Category: Lajme

  • Kapet një person në Vushtrri, bashkëjetonte me një të mitur

    Kapet një person në Vushtrri, bashkëjetonte me një të mitur

    Kapet një person në Vushtrri, bashkëjetonte me një të mitur

    Një person është arrestuar pasi është kapur nga policia duke bashkëjetuar me një vajzë 16 vjeçare.

    Rasti ka ndodhur në Vushtrri, ndërsa ishte raportuar me 30 shtator, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas raportit të policisë i dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje.

  • Hyn ilegalisht nga Serbia në Kosovë, Dogana sekuestron automjetin me mallra të kontrabanduara

    Hyn ilegalisht nga Serbia në Kosovë, Dogana sekuestron automjetin me mallra të kontrabanduara

    Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, pasi një automjet i dyshuar ishte vërejtur duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Kosovë.

    Sipas njoftimit të Doganës, rasti është identifikuar nga Njësia e Task Forcës – Jug, gjatë aktiviteteve operative për luftimin e kontrabandës.

    Pas ndalimit dhe kontrollit të automjetit, zyrtarët kanë gjetur mallra për të cilat nuk janë paraqitur dokumentet përkatëse që dëshmojnë prejardhjen dhe importin e ligjshëm.

    “Janë gjetur mallra për të cilat nuk janë paraqitur dokumentet përkatëse që dëshmojnë prejardhjen dhe importin e tyre të ligjshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës.

    Automjeti dhe mallrat e gjetura janë sekuestruar, ndërsa rasti do të trajtohet sipas procedurave ligjore dhe administrative në fuqi.

    Dogana ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policinë dhe institucionet e tjera përgjegjëse, do të vazhdojë angazhimin për parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit. /Telegrafi/

  • Samsung Galaxy Z Fold8, telefoni që sjell një përvojë të re të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale

    Samsung Galaxy Z Fold8, telefoni që sjell një përvojë të re të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale

    Samsung vazhdon të shtyjë kufijtë e teknologjisë me Galaxy Z Fold8, gjeneratën e re të telefonave të palosshëm, që kombinon dizajnin inovativ, performancën e lartë dhe inteligjencën artificiale.

    Me ekranin kryesor 7.6 inç Dynamic AMOLED 2X, Galaxy Z Fold8 ofron hapësirë të bollshme për punë, argëtim dhe përdorimin e disa aplikacioneve njëkohësisht. Dizajni i ri, me peshë vetëm 201 gramë, e bën më të lehtë dhe më të përshtatshëm për përdorim të përditshëm.

    Telefoni fuqizohet nga procesori Snapdragon 8 Elite Gen 5 for Galaxy, ndërsa funksionet e avancuara Galaxy AI sjellin mënyra të reja për të kërkuar informacione, krijuar përmbajtje dhe menaxhuar detyrat e përditshme.

    Me kamerë kryesore 50MP, bateri 4,800mAh dhe teknologji të përmirësuar të ekranit të palosshëm, Galaxy Z Fold8 synon të ofrojë një përvojë premium për përdoruesit që kërkojnë më shumë nga telefoni i tyre.

    Për të interesuarit në Kosovë, informacionet mbi disponueshmërinë dhe ofertat për Samsung Galaxy Z Fold8 mund të kërkohen në AZTECH, në dyqane dhe online në www.aztechonline.com.

  • Strategjia e re e Spallettit mund ta bëjë që Conceicao ose Zhegrova të largohen nga Juventusi - arsyeja është Kolo Muani

    Strategjia e re e Spallettit mund ta bëjë që Conceicao ose Zhegrova të largohen nga Juventusi – arsyeja është Kolo Muani

    E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi është vënë në pikëpyetje. Sulmuesi kosovar nuk është i kënaqur me hapësirën që po merr në skuadrën italiane dhe, sipas Tuttosport, po shqyrton mundësinë e largimit gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Zhegrova ende nuk ka pasur mundësinë të startojë në asnjë ndeshje këtë sezon, ndërsa që nga transferimi në Torino ka qenë titullar vetëm në dy takime. Pavarësisht se tashmë është rikuperuar fizikisht, ai mendon se meriton më shumë minuta në dispozicion.

    Situata e tij është komplikuar edhe nga konkurrenca e madhe në repartin ofensiv. Rikthimi i lojtarëve të dëmtuar dhe planet e trajnerit Luciano Spalletti për ta përdorur Randal Kolo Muanin në krahun e djathtë kanë zvogëluar hapësirën për sulmuesit e tjerë.

    Sipas gazetës italiane, Juventusi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për Zhegrovën në janar, madje nuk e përjashton as mundësinë e një huazimi, me qëllim që futbollisti të rifitojë ritmin dhe të ketë më shumë hapësirë për të luajtur.

    telegrafi.com

    Kolo Muani ndryshon planet e Juventusit

    Spalletti po planifikon ta përdorë Kolo Muanin si sulmues të krahut të djathtë në skemën 4-3-3. Francezi ka lënë përshtypje pozitive në paraqitjet e fundit, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist ndaj AZ Alkmaar, ndërsa ishte i përfshirë edhe në aksionin që solli golin e Nick Woltemades kundër Fiorentinës.

    Ky ndryshim taktik mund të ndikojë drejtpërdrejt te e ardhmja e dy sulmuesve të krahut, Edon Zhegrovës dhe Francisco Conceicaos.

    Për këtë të fundit, bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur, ndërsa Juventusi thuhet se do të shqyrtonte një ofertë prej të paktën 40 milionë eurosh në janar.

    Zhegrova, nga ana tjetër, dëshiron të ketë më shumë mundësi për të treguar cilësitë e tij. Kosovari ka kontratë me Juventusin dhe konsiderohet një futbollist me potencial, por mungesa e minutave mund ta shtyjë drejt një aventure të re, të paktën përkohësisht.

    Sipas Tuttosport, njëri prej Zhegrovës dhe Conceiçãos mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Juventusi synon t’i krijojë hapësirë Kolo Muanit në projektin e ri ofensiv të Spallettit. /Telegrafi/

  • Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus veshin fanellën e Dardanëve: Zemra jem ka rrah gjithmonë për Kosovën

    Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus veshin fanellën e Dardanëve: Zemra jem ka rrah gjithmonë për Kosovën

    Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus veshin fanellën e Dardanëve: Zemra jem ka rrah gjithmonë për Kosovën

    Tri fytyra të reja, një fanellë e përbashkët dhe një ëndërr që tashmë është bërë realitet. Lindrit Kamberi, Enis Rexhepi dhe Bleon Kurtulus janë tri prurjet më të reja të Kombëtares së Kosovës, të cilët do t’i bashkohen Dardanëve për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Irlandës.

    Të tre futbollistët kanë përcjellë mesazhet e tyre të para si përfaqësues të Kosovës, përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Krenaria për të veshur fanellën e Dardanëve dhe emocionet për këtë kapitull të ri në karrierën e tyre ishin në qendër të mesazheve të futbollistëve.

    “Unë jam Lindrit Kamberi, futbollisti më i ri i Kosovës. Jam shumë krenar dhe mezi pres me vesh fanellën e Kosovës. Forca Kosova”, u shpreh Kamberi.

    Ndërkaq, Rexhepi theksoi krenarinë që ndien për faktin se tashmë është pjesë e përfaqësueses së Kosovës.

    “Përshëndetje, unë jam Enis Rexhepi, lojtari më i ri i Kosovës. Jam shumë krenar me vesh fanellën e Dardanëve. Forca Kosova”, u shpreh ai.

    Mesazhi më emocional erdhi nga Kurtulus, i cili zbuloi se lidhja e tij me Kosovën ka qenë gjithmonë e veçantë.

    “Unë jam Bleon Kurtulus, lojtari më i ri i Kosovës. Zemra jem ka rrah gjithmonë për Kosovën. Forca Kosova”, deklaroi ai.

    Tashmë, treshja e re do ta ketë mundësinë të dëshmojë vlerat e saj me fanellën e Kosovës. Fillimisht, Dardanët do të përballen me Izraelin në Prishtinë të shtunën, ndërsa javën e ardhshme do të udhëtojnë drejt Dublinit, ku do të zhvillojnë duelin me Irlandën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Camberi, Rexhepi, and Kurtulus wear the Dardan fan: My heart has always beat for Kosovo

    Three new faces, a common fan and a dream that has already come true. Linder Kamberi, Enis Rexhepi and Blaon Kurtulus are the three newest acts of the National of Kosovo, which will unite the Dardans for the next two matches in the League of Nations, to Israel and Ireland.

    The three football players have conveyed their first messages as Kosovo representatives, via a video published on the official website of the Kosovo Football Federation.

    Pride in wearing the Dardans’ lantern and emotions for this new chapter in their career were central to the messages of football players.

    I am Lindsey Kamberi, Kosovo’s newest football player. I am very proud and look forward to wearing Kosovo’s lantern. The Kosovo force, Kamberi said.

    Rexhepi, meanwhile, stressed the pride he feels about the fact that he is already part of Kosovo’s representative.

    Hi, I’m Enis Rexhepi, Kosovo’s newest player. I’m very proud to wear the Dardan fan. Kosovo Force, he said.

    The most emotional message came from Kurtulus, who discovered that his connection with Kosovo has always been special.

    I am Bleon Kurtulus, Kosovo’s newest player. My heart has always beat for Kosovo. Kosovo Force, he declared.

    Currently, the new three will have the opportunity to prove its values with Kosovo’s lantern. Initially, the Dardans will face Israel in Pristina on Saturday, while next week they will travel to Dublin, where they will hold the duel with Ireland.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt mbahet pa publik, Gjykata tregon detajet

    Seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt mbahet pa publik, Gjykata tregon detajet

    Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur që shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për veprën penale “Kanosja”, të mbahet pa praninë e publikut.

    Vendimi është marrë më 10 nëntor nga gjyqtarja Selvije Morina Zejnaj, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për përjashtimin e publikut nga shqyrtimi fillestar, i caktuar për 12 nëntor, në orën 11:00.

    Në aktvendim thuhet se masa është marrë me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë.

    Sipas arsyetimit të gjykatës, kërkesa për mbylljen e seancës është paraqitur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 9 nëntor. Prokuroria ka kërkuar që publiku të përjashtohet nga i gjithë shqyrtimi, duke argumentuar se gjatë procedurës do të trajtohen çështje që lidhen me jetën private dhe familjare të palëve, përfshirë edhe fëmijën e tyre të mitur.

    Në kërkesë janë përmendur edhe procesverbalet e marrjes në pyetje të palës së dëmtuar dhe të pandehurit, raportet e bashkëbisedimeve me fëmijën, raporti psikologjik, si dhe video-incizimet që gjenden në shkresat e lëndës.

    Gjykata ka bërë të ditur se mbrojtësi i viktimave dhe mbrojtësja e të pandehurit e kanë përkrahur kërkesën e Prokurorisë dhe kanë dhënë pëlqimin që shqyrtimi të mbahet pa praninë e publikut.

    Në arsyetimin e vendimit, gjyqtarja ka vlerësuar se përfshirja e fëmijës së mitur dhe natyra e provave që pritet të shqyrtohen kërkojnë mbrojtje të shtuar të privatësisë dhe dinjitetit të personave të përfshirë.

    “Gjykata fillimisht vlerëson se parimi i publicitetit të shqyrtimit gjyqësor përbën një nga parimet themelore të procedurës penale dhe garanton transparencën e veprimtarisë gjyqësore. Megjithatë, ky parim nuk ka karakter absolut”, thuhet në aktvendim.

    Gjykata ka vlerësuar se në këtë rast mbrojtja e jetës personale dhe familjare të palëve, veçanërisht e fëmijës së mitur, mbizotëron ndaj interesit publik për zhvillimin e shqyrtimit në prani të publikut.

    Aktakuza ndaj Jeton Sylajt është ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë më 23 tetor 2026, për veprën penale “Kanosja”, dy ditë para vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor.

    Shqyrtimi fillestar është caktuar të mbahet më 12 nëntor, në Gjykatën Themelore në Pejë.

    Burimi: Dukagjini

  • The initial session to Jeton Sylajt is kept without public, Court reports details

    The Constitutional Court in Pec has decided that the initial review of the life of Sylajt, former husband of Arlinda Zekiaj, accused of criminal work, be held without public presence.

    The decision was made on November 10th by Judge Selvije Morina Zamenaj, following the Pristina Constitutional Prosecutor’s request for the exemption of the public from the initial review, scheduled for November 12th, at 11:00.

    The decision is said to have been taken in order to protect the defendant’s personal and family life, the damaged party and other participants in the procedure.

    According to the court’s argument, the request for closure of the session was submitted by the Constitutional Prosecutor in Pristina on November 9th. The prosecution has demanded that the public be excluded from the entire review, arguing that issues related to private and family life of the parties, including their minor child, will be addressed during the procedure.

    The processes of interrogation of the damaged party and the defendants, reports of conversation with the child, psychological reports, and videos of the paper have also been cited.

    The court has made it known that defenders of the victims and defenders of the defendants have supported the prosecution’s request and have consented to the investigation being conducted without public presence.

    In reasoning with the ruling, the judge has estimated that the involvement of the minor child and the nature of the evidence expected to be considered require increased protection of the privacy and dignity of the persons involved.

    The court initially estimates that the principle of publicity judicial examination constitutes one of the fundamental principles of criminal procedure and guarantees transparency of judicial activity. However, this principle has no absolute character, it says in the decision.

    The court has estimated that in this case the protection of the parties’ personal and family life, particularly of the minor child, it dominates public interest in holding the review in public presence.

    The incident against Jeton Sylajt was set up by the Constitutional Prosecutor in Pec on October 23rd 2026 for criminal work ‘%Kanosjaı, two days before the assassination of Arlinda Zekalay on October 25th.

    The initial review is scheduled to be held on November 12th at the Constitutional Court in Pec.

    Source Layer: Dukeagini

  • Pas afrimitetit mes tyre, Fuego duket i prekur nga largimi i papritur i Behares

    Pas afrimitetit mes tyre, Fuego duket i prekur nga largimi i papritur i Behares

    Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5 ka sjellë reagime edhe te banorët e tjerë, ndërsa një prej atyre që u duk më i prekur nga kjo situatë ishte Fuego.

    Produksioni njoftoi se Behare Maksutaj është detyruar ta ndërpresë rrugëtimin e saj në këtë format për shkak të një situate të jashtëzakonshme jashtë shtëpisë.

    Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram, ku u konfirmua largimi i saj i papritur.

    Foto: Screenshot/Instagram

    “Një situatë e jashtëzakonshme jashtë, e detyron Beharën ta lërë shtëpinë në këtë moment”, thuhej në njoftimin e produksionit.

    Ky zhvillim duket se nuk ishte i lehtë për Fuegon, i cili pas largimit të Behares u shfaq i shqetësuar dhe i tensionuar.

    Arsyeja mund të lidhet edhe me afrimitetin që dy banorët kishin krijuar gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi, ku kishin kaluar momente së bashku dhe kishin treguar një raport të afërt.

    Ndërkohë, mbetet të shihet se si do të ndikojë kjo ngjarje në lojën dhe raportet e tij me banorët e tjerë, sidomos pas afrimitetit që kishte krijuar me Beharën. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Banka Popullore: Kompanitë që kanë paguar rregullisht pagat nëpërmjet "Alta Bankës" do të mund të kryejnë pagesa dhe kontribute

    Banka Popullore: Kompanitë që kanë paguar rregullisht pagat nëpërmjet “Alta Bankës” do të mund të kryejnë pagesa dhe kontribute

    “Banka Popullore vazhdon të lehtësojë gradualisht kushtet për klientët e “ALTA Banka” AD Manastir. Ndryshimi i fundit i Vendimit Administrativ mundëson pagesën e pagave, së bashku me pagesën e taksave dhe kontributeve përkatëse, për kompanitë që kanë paguar rregullisht paga përmes llogarive të tyre të pagesave në Bankë në tre muajt e fundit”, thonë nga Banka Popullore.

    Më tej shtojnë se kjo mundësi vlen për kompanitë për të cilat pagesa e pagave përmes “ALTA Banka” AD Manastir është një praktikë e vendosur, d.m.th. të cilat e kanë përdorur vazhdimisht Bankën për këtë qëllim në tre muajt para miratimit të vendimit.

    “Gjithashtu, shuma e fondeve që mund të përdoren nga llogaria e pagesave të kompanisë në “ALTA Banka” për pagesën e pagave mund të jetë më e lartë deri në 5% krahasuar me shumën totale të pagave të paguara në tetor. Kjo lejon vazhdimin e rrjedhave ekzistuese të pagesave dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj punonjësve dhe shtetit, duke ruajtur kontrollin mbi daljen e fondeve nga Banka”.

    “Ndryshimi gjithashtu u lejon individëve të disponojnë plotësisht hyrjet e reja në llogaritë e tyre në “ALTA Banka” AD Manastir, nëse fondet vijnë nga llogari pagese të hapura në banka të tjera dhe ofrues të shërbimeve të pagesave. Kjo do të thotë që qytetarët mund të përdorin fondet që do t’u paguhen shtesë mbi këtë bazë pa asnjë kufizim në shumë”, thonë nga Banka Popullore.

    Më tej theksojnë se ata po e monitorojnë nga afër situatën në “ALTA Banka” AD Manastir dhe vazhdon të përshtatë masat, duke marrë parasysh kushtet e punës së Bankës dhe nevojat e klientëve të saj.