Category: Lajme

  • Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rroga të enjten, sindikata siguron transportin

    Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rroga të enjten, sindikata siguron transportin

    Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rroga të enjten, sindikata siguron transportin

    Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të ka njoftuar se do të organizojë transport për punëtorët që do të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit.

    Sipas njoftimit, protesta do të mbahet të enjten, më 12 nëntor duke filluar nga ora 11:00.

    SR-KEK ka bërë të ditur se nisja e transportit do të bëhet në dy orare, në orën 10:00 dhe 10:15, ndërsa kthimi është planifikuar për në orën 12:00.

    Transporti do të organizohet në disa linja, duke përfshirë vendbanime dhe lokacione të ndryshme, si Grabovci, Mirashi, Obiliqi, Prishtina, Bardhi, Hajvalia, Fabrika Palaj dhe disa njësi të KEK-ut.

    Sindikalistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të punëtorëve, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për kërkesat e tyre.

    “Bashkë, të bashkuar dhe të vendosur për kërkesat tona!”, thuhet në mesazhin e sindikatës.

    Protesta, sipas Sindikatës së Re të KEK-ut, ka të bëjë me pakënaqësitë me pagat dhe kërkesat e papërmbushura nga menaxhmenti.

  • ​Kadrijaj me mesazh të qartë për Ligjin e Speciales, ja si do të veprojë Aleanca

    ​Kadrijaj me mesazh të qartë për Ligjin e Speciales, ja si do të veprojë Aleanca

    ​Kadrijaj me mesazh të qartë për Ligjin e Speciales, ja si do të veprojë Aleanca

    Aleanca do ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara, pavarësisht formës në të cilën do ta shqyrtojë Kuvendi, thotë nënkryetarja e kësaj partie, Time Kadrijaj.

    Derisa ka mbetur edhe një javë nga afati për rishqyrtimin e projektligjit nga legjislativi, pas kthimit nga presidentja Justina Shiroka-Pula, Kadrijaj ka theksuar rëndësinë e hyrjes në fuqi të tij.

     Ajo, në një intervistë për KosovaPress, thekson se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen për t’u dalë në ndihmë ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët më 16 shtator janë dënuar në shkallë të parë nga Gjykata Speciale, transmeton Klankosova.tv.

     Kadrijaj e sheh të domosdoshme miratimin sa më të shpejtë të strategjisë shtetërore për ish-krerët e UÇK-së, e cila, sipas saj, duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet e vendit, e veçmas shërbimi i jashtëm.

    Kadrijaj ka bërë të ditur se Komisioni për Punë të Jashtme ka zhvilluar takime të vazhdueshme me ambasadorët e akredituar në Kosovë, me të cilët ka ngritur shqetësimet lidhur me këtë çështje. Ndërkaq, nëse strategjia duhet të diskutohet edhe me aleatët ndërkombëtarë, sipas saj, mbetet çështje që i takon komisionit.

    Javën e kaluar është mbajtur takimi i fundit i grupit punues, për të cilin u tha se është arritur pajtueshmëri mes anëtarëve për ecjen tutje me strategjinë.

     “Krejt çka duhet të bëhet është më e mira që t’i dalim në ndihmë katërshes së UÇK-së, që unë mendoj se janë dënuar padrejtësisht. Shkalla e dënimit, vitet e dënimit, janë të padrejta. Institucionet e Kosovës duhet t’u dalin përkrah dhe t’u dalin në ndihmë. Ne, si Komision i Punëve të Jashtme, kemi pasur takime të vazhdueshme me ambasadorët që janë në Kosovë dhe kemi ngritur si shqetësim… A duhet që këta ta diskutojnë strategjinë edhe me aleatët tanë, mbetet në pronësi të grupit punues”, thekson Kadrijaj.

    Deputetja e Aleancës foli edhe për deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili, pas fitores së Listës së Studentëve në zgjedhjet në Serbi, foli për mundësinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

     

  • Tri fytyra të reja, një ëndërr e përbashkët – Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus flasin si Dardanë

    Tri fytyra të reja, një ëndërr e përbashkët – Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus flasin si Dardanë

    Tri fytyra të reja, një fanellë e përbashkët dhe një ëndërr që tashmë është bërë realitet. Lindrit Kamberi, Enis Rexhepi dhe Bleon Kurtulus janë tri prurjet më të reja të Kombëtares së Kosovës, të cilët do të jenë pjesë e Dardanëve për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

    Të tre futbollistët kanë folur fjalët e para si përfaqësues të Kosovës, përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Krenaria për të veshur fanellën e Dardanëve dhe emocionet për këtë kapitull të ri në karrierën e tyre ishin mesazhet kryesore të tre futbollistëve.

    “Unë jam Lindrit Kamberi, futbollisti më i ri i Kosovës. Jam shumë krenar dhe mezi pres me vesh fanellën e Kosovës. Forca Kosova”, u shpreh Kamberi.

    Ndërkohë, Rexhepi theksoi krenarinë për t’u bërë pjesë e përfaqësueses: “Përshëndetje, unë jam Enis Rexhepi, lojtari më i ri i Kosovës. Jam shumë krenar me vesh fanellën e Dardanëve. Forca Kosova”.

    Mesazhi më emocional erdhi nga Kurtulus, i cili zbuloi se lidhja e tij me Kosovën ka qenë gjithmonë e veçantë.

    “Unë jam Bleon Kurtulus, lojtari më i ri i Kosovës. Zemra jem ka rrah gjithmonë për Kosovën. Forca Kosova”, deklaroi ai.

    Tashmë, treshja e re do të ketë mundësinë të dëshmojë vlerat e saj me fanellën e Kosovës, fillimisht në përballjen ndaj Izraelit në Prishtinë të shtunën dhe më pas në udhëtimin drejt Dublinit për duelin me Irlandën, javën e ardhshme. /Telegrafi/

  • Tejkalimi në vijë të plotë i kushton shoferit në Podujevë 200 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje

    Tejkalimi në vijë të plotë i kushton shoferit në Podujevë 200 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje

    Tejkalimi në vijë të plotë i kushton shoferit në Podujevë 200 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje

    Një shofer në Podujevë është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi u kap duke kryer tejkalim në vijë të plotë, veprim i cili përbën kundërvajtje në trafik.

    Rasti është zbuluar pas publikimit të një videoje, në të cilën shihej vetura duke kryer tejkalimin e kundërligjshëm. Pas kësaj, zyrtarët policorë të stacionit në Podujevë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kanë arritur ta identifikojnë shoferin.

    Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh, dy pikë negative, si dhe masë mbrojtëse me ndalim të drejtimit të automjetit për tre muaj.

    Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar rëndësinë e kujdesit dhe sigurisë në rrugë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Full-line crossing costs the driver in Podujevo 200 euros fine and three months stop driving

    A driver in Podujevo has been punished by Kosovo Police after being caught committing a full-line crossing, which constitutes a violation of traffic.

    The case was discovered after the publication of a video in which the car was seen committing illegal overstepping. After that, police officials at the Podujevo station have taken the necessary action and have managed to identify the driver.

    He has been fined a fine of 200 euros, two negative points, as well as a safeguard clause with a three-month ban on driving.

    Kosovo police have appealed to all traffic participants to respect communications rules, stressing the importance of care and safety in the streets.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zelensky: Rusia pretendon se ka marrë gjysmën e Donbasit që ende kontrollohet nga Ukraina

    Zelensky: Rusia pretendon se ka marrë gjysmën e Donbasit që ende kontrollohet nga Ukraina

    Zelensky: Rusia pretendon se ka marrë gjysmën e Donbasit që ende kontrollohet nga Ukraina

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar detaje nga bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi, duke bërë të ditur se përfaqësuesit rusë kanë pretenduar se Moska ka marrë nën kontroll edhe gjysmën e Donbasit që aktualisht mbahet nga Ukraina.

    Gjatë një bisede me gazetarët, Zelensky tha se ishte informuar për këto pretendime pasi kishte marrë raportin e dytë nga ekipi ukrainas që po merrte pjesë në negociatat në Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.

    “Ata më thanë se rusët mendojnë dhe deklarojnë se tashmë e kanë pushtuar gjysmën e Donbasit që ende kontrollohet nga ne. Ekipi ynë u tha: ‘Nuk e dimë se si mund të thoni gjëra të tilla. Kemi pamje filmike, fotografi dhe dëshmi të tjera që tregojnë se këto zona janë nën kontrollin tonë’”, deklaroi Zelensky.

    Rusia kontrollon një pjesë të madhe të rajonit të Donbasit, por në të kaluarën ka kërkuar që i gjithë territori t’i dorëzohet në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Kievi e ka kundërshtuar vazhdimisht këtë kërkesë.

    Zelensky e cilësoi këtë mospërputhje të pretendimeve si një nga problemet kryesore në negociata, duke shtuar se presidenti rus, Vladimir Putin, “jeton në një realitet tjetër”.

    Ai tha se edhe vetë mund të pretendonte se Ukraina ka pushtuar të gjithë territorin e Rusisë, por një deklaratë e tillë nuk do të ishte e vërtetë.

    Sipas Zelenskyt, pala amerikane i ka konfirmuar pretendimet e delegacionit ukrainas lidhur me kontrollin e këtyre territoreve.

    Për presidentin ukrainas, këto mospajtime tregojnë se bisedimet në Abu Dhabi nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur çështjet kryesore të luftës. Ai vlerësoi se përparimi kërkon zhvillimin e negociatave të drejtpërdrejta mes liderëve.

    Burimi: Insajderi

  • Zelensky: Russia claims it has received half of Donbas still controlled by Ukraine

    Ukrainian President Voldymyr Zelensky has discovered details from the tripartite talks in Abu Dhabi, suggesting Russian representatives have claimed Moscow has also taken control of half of the Donbas currently held by Ukraine.

    During a conversation with reporters, Zelensky said he was informed of these claims after receiving the second report from the Ukrainian team participating in negotiations in the Middle East, Telegraph broadcasts.

    They told me that the Russians thought and said they’d already captured half of Donbas, who is still controlled by us. Our team said: We don’t know how you can say such things. We have film footage, photographs and other evidence that these areas are under our control, Zelensky said.

    Russia controls much of the Donbas region, but in the past it has demanded that all territory be handed over under a possible peace agreement. Kiev has repeatedly rejected this request.

    Zelensky named this disagreement of claims as one of the main problems in the negotiations, adding that Russian President Vladimir Putin is living in another reality.

    He said he could even claim that Ukraine has occupied Russia’s entire territory, but such a declaration would not be true.

    According to Zelensky, the US side has confirmed the Ukrainian delegation’s claims regarding the control of these territories.

    For the Ukrainian president, these disagreements indicate that talks in Abu Dhabi are not enough to resolve key war issues. He praised that progress requires the development of direct negotiations among leaders.

    Source Layer: Insander

  • S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

    S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

    S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Ka dështuar mbledhja e komisionit hetimor parlamentar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt. Në mungesë të kuorumit mbledhja është shtyrë për ora 12:00.

    Ky komsion është formuar për të hetuar veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me rastin e rëndë në Pejë që tronditi Kosovën.

    Burimi: Insajderi

  • Kuvendi mblidhet sot për Raportin e Progresit, debati nis në orën 13:00

    Kuvendi mblidhet sot për Raportin e Progresit, debati nis në orën 13:00

    Kuvendi mblidhet sot për Raportin e Progresit, debati nis në orën 13:00

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme plenare, e cila do të nisë në orën 13:00.

    Në rendin e ditës është paraparë debati parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, si dhe diskutimi për gjetjet dhe rekomandimet e paraqitura në këtë raport.

    Seanca do të mbahet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

    Burimi: Insajderi

  • Aleanca rreshtohet pro Ligjit për Specialen, Kadrijaj: Do ta votojmë në çfarëdo forme

    Aleanca rreshtohet pro Ligjit për Specialen, Kadrijaj: Do ta votojmë në çfarëdo forme

    Aleanca do ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara, pavarësisht formës në të cilën do ta shqyrtojë Kuvendi, thotë nënkryetarja e kësaj partie, Time Kadrijaj. Derisa ka mbetur edhe një javë nga afati për rishqyrtimin e projektligjit nga legjislativi, pas kthimit nga presidentja Justina Shiroka-Pula, Kadrijaj ka theksuar rëndësinë e hyrjes në fuqi të tij.

    Ajo, në një intervistë për KosovaPress, thekson se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen për t’u dalë në ndihmë ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët më 16 shtator janë dënuar në shkallë të parë nga Gjykata Speciale.

    “Sponsorizues i këtij ligji ka qenë PDK-ja. Tërheqës i këtij ligji ka qenë po ashtu PDK-ja. Nuk kemi çfarë të themi nëse përsëri, cila do qoftë forma që vjen në Kuvend, ne do të votojmë”, shton ajo.

    Kadrijaj e sheh të domosdoshme miratimin sa më të shpejtë të strategjisë shtetërore për ish-krerët e UÇK-së, e cila, sipas saj, duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet e vendit, e veçmas shërbimi i jashtëm.

    Kadrijaj ka bërë të ditur se Komisioni për Punë të Jashtme ka zhvilluar takime të vazhdueshme me ambasadorët e akredituar në Kosovë, me të cilët ka ngritur shqetësimet lidhur me këtë çështje. Ndërkaq, nëse strategjia duhet të diskutohet edhe me aleatët ndërkombëtarë, sipas saj, mbetet çështje që i takon komisionit.

    Javën e kaluar është mbajtur takimi i fundit i grupit punues, për të cilin u tha se është arritur pajtueshmëri mes anëtarëve për ecjen tutje me strategjinë.

    “Krejt çka duhet të bëhet është më e mira që t’i dalim në ndihmë katërshes së UÇK-së, që unë mendoj se janë dënuar padrejtësisht. Shkalla e dënimit, vitet e dënimit, janë të padrejta. Institucionet e Kosovës duhet t’u dalin përkrah dhe t’u dalin në ndihmë. Ne, si Komision i Punëve të Jashtme, kemi pasur takime të vazhdueshme me ambasadorët që janë në Kosovë dhe kemi ngritur si shqetësim… A duhet që këta ta diskutojnë strategjinë edhe me aleatët tanë, mbetet në pronësi të grupit punues”, thekson Kadrijaj.

    Kadrijaj foli edhe për deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili, pas fitores së Listës së Studentëve në zgjedhjet në Serbi, foli për mundësinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Sipas saj, fitorja e Listës së Studentëve nuk pritet të sjellë ndryshim në raportet me Kosovën, pasi, sipas saj, koncepti dhe deklaratat mbeten të njëjta.

    Ajo ka kërkuar transparencë dhe llogaridhënie në procesin e dialogut, duke theksuar se Asociacioni nuk duhet të cenojë tërësinë territoriale, integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe rregullimin e saj të brendshëm.

    “Kur është në pyetje Kosova, nuk besoj se do të ndryshojë diçka, pasi koncepti është i njëjtë dhe deklaratat janë të njëjta… 05:51 Dialogu duhet të jetë transparent, duhet të ketë llogaridhënie. Ne do të kërkojmë llogaridhënie për këtë. Nuk duhet të jetë një Asociacion i cili prek tërësinë territoriale të Kosovës, prek integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe rregullimin e brendshëm”, thotë ajo.

    Kadrijaj ka shprehur shqetësimin e saj edhe lidhur me Raportin e Progresit për Kosovën, duke kritikuar punën e Qeverisë dhe duke pretenduar se vendi ka shënuar regres në disa fusha.

    Ajo ka thënë se edhe gjatë periudhës së vakumit institucional, Qeveria ka qenë në detyrë dhe ka pasur mundësi t’i përmbushë detyrat dhe obligimet e saj.

    Kuvendi do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet Raporti i Progresit të Bashkimit Evropian për Kosovën.

    “Për ne ka qenë tepër shqetësues Raporti i Progresit, pasi i ka nxjerrë në pah temat e kësaj qeverie. Nëse ka pasur vakum institucional, Qeveria ka qenë në detyrë dhe ka mundur t’i kryejë detyrat dhe obligimet. Në aspekte të tjera, ku ka përfituar Lëvizja Vetëvendosje, ata nuk janë ndalur dhe nuk ka pasur regres. Në vend që ta quajmë Raporti i Progresit, ne mund ta quajmë Raporti i Regresit, pasi kemi regres në të gjitha sferat”, përfundon Kadrijaj. /KP/