendly, praising the active role of American representatives.

    An important part of the discussion was also devoted to humanitarian issues. Medinsky confirmed that Moscow and Kiev have agreed in principle to a new and large exchange of prisoners of war.

    We have agreed in principle to a new large-scale exchange of prisoners of war, whose specific parameters will be announced in the near future, Medinsky told reporters after the tripartite talks.

    However, until now it has not been known how many prisoners will be involved in this agreement and when the exchange is expected to be implemented.

    Meanwhile, during the first day of the negotiations, Ukrainian President Volodyyr Zelenskyy had announced that two possibilities for exchange were under consideration: one out of a thousand prisoners for each side and the other even greater, with between 1,000 and 500 prisoners from each country.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rusia dhe Ukraina dakordohen për shkëmbim të madh të të burgosurve pas bisedimeve në Abu Dhabi

    Rusia dhe Ukraina dakordohen për shkëmbim të madh të të burgosurve pas bisedimeve në Abu Dhabi

    Rusia dhe Ukraina dakordohen për shkëmbim të madh të të burgosurve pas bisedimeve në Abu Dhabi

    Rusia dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje në parim për një shkëmbim të ri dhe në shkallë të gjerë të të burgosurve të luftës, gjatë bisedimeve trepalëshe në Abu Dhabi, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Lajmin e bëri të ditur të mërkurën kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, i cili tha se parametrat konkretë të shkëmbimit do të bëhen publikë në të ardhmen e afërt.

    Sipas Medinskyt, tema kryesore e negociatave ishte arkitektura e ardhshme e sigurisë në Evropë pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

    “Bota ka nevojë për një sistem sigurie të ri, modern dhe të përditësuar, i cili do të jetë i drejtë dhe nuk do të funksionojë në dëm të asnjë vendi individual. Ne do të punojmë për këtë”, tha ai pas përfundimit të ditës së dytë të negociatave.

    Kreu i delegacionit rus argumentoi se lufta në Ukrainë ka dëshmuar se sistemi aktual i sigurisë në Evropë nuk po funksionon në mënyrë efektive, prandaj, sipas tij, është i nevojshëm krijimi i një kuadri të ri për periudhën e pasluftës.

    Sipas palës ruse, diskutimet u përqendruan edhe në gjetjen e mekanizmave që do të parandalonin kërcënimet e ardhshme dhe do të forconin stabilitetin rajonal.

    Medinsky bëri të ditur se hollësitë e negociatave nuk do të publikohen deri në arritjen e marrëveshjeve përfundimtare. Ai e përshkroi atmosferën e takimeve si miqësore, duke vlerësuar rolin aktiv të përfaqësuesve amerikanë.

    Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua edhe çështjeve humanitare. Medinsky konfirmoi se Moska dhe Kievi kanë rënë dakord në parim për një shkëmbim të ri dhe në shkallë të gjerë të të burgosurve të luftës.

    “Ne kemi rënë dakord në parim për një shkëmbim të ri në shkallë të gjerë të të burgosurve të luftës, parametrat specifikë të të cilit do të shpallen në të ardhmen e afërt”, u tha Medinsky gazetarëve pas bisedimeve trepalëshe.

    Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur se sa të burgosur do të përfshihen në këtë marrëveshje dhe kur pritet të zbatohet shkëmbimi.

    Ndërkaq, gjatë ditës së parë të negociatave, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kishte bërë të ditur se po shqyrtoheshin dy mundësi për shkëmbimin: njëra me nga 1 mijë të burgosur për secilën palë dhe tjetra edhe më e madhe, me nga 1 mijë e 500 të burgosur nga secili vend.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Vazhdon gjykimi për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit

    Vazhdon gjykimi për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit

    Trupi gjykues ka ndryshuar pas pensionimit të gjyqtarit Vesel Ismaili. Seanca e radhës është caktuar për 17 dhjetor, kur pritet të vazhdojë dëgjimi i dëshmitares Tiana Viqentijeviq.

    Seanca gjyqësore për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit ka vazhduar pasdite në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me praninë e prokurorit të rastit, Bekim Kodrali.

    Pas ndryshimit të përbërjes së trupit gjykues, për shkak të pensionimit të gjyqtarit Vesel Ismaili, kryesues i trupit gjykues është gjyqtari Leon Perlaska, ndërsa anëtarë janë gjyqtarët Kujtim Krasniqi dhe Lutfi Shala.

    Në fillim të seancës, prokurori Kodrali deklaroi se qëndron në tërësi pranë fjalës hyrëse. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe përfaqësuesja e palës së dëmtuar, ndërmarrjes Ibër-Lepenc, si dhe avokatët e të akuzuarve. Edhe të pandehurit konfirmuan se mbeten pranë fjalëve hyrëse të paraqitura më 9 korrik 2026.

    Kryetari i trupit gjykues, Leon Perlaska, njoftoi se për seancën e sotme nuk ishte ftuar asnjë dëshmitar. Ai bëri të ditur se kanë mbetur edhe disa propozime të mbrojtjes për t’u shqyrtuar, për të cilat gjykata do të vendosë me kohë.

    As prokuroria dhe as mbrojtja nuk paraqitën propozime të reja, përtej atyre të bëra në seancat e kaluara.

    Gjykata njoftoi se në seancën e ardhshme do të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitares Tiana Viqentijeviq, dëshmia e së cilës kishte nisur në seancën paraprake, por nuk ishte përfunduar. Ajo kishte deklaruar se e kishte parë Jovan Viqentijeviqin në shtëpi ditën e sulmit, para se ai të nisej për në punë.

    Seanca e radhës është caktuar për 17 dhjetor.

    Burimi: RTKLive

  • Trial Continues for Attack on Iber Lepenci Canal

    The court has changed after Judge Vesel Ismaili retired. The next session is scheduled for 17 December, when witness Tiana Viqeviq is expected to continue listening.

    The court hearing for the attack on Iber-Lepenci channel has continued in the afternoon at the Constitutional Court in Pristina, with the presence of the case’s prosecutor, Bekim Kodrali.

    After changing the composition of the court, due to Judge Vesel Ismaili’s retirement, the chairman of the court is Judge Leon Perlaska, while members are judges Metom Krasniqi and Lutfi Shala.

    At the beginning of the session, prosecutor Codral declared that he stands on the whole next to the opening word. The same attitude was expressed by the representative of the damaged party, the company Iber-Lepenc, as well as by lawyers of the accused. The defendants also confirmed that they remain close to the opening words presented on July 9, 2026.

    The chairman of the court, Leon Perlasca, announced that no witnesses had been invited to the session today. He made it known that several defence proposals have remained to be reviewed, which the court will eventually decide on.

    Neither the prosecution nor the defence presented new proposals beyond those made in past sessions.

    The court announced that at the next session, it will continue with witness hearing Tiana Viqetivic, whose testimony had started at the preliminary session, but had not been completed. She had declared that she had seen Jovan Viqejev at home on the day of the attack before he left for work.

    The next session is scheduled for December 17th.

    Source Layer: RTKLive

  • Egjipti shpall si terroriste një organizatë nga Kosova

    Egjipti shpall si terroriste një organizatë nga Kosova

    Egjipti ka përfshirë 35 organizata dhe 36 individë në listat e subjekteve terroriste dhe personave të shpallur terroristë për një periudhë pesëvjeçare.

    Në mesin e organizatave të përfshira në këtë vendim është edhe Fondacioni Kulturor për Shkencë dhe Arsim nga Kosova, transmeton Telegrafi.

    Vendimi është marrë nga Gjykata Penale e Kajros, në kuadër të çështjes nr. 11108 të vitit 2026, e regjistruar pranë Prokurorisë së Sigurisë së Lartë të Shtetit.

    Ai është publikuar në numrin e së martës, 250 (suplement), të Gazetës Zyrtare të Egjiptit, më 10 nëntor 2026, dhe parasheh përfshirjen e organizatave dhe individëve për pesë vjet.

    Në listën e 35 organizatave, institucioneve dhe këshillave figuron edhe Fondacioni Kulturor për Shkencë dhe Arsim nga Kosova.

    Përveç tij, në listë janë përfshirë edhe organizata të tjera nga vende të ndryshme evropiane, përfshirë Këshillin e Myslimanëve të Evropës dhe degët e tij, Fondacionin Mysliman të Francës, Shoqatën Islame të Britanisë, Lidhjen Myslimane të Zvicrës, Komunitetin Islamik Gjerman dhe Këshillin e Myslimanëve të Ukrainës.

    Lista përfshin gjithashtu institucione dhe organizata nga Shqipëria, Turqia, Italia, Spanja, Irlanda, Polonia, Rumania, Hungaria, Belgjika, Bosnja, Maqedonia, Finlanda, Norvegjia, Danimarka, Austria, Holanda, Moldavia dhe Greqia.

    Mes tyre janë edhe Këshilli Evropian për Fetva dhe Hulumtime, Këshilli Evropian i Imamëve, Këshilli Evropian për Familjen Myslimane, Këshilli Evropian për Kur’anin e Shenjtë dhe Forumi Evropian i Studentëve Myslimanë.

    Në listë edhe 36 individë

    Përveç 35 organizatave, vendimi i gjykatës egjiptiane përfshin edhe 36 individë, emrat e të cilëve janë publikuar në Gazetën Zyrtare.

    Në mesin e tyre figurojnë Abdullah Sami bin Mansour, Ibrahim Farouk Mohamed Al-Zayyat, Ahmed Kazem Fathi Suleiman Al-Rawi, Anas Osama Tawfiq A-Tikriti, Mohamed Heni, Wissam Al-Bardawil dhe persona të tjerë.

    Gjykata ka urdhëruar publikimin e vendimit në Gazetën Zyrtare të Egjiptit, me të gjitha pasojat ligjore që rrjedhin prej tij.

    Vendimi nuk jep hollësi të veçanta për rolin e Fondacionit Kulturor për Shkencë dhe Arsim nga Kosova apo arsyet konkrete të përfshirjes së tij në këtë listë. /Telegrafi/

  • Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në dy rrugë të Gjakovës

    Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në dy rrugë të Gjakovës

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se, si pasojë e dëmtimit të një gypi të ujësjellësit, do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në një pjesë të rrugës “Skënderbeu” dhe në rrugën “Xhevat Hoxha”.

    Sipas njoftimit të kompanisë, bëhet fjalë për dëmtimin e gypit AC Ø80 mm, ndërsa ekipet e saj tashmë janë në terren për sanimin e problemit.

    ” Gjatë kësaj kohe, furnizimi me ujë do të ndërpritet për rreth një orë”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.

    Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/

  • Pasuria e ministrit Muhamet Hoxha - dy prona në emër të prindërve, Audi A4 dhe kredi

    Pasuria e ministrit Muhamet Hoxha – dy prona në emër të prindërve, Audi A4 dhe kredi

    Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, në deklarimin e pasurisë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka evidentuar disa prona të paluajtshme në emër të prindërve, një automjet personal të markës Audi, si dhe detyrime kreditore në bankë.

    Sipas të dhënave të publikuara, në kategorinë e pronave të paluajtshme figurojnë dy prona të regjistruara në emër të prindërve të tij.

    Prona e parë është një shtëpi banimi në komunën kadastrale të Sarajit, me sipërfaqe prej 80 metra katrorë dhe vlerë të deklaruar prej 3 milionë denarë. Në regjistër thuhet se është fituar në vitin 2002, ndërsa baza juridike e fitimit është shënuar si mënyrë tjetër e fitimit të pronës.

    Prona e dytë është një banesë në komunën e Çairit, me sipërfaqe prej 68 metrash katrorë dhe vlerë të deklaruar prej 2.5 milionë denarësh. Kjo pronë figuron e fituar në vitin 2011, përmes kontratës së shitblerjes.

    Në total, vlera e këtyre dy pronave të regjistruara në emër të prindërve arrin në 5.5 milionë denarë.

    Sa i përket pasurisë së luajtshme, Hoxha ka deklaruar një automjet personal të markës Audi A4, të prodhuar në vitin 2012.

    Automjeti figuron i fituar më 23 janar 2021, përmes kontratës së shitblerjes, me vlerë prej 420 mijë denarë në momentin e blerjes.
    Në pjesën e detyrimeve financiare, ministri ka deklaruar një kredi personale bankare në vlerë prej 900 mijë denarësh, si dhe një tjetër në emër të bashkëshortes në vlerë prej 300 mijë denarësh.

    Në kategorinë e të ardhurave nga puna të realizuara në vend, Hoxha ka evidentuar si pagues Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me shumë neto prej 115.540 denarë./Telegrafi/

  • Kurti takohet me Sorensenin në Paris, diskutojnë për vazhdimin e dialogut me Serbinë

    Kurti takohet me Sorensenin në Paris, diskutojnë për vazhdimin e dialogut me Serbinë

    Kurti takohet me Sorensenin në Paris, diskutojnë për vazhdimin e dialogut me Serbinë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, kanë diskutuar në Paris për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

    Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun, përmes një postimi në platformën X, ku është njoftuar se në takim janë trajtuar çështje që lidhen me vazhdimin e procesit të dialogut.

    “Me institucionet tashmë të konstituuara në Prishtinë, diskutuam për rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë dhe aspektet e ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat kanë rëndësi për njerëzit në terren dhe për rajonin”, thuhet në njoftim.

    Zyra e BE-së e ka cilësuar takimin si një shkëmbim të mirë të mendimeve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kurti meets with Sorensen in Paris, discuss continuing dialogue with Serbia

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti, and European Union representative for Kosovo-Serbia dialogue Peter Sorensen, have discussed in Paris the next steps in the dialogue process and the normalisation of relations between the two countries.

    The news has been made known by the EU Special Representative’s Office on Dialogue, through a post on the X platform, where issues related to continuing the dialogue have been addressed at the meeting.

    With the already established institutions in Pristina, we discussed the road forward in the Belgrade-Pristina dialogue and various aspects of the normalisation process, which matter to people on the ground and the region, the report says.

    The EU office has described the meeting as a good exchange of opinions, stressing the importance of continuing the process of normalising relations between Kosovo and Serbia.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal