Category: Lajme

  • Këto 5 tendenca po ndryshojnë pamjen e kuzhinave: Ngjyrat dhe materialet që do të dominojnë

    Këto 5 tendenca po ndryshojnë pamjen e kuzhinave: Ngjyrat dhe materialet që do të dominojnë

    Eleganca po merr një drejtim të ri, ku ngjyrat e guximshme, materialet natyrore dhe teknologjia krijojnë ambiente që ndryshojnë mënyrën si e përjetojmë shtëpinë

    Duke qenë se kalojmë shumë kohë në kuzhinë, mënyra se si e organizojmë dhe e dekorojmë këtë hapësirë meriton vëmendje të veçantë. Nuk bëhet fjalë vetëm për pamjen estetike, por edhe për funksionalitetin dhe komoditetin e përditshëm.

    Tendencat e dizajnit për vitin 2027 synojnë t’i ndërthurin këto elemente, duke krijuar ambiente ku gatimi dhe qëndrimi me familjarët e miqtë bëhen më të këndshëm.

    Ekspertët e dizajnit të intervistuar nga Good Housekeeping kanë veçuar pesë tendenca që pritet të ndikojnë në pamjen e kuzhinave.

    1. Ngjyra më të errëta dhe më të guximshme

    Kuzhinat sterile, ku mbizotëron e bardha, po humbin gradualisht popullaritetin. Në vend të tyre po preferohen ngjyra më të thella dhe ambiente me karakter më të theksuar.

    E gjelbra e errët, kafeja çokollatë, bordo dhe bluja e thellë po bëhen alternativa tërheqëse për dollapët dhe elementet e kuzhinës.

    Kristin Harrison, themeluese e Georgia & Hunt Design House dhe eksperte e Miele, shpjegon se po ndryshon edhe mënyra se si njerëzit i perceptojnë ngjyrat neutrale.

    Nëse më parë e bardha dhe ngjyra krem konsideroheshin zgjedhjet më të sigurta, tani pronarët kërkojnë kuzhina që duken më të personalizuara.


    2. Kombinime të shtresëzuara në vend të përputhjes së përsosur

    Ndërsa maksimalizmi po fiton popullaritet, kuzhinat ku çdo element përputhet me tjetrin po ua lënë vendin kombinimeve më të larmishme.

    Dizajneri Leyden Lewis shpjegon se klientët po kombinojnë përfundime të ndryshme të dollapëve, drurin e ngrohtë me gurin dhe metalin, si dhe elemente funksionale që njëkohësisht janë estetikisht tërheqëse.

    Ndër to përfshihen dërrasat e integruara për prerje dhe lavamanët me hapësira të posaçme pune.

    Sipas tij, njerëzit duan kuzhina që mbështesin kreativitetin gjatë gatimit, përballojnë përdorimin e përditshëm dhe ruajnë atmosferën mikpritëse.

    3. Investime afatgjata në materiale cilësore

    Një tjetër tendencë është përparësia që po u jepet materialeve autentike, punimit cilësor dhe produkteve që mbeten funksionale ndërsa nevojat ndryshojnë.

    Dizajneri Mick De Giulio thekson se pronarët po zgjedhin gjithnjë më shumë materiale që i rezistojnë kohës.

    Guri natyror, druri dhe elementet e punuara me dorë mund të kërkojnë investim më të madh fillestar, por janë menduar të zgjasin dhe të fitojnë karakter me kalimin e viteve.

    E njëjta qasje po zbatohet edhe për pajisjet elektroshtëpiake, ku performanca dhe qëndrueshmëria marrin përparësi ndaj modës së momentit.

    4. Teknologji e integruar në kuzhinë

    Teknologjia në kuzhinë po shkon përtej pajisjeve të zakonshme të integruara.

    Furrat me kamera të brendshme, recetat e automatizuara dhe pajisjet që kombinojnë gatimin me avull e pjekjen e shpejtë po krijojnë mundësi të reja.

    Sipas Leyden Lewis, këto teknologji u mundësojnë përdoruesve të arrijnë rezultate më profesionale dhe të krijojnë përvoja të veçanta gjatë pritjes së mysafirëve.

    Megjithatë, sfida për dizajnerët mbetet integrimi diskret i teknologjisë, në mënyrë që kuzhina të ruajë ngrohtësinë, natyrshmërinë dhe elegancën.

    Getty Images

    5. Kuzhina si pikënisje e dizajnit të shtëpisë

    Në vend që fillimisht të projektohet shtëpia dhe më pas të përcaktohet hapësira e kuzhinës, kjo e fundit po bëhet gjithnjë më shpesh pikënisja e konceptit të përgjithshëm.

    Sipas Mick De Giulio, kjo vërehet veçanërisht në banesat me ambiente të hapura.

    Materialet, organizimi i hapësirës, pamjet, lëvizja ndërmjet ambienteve dhe lidhja me dhomat përreth po merren parasysh që në fazat e para të projektimit.

    Kështu, kuzhina nuk është më thjesht një hapësirë funksionale, por një element qendror që ndikon në karakterin dhe harmoninë e gjithë shtëpisë. /Telegrafi/

  • Russell Brand mbahet i ndarë nga të burgosurit e tjerë, zbulohet arsyeja e masës së sigurisë

    Russell Brand mbahet i ndarë nga të burgosurit e tjerë, zbulohet arsyeja e masës së sigurisë

    Aktori dhe ish-komediani britanik, Russell Brand, i dënuar me 10 vjet e gjashtë muaj burg për përdhunim dhe sulme seksuale, është vendosur në një njësi të veçantë të burgut HMP Wandsworth në Londër, i ndarë nga të burgosurit e tjerë.

    Sipas mediave britanike, vendimi për ta izoluar përkohësisht është marrë për arsye sigurie, pasi ekziston shqetësimi se ai mund të bëhet cak i sulmeve nga të burgosurit e tjerë për shkak të famës dhe veprave për të cilat është dënuar.

    Brand aktualisht qëndron i vetëm në qeli, ndërsa stafi i burgut kontrollon rregullisht gjendjen e tij.

    Russell

    Megjithatë, kjo masë nuk nënkupton se ai do ta vuajë të gjithë dënimin në izolim, pasi kushtet e qëndrimit do të rivlerësohen në vazhdimësi.

    Mediat kanë raportuar gjithashtu se të burgosurit e kanë pagëzuar me nofkën “Russell from the Block”, duke iu referuar njësisë ku është vendosur dhe këngës së njohur të Jennifer Lopez, “Jenny from the Block”.

    Sipas raportimeve, pas mbërritjes në burg, ai ka kaluar procedurat e zakonshme të pranimit, ka dorëzuar rrobat personale, ka marrë uniformën e burgut dhe një paketë me gjërat bazë të higjienës.

    Po ashtu, thuhet se i është lejuar një telefonatë e shkurtër.

    Nuk dihet ende se sa gjatë do të qëndrojë në këtë burg, pasi raportohet se brenda disa javësh mund të transferohet në një institucion tjetër, varësisht nga vlerësimi i sigurisë. /Telegrafi/

  • Mjekët realizojnë për herë të parë një operacion kompleks në aortë, shpëtohet 52-vjeçari në QKUK

    Mjekët realizojnë për herë të parë një operacion kompleks në aortë, shpëtohet 52-vjeçari në QKUK

    Një arritje e rëndësishme në fushën e kardiokirurgjisë është shënuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku për herë të parë një ekip vendor mjekësh ka realizuar me sukses zëvendësimin e plotë të harkut të aortës, një ndër ndërhyrjet më komplekse të kirurgjisë kardiovaskulare.

    Pacienti 52-vjeçar, i cili ishte në gjendje kërcënuese për jetën, është rikuperuar me sukses dhe tashmë ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

    Kështu ka bërë të ditur kardiokirurgu Endrit Shala, në një prononcim për Telegrafin. Ai ka njoftuar se ndërhyrja është realizuar rreth dy muaj më parë nga një ekip vendor i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QKUK, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kirurgjisë së avancuar të aortës në Kosovë.

    Sipas tij, pacienti 52-vjeçar ishte diagnostikuar me diseksion akut torako-abdominal të aortës, të tipit Stanford A, një gjendje jashtëzakonisht e rëndë që karakterizohet nga çarja e shtresës së brendshme të murit të aortës dhe që kërkon ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.

    Gjithçka kishte nisur kur 52-vjeçari ishte paraqitur në Spitalin Rajonal të Ferizajt me dhimbje të forta në kraharor dhe shpinë.

    Mjekët e këtij spitali kishin dyshuar me kohë për një problem serioz të aortës dhe kishin vendosur ta referonin urgjentisht pacientin në QKUK.

    Shala ka vlerësuar lart profesionalizmin e mjekëve në Ferizaj, duke theksuar se diagnostikimi i hershëm dhe transferimi në kohë kanë qenë faktorë shumë të rëndësishëm për trajtimin e pacientit.

    “Operacioni është kryer para dy muajsh te një 52-vjeçar, i cili ka pasur një prej emergjencave më të mëdha të kirurgjisë së aortës. Është diagnostikuar me kohë, falë mjekëve fantastikë në Spitalin e Ferizajt, dhe më pas është transferuar në QKUK, ku është rikonfirmuar diagnoza dhe është proceduar me kirurgji emergjente”, ka deklaruar Shala për Telegrafin.

    Pas ekzaminimeve të specializuara në QKUK, mjekët konfirmuan diseksionin akut të aortës Stanford A dhe vendosën për ndërhyrje të menjëhershme.

    Gjatë ndërhyrjes, ekipi kirurgjikal konstatoi se çarja fillestare e shtresës së brendshme të aortës ndodhej në harkun e saj.

    Për këtë arsye, u vendos të realizohej zëvendësimi i plotë i harkut të aortës (Total Aortic Arch Replacement), një procedurë shumë e avancuar që përfshin rindërtimin e segmentit të aortës nga i cili dalin enët kryesore që furnizojnë me gjak trurin dhe pjesë të tjera të trupit.

    Por, përveç kësaj ndërhyrjeje, ekipi arriti të realizonte edhe riparimin e valvulës aortale, duke ruajtur valvulën natyrale të pacientit dhe duke shmangur nevojën për zëvendësimin e saj me një protezë.

    “Është realizuar zëvendësimi i harkut të aortës dhe është riparuar valvula e aortës. Janë dy procedura në të njëjtën kohë. Zëvendësimi i plotë i harkut të aortës është procedurë shumë komplekse, që nga ekipi vendor është kryer për herë të parë”, ka shpjeguar kardiokirurgu.

    Ai ka theksuar se operacione të tilla kërkojnë ekspertizë të lartë, përgatitje të specializuar dhe bashkëpunim të ngushtë ndërmjet kardiokirurgëve, anesteziologëve, perfuzionistëve dhe personelit tjetër mjekësor.

    Pavarësisht kompleksitetit të operacionit dhe rrezikut të lartë që paraqiste gjendja shëndetësore e pacientit, ndërhyrja përfundoi me sukses.

    Periudha pas operacionit u karakterizua nga një rikuperim i shpejtë dhe ecuri e favorshme klinike.

    Pas 11 ditësh trajtimi dhe kujdesi postoperator, 52-vjeçari u lirua nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

    “Ndërhyrja ka kaluar me sukses. Pacienti është rikuperuar shpejt dhe është liruar në shtëpi. Aktualisht është në përcjellje shumë të mirë shëndetësore”, ka bërë të ditur Shala.

    Sipas tij, pacientët që kalojnë ndërhyrje të tilla duhet t’u nënshtrohen kontrolleve të rregullta mjekësore, sipas protokolleve të veçanta, për të monitoruar gjendjen e aortës dhe për të identifikuar me kohë komplikimet e mundshme.

    Operacioni u realizua nga një ekip multidisiplinar i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QKUK, i udhëhequr nga kardiokirurgët Endrit Shala dhe Arben Muji.

    Shala ka theksuar se suksesi i operacionit është rezultat i punës së përbashkët të të gjithë profesionistëve të përfshirë, që nga diagnostikimi fillestar dhe trajtimi emergjent deri te kujdesi intensiv dhe rikuperimi pas operacionit.

    Shala ka folur edhe për rëndësinë e përgatitjes profesionale dhe përvojës ndërkombëtare në realizimin e ndërhyrjeve të kësaj natyre.

    Ai ka treguar se studimet i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa gjatë specializimit dhe më pas ka ndjekur trajnime profesionale në qendra të ndryshme spitalore në Evropë, përfshirë Turqinë, Gjermaninë, Italinë dhe Belgjikën.

    Njëkohësisht është kirurg pjesëmarrës në dhjetëra misione ndërkombëtare për trajtimin e anomalive të lindur të zemrës tek fëmijët.

    Shala, i cili është specialist i kardiokirurgjisë dhe punon në QKUK që nga viti 2021, ka theksuar se përvoja e fituar në qendrat ndërkombëtare po mundëson që procedura gjithnjë e më të avancuara të realizohen edhe në institucionet publike shëndetësore të Kosovës.

    Ai ka përmendur gjithashtu bashkëpunimin shumëvjeçar me specialistë të kirurgjisë së aortës në Gjermani, me të cilët janë realizuar ndërhyrje të përbashkëta si në Kosovë, ashtu edhe jashtë vendit.

    Sipas tij, zhvillimi i kësaj ekspertize është veçanërisht i rëndësishëm për pacientët kosovarë, të cilëve u krijohen mundësi për trajtim të specializuar brenda vendit.

    “Kirurgjia e aortës është shumë e sofistikuar dhe kërkon mjekë me ekspertizë të lartë. Është fat i mirë për pacientët kosovarë që një trajtim i tillë tashmë mund të ofrohet edhe në shërbimin publik”, ka deklaruar ai.

    Ndërhyrjet në harkun e aortës konsiderohen ndër procedurat më sfiduese të kardiokirurgjisë bashkëkohore, për shkak të ndërlikimeve anatomike dhe nevojës për të mbrojtur trurin dhe organet vitale gjatë operacionit.

    Realizimi i suksesshëm i zëvendësimit të plotë të harkut të aortës, i kombinuar me ruajtjen dhe riparimin e valvulës aortale, përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm për kapacitetet profesionale të QKUK-së.

    Për Shalën, ky sukses dëshmon se investimi në përgatitjen e mjekëve, përvetësimi i teknikave moderne dhe bashkëpunimi ndërkombëtar mund të sjellin rezultate konkrete për sistemin shëndetësor të Kosovës.

    Ai shprehet optimist se zhvillimi i mëtejshëm i kësaj fushe do të mundësojë që edhe pacientët me sëmundje të rënda dhe komplekse të aortës të marrin trajtim të specializuar në vend.

    “Kirurgjia moderne mund të marrë një dimension shumë modern edhe në Kosovë”, ka përfunduar Endrit Shala në prononcimin për Telegrafin.

    Ndërkaq, pjesë e ekipit ishin: Kardiokirurgë, Dr. Endrit Shala dhe Dr. Arben Muji. Anesteziologë, Dr. Dafina Matoshi, Dr. Flamur Krasniqi dhe Dr. Abedin Gallapeni. Perfuzionistë, Vlora Abazi dhe Zejnullah Merturias. Instrumentiste, Fitore Zenelaj, Besjana Gashi dhe Shkendije Rexha. /Telegrafi/

  • Doctors perform for the first time a complex aorta operation, 52-year-old saved at QKUK

    An important achievement in the field of cardiodrogy has been noted at the University Clinical Centre in Kosovo ( KKUK), where for the first time a local team of doctors has successfully replaced the entire arch of the aorta, one of the most complex interventions of cardiovascular surgery.

    The 52-year-old patient, who was in a life- threatening state, has been successfully recovered and is currently in very good health.

    So cardiosurgeon Andrew Shala has announced in a pronomation for Telegrafi. He has announced that the intervention was carried out about two months ago by a local army of the KKKKU Cardiology Service, marking an important step in developing advanced access surgery in Kosovo.

    According to him, the 52-year-old patient was diagnosed with an acute dissertation of the aorthodial, Stanford A, an extremely serious condition characterized by the breach of the inner layer of the court wall and requiring immediate surgical intervention.

    Everything had begun when 52-year-old was presented to Ferizaj Regional Hospital with severe chest and back pain.

    The doctors at this hospital had long suspected a serious problem in the aorta and had decided to urgently refer the patient to the CKUK.

    Shala has highly praised the professionalism of doctors at Ferizaj, stressing that early diagnosis and timely transfer have been very important factors in treating the patient.

    The operation was performed two months ago at a 52-year-old who had one of the largest emergencies of aorta surgery. He’s been diagnosed over time, thanks to fantastic doctors at Ferizaj Hospital, and then transferred to KKUK, where the diagnosis was reconfirmed and processed with emergency surgery, Shala declared it to Telegrafi.

    After specialised examinations at QKUK, doctors confirmed the acute design of the Stanford A Act and decided on immediate intervention.

    During the intervention, the surgical team found that the initial breach of the inner layer of the aorta was in its arch.

    For this reason, the complete replacement of the arch of the aorta was decided to be completed, a very advanced procedure involving the reconstruction of the aorta segment from which the main vessels that supply the brain and other parts of the body are extracted.

    In addition to this intervention, however, the team managed to repair the aorthal valve by guarding the patient’s natural valve and avoiding the need to replace it with a prosthetic.

    The replacement of the arch of the aorta and the aorta valve has been restored. There are two procedures at once. The full replacement of the arch of the aorta is very complex procedure, since the local team was performed for the first time, cardiosurgeon explained.

    He has stressed that such operations require high expertise, specialised preparation and close co-operation among cardiosurgeons, anesthesiologists, practitioners and other medical personnel.

    Despite the complexity of the operation and the high risk posed by the patient’s health condition, intervention was successfully completed.

    The post-operation period was marked by rapid recovery and favorable clinical performance.

    After 11 days of treatment and postoperial care, 52-year-old was released from the hospital in very good health.

    Intervention has succeeded. The patient has quickly recovered and is released home. It’s currently in very good health escorts, Shala has announced.

    According to him, patients undergoing such intervention must undergo regular medical checkups, according to special protocols, to monitor the state of the arts and to identify possible complications in time.

    The operation was carried out by a multidisciplinary team of the CKUK Cardiosurgy Service, led by Cardiosurgeons Shala and Arben Muji.

    Shala has stressed that the success of the operation is the result of the joint work of all professionals involved, from initial diagnosis and emergency treatment to intensive care and recovery after surgery.

    Shala has also talked about the importance of professional preparation and international experience in realising the interventions of this nature.

    He has shown that his studies were completed at the University of Pristina, while during specialisation and later attended professional training at various hospital centres in Europe, including Turkey, Germany, Italy and Belgium.

    At the same time, he is a surgeon who participates in dozens of international missions to treat congenital heart abnormalities in children.

    Shala, who is a cardiodrogy specialist and works at KKUK since 2021, has stressed that the experience gained at international centres is enabling more and more advanced procedures to be implemented in Kosovo public health institutions as well.

    He has also cited decades of co-operation with aorta surgery specialists in Germany, with which joint interventions have been carried out both in Kosovo and abroad.

    According to him, developing this expertise is especially important for Kosovo patients, who are given opportunities for specialized domestic treatment.

    The art is highly sophisticated and requires doctors with high expertise. It is good luck for Kosovo patients that such treatment can already be offered in public service, he has declared.

    Interventions in the aorta bow are considered among the most challenging procedures of contemporary cardiosis because of anatomic complications and the need to protect the brain and vital organs during surgery.

    The successful implementation of the full replacement of the arch of the aorta, combined with the preservation and repair of the aorthal valve, represents an important development for CKUK’s professional capacities.

    For Shala, this success testifies that investment in doctors’ preparation, the embezzlement of modern techniques and international co-operation can produce concrete results for Kosovo’s health system.

    He says optimistic that further development of this field will enable even patients with serious and complex aorta diseases to receive specialized treatment in the country.

    Modern sovereignty can also get a very modern dimension in Kosovo, has ended Andrew Shala in pronogating for Telegrafi.

    Meanwhile, part of the team was: Cardiosurge, Dr. Andrew Shala and Dr. Arben Muji. Anesthetics, Dr. Dafina Matoshi, Dr. Flamur Krasniqi and Dr. Abednego Gallapin. Flora Abazi and Zejnullah Merturias. Instrumentists, Zenelaj wins, Besiana Gashi and Rex weekend. /Telegraphy/

  • Avdullah Hoti për Kurtin: Po e mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga

    Avdullah Hoti për Kurtin: Po e mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga

    Avdullah Hoti për Kurtin: Po e mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për uljen e pabarazisë në paga.

    Hoti ka thënë se deklaratat e Kurtit nuk pasqyrojnë gjendjen reale në tregun e punës, duke iu referuar shifrave të punësimit të grave dhe të rinjve.

    “Kurti mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga”, ka shkruar Hoti në Facebook.

    Ai ka theksuar se nga çdo 10 persona të moshës së punës, vetëm katër janë të punësuar. Sipas tij, te gratë dhe të rinjtë situata është edhe më shqetësuese.

    “Nga 10 gra të moshës së punës, vetëm 3 janë të punësuara, ndërsa nga 10 të rinj të moshës 15-24, vetëm 3 janë të punësuar”, ka shkruar ai.

    Hoti ka pretenduar se këto raporte kanë mbetur të njëjta gjatë pesë viteve të fundit, pavarësisht miliona eurove të shpenzuara në skema të punësimit dhe subvencione.

    Ai ka kritikuar edhe rritjen e kostos së jetesës, e cila sipas tij, gati është dyfishuar në pesë vitet e fundit.

    “Kostoja e jetës gati është dyfishuar në pesë vitet e fundit. Sigurimet shëndetësore as nuk janë në horizont. Prodhimi vendor është në krizë dhe çmimet e produkteve ushqimore nga importi janë gjithnjë e më të larta”, ka deklaruar Hoti.

    Deputeti ka vënë në pikëpyetje pretendimet e kryeministrit për uljen e pabarazisë.

    “Atëherë për çfarë ulje të pabarazisë po flet ky?”, shkroi Hoti.

    Burimi: Insajderi

  • Avdullah Hoti for Kurt: You’re deceiving yourself and the world by claiming to have reduced inequality to wages

    Democratic League of Kosovo MP Avdullah Hoti has reacted to statements by Prime Minister Albin Kurti to lower inequality in wages.

    Hoti has said Kurt’s statements do not reflect the real situation on the labour market, referring to the employment figures of women and young people.

    Kurti deceives himself and the world with claims that he has reduced inequality to wages, wrote Hoti on Facebook.

    He has stressed that of every 10 people working age, only four are employed. In women and young people, the situation is even more disturbing.

    Of the 10 female working age, only 3 are employed, and of 10 young people aged 15-24, only 3 are employed, He wrote it.

    Hoti has claimed these reports have remained the same over the past five years, despite millions of euros spent on employment and subsidies schemes.

    It has also criticised the increase in the cost of living, which, according to him, has nearly doubled in the past five years.

    The cost of life has nearly doubled in the last five years. Health insurance isn’t even on the horizon. Local production is in crisis and food products prices from import are increasingly high, has declared Hoti.

    The MP has questioned the prime minister’s claims of lowering inequality.

    So what kind of inequality is this?wrote Hoti.

    Source Layer: Insander

  • Alarm në sportin botëror, 10 milionë fëmijë dyshohet se përdorin doping

    Alarm në sportin botëror, 10 milionë fëmijë dyshohet se përdorin doping

    Një hulumtim gjashtëvjeçar i televizionit publik gjerman ARD ka nxjerrë në pah një realitet shqetësues në sportin botëror. Sipas hulimtimit, rreth 10 milionë fëmijë në mbarë botën dyshohet se përdorin substanca dopingu për të rritur performancën sportive.

    Sipas të dhënave të publikuara nga ARD, rreth 5 deri në 6 për qind e fëmijëve që merren me sport garues mund të jenë të përfshirë në këtë praktikë. Në shumë raste, ata ekspozohen ndaj substancave të ndaluara nën presionin e trajnerëve, prindërve dhe personave të tjerë që kërkojnë rezultate dhe medalje.

    Hulumtimi, i realizuar gjatë gjashtë viteve në më shumë se 50 shtete dhe në 25 sporte të ndryshme, ngre shqetësime serioze për mbrojtjen e shëndetit dhe të drejtave të fëmijëve në sport.

    Në mesin e substancave të përdorura përmenden steroidet anabolike dhe hormoni i rritjes. Madje, sipas ekspertëve të përfshirë në hulumtim, disa fëmijëve u jepen pilula që paraqiten si vitamina ose suplemente të padëmshme, pa u treguar për përmbajtjen e tyre reale.

    Një tjetër shqetësim është fakti se vetëm rreth 100 fëmijë në vit rezultojnë pozitivë në testet zyrtare të dopingut, një shifër që ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e kontrolleve dhe përmasat reale të fenomenit.

    Ekspertët paralajmërojnë se pasojat mund të jenë afatgjata, duke përfshirë dëmtime të shëndetit fizik dhe zhvillimit të fëmijëve.

    Ky hulumtim rikthen në vëmendje një pyetje thelbësore: deri ku mund të shkojë gara për medalje dhe sukses, kur në mes është shëndeti i fëmijëve?

    Sporti duhet të jetë hapësirë për zhvillim, edukim dhe shëndet, jo një mjedis ku fëmijët sakrifikojnë të ardhmen e tyre për rezultate sportive.

    Burimi: RTKLive

  • World sport alert, 10 million children allegedly use doping

    A six-year review of German TV ARD has highlighted a disturbing reality in world sports. According to the reduction, about 10 million children worldwide are suspected of using doping substances to increase sports performance.

    According to reports published by the ARD, about 5 to 6 percent of children who engage in sports contestants may be involved in the practice. In many cases, they are exposed to prohibited substances under pressure from trainers, parents, and others seeking results and medals.

    The research, conducted over six years in more than 50 countries and in 25 different sports, raises serious concerns about protecting the health and rights of children in sports.

    Among the substances used are mentioned as anabolic steroids and growth hormone. In fact, according to experts involved in research, some children are given pills that are presented as harmless vitamins or supplements without being told about their real content.

    Another concern is the fact that only about 100 children per year result positive in official doping tests, a figure that raises questions about the effectiveness of the controls and real size of the phenomenon.

    Experts warn that the consequences may be long-term, including physical health injuries and child development.

    This research brings to the attention an essential question: How far can a medal and success race go, when child health is in the middle?

    Sports should be room for development, education and health, not an environment where children sacrifice their future for sporting results.

    Source Layer: RTKLive

  • Nga kufjet te biletat për Ligën e Kampionëve, Yamal shpërndan dhurata për tifozët në Barcelonë

    Nga kufjet te biletat për Ligën e Kampionëve, Yamal shpërndan dhurata për tifozët në Barcelonë

    Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka mbajtur premtimin e dhënë para Kupës së Botës, duke shpërndarë 100 palë kufje të markës Beats për tifozët, në një aksion që ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

    Yamal kishte premtuar se do t’i dhuronte 100 palë kufje në rast se Spanja do të shpallej kampione e botës. Pas triumfit të përfaqësueses spanjolle, 18-vjeçari vendosi ta realizonte premtimin, ndërsa gjithë aksionin e publikoi përmes një videoje në kanalin e tij në YouTube.

    I shoqëruar nga miqtë dhe një kushëri, ylli i Barcelonës udhëtoi me veturë nëpër rrugët e qytetit, duke shpërndarë lokacionet e tij në Instagram, në mënyrë që tifozët të kishin mundësi ta takonin.

    Një nga momentet që mori më së shumti vëmendje ishte takimi me dy të rinj, të cilët nuk e kishin kuptuar fillimisht se kush po i thërriste nga vetura.

    Yamal uli xhamin nga ulësja e pasme dhe i pyeti nëse dinin ndonjë restorant në afërsi ku mund të darkonte i qetë. Pasi mori përgjigjen e tyre, futbollisti vendosi t’i shpërblente me nga një palë kufje, duke ua bërë të qartë se dhurata ishte në këmbim të informacionit.

    Të befasuar nga gjesti dhe takimi i papritur me yllin e Barcelonës, dy të rinjtë shfrytëzuan rastin edhe për të bërë fotografi me të.

    Megjithatë, ky nuk ishte momenti i vetëm i veçantë i aksionit. Gjatë shëtitjes nëpër qytet, Yamal u ndal edhe pranë një grupi fëmijësh në një park, bisedoi me ta dhe më pas u dhuroi katër bileta për një ndeshje të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • 688 mijë euro investim, përfundon rikonstruimi i rrugës Lamë–Kllokoq në Artanë

    688 mijë euro investim, përfundon rikonstruimi i rrugës Lamë–Kllokoq në Artanë

    Ka përfunduar projekti i rikonstruimit të rrugës Lamë–Kllokoq në komunën e Artanës, e cila tashmë është plotësisht funksionale.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, rruga ka gjatësi prej 3.4 kilometrash, ndërsa realizimi i projektit ka kushtuar 688 mijë euro.

    Punimet kanë përfshirë rikonstruimin e plotë të rrugës, asfaltimin me dy shtresa, rregullimin e sistemit të kullimit të ujërave, vendosjen e pahive mbrojtëse dhe sinjalizimin rrugor.

    Ministria ka bërë të ditur se përfundimi i këtij investimi do të ofrojë kushte më të mira dhe siguri më të lartë për banorët dhe të gjithë shfrytëzuesit e kësaj rruge.

    MIT ka theksuar se do të vazhdojë investimet në zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë vendin. /Telegrafi/