Category: Lajme

  • Tahiri for the EU Report: The answer to criticism should be reflection, not reasoning and propaganda

    Kosovo Democratic Party Parliamentary Group Chief ( The PDK, Arian Tahiri, has asked the country’s institutions that the findings of the European Commission’s 2026 Progress Report address with seriousness and responsibility.

    Speaking at the extraordinary Kosovo Assembly session, Tahiri has stressed that the report is not the document of the opposition or any political party, but an institutional assessment of Kosovo’s progress.

    He has stressed that when European institutions identify shortcomings in democracy, justice and the functioning of institutions, the answer should be reflection, not reasoning or propaganda.

    European Commission report for 2026 is not an opposition document. No document available The PDK, LDK and the Alliance. It is not written to serve the interest of any political party, but it is the institutional assessment of Kosovo’s progress. That is why it should be read with seriousness and responsibility. When European institutions identify shortcomings in democracy, justice and the functioning of institutions, the answer of institutions should be reflection, not reasoning and propaganda. There are findings in this report that should disturb each of us, he said.

    Source Layer: Insander

  • Korisha e Prizrenit së shpejti me çerdhe të re

    Korisha e Prizrenit së shpejti me çerdhe të re

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se po rinovohet ndërtesa e shkollës për t’i dhënë funksion të ri, aq të nevojshëm për familjet dhe më të vegjlit tanë.

    “Edukimi në fëmijërinë e hershme është bazë e zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve. Rezultatet e viteve të fundit në rritjen e numrit të fëmijëve në çerdhe janë konstatuar edhe nga Raporti i fundit për vendin i Komisionit Evropian”, ka thënë ministri Çeku.

    Burimi: RTKLive

  • Tahiri: Kosova nuk ka rrugë tjetër pos integrimit në BE

    Tahiri: Kosova nuk ka rrugë tjetër pos integrimit në BE

    Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian paraqet pasqyrën e gjendjes së Kosovës në procesin e integrimit evropian.

    Duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Tahiri ka thënë se raporti reflekton gjendjen reale të vendit gjatë vitit që lamë pas.

    Ai ka theksuar se integrimi evropian përbën një nga çështjet për të cilat ekziston pajtueshmëri ndërpartiake dhe ndëretnike në Kosovë.

    “Nëse ka një pajtueshmëri ndërpartiake, ndëretnike në Kosovë, ajo është se Kosova nuk ka rrugë tjetër pos integrimit”, ka deklaruar Tahiri.

    Burimi: Dukagjini

  • 72 orët e fundit për me e kap ofertën e 13-vjetorit të FiveStar

    72 orët e fundit për me e kap ofertën e 13-vjetorit të FiveStar

    E ke parë ofertën e FiveStar dhe ende s’je regjistruar? Ke edhe 72 orë për ta bërë anëtarësimin me çmimet e 13-vjetorit. Kampanja është zgjatur edhe për tri ditë, duke mbajtur në dispozicion tri pakot për 12 muaj stërvitje.

    Anëtarësimi vjetor DayClub kushton 65€, UniClub 75€, ndërsa MultiClub 95€. Zgjidhe pakon sipas orarit dhe lokacionit ku dëshiron të ushtrosh dhe përfundoje regjistrimin brenda afatit të ofertës.

    Për pagesën mund të shfrytëzosh edhe mundësinë e ndarjes deri në 12 këste, me kartelat e bankave partnere: TEB, Raiffeisen Bank, NLB, BKT, Banka Ekonomike dhe ProCredit Bank.

    Hape foleja.com/fivestar shiko pakot dhe kryeje anëtarësimin. Nëse po e planifikon stërvitjen për muajt në vazhdim, këto 72 orë janë afati për ta siguruar pakon vjetore me çmimin e përvjetorit.

  • Afro 50 konsumatorë shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxhev

    Afro 50 konsumatorë shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxhev

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se afro 50 konsumatorë, përfshirë biznese dhe amvisëri, janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë gjatë tri ditëve të fundit, për shkak të borxheve të papaguara.

    Sipas njoftimit, borxhet e konsumatorëve të shkyçur variojnë nga 300 deri në 3 mijë euro.

    KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se aksionet në terren do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

    “Me këto aksione synohet rritja e disiplinës së pagesave dhe trajtimi i barabartë i të gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/

  • Akili kritikon Fuegon pas largimit të Behares: I përdor banorët si ushtarë

    Akili kritikon Fuegon pas largimit të Behares: I përdor banorët si ushtarë

    Akili kritikon Fuegon pas largimit të Behares: I përdor banorët si ushtarë

    Banori i Big Brother VIP Kosova 5, Akil Varfi, ka kritikuar strategjinë e lojës së Fuegos, duke komentuar edhe raportin e tij me ish-banoren Behare Maksutaj.

    Në një bisedë me Nichin, Akili ka thënë se Fuego i përdor banorët e tjerë si “ushtarë” për të krijuar debate dhe për të ndërtuar lojën e tij.

    “Kurioz jam që ta di se çfarë figure po bën ky Fuego jashtë. Me punën e Behares, se dolën fjalët e mia se i thashë se je duke i përdorur ushtarët”, është shprehur ai.

    Akili ka pretenduar se largimi i Behares e ka dëmtuar Fuegon, por sipas tij, ky i fundit mund të përdorë edhe banorë të tjerë për strategjinë e tij.

    Burimi: Insajderi

  • Achilles criticises Fuego after Behare’s departure: Using Residents as Soldiers

    Big Brother resident V IP Kosova 5, Akil Varfi, has criticised Fuego’s game strategy, commenting on his report with former Behar Makutaj resident.

    In a conversation with Nichi, Achilles has said that Fuego uses other residents as soldiers to create debates and build his game.

    I’m curious to know what kind of figure this Fuego is making out. With the work of Behares, my words turned out that I told him you were using the soldiers, he said.

    Achilles has claimed that Behare’s departure has damaged Fuego, but according to him, he may use other residents for his strategy.

    Source Layer: Insander

  • Kontrata afro 20-milionëshe me oligarkun Salillari për sheshin “Xhorxh Bush”: Për të njëjtën shkurre, komuna e Ramës herë i paguan 80 euro herë 215 euro

    Kontrata afro 20-milionëshe me oligarkun Salillari për sheshin “Xhorxh Bush”: Për të njëjtën shkurre, komuna e Ramës herë i paguan 80 euro herë 215 euro

    Kontrata afro 20-milionëshe me oligarkun Salillari për sheshin “Xhorxh Bush”: Për të njëjtën shkurre, komuna e Ramës herë i paguan 80 euro herë 215 euro

    Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Përparim Rama ka kontraktuar blerje të shkurreve dekorative me çmim shumëfish më të lartë sesa vlera në treg sa i përket sheshit “Xhorxh Bush”, ku veç gjelbrimi i këtij sheshi do t’i kushtojë xhepit të kryeqytetit 880 mijë eurove.

    Nga analiza e paramasës së kontratës, rezulton se vetëm për dy lloje të shkurreve dekorative, Lavandula dhe Sedum, janë paraparë mbi 91 mijë euro, raporton Gazeta Insajderi.

    Rasti më i çudtishëm është ai i livandës (Lavandula angustifolia ‘Hidcote’). Në paramasën e kontratës, kjo bimë është vendosur me çmime të ndryshme, ku për njësi figuron çmimi prej 215 eurosh, 180 eurosh dhe në një pozicion edhe 80 eurosh.

    Në faqen 24 të kontratës, Komuna ka paraparë pesë copë livandë me çmim prej 215 eurosh për njësi. Në faqen 35, tetë copë të tjera janë vendosur me të njëjtin çmim, ndërsa në faqen 43, për 138 copë janë paraparë gjithsej 29 mijë e 670 euro.

    E njëjta bimë shfaqet edhe në faqet 52 dhe 58, ku përkatësisht 16 dhe 24 copë janë kontraktuar me nga 215 euro. Ndërkaq, në faqen 64, për 46 copë është vendosur çmimi prej 180 eurosh për njësi. Në një pozicion tjetër, dy copë livandë janë paraparë me nga 80 euro.

    Në total, për këto pozicione të livandës janë paraparë 49 mijë e 505 euro.

    Ajo çfarë është karakteristikë e kësaj kontrate është rritja e shumës së kontraktuara kur ka të bëjë me sasi më të mëdha të bimës në fjalë.

    Çmime të larta janë paraparë edhe për shkurret dekorative të llojit Sedum. Në paramasë, për këtë bimë figurojnë çmime prej 80, 175 dhe 180 eurosh për copë.

    Për 138 copë Sedum është paraparë çmimi prej 175 eurosh për njësi, apo 24 mijë e 150 euro në total. Ndërsa në pozicione të tjera, 17, 23 dhe 46 copë janë vendosur me nga 180 euro për njësi. Në dy pozicione të tjera, për nga dy copë është paraparë çmimi prej 80 eurosh.

    Sipas përllogaritjes së bërë, për këto shkurre janë paraparë 41 mijë e 710 euro.

    Njësoj sikurse për livandën, edhe për shkurren e llojit Sedum është vërejtur rritje e çmimit në përputhje me rritjen e sasisë së bimës së destinuar për dekor për sheshin “Xhorxh Bush”.

    Në tërësi, për punët e gjelbërimit në sheshin “Xhorxh Bush” janë paraparë rreth 888 mijë euro, ndërsa sipas analizës së çmimeve të tregut, vlera reale e këtyre punëve është përllogaritur në 167 mijë e 635 euro. Diferenca mes dy vlerave, sipas përllogaritjes së bërë, kalon 716 mijë euro.

    Kjo ngre pikëpyetje edhe për përputhshmërinë e ofertës me dispozitat e prokurimit publik.

    Neni 59, paragrafi 3, i Ligjit për Prokurimin Publik, si dhe neni 40, pikat 40.9 dhe 40.10 të Rregullores Nr. 001/2022 për Prokurimin Publik, përcaktojnë mënyrën e trajtimit të gabimeve aritmetike dhe mospërputhjeve në ofertat financiare.

    Sipas pikës 40.9 të rregullores, korrigjimi i gabimeve plotësisht aritmetike nuk mund të jetë më i madh se dy për qind e vlerës së përgjithshme të ofertës. Në rast se shuma që duhet korrigjuar e tejkalon këtë kufi, autoriteti kontraktues duhet ta eliminojë operatorin ekonomik dhe ta njoftojë atë me shkrim.

    Ndërkaq, pika 40.10 përcakton se, në rast të mospërputhjes ndërmjet çmimit total në formularin e tenderit dhe totalit në përshkrimin e çmimeve, oferta refuzohet.

    Sipas përllogaritjes së bërë mbi dokumentacionin, gabimi aritmetik në këtë rast arrin në 7.04 për qind, ndërsa kufiri prej dy për qind, sipas vlerës së ofertës, është llogaritur në 352 mijë e 275 euro.

    Kjo përqindje është rreth 3.5 herë më e lartë se kufiri i lejuar për korrigjimin e gabimeve aritmetike.

    Komuna e Prishtinës kishte ndarë mbi 1,2 milion euro më shumë për kompaninë e oligarkut të Edi Ramës, Salillarin, pas procedurave tenderuese për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

    Të paktën, kështu u tha në gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA). Sipas ZKA’së, “Salillari” kishte dorëzuar një ofertë me gabime të mëdha aritmetike, të cilat u injoruan nga komisioni vlerësues i ofertave të tenderit.

    Kontrata fillimisht u nënshkrua në vlerën prej 18,162,896€. Megjithatë, gjatë analizës së ZKA’së, është vërejtur se në paramasën dhe parallogarinë e ofertës kishte gabime në përllogaritjen e nëntotaleve, pasi nuk ishin përfshirë dy pozicione kyçe:

    Pozicioni 11 “Punët e strukturës së Katedrales” në kuadër të Sheshit Katedralja 01, në vlerë prej 1,176,403 euro dhe pozicioni 11 “Punët e fontanës” në kuadër të Sheshit të Koncerteve 05, në vlerë prej 103,056 euro.

    Si pasojë e këtyre lëshimeve, vlera reale e ofertës pas përfshirjes së këtyre pozicioneve rezulton të jetë 19,442,355€, apo saktësisht 1,279,459 euro më shumë sesa shuma e paraparë në realizimin e projektit.

    Ligji dhe rregulloret në fuqi përcaktojnë qartë se gabimet aritmetike lejohen vetëm brenda një kufiri. Në këtë rast, diferenca e identifikuar përfaqëson rreth 7% të vlerës së ofertës, duke e kaluar dukshëm “pragun e lejuar prej +/- 2% të përcaktuar me rregullore”.

    Pavarësisht këtij tejkalimi që do duhej të çonte në eliminimin e ofertës, komisioni ka vepruar ndryshe.

    “Përkundër kësaj, komisioni i vlerësimit nuk kishte identifikuar dhe trajtuar gabimet aritmetike sipas kërkesave të rregullores, kishte rekomanduar operatorin ekonomik për shpërblim të kontratës dhe kontrata ishte nënshkruar bazuar në vlerën e pakorrigjuar të ofertës”, thuhet në gjetjet e auditorit.

    Sipas ZKA’së, ky dështim ka ndodhur si pasojë e “mungesës së kontrolleve efektive gjatë procesit të ekzaminimit të ofertës”, gjë që rrit rrezikun për trajtim të pabarabartë të bizneseve dhe dëmtim të buxhetit publik. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Pa pritje dhe pa vizita në degë, bankat kërkojnë përditësimin digjital të të dhënave

    Pa pritje dhe pa vizita në degë, bankat kërkojnë përditësimin digjital të të dhënave

    Bankat komerciale në Kosovë, përmes Shoqatës së Bankave të Kosovës, po kërkojnë krijimin e kushteve ligjore dhe teknike për mundësimin e përditësimit digjital të të dhënave të klientëve, pa qenë e nevojshme që qytetarët të paraqiten fizikisht në degët bankare.

    Kërkesa e sektorit bankar lidhet me detyrimet për identifikimin dhe verifikimin e vazhdueshëm të klientëve (KYC), në kuadër të legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit (AML/CFT).

    Sipas shqetësimeve të ngritura nga bankat, mosrealizimi i përditësimit të të dhënave nga klientët mund të çojë në kufizimin e shërbimeve apo përdorimit të llogarive bankare, duke shkaktuar pakënaqësi te qytetarët.

    Një nga zgjidhjet e propozuara është finalizimi dhe nënshkrimi i draft-rregullores për llojin, sasinë dhe informacionet që mund t’u barten institucioneve dhe organeve kërkuese, e përgatitur nga Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

    Kjo rregullore do të krijonte bazën ligjore që bankat të verifikojnë dhe përditësojnë të dhënat bazike të klientëve përmes regjistrave zyrtarë shtetërorë.

    Për këtë çështje, në njoftimin e sektorit bankar theksohet se “bankat komerciale në Kosovë po kërkojnë krijimin e kushteve ligjore dhe teknike për përditësimin digjital të të dhënave të klientëve”.

    Kërkesa e bankave fokusohet veçanërisht te klientët e klasifikuar me rrezikshmëri të ulët, për të cilët verifikimi periodik mund të realizohet përmes kanaleve elektronike.

    Sipas qasjes së bazuar në rrezik, kur nuk ka ndryshime të rëndësishme në profilin e klientit dhe informacionet mund të konfirmohen nga burime të besueshme, procedurat mund të thjeshtohen.

    Në njoftim sqarohet se kjo nuk nënkupton shmangien e detyrimeve ligjore të bankave, por krijimin e një mekanizmi alternativ për përmbushjen e tyre.

    “Kjo nuk do të nënkuptonte shmangien e detyrimeve të bankave për identifikimin dhe monitorimin e klientëve, por krijimin e një mekanizmi alternativ, më efikas dhe proporcional me nivelin e rrezikut”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë, për klientët me rrezikshmëri më të lartë, si dhe në rastet kur evidentohen mospërputhje në të dhëna, bankat do të vazhdonin të aplikonin kontrolle shtesë.

    Një ndër problemet e evidentuara është kufizimi i shërbimeve bankare për klientët që nuk u përgjigjen kërkesave të bankave për përditësimin e të dhënave.

    Kjo situatë prek veçanërisht qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës, personat e moshuar dhe banorët e zonave rurale, të cilët mund të kenë vështirësi të paraqiten fizikisht në degët bankare.

    Sipas sektorit bankar, mundësimi i verifikimit elektronik do të ndihmonte në shmangien e një pjese të këtyre rasteve, duke u mundësuar bankave të konfirmojnë informacionet e nevojshme përmes regjistrave shtetërorë.

    Në njoftim theksohet se “qytetarët e perceptojnë kufizimin si vendim të vetë bankës, ndonëse ai buron nga detyrimet ligjore që institucionet financiare duhet të respektojnë”.

    Një zhvillim i ngjashëm është duke u diskutuar edhe në Shqipëri, ku janë propozuar ndryshime në projektligjin për bazat e të dhënave shtetërore, me synimin që bankat dhe institucionet financiare të kenë mundësi të verifikojnë drejtpërdrejt të dhënat e klientëve në regjistrat zyrtarë.

    Sipas propozimit, qasja në të dhënat personale do të kushtëzohej nga pëlqimi i klientit, ndërsa institucionet financiare do të kishin të drejtë vetëm të lexonin informacionet, pa mundësi për t’i ndryshuar apo fshirë ato.

    Shoqata e Bankave të Kosovës kërkon që ARC dhe Ministria e Punëve të Brendshme të përmbyllin procesin e nënshkrimit të draft-rregullores, e cila, sipas njoftimit, është përgatitur prej muajsh.

    Sektori bankar vlerëson se zbatimi i këtij mekanizmi do të reduktonte procedurat administrative, do të përmirësonte saktësinë e të dhënave dhe do të lehtësonte përmbushjen e detyrimeve ligjore.

    Megjithatë, qasja në regjistrat shtetërorë duhet të shoqërohet me mekanizma të qartë autorizimi, mbrojtje të të dhënave personale, siguri kibernetike dhe gjurmueshmëri të çdo verifikimi.

    Në përfundim, bankat konsiderojnë se finalizimi i draft-rregullores do të mundësonte një proces më të thjeshtë për qytetarët, duke ruajtur njëkohësisht kërkesat ligjore për sigurinë dhe integritetin e sistemit financiar. /Telegrafi/

  • Osman calls on the presidency to restore Rugova to the post of honour: Dark places dishonor the Republic

    Democratic League of Kosovo MP ( The LDK) and former Kosovo President Vjosa Osmani have called on the presidency to return the photo of former President Ibrahim Rugova to the office where she was previously located.

    Speaking to journalists, Osmani has stressed that Rugova’s figure should not be treated as decorous, but as one of the foundations of the state of Kosovo.

    Dark spots in front of the toilets dishonor our Republic and any person who may have done so, I urge him to return where the entire Kosovo honors him. I am glad that all citizens of Kosovo have reacted to such an issue.

    Osman has also criticised those who, according to her, try to ridicule the issue, stressing that the protection of Ibrahim Rugova’s image is directly linked to the preservation of Kosovo’s history.

    I don’t understand those who try to make fun of him. The issue of state foundations also concerns the protection of Kosovo’s history, Osmani said before reporters.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal