Category: Lajme

  • Kjo grua po kërkohet nga Policia në Prishtinë për vjedhje

    Kjo grua po kërkohet nga Policia në Prishtinë për vjedhje

    Kjo grua po kërkohet nga Policia në Prishtinë për vjedhje

    Policia në Prishtinë ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim, për ta identifikuar një person që dyshohet për veprën penale “Vjedhje”.

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, ka bërë të ditur se me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave.

    “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.”

  • Fuego dhe Nora bëhen bashkë (VIDEO)

    Fuego dhe Nora bëhen bashkë (VIDEO)

    Fuego dhe Nora bëhen bashkë (VIDEO)

    Fuego dhe Nora janë në një grup për sfidën e “Talent Show”  brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

    Ata kanë filluar përgatitjet për të kënduar së bashku.

    Për të parë më shumë, ndiqeni videon:

  • “Talent Show” në Big Brother VIP Kosova, sfida e banorëve (VIDEO)

    “Talent Show” në Big Brother VIP Kosova, sfida e banorëve (VIDEO)

    “Talent Show” në Big Brother VIP Kosova, sfida e banorëve (VIDEO)

    Sfida e radhës nga Vëllai i Madh për banorët e shtëpisë u është kumtuar tashmë.

    “Talent Show” nën moderimin e Antonetës

    Juria do të përbëhet nga Shqiponja, Valdeti dhe Vjollca.

    Ndiqni videon më poshtë:

  • Obiliq paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin

    Obiliq paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin

    Komuna e Obiliqit ka njoftuar se operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin dhe rendin e udhëtimit do të përballen me masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Në një njoftim, Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Obiliqit ka bërë të ditur se respektimi i orarit të udhëtimit është obligim për të gjithë operatorët transportues.

    “Çdo shkelje do të trajtohet nga Drejtoria e Inspeksionit, përmes masave përkatëse të parapara me dispozitat ligjore”, thuhet në njoftimin e komunës.

    Po ashtu, operatorëve të transportit publik u është bërë thirrje që të zbatojnë me përpikëri orarin e përcaktuar dhe të respektojnë detyrimet e tyre ndaj qytetarëve.

    Komuna ka ftuar edhe qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi të evidentuar në transportin publik, veçanërisht rastet e mosrespektimit të orarit dhe rendit të udhëtimit.

    “Raportimi i qytetarëve është i rëndësishëm për identifikimin e shkeljeve dhe ndërmarrjen e masave përkatëse nga Drejtoria e Inspeksionit”, thuhet tutje në njoftim.

    Komuna e Obiliqit thekson se bashkëpunimi me qytetarët është i rëndësishëm për një transport publik më të rregullt dhe më të përgjegjshëm. /Telegrafi/

  • Akili për Beharen pas largimit nga Big Brother: E kam parë si ushtare të Fuegos

    Akili për Beharen pas largimit nga Big Brother: E kam parë si ushtare të Fuegos

    Banori i Big Brother VIP Kosova 5, Akil Varfi, ka komentuar lojën e Fuegos dhe raportin e tij me ish-banoren Behare Maksutaj, e cila tashmë është larguar nga formati.

    Në një bisedë me Nichin, Akili ka shprehur kureshtjen për mënyrën se si po perceptohet Fuego jashtë shtëpisë.

    Ai ka thënë se gjatë lojës e kishte akuzuar Fuegon se po i përdorte banorët e tjerë si “ushtarë” për të krijuar debate dhe për të ndërtuar strategjinë e tij.

    “Kurioz jam që ta di se çfarë figure po bën ky Fuego jashtë. Me punën e Behares, se dolën fjalët e mia se i thashë se je duke i përdorur ushtarët”, u shpreh Akili.

    Më tej, ai e ka krahasuar sjelljen e Fuegos me atë të një mbreti që, sipas tij, i përdor të tjerët për të përballuar përplasjet në shtëpi.

    “E kam parë si ushtrinë, ushtrinë e femrave. E largoi femrën, ky është mbreti. Ky del keq. Po e përdore për të bërë debatin e fortë. Iku ushtari, ke ushtarë të tjerë”, deklaroi ai.

    Kështu, Akili ka rikthyer edhe një herë në diskutim strategjinë e Fuegos në lojë, duke ia vënë fajin për largimin e Behares. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Chevrolet C8 Corvette me ndërrues manual bëhet realitet, por kushton shumë shtrenjtë

    Chevrolet C8 Corvette me ndërrues manual bëhet realitet, por kushton shumë shtrenjtë

    Chevrolet ka bërë të qartë se nuk ka plane për të rikthyer së shpejti transmisionin manual në modelin Corvette C8, duke ia lënë këtë mundësi kompanive të specializuara të modifikimeve. Një prej tyre, Peitz Performance Tune, ka arritur ta realizojë këtë projekt, por për ata që dëshirojnë të ndërrojnë vetë shpejtësitë, kostoja do të jetë mjaft e lartë.

    Sipas themeluesit të kompanisë, Alex Peitz, në një video të publikuar së fundmi, konvertimi pritet të kushtojë nga 60 mijë deri në 70 mijë dollarë, përveç çmimit të veturës. Për momentin, ky modifikim është i përshtatshëm vetëm për versionin bazë Stingray.

    Meqenëse Chevrolet nuk e kishte projektuar Corvette-n me motor në mes për të përdorur transmision manual, realizimi i këtij ndryshimi ka kërkuar punë të konsiderueshme nga ekipi i Peitz, transmeton Telegrafi.

    Edhe pse transmisioni i prodhuar nga Tremec ishte projektuar për t’u përshtatur në C8, veturës i nevojiteshin gjithashtu tufa, leva e ndërrimit të shpejtësive, pajisjet përkatëse dhe softueri i duhur për funksionimin e sistemit.

    Një ndihmë për këtë proces ishte fakti se Corvette tashmë posedonte një njësi kontrolli MoTeC, e cila e lehtësoi anashkalimin e kufizimeve të softuerit të veturës.

    Modifikimi sjell ndryshime edhe në kabinë, ku krijohet hapësirë për levën e transmisionit në tunelin qendror. Çdo veturë do të pajiset me një konzolë të re qendrore, e cila fsheh kontrollet PRNDL për transmisionin automatik, por ruan rreshtin e butonave dhe përzgjedhësin e mënyrave të vozitjes.

    Peitz bëri të ditur se Tremec pritet të nisë prodhimin e transmisionit manual në mesin e vitit 2027. Deri atëherë, kompania do të vazhdojë përmirësimin e paketës së modifikimit, ndërsa fillimisht do t’i kryejë vetë të gjitha instalimet.

    Vetëm pasi të fitojë besimin e nevojshëm në sistem, Peitz planifikon të ofrojë një komplet të plotë që mund të instalohet edhe nga punëtoritë e tjera të specializuara.

    Kur C8 Corvette doli në treg, ajo u bë gjenerata e parë në historinë e këtij modeli që nuk ofronte transmision manual. Chevrolet mori këtë vendim për dy arsye kryesore: koston dhe preferencat e blerësve.

    Sipas Tony Roma, inxhinierit kryesor të modelit, transmisioni manual që përdorej në gjeneratat e mëparshme të Corvette-s ishte pothuajse plotësisht i amortizuar nga pikëpamja e kostos. Kompania vazhdonte ta ofronte sepse shpenzimet për mbajtjen e tij në prodhim ishin të arsyeshme, por konfigurimi i ri i C8 nuk lejonte përdorimin e tij.

    Për të pajisur C8 me transmision manual, Chevrolet do të duhej të zhvillonte një kuti tërësisht të re të shpejtësive. Kompania nuk e konsideroi këtë investim të arsyeshëm, pasi blerësit e gjeneratës C7 kishin treguar preferencë të qartë për transmisionin automatik.

    Në mars, inxhinieri i Chevrolet, Josh Holder, kishte deklaruar se tregu e kishte bërë të qartë zgjedhjen përmes blerjeve, pasi kërkesa për versionet manuale nuk kishte qenë e mjaftueshme. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Besnik Tahiri kërkon hapa konkretë për integrimin evropian: Rrezikohen 131 milionë euro

    Besnik Tahiri kërkon hapa konkretë për integrimin evropian: Rrezikohen 131 milionë euro

    Mungesa e një agjende të qartë për integrimin evropian dhe keqmenaxhimi i parasë publike ishin ndër çështjet që ngriti deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, gjatë debatit parlamentar për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2026.

    Tahiri vlerësoi se Kosova po kalon nëpër një proces integrues pa agjendë të qartë, duke e cilësuar vendin si shtetin me progresin më të dobët në Ballkanin Perëndimor.

    Ai gjithashtu theksoi se Kosova është i vetmi vend që ka qenë nën masat e Bashkimit Evropian për më shumë se dy vjet.

    Deputeti ngriti shqetësime edhe për menaxhimin e parasë publike, duke thënë se korrupsioni dhe keqmenaxhimi i financave paraqesin rrezik të madh.

    Ai kërkoi nga Qeveria ndërmarrjen e tri veprimeve konkrete: caktimin e një ministri ose zëvendësministri përgjegjës për agjendën e integrimit evropian, adresimin e statusit të vendit kandidat dhe shmangien e humbjes së 131 milionë eurove nga fondet evropiane.

    “Kjo qeveri duhet të ndërmarrë tre hapa: caktimin e një ministri ose zëvendësministri përgjegjës për agjendën e integrimit evropian, adresimin serioz të çështjes së statusit të vendit kandidat dhe të mos lejojë të humben 131 milionë euro, ashtu siç janë humbur 43.8 milionë euro”, deklaroi Tahiri. /Telegrafi/

  • Adobe prezanton agjentët e inteligjencës artificiale që punojnë në prapavijë, me ndihmën e Google

    Adobe prezanton agjentët e inteligjencës artificiale që punojnë në prapavijë, me ndihmën e Google

    Adobe ka prezantuar një sërë veçorish të reja të inteligjencës artificiale gjatë konferencës së saj Max, që po mbahet në Miami Beach, si dhe ka njoftuar zgjerimin e partneritetit me Google.

    Ndër risitë më interesante janë agjentët e përhershëm të inteligjencës artificiale, të cilët do të integrohen në Firefly AI Assistant në fillim të vitit 2027, fillimisht në versionin beta, transmeton Telegrafi.

    Këta agjentë do të jenë të përshtatur për procese të caktuara krijuese. Përdoruesit do të mund të zgjedhin një agjent të gatshëm, ta personalizojnë, t’i caktojnë një objektiv dhe ta shqyrtojnë planin e tij përpara se të nisë punën.

    Pasi të aktivizohen, agjentët do të vazhdojnë të punojnë në prapavijë edhe kur përdoruesi nuk është duke e përdorur aplikacionin. Ata do të përcaktojnë vetë kur duhet t’i përsërisin detyrat, do të mësojnë preferencat e përdoruesit përmes komenteve dhe do të kërkojnë miratim kur të jetë e nevojshme të merret një vendim.

    Adobe ka dhënë si shembull një projekt videoje që zgjat disa javë. Në këtë rast, agjenti mund të organizojë pamjet e pranuara, të largojë klipet e dyfishta dhe të identifikojë problemet e mundshme, si dridhjet e kamerës apo vështirësitë me audion, për t’i shqyrtuar më pas përdoruesi.

    Adobe presents artificial intelligence agents working in the background, with Google help

    Përmes një paneli qendror në Firefly, përdoruesit do të mund të përcjellin ecurinë e punës dhe të miratojnë rezultatet e agjentit.

    Firefly AI Assistant do të pajiset gjithashtu me funksionin Plan Mode, i cili mundëson shqyrtimin, ndryshimin dhe miratimin e planit përpara nisjes së punës. Përdoruesit do të kenë mundësi edhe ta lejojnë agjentin të vazhdojë në mënyrë autonome.

    Një tjetër risi është Model Selector, që do të përfshijë opsionin Auto-Select. Gjithashtu, përdoruesit do të mund të përcaktojnë një herë formatet, ngjyrat, udhëzimet e markës, personazhet dhe produktet, në mënyrë që këto preferenca të zbatohen në të gjitha projektet e tyre.

    Për sa i përket partneritetit me Google, Adobe ka bërë të ditur se Acrobat së shpejti do të jetë i disponueshëm në Google Workspace përmes Google Drive dhe Gmail.

    Aplikacioni do të shfaqet si një opsion i sugjeruar, me mundësinë “Edit with” në pamjet paraprake të dokumenteve.

    Adobe do të integrojë gjithashtu modelet e inteligjencës artificiale të Google në funksionet AI të Acrobat. Ndërkohë, do të zgjerojë lidhjet e saj në Gemini dhe Gemini Enterprise, duke përfshirë Acrobat dhe mjete të tjera krijuese, si dhe do t’i sjellë mjetet e veta krijuese në AI Mode të Google Search.

    Klientët e Adobe tashmë mund të përdorin modele të Google si Gemini Omni, Veo dhe Nano Banana. Të dyja kompanitë kanë bërë të ditur se modelet më të fundit të Google për gjenerimin e imazheve dhe videove do të vazhdojnë të integrohen në Firefly, Photoshop, Premiere dhe Adobe Express.

    Për më tepër, Adobe dhe Google DeepMind po shqyrtojnë mundësinë e zhvillimit të një modeli të personalizuar të Google për gjenerimin e imazheve në Photoshop. Kjo mund të mundësojë realizimin e ndryshimeve në imazhe pothuajse në kohë reale.

    Megjithatë, as Adobe dhe as Google nuk kanë bërë të ditur se kur do të aktivizohen integrimet e reja mes platformave të tyre. /Telegrafi/

  • Adobe presents artificial intelligence agents working in the background, with Google help

    Adobe presents artificial intelligence agents working in the background, with Google help

    Adobe has introduced a series of new features of artificial intelligence during her conference, Max, which is being held in Miami Beach, as well as announcing the expansion of partnership with Google.

    Among the most interesting innovations are permanent artificial intelligence agents who will be integrated into Firefly Al Assistant at the beginning of 2027, first in the beta version, the Telegraph broadcast.

    These agents will be adapted to certain creative processes. Users will be able to choose a willing agent, personalise him, set a target and examine his plan before starting work.

    Once activated, agents will continue to work in the background even when the user is not using the app. They will determine for themselves when to repeat tasks, learn user preferences through comments, and seek approval when it is necessary to make a decision.

    Adobe has set an example of a video project that lasts several weeks. In this case, the agent can organize accepted images, remove double clips and identify potential problems, such as camera vibrations or audio difficulties, to consider the user later.

    Adobe presents artificial intelligence agents working in the background, with Google help

    Through a central panel in Firefly, users will be able to monitor the performance and approve the agent’s results.

    Firefly Al Assistant will also be equipped with Plan Mode, which allows for review, change and approval of the plan before work is launched. Users will also be able to allow the agent to proceed autonomously.

    Another innovation is Model Selector, which will include the Auto-Select option. Users will also be able to determine shapes, colors, brand instructions, characters, and products once, so that these preferences can be applied in all their projects.

    As far as Google partnership is concerned, Adobe has indicated that Aobola will soon be available on Google Workspace via Google Drive and Gmail.

    The application will appear as an option suggested, with the possibility of Édi with ‘%s’ in preliminary footage of the documents.

    Adobe will also integrate Google’s artificial intelligence patterns into Acrobat functions. Meanwhile, it will expand its connections to Gemini and Gemini Enterprises, including Acrobs and other creative tools, and bring its creative tools to AI Mode of Google Search.

    Adobe clients can already use Google models like Gemini Omni, Veo and Nano Banana. Both companies have announced that the latest Google models for generating images and videos will continue to be integrated into Firefly, Photoship, Premiere and Adobe Express.

    Furthermore, Adobe and Google DeepMind are considering developing a personal Google model for generating images in Photoship. This can enable the real-time change in images.

    However, neither Adobe nor Google have suggested when new integrations will be activated between their platforms. /Telegraphy/

  • Arsenali nuk heq dorë nga Vinicius Junior, por transferimi i brazilianit mbetet i vështirë

    Arsenali nuk heq dorë nga Vinicius Junior, por transferimi i brazilianit mbetet i vështirë

    Arsenali vazhdon ta monitorojë situatën e Vinicius Juniorit, të cilin tentoi ta transferonte edhe gjatë verës së kaluar, por realizimi i këtij operacioni duket mjaft i komplikuar.

    Klubi londinez kishte shfaqur interesim konkret për sulmuesin brazilian verën e kaluar, duke zhvilluar kontakte me të dhe përfaqësuesit e tij. Megjithatë, negociatat nuk patën rezultat dhe Vinicius përfundimisht rinovoi kontratën me Real Madridin, duke u lidhur me gjigantin spanjoll deri në qershor të vitit 2032.

    Pavarësisht kësaj, Arsenali nuk e ka larguar nga lista e objektivave 26-vjeçarin. Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit anglez vazhdojnë ta përcjellin situatën e tij, edhe pse një transferim nga Santiago Bernabeu do të ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm.

    Për të krijuar mundësinë financiare për një ofertë të tillë, Arsenali fillimisht duhet të lirojë hapësirë në listën e lojtarëve dhe të përmirësojë kufirin e pagave.

    Në këtë drejtim, largimi i Martin Zubimendit ose Mikel Merinos mund të luajë rol të rëndësishëm, pasi shitja e tyre do t’i siguronte klubit londinez të ardhura të konsiderueshme.

    Megjithatë, pengesat nuk lidhen vetëm me aspektin financiar. Arsenali duhet fillimisht të bindë Real Madridin për shitjen e brazilianit, por edhe vetë lojtarin, i cili, pavarësisht situatës së ndërlikuar që po kalon, dëshiron të vazhdojë karrierën në kryeqytetin spanjoll.

    Gazetari Josep Pedrerol foli për këtë mundësi në emisionin El Chiringuito de Jugones, duke zbuluar se Arsenali është ende i interesuar për Viniciusin, por deri më tani nuk ka paraqitur asnjë ofertë zyrtare te Real Madridi.

    “Arsenalit i pëlqen Vinicius. Ekziston një problem me kufirin e pagave dhe largimi i Zubimendit mund të ndihmonte që klubi të paraqiste një ofertë. Edhe Merino mund të përfshihet në një shitje të tillë për të lehtësuar ardhjen e Viniciusit”, deklaroi Pedrerol.

    Ai shtoi se ende nuk dihet nëse Real Madridi do të ishte i gatshëm ta shiste brazilianin dhe nëse vetë futbollisti do të pranonte të largohej në janar apo verën e ardhshme.

    Për momentin, Vinicius synon të vazhdojë te Real Madridi dhe ta përmbysë situatën aktuale, ndërsa Arsenali mbetet në pritje të zhvillimeve të reja. /Telegrafi/